Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Ela_001

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Fillimisht postuar nga EMINEM_D12:
[qb]
Fillimisht postuar nga Majestic:
[qb] Libri qe me ka ndryshuar jeten mua ka qene "Tre shoket" -REMARK.
Nuk e di po me beri me larg-pamese edhe te afte te ndaj te bardhen nga e zeza.

Ndersa filimi (nqs lejohet) ka qene "Pearl Harbour".

Kaq kisha
Majestc [/qb]
OH TRE SHOKET E NJOF! PO NUK E KAM FILLUAR AKOMA...
THEM SE DO TA FILLOJ SESHPEJTI! [/qb]
Its one of those books that make you cry /pf/images/graemlins/frown.gif me ka pelqyer shume.
 

Ema

Goddes
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Lehtesia e paperballueshme e qenies-Ndryshime... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Fillimisht postuar nga UnperceivedShadow:
[qb] Nuk mendoja qe ne larshmerine e literatures te ekzistoje nje liber i vetem qe te "ndryshoje" jeten e nje personi (!!!!!) [/qb]
Jam dakort që është shumë shumë shumë gjë e rrallë që një libër i vetëm të ndryshojë gjithë jetën.

Nga ana tjetër - the straw that broke the camel's back - shumë njerëz mund të vënë re një çast kur jeta merr një kthesë me rëndësi dhe është shumë e mundur që ky çast të jetë i lidhur me një libër. Ndryshimet mund të kishin filluar më parë, dhe patjetër vazhdojnë më pas, por ai çast është përsëri i rëndësishëm.

Për mua këto kohë me shumë rëndësi ishin:
  1. Lëkura e Shagrenit
  2. Bibla
  3. jo aq me rëndësi sa më sipër, po luajtën rolin e tyre gjithë librat e Balzakut - Komedia Njerëzore

Kthesa të tjera me rëndësi vijnë nga një njohje e re ose humbje e madhe. Edhe këto nuk ta ndryshojnë gjithë jetën, po ndryshojnë aq shumë, sa jeta që pason nuk është kurrë njëlloj si më parë.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

12 vjec lexoja Eskilin, Sofokliun e Euripidin.
Pason periudha e fantashkences: ku kam lexuar cdo liber qe thoshte fantastiko-shkencor qe nga Udhetim per ne planetin Kato (me Stefan Koroveshin /pf/images/graemlins/laugh.gif ) e deri tek Drejt Epsilonit te Eridanit.
Me pas lexova letersi shqiptare Kadare, Agolli, Xoxe, Camaj.
Me pas akoma letersi angleze Austin, Swift, Spenser, Brontë, Chaucer, Shakespeare etj.
Amerikania me beri per vete, vecanerisht transhendentalistet dhe pasuesit e tyre: Emerson, Thoreau, Hawthorne, Mellville, Poe, Whitman (not much impressed by Longfellow) dhe natyrisht Henry James.
Kamy me ka bere per vete. I huaji ishte mjaft i njohur per mua.
Ktu vijme tek Remark, Heminguej, Spasse, Marko, Zamyatin, Orwell, Kundera, Mazawer qe me treguan gjera te tjera me te rendesishme se nje individ.
Them se te gjithe te mesipermit dhe te tjere qe nuk i permenda per arsye te ndryshme midis te cilave dhe dembelizmi me kane shtuar nga nje rrudhe ne tru, po jeten ma ka ndryshuar vetem forca e vullnetit tim, dhe deshira per te ndryshuar.
Vetem me dy personazhe jam identifikuar ne lexim: Elizabeth te Pride and Prejudice dhe Martin Iden ne librin me te njejtin titull. Kjo s'do te thote se pasi i lexova, u dashurova e martova me nje aristokrat /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Emerson te American Scholar, Thoreau ne pjesen Books te The Pond dhe Whitman tek Astronomer's Lecture Room thone nje gje me vend: Librat jane eksperienca e te tjereve. Te mbyllesh veten ne nje dhome me libra duke shpjeguar cdo gje ne menyre 'shkencore' nuk eshte veprim prej te mencuri. Njeriu duhet te beje eksperiencat e veta duke vezhguar in prima persona (vete) boten per te gjetur te verteten. Cdo e vertete gjendet ne natyre, mjafton te dish ta kerkosh ate. /pf/images/graemlins/wink.gif

p.s. Ky eshte natyrisht interpretimi im i asaj qe kane thene. Per te rene dakort me mua ju duhet te shkoni t'i lexoni ata, te reflektoni dhe me pas kush e di edhe te me kundershtoni. /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

p.s.1. Duke lexuar mua mund te thoni se edhe Hanini ju beri te ndryshoni... faqe /pf/images/graemlins/laugh.gif
Welcome to page 2!
 

ReDe Cohen

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

ISHA 12 VJEC KUR LEXOVA MARTIN IDEN. TA MARRE DREQI. QE ATEHERE ASNJEGJE SKA QENE ME E NJEJTA. KAM NISUR NJE RRUGE KOMPLET NDRYSHE QE SOT ME SJELL KETU,,TE KETO FJALE
 

b.k.

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

sme ka ndryshuar jeten por me kane tronditur tmerresisht....

Librat e Primo Levit, qe ka mbijetuar nga Auschwitz, Trebelinka

1. Se questo e un uomo.
2. The Drowned and the Saved

ky i dyti hapet me thenien:

"since then, at an cerain hour,
That agony returns,
And till my ghastly tale is told
This heart wthin me burns"

kam lexuar versionin ne italisht por origjinalja eshte frengjisht nga Francoise Sironi.

3. "Persecutori e vittime"

"Rimarra spezzato dentro, perche noi sapiamo agire senza lasciare tracce. Se sopravvive, non dimentichera mai il prezzo della sua audacia"
jane fjalet e nje torturuesi
 

uni20077

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

(St.Thomas Aquinas or "The Dumb Ox")+"The everlasting man" te dy te Gilbert Keith Chesterton-it.Shtoj ktu edhe "Gomari i Babatasit", liber ** m`a ka shuejt dishiren per me fole e m`u maar me politike .


INVINOVERITAS. :goofy:
 

uni20077

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

P.S.

...m`u maarr ...

"Gomari i Babatasi" asht i Aat Gjergj Fiiscts.O.F.M.


INVINOVERITAS.
 

Anana

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Fillimisht postuar nga edda:
[qb] Ka qene nje dite shkurti kur u ndava nga grupi qe po shkonte tek Aqifi (kush eshte nga elbasani e di per çfare flas /pf/images/graemlins/smile.gif ) dhe tek libraria perballe sahatit shkova e bleva "Thuaji zemres po" i Susanna Tamaro. Fliste per dashurine, per jeten..dukej sikur me fliste! Dukej sikur ishte shkruar posaçerisht per mua, "Te vdekurit rendojne jo aq per mungesen, sesa per ate çka - mes tyre dhe nesh - nuk eshte thene" apo
"per te qene i forte, duhet ta duash vetveten; per te dashur veten duhet ta njohesh ate thellesisht, te dish gjithçka per te, edhe me te fshehtat, me te veshtirat per t'u pranuar"
"para tej hapen sa e sa rruge dhe ti nuk do te dish cilen te marresh, mos iu fut njeres kuturu, por ulu dhe prit. Merr fryme thelle e plot besim, ashtu si ke marre fryme diten kur ke ardhur ne kete bote, pa u hutuar nga asgje, prit e prit akoma. Rri pa levizur, hesht, dhe degjo zemren tende. Mandej, kur te te flase, ngrihu dhe shko ku te te shpie ajo."
I kam lexuar dhe rilexuar me qindra here frazat e nenvizuara. Ka qene libri qe me ka "ndryshuar" jeten, qe me ka bere ta shoh me syte e nje te rriture..qe kuptoi dhimbjen time dhe kerkoi te ma lehtesonte.. [/qb]
Qe ne shkurt kur e ke hapur ti temen e deri ne gusht kur po pergjigjem une nje cike si shume kohe po njese. Shpresoj qe akoma ta lexosh.

Qe kur lexova titullin e temes mendova per ate liber "Thuaji zemres po" E cfare koincidence qe ti kishe permendur te njejtin. Pasazhi qe ke cituar eshe nje nga ata qe me ka mbetur ne mendje, po edhe ca te tjera shume te bukura. S'e kam ketu librin, po tani qe ma kujtove ndoshta e sjell me vete kur te shkoj ne Tirane.

Megjithate, mbas kaq kohesh qe e kam lexuar, nuk me mbetet me ne mendje sa atehere sepse ne fund te fundit shkrimtarja e atij libri eshte nje person. Dhe kohet ndryshojne...S'besoj se ke shume kohe sot te rrish te mendohesh se ke rruge te zgjedhesh...Une per vete kam nisur vrapin qe kur isha 15 vjece dhe s'di kur do ndal. I wish I had some time to sit down and really think sometime...

Si eshte bere jeta sot, leke, shkolle, pune, e ardhme, karriera, dokumentat, midis ketyre gjej ca kohe per veten dhe miqte, le pastaj chati te forumi, ohuuu. S'ka kohe me mendu. Bej shpejt car ke per te bere edhe hec...
 

dorina d

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Nuk mendoj se mund te zgjedh nje liber nga gjithe ata qe kam lexuar per ta cilesuar si 'libri qe me ndryshoi jeten'

Deri ne moshen 12 13 vjec lexoja JULES VERNE

Autoret e mi te preferuar ngelen pa diskutim REMARK dhe ZWEIG.

Kohet e fundit kam lexuar dy libra qe me kane pelqyer shume.

SHAKAJA e MIlan KUNDERA
dhe
Mrs DALLOWAY e Virginia Woolf
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

'thus spake zarathustra' nga friederich nietzche
'communist manifesto" nga karl marx dhe frederick engels
'social contract' jean jacques rousseau
'crime and punishment' nga fyodor dostoyevsky
(ky i fundit me dha nje pamje shume pesimiste ndaj jetes)
 

batoja

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Kur'an (me mesoi se per cfare jetoja)
Bibla (me mesoi se per cfare jetojne te tjeret)
Talmudi (me mesoi se arroganca dhe mos-te-qenit i sinqerte jane dy faktor qe e cojne njeriun shume larte ne kete bote por ne ferr ne boten tjeter)
 

jezerca

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Alinos
"12 vjec lexoja Eskilin, Sofokliun e Euripidin."

Cka mundet me qene ma madheshtore se kjo. Ne vecnati sot kur studentat ne USA mbarojne kolegjin dhe nuk e njofin asnjanin prej tyne


Bota sot po shkon ne gremine se femijet 12 vjec shpenzojnne kohen tue pa "Real Life" ne MT ose tue lexue "Best-Sellers"

Whatever
 

jezerca

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Libri qe me ka ndryshue jeten ne themel ka qene

"Me Stalinin"
Kujtime te Xhaxhit Enver
 

jezerca

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Seriozisht,
asnji liber nuk ma ka ndryshue jeten, por sikur me dashte me kuptue vetvetin dhe jeten -- pra me pas guxim me guxue me afirmue jeten asht sic asht, tue pranue te mirat e te keqiat e saj, do te ishte

"Being and Time"
prej Martin Heidegger

Disa filozofe e krahasojne ate me
Plato's Republic
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

S'mund te them qe jeten time e ka ndryshuar ndonji liber por qe me kane pelqyer jane:
Çufoja dhe bubi kaçurrel. Gaqo Bushaken e kisha komshi dhe sa here qe e shikoja qeshja me vete se me dukej tamam si Çufoja.
Panairi i kotesive,liber me dy vellime, me ka lene mbresa.
 
Top