Letra dashurie

Edi

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Jetoj nepermjet teje

Jeto nje cast per mua, te lutem jeto
dhe kthjellu pra ti ne mendime
Ne frymemarrjen tende te ngrohte
merre, merre dhe endren time

Jeto pra ti vetem nje sekonte per mua
dhe pastaj ik, rruges si cdo dite
Asgje me teper nga ti nuk dua
Pak nga dashoria jote, vetem pak drite

Jeto sa ke gjak te ngrohte nder deje
dhe merre dhimbjen time thelle ne gji
Me ler te jetoj dhe une nepermjet teje
nje tjeter ender, nje tjeter dashuri...
 

Ema

Goddes
Re: Letra dashurie

E sa ronde kena qene.Te gjithe me nje thes,te gjithe me mushkerite cope:)
Ja gezuar!Per lumturine <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Najeli

Primus registratum
Re: Letra dashurie

Me te vertete euridice? Ma ngrofe zemeren! <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />

"Darling" nuk me perlqen se si tingellon kur e perdor ti kete fjale.Harron se me ke je duke folur.
Nuk e di as vete c'me erdhi te shkruaj ketu.Ndoshta sepse ti nuk do lexosh kurre.
U zgjova vone sot, me nje zbraztesire qe po me merrte frymen.Nuk e dalloj dot me ndryshimin midis mallit dhe dhimbjes, krenarise se vrare dhe frikes se cdo here qe shihemi mund te jete e fundit.Rremuja qe le pas me duket sikur me ndjek me perqeshje.Nuk me behet te leviz asgje, nuk dua te shuaj gjurmet e tua.

I love you my darling...dhe ti e dije para se ta kuptoja une.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Letra dashurie

Te kujtohet ishte dashuria jone shkruar diku lart neper qiej a galaktika, nese galaktikat vertet ekzistojne dhe ne ishim dy yjet e saj protoganiste. Por edhe kjo dashuri u shua nje dite vjeshte, ashtu sic kishte marre fund gjelberimi veror dhe rradha u la ndryshkjes stinore ngjyre kafe te pemeve te lakuriqta. Nderkohe gjethet binin sic rrezoheshin ndjenjat tona nje per nje dhe vrisnin kapilaret e zemrave tona qe dikur kishin qene tok. Ku fjala `fund` e trondit shpirtin tim aq thelle...Po ama dicka e di me siguri me ke dashur shume kaq shume dhe te kam dashur me shume se cdo gje tjeter ne bote.........
E di qe jane te shkuara ndoshta, po me shkujdesjen e shpirtit qe kerkon te kthehet atij qe e la te varur ne fijen e shpreses...e teksa mundohem te kujtoj fytyren tende ne ikjen e fundit...uroj te te gjej ulur ne stolin dhe hapesiren ku gozhdat e lidhjes tone kane lene ndryshkun pas....uroj te mos bjere shi deri ne ardhjen time......Ehhh cmu kujtove, nje buzeqeshje ishte nje stine me vete, nje buzeqeshje jote ishte nje stine ekskluzive per mua......Gjithnje pertypsh rreze diejsh e tinguj qetesie se e meriton...

Heuuu sa çapken paskam qene ne 2005 <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

P.S O Lym çoje te Diapazoni me mire kete teme <img src="/pf/images/graemlins/shrug.gif" alt="" />
 
Top