Le te flasim per seksin dhe te mirat e tij II
Bravo, te lumte dora e vogel dhe yll /pf/images/graemlins/laugh.gif Eshte ceshtje konfidence qe c'ke me te.
Thjeshteze na ke vene ne veshtiresi te madhe, se ja, te duash ta ilustrosh temen tani i bie te flasesh ne veten e trete njejes, po as kete nuk e gelltit njeri /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
Seksi nuk eshte i mire kur e ben me nje njeri me te cilin edhe pas shume muajsh, nganjehere edhe vitesh, nuk krijon dot konfidence. Konfidenca ketu nenkupton lirshmeri, te ndjehesh e shpenguar, te flasesh cilter, mos ngurosh te rrefehesh per c'te te doje zemra, dhe si pergjigje te marresh fillimisht mirkuptim e me pas mbeshtetje. Ti flasesh duke e ditur qe ai po te kupton, po e ndjek vazhden e mendimeve dhe po perpiqet te bashkebisedoje me ty. Ceshtje besimi qe duhet fituar e me keta tipat me te cilet eshte e pamundur te ndjehesh "rehat" edhe pas shume e shume kohesh seksi nuk eshte i pelqyeshem. Nese bisedat nuk jane ne harmoni, nese nuk kuptohesh me fjale, atehere nuk do kuptohesh as me "vepra". Kjo e hedh poshte teorine qe seksi na u mesoka, si shkrimi e kendimi, e ka disa qe arrijne te bejne bukurshkrim e disa te tjere jo.
Para nja dy ditesh ne nje film dikush i tha dikujt: "Edhe lekura me e holle nis e te duket sholle pasi e ke prekur shpesh". Une akoma nuk them po, nuk them me as jo, them ndoshta - e mesmja mediokre! Seksi eshte me i mire kur je ende kurioze, kur era e trupit eshte e re, kur lekuren ia prek per here te pare, kur nuk di cfare do beni dhe si do e beni ne oret ne vazhdim, kur nuk di sa do zgjase, por di se po ben ate qe deshiron me ate qe deshiron. Keto dy te fundit i di ne menyre te pandergjegjshme, nuk ke pasur mundesi ende te ulesh e ti mendosh me gjakftohtesi, nuk ke pasur ende nevojen te perpiqesh te kuptosh, te analizosh, ti besh pyetje vetes etj etj brockulla si keto. Me nje fjale, seksi eshte me i mire kur e deshiron dhe e ben natyrshem.