Lajme ekonomike!

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Gjykata e Tiranës "mbyll" Autoritetin e Konkurrencës

Gjykatësi vendos mbylljen e hetimit mbi kartelin e sigurimeve: Nuk respektuat të drejtën e informimit


Karteli i sigurimeve ka arritur “fitoren” ndaj Autoritetit të Konkurrencës duke rrëzuar në gjykatë hetimin për marrëveshjen e ndaluar të policës kufitare dhe krijimin e një agjencie të vetme nga shtatë kompani për shitjen e policës së sigurimit të detyrueshëm. Dje gjyqtari i vetëm Agim Bendo ka rrëzuar tërësisht vendimin e Komisionit të Konkurrencës “Për hapjen e Hetimit të Thelluar në tregun e sigurimeve” duke krijuar një rast skandaloz të paprecedent për funksionimin e institucioneve të shtetit. Kjo pasi vendimi për hapjen e hetimit përbën dhe thelbin e funksionimit të institucionit dhe vendimi është cilësuar nga juristët i pavlefshëm pasi palët mund të ankohen vetëm ndaj vendimit përfundimtar që ka pasoja. Ndërsa vendimi për hapjen e hetimit është i ndërmjetëm dhe nuk sjell pasoja juridike për shoqëritë e sigurimit. Juristët e pyetur dje nga ABC e konsiderojnë të ngjashëm pezullimin e hetimit të tregut nga Autoriteti i Konkurrencë me pezullimin e hetimeve të prokurorisë(!) apo të kontrolleve të KLSH-së për fondet publike. Vendimi i Komisionit të Konkurrencës për hetimin e tregut të sigurimeve përbën bazën e funksionimit të kësaj hallke shumë të rëndësishme për ekonominë e tregut. Mjafton të kujtojmë ankesat e shumta të konsumatorëve për sjelljet monopol në tregun e telefonisë, ndërtimit, karburanteve dhe sigurimeve të cilat iu kanë kushtuar çmime më të larta dhe shërbim më të dobët. Po ashtu në BE dhe SHBA Antitrusti(antimonopoli) po merr një rëndësi të madhe për vendosjen e konkurrencës në treg por kjo duket e vështirë për t’ju shpjeguar një gjykatësi të vetëm. Që me një nga dhjetra vendimet që merr brenda ditës, ka pezulluar veprimtarinë e një institucioni publik.

Vendimi
Vetëm pas dy javësh, aq sa është koha maksimale e apelimit të një çështje gjyqësore, Gjykata e rrethit Tiranë ka zbardhur një nga vendimet më të rëndësishme për ekonominë e lirë të tregut. Vendimi nr.2372, datë 03.04.2007, ka vendosur “Pranimin e kërkesë-padisë së shoqërive të sigurimit, anullimin tërësisht të vendimit nr.45, datë 19.01.2007 të Komisionit të Konkurrencës “Për hapjen e Hetimit të Thelluar në tregun e sigurimeve për produktin TPL, si një akt të pavlefshëm e të nxjerrë në kundërshtim me ligjin dhe dhënien e këtij vendimi gjyqësor për sa më sipër me “ekzekutim të përkohshëm”.Por sipas njoftimit zyrtar të Autoritetit të Konkurrencës, me këtë vendim Gjykata e Rrethit Tiranë, ka paralizuar punën e institucionit të pavarur të Autoritetit të Konkurrencës, të ngritur pikërisht për mbrojtjen dhe rivendosjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg.
Me vendimin e mësipërm Gjykata e Rrethit Tiranë pezulloi dy vendimet për tregun e sigurimeve kur tashmë është bërë publike se shoqëritë e sigurimit kanë nënshkruar një marrëveshje anti-ligjore për fiksimin e çmimit të policës kufitare dhe ndarjen e paracaktuar të të ardhurave të siguruara. Komisioni i Konkurrencës kishte vendosur ndalimin e akt-marrëveshjes së datës 05.04.2005 “Mbi themelimin e Pool-it të Sigurimit Kufitar të Përgjegjësive ndaj palëve të treta të mbajtësit të mjetit motorrik”, e lidhur nga 8 (tetë) shoqëri sigurimi, që ushtrojnë veprimtari në tregun e sigurimeve dhe konkretisht: Sigma Sh.a, Sigal Sh.a, Atlantik Sh.a, Intersig Sh.a, Interalbanian Sh.a, Albsig Sh.a, Eurosig sh.a (ish Dukagjini Sh.a), si dhe Insig Sh.a, si marrëveshje e ndaluar me pasoja kufizuese për konkurrencën, mbasi fikson çmimin dhe ndan tregun.
Gjobat
Po ashtu Komisoni i Konkurrencës kishte marrë vendimin për vendosjen e gjobës në masën 2% të xhiros të vitit 2005, ndaj shoqërive pjesëmarrëse në marrëveshjen e datës 05.04.2005 dhe konkretisht: Shoqërisë Sigma Sh.a,; Shoqërisë Sigal Sh.a, Shoqërisë Atlantik Sh.a, Shoqërisë Intersig Sh.a, Shoqërisë Interalbania Sh.a, Shoqërisë Albsig Sh.a, Shoqërisë Insig Sh.a, Shoqërisë Eurosig Sh.a,. Sipas llogaritjeve të ABC-së në total gjoba kap shumën e 800 mijë eurove. Policia tatimore kryen ekzekutimin e gjobës të përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi dhe bazuar në nenin 80 të ligjit nr 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Por me vendimin e djeshëm gjyqtari Bendo ka ndaluar edhe hetimin e mëtejshëm të tregut të sigurimeve për sigurimin e detyrueshëm dhe shitjen e kartonit jeshil, dhe TPL ku Sekretariati ka vërejtur se është cënuar konkurrenca.Autoriteti i Konkurrencës e ka apeluar vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë për vendimin e paprecedent të gjyqtarit Bendoi, i cili pezullon në thelb funksionimin e institucionit të pavarur të Autoritetit të Konkurrencës.

E Merkure, 18 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Biznesi në rrethe, kundër gjobave: Na duhet arbitrazhi

Kreu i DHTI Fier kërkon gjykatën e çështjeve ekonomike


Miratimi në Parlament i ligjit për gjobat nuk zgjidhi përfundimisht ankthin e biznesit fierak. Sërish ka kontestime nga ana e tyre. "Është i domosdoshëm krijimi i një gjykate më vete për çështjet ekonomike (arbitrazhi), me qëllim efikasitetin e shqyrtimit të penalizimeve dhe vjeljen e gjobave me të drejtë dhe brenda një afati të shkurtër kohe", tha dje kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Fier, Shezai Çobaj. Një ditë pas kalimit në Parlament të ligjit të shumëkundërshtuar të pagesës së gjobave tatimore përpara alemit, Çobaj tha se "pati një farë tolerimi nga ana e qeverisë lidhur me këtë ligj, por ende bizneset e mëdha në Fier shprehin kundërshtinë e tyre për të". Sipas kreut të DHTI Fier, tonet e ashpra të reagimit të para 10 ditëve, kur dhe u shfaqën shenjat e para të një ligji persekutues dhe falimentues, janë zbutur shumë pak dhe as që bëhet fjalë se janë shuar plotësisht. Konsultat e djeshme me përfaqësues të bizneseve të mëdha e të vogla në Fier kanë nxjerrë si më të domosdoshme shqyrtimin e gjobave nga një institucion i pavarur nga qeveria dhe lënien akoma të një afati më të gjatë kohe për faktin e vetëm, pasi dhe autorët e prerjes së gjobave në shumë raste kanë treguar se nuk kanë autoritetin e plotë. Po ashtu, edhe proceset gjyqësore të stërzgjatura do të zgjidhen përfundimisht nëse do të ketë një institucion të veçantë për këto lloj çështjesh. "Duhet pranuar se ndryshimet e fundit fiskale kanë qenë të ndjeshme te biznesi dhe kanë qenë jofavorizuese për të, madje edhe mënyra e re që do të aplikohet, ka pasur si shkak fillestar luftën që dyshohet se po bëhet ndaj bizneseve", ka thënë Çobaj për "Shqip". Para një situate të tillë tensionuese për subjektet e biznesit të madh e të vogël, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Fier ka reaguar duke kundërshtuar që në fazat e para të ndërtimit e të krijimit të këtij ligji. "Ajo që nuk bëri Kryeministri lidhur me konsultat e përfaqësuesve të biznesit është kryer nga ne, por peticioni i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Fier në kundërshtim të këtij vendimi të qeverisë i është dërguar Unionit të Tregtisë, ku me sa di unë ka pasur peticione nga e gjithë Shqipëria", ka vijuar më tej Çobaj. Qarku i Fierit numëron afro 1000 biznese të mëdha e të mesme të anëtarësuara pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, të cilat në mënyrë unanime kanë kundërshtuar këtë ligj, që deri në fund të miratimit të tij nga ana e Parlamentit nuk është pranuar. Duke qenë se Fieri është ndër qarqet e para në vend për nga numri i lartë i bizneseve dhe zhvillimit ekonomik, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Fier garanton se do t‘u bashkëngjitet reagimeve të të gjitha bizneseve në vend. Vetë biznesmenët fierakë nuk guxojnë të flasin publikisht kundër nismës së fundit të qeverisë. Duke ruajtur anonimatin, përfaqësues të biznesit në Fier nuk kanë mbetur pa treguar kundërshtinë ndaj ligjit të gjobave që edhe pse pësoi ndryshme në momentin e fundit, për ta nuk shënoi zbutje. Që nga përfaqësues të bizneseve prodhuese dhe ato të firmave të mëdha të ndërtimit janë shprehur se me këtë mënyrë të re, qeveria do të ndalojë zhvillimin dhe ecurinë e bizneseve, si dhe do të rrisë shkallën e kushtëzimit dhe mbikëqyrjes totale të çdo subjekti fizik e juridik, duke shkaktuar kështu kontrollin e tyre ndoshta edhe për qëllime të saj. Në Fier vetëm më gishtat e duarve mund të numërosh biznese që mirëpritën vendimin e qeverisë dhe këto janë bizneset që financojnë të djathtën në fushata elektorale.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Durrës

"Në rast dëmshpërblimi, të llogaritet fitimi i munguar"



Miratimi i ligjit të gjobave në Parlament ka lënë "pasive" Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës. Të pyetur nga gazeta, kryetari i Dhomës, Andrea Xhavara, dhe përfaqësues të tjerë të saj thonë se ligji tashmë është miratuar dhe problem mbetet zbatimi i tij me korrektësi nga administrata fiskale. Xhavara thotë se partneriteti mes qeverisë, strukturave shtetërore dhe biznesit duhet të funksionojë më mirë për të mundësuar një reformë të plotë fiskale jo agresive ndaj biznesit. Ndërkaq, shqetësimi i një pjese të mirë të biznesmenëve durrsakë është kthimi i parave të gjobës, i cili duhet të parashikojë përveç vlerës së tyre reale dhe interesit bankar, edhe fitimin e munguar për kohën gjatë së cilës janë mbajtur të bllokuara nga shteti. "Kur të vendoset se gjoba është vendosur pa të drejtë duhet të merret parasysh dhe kthimi në vlerë i fitimit të munguar nga paratë e vjela të përqindjes së gjobës së marrë paraprakisht. Gjyqet për çështje të tilla zgjasin, ndërsa paratë që mbeten të bllokuara duke u vënë në përdorim mund të sigurojnë të tjera të ardhura për bizneset. Kjo duhet të merret parasysh në rastin e dëmshpërblimit të biznesit nga gjobat e vëna padrejtësisht."
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Korçë

"Qeveria duhet të konsultohej me ato kategori që preken"



Miratimi i të ashtuquajturit "ligj i gjobave" ka sjellë reagime të ndryshme në radhët e përfaqësuesve të sipërmarrjeve private në Korçë. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Korçë, Ilir Selenica, ka deklaruar në emër të biznesit korçar se hapat që duhet të ndërmarrë shteti në lidhje me biznesin privat nuk duhet të përjashtojnë zërin e këtij të fundit, i cili preket direkt nga këto vendime. "Pavarësisht se është ulur norma e përqindjes së parapagesës së gjobës, ajo që duhet parë me më shumë prioritet nga ana e shtetit dhe qeverisë është fakti se para se të merren masa të tilla, apo të ndërmerren e të hartohen projektplane e projektligje, duhet të merret edhe mendimi i biznesit. Ky i fundit nuk duhet të përjashtohet nga marrëdhëniet që duhet të vendosen me shtetin, por duhet të përfshihet në dhënien e mendimeve dhe sugjerimeve për ndryshimet që bëhen dhe që prekin direkt interesat e tyre", tha Selenica. Sipas tij, pranë Dhomës së Tregtisë në Korçë nuk kanë ardhur kontestime nga grupime të biznesit, megjithatë, mendimi i përgjithshëm është se në këtë rast rëndohet së tepërmi aktiviteti privat nga dhënia e parapagesës, ndërsa mund të lihet edhe shteg për abuzime.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kukës, Dhoma e Tregtisë kërkon garanci për shmangien e abuzimeve

"Qeveria të përcaktojë qartë edhe dënimin për zyrtarët që vënë gjoba të padrejta"


Nuk është ligji në vetvete aq sa kanë qenë debatet e nxehta për të në mediat e ndryshe ato që i kanë futur frikën biznesit në Kukës. "Ky po fik shpresën për progres", thonë një numër tregtarësh për Kryeministrin. Të tjerë i kujtojnë atij taksën e sheshtë dhe 10 përqindëshin e TVSH-së. Ligji mbi vjeljen e gjobave përpara apelimit ka ngjallur reagime të ndryshme në mesin e biznesmenëve në Kukës. Në tërësi, shumica e personave që pretendojnë se bëjnë biznes në Kukës as njohin ndonjë detaj të ligjit dhe përgjithësisht vepron mbi baza informaliteti. Tregtarë mielli dhe fruta-perimesh kujtojnë masat e ndërmarra muajt e fundit në doganën e Morinit, ku malli që hynte në emër të pakicës, tashmë taksohet dhe në tregun e Kukësit janë rritur çmimet menjëherë më 15 deri 25 për qind. Një tregtar i elektro-shtëpiakeve dhe i një linje prodhimi ku ka dhjetëra të punësuar, thotë se është i zhgënjyer me masat e fundit të qeverisë. "Kur prishen marrëdhëniet korrekte, atëherë nuk ka më progres edhe sikur ato gjoba të ishin shpëtimi kombit shqiptar, aty nuk ka më biznes", thotë Muharrem D., një tregtar i cilësuar si i mesëm dhe që merret me tregti prej një dekade e gjysmë. Ndërkohë, drejtues të Dhomës së Tregtisë, ndonëse shprehen për ligjin në parim, shfaqin një shqetësim tjetër, frikën e abuzimit me ligjin nga ana e tatimorëve. "Segmente të caktuara të administratës së shtetit, ku hyjnë edhe tatimorët, shprehin nivelin më të ulët të mundshëm në kuptimin profesional", tha një drejtues i Dhomës së Kukësit, i cili shtoi se "ne nuk kemi asnjë siguri se ata nuk do të abuzojnë. Nga ana tjetër, qeveria do të kish bërë mirë të plotësonte së pari programin e vet për Taksën e Sheshtë, si dhe 10 përqindëshin e TVSH-së, pra të vepronte paralelisht në dy drejtimet, krahas hartimit gjithashtu paralelisht, të një ligji mbi masat penale ndaj abuzuesve të ligjit të gjobave". Drejtuesi i DHTI-së kujton faktin se në Shqipëri janë tepër të rralla dënimet ndaj personave të administratës shtetërore, kur është vërtetuar se ata kanë abuzuar me ligjin. "Kush u dënua në Shqipëri për abuzim me ligjin? Abuzuesit kanë marrë vetëm masa qesharake dhe janë ricikluar edhe më të rrezikshëm", tha ai. Por, ai u shpreh se në parim nuk i trembej ligjit të gjobave. "Së pari, dua garanci se çdo dëm i shkaktuar ndaj biznesit tim, me fitimin e munguar etj., do të me kompensohet, nëse drejtësia vërteton abuzimin e tatimorit, më pas dua garanci, që ai lloj harbuti të dënohet penalisht dhe jo të riciklohet, atëherë jam dakord", tha një përfaqësues tjetër i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Vlorë

Biznesmenët, indiferentë ndaj ligjit



Në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës nuk është paraqitur zyrtarisht asnjë ankesë në lidhje me ligjin e miratuar dy ditë më parë për parapagimin e gjobave tatimore. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës, Edmond Leka, është shprehur se ligji i gjobave ndaj biznesit është i padrejtë, ndërsa së shpejti do të ketë reagime ndaj biznesit, edhe pse zyrtarisht nuk është paraqitur asnjë kërkesë ndaj tyre. Ndërsa një pjesë e biznesmenëve vlonjatë qëndrojnë krejtësisht indiferentë përpara këtij ligji, shumë të tjerë thonë se në rastin e një tatimori të papërgjegjshëm, apo të nxitur nga shkaqe të konkurrencës, mund të abuzohet lehtësisht me këtë ligj. Ndërsa në Drejtorinë e Tatim- Taksave në Vlorë, kreu i këtij institucioni është shprehur se pavarësisht ndonjë ankese nga ndonjë biznesmenë, ligji do të zbatohet me korrektësi dhe se abuzime nga tatimorët nuk do të ketë në asnjë rast. Biznesmenë të ndryshëm shprehen kundra ligjit të parapagimit të gjobave tatimore nga ana e biznesit, por pa dhënë argumente për këto kundërshtime. Ligji i ri ndryshon mënyrën e pagesës së gjobave tatimore, duke detyruar biznesin të paguajë 15 për qind të gjobës së faturuar, përpara se të bëjë ankimimin në rrugë gjyqësore.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kontributi

Biznesi financon botimin e hartës turistike të Sarandës



Në prag sezonit turistik, hoteleria ka ndjerë nevojën e marketingut të Sarandës si produkt turistik dhe të orientimit të flukseve turistike që pritet të vijnë. Për këtë hotelet më cilësorë janë përfshirë në përballimin e shpenzimeve financiare të një harte turistike, e cila do ta bëjë lehtësisht të lexueshme Sarandën në mundësitë që ajo ofron jo vetëm për akomodim, por edhe për guidimin nëpër pikat më tërheqëse të vizitueshme. Realzues të hartës turistike, që gjendet tashmë në proces përfundimtar janë një grup njerëzish me eksperiencë në fushën e menaxhimit të turizmit, të kryesuar nga intelektuali Ibrahim Barjami. Harta turistike është e formatuar në llojin e një guide të shpejtë me elementët që u interesojnë më tepër vizitorëve vendas e të huaj, duke u treguar atyre ku dhe si gjenden hotelet, pikat më interesante të pelegrinazhit turistik, çfarë nuk duhet humbur gjatë një guide të shpejtë, një apo disaditore, në rajonin më turistik të jugut shqiptar. Në përmbajtjen e hartës turistike, që mban titullin "Guida ime", vizitorit vendas dhe të huaj i lehtësohet mundësia e akomodimit dhe e shëtitjes në vendet më atraktive, duke nisur me Butrintin dhe Kalanë e Lëkurësit, me bazilikën dhe sinagogën e Sarandës, me Syrin e Kaltër, manastirin e 40 Shenjtorëve dhe atë të Mesopotamit etj. Harta turistike 2007, e mundësuar nga sponsorizimi i biznesit më të interesuar në fushë të hotelerisë, botohet në 5 mijë kopje.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Meka: Pse dështoi Bursa e Tiranës

Ish-drejtori i Bursës fajëson qeverinë, FMN dhe BB për mosfunksionimin e Bursës

Në një komunikim online, ish-drejtori i Bursës së Tiranës aktualisht sekretar i Shoqatës së Bankave, Elvin Meka ka sqaruar arsyet e dështimit të Bursës së Tiranës. I pyetur si ish-drejtues i Bursës, Meka u shpreh se mosfunksionimi i Bursës në Shqipëri ka një sërë arsyesh. Por ndër më kryesoret vlerësohet mungesa e vazhdueshme e vullnetit dhe mbështetjes politike, për të zhvilluar një bursë kapitalesh me letra me vlerë në vend. Problematika lidhet edhe me përmbushjen e kritereve cilësore nga biznesi shqiptar dhe niveli i ulët i transparencës financiare. Ndër argumentat e tjera ish-drejtori i Bursës rendit mungesën e lidhjes së bursës me procesin e privatizimit masiv dhe atë strategjik dhe moskalimi i tregjeve të bonove te thesarit pranë Burses e Tiranës, që në hapat e para mund ta ndihmonte të kishte stabilitet financiar si institucion. Por Meka ka akuzuar drejtëpërsëdrejti institucionet financiare ndërkombëtare kur thotë “mosdëshira e FMN-së dhe Bankës Botërore për ta zhvilluar këtë segment tregu, pasi do të kishte më tepër punë të kualifikuar për monitorimin dhe ruajten e stabilitetit të sistemit financiar shqiptar (që do të kishte dy shtylla zhvillimi: sektorin bankar dhe atë jo-bankar, që do të operonte nëpërmjet bursës”. Gjithësesi Meka mbetet optimist kur thotë se “lidhur me potencialin e zhvillimit dhe krijimit të bursës, patjetër që Shqipëria ka potencial dhe duhet ta zhvillojë tregun e saj të letrave me vlerë dhe kapitaleve, por një sipërmarrje e tillë duhet konsideruar si një plan strategjik dhe afatgjatë, që nuk mund t’i japë frytet brenda një viti, siç kërkon në mënyrë të habitshme FMN”. Më pas ai thotë se “Bursa nuk është kioskë apo dyqan fruta-perimesh që investimi del brenda disa muajsh apo një viti, por ai është një investim i përjetshëm, që ndikimin e ka të shumanshëm në ekonomi dhe zhvillimin e saj afatgjatë”. Gjithësesi mbyllja e shënimeve të Mekës është pesimiste pasi sipas tij “problematika që ka ekonomia shqiptare me kohë do të rregullohet por koha nuk pret për krijimin dhe zhvillimin e tregut. Po nuk u punua për Bursën ajo do të lihet të vdesë vetvetiu dhe do të jetë më e kushtueshme ta ringresh në të ardhmen”.

E Enjte, 19 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ndërtuesit “kryqëzojnë” Ramën: zhblloko lejet e ndërtimit

Ndërsa kryebashkiaku fliste për plane afatgjata, ndërtuesit kërkuan mbledhjen e KRRT

Ndërtuesit kanë shfrytëzuar rastin për t’i kërkuar kryetarit të Bashkisë Edi Rama zhbllokimin e sektorit ndërtimit nëpërmjet mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit. Vetëm dy ditë pas takimit me kryeministrin Berisha, biznesmenët kanë patur rastin të ankohen te kundërshtari i tij politik, Edi Rama. Në fakt është rast i rrallë kur si kreu i mazhorancës ashtu dhe ai i opozitës janë drejtojnë pushtete të ndryshme dhe kanë në dorë një pjesë të mirë të politikës ndaj investimeve private. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, gjatë vitit 2007, KRT e Tiranës nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi, duke bllokuar kështu aftësitë ndërtuese të shoqatës. Sipas statistikave, që ka Shoqata nga Bashkia e Tiranës rezulton se në vitin 2004 janë dhënë 129 leje ndërtimi, në vitin 2005, 139 leje ndërtimi, në 2006, 64 leje ndërtimi dhe në 2007 asnjë leje.
Ankesa e biznesit ka ndodhur ndërsa Rama iu fliste për bashkëpunimin e Partisë Socialiste me komunitetin e biznesit për hartimin e strategjive afatgjata dhe për ligjin e fundit të miratuar nga Kuvendi për vjeljen e 15 % të gjobës para apelimit në Gjykatë. “Ky ligj i jep në dorë kësaj qeverie instrumentin e seleksionimit të egër të atyre që do të goditen, njësoj si KRRT-ja që përmendëm, njësoj si ligji për legalizimet, njësoj si shumë ligje të tjera”, u shpreh Rama. Më tej ai ftoi biznesin që bashkë me opozitën të marrë nisma ligjore për ta zhbllokuar këtë situatë. “Sepse ndërkohë që ky ligj kalon askush nuk e parashikon sesi sipërmarrjet do të shkojnë në gjykatë. Pra ndoshta është momenti që të synojmë drejt një trupe gjykuese administrative, e cila të paktën të ketë procedura shumë të shpejta për ti dhënë përgjigje shumë shpejt shqetësimeve të sipërmarrjes” u shpreh Rama.

E Enjte, 19 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Qeveria, leje te AMC për privatizimin e aksioneve

Ndryshon vendimi për privatizimin e 15 % të aksioneve. Tani duhet Ok nga AMC

Gert Osmani
Qeveria ka ndryshuar dje vendimin për mënyrën e privatizimit të pjesëve të mbetura të pronës publike. Sipas vendimit të ri “ortaku shtetëror thërret asamblenë e ortakëve për marrjen, nga ortaku joshtetëror, të miratimit të privatizimit të kuotave të zotëruara nga shteti, si dhe propozon e zgjedh ekspertët përkatës, të cilët miratohen në asamble për vlerësimin e shoqërisë, për efekt të shitjes së pjesës shtetërore”. Në këtë mënyrë privatizmi i pjesës së mbetur të aksioneve në shoqëritë publike si AMC, INSIG etj., duhet bërë me lejen e ortakëve jo-shtetërorë. Privatizmi më i shpejtë i mundshëm është ai i 12.5 për qind të aksioneve të Albanian Mobile Communication që pritet të përfundojë brenda vitit. Nga të ardhurat e shitjes së pjesëve të kapitalit të zotëruar nga shteti përfitojnë Ministria e Financave 5 për qind; Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës 5 për qind dhe buxheti i shtetit 90 për qind.

Cosmote mund të blejë AMC
AMC është privatizuar në shumicën dërmuese të aksioneve(rreth 85 %) që në vitin 2000 nga Telenor-Cosmote(tashmë vetëm Cosmote) ndërsa pjesa tjetër e aksioneve i takon shtetit shqiptar me 12.5 % të aksioneve dhe ish-punonjësve me rreth 2.5 % të aksioneve. Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, që është “pronari” i 12.5 % të aksioneve në emër të shtetit te kjo kompani, do t’i shesë aksionet nëpërmjet një oferte publike. Realizimi i procesit të privatizimit të paketës shtetërore të AMC-së është parashikuar të mbyllet brenda vitit. Pronari i shumicës dërmuese të aksioneve të AMC-së, kompania greke Cosmote ka dhë të drejtën e parablerjen së aksioneve që në ligjin për privatizimin e kësaj shoqërie. Por po ky ligj vendos një kufi minimal që vlera e shitjes së një aksioni të mbetur shtetit shqiptar nuk duhet të jetë më pak se në rastine privatizimin të 85 % të aksioneve. Sipas këtij kufizimi 1 % e aksioneve nuk mund të shiten me më pak se 1 milionë euro dhe paketa totale e aksioneve që ka shteti duhet të shiten minimalisht 12.5 për qind.
Konsulenti
Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për të arritur në këtë proces, do të përzgjidhet konsulenti ligjor që do të drejtojë procesin e privatizimit, krahas parapërgatitjes së kuadrit të nevojshëm ligjor si dhe përcaktimi i vlerës së aksioneve shtetërore në shitje të AMC-së. Për procesin e shitjes së paketës shtetërore të AMC-së, kjo ministri ka programuar realizimin e fazës së marketingut, e cila do të bëhet në bashkëpunim me konsulentin e huaj të përzgjedhur për këtë proces. Por për realizimin e shitjes së aksioneve shtetërore në këtë kompani, do të rakordohet edhe me partnerin privat, që zotëron paketën kryesore të aksioneve të AMC-së, Cosmote.
AMC është kompania e parë e telefonisë celulare në Shqipëri dhe ka të ardhura vjetore mbi 215 milionë dollarë. Fitimi neto i kompanisë për vitin e kaluar ishte rreth 60 milionë dollarë. AMC ka fitimin më të lartë brenda grupit Cosmote por njëkohë ajo është përballur edhe me disa gjoba në Shqipëri. Kështu organet tatimore e kanë gjobitur kompaninë me rreth 15.8 milionë euro gjoba dhe interesa nga gjobat ndërsa Autoriteti i Konkurrencës me 1.6 milionë dollarë për mosdorëzim të të dhënave të kërkuara në një proces hetimi.

E Enjte, 19 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Berisha pranon: Taksa e sheshtë do të rëndojë mbi të varfrit

Rreth 600 punonjës me rrogë të lartë përfitojnë, 100 mijë të tjerë humbin

Altin Xhikneli
Kryeministri ka pranuar dje se taksimi i sheshtë mbi të ardhurat personale do të detyrojë që ata që kanë pagën më të ulët të paguajnë më shumë. Në takimin e djeshëm me përfaqësues të biznesit është diskutuar për reformat fiskale të ndërmarra kohët e fundit nga qeveria të cilat kryeministri i ka mbrojtur vetë përballë opozitës dhe grupeve të interesit. Berisha tha se “ne u shkëputëm nga taksa progresive dhe vendosëm sistemin e taksës së sheshtë, sërish bëhemi të barabartë, por dallimi është substancial. Dallimi është ky, taksa e sheshtë kërkon që të jemi të vërtetë, të dalim nga informaliteti”. Por kryeministri kësaj radhe edhe pse ka deklaruar se lufta ndaj informalitetit është objektivi kryesor i taksës së sheshtë ka pranuar se kjo taksë do të ndikojë më shumë tek punonjësit me paga të ulta.
Problemet e taksës sheshtë
“Mirëpo, kalimi në taksën e sheshtë përbën një problem jo vetëm monetar, por para së gjithash problem moral shumë të madh, sepse një nëpunësi që e ka rrogën e ulët, sado që t’i rritet apo ulet rroga 5 apo 10 për qind, atij i merret 10 përqindëshi, ndërsa një njeriu që merr dhjetëfishin e kësaj rroge, në proporcion i merret 2-4-5 herë më pak se atij”-tha Berisha. Pra kjo është mënyra më eksplicite dhe e pranuar nga kryeministri se taksa e sheshtë do të godasë pikërisht pjesën e cila ka pagën më të ulët. Kryeministri gjithashtu shtoi se “në piramidën e rrogave të këtij shteti, sektori publik dhe privat së bashku, kanë gjithsej 868 rrogëtarë me rrogë 1 milionë lekë, nga të cilët, ju siguroj se të pakën 600 janë në administratën shtetërore në të gjitha nivelet”.
Kjo do të thotë, që të 600 punonjësit që me skemën aktuale progresive të taksimit të të ardhurave personale do të paguajnë më pak, ndërkohë që 100 mijë punonjësit e tjerë të kësaj administrate do të paguajnë më shumë. Skema e qeverisë për të zbutur efektin e sheshimit të taksës mbi të ardhurat personale, ishte që të rriste pagat në sektorin publik si dhe të detyronte dhe sektorin privat me qëllim që taksa më e lartë të paguhej në një pagë më të lartë. Kjo skemë sipas qeverisë do të bënte që të zbutej efekti, taksës mbi të ardhurat personale.
Por kjo skemë nuk sado që të përafrohet nuk mund të realizohet pasi shumica e punonjësve në vend, si në administratën publike ashtu dhe në sektorin privat nuk kanë një pagë më të lartë se 300 $. E kjo do të thotë që një punonjës me këtë pagë, me taksimin e sheshtë do të paguajë 30 dollarë vetëm për të ardhurat personale. Ndërkohë që me skemën aktuale progresive, për një pagë 300 $ paguhet 9.4 dollarë.
Zbutja
Qeveria është tërhequr nga rritja e pagës minimale në disa sektorë të ekonomisë për efekt të sigurimeve shoqërore. Kështu, rritja e cila u bë para disa muajsh për të gjithë sektorët e ekonomisë, do të rishikohet. Berisha u shpreh se “unë i kam kërkuar autoritetit tatimor, zëvendësministrit dhe ministrit, që të bëjnë kategorizime, sepse nuk mund të bëhet fjalë për të njëjtën kategori si në Tiranë dhe në Pukë, në Tropojë, apo në rrethe të tjera”. Duke shprehur qartë se përsëri pritet që në skemën e pagës minimale do të ketë ndryshime për efektin e taksës së sheshtë.


Dogma e Adam Smithit, është e faktuar në mënyrat më të përsëritura. Ne jemi i larguar taksave progresive. Por nga ana tjetër, kapitalizmi, si rend shoqëror, mbijetoi dhe mbijeton pikërisht për frymën, shpirtin e tij social. Kjo është e vërteta.

E Enjte, 19 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Hidrocentrali Bushatit spostohet në Vukatanë

Një propozim i ambjentalistëve kërkon zhvendosjen e hidrocentralit të ardhshëm

Ekologjistët shkodranë kanë paraqitur dje alternativen e tyre që hidrocentrali i Bushatit të ndërtohet në një vend tjetër të Drinit, ne Vukatanë, pasi aty, sipas tyre, nuk prish sistemin ekologjik të zonës. Në një konferencë per shtyp, organizuar nga organizata jo fitimprurëse "Mbrojtja ekologjike dhe shfrytëzimi i bashkësisë ujore Shkodër", specialistët e mjedisit thanë se vendi ku është projektuar të ndërtohet ky hidrocentral dëmton sistemin ekologjik të qytetit të Shkodrës, duke ndikuar drejtpërdrejtë në sistemin ujor të dy lumejve kryesorë, Drinit dhe Bunës, si dhe liqenit të Shkodrës. Sipas tyre në këtë mënyrë humbet dhe interesimi turistik për kalanë e lashtë "Rozafa". Ne kete konference, kryetari i shoqatës "Mbrojtja ekologjike dhe shfrytëzimi i bashkësisë ujore Shkodër", Filip Guraziu, ish- kryetar i bashkisë së Shkodrës, duke patur përkrah inxhinierët e njohur të kësaj fushe, si Karlo Kamsi, Ali Hoxha dhe Eqerem Aga, Guraziu tha se "ndërhyrjet në mjedis që ndikojnë në ekuilibrin e sistemit ujor të përbërë nga liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna, me komponentet e tij konsiderohen të 'supermbrojtura' për faktin se me vendim të Këshillit të Ministrave zona shqiptare e liqenit të Shkodrës është shpallur 'Rezervat natyror i menaxhuar' dhe i nënshtrohet shkallës së tretë të mbrojtjes ku ndalohet ndryshimi i gjendjes natyrore të rezervave ujore, burimeve, liqeneve dhe sistemeve të zonave të lagura". Po ashtu shtoi ai, me vendim të Këshillit të Ministrave dhe lumi Buna dhe territoret ligatinore përreth saj janë shpallur "Peisazh ujor, tokësor i mbrojtur" dhe pjesa qëndrore e kësaj zone, pjesa nga Shirqi deri në Dajç dhe Obot i nënshtrohen shkallës së tretë të mbrojtjes. Duke theksuar se grupi i punës i OJF-së "MESHBUSH" nuk është kundër ndërtimit të hidrocentralit, Guraziu tha se "ky grup pasi ka studiuar mundësinë e shfrytëzimit të potencialit hidroenergjitik propozon që ky hidrocentral mund të ndërtohet fare mirë, pa dëmtuar sistemin ekologjik, në krahun e djathtë të rrjedhjes së lumit Drin, në zonën e Vukatanës". Sipas specialistëve të kësaj organizate, ndërtimi i këtij hidrocentrali me një liqen të krijuar nga diga e ndërtuar në kodrat Ashtë, Vukatanë, me gjatësi 500 metra në kuotën 19.50 është mjaft i vlefshëm nga ana profesionale.

E Premte, 20 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Prohblemet e kredisë në Shqipëri

Nga Jonilda Koçi(SET)
Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani thotë se pret që më shumë banka të huaja të investojnë në Shqipëri. Rritja e kreditit në Shqipëri vazhdon të jetë e fortë, duke u rritur deri në 55% në 2006 sipas Bankës së Shqipërisë. Rreth 1.5 miliard euro në kredi vitin e kaluar mbështetën ekonominë shqiptare, veçanërisht ndërmarrjet e vogla e të mesme. "Sistemi bankar në Shqipëri është transformuar në një nxitës të përballueshmërisë ekonomike të vendit, duke zgjeruar fondet për ekonominë," tha guvernatori i Bankës Qendrore Ardian Fullani. Për të dytin vit me rradhë, Shqipëria po provon një bum krediti. Në 2005, kreditë u rritën me 75% dhe kredia arriti në 14.6% të GDP. Megjithatë, vendi është ende nën standardin rajonal, 25% të GDP. Rreth 70% e kredive janë shpërndarë në monedha të huaja, euro dhe dollarë, për shkak të normave më të mira të interesit. Megjithatë, përqindja e kredive të shpërndara në monedhën vendase, në lek, është në rritje. Shumë kredi janë dhënë me qëllime biznesi: tregti, ndërtim dhe industri. Kohët e fundit, megjithatë, bankat po konkurojnë ashpër për tregun e mbetur.
Ndonse zgjerimi i kreditit mund të nxisë rritjen ekonomike, zyrtarët e Bankës Qendrore merakosen rreth një rritjeje koresponduese në kreditin e keq. Për t'ju drejtuar këtij problemi, banka po hap një byro krediti e cila do të shqyrtojë të dhënat e kreditorëve për të shmangur mashtrimin dhe për të ndërtuar historitë e kreditit për klientët.
Bankat e mirënjohura evropiane kanë marrë një interes në rritje në Shqipëri. Një nga bankat më të mëdha në Itali, San Paolo Imi, bleu paketën e shumicës së aksioneve në Bankën Amerikane të Shqipërisë vjeshtën e shkuar. Tre vjet më parë, Raiffeisen Bank e Austrisë nisi operimin në vend nëpërmjet privatizimit të Bankës së Kursimeve me pronësi shtetërore. Në tërësi, në Shqipëri veprojnë 17 banka, shumica e tyre me kapital të huaj.
"Hyrja në tregun e bankave të shquara evropiane është një arritje e vitit të kaluar që pritet të vazhdojë gjatë këtij viti," thotë Fullani. Me të vërtetë, Societe Generale e Francës po përfundon tani blerjen e një pakete shumice në Bankën Popullore, një bankë e re shqiptare në zotërim të një numri biznesmenësh shqiptarë.
Sipas revistës shqiptare të biznesit Monitor, një numër bankash me emër gjermane e austriake po shpejtojnë të hynë në sektorin bankar shqiptar. Deutsche Bank e Gjermanisë, Erste Bank e Austrisë, banka austriake-italiane Unicredito, Eurobank e Greqisë dhe OTP e Hungarisë janë midis atyre që kanë shprehur interes.

E Premte, 20 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

“Informaliteti nuk eliminohet me fushata”

Guvernatori shprehet kundër sloganeve dhe kërkon rritjen e shërbimit ndaj biznesit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në një intervistë për Zërin e Amerikës është shprehur kundër fushatave dhe sloganeve për të luftuar informalitetin. “Unë nuk jam i mendimit që informaliteti në Shqipëri ose dhe kudo, eliminohet me slogane ose me fushata. Kjo ka qenë dhe strategjia jonë: zbutja e informalitetit vjen natyrshëm nëpërmjet krijimit të një strukture të gjerë shërbimesh”, u shpreh Fullani. Ai ka folur edhe për rritjen e kredisë dhe kreditë me probleme por që mbeten nën kontroll sipas Guvernatorit. Edhe një herë Fullani nuk ka harruar të “kryqëzojë” KESH-in dhe krizën energjetike si pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit. “Energjia, është një nga problemet kyçe, të cilës ne duhet t’i kushtojmë një rëndësi mjaft të veçantë”, thotë ai. Duke dhënë më pas edhe sugjerimet e zakonshme se “zgjidhjet e problemit të energjisë, duhet të jenë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, të cilat garantojnë furnizimin e ekonomisë me energji, por dhe me kosto të ulët”.


Pyetje: Zoti Guvernator, ju keni ardhur në Uashington në kuadrin e takimeve të pranverës që zhvillohen në Fondin Monetar Ndërkombëtar, çfarë keni diskutuar gatë takimeve me zyrtarët e Fondit?

Takimet e pranverës janë një rast mjaft i rëndësishëm për vendet anëtare, për të zhvilluar takime me nivelet më të larta të Fondit Monetar Ndërkombëtar, por njëkohësisht për të bashkëbiseduar dhe me kolegë të tjerë, përfaqësues të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare mbi politikat e zhvillimit, mbi perspektivat e zhvillimit të një vendi, dhe mbi politikat që një vend do të ndjekë, në bazë të programeve ekonomiko – politike, të cilat ka marrë përsipër të realizojë.
Veçoria e kësaj radhe ishte se Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, zoti Murilo Portugal, konfirmoi ardhjen e tij në Tiranë, në muajin maj. Është hera e parë që një personalitet kaq i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen në Shqipëri dhe pa diskutim, kjo tregon një maturim të Shqipërisë dhe një angazhim më të madh të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të mbështetur reformat në Shqipëri.

Duke qëndruar pak te stabiliteti makroekonomik i vendit. Ka disa vjet që thuhet se Shqipëria ka një situatë makroekonomike të qëndrueshme dhe një rritje që luhatet në kufijtë e 5-6 për qind, ndërkohë që dihet se ekonomia shqiptare mbështetet gjerësisht te sistemi i shërbimeve, në vend që të mbështetet te prodhimi industrial. Si mund të ruhet në të ardhmen kjo rritje ekonomike në këto kushte?
Rritja ekonomike e një vendi është e rëndësishme. Dhe temat ekonomike janë gjithmonë të hapura në këto takime me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe më gjerë. Elementet kryesore janë ato që lidhen me reformën strukturore. Prandaj, është shumë e rëndësishme që për të mbajtur këto ritme të larta të zhvillimit, të realizohen reformat me ritmet e planifikuara.

Cilat janë disa nga këto elemente?
Energjia, është një nga problemet kyçe, të cilës ne duhet t’i kushtojmë një rëndësi mjaft të veçantë. Zgjidhjet e problemit të energjisë, duhet të jenë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, të cilat garantojnë furnizimin e ekonomisë me energji, por dhe me kosto të ulët.

Flitet gjerësisht për informalitetin e ekonomisë shqiptare, sa e ka dëmtuar kjo ekonominë realisht?
Unë nuk jam i mendimit që informaliteti në Shqipëri ose dhe kudo, eliminohet me slogane ose me fushata. Kjo ka qenë dhe strategjia jonë: zbutja e informalitetit vjen natyrshëm nëpërmjet krijimit të një strukture të gjerë shërbimesh. Vetë zhvillimi i sektorit bankar dhe financiar, zhvillimi i sektorit të kreditit, zhvillimi i sektorit të pagesave dhe i shërbimeve bankare e atyre financiare në tërësi, kanë çuar aty ku Shqipëria të gëzojë sot një shërbim cilësor financiar me një gamë të gjerë produktesh, që pa dyshim, çon në zbutjen e informalitetit. Rritja e kreditimit në vend, 50 deri në 60 për qind në vit, rritja e veprimeve bankare nëpërmjet sporteleve të bankave, ku sot vëllimi i veprimeve të kryera nëpërmjet bankave është më i lartë se sa ai me lekë në dorë, zhvillimi i pagesave ndërkombëtare, si dhe zhvillimi i mjaft produkteve të reja bankare për thithjen në mënyrë zyrtare të dërgesave nga emigrantët, janë të gjithë faktorë që kanë ndikuar në mënyrë të dukshme në uljen e informalitetit në Shqipëri.

Shikoni rrezikshmëri në shtimin kaq të madh të kreditimit në Shqipëri, në kushtet kur nuk ekzistojnë rregullat e nevojshëm për kontrollin e këtij fenomeni?
Duhet të kemi parasysh që dy vjet më parë, kreditimi i ekonomisë shqiptare ishte në nivelin 7 për qind të PBB-së, ndërsa sot ka arritur në nivelin 21 për qind të PBB-së. Vërtet ka një proces rritjeje konstante dhe të qëndrueshme, por në bazë të analizave tona, kjo nuk është një rritje e pakontrolluar. Vihet re një rritje në financimin jo vetëm të mallrave të konsumit, por dhe të investimeve. Gjithashtu, është rritur gama e produkteve të ofruara nga bankat, në lidhje me kreditimin e shtëpive dhe ka patur një zhvillim të natyrshëm edhe të kreditimit të konsumatorit.

E Premte, 20 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Mbyllet Porti i Durrësit, pezullohen për 5 ditë tragetet

Asnjë anije nuk do të përpunohet, po matet thellësia. Nis pezullimi i veprimtarisë përpunuese në portin detar të Durrësit. Këtë herë nuk ka qenë përkeqësimi i kushteve atmosferike, po zbatimi i një projekti matjesh me vlerë 50 mijë euro. Kështu porti detar i Durrësit, më i madhi në vend, ka pezulluar veprimtarinë e tij normale për t‘i dhënë hapësirën e nevojshme kompanisë britanike "Clyside Surveys Ltd" për të kryer matjet e thellësisë ujore të basenit të tij dhe në kalata. Kjo ndërprerje katër ditore e veprimtarisë përpunuese të portit do të ketë koston e saj ekonomike, por synon të mundësojë në një të ardhme të afërt hyrjen e anijeve të kapaciteteve të mëdha në këtë port. Burime nga Kapitaneria e Portit Detar të Durrësit thanë për gazetën "Shqip", se kompania britanike ka nisur ditën e enjte matjet nga kanali hyrës dhe kalata nr.4, e cila është zbrazur nga anijet tregtare. Ndërkaq, sot dhe gjatë ditëve të fundjavës, puna në port do të jetë plotësisht e paralizuar, për shkak të intensitetit me të cilin do të veprojnë ekspertët, për të kryer në një kohë sa më të shkurtër matjet e thellësive portale, për të ulur kohën dhe kostot ekonomiko-financiare që shkaktohen nga ky bllokim i portit. Agjencitë e spedicionit dhe lundrimit detar, si dhe operatorët e tjerë portualë janë njoftuar paraprakisht për këtë situatë, që do të krijohej për katër ditë radhazi në port, me qëllim që të merrnin masa. Masa janë marrë dhe nga Autoriteti Portual e Kapitaneria për të nxjerrë në radë, jashtë basenit të portit, të gjitha anijet e ankoruara në kalata, ndërsa kompania do të kryejë matjet e saj. Njëkohësisht e lirë është kërkuar dhe kalata e peshkimit, ku ankorohen dhjetëra peshkatore. Largimi i papritur i kompanisë daneze "Rohde Nielse", fituese e tenderit ndërkombëtar të projektit për thellimin emergjent të kanalit hyrës dhe basenit të portit, ngriu zbatimin e investimit prej afro 3 milionë eurosh, ndërsa i dha fund shpresës për një realizim të shpejtë të thellimit të basenit ujor, kanalit hyrës dhe mundësimit të futjes së anijeve të tonazhit të madh. Vështirësitë që hasi kompania daneze në zbatimin e projektit, të nisura me gjetjen e disa predhave luftarake në tabanin e hapësirës ujore portale dhe të vazhduara më tej me mos-gjetjen e komunikimit të duhur me autoritetet e portit. Çështja e braktisjes së punimeve nga firma daneze ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare, ndërsa të dyja palët pretendojnë për dëmshpërblim. Përtej kësaj situate të pakëndshme të krijuar me danezët e "Rohde Nielsen", Autoriteti Portual Durrës akordoi një tjetër vlerë për të bërë matjet e thellësive në kalata dhe basen, për t‘i hapur rrugë thellimit dhe lejuar hyrje-daljen nga ky port të anijeve të tonazheve të larta 20 mijë tonësh e më shumë, gjë që aktualisht nuk mundësohet për shkak të thellësive të pamjaftueshme që ofron porti i Durrësit.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kërkimet për naftë, austriakët dështojnë në Durrës

Pas tre vjetësh, OMV njofton tërheqjen

Dështojnë kërkimet për naftë në Durrës. Grupi më i madh i eksplorimit të gazit dhe naftës në Evropën Qendrore, austriaku OMV tërhiqet përfundimisht nga Durrësi pas tre vjet kërkimesh pa rezultat. Gjigandi austriak njoftoi arritjen e një marrëveshje me Island Oil, sipas së cilës OMV, i kalon pjesën e saj të aksioneve në bllokun e Durrësit, kompanisë islandeze. Në këmbim të kësaj OMV fiton të drejtën për të shfrytëzuar licencën e Island Oil për të filluar kërkimet për naftë në bregdetin islandez dhe më saktësisht në rrethinat e Kilalës. OMV kishte filluar kërkimet për naftë dhe gaz në bllokun e Durrësit që në vitin 2004, në bazë të një marrëveshjeje koncesionare të nënshkruar me qeverinë shqiptare. Austriakët do të shfrytëzonin 50 për qind të rezervës së naftës dhe gazit në këtë zonë, ndërsa pjesa tjetër iu dha kompanisë holandeze Lundin Petroleum. Të dyja këto kompani formuan më vonë një joint-venture. Sipas vlerësimeve të bëra nga austriaket, në bllokun detar te Durresit, ku përfshihet zona midis Kepit të Rodonit dhe Gadishullit të Karaburunit, mendohet se gjendet një rezerve prej rreth 35 milionë fuçi me naftë dhe 11,5 miliardë metër kub gaz. Kompania kishte parashikuar që të përuronte pusin e saj të parë në ujërat shqiptare të Adriatikut në vitin 2007, por pas tri vjetësh kërkime ka lajmëruar tërheqjen e papritur. Ndërkohë që Lundin Petroleum do të vazhdojë të zotërojë pjesën e saj të aksioneve në Bllokun Detar të Durrësit. Gjatë viteve të fundit një numër shumë i madh kompanish ndërkombëtare në fushën e energjetikës, kanë provuar të zbulojnë naftë në territoret shqiptare. Saga e kërkimit për arin e zi ka filluar që në qershor të viti 1991 me gjigandin amerikan Oçidental, i cili në atë kohë nënshkroi një marrëveshje me qeverinë tonë, sipas të cilës fitonte të drejtën për të kërkuar naftë në tre zona të ndryshme në ujërat shqiptare. Pas dështimit në këto zona, Oçidental iu rikthye kërkimeve në Shqipëri në vitin 2005, por kësaj radhe në tokë dhe jo më në det. Kompania amerikane rifilloi kërkimet në zonën e Shpiragut, në rrethin e Beratit, por megjithëse ka dy vjet që zhvillon aktivitet aty, deri më tani nuk është bërë publik asnjë zbulim nafte apo gazi. Më vonë kontrata të tjera për eksplorim nafte u nënshkruan me kompanitë Chevron, Agip dhe Hamilton Oil dështuan njëra pas tjetrës në Shqipëri. Kontrata e fundit që u nënshkrua nga qeveria shqiptare me një kompani të huaj energjetike, për kërkim nafte daton vetëm 6 muaj më parë. Anglezët e Medoil do0 të kërkojnë për 7 vitet e ardhshme për naftë në ujërat e Jonit duke investuar rreth 26 milionë dollarë. Blloku i Durrësit përfshin një sipërfaqe prej rreth 420 kilometrash katrorë përgjatë linjës bregdetare të Shqipërisë Perëndimore. Zbulimet e bëra në terrene me karakteristika të ngjashme në rajonin e Italisë Jugore, tregojnë potencialin e lartë të Adriatikut Jugor, për rezerva nafte dhe gazi. Më parë kompania italiane Agip kishte zbuluar në ujërat shqiptare të detit Adriatik rezerva gazi, por asokohe çmimi i ulët i këtij produkti nuk justifikonte koston e investimeve që duhet të kryenin italianët për nxjerrjen e tij.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ujësjellësi i Klosit, "digjen" 700 mijë euro

Projekti dështoi nga mungesa e bashkëpunimit me pushtetin vendor

Shuhet ëndrra e kaherëshme e klosianëve, për furnizimin me ujë të pijshëm. Bashkia e Klosit, në rrethin e Matit, me 13 fshatra në juridiksionin e saj, me rreth 10500 banorë, historikisht ka vuajtur për mungesën e ujit të pijshëm. Por një donacion i vitit të kaluar, prej 700 mijë eurosh, dhënë nga Banka Islamike, zgjoi shpresat te banorët, se më në fund edhe ata do të bëhen me ujë të pijshëm. U fol se do të jetë një ujësjellës model, i cili do t‘i shërbente jo vetëm qytetit të Klosit, por edhe komunës Xibër, nga ku do të merrej edhe burimi i ujit. Ky investim tejet i rëndësishëm, erdhi pa asnjë lloj konsulence me strukturat e pushtetit vendor në Klos dhe Xibër. Kështu ardhja e këtij investimi, nuk u shoqërua me marrjen e vendimeve përkatëse në KRT-në Klos, apo komunën Xibër, për marrjen e lejes së ndërtimit, siç edhe e kërkon ligji shqiptar. Drejtuesit në këto dy njësi vendore, thonë se nuk janë informuar as sa është fondi për ndërtimin e ujësjellësit, kush e ka bërë tenderimin, kur kanë filluar dhe kur përfundojnë punimet, cila është firma fituese etj. Duke u lënë kështu krejt jashtë "loje", këtyre drejtuesve nuk u mbeti asgjë tjetër, vetëm se të hapin sytë dhe të shikojnë se ç‘po bëhet. Firma ndërtuese, ardhur me porosi nga Tirana, i nisi punimet nga ndërtimi i depove nëpër fshatra dhe qytetin e Klosit, ku flitet se u shpenzuan rreth 220 mijë euro dhe jo nga vepra e marrjes te burimi i ujit. Por nisja e punimeve nga firma ndërtuese pa marrë më parë leje nga strukturat vendore të pushtetit, që në fillim hasi në vështirësi të shumta, pasi plasën probleme sociale me banorët pronarë tokash, ku do të kalonte ky ujësjellës. Donatorët premtuan se fundi i qershorit të vitit të kaluar do të ishte edhe afati i përfundimit të këtij ujësjellësi, por edhe sot e kësaj dite ai ka mbetur i papërfunduar. Mungesa e bashkëpunimit midis investitorit dhe njësive vendore ka bërë që ky projekt kaq i rëndësishëm të dështojë.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kontrata

Francezët blejnë Bankën Popullore

Banka franceze Societe Generale blen 75% të aksioneve të Bankës Popullore. Marrëveshja e shitblerjes së aksioneve u nënshkrua në Tiranë ndërmjet bankës franceze Societe Genarale dhe Bankës Popullore. Ky proces është subjekt i miratimit përfundimtar të autoriteteve rregullatore shqiptare. Sipas palës franceze, kjo blerje është brenda kuadrit të zhvillimit strategjik të Societe Generale, si një ndër strukturat me shtrirje të madhe në Evropën Juglindore, ku ajo ka filialet e saj në Slloveni, Kroaci, Serbi e Mal të Zi. Me pothuajse 1 milion klientë dhe 238 degë, kjo zonë do të bëhet grupi i tretë në Evropë - jashtë Francës - për Societe Generale, pas Republikës Çeke (Komercni Bank) dhe Rumanisë (BRD). Banka Popullore është ndër bankat më të reja në tregun shqiptar. Themeluar nga bashkimi i kapitaleve të rreth 30 investitorëve privatë shqiptarë, ajo e filloi veprimtarinë e saj në mars 2004.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Slovenët dhe turqit, edhe dy hipermarkete në Tiranë

Rritet kërkesa për biznesin e supermaketeve. Pas Euromax e Conad dhe dy gjigandë të pakicës

Tregtia me pakicë po thith investitorë të rinj në Shqipëri. Sipas burimeve të cituara nga siti reporter.gr, janë dhe dy shoqëri të reja që duan të investojnë në këtë treg. Shoqëria turke Migros Turk dhe sllovenja Mercator kanë deklaruar se kanë në plan që të hyjnë në tregun shqiptar nëpërmjet ngritjes së rrjeteve të supermarketeve. Në këtë mënyrë pas zgjerimeve të Euromax me dyqane të reja në autostradë dhe hapjen e disa supermarketeve të tjera, në Shqëipëri erdhi dhe gjiganti italian Conad. Strategjia e ndjekur e supermarketeve që xhirojnë mbi 5 për qind të xhiros totale të tregtisë me pakicë në Shqipëri, ka qenë fillimi i aktivitetit me çmime të ulta. Dhe më pas ngritja graduale dhe gati e “padukshme” e çmimeve për të mbajtur klientelën e krijuar pas një marketingu agresiv.
Tregu gjysëm miliardë
Rreth gjyswm miliardw dollarw xhiron tregu i shitjeve me pakicë nw Shqipwri. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2006 tregtia me pakicë në të gjithë vendin arriti një xhiro vjetore prej afro 50 miliard lekësh (rreth 500 milion USD), duke pësuar një rritje prej rreth 27 % krahasuar me 2005-ën. Euromax është hipermarketi i parë i organizuar që u hap në Tiranë rreth dy vjet më parë. Në vitin e parë të plotë të aktivitetit (2006), Euromax zuri gati 4% të totalit të tregtisë me pakicë në të gjithë vendin (sipas të dhënave të Euromax për xhiron e 2006 dhe të dhënave të INSTAT për totalin e tregut të pakicës). Sipas një studimi të revistës Monitor, tregu shqiptar i pakicës (që njihet me termin tregu i ‘retail’) rezulton të jetë jo vetëm më i çorganizuari në Europë, por edhe në rajon. Në vend ka ende një numër shumë të lartë të dyqaneve të vogla, shumica e të cilave shet produkte pa paguar TVSH-në dhe pa fatura tatimore. Një situatë e tillë duket se ka qenë edhe faktori kryesor që ka mbajtur deri më sot larg investitorët e huaj, që prej vitesh janë shfaqur në rajon. Gjithsesi, kohët e fundit ka pasur interes nga investitorë të tjerë. Pas italianëve të Conad, që po zgjerohen me shpejtësi, Tregu pritet të formatizohet më tej, duke krijuar kështu edhe më shumë mundësi bashkëpunimi për biznesin shqiptar.

E Shtune, 21 Prill 2007
 
Top