Hektor12
Locus omnem
Librat e ndaluar në kohë...
Një sërë autorësh dhe intelektualësh, veprat e të cilëve lexohen në masë në ditët e sotme dhe konsiderohen si themelet ë shkencës e letërsisë, nuk kanë qenë gjithnjë aq të mirëpritur. Ato kanë qenë të ndaluar "Index Librorum Prohibitorum", një listë librash të ndaluar nga Kisha Romake Katolike. Sartri, Volteri, Zhan Zhak Ruso, Xhon Milton etj, kanë qenë krijues "të mallkuar" veprat, e të cilëve shpeshherë nuk e kanë pasur të lehtë të takohen me publikun.
Librat e ndaluar
Pasioni.net, në listën e mëposhtme paraqet vetëm një pjesë librash të ndaluar në kohë e vende të ndryshme, por më së fundmi të gjithë ato kanë arritur ta shohin dritën e botimit.
E kanë rezultuar kryevepra, bastione idesh që sot e kësaj ditë shërbejnë si pika referimi. Bën përjashtim në këtë listë libri i shkruar nga Hitleri "Beteja ime". Ai nuk lejohet më në qarkullim në Gjermani e Austri për shkak të ligjeve anti-naziste në fuqi. Kjo listë synon të sjellë librat e ndaluar që mbartin vlera të vërteta e pikërisht për këtë arsye ka ndodhur dhe konfiskimi e djegia e tyre dhe jo librat e ndaluar për arsye të përmbajtjes që mund të thyejë rregullat e botimit apo të ketë përmbajtje të dëmshme e jo dobishme për shoqërinë.
Index Librorum Prohibitorum
Në Evropën mesjetare, Kisha Romake Katolike krijoi një program që quhej "Index Librorum Prohibitorum". "Indeksi i librave të ndaluar" zgjati deri në vitin 1966 dhe kishte për detyrë të trajtonte botimet disidente. Ndër vite të tëra shumë libra janë djegur ose janë ndaluar siç ka ndodhur dhe me librin e Leon Tolstoi që bazohej në shkrimet e shenjta, "Mbretëria e zotit është në ty".
Asgjë e re nga fronti i përëndimit (Im Westen nichts Neues)
Autori: Erich Maria Remark
U botua në janar, 1929
U ndalua fillimisht të botohej gjatë sundimit të nazistëve në Gjermani për arsye se demoralizonte dhe fyente ushtrinë. Në vitin 1938 Remarkut iu hoq nënshtetësia gjermane.
Ferma e kafshëve
(Animal Farm)
Autori: Xhorxh Oruell
U botua në gusht, 1945
Botimi i këtij libri në Britaninë e madhe u shty për shkak të temës anti-staliniste. Në Gjermani u konfiskua nga trupat aleate ndërsa në Malajzi nuk u lejua për arsye fetare.
Doktor Zhivago
Autori: Boris Pasternak
U botua në vitin 1957
"Doktor Zhivago" u botua në Itali, pasi në Bashkimin Sovjetik ka qenë i ndaluar deri në vitin 1988 për shkak të kritikës që ai përmbante ndaj partisë Bolshevike.
Për kë bien kambanat
(For whom the bell tolls)
Autori: Ernest Heminguei
U botua në vitin 1940
Kyr roman u ndalua në Spanjë gjatë regjimit të Frankos për pikëmapjet pro-republikane.