Lajme Mjedisore

The_Meditator

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
jo mi/mer

[/ QUOTE ]

Esht merrrrrrrrrrrrrr jo miiiiiiiiiiiii. /pf/images/graemlins/laugh.gif

aqua are u taken? /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Bardhosh, mos me shaj qe po ta prish temen nga java tjeter do vij e frymezuar

[/ QUOTE ]

Ti po ma mban gjalle temen mi Ujëvarë e bukur... /pf/images/graemlins/winkwink.gif /pf/images/graemlins/grin.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

RRITET EFEKTI SERRE ME FLUTURIMET NATEN

Gazeta Korrieri, fq. 21

Nje avion qe fluturon mbi qytetet e fjetura, eshte nje imazh me siguri shume romantik. Por nuk eshte edhe aq romantike, nese lexohen rezultatet e nje studimi mbi fluturimet e nates, sipas te cilave jane te demshme per mjedisin, pasi amplifikojne efektin serre. Kete e pohon nje nder qendrat me te rendesishme boterore te studimit te klimes, Departamenti i Meteorologjise se Universitetit te Reading, ne Britanine e Madhe, qe akuzon pikerisht keto lloj fluturimesh.

Duke u qendruar te dhenave te botuara ne kerkim, nuk jane leshimet e dioksidit te karbonit te avioneve te linjes qe prodhojne kete ndotje, sic mund te mendohet, por formimi i vazhdave me avull uji te kondesuar qe formohen ne bisht te avionit, e me pas zgjerohet, derisa formon nje vije reje te madhe. Jane pikerisht keto vazhda, qe u ngjasojne reve te bardha, qe qendrojne ne qiell dhe prodhojne deme te renda te atmosferes.

Diten nje efekt i ngjashem nuk verifikohet, pasi vazhdat e avionit, duke qene se jane te bardha, reflektojne radiacionin diellor qe vjen nga hapesira, duke i penguar rrezet e diellit te arrijne siperfaqen e tokes, pra vazhdat ditet kane nje efekt ftohes. Por naten nuk eshte keshtu, dhe avulli i ujit qe eshte nje gaz serre i fuqishem, thith radiacionin termik me infra te kuqe qe vjen nga toka dhe e leshon serish drejt tokes, duke kontribuar keshtu ne rritjen e efektit serre.

Ne te gjitha vendet, fluturimet e nates perfaqesojne nje realitet te rendesishem. Per shembull, ne Angli jane 22% te trafikut ajror total. Sipas studimit te paraqitur, fluturimet naten mbi qiejt e Britanise se Madhe kontribuojne ne krijimin e me teper se 60% te efektit serre total, te provokuar nga vazhdat e avioneve. Per me teper, trafiku ajror ne tre muajt dimerore, kur eshte me e larte mundesia per te krijuar vazhda, kontribuojne per afro 50% te efektit serre total vjetor, te shkaktuar nga vazhdat e trafikut ajror.
 

orchidee

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Bardhosh, mos me shaj qe po ta prish temen nga java tjeter do vij e frymezuar

[/ QUOTE ]

Ti po ma mban gjalle temen mi Ujëvarë e bukur... /pf/images/graemlins/winkwink.gif /pf/images/graemlins/grin.gif

[/ QUOTE ]
oooooooo si gjithmon xhentil ti bardhosh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Po me vajzat e bukla dhe te mila si ty /pf/images/graemlins/winkwink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

orchidee

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Tkuptoj /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nje bardhosh qe njihja ne universitet (me vertet) i thahej gjuha kur fliste me goca te bukura /pf/images/graemlins/laugh.gif

mos te njoh re dreq /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

DY GRADE ME SHUME “DO TE KUSHTOJNE TRILIONA”

ENDS Europe DAILY 2184

Bota mund te perballet me deme ekonomie qe mund te shkojne mbi 16 trilion euro ne vit, duke filluar nga viti 2100, nese nuk arrihet te ndalohet rritja e temperaturave me 2 grade celcius, ben te ditur nje grup ekonomistesh te punesuar nga dega angleze e “Miqte e Tokes”.

Kjo shifer, sipas perllogaritjeve, do te jete e barabarte me 6-8% te te ardhurave globale ekonomike ne ate kohe. Nje raport i bere publik javen e kaluar, vlereson se do te kushtonte vetem 2 trilion euro ne vit marrja e masave per te luftuar ngrohjen globale, duke ndaluar keshtu shkaktimin e 9.4 trilion euro deme vjetore.



Per me shume informacion:

http://www.foe.co.uk/resource/press_releases/economists_warn_climate_ch_13102006.html.
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

A jemi gati per energjite e pastra?

Brikena Demiras, Qendra Rajonale e Mjedisit, REC Shqiperi

Nese gjithkush e kupton se dimri eshte duke trokitur ne dyert tona, qeveria ende nuk ka dhene shprese se krizat e pervitshme energjetike mund te shmangen.

Me se do te ngrohemi, me se do te gatuajme, a do ta shohim njeri-tjetrin ne driten e qiririt edhe kete vit? Shenjat paralajmeruese jane te kudogjendura. Ne kete debat “te fshehte”, secili prej nesh pyet veten: Si ka mundesi qe jo me larg se shtetet fqinje te Ballkanit e kane harruar togfjaleshin ‘krize energjetike’ prej dekadash? A jemi gati per te nisur rrugen drejt energjive te rinovueshme, per te cilat bota investon cdo vit e me shume para? Pse projekti i General Motors, per energjine elektrike te prodhuar nga era, u hodh poshte si jo real per kushtet e Shqiperise?

Ne e dime qe energjite e rinovueshme funksionojne. Bota i ka testuar, por edhe ne nepermjet shfrytezimit te burimeve ujore, edhe pse demi qe i kemi shkaktuar mjedisit nuk mund te llogaritet. Deri ketu ka ngecur fantazia e shkencetareve dhe pushtetareve tane. Ndersa era dhe dielli jane, per momentin, burimet qe po i japin nje hov te ri energjise ne bote. Njerezimi, me kalimin e dekadave, ka provuar cdo gje tjeter pervec energjive te rinovueshme, por e ashtuquajtura krize e naftes, ka bere qe industri te reja te mbijne si kerpudhat pas shiut. Keto industri me te perparuara i kane vene gishtin kokes per te nxjerre fitime atje ku mund te mos shkaktojne deme, te mbushin xhepat duke mos ia zbrazur thesaret natyres. A eshte gati vendi yne per t’i hapur dyert e gjenerates se re te energjive te pastra? E pse jo? Iniciativat nuk mungojne, duhet vetem qe dikush t’i perkrahe. Koha e tranzicionit te naftes eshte mbi kokat tona dhe shume drejtues te kompanive me te medha ne bote jane te ndergjegjshem se gjithashtu ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike jane me reale se kurre dhe kerkojne gjithe vemendjen e duhur. Ne te tilla kushte, ky tranzicion nuk parashikohet te jete i thjeshte. Prandaj edhe filizat e pare qe do te celin ne Shqiperi, duhet te perballojne terrenin e veshtire te zhvillimit. Vendimet, qe duhet te merren, natyrisht qe do te kene nje ndikim te madh ne te ardhmen e gjithe njerezimit, sepse bota, pas naftes, e fuqizuar me energjite e rinovueshme, mbart me vete premtimin se epoka e paqes dhe prosperitetit te deshirueshem do te jete me prane. Prandaj ne duhet te nisemi ne rrugen drejt energjive te pastra, tani me shume se kurre!
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

NDIKIMI NJEREZOR SHUME I MADH PER NATYREN

Ekosistemet natyre te botes po degradojne ne nje shkalle te papare ne historine e njerezimit, ben te ditur nje raport i bere publik nga WWF-i.

Raporti mbi Jeten e Gjalle ne Planet 2006, nje vleresim i gjendjes se botes natyrore, shprehet se ne baze te projekteve aktuale, ne 2050-en njerezimi do te perdore burimet me me vlere natyrore te planetit, nese keto burime nuk do te jene shfrytezuar deri atehere. Ai, gjithashtu, konfirmon humbjen e biodiversitetit, te parashikuar dhe ne raportet e meparshme mbi Jeten e gjalle planetare.

Qe tani burimet natyrore po shkojne drejt renies. Sipas raportit, llojet vertebrore jane zvogeluar me rreth nje te treten gjate 33 vjeteve, 1970-2003. Ne te njejten kohe, ndikimi ekologjik i njerezimit – kerkesat e njerezve ne varesi te burimeve natyrore, eshte rritur ndjeshem aq sa Toka nuk eshte ne gjendje te rigjenerohet me.

“Jemi ne nje situate shume te rende ekologjike, ku po konsumohen burimet shume me shpejt sesa Toka mund t’i zevendesoje ato,” shprehet drejtori i pergjithshem i WWFit Nderkombetar, James Leape. “Pasojat e kesaj gjeje jane te parashikueshme dhe te tmerrshme.”

“Eshte koha te bejme zgjidhje jetesore. Ndryshimet per permiresimin e standardeve jetesore nderkohe qe reduktohet ndikimi jone ne boten natyrore nuk do te jene te lehta”, shton z. Leape.

Shtetet me mbi nje milion banore dhe qe kane ndikimin me te madh ne mjedis, ne hektare per person, jane: Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Finlanda, Kanadaja, Kuvajti, Australia, Estonia, Suedia, Zelanda e Re dhe Norvegjia. Kina eshte ne mes te renditjes boterore, ne vendin e 69te, por ekonomia e saj ne rritje dhe zhvillimi me ritme te shpejta do te thote se ajo luan nje rol te rendesishme ne bote ne rrugen drejt qendrueshmerise.

Per me shume informacion:

http://www.panda.org/news_facts/newsroom/index.cfm?uNewsID=83520
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Nevojiten me shume perpjekje per te reduktuar shpyllezimin e Amazones



Qeveria braziliane ka bere publike disa te dhena te shqyrtuara lidhur me shkallen e shpyllezimit ne Amazone, cka tregon me pak shkaterrim te pyjeve se ne vitet e meparshme

Sipas qeverise, 13.000 km2 pyje jane shkaterruar ne nje periudhe prej 12 muajsh, midis gushtit 2005 – 2006, shkalla me e ulet qe kur filloi perllogaritja e tyre ne vitin 1988.

Te dhenat aktuale perfaqesojne nje reduktim 30% me pak, krahasuar me statistikat e meparshme te vitit 2004dhe 2005.

“Keto te dhena jane nje rezultat pozitiv i perpjekjeve te qeverise lidhur me shpyllezimet”, thote drejtuesi i WWFit nw Brazil, Denise Hamu. “Megjithate, eshte e rendesishme te garantohen kushtet per konsolidimin dhe qendrueshmerine e ketyre niveleve te reduktuara”.

WWF-i ne Brazil beson se kjo do te ndodhe kur te zbatohen politika te qarte dhe publike per pyjet, te mundesohen burimet financiare te nevojshme per te ndaluar shpyllezimin dhe per te nxitur aktivitete te qendrueshme pyjore, si dhe te nxiten qeverite ne rajonin e Amazones per nje bashkepunim me te mire lidhur me ceshtje te rendesishme mjedisore.

Sipas WWFit, jane nje sere faktoresh qe mund te shpjegoje zvogelimin aktual te shpyllezimeve, perfshire ketu uljen e cmimit te sojes, produkti me i rendesishem agrobujqesor ne Brazil, i cili mund te kete ulur kerkesat per te bere plantacione te reja duke prere e pyjet e Amazones.



Per me shume informacion:

http://www.panda.org/news_facts/newsroom/index.cfm?uNewsID=84620
 

dimir

Forumium praecox
Re: Lajme Mjedisore

U dogjen 2 milion euro nafte, u nxi qielli dhe se vrau njeri mendjen per mjedisin.
Te gjithe qanin hallin e firmes dhe kerkonin shkaqet, Xhuveli as nuk e rr**** fare per katastrofen ekologjike te zones.
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Ngrohja globale do te shkaterroje Mesdheun

Gazeta Korrieri

Ne vitin 2050, zona e Detit Mesdhe do te perballet me mungesen e ujit. Flukset turistike do te spostohen drejt Evropes se Veriut
Ngrohja globale mund te kete pasoja te ndjeshme per te gjithe, perfshire edhe ekonomine evropiane dhe ate shqiptare. Parashikimet alarmante jane te perfshira ne nje raport te Departamentit te Ambientit te Komisionit Evropian, te botuar nga e perditshmja britanike “Financial Times”. Nje paralajmerim i ngjashem ishte bere disa muaj me pare edhe nga kerkues italiane e britanike. Ne tetor te vitit te shkuar, raporti i keshilltarit ekonomik te kryeministrit britanik Toni Bler, fliste per nje falimentim planetar, nese nuk do te luftohej kunder ndryshimeve klimaterike, duke investuar te pakten 1 % te Prodhimit te Brendshem Bruto.
Rreth vitit 2050, shtetet e veriut te Evropes mund te kene perfitime nga rritja e temperaturave, por rajonet e Detit Mesdhe duhet te luftojne me mungesen e ujit dhe uljen e numrit te turisteve. Sipas kerkimit qe do te publikohet zyrtarisht javet e ardhshme, Deti i Veriut do te behet me i ngrohte dhe flukset turistike nga veriu drejt jugut (rreth 100 milione persona ne vit, te barabarte me 100 miliarde euro), do te pakesohen me “pasoja dramatike per ekonomite e Spanjes, Greqise dhe Italise”. Te njejtat pasoja do te vuaje edhe Shqiperia, me te njejtat kushte klimaterike si tre vendet e tjera mesdhetare.
Nderkohe, nese temperatura mesatare vjetore do te ngrihet me 3 grade brenda vitit 2071, do te verifikohen 87 mije vdekje me teper ne vit, ndersa nese rritja do te jete me 2,2 grade, vdekjet mund te frenohen ne 36 mije vetem per Italine. Sipas studimit te Komisionit, ekonomia italiane dhe e vendeve te tjera te Mesdheut do te goditej per shkak te “thatesires, uljes se prodhueshmerise se tokes, te zjarreve dhe te faktoreve te tjere te lidhur me ndryshimet klimaterike”. Ne Evropen Veriore prodhimi bujqesor do te shtohej me 70 %, ndersa ne Evropen Jugore do te ulej me 20 % dhe niveli i detit mund te rritet edhe me nje meter. Brenda vitit 2020, kostoja totale e ngrohjesh mund te arrije ne 4,4 miliarde euro, me nje rritje temperature te llogaritur ne 2,2 grade ne krahasim me vitet ‘90. Nese rritja e temperatures do te ishte 3 grade, kostot do te shkonin ne 5,9 miliarde euro dhe deri ne 42,5 miliarde euro brenda vitit 2080.
Nje plan mbrojtes per brigjet dhe plazhet mund te ule kostot ne periudhen afatgjate ne 2,2 miliarde euro ne vit. Por ujerat oqeanike do te jene me te ngrohta, duke shkaktuar pasoja per peshqit, qe do te migrojne drejt veriut dhe Evropa do te jete gjithnje e me teper e rrezikuar nga permbytjet. Komisioni Evropian deshiron te perfshije edhe metanin dhe oksidin e azotit midis gazeve qe shkaktojne efektin sere. Duke ulur prodhimin e tyre, ngrohja do te ngadalesohej.
Vitin e shkuar, nje studim i qeverise belge ka vleresuar se pakesimi i prodhimit te anhidridit karbonik ishte 15-30 % midis viteve 1990 e 2020 dhe nuk kishte ndonje ndikim ne punesim, fale vendeve te reja te punes qe duhet te hapen ne sektore te teknologjise se larte, si energjia e rinovueshme.
 

ados

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

blini bicikleta mor ju marrte djalli, bini dhe nga pesha kokederra /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Shqiperia kujtohet per ceshtjet e mjedisit

Nicholas Walton, BBC
Gazeta Shqiptare, fq. 26

Ne pamje te pare, Shqiperia nuk duket si nje vend i pershtatshem per politiken mjedisore. Mbeturina dhe kuti teneqeje mbulojne rruget e qyteteve dhe fshatrave. Qese plastike fluturojne mbi fusha, duke ngecur shpesh ne deget e pemeve dhe gardhet. Pluhuri, tymi i naftes dhe smogu u marrin frymen kembesoreve te guximshem ne trafikun kaotik te Tiranes. Shqiperia eshte nje vend shume i varfer dhe shume qytetare duket se kane aq shume probleme te tjera saqe nuk i bie radha te shqetesohen edhe per ceshtjet e mjedisit. Por, ndersa vendi pergatitet per zgjedhjet lokale, aq te shume te kontestuara dhe polemizuara ne mesin e muajit shkurt, ceshtjet mjedisore jane kthyer serish ne axhenden e prioriteteve. “Une mendoj se ata kane nisur te kuptojne se sa te rendesishme jane ceshtjet e mjedisit”, shpjegon Xhemal Mato, drejtori ekzekutiv i “Eko-Levizja”, nje grupim organizatash joqeveritare. “Njerezit e ndjejne se keto probleme kane lidhje me ta, me shume se thjesht degjimi apo leximi i tyre ne media. “Ne Tirane, shume njerez vuajne nga alergjia dhe semundja e kancerit per shkak te ajrit te ndotur. Uji i pijshem i ndotur ka shkaktuar shume epidemi. Kopshtet e gjelbra jane zhdukur fare nga qytetet tona, te mbuluara nga ndertesat e larta”. Ceshtjet mjedisore qe konsiderohen me te rendesishme nga shqiptaret jane ato lokale.
Kur kryebashkiaku karizmatik i Tiranes, Edi Rama mori pushtetin, ai nisi nje fushate per lyerjen e ndertesave me ngjyra te celeta e te shndritshme dhe per te pastruar zonen perreth lumit te Lanes. Para zgjedhjeve te shkurtit per kryetarin e ri te bashkise, hapesirat e gjelbra dhe ndotja e ajrit jane probleme shume te rendesishme. Po keshtu edhe zonat e shkarkimit te mbeturinave, jashte Tiranes. Zjarri qe djeg mbeturinat mbulon me tym te gjithe Tiranen, duke e bere ajrin e saj edhe me te ndotur.
Shume prej tyre kane lidhje me problemet mjedisore qe pasuan renien e regjimit komunist shtypes te Enver Hoxhes. “Njerezit nuk kishin shume atehere, shpjegon Xhemal Mato, por tani, edhe pse shqiptaret jane ende te varfer, ata konsumojne me shume dhe ndaj kemi per pasoje me shume mbeturina se c’mund te perballoje infrastruktura jone”. Nen regjimin e Hoxhes, shqiptaret merrnin pjese ne aktivitetet e perbashketa komunale. Pas renies se regjimit komunist, ata e lane pas kete dhe e kthyen vemendjen drejt prones private, duke u kujdesur gjithnje e me pak per zonat publike. Edhe vija bregdetare e mrekullueshme e Shqiperise ka vuajtur pasojat e ketyre problemeve. Ky eshte nje vend i bekuar, me nje perzierje te rralle mes majave te maleve, pyjeve te dendura dhe nje vije bregdetare te Adriatikut dhe Jonit. Qe prej renies se komunizmit, rreth 30 per qind e pyjeve jane zhdukur dhe erozioni eshte kthyer tashme ne nje problem shume serioz.
Por, pavaresisht nga varferia dhe perpjekjet e medha per te mbijetuar ne vend, ka shenja se ndryshimet jane ne prag. Rreth nje e treta e shqiptareve jane emigrante. Kur ata kthehen ne vendin e tyre, sjellin me vete eksperiencat per nje vend qe ka qene i izoluar thuajse per gjysme shekulli. Ketu perfshihet edhe rendesia qe i kushtohet problemeve te mjedisit. Personat qe bejne fushate per ruajtjen e mjedisit thone se mbajtja paster e vendit eshte nje element shume i rendesishem per ta bere ate nje destinacion te rendesishem turistik. Shpresat jane te shumta me vende si bregdeti i Jonit, ne kufi me Greqine, qe shume shpejt mund te jete destinacioni me i lire per pushimet. Nje pjese e kontributit per kete qellim eshte te kesh ne vemendje mjedisin. “Ky nuk eshte problem lulesh apo zogjsh apo bimesh, mjedisi mund te kete nje kosto te madhe ekonomike”, - thekson Xhemal Mato. “Qeveria dhe njerezit po e kuptojne tani se mungesa e kujdesit ka nje kosto”.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Paralajmërimi i fundit: 10 vjet për të shpëtuar botën

Shkencëtarët apelojnë për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë

Gazeta Shqip


Bota ka vetëm 10 vjet për të përmbysur situatën e krijuar nga çlirimi i gazrave të dëmshëm në atmosferë, përndryshe rrezikon të përballet me ndryshime klimaterike, që do t‘i bënin pjesë të planetit të pabanueshme. Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët që po punojnë për draftin përfundimtar të një raporti të ri të panelit ndërqeveritar për ndryshimet klimaterike. Raporti, që pritet të publikohet këtë javë, do të përmbledhë punën e mijëra shkencëtarëve nga e gjithë bota, që kanë studiuar ndryshimet në klimën globale dhe parashikojnë mënyrat se si ato mund të përshpejtohen. Ata arrijnë në përfundimin që në rast se njerëzimi nuk stabilizon urgjentisht situatën e krijuar nga çlirimi i gazrave, që shkaktojnë efektin serë, duke e zbutur këtë fenomen, do të ketë pak shanse që ngrohja globale të mbahet brenda kufijve të menaxhueshëm. Rezultatet mund të përfshijnë shkatërrimin e pyjeve tropikale të Amazonës dhe barrierën e madhe koralore, migrimin e detyruar të qindra miliona njerëzve nga rajonet ekuatoriale dhe humbjen e territoreve të mëdha tokësore, që do të mbulohen nga niveli në rritje i deteve e shkrirja e akullnajave. Në Evropë, stina e verës do të bëhet gjithnjë e më e nxehtë, veçanërisht në vendet jugore si Greqia, Spanja dhe Italia, ndërsa Britania dhe Evropa Veriore do të ndesheshin me thatësira të mëdha në verë dhe stuhi të fuqishme në dimër. "10 vitet e ardhshme janë thelbësore", thotë Riçard Bets, lider i ekipit të kërkuesve në qendrën "Hadley" për parashikimet klimaterike. "Brenda një dekade, ne duhet të arrijmë ulje të ndjeshme të çlirimit të karbonit. Pas kësaj kohe, detyra bëhet gjithnjë e më e vështirë". Mes shkencëtarëve, frika më e madhe është ajo se rritja e temperaturave dhe niveleve të gazrave që shkaktojnë efektin serë, shpejt mund të dominojë mbi sistemet natyrore, që normalisht i mbajnë në kontroll nivelet e tyre. Rreth gjysma e 24 miliardë tonëve dioksid karboni që gjenerohet nga aktivitetet njerëzore, çdo vit thithet nga pyjet dhe oqeanet, një proces pa të cilin bota do të ishte shumë më e nxehtë. Por ndërsa niveli i dioksidit të karbonit rritet dhe toka thahet, mikrobet mund të fillojnë të thyejnë mbrojtjet organike dhe pyjet do të bëheshin prodhues të drejtpërdrejtë gazrash të dëmshëm. Fuqia e deteve për të thithur dioksidin e karbonit, gjithashtu bie shumë nëse ato ngrohen. Kërkimi më i fundit, tregon se kufiri i fundit për ndryshime të tilla katastrofike do të vijë kur nivelet e CO2 të arrijnë dyfishin e niveleve të tyre natyrale. Dhe kjo parashikohet të ndodhë në vitet 2040-2050. "Për momentin, impakti real i çlirimit të gazrave të dëmshëm është në nivele të kontrollueshme, për shkak se dioksidi i karbonit absorbohet nga sistemet natyrore. Gjithsesi, nëse ne arrijmë limitet, gjithçka do të ekzagjerohej e do të dilte ndoshta jashtë kontrollit", thotë Bets. "Kjo do të thotë se ne duhet të hyjmë në veprim tani, për të ulur çlirimin në atmosferë të gazrave të dëmshëm, për vitet e ardhshme". Paralajmërimet e tij mbështeten edhe nga të tjerë kërkues. Sipas tyre, vetëm veprimi i menjëhershëm do të lejonte mbajtjen e niveleve të kontrollueshme të dioksidit të karbonit në atmosferë, por duket se gjithçka është jo shumë realiste, pasi qeveritë e vendeve të ndryshme nuk arrijnë të bien në një mendje për ngrohjen globale. Shpresa më e madhe, sipas ekspertëve, është që një plan global të hartohet vitet e ardhshme, ndoshta nga një rinegocim i marrëveshjes së Kyoto-s për uljen e gazrave të dëmshëm në atmosferë.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Në frontin e betejës me "fabrikën" e tij të gazit

Gazeta Shqip

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, është akuzuar për hipokrizi, pasi nget një automjet që dëmton rëndë ajrin me sasinë e madhe të gazit që çliron, ndërsa në anën tjetër këmbëngul se makinat duhet të bëhen gjithnjë e më shumë miqësore me ambientin dhe duhet të jenë në gjendje të luftojnë ndryshimet klimaterike. Javën e kaluar, Barroso mbështeti propozimin për të shtrënguar prodhuesit të zbusin çlirimin e dioksidit të karbonit në makinat e reja me më shumë se 25 për qind brenda gjashtë viteve të ardhshme. Por, ndërkohë, ai zotëron një "Volksvagen Tuareg", një "tank" 4x4 që shpenzon shumë karburant dhe që ka një nivel të çlirimit të dioksidit të karbonit prej 275 g/km, nivel ky i lartë krahasuar me mesataren e lejueshme prej 163 g/km. Barroso tha se "Tuaregu" i tij ishte zgjedhur nga e shoqja, Margarita, dhe se ai shumë rrallë udhëton me të. Mjeti tjetër i transportit, siç kuptohet, është një "Mercedes" i Komisionit Evropian. Jan Kovalzig, një aktivist i klimës nga organizata "Miqtë e Tokës", dega e Evropës, thotë: "Barroso pretendon se është i vendosur të luftojë kundër ndryshimeve klimaterike, ndërsa nget një makinë që është në të vërtetë një fabrikë e vërtetë gazrash të dëmshëm nëpër rrugët e errëta të Brukselit. Si një politikan i rangut të lartë, ai duhet të japë shembullin personal, duke bërë ndryshime edhe në stilin e tij të jetesës". Ndryshe nga Barroso, Stavros Dimas, komisioneri evropian për ambientin, nget një makinë të vogël, që respekton në maksimum ambientin, "Honda Jazz".
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Lajme Mjedisore

CANBERRA (Reuters) - Le réchauffement climatique entraînera d'ici 2080 des pénuries alimentaires pour des centaines de millions de personnes et de graves pénuries d'eau en Chine et en Australie ainsi que dans certaines parties d'Europe et des Etats-Unis, prédit un nouveau rapport sur le climat.

D'ici la fin du siècle, la montée de la température de deux à trois degrés centigrades fera qu'entre 1,1 et 3,2 milliards de personnes seront confrontées à des pénuries d'eau, indique un rapport du Groupe intergouvernemental d'experts sur l'évolution du climat (GIEC) qui doit être publié en avril mais dont le journal australien The Age a révélé des extraits.

En outre, entre 200 et 600 millions de personnes seront confrontées à des pénuries alimentaires et le long des côtes et la montée des eaux inondera sept millions de maisons.

"Le message est que chaque région de la Terre sera affectée", a déclaré mardi à Reuters le Dr Graeme Pearman, qui a participé à la préparation du rapport.

"Regardez la Chine, comme pour l'Australie, la pluviométrie diminuera considérablement dans les régions agricoles", a-t-il poursuivi.

L'Afrique et des pays pauvres comme le Bangladesh seront les plus affectés parce qu'ils sont les moins en mesure de faire face à la montée des eaux le long des côtes et à la sécheresse.

Le GIEC a été créé en 1988 par l'Organisation météorologique mondiale et le Programme de l'environnement de l'Onu.

Il doit publier vendredi à Paris un rapport qui prévoit d'ici 2100 un réchauffement dans une fourchette de 2 à 4,5 degrés au dessus des niveaux pré-industriels, l'augmentation la plus prévisible étant de trois degrés centigrade.

Ce rapport résumera les bases scientifiques du changement climatique tandis que celui d'avril détaille les conséquences du réchauffement terrestre et les options d'adaptation.

Le rapport d'avril prévoit que les glaciers disparaîtront des Alpes et que certains archipels du Pacifique seront durement touchés par la montée du niveau de la mer et par la multiplication des tempêtes tropicales.

Côté positif, Pearman souligne que la communauté internationale pourrait faire énormément de choses pour éviter le changement climatique si des initiatives sont adoptées rapidement.





ok po e perkthej me aq sa mundem...




Ngrohja e klimes ne planet deri ne 2080 do te sjelle si pasoje, mungese te theksuar ushqimore per qindra milion persona, mungese te theksuar uji ne Kine dhe ne Australi,ne disa vende te Europes dhe ne Amerike...sipas nje raporti te fresket mbi klimen.

Deri ne fund te shekullit, ngritja e temperatures, deri ne 2- 3 grade, do te beje qe 1.1 deri ne 3.2 miliarde persona ne planet do te vuajne rende nga mungesa e ujit...sipas nje raporti te (GIEC)... i cili do te publikohet ne prill te ketij viti nga e cila jane marre disa pjese...

midis te tjerash...200 deri ne 600 milione persona do vuajne nga mungesa e ushqimit dhe vendet bregdetare dhe ngritja e ujrave...do te beje qe te zhduken 7 milione banesa...


Mesazhi qe marrim..."çdo vend i Tokes do te preket nga ngrohja e klimes"...thene Reuters nga Dr Pearman qe ka marre pjese ne pergatitjen e raportit.

Kina dhe Australia do jene shume te prekura nga mungesa e shiut...dmth zonat agrikole.

Afrika dhe vendet e varfra si Bangladeshi do jene zonat me te prekura...sepse nuk do jene ne gjendje te perballojne ardhjen e ujrave... si edhe thatesiren...

GIEC eshte krijuar ne 1988...pjesa tjeter s'ka rendesi /pf/images/graemlins/laugh.gif. Ai do te publikoje te premten ne Paris nje raport qe do te permbledhe bazat shkencore te ndryshimit klimatik...ndersa raporti i prillit te ardhshem do te detajoje shkaqet e ngrohjes dhe mundesine e adaptimit me to.

Raporti i prillit thote se akullnajat do te shkrihen ne Alpe (besoj te Frances)...dhe shume ishuj te Paqesorit do te zhduken nga ngritja e nivelit te detit dhe nga shumefishimi i stuhive tropikale.

Nga ana pozitive...Pearman mendon se komuniteti internacional ka plot gjera per te bere per te evituar ngrohjen e planetit nese iniciativat merren se shpejti.
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Faleminderit per perkthimin /pf/images/graemlins/rolleyes.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Lajme Mjedisore

16 milione hektare pyje natyrale zhduken çdo vit, ekuivalente e siperfaqes se Greqise


1/4 e specieve te gjalla...mund te zhduken deri ne 2050 nen efektin e ndryshimeve klimaterike...

12 miliard eshte numri i njerezve qe Toka mund te ushqeje me teknikat aktuale te produkteve agrikole. Nderkohe 800 milion njerez vuajne nga uria, dhe jemi vetem 6 miliarde mbi Toke.

50% e specieve bimore dhe shtazore jetojne ne pyje tropikale, por gjysma e ketyre pyjeve eshte zhdukur. Megjithate 50% e ilaçeve vijne nga natyra.

10° celcius do te ngrihet temperatura ne vendet polare ne 2100. Ne shekullin XX mesatarja e temperatures eshte ngritur ne 0.6 % nderkohe qe ne shekullin XXI do te ngrihet nga 1° deri 6° celcius.

20 tone mbeturina radioaktive ne vit...jane prodhimi i nje çentrali berthamor. Ne France ka 59 çentrale berthamore nga 443 qe ka ne gjithe boten...dhe Franca merr 80% te energjise qe perdor nga keto çentrale... fuqia e dyte berthamore ne bote...

160% katastrofa klimaterike suplementare, jane rregjistruar qe ne 1975: ciklone, vale nxehtesie, permbytje

Vrima e Ozonit ka shkuar 28 milion m2



15_gf.jpg
 
Top