Lajme ekonomike!

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Buxheti shtesë, frikë për realizimin e investimeve

Na është premtuar që investimet publike të planifikuara nga ky buxhet shtesë do të realizohen. Kjo ka qenë deklarata e ministrit Bode dje duke prezantuar buxhetin suplementar të sapo miratuar në qeveri. "Nga të gjitha konfirmimet, diskutimet dhe deklaratat me shkrim që kemi marrë nga institucionet që kryejnë investime publike, na është konfirmuar se këto fonde do të realizohen tërësisht deri në fund të vitit. Ndërkohë që fondet e tjera nuk është problem për t’i realizuar, pasi dihet se realizohen gjithnjë 100 %"-është shprehur ai. Ministri Bide është shprehur i shqetësuar për realizmin e investimeve publike, pasi volumi i tyre bashkë me buxhetin shtesë është 800 milionë USD. Bode tha se " Nuk ka rroga të pa marra, dieta, karburante apo telefona për të shpenzuar. Pra i gjithë problemi është se çfarë do të bëjmë për të realizuar programin e investimeve publike i cili është realisht tepër i madh, të paktën sa dyfishi i asaj që është realizuar në mënyrë tradicionale në Shqipëri. Shkojnë në rreth 800 milion USD investimet e këtij viti". Por, qeveria e ka përsëri gati strategjinë edhe nëse nuk realizohen të gjitha investimet publike të programuara. Sipas ministrit, nëse institucionet dhe ministritë nuk do të realizojnë këto investime atëherë qeveria do të ndërhyjë në dhjetor me një tjetër buxhet. Një praktikë kjo që është bërë e zakonshme tashmë. "Ne do të ndërhyjmë përsëri ndoshta në muajin dhjetor, për të bërë korrigjimet e nevojshme në mënyrë që të gjithë fondet që ne kemi mbledhur dhe janë autorizuar nga Kuvendi të mos mbeten pa u realizuar. Pra të mos digjen, siç thuhet zakonisht, megjithëse ato nuk digjen sepse shkojnë për pakësimin e borxhit publik që është krijuar nga qeveritë e mëparshme"-deklaroi ministri.

E Hene, 16 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Energjia, nga janari 9.6 lekë/kWh

Ministri i Financave “tradhton” FMN-në. Energjia do të shtrenjtohet në vitin 2008

Çmimi i energjisë për konsumatorët nuk do të rritet brenda këtij viti duke lënë të kuptohet që do ta paguajmë më shtrenjtë që nga viti 2008. Kështu, u shpreh dje Ministri i Financave Ridvan Bode i cili i pyetur nga gazetarët për deklaratën e një dite më parë për rritjen e çmimit të energjisë u shpreh se nuk do të ketë rritje të çmimit gjatë vitit 2007. Duket, se kriza presidenciale dhe përgatitja për zgjedhje të parakohshme ka bërë që ministri i Financave të ndryshojë mendjen për ta bërë publike rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në fakt, qeveria nuk ka ndërmend të rrisë çmimin e energjisë që këtë vit, por duke filluar nga viti i ardhshëm.
Subvencioni për KESH
Bode u shpreh dje se "Ky 5 miliardësh sipas të gjitha llogaritjeve dhe sipas konsultave që kanë bërë edhe ekspertët ndërkombëtarë që asistojnë KESH-in gjithashtu ( Banka Botërore dhe FMN, pasi KESH –i është futur edhe në agjendën e Fondit), vlerësimet janë që 5 miliardë janë të mjaftueshme për ta ndihmuar kompaninë dhe për të rritur kapacitetin e saj që të vijojë programin e investimeve dhe aktivitetin e përditshëm pa pengesa dhe të mundësojë plotësimin e nevojave që ka vendi për furnizim me energji elektrike. Pra, nuk mendoj se do të ketë ndonjë risk tjetër brenda vitit". Kështu, Bode ka bërë të qartë që brenda vitit 2007, nuk pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë. Por ai nuk e ka përjashtuar rritjen e çmimit në vitin 2008. "Ndërkohë që nuk janë përjashtua risqet në perspektivë, në qoftë se thatësira do të vazhdojë me të njëjtën ashpërsi që ka qenë këto dy vitet e fundit"-tha ai.
“Tradhëtia” ndaj FMN-së
Në të njëjtën kohë në memorandumin e mirëkuptimit me FMN, qeveria shqiptare shprehet se "Ne po përpiqemi që të eliminojmë gropën financiare në KESH, duke filluar nga viti 2008, përfshirë dhe një rritje të tarifave të energjisë, nëse do të jetë e nevojshme. Ndërkohë, sipas Bodes 5 miliardë lekët janë akorduar pikërisht për të subvencionuar çmimin e energjisë. "Nuk ka politikë për rritjen e çmimit në këtë vit, por po e subvencionojmë me shpresë që bilanci i prodhimit të kompanisë të jetë i mjaftueshëm për të vijuar me atë çmim që kemi aktualisht". Kështu në të kundërt çmimi do të rritet që nga viti 2008.
Kontradikta
Në krahasim me një 2 ditë me parë, ministri Bode ka dhënë dy variante për çmimin e energjisë. Duket se Bode ka bërë autokritikë për deklaratën e tij të mëparshme tek kryeministri Berisha dhe dje u paraqit me tjera argumente e qëndrime mbi situatën e çmimit të energjisë. Para dy ditësh Bode deklaroi se " “Ky është një raport i çmimit që ka energjia elektrike me tregun tonë. Ne jemi në kushtet e pamundësisë për ta përballuar. Sa më shumë dalim në tregun ndërkombëtar aq më shumë kthehet në një problem çmimesh. Çmimet e energjisë në Shqipëri duhet të jenë të barabarta me ato në Bashkimin Evropian”. Por dje ai paraqiti të tjera argumente në rritje me çmimin e energjisë, megjithëse nuk e mohoi tërësisht këtë mundësi.

E Hene, 16 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Gjoba ndaj Top-it me metoda “aforfe”

Supergjoba është llogaritur mbi një studim një mujor të KKRT-së. Picari rrëfen “mëkatet” e Top Medias

Një studim mediokër i Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit i ka shërbyer Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të vendosur supergjobën mbi Top Channel. Metoda e llogaritjeve të gjobës është zbardhur dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ka qenë kreu i këtij institucioni, Gerta Picari, e cila në një deklaratë të gjatë dhe me një zë të dridhur me sa duket nga presioni i medieve të shumta, ka zbardhur arsyet që sipas tatimorëve çuan në vendosjen e gjobës 12 milionë euro jo vetëm për Top-Channel por për një sërë sipërmarrjesh të grupit Top Media dhe jashtë tij ku ka pjesë pronari i këtij televizioni. Në konferencë ka qenë dhe pronari i Top Channel Dritan Hoxha i cili e ka konsideruar të qëllimshëm kontrollin e ushtruar në të gjitha shoqëritë ku ai kishte aksione.

Gjoba “amorfe”
Metoda që përdor KESH për të llogaritur konsumin e energjisë ku nuk ka matësa duke se është përdorur dhe nga tatimorët për gjobën ndaj Top Medias. Picari tha dje se baza e llogaritjes së evazionit të reklamave të transmetuara nga Top Channel ishte një studim dy mujor i KKRT, një referencë e çuditshme kjo për të përgjithësuar intensitetin e reklamës së dy muajve me periudhë 4-5 vjeçare. Duke cituar disa nene të ligjit për procedurat tatimore, Picari tha se “organet tatimore kanë të drejtë të vlerësojnë me metoda alternative detyrimet tatimore të shoqërive që rrjedhin nga veprimtaria e tyre”. Sipas Picarit, monitorimi i kryer nga KKRT-ja, i cili është i vetmi institucion ligjor i specializuar për monitorimin e mediave, zbardh faktin se në periudhën prill - maj 2005, rezulton se "Top Channel" ka deklaruar vetëm 23% të të ardhurave reale të realizuara nga shitja e reklamave. Pra, evazioni është në masën 77%. Ky konkluzion është nxjerrë nga vetë KKRT-ja e asaj kohe e drejtuar nga Halil Lalaj, në raportin për monitorimin e hollësishëm të periudhës 2002 - 2005. Pra, duket qartë se llogaritjet e tatimorëve nuk janë aspak profesionale dhe përgjithësojnë rezultatet e një studimi dymujor(që ende nuk dihet sa i konfirmuar dhe profesional është) me shifra me shumë zero të evazionit fiskal.
“Kundërshtimet” e Top Channel
Nga kontrolli i ushtruar në këto kompani, tha Drejtoresha Picari, rezulton se, Top Channel është një kompani që nuk i është ushtruar asnjëherë kontroll nga organet tatimore që nga krijimi dhe fillimi i veprimtarisë së tij. Në kuadrin e ushtrimit të detyrave funksionale dhe lajmërimit për ushtrim kontrolli në këtë kompani, organet tatimore nuk kanë gjetur mirëkuptim dhe bashkëpunim me këtë kompani. Përkundrazi inspektorët nuk janë lejuar të futen as në ambjentet e shoqërisë, nuk u janë vënë në dispozicion dokumentacionet e nevojshme dhe u është ushtruar presion psikologjik dhe mediatik. Këto pengesa, theksoi ajo, janë dokumentuar edhe në procesverbalet e datës 02.04.2007; 05. 04.2007 ;06. 04.2007; 10.04.2007. Nga ana tjetër, theksoi ajo, organi tatimor duke përdorur metodat alternative që shpjeguam më sipër konkludon se, për periudhën 2002 - 2007 "Top Channel" në vitin 2002 ka deklaruar 57 punonjës ndërkohë që në shkurt të vitit 2007 janë deklaruar 216 punonjës. Ky numër punonjësish, nuk i përgjigjet realitetit mediatik shqiptar dhe flet qartë për abuzimet dhe fshehjet e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu niveli i pagave të deklaruar nga "Top Channel" është në kufijtë minimalë, duke deklaruar paga të njëjta me sektorin e industrisë me fason, ku siç dihet punojnë njerëz të pakualifikuar. Gjithashtu, krahasuar me nivelin e pagave të Televizionit Publik Shqiptar (TVSH), janë rreth 50% më të ulëta.

E Hene, 16 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Berisha i rrit pagën këshilltarëve të tij

Ideatorët e taksës së sheshtë që rëndon pagat e ulta i propozojnë shefit rritjen e pagës së tyre

Kryeministri i ka rritur pagën këshilltarëve të tij që më parë i kishin propozuar vendosjen e një takse të sheshtë mbi pagat. Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave nga buxheti shtesë, është propozuar nga këshilltarët e kryeministrit Berisha të cilët kanë përfituar nga kjo rritje. Edhe pse pagat e tyre janë të larta, dhe taksa e sheshtë mbi të ardhurat e favorizonte këtë kategori duke i rritur të ardhurat e tyre neto, kryeministri i ka përfshirë në vendim e tij të fundit për ti rritur edhe më tej pagën. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, struktura dhe nivelet e pagave për zëvendësministrin dhe nëpunësit e kabineteve në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është përcaktuar me këtë vendim qeverie.
Rritja e rrogave
Kryeministri ka rritur rrogën e postit të zëvendësministrit nga 107 mijë lekë në muaj në 129 mijë lekë. Por vendimi i qeverisë vijon "Këshilltari i Kryeministrit, Shefi i protokollit të kryeministrit dhe Drejtori i kabinetit të zëvendëskryeministrit barazohen me pagë me zëvendësministrin".
Për pasojë të gjithë këta persona do të përfitojnë nga rritja e pagës. Përjashto zëvendësministrin, këshilltarët e kryeministrit, shefi i protokollit dhe drejtori i kabinetit të zvkryeministrit kanë patur një pagë prej 111 mijë lekë të bazuar në hierarkinë e pagave të nëpunësve civilë. Kështu, këshilltarët e Berishës, kanë përfituar jo pakë por plot 18 mijë lekë në muaj rritje page nga buxheti shtesë i qeverisë. Kjo rritje siç e përmendëm është dhe më e lartë duke marrë parasysh që kjo kategori pagash paguante më tepër taksa me sistemin progresiv të tatimit mbi të ardhurat. Kështu, taksa e sheshtë dhe rritja e pagave ka gëzuar më së shumti këshilltarët e kryeministrit, disa nga të cilët kanë qenë dhe propozues të taksës së sheshtë. Ndërkohë që vendimi i qeverisë shton në listën e hierarkisë së pagave për nëpunësin civil dhe ndihmësin e Kryeministrit, këshilltarin e zëvendëskryeministrit barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-b, e cila është 100 mijë lekë. Ndërsa, ndihmësi i zëvendëskryeministrit dhe drejtori i kabinetit të ministrit barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë II-a.

E Marte, 17 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Antimonopoli thërret pronarët e Albtelekomit

Nesër do të zhvillohet një seancë me pyetje për turqit e CETEL për tregun e telefonisë

Antimonopoli shqiptar ka kërkuar të zhvillojë një seancë diskutimi me turqit e CETEL që kanë blerë 76 % të aksioneve të Albtelekom dhe po kaq të licensës së tretë të telefonisë mobile, “Eagle Mobile”. Në një njoftim zyrtar të Autoritetit të Konkurrencës, thuhet se Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 13 korrik 2007 shqyrtoi raportin e përgatitur nga Sekretariati mbi kërkesën nga ana e Çalik Enerji Telekomunikasyon Hizmetleri A.S.(“CETEL”)(Blerësi) për marrjen e autorizimit të përqëndrimit për transaksionin e shitblerjes së 76 për qind të aksioneve të Albtelecom sh.a. Për të konsultuar në mënyrë më të plotë planet e zhvillimit të blerësit në treg, Komisioni i Konkurrencës do të zhvillojë një takim konsultativ me Blerësin me datë 18 korrik 2007, ora 10.00.
Kontrata
Më datë 19 qershor 2007, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në cilësinë e aksionerit të vetëm të shoqërisë Albtelecom sh.a, i shiti CETEL paketën prej 11 400 000 aksione me vlerë nominale prej 1 000 lekë aksioni, që përfaqësojnë 76 % të kapitalit të Albtelecom që përfaqëson shumicën e të drejtave të votës në Asamblenë e Përgjithshme. Si rrjedhim, CETEL përfiton në mënyrë direkte kontrollin eksluziv(të plotë) të Albtelecom dhe në mënyrë indirekte të “Eagle Mobile” sipas nenit 10, pika 1 shkronja b të ligjit nr.9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.
Sipas deklaratës, Autoriteti i Konkurrencës do ta shqyrtojë përqëndrimin CETEL-Albtelecom mbështetur në nenin 10, 12, nenet për procedurat e kontrollit të përqëndrimeve(53-64), të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.
Autoriteti i Konkurrencës nëpërmjet një njoftimi publik ka shpreh interes për opinione të ndryshme nga bizneset dhe publiku dhe se do të marrë në konsideratë çdo koment për këtë kërkesë.

E Marte, 17 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Qeveria mashtroi me 400 milionë dollarët e BB

Zbulohet gënjeshtra. Berisha mashtroi kryetarët e komunave se Banka Botërore do t'iu ndërtonte rrugët, shkollat, spitalet etj.

Berisha: si fillim 400 milionë usd kredi nga BB
Në fjalën e tij Kryeministri Berisha në 10 vjetorin e krijimit të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë, sipas linkut të departamentit të informacionit të Këshillit të Ministrave(http://www.keshilliministrave.al/shqip/lajm.asp?id=7681) pati deklaruar se:
“Jam sot këtu për t’u premtuar se këtë vit ne ndërmarrim një projekt të ri shumë të rëndësishëm, një projekt i cili si fillim kap vlerën 400 milionë dollarë kredi nga Banka Botërore, e cila do të adresohet e tëra për infrastrukturën e komunave tuaja, për rrugët, në mënyrë që ju, qytetarët tuaj, fermerët tuaj, të kapnin sa më shpejt tregun, në mënyrë që zonat tuaja turistike të kapen sa më shpejt nga qytetarët shqiptarë dhe të huaj”.

Një skandal tjetër i qeverisë shqiptare me institucionet financiare ndërkombëtare është zbardhur dje në Komisonin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financës. Ka qenë një deklaratë e deputetit të opozitës Arben Malaj mbështetur mbi disa hetime të medias për një fond rreth 400 milionë dollarë që sipas kryeministrit do ta akordonte Banka Botërore. Në këtë mënyrë socialistët kanë akuzuar qeverinë se ka mashtruar më emrin e Bankës Botërore kur kanë përmendur se ky organizëm do të ndihmojë vendin tonë me rreth 400 milionë dollarë në mbështetje të infrastrukturës rrugore rurale në vend. Deputeti Malaj tha se “qeveria ka abuzuar me emrin e Bankës Botërore për 400 milionë dollarë kredi pasi shuma e akorduar nga BB për tre vjet nuk i kalon 160 milionë dollarë amerikanë”. I gjendur në befasi, zv/ministri i Financave Sherefedin Shehu tha se kryeministri ka folur për projekte në vlerën 400 milionë lekë!, një shifër kjo rreth 100 herë më e ulët se vlera e deklaruar nga kryeministri.
Investigimi
Deputetët e PS thanë në komisionin e ekonomisë se në asnjë rresht të ëebsitet të organizmit të njohur nuk përmendet ky investim. Demagogjia e qeverisë merr përmasa qesharake edhe për faktin se mbështetja e BB për vendin tonë gjatë tre viteve të fundit nuk I ka kaluar 196 milionë dollarë. Kurse shifra astronomike del mbi përparësitë e këtij organizmi. Përballë këtij mashtrimi i pari që është tërhequr ka qenë zv/ministri i financave Sherefedin Shehu. Ai pranoi se vërtet është përmendur nga kryeministri shifra se Banka Botërore ndihmon Shqipërinë me 400 mil dollarë, por sipas tij ky fond do të realizohet edhe në bashkëpunim me organizma të tjerë. Një gjë e tillë duket se nuk ka ndodhur pasi ligjërata e Berishës në takim me rastin e dhjetë vjetorit të krijimit të Shoqatave të Komunave me kryetarët e komunave ka qënë e specifikuar se Banka Botërore si fillim do të akordojë 400 milionë dollarë për zhvillimin e zonave rurale.

E Marte, 17 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Grekët, urë për Gazprom në Shqipëri

Një kompani greke do të marrë TEC-in e Fierit. Lidhja me Gazprom për të hyrë në tregun tonë

Kompania greke Copelouzos Group ka shprehur interes për t'u futur në tregun energjetik shqiptar. Dje, një grup drejtuesish të Copelouzos Group, të përfaqësuar nga Dimitris Copelouzos, President dhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë së njohur që operon në fushën e energjisë u takuan me kryeministrin Berisha. Kjo kompani ka aplikuar në tenderin për ndërtimin e Termocentralit të Fierit me kapacitet prodhues 200 megavat. "Krahas këtij projekti tashmë të prezantuar, Copelouzos Group e njohu Kryeministrin me një tjetër projekt për ndërtimin e një termocentrali me gaz në zonën e Korçës, me fuqi prodhuese 300 megavat"-thuhet në deklaratën për shtyp të qeverisë. Kjo ide, për këtë vepër energjetike ka qenë prej shume vitesh dhe pas një studimi të kujdesshëm, dhe dje u paraqit si projekt tek Kryeministri Berisha. Projekti përfshin edhe ndërtimin e një gazsjellësi Greqi-Shqipëri për të furnizuar me gaz termocentralin. Kjo kompani ka marrë dhe "ok" e vetë kryeministrit Berisha gjatë takimit. Berisha shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë për projektet energjetike të COPELOUZOS GROUP. Ai tha se "numri i investitorëve të huaj po rritet nga dita në ditë dhe për pasojë tregu ballkanik është i etur për energji. Në këto kushte tha Kryeministri, veprat energjetike të të gjitha llojeve, të mbështetura në teknologji moderne do të jenë prioritet i qeverisë".
Aleanca me Gazprom
Kompania greke Copelouzos Group, ka një kontratë me kompaninë ruse Gazprom. Kështu, Copelouzos Group nëpërmjet një kompani ky zotëron 25% të aksioneve, ka një kontratë me rusët e Gazprom për të importuar gaz deri në vitin 2016. Duket se grekët, po bëjnë urën lidhëse me rusët për të hyrë në tregun Ballkanik të energjisë. Duke qenë se pas mbylljes së ofertuesit më të madh të energjisë, termocentralit bërthamor në Bullgari, tashmë tregu ballkanik po vuan një mungesë energjisë elektrike ku çmimet për megavat janë rritur së tepërmi. Në fakt, rusët kërkojnë më së tepërmi që të përdorin vendin tonë jo thjesht si konsumator të gazit që ajo prodhon por më së shumti si një urë për të transportuar energji në perëndim. Kryeministri është shprehur disa herë që qeveria po negocion me kompaninë ruse Gazprom për të investuar në Shqipëri, por mesa duket nuk do të jenë rusët drejtpërdrejt që do të investojnë në projekte energjetike por aleatët e tyre grekë. Nga ana tjetër, një sërë projektesh me investitorë amerikanë janë në nisje si projekti AMBO, dhe termocentrali në Fier i cili do të ndërtohet nga kompania ASG Poëer.

E Merkure, 18 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Çmime ndërkombëtare për miellin pa cilësi

Grosistët e miellit shprehen se rritja në tregun ndërkombëtar i grurit i ka detyruar të rrisin çmimin e miellit.

Grosistët e kanë justifikuar rritjen e çmimit të miellit me rritjen e çmimit ndërkombëtar të grurit. Ata, shprehen se rritja e çmimit ndërkombëtar i grurit në sezonin e korrjeve ka bërë që ata ta importojnë grurin me çmime më të larta, e për pasojë ta reflektojnë tek çmimi i miellit. "rritja e çmimit të grurit do të reflektohet tek ai i miellit dhe si pasojë ai i bukës, edhe pse këtu nuk është e thënë që kjo të ndjehet menjëherë. Arsyeja kryesore është thatësira dhe konsumi. Pritet një ulje nga vjeshta kur të hyjnë në lojë produktet e Argjentinës dhe Brazilit"-është shprehur përfaqësuesi i fabrikës së miellit Prima, Adi Haxhiymeri. Ndërkohë që nga ana tjetër prodhuesit e bukës janë shprehur se do të rrisin çmimin e bukës. Kjo është një përpjekje e bërë dhe më parë nga furrat e bukës për të rritur çmimin me justifikimin e rritjes së kostos si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Ndërsa kësaj radhe i është shtuar dhe rritja e çmimit të miellt. Por, argumenti për rritjen e çmimit ndërkombëtar të grurit është i ekzagjeruar për një treg të vogël si Shqipëria. E vërteta është që çmimi i grurit gjatë kësaj periudhe ka pësuar një rritje në tregun ndërkombëtar, por që kjo të reflektohet në tregun vendas është jashtë logjikës ekonomike pasi mielli nuk është një mall kaq likuid dhe që të lëvizë direkt me ndryshimin e çmimit në treg ndërkombëtar. Madje një prodhues buke shprehet se nuk është mundur që mielli që importojnë grosistët tanë të ketë pësuar ndonjë rritje sinjifikative pasi cilësia që sjellin ata është shumë e ulët, e për pasojë çmimi është disa herë më i lirë. Rreth 70 përqind e miellit në vend importohet. Tregtia e këtij produkti në vendin tonë është përgjithësisht e monopolizuar nga 2-3 shoqëri, dhe kësisoj çmimet janë më kollaj të kontrollueshme nga to.
Bloja
Industria e blojës ka patur një lulëzim gjatë viteve të fundit ku janë bërë investime në miliona euro. Sipas të dhënave nga ministria e Bujqësisë, industria e blojës rritet mesatarisht 8.4 përqind në vit. Statistikat nga Unioni i Prodhuesve të Miellit, tregojnë se investimet në këtë industri gjatë viteve 2004-2005 arrijnë në 40 milionë USD. Si pasojë e zhvillimit të kësaj industrie importi i grurit është më i lartë sesa i miellit. Por kjo tashmë ka sjellë dhe rritjen e çmimit nga grosistët e shitjes së miellit të bluar në vend. Kjo për arsye se ata kanë arritur të kenë një kontroll mbi çmimin e miellit dhe nuk kanë konkurrencë me miellin e importit. Sot në industrinë e blojës funksionojnë mbi 350 linja përpunimi dhe fabrika bloje si dhe rreth 800 fabrika buke. Në këtë sektor janë të punësuar rreth 900 punonjës në blojë dhe mbi 3000 punonjës në industrinë e prodhimit të bukës. Ndërkohë që një numër i madh mullinjsh bloje ekzistojnë në zonat rurale ku familjet fermerë përpunojnë grurin për nevoja të përdorimit vetjak.

E Merkure, 18 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Antimonopoli do të hetojë bankat

Nënshkruhet marrëveshja që i hap rrugën hetimit të bankave për normat e larta të interesit

Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Konkurrencës do të bashkëpunojnë për marrjen e masave për të evidentuar dhe ndaluar kufizimet horizontale të konkurrencës (realizimin e marrëveshjeve për çmimet e shërbimeve, normat e interesit, territorin e tregjeve etj.), kufizimet vertikale të konkurrencës (diskriminimin nëpërmjet normave të interesit për klientë të ndryshëm në të njëjtin treg, diskriminimin nëpërmjet kufizimeve dhe kërkesave specifike për garanci e kushte të tjera për klientë me kushte të njëjta, në një treg të ngjashëm etj.,) si edhe për të shmangur abuzimin e mundshëm me pozitën dominuese në treg të një ose disa bankave. Kjo pritet të realizohet nëpërmjet hetimeve të tregut mbështetur edhe mbi një Memorandum Mirëkuptimi në fushën e mbrojtjes e konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun bankar dhe financiar midis Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Konkurrencës. Memorandumi u nënshkrua dje nga Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe Lindita Milo (Lati), Kryetare e Autoritetit të Konkurrencës.
Fullani dhe Lati e konsideruan si shumë të rëndësishme eficensën dhe rregullat e lojës së ndershme në sistemin bankar në mënyrë që klientët e bankave të marrin çmime(interesa) sa më reale dhe pa deformime. Formalizimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve nëpërmjet realizimit të këtij memorandumi, është i nevojshëm në kushtet kur zhvillimet e shpejta në sektorin bankar dhe financiar po nxiten si rezultat i vendosjes së këtyre zhvillimeve në një mjedis të ri konkurrencial, të kushtëzuar nga integrimi i ekonomisë në tregjet rajonale dhe evropiane si dhe nga hyrja e investimeve të fuqishme në sektorin financiar. Memorandumi i krijon të dy institucioneve, hapësirën e nevojshme që brenda kuadrit ligjor dhe rregullativ të rrisin bashkëpunimin e tyre të ndërsjelltë, duke shkëmbyer informacion dhe ekspertizë për të përmirësuar situatën aktuale në tregun bankar dhe financiar lidhur me shkallën e konkurrencës, si dhe për të shmangur rastet e kufizimit, të pengimit dhe të deformimit të konkurrencës në këtë treg. Pas nënshkrimit të memorandumit të dy titullarët ndanë të njëjtin mendim se ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të integrimit evropian, ku konkurrenca edhe në sektorin bankar ka një rëndësi të veçantë për një sistem financiar sa më të shëndetshëm dhe me përfitime më të ndjeshme për klientët dhe publikun, në përgjithësi.

E Merkure, 18 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

40 milionë euro parapagim për Durrës-Kukës

Drejtori i Përgjithshëm i rrugëve pranon se paratë janë dhënë pa kryer punimet dhe se po punohet pa projekt të plotë

Qeveria shqiptare ka pranuar dje se ka bërë pagesa në avancë për firmat në rrugën Durrës-Kukës pa u kryer punimet. Ndërkohë që prokuroria e Tiranës ka hapur një hetim për fondet e përdorura në ndërtimin e projektit më të madh të investimeve publike në Shqipëri, fakte të reja janë zbardhur dje në Komisonin e Ekonomisë. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Ylli Gjoni dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, të ftuar në komisionin e Ekonomisë dhanë shpjegime lidhur me volumin e punimeve të kryera, respektimin e afateve të punimeve dhe kritereve që ndiqen në realizimin e tyre. Në këtë komision u diskutua mbi punimet në segmentin Rrëshen- Kalimash, ku përfaqësues të Ministrisë, u shprehën se deri tani janë dhënë 40 milion euro parapagim dhe se vetëm për vitin 2007, shuma e investimit kap vlerën e 155 milion eurove nga të cilat 60 milion nga buxheti shtesë që pritet të miratohet në Kuvend.
Nuk ka projekt të plotë
Që kur u inauguruan punimet e firmës Bechtel dhe Enka në tunelin më të madh të rrugës në segmentin Rrëshen-Kalimash, ABC denoncoi mungesën e një projekti të qartë se ku do të kryheshin punimet. Firmat prisnin rezultatet e studimit të firmës franceze Scetaroute, për projektin teknik por fushata elektorale për zgjedhjet vendore përshpejtoi fillimin e punimeve dhe vetë kryeministri Berisha bashkë me ish-ministrin e Transporteve Lulëzim Basha shtypën butonin e fillimit të punimeve të tunelit prej 6 kilometra.
Por dje në Komisonin e Ekonomisë ekspertët e transporteve dhe drejtorisë së përgjithshme të rrugëve kanë pranuar se nuk ka një projekt të plotë të superstradës Durrës-Kukës. Punimet që po kryhen në këtë rrugë, sipas ekspertëve janë të copëzuar në disa segmente dhe janë marrë përsipër nga firma të ndryshme. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Ylli Gjoni pranoi se disa segmente projektet janë dorëzuar jashtë afatit duke shkelur në këtë mënyrë procedurat ligjore të zbatimit të projekteve. Për më tepër, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit Erion Braçe drejtori Gjoni pranoi se një pjesë e pagesës së projekteve është bërë në avancë pa u realizuar volumi i punimeve të kërkuara.
Në segmentin Durrës-Kukës, që parashikohet të përfundojë brenda vitit 2009 janë parashikuar të ndërtohen një sërë veprash arti dhe një tunel që ëhstë ndër më të gjatët në Ballkan. Përveç ndërtimit të tunelit, projekti parashikon ndërtimin e mbi 35 urave e viadukteve. Gjatësia totale e urave do të jetë afërsisht 4500 m dhe ura më e madhe është aktualisht e parashikuar të jetë 100 m e lartë. Këto ura do të ndërtohen duke përdorur trare beton-armë të paranderur me gjatësi standarte 40 m të cilët do të jenë të parafabrikuar në kantierë të ndërtuar afër autostradës.

E Merkure, 18 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ruli dorëzohet: Nuk ka energji. Kriza do vazhdojë

Kriza energjetike do të vazhdojë dhe në dimër. Bizneset të fillojnë të kursejnë

Ministri i Energjetikës, Genc Ruli, ka pranuar dje se tashmë qeveria është dorëzuar para krizës energjetike dhe nuk shikon ndonjë rrugëdalje për të ndryshuar situatën e energjetike në vend. Tashmë kriza është e dukshme dhe as qeveria dhe as KESH nuk kanë mundësi ta ndryshojnë këtë situatë. E vetmja zgjidhje e cila do të përmirësonte situatën kritike në të cilën ndodhet vendi është të rriten importet, gjë e cila është e pamundur në këtë periudhë. Ruli, duke iu përgjigjur dje interesimit të mediave, lidhur me situatën e vështirë energjetike që po kalon vendi gjatë kësaj periudhe, u shpreh se, "zgjidhja e vetme mbeten importet". E gjithë kjo situatë sipas, Rulit ka ardhur pasi, sistemi yni i energjisë në masën 99% është me hidrocentrale, të cilat varen nga reshjet, të cilat këtë vit kanë qenë vetëm në stinën e dimrit. "Është një rekord që për gati 80 vjetësh, nuk kemi patur një nivel të tillë prurjesh në Drin, prej 13 metrash kub në sekondë dhe faktikisht zgjidhja e vetme mbeten importet",- tha ministri Ruli. Ai shtoi se "importet shoqërohen me të gjitha problemet që kemi në rrjetin rajonal, si mbingarkesat e mëdha, pasi të gjitha vendet të cilat kanë vartësi më të vogël nga energjia hidro, si Greqia dhe Maqedonia, të cilat varen në masën 20-30%, nga energjia hidro kanë rritur në mënyrë të ndjeshme importet."
Duke iu referuar, sistemit të transmetimit në të gjithë rajonin , Ruli tha se probleme me furnizimin me energji ka patur ditët e fundit edhe në Maqedoni, si dhe në sistemin e transmetimit, në pjesën veriperëndimore të Greqisë, dhe në pjesën e ishujve të këtij shteti, dhe të gjitha këto shkaktohen nga mbingarkesat e mëdha që sjellin flukset e importeve në rajon. Por tha ministri Ruli, megjithë këto vështirësi, me këmbënguljen tonë deri tani, kemi arritur të mbajmë një nivel importi prej 6 milionë kilovat orë në ditë, duke prodhuar edhe po kaq, në vend. Por kjo sasi prej 12 milionë kilovat orë në ditë nuk është aspak e mjaftueshme për një kërkesë energjie e cila gjatë kësaj periudhe është rreth 18 milionë kah në ditë. Kështu, ky deficit po plotësohet me kufizime të rënda në të gjithë vendin.
Bizneset të kursejnë
Ministri Ruli, kërkoi të optimizohet konsumimi i energjisë elektrike dhe se, "duhet të ketë një mirëkuptim nga të gjithë, pasi nuk mund të gjendet më shumë energji, nuk ka më mundësi për më shumë dhe duhet të mendojmë se sido që të jetë, periudha e dimrit është më e vështirë se ajo e verës.".
Sipas ministrit Genc Ruli, pavarësisht kësaj situate, " porositë më të fundit që i janë dhënë drejtuesve të KESH-it, është të sigurojnë një furnizim sa më normal, së pari për zonat turistike, që të mos ta ndërpresim këtë aktivitet ekonomik gjatë kësaj periudhe, të mbahen në kujdes të veçantë ujësjellësit, të gjithë institucionet publike të rëndësisë së veçantë, spitalet, etj, ndërsa zonat e tjera dhe qytetet do t'i nënshtrohen kufizimeve". Ministri Ruli, theksoi gjithashtu se në vëmendje, kanë qenë edhe ato zona ku biznesi është i përqendruar, me aktivitete madhore për të patur një furnizim sa më të mirë, por duke kërkuar që bizneset të mund të kalojnë një pjesë të aktivitetit edhe në orët e natës, për të mos ngarkuar periudhën e pikut.
Nuk ka zgjidhje afatshkurtër
Por, duke ju referuar edhe situatës energjetike në Ballakan, ministri Ruli tha se, jemi në kontakt të pandërprerë me ministrat e energjetikës në rajon, që shumë nga problemet, mund t'i përballojmë në këtë situatë, vetëm falë një bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me njëri-tjetrin.
Në këtë kontekst ministri Ruli , tha se Shqipëria në këtë situatë, ka nevojë më të madhe, nga të gjitha vendet e tjera, që kanë edhe kapacitete të tjera alternative,si termocentrale, etj, por nënvizoi se " lehtësimi i situatës varet shumë se ç'farë ndryshimi do kemi në regjimin klimaterik, ku reshjet e shumta që mund të fillojnë nga fundi i gushtit, apo nga shtatori do të sjellin një përmirësim të lehtë, por gjithsesi ato nuk mund të zëvendësojnë dot ujin e munguar deri tani, në kaskadën e Drinit."

E Enjte, 19 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Sponsorizimet deri në 5 për qind të shpenzimeve

Qeveria miraton projektligjin që ul nga 10 në 5 për qind shpenzimet e zbritshme për sponsorizime

Tregu i reklamave pritet të ketë një tjetër tkurrje me miratimin e ndryshimeve në ligjin “Për sponsorizimet”. Dje qeveria, është tërhequr nga kufizimet për njohjen e shpenzimeve të firmave për reklama por ka kufizuar njohjen e shpenzimeve për sponsorizime. Këshilli i Ministrave miratoi dje draftin për disa ndryshime në ligjin ekzistues “Për sponsorizimet” duke ulur përqindjen e shpenzimeve që njihen si të zbritshme për shkak të reklamës. Sipas ndryshimeve të propozuara, shuma e sponsorizuar u njihet si shpenzim i zbritshëm sponsoirve deri në masën 3 për qind të fitimit para tatimit. Sipas ligjit ekzistues njihej deri në 4 për qind e kësaj shume ndërsa qeveria në fillim kishte propozuar njohjen e vetëm 1 për qind të shumës së shpenzimeve për sponsorizim si të zbritshme.
Një ndryshim thelbësor vjen për biznesin e vogël pasi me ligjin e ri këtij biznesi nuk do t’i njihet asnjë shpenzim për sponsorim si i zbritshëm. Ndërsa për bizneset e mëdha dhe VIP, ndryshe nga ligji ekzistues kur njiheshin si shpenzime të zbritshme shuma deri në masën 10 për qind të fitimit para tatimit...”, me projektligjin e ri kjo shumë përgjysmohet dhe sponsorizuesve do t’iu njihet si shpenzim i zbritshëm shuma deri në masën 5 për qind të fitimit para tatimit...”.

E Enjte, 19 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Tatime për MJAFT pas gjobës për Top-in

Pasi ndryshoi ligjin e gjobave tatimore për të sulmuar Top Channel, Berisha miraton një ligj të ri: Edhe OJQ-të duhet të kontrollohen dhe të paguajnë tatim-fitimin. Të parat në listë, OJQ-të e konsideruara si opozitare

Një sërë organizatash joqeveritare kanë filluar të shesin shërbimet e tyre si studime, sondazhe apo publikime duke gjeneruar të ardhura jashtë objektit të veprimtarisë. Ndaj dhe me ndryshimet e këtij ligji pritet një kontroll i tatimorëve në zyrat e organizatave joqeveritare që do të hapë debate të forta në ligjshmërinë apo jo të financave të OJF-ve. Edhe më parë qeveria është munduar të ushtrojë kontroll në financat e organizatave joqeveritare por pa sukses. Në një debat publik para disa javësh kryeministri Berisha dhe drejtuesi i lëvizjes “Mjaft” shkëmbyen akuza të ndërsjellta respektivisht për burimet e dyshimta të financimit të fushatës elektorale të PD-së dhe fondet miliona euro që shpenzon organizata që drejton Erion Veliaj. Në këtë mënyrë pas miratimit të këtij projektligji pritet të fillojnë dhe kontrollet për burimin e gjenerimit të të ardhurave të OJQ-ve dhe sipas gjitha gjasave këto kontrolle do të fillojnë nga financat e majme të lëvizjes “Mjaft” që mbështetet veç të tjerave edhe nga ambasada e vendeve të ulta në Tiranë. Po ashtu një tjetër OJQ që kundërshton në mënyrë kronike kryeministrin dhe që është bërë pjesë e zhargonit të tij është dhe instituti “Agenda” që për Berishën është i PS-së pasi drejtohet nga zyrtarë të lartë të kësaj partie.

Beteja me shoqërinë civile
Në këtë mënyrë një tjetër betejë pritet të hapë qeveria shqiptare me të ashtuquajturën shoqëri civile. Me anë të një ndryshimi në nenin 40, të ligjit nr.8788, datë 7.5.2001, “Për organizatat ofitimprurëse”, shumë nga këto organizma do të detyrohen së shpejti të paguajnë taksa njëlloj si të ishin aktivitet fitimprurës. Ndryshimi i objektit të veprimtarisë të një sërë organizatash joqeveritare tashmë është evident në Shqipëri dhe qeveria ka menduar t’i taksojë për këtë. Kështu neni i famshëm 40 i ligjit për organizatat jofitimprurëse(joqeveritare) do të përcaktojë më saktë rastet e lehtësimit dhe përjashtimit nga detyrimet fiskale.
Tatimi mbi OJQ-të
Sipas draftit të miratuar dje në qeveri dhe që së shpejti pritet të hapë debate në Kuvend, “organizatat jofitimprurëse, pavarësisht nga format e organizimit, qëllimi që ndjekin dhe veprimtaritë që ushtrojnë, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat, që realizojnë nga dhurimet dhe kuotat e anëtarësisë”. Por sipas ligjit të ri të ardhurat e realizuara duhet të destinohen për veprimtari, për të cilat organizata është regjistruar. Pasi përndryshe, sipas draftit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, në rast të kundërt, veprimtaria vlerësohet fitimprurëse dhe i nënshtrohet tatimit.

E Enjte, 19 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

500 milionë euro për dy fabrika çimentoje

Antea Cement dhe Cementos Aguila do të hapin për dy fabrika në pyjet e Fushë-Krujës

E dhëna e fundit zyrtare për prodhimin e çimentos në Shqipëri daton herët që në vitin 2000 kur statistikat zyrtare raportojnë 179.6 mijë tonë. Por tregu mendohet se është rritur ndjeshëm vitet e fundit me vënien në punë të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë të privatizuar në kohën e qeverisjes socialiste, të kontestuar por më pas të bekuar nga kryeministri aktual Berisha. Por prodhimi i çimentos pritet të rritet ndjeshëm në Shqipëri dhe përsëri rezervat janë në gurët gëleqerorë të Fushë-krujës. Por Dje qeveria miratoi dy vendime që i hapin rrugën realizimit të dy projekteve të mëdha në fushën e prodhimit të çimentos, me vlerë prej 500 milionë euro. Këto dy projekte janë realizuar nga kompania greke “Antea Cement” dhe nga kompania spanjolle “Cementos Aguila” dhe parashikojnë ndërtimin e dy fabrikave të çimentos në zonën e Fushë Krujës. Të dy kompanitë kanë përcaktuar sheshet e ndërtimeve për projektet e tyre, për të cilat qeveria miratoi sot ndryshimin e destinacionit të zonës, dule i kaluar ato në zona minerale.
Kompania greke “Antea Cement ka parashikuar për këtë projekt një investim prej rreth 250 milionë euro. Kjo fabrikë do të ketë një kapacitet prodhues fillimisht mbi 2 milionë ton e më tej do të vijë në rritje. Edhe projekti i kompanisë spanjolle “Cementos Aguila” parashikon një investim prej rreth 250 milionë euro dhe kapacitet prodhues të fabrikës mbi 2 milionë ton si fillim.
Për realizmin e projektit do të bëhet heqja nga fondi pyjor kombëtar të parcelave, në ekonomitë pyjore Krastë – Krujë dhe Shëmri – Brret, që do të përdoren për ndërtimin e fabrikës së çimentos e për kariera, nga “Cementos Aguila”, shpk”. Por për të ruajtur ambientin, brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, “Cementos Aguila”, shpk, do të pyllëzojë 150 ha pyje, në parcelat e degraduara pyjore, sipas përcaktimit të drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor.
Po ashtu do të hiqen nga fondi pyjor kombëtar të parcelave, në ekonomitë pyjore Krastë – Krujë dhe Shëmri – Brret, që do të përdoren për ndërtimin e fabrikës së çimentos e për kariera, nga “Antea Cement”, sha”. Parcelat pyjore, që do të përdoren nga “Antea-Cement”, sha, për ndërtimin e fabrikës së çimentos, me sipërfaqe 65.75 ha, dhe për karierë flyshi, me sipërfaqe 58.95 ha, dhe kariere gëlqerorësh, me sipërfaqe prej 99.76 ha, që ndodhen në ekonomitë pyjore Krastë – Krujë dhe Shëmri – Brret, gjithsej 224.46 ha, të hiqen nga fondi pyjor kombëtar dhe çregjistrohen nga kadastra kombëtare e pyjeve. Po ashtu, brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, “Antea Cement”, sha, do të pyllëzojë 250 ha pyje, në parcelat e degraduara pyjore, sipas përcaktimit të drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor.

E Enjte, 19 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Buxheti shtesë, nga kriza apo suksesi!

Qeveria dhe opozita kanë shifra të ndryshme për realizimin e të ardhurave. Ja shpërndarja


Buxheti shtesë ka kaluar dhe traun e parlamentit. Pas diskutimesh të gjata, buxheti suplementar prej 280 milionë USD është miratuar me 79 vota pro. Ndërkohë nga opozita kanë votuar 35 deputetë kundër këtij buxheti. Qeveria është shprehur se ky buxhet shtesë ka ardhur prej mirë administrimit të taksave ndërkohë që opozita e ka kundërshtuar këtë argument. Pas debatesh nga të dyja kampet mbi nga dolën paratë për buxhetin shtesë, një nga temat më të nxehta ka qenë dhe shpërndarja e investimeve ku deputetët opozitarë janë shprehur se investimet kanë ngecur në vend, dhe janë në ritme mjaft të ulëta. Sipas qeverisë 90% e investimeve publike do të përdoren për ndërtimin e infrastrukturës rrugore ku sigurisht pjesën më të madhe do ta marrë rruga Durrës-Kukës-Morinë.
Gjate seance plenare për buxhetin shtesë, ministri Bode është shprehur se buxheti është i sigurt e pa risqe. “Do mbajmë ekuilibër në investime” është shprehur ministri i Financave dje. Ndërkohë që deputeti i partisë Socialiste Erjon Braçe ka replikuar ashpër me qeverinë për shpërndarjen e buxhetit shtesë. Braçe u shpreh në lidhje me energjinë elektrike se zona në të cilën jeton rri rreth 15 orë në ditë pa drita. “Do kishte buxhet pa shitur Albtelekom dhe pa rritur taksat. Kjo është dita e fundit e parlamentit. Shqiptarët sot po rrinë pa drita. Ndërkohë që vetëm zona ime është 15 orë pa drita”, ka thënë Brace. Nga ana tjetër, deputeti Balla e ka cilësuar qeverinë si të paaftë. ”Qeveria po bën shumë diferencime. Investimi publik është 1/3 e parashikimit dhe kjo situatë është pasojë e paaftësisë së qeverisë”ka thënë ai. Pas debatit nuk ka ndenjur pa reaguar kreu i qeverisë Berisha. Sipas tij, ky është buxheti i lumturisë dhe opozitës nuk i takon të vajtojë. "Nuk shkohet në dasmë duke vajtuar"- i ka sugjeruar opozitës kryeministri. "Ne po lëvizim me një shpejtësi të madhe. Një investim i kryer sot ka vlerë 3 herë më të madhe se sa një investim i kryer nesër”- është shprehur kryeministri Berisha.



Tabela e buxhetit shtesë :
14.2 të ardhurat nga privatizimi i Albtelekomit
13.5 miliard lekë të ardhura nga tejkalimet fiskale

Totali rreth 27.7 miliard lekë ose 280 milionë USD
Shpërndarja : 7.1 miliard lekë për uljen e borxhit publik

7.1 miliard lekë për rrugën Durrës – Kukës
6. 5 miliard lekë për investime të tjera
5 miliard lekë për financimin e KESH-it
1 miliard shtesë për fondin kontigjencë të pagave
dhe pensioneve (i cili është aktualisht 4
miliard + 1 miliard = 5 miliard në total)
1 miliard rialokim shpenzimesh strukturore/operative

E Premte, 20 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Albtelekom, shitje me kusht për 5 vjet

Cetel nuk mund të shesë aksionet as të Eagle Mobile pa miratimin e qeverisë


Albtelecom ka rrezikuar të vazhdojë telenovelën 2 vjeçare të privatizmit pas politizimit të procesit nga opozita. Një tjetër vonesë ka rrezikuar kalimi te Cetel i Albtelekomit dhe nëpërmjet tij i kompanisë së tretë celulare, për të mos prishur parajsën financiare të AMC-së e Vodafone. Por kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga shënimi i privatizimit, dje më në fund Kuvendi miratoi me 79 vota pro kontratën për blerjen e aksioneve të shoqërisë anonime, Albtelekom, nga shoqëria turke, CALIK, në vlerën e 120 milionë euro. Opozita abstenoi për këtë kontratë duke pretenduar se vlera në kohë e parasë(120 milionë euro para dy vjetësh nuk janë po kaq sot për shkak të skontimit të vlerës në kohë të parasë). Ndërkohë që nga ana tjetër Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, u shpreh se, "përftimi financiar që ka shteti shqiptar nga ky transaksion, ka arritur të maksimizohet deri në nivelin 200 milionë euro".
Shoqëria turke, Cetel e krijuar për këtë privatizm dhe që zotërohet në 80 % të aksioneve nga Çalik do të paguajë menjëherë 120 milionë euro për 76 % të kapitalit aksioner të Albtelekomit. Duke bërë një ekspoze të të gjithë situatës së kompanisë Albtelekom, sh.a, sidomos për dy vitet e fundit (2005-2007), Ruli tha se, "falë një menaxhimi të mirë u bë e mundur që kjo kompani të shlyejë borxhet që ka patur dhe të rritë ndjeshëm arkëtimet." Në ndryshim nga kontrata e parë, që parashikonte një pagim me këste për një vit, pagimi i çmimit do të bëhet i menjëhershëm, me bërjen efektive të kontratës.
Shitje me kushte
Në kontratë, është parashikuar që për 5-vjet, trasferimi i aksioneve të Albtelekom-it, nuk do të bëhet pa miratimin e Qeverisë shqiptare. Në të kundërt, marrëveshja është e pavlefshme dhe blerësi paguan një penalitet të lartë (5 milionë euro). Për të patur një kontroll të vazhdueshëm të menaxhimit të shoqërive(Albtelekom dhe Eagle Mobile) është vendosur që një përfaqësues i qeverisë shqiptare të emërohet në këshillat mbikëqyrëse të këtyre shoqërive për 5-vjet apo derisa shteti shqiptar të ketë të paktën 10 përqind të aksioneve të Albtelekom-it. Në kontratë janë parashikuar penalitete shumë të forta për mosrespektimin e business plan, të paraqitura nga blerësi. Ai paguan një penalitet prej 20 përqind të vlerës së painvestuar, deri në realizimin e investimit.

E Premte, 20 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Rritje pagash 6 deri në 60 USD në muaj për administratën

Ushtarakët përfitojnë vetëm 6 dollarë, mësuesit 12 dollarë, mjekët 6 dollarë ndërsa profesorët 60 dollarë më shumë


Qeveria ka miratuar buxhetin shtesë ku rreth 10 milionë USD do të shkojnë për pagat dhe pensionet. Vetëm për pagat në administratën publike janë programuar 6.3 milionë USD, ndërsa pjesa tjetër prej fondit 10 milionë USD do të shkojë për pensionet. Numri total i përfituesve nga rritja e pagave, sipas tabelës së detajuar të buxhetit do të jetë 102 mijë. Nga raporti i numrave përfituesit më të mëdhenj do të jenë sistemi i shërbimit para universitar i cili ka 36 288 punonjës. Më pas vjen sistemi arsimor 9 vjeçar i cili ka një numër përfituesish prej 13 386. Por kategoria më e privilegjuar nga qeveria për rritjen e pagave është ajo e mjekëve.
Duket se pasioni i vjetër tashmë i kryeministrit, mjekësia ka patur një efekt të drejtpërdrejtë në hartuesit e këtij buxheti të Ministrisë së Financave. Kështu në vlerë absolute, përfituesit më të mëdhenj të rritjes së pagave janë 62 mjekë me grada e tituj shkencorë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Sipas të dhënave të buxhetit, rritja e pagave për këta 62 punonjës është 78% ose e shprehur në vlerë mbi 35 800 lekë për gjashtë muajt e ardhshëm. Efekti që buxheti do të përballojë për rritjen e pagave të kësaj kategorie është rreth 22 mijë USD në muaj.
Ndërsa përfituesit e tjerë në vlerë pas mjekëve me grada janë
punonjësit e Qendrave të transferimit të teknologjive bujqësore që kanë grada shkencore me 32.15%. Gjithsej nga rritja e pagave do të përfitojnë 156 punonjës të cilët do të marrin një shtesë prej 2 563 lekësh në muaj. Një rritje kjo tepër e lartë krahasuar me kategoritë e tjera. Duket se rritja e kategorive me grada shkencore dhe të paktë në numër ngjan si një "korruptim" i elitave duke i joshur me paga të larta dhe privilegje.
Arsimi
Kategoria më e madhe në numër është ajo e arsimit parauniversitar e cila përbëhet nga mbi 36 mijë punonjës. Rritja në buxhetin shtesë e programuar për këtë kategori është 21.67% ose 1 280 lekë për çdo punonjës në muaj. Efekti që do të përballojë buxheti për rritjen e pagave të kësaj kategorie është 2.8 milionë USD.. Gjithashtu dhe Punonjësit e sistemit me 14 klasa (pagat e ulta), do të përfitojnë një shtesë në pagat e tyre mujore prej 828 lekësh. Përfituesit e kësaj kategorie janë rreth 13 500 vetë dhe për rritjen prej 17% të pagave do ti kushtojnë buxhetit të shtetit 665 mijë USD për 6 muaj. Rritje është parashikuar dhe për profesoratin e Universiteteve dhe shkollave të larta. Sipas të dhënave, kjo kategori prej 2 268 punonjësish do të ketë në total një rritje prej 10.57% ose e shprehur në vlerë 1 421 lekë në muaj.
Shëndetësia
Një kategori tjetër e cila do të jetë përfituese e rritjes së pagave nga buxheti shtesë do të jenë dhe infermierët. Kështu, për 7 370 infermierët pagat do të rriten rreth 23 %. Kjo do të thotë që nga 1 korriku i këtij viti, çdo infermier do të marrë një shtesë page prej 927 lekë në muaj. Gjithashtu për sistemin e shëndetësisë, do të përfitojnë një rritje të pagës prej 21.3% në muaj edhe mjekët dhe punonjësit me arsim të lartë. Kjo kategori përfshin 2 844 punonjës dhe rritja do të jetë 1 292 lekë në muaj. Edhe mjekët e spitalit ushtarak do të përfitojë një shtesë page prej 1634 lekë në muaj.
Policia dhe SHISH
Një kategori tjetër e cila do të jetë përfituese e madhe nga buxheti shtesë është dhe policia e shtetit. Të 10 185 punonjësit do të marrin një pagë më të lartë duke filluar nga 1 korriku. Kështu, sipas tabelave të buxhetit, rritja për këtë kategori do të jetë 871 lekë në muaj. Por dhe për 950 punonjësit e shërbimit informativ është parashikuar një rritje prej 9.7% ose 930 lekë në muaj. Ndërsa punonjësit e Gardës së Republikës do të përfitojnë një rritje prej rreth 12 USD në muaj.

E Premte, 20 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

CETEL, në 2009 reformë me punonjësit

Albtelekom, Ruli siguron punonjësit dhe 7 muaj por më pas turqit do të testojnë stafin


Ruli siguron punonjësit e Albtelekom edhe për 7 muajt e ardhshëm dhe më pas gjithçka do të jetë në dorë të pronarëve të rinj. Një plan i ri menaxhimi pritet të zbatohet nga turqit e CETEL që nënkupton një reformë mbi administratën e fryrë të kompanisë së telefonisë fikse. Dje ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Federatës Sindikale të Postë- Telekomunikacioneve dhe Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Kështu, ministri Rul i ka vënë në dijeni sindikalistët, se kontrata e miratuar dje në parlament, garanton se deri në shkurt të vitit 2008, kompania blerëse turke, nuk do të bëjë asnjë shkurtim të punonjësve. Por realisht sindikatat e Postë-Telekomunikacioneve nuk kishin problemin se a do të qëndrojnë në punë edhe 7 muajt e ardhshëm. Problemi që ata kanë shtruar është se nëse ministri do ti garantonte ata dhe për periudhën në vazhdim. Në fakt, ministri Ruli nuk i ka dhënë asnjë lajm shpresëdhënës punonjësve aktualë të Albtelekom, pasi kompania turke CETEL ka një plan ristrukturimi i cili ka shumë mundësi të pasohet me shkurtime. Nga ana tjetër, ministri Ruli ka anashkaluar kërkesat e punonjësve të Albtelekom, dhe është shprehur se një ditë pas miratimit të Kuvendin e Shqipërisë të kontratës së shitjes së 76 përqind të aksioneve shtetërore të kompanisë Albtelecom, qeveria shqiptare i ka arritur objektivat që i kishte vënë vetes duke patur një kontratë të qëndrueshme dhe një kompani që fortë, që ka fitime. Në fjalën e tij ministri Ruli i ka sqaruar përfaqësuesit e sindikatave se në sajë të menaxhimit të kujdesshëm që i është bërë kësaj kompanie, përfitimi i shtetit shqiptar pas këtij privatizimi shkon në 195 milionë euro. Në fakt kontrata e shitjes është 120 milionë euro por nuk dihet akoma se ku është diferenca tjetër e parave prej 75 milionë euro.
Pronarët aksionerë
Sindikalistët gjatë këtij takimi kanë parashtruar kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 23, datë 21.1.1999, ”Për shpërblimin e punonjësve të shoqërive tregtare që privatizohen” dhe me zbatimin e Ligjit Nr. 8810, datë 17.05.2001, ”Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime ”Albtelecom”, paketa e mbetur pas shitjes së paketës investitorëve strategjikë (76%).
Ministri Genc Ruli i ka informuar sindikalistët se në zbatimin të ligjit dhe vendimit të mësipërm, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, do të nisin punën për fillimin e procedurës për llogaritjen e paketës së aksioneve për punonjësit e shoqërisë, (me anë të shkëmbimit të aksioneve me bonot e privatizimit të zotëruara prej tyre, duke përfshirë dhe ato të zotëruara nga familjarët e tyre) dhe ish pronarëve të mëparshëm të truallit dhe të ndërtesave, (sipas vlerës së përfshirë në kapitalin e shoqërisë sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi). Të dyja ministritë do të punojnë gjithashtu për llogaritjen e shpërblimit që u takon punonjësve të kompanisë pas privatizimit, duke marrë parasysh këtu edhe mendimin e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë Albtelecom është shprehur Ruli.

E Shtune, 21 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

INSTAT manipulon shifrat, korrigjohet indeksi i shitjeve

Brenda muajit Instituti i Statistikave thotë edhe se janë ulur shitjet edhe se janë rritur


Instituti i Statistikave ka dhënë dy indekse të ndryshme madje me kahje të kundërta për një nga indekset më të rëndësishme të ecurisë së ekonomisë së një vendi. Bëhet fjalë për indeksin e shitjeve dhe shifrat e ofruara nga INSAT në dy deklarata të ndryshme për të njëjtën periudhë kohe janë krejt të kundërta. Në një deklaratë të datës 30 maj 2007, INSTAT njoftoi se “Indeksi i Shitjeve në tremujorin e parë 2007 arriti 74.9 përqind, duke shënuar një rënie prej 25.1 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm”. Por para dy ditësh në kulmin e një krize të zgjatur energjetike INSAT ka ndryshuar mendim. Më saktë ka manipuluar shifrat për të paraqitur një situatë “rozë” në funksion të kredibilitetit të qeverisë blu. Sipas deklaratës së datës 18 korrik 2007 INSTAT thotë se “në tremujorin e parë 2007 në sektorët e industrisë shifrat e afarizmit vlerësuar me rritje korente paraqiten me rritje prej 14.4 për qind”. Pra nga një rënie e thellë e indeksit të shitjeve me 25 për qind shifrat e INSTAT kapërcejnë në kahun pozitiv të rritjes me 14.4 për qind. Dhe kjo sipas deklaratës së dytë i dedikohet kryesisht industrisë. Ndërkohë në deklaratën e majit, për industrinë INSTAT vërente se “Indeksi i Shitjeve në sektorin e INDUSTRISE (C + D + E), tremujorin e parë 2007 është vlerësuar me një rënie prej 8.2 përqind në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Indeksi i Shitjeve në degën e Industrisë Nxjerrëse paraqet 2.4 përqind rënie në nivelin e shitjeve krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Me rënie ndaj tremujorit të mëparshëm rezulton vetëm nëndega e Nxjerrjes së Produkteve Jo energjetike (12.9 përqind), ndërsa nëndega e Nxjerrjes së Produkteve Energjetike rezulton me 6.0 përqind rritje”.
Virusi “shitjet” prek dhe Bankën e Shqipërisë
Por shifrat zyrtare të INSTAT janë marrë për bazë edhe nga banka qendrore kur ka bërë analizën e zhvillimit të ekonomisë për 6 mujorin e parë të vitit 2007. Por, nëse në rastin e INSTAT shifrat janë manipuluar dukshëm për t’i bërë qejfin qeverisë se ekonomia po ecën mbarë, për Bankën e shqipërisë analiza ndryshon krejtësisht nga realiteti. Madje mund ta çojë Bankën qendrore në vendime të gabuara të nisur nga glorifikimi që i bën INSTAT por dhe vetë Banka asaj çka po ndodh në ekonominë shqiptare. Në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë, shkruhet se “me gjithë ngadalësimin e pritshëm sezonal, indeksi i shitjeve të ekonomisë shënoi një rritje prej 14 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit”.

E Shtune, 21 Korrik 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Oraret e errësirës, vendi në kolaps

KESH publikon oraret pra drita. Më të privilegjuar kryeqytetasit, kufizimet deri në 18 orë


Kriza energjetike në vend tashmë është zyrtarizuar edhe nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Dje KESH, ka pranuar krizën e dritave në të cilën ndodhet vendi që prej 3 javësh dhe ka publikuar oraret e ndërprerjeve. Kjo ka qenë dhe një kërkesë e disa ditëve më parë të Avokatit të Popullit i cili i ka bërë thirrje drejtuesve të KESH që të kufizojë energjinë duke publikuar oraret e ndërprerjeve. Kështu, dje korporata është detyruar të publikojë oraret e kufizimeve të energjisë në të gjithë vendin. Sipas burimeve zyrtare "Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se për shkak të situatës së rënduar hidroenergjetike dhe vështirësive të importit si rezultat i krizës energjetike në rajon, si dhe me qëllim optimizimin e kësaj situate po aplikon oraret e ndërprerjeve të planifikuara". Nga ndërprerjet e energjisë elektrike deri në kalimin e kësaj situate do të përjashtohen Zonat Turistike, Bizneset, Qendrat Shëndetësore, Organet e Rendit Ujësjellësit, Antenat e Transmetimit dhe Institucionet kryesore-thuhet në njoftimin zyrtar të KESH.
Sipas tabelës së kufizimeve, minimumi i kufizimeve është planifikuar për Tiranën, ku energjia do të mungojë në total 3.5 orë në ditë. Orari i ndërprerjeve për kryeqytetin do të jetë nga ora 10.00 – 16.00 ku energjia do të mungojë 2 orë e alternuar dhe një orë e 30 minuta në periudhën e pikut. Qytetet më të penalizuara nga ndërprerjet e energjisë elektrike do të jenë Malësia e Madhe ku energjia do të mungojë 9.5 orë, Shkodra me 6.5 orë dhe Elbasani me 6.5 orë kufizime në ditë. Ndërkohë që për të gjithë rrethe e tjera kryesore kufizimet do të variojnë nga 4 deri në 6.5 orë në ditë.




Kufizime të tjera shtesë në veri
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi dje se për shkak të punimeve që po kryen, në kuadrin e projektit “Për rehabilitimin e rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes në qytetin e Shkodrës” ditën e Hënë dhe të Martë, Dt 23 dhe 24 Korrik do të ketë ndërprerje të plotë të energjisë elektrike në Bashkinë Lac-Vau i Dejës dhe Komunën e Rencit. Gjithashtu në datë 24 do të ketë ndërprerje 60 minuta në të gjithë qytetin e Shkodrës dhe rrethinat brenda harkut kohor 08:30-12:30. Ndërsa ndërprerje të pjesshme në zona të ndryshme të këtij qyteti do të vijojë të ketë deri në orën 18:00. Punimet do të përqendrohen në ndërtimin e dy linjave 110 KV Vau i Dejës-Shkodër 1/Shkodër 2, të cilat pritet të rrisin sigurinë dhe cilësinë e furnizimit si dhe kapacitetet transmetuese, për këtë qytet. Projekti, që kap vlerën 10.2 milionë euro do të përfshijë ndërtimin e Nënstacioni të ri në Koplik 220 / 110/ 35 KV, Nënstacion të ri në Bushat 110/20kV.

Edhe bizneset në krizë për energji
Të gjitha bizneset që operojnë në zonën më të industrializuar të vendit, atë Tiranë-Vorë nuk do të kenë energji elektrike. Dje, Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare njoftoi se për shkak të një avarie në linjën 35 kilovolt në nënstacionin e Vorës, do të ketë ndërpreje të energjisë nga ora 9.00 deri ne oren 15.00. Zonat e prekshme nga këto kufizime do të jenë Vora dhe subjektet private në këtë zonë deri në një riparim të shpejtë të avarisë për të cilin po punohet. Kjo do ti kushtojë dhe më tepër koston biznesit i cili tani po e vuan dhe më shumë krizën energjetike në vend.

E Shtune, 21 Korrik 2007
 
Top