Re: Lajme Mjedisore
Nje dite, kinse pa makina
Belina Budini, gazeta Shekulli, fq. 21
Tirana i bashkohet, ne bulevardin kryesor, dites evropiane “Ne qytet, pa makinen time”, por trafiku paralizoi rruget dytesore dhe periferike
Kjo dite eshte nje rast per te marre masa te rendesishme si, per shembull, shtimin e linjave te reja te transportit publik, krijimin e zonave per bicikletat, caktimin e zonave te tjera vetem per kembesoret, zona parkimi, programe per aksesin e personave me aftesi te kufizuara. Asgje e tille nuk ndodhi dje as ne Tirane, as ne ato pak qytete te tjera te Shqiperise qe iu bashkuan dites evropiane te braktisjes se makines.
Kur zoterimi i nje makine eshte bere domosdoshmeri ne Tirane, per t’i shpetuar transportit publik me pak efikas te Evropes, gropave me balte dhe pluhur qe te ndjekin nga sheshi para pallatit deri te dera e punes ose se paku mjegullnajes se pluhurit (duke mbajtur dritaret mbyllur dhe kondicionerin hapur), nje “Dite pa makina”, mund te shnderrohet ne dite ferri. Ndersa politikanet shetisnin dje ne bulevardin kryesor, duke ndjekur moden “pa makine”, ne rruget dytesore dhe ato periferike ferri i perditshem u be edhe me i padurueshem, per shkak te trafikut te mbingarkuar. Te pakten per dy ore, aq sa zgjati dita shqiptare kinse pa makina. Sepse duket se edhe vete kryeministri Sali Berisha, beri sikur e la makinen dje, perpara kamerave, duke iu kthyer vetem pak minuta me vone, ne jeten e vertete.
Dhe per te thene te verteten, ne qytetet ku respektohet “Dita pa makina”, eshte nje rast per te marre masa te rendesishme si, per shembull, shtimin e linjave te reja te transportit publik, krijimin e zonave per bicikletat, caktimin e zonave te tjera vetem per kembesoret, zona parkimi, programe per aksesin e personave me aftesi te kufizuara. Asgje e tille nuk ndodhi dje as ne Tirane, as ne ato pak qytete te tjera te Shqiperise qe iu bashkuan dites evropiane te braktisjes se makines. Ne menyre qe te nxisin sjellje te reja, mjetet e transportit publik prezantojne avantazhet e tyre kete dite dhe ofrojne bileta falas gjate gjithe dites pa makina. Kesisoj, stimulohet edhe perdorimi i transportit publik. Por as kjo nuk ndodhi dje ne Tirane.
Presupozohet gjithashtu qe “Dita pa makina”, u ofron njerezve nje dimension pedagogjik si nje moment i rendesishem per t’u informuar rreth mjedisit ne qytet. Por kjo ndodh vetem atehere kur institucionet shteterore kujdesen qe te vendosin neper qytet stenda informuese si edhe ofrojne trakte e fletepalosje per te inkurajuar perdorimin e transportit publik, organizojne ekspozita ose tryeza bisedimesh per te terhequr vemendjen ne lidhje me mjedisin, etj. Nga ana tjeter, hapesira urbane qe u kthehet qytetareve vetem per nje dite, presupozohet t’u lejoje ketyre qytetareve qe ta rizbulojne qytetin e tyre ne nje forme tjeter. Per kete arsye, organizohen manifestime kulturore, sportive dhe komerciale. Nuk i pame...
Edhe dje, si gjithe ditet e tjera, ishte nje dite e tmerrshme me makina dhe trafiku krijonte ate sfondin zanor qe eklipson te gjitha zhurmat e tjera te qytetit. Nuk u provua ne u pakesuan zhurmat dhe ndotjet nga makinat dje ne Tirane, nderkohe qe sipas eksperimenteve te bera ne qytetet evropiane, edhe kur trafiku eshte ndaluar per pak ore, ka rezultuar pakesim i clirimit te disa gazrave dhe pergjysmimi i zhurmes akustike, edhe pse ne dite te tilla trafiku mbetet i dendur ne periferi dhe zonat me ndotje te forte nuk mund te kthjellohen brenda nje dite...