Leku me i rendesishmi ?!!

olololol

Primus registratum
Leku me i rendesishmi ?!!

Le te diskutojme per Lekun ne te gjitha aspektet ku ai futet.

Shpesh kemi degjuar shprehje si " - SI ke qene Lymo ?
- Mire mer mire ( me ze te kputur ) po me lek dobet.
- Hajt mer burr shnetin se leket vijne "
A mendoni se nuk eshte me mire leket se shnetin e ke ne dore me leket.

Ne nje lidhje psh " Mjafton te me doje po ska prb se ska lek" dhe mbas ca kohesh i bo naften.

Ca te jep leku ?
1-Respekt
2-Ide
3-Bohesh burri mire me te gjithe.
4-Humor te mire
5-Prestigj

etj etj

Pytja eshte : A eshte Leku gjeja me e rendesishme !!

Hellena

Primus registratum
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Pyetja eshte .. A ben dot gje pa leke ? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

olololol

Primus registratum
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Nuk bohet llaf te besh pa lekun.
Sidomos ne kete kohe kapitaliste qe po kalojm.

eniad

Forumium maestatis
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Nese vjen nje semundje e pasherueshme (larg qofte!), te sheron leku?

Nese ti je nje cope trapi i tere (e kam ne pergjithesi, nuk e kam per ty), te ben te zgjuar leku? (kujto pak "te dish apo te kesh)

Gabim, leku s'te jep ide, thjesht, te jep nje dore t'i realizosh, nese i ke. Eshte provuar se, nese ideja ka qene vertet e mire dhe ai qe e ka patur ka ditur te luftoje per te, ka arritur te gjeje edhe leket.

Hmmmmm, burre i mire me te gjithe thua. Kjo do te thote qe te tjeret hane e pine qyl prej teje, qe ata te vene ne krye te tavolines se ke leke, por nuk te respektojne, thjesht te kane interes. (e ke degjuar shprehjen "O Zot, kujt i ka rene leku!)

Humor te mire... per aq sa nuk perballesh me gjera ku leku nuk te ben dot gje (shendeti, miqesia e vertete, dashuria, formimi e kultura).

Prestigj (eeeeee, nuk e di sa prestigjoz me duket nje katunar ktej ka lagjja ime qe ka ble apartament 100 000 euro, po hedh qesen e plehrave, per te mos thene gjera te tjera, te tarracat e makinave te parkuara poshte; llogarite beji vete).

Sa i perket lidhjes, kjo mund te analizohet rast pas rasti dhe nga nje njeri te tjetri. Natyrshem, askush nuk jeton me frymen e shenjte dhe, nese nuk arrin te mbash familjen tende ekonomikisht, se bashku me gruan/burrin, per cfare je atehere. Nuk ka me "nje kasolle dhe dashuria jone", se edhe kasollja ka nevoje per perkushtim per t'u mbajtur. Eshte normale qe mireqenia ekonomike te shmang disa probleme per te cilat te dhemb koka. Nga ana tjeter, nje pjese e mire e juve, gjinise mashkullore ne Shqiperi, reklamoni direkt sasine e parave qe keni per t'i bere pershtypje nje femre (ajo qe harroni eshte se reklama ka nje grup specifik te synuar dhe nuk mund te kete efekt per te gjithe). Nejse, ketu ka per te folur e per te heshtur, une kete mendim kam.

olololol

Primus registratum
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Originally Posted By: Satin_Yearn

Nese vjen nje semundje e pasherueshme (larg qofte!), te sheron leku?

Nese ti je nje cope trapi i tere (e kam ne pergjithesi, nuk e kam per ty), te ben te zgjuar leku? (kujto pak "te dish apo te kesh)

Gabim, leku s'te jep ide, thjesht, te jep nje dore t'i realizosh, nese i ke. Eshte provuar se, nese ideja ka qene vertet e mire dhe ai qe e ka patur ka ditur te luftoje per te, ka arritur te gjeje edhe leket.

Hmmmmm, burre i mire me te gjithe thua. Kjo do te thote qe te tjeret hane e pine qyl prej teje, qe ata te vene ne krye te tavolines se ke leke, por nuk te respektojne, thjesht te kane interes. (e ke degjuar shprehjen "O Zot, kujt i ka rene leku!)

Humor te mire... per aq sa nuk perballesh me gjera ku leku nuk te ben dot gje (shendeti, miqesia e vertete, dashuria, formimi e kultura).

Prestigj (eeeeee, nuk e di sa prestigjoz me duket nje katunar ktej ka lagjja ime qe ka ble apartament 100 000 euro, po hedh qesen e plehrave, per te mos thene gjera te tjera, te tarracat e makinave te parkuara poshte; llogarite beji vete).

Sa i perket lidhjes, kjo mund te analizohet rast pas rasti dhe nga nje njeri te tjetri. Natyrshem, askush nuk jeton me frymen e shenjte dhe, nese nuk arrin te mbash familjen tende ekonomikisht, se bashku me gruan/burrin, per cfare je atehere. Nuk ka me "nje kasolle dhe dashuria jone", se edhe kasollja ka nevoje per perkushtim per t'u mbajtur. Eshte normale qe mireqenia ekonomike te shmang disa probleme per te cilat te dhemb koka. Nga ana tjeter, nje pjese e mire e juve, gjinise mashkullore ne Shqiperi, reklamoni direkt sasine e parave qe keni per t'i bere pershtypje nje femre (ajo qe harroni eshte se reklama ka nje grup specifik te synuar dhe nuk mund te kete efekt per te gjithe). Nejse, ketu ka per te folur e per te heshtur, une kete mendim kam.

Satin_Yearn !

Une jam me lekun.

Te gjitha cka ne bejme ( shkollen , kurse , perpjekje i bejme per lek dhe ska njeri ta mohoje, pra per nje finance sa me shendoshe qe te na jape mundesine te jetojme me mire)

1-S'po flas per ekstreme ( semundje te renda qe mund tet bjere si me lek se pa lek )
2-S'te jep leku ide ?
Kush tha .
Une spo them te thene ide me shpetu boten .
Por per te permirsuar jeten tende, per te argetuar veten tende.
Aq shume te jep sa nuk e ke idene.
3-Normal burre i mire , ti paguan ai qe paguan , ai eshte qe poshteron ta dish.( coja dhe ati nje birre/kafe pra ta kapesh holle-holle quhet Lemoshe)
4-Si ste jepka humor leku. Me xhepat plot sapo zgjohesh i buzeqesh jetes , dites se re qe lind, pa lek s'te ze gjumi, cohesh ne mengjes me dhimbje koke " ca bo bej sot"
Ate shprehejen e thone ata qe skane " nga inati ndaj, nga sikleti , nga smira"
5- Normal qe te jep prestigj , te ben te njohur c'rendesi ka ne je katunar dhe jeton ne nje shtepi 100 mije a 1 milon euroshe.
Jeton me mire se ty se une , kultura merret rruges pa problem.
Pra ne shprehim xhelozi kur themi keshtu.
6-Leku e ben nje lidhje me te bukur, me te sigurte por nuk eshte absolute por eshte shume here me mire se nje lidhje e varfer financizrisht.
Ke mundesi tja plotesosh te gjitha qefet/deshirat partneres/gruas.
Aty ku leku mungon , Grindja eshte mbret.

Sa per Info une skam lek .

Te keshilloj te degjosh me shume BBF " vellezerit Zena"
Vetem leku vetem leku con ujin perpjete.

U bofsh me lek

eniad

Forumium maestatis
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Ketu ceshtja nuk eshte mohimi i lekut kundrejt gjerave te tjera, por mosshpallja e lekut "mbret" krahasuar me cdo gje tjeter te jetes se njeriut (se kete po beni).

Leku nuk te jep ide, besome; te ndihmon t'i realizosh, po. Nuk jam kaq e vogel sa dukem (ty s'ta di moshen), keshtu qe te jesh i sigurt nuk flas ne ajer.

Ah, BBF-ja perfshihet te lista ime e gjerave qe nuk duhen bere, keshtu qe nuk e ndjek, por po te them edhe njehere, qe duhet me shume sesa te kesh leke per te patur jete cilesore; DUHET TE DISH (ne te gjitha format e dijes). Me tej, serish, te siguroj qe shprehja nuk ka te beje me xhelozi apo gje tjeter; duhet kuptuar ne thelb c'eshte. Une vete kam leke mjaftueshem per te bere nje jete mesatarisht cilesore, edhe pse mund te mos kem para per jahte, apartamente te panumerta apo makina luksoze dhe, serish, te them qe me mire eshte te dish; nga kjo e fundit, ti mund te kesh; e kunderta nuk te ndodh, se mund te kesh, po s;di te jetosh e te behesh njeri. Nejse, kjo varet nga kerkesat e gjithesecilit per veten dhe per jeten e vet.

Eshte e vertete qe investojme neper shkolla e neper kurse, libra e shume gjera qe na formojne, eshte natyrisht e vertete qe gjendja financiare eshte nje nga motivet e forta qe na shtyn drejt nje gjeje te tille, por, a je i sigurt qe eshte e vetmja????

Nejse, t;u shtofshin leket e t'i zgjidhshin te gjitha!!!

olololol

Primus registratum
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

O yllo Idete me lek realizohen
Idete pa lek nuk realizohen pra mbesin vec ide,mendime.

ti e merr temen ne kete menyre qe" qe kush ka lek ska mend-kush ka mend ska lek"
Se tha kush kete gje !
Pse e paske kaq te veshtire te pranosh qe LEKU eshte Mbret.
Ne nje bote ku cdo gje blihet e shitet, cdo gje behet per lek, pse nuk mund te jete i tille leku.

KoDoShi

Primus registratum
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Lymce ke pjeserisht, te drejt!
Me lek mund te kesh gjithcka te duhet per te plotesu nevojat MATERIALE, por ama nuk ti plotson te gjitha ato nevoja MORALE si njeri!

Neser-pasneser, mund te ndodhi qe falimenton si njeri e lekun se ke me, por ama ke FAMILJEN tende qe te mbeshtet gjithmon!
Leku shko e vjen, nuk eshte gjithcka, me ate mund te behet nje lloj jetese ME E MIRE dhe kaq!

Personalisht per mu leku, eshte i DOMOSDOSHEM(sepse me duhet te jetoj!!!) e jo MANI per te patur sa me shum.
Ke naqem me k'to qe i ofroi, vetes e familjes...edhe pse nje rrog per t'ardhur turp...e po s'ke cfar te besh k'to jan pagat ne Shqipri. Per ters nuk i vume re c'ka na thonin prindrit per te mesu, e s'dolem per arkitekt qe t'fiton shum per te bere nje jete ME TE MIRE, por prap nuk di te qahem, jam si shtylle e dyt per familjen time dhe jam krenar qe punoj e marr aq sa per te permbushur NEVOJAT qe kerkon vet jeta per ta jetuar!

Me thuaj kush esht ai qe nuk do ta shikoj veten sa me mire??
Nejse, k'shtu e kapen veten disa...ca me prona, ca me me trashegume, e ca tjer duke bo shkollen...e t'tjer duke u mor me pun t'pista.

Leku nuk te ben NJERI, perkundrazi te SHKATTARON
E nuk fals n'ajer, njoh shum me t'cilet kam pas miqsi te ngushte, e sot nuk i njoh me sepse leku i ka tjetersuar.

Jam i mendimit qe c'do gje me karar, biles, biles ata qe kan shume per mendimin tim duhet te NDIHMOJNE te pastrehet e te varferit duke ofruar shuma neper fondacione te ndryshme!!
Kjo esht menyra me e mir e me e drejt per ti shpenzuar ato...

C'do njeri meriton gjithte te mirat e k'saj jete, pervec atyre qe nuk i duan te miren vete vetes tyre!
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

olololol

Primus registratum
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Kodi per mua nuk ka rendesi pjeserisht apo plotesisht perputhesh me ti mendimin tim.

Ajo qe shkrujte ti ska lidhje me me temen ( menyra si jane pasuruar me prona pislliqe etj, dhe pse ske bere nje shkolle qe te fitoje me shume)
Se ndryshojne njerzit pasi kane lek eshte pune tjeter "ceshtje karakteri kjo" .
Pse pa lek nuk ndryshojne njerzit ?
Ke njerin ne Tirane ka shume shkolle ka shuem njohuri ka lene leket ke Piramidat dhe ka rreshkit fare , fle rrugeve ka vite pa u lare pra ka lujt menc.
Si ste benka njeri leku mer daku ca fol.
Ke mundesi te rrish me te gjitha shtresat , ne te gjitha ambjentet, kudo , te Hapen Dyert.

Dalim serish ke pytja : A eshte leku gjeja me e rendesishme ?

tola77

Primus registratum
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Leket hehe sa te rendesishme jane ne jeten e sotme, nje pyetje kjo lymo qe nuk mund te pergjigjesh keshtu ne 2 min.
Leket te bejne te lumtur, te bejne te ndihesh mire, te plotesojne deshirat, te sherojne, eh sa gjera bejne leket.Po a mjafton vetem kjo? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/confused.gif

Hellena

Primus registratum
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

E drejte leku ste ben te zgjuar po ama nese di te besh leke kjo tregon se je i zoti pra e ke zgjuarsine (perjashtim rastet kur e ke te trasheguar ) , nese je i zgjuar dhe nuk ben para mund te jete fakti qe je pak dembel apo te mungon ambicja/egoja etcc por mundesite per te bere leke jane shumta sot .... puna eshte se sa i arrin keto mundesi ...

Sa per kenaqesine shpirterore ... as nuk shoh ndonje lidhje me temen .. ajo mund te diskutohet andej nga psikologjia .. ktu ke sociologjia do shkruajme per rendesine e lekut ne shoqerine e sotme dhe smund te tregohemi indiferenta duke e mohuar kete renci por duhet dhe te kuptohet tamam , sepse mendoj se pak nga pak leku po e shnderron shoqerine dhe ajo qe duhet diskutuar eshte pro dhe kondra efektet e rendesise se lekut ne shoqerine e sotme ../ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif

eniad

Forumium maestatis
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Asnje nuk mohoi qe kjo eshte nje shoqeri materialiste konsumi, ne nje pjese shume te madhe te sajen; po them se vlerat e te qenit njeri nuk eshte derivat i lekut, per rrjedhoje, nuk eshte i shkembyeshem me te.
Kenaqesia shpirterore eshte dhe s'eshte tjeter teme (edhe pse nuk e di ku e gjete te shkruar kete); hyn ne ato qe siguron apo jo leku.

Une nuk jam zedhenese e shoqerise, por e vetes sime dhe, deri me sot, mendimi im eshte ai i mesipermi (ndoshta do ndryshoje, kush e merr vesh). Ka gjera vlera e rendesia e te cilave eshte shume e madhe dhe nuk mund te matet me para.

Diddy19

Su@mi
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Plotesisht dakord me Satin! Leku sot duhet, po s'te ben njeri. (sh i gjetun shembulli i katnarit me shpi 100 mije Euro-she), s'te ben as te lumtur. Shpesh leku i madh te con ne vetmi ( jo te gjithe mund "te te vine pas" nese je i pasur, sepse s'ndjekin dot standardin tend te jeteses).
S'eshte e vertete ajo qe thote Caliente, sepse s'eshte e vertete qe ai qe s'ka leke eshte debil. Per tu ba i pasur nuk mjafton zgjuarsia, ka edhe faktore te tjere qe ndikojne si tek te qenurit i pasur, ashtu edhe tek te qenurit i varfer (psh.shansi/fati, zgjedhje te ndryshme qe mund te bahen ne jete etj etj).

Nejse, se ka sh per te fole per kete teme por s'kam kohe...

zog

Primus registratum
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

drejt e tha annie qe kush eshte i mençur nuk e vlereson lekun ngaqe e ben ate kollaj. qe tek filozofet greke dikutohej kjo teme. njerit nga ata (me duket diogjenit) ja vune detyre ta provonte ate qe mbronte ne kuvend. dhe ai duke qene i ditur, parashikoi qe do bente mot i mire per rrushin (veren) e morri ca vreshta me qira e beri nje thes pare.

duke u mbeshtetur tek te diturit (gjithmone, sepse i padituri parane kerkon e ka kerkuar gjithmone) napoleoni ka thene : leku eshte hiçgje, nderi eshte shume, guximi eshte gjithçka.

Hellena

Primus registratum
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Originally Posted By: Vintage

S'eshte e vertete ajo qe thote Caliente, sepse s'eshte e vertete qe ai qe s'ka leke eshte debil. Per tu ba i pasur nuk mjafton zgjuarsia, ka edhe faktore te tjere qe ndikojne si tek te qenurit i pasur, ashtu edhe tek te qenurit i varfer (psh.shansi/fati, zgjedhje te ndryshme qe mund te bahen ne jete etj etj).

Muhahaha DEBILA ....kte term ja vure vete se un s'thash gje

Mire qe paska ndonje qe me kupton mua ..

Diddy19

Su@mi
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

PO, vete e vura ate term: ok, s'jane debila por deshtake sipas teje. S'kam nevoje me te permend emra shkrimtaresh sh te njohur, muzikantesh etj qe edhe pse ishin xheni ne llojin e vet ishin te varfer. Lexo "Martin Iden" te Xhek London-it (nje nder te shumtit) dhe me beso se eshte kshu si them une.
Mundesite per te bere para ekzistojne ne perendim, ne Shqiperi jo. Ne Shqiperi ekziston miku, rryshfeti etj etj: mundesite nuk jane te barabarta. Se i shof disa parlamentare psh: s'dine me lidh dy fjale edhe pse notojne ne para. Io dei loro soldi me ne fotto! Se gjoja u ba njeri edhe ai Hoxha i Top-Channel-it, por ne nivel human per mua ai s'vlen as sa nje grosh.
Une i them hallall atij qe ia ka dale duke ia nisur nga A-ja, qe ka bere para me mund dhe me djerse te ballit, me zgjuarsi, ambicje etj etj. Ti quan te pazote ose dembela ato qe jane te varfer.Ok, liri demokraci!

olololol

Primus registratum
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Cuna ,Goca tema nuk kishte kete qellim.
Me tregu si mund te behen leket
Me tregu diferencat ne intelekt midis atyreqe kane-skane lek.
PO flasim per lekun , Rendesine e tij.

A eshte kthyer ne gjene me te rendesishme ne ditet e sotme.

Dje kishim Nderin
Patriotizmin
Idealin

A eshte Leku SOT ?

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

Oh patjeter qe eshte ME I RENDESISHMI...edhe kur ke nje semundje te pasherueshme, edhe kur nuk ke hiç tru, edhe kur nuk ke asnje lloj kulture, edhe kur nuk di te lidhesh breket e tua, mjafton te kesh lekun dhe te gjitha behen! TE GJITHA!

personazh

Valoris scriptorum
Re: Leku me i rendesishmi ?!!

"se i soldi non danno la felicità, figuriamoci la miseria" shkruhet ke muri kepucarit tim.

"ku hy parja nuk bi darja" duke permen gabelin e urte e qefli.

sa here kam diskutuar mbi ket lloj tematike kam vene re qe muhabeti ecen kur flitet per dy ekstreme, kur je troke ose kur je i pasur sa me ta shpif (ricco ta far schifo) siç thojn taljont (dhe qe me gajas si shprehje). kur flitet per mesatarisht me leke s'ka fun dhe bie ne banalitet

pertej aspektve qe jan thene me siper kam vene re qe 2 ekstremet jane kategori qe mund ti lejojne vetes ate qe quhet filozofi per jeten. ata troke i jane dorzuar tashme fatit, dhe nuk kane ç'bejne tjeter vetem te mendohen e te filozofojne mbi te perditshmen e tyre. kurse te pasurit kane arritur ngopjen materjale dhe si çdo qenie njerezore kerkon diçka tjeter. disa i jepen udhetimeve dhe zbulimit te vetvetes, disa filantropise e keshtu me rradhe.

Top