Re: Le te flasim per seksin dhe te mirat e tij
E di si eshte?Ne ato netet e fresketa te veres me dritaren hapur,tek dritheron tek-tuk nga hyrjet e ajrit te ftohte nga jashte.Ne shoqerine e "Dolce vita" 104.2 Mgh,dhe nje shishe çaj te ftohte te komedina.Me kalorite qe derdhen lume ne çarçafet e djersitur,jastikun qe ka humbur,celularin qe harrohet gjithmone ndezur,shijen e krem-whiskeyt,nen imazhin e nje ujevare qe te vjen nga siper,i nje renie te lire,i nje goli nga 30 metra...ajo nate rreshqet embel deri ne mengjes.
Te nesermen zgjohesh nga ora 10,i perkedhelur nga mendimi se te tjeret jane çuar qe ne 8 dhe mesojne per sezon,dhe per te cilin te pakten pas nje nate te tille ty s'ta ndjen hiç.Me nje pale treçerekshe te bardha,nje kemishe te bardhe,gjysem te zhubravitur dhe nje pale shapka te zeza zbret ato shkallet dhe duke u tallur me ndonje qe gjen rruges kalon parkun dhe rrugen dhe ulesh ne lokalin perballe.Gjen tavolinen e cepit ne veranden e ngritur anes trotuarit.Shtrin kembet ne karrigen tjeter dhe teksa i thua te bjeri kapuçinon dhe brioshin shfleton gazeten e Sportit.Manuali i fjales rehat...