Re: Lajme ekonomike!
Gjykata e Tiranës "mbyll" Autoritetin e Konkurrencës
Gjykatësi vendos mbylljen e hetimit mbi kartelin e sigurimeve: Nuk respektuat të drejtën e informimit
Karteli i sigurimeve ka arritur “fitoren” ndaj Autoritetit të Konkurrencës duke rrëzuar në gjykatë hetimin për marrëveshjen e ndaluar të policës kufitare dhe krijimin e një agjencie të vetme nga shtatë kompani për shitjen e policës së sigurimit të detyrueshëm. Dje gjyqtari i vetëm Agim Bendo ka rrëzuar tërësisht vendimin e Komisionit të Konkurrencës “Për hapjen e Hetimit të Thelluar në tregun e sigurimeve” duke krijuar një rast skandaloz të paprecedent për funksionimin e institucioneve të shtetit. Kjo pasi vendimi për hapjen e hetimit përbën dhe thelbin e funksionimit të institucionit dhe vendimi është cilësuar nga juristët i pavlefshëm pasi palët mund të ankohen vetëm ndaj vendimit përfundimtar që ka pasoja. Ndërsa vendimi për hapjen e hetimit është i ndërmjetëm dhe nuk sjell pasoja juridike për shoqëritë e sigurimit. Juristët e pyetur dje nga ABC e konsiderojnë të ngjashëm pezullimin e hetimit të tregut nga Autoriteti i Konkurrencë me pezullimin e hetimeve të prokurorisë(!) apo të kontrolleve të KLSH-së për fondet publike. Vendimi i Komisionit të Konkurrencës për hetimin e tregut të sigurimeve përbën bazën e funksionimit të kësaj hallke shumë të rëndësishme për ekonominë e tregut. Mjafton të kujtojmë ankesat e shumta të konsumatorëve për sjelljet monopol në tregun e telefonisë, ndërtimit, karburanteve dhe sigurimeve të cilat iu kanë kushtuar çmime më të larta dhe shërbim më të dobët. Po ashtu në BE dhe SHBA Antitrusti(antimonopoli) po merr një rëndësi të madhe për vendosjen e konkurrencës në treg por kjo duket e vështirë për t’ju shpjeguar një gjykatësi të vetëm. Që me një nga dhjetra vendimet që merr brenda ditës, ka pezulluar veprimtarinë e një institucioni publik.
Vendimi
Vetëm pas dy javësh, aq sa është koha maksimale e apelimit të një çështje gjyqësore, Gjykata e rrethit Tiranë ka zbardhur një nga vendimet më të rëndësishme për ekonominë e lirë të tregut. Vendimi nr.2372, datë 03.04.2007, ka vendosur “Pranimin e kërkesë-padisë së shoqërive të sigurimit, anullimin tërësisht të vendimit nr.45, datë 19.01.2007 të Komisionit të Konkurrencës “Për hapjen e Hetimit të Thelluar në tregun e sigurimeve për produktin TPL, si një akt të pavlefshëm e të nxjerrë në kundërshtim me ligjin dhe dhënien e këtij vendimi gjyqësor për sa më sipër me “ekzekutim të përkohshëm”.Por sipas njoftimit zyrtar të Autoritetit të Konkurrencës, me këtë vendim Gjykata e Rrethit Tiranë, ka paralizuar punën e institucionit të pavarur të Autoritetit të Konkurrencës, të ngritur pikërisht për mbrojtjen dhe rivendosjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg.
Me vendimin e mësipërm Gjykata e Rrethit Tiranë pezulloi dy vendimet për tregun e sigurimeve kur tashmë është bërë publike se shoqëritë e sigurimit kanë nënshkruar një marrëveshje anti-ligjore për fiksimin e çmimit të policës kufitare dhe ndarjen e paracaktuar të të ardhurave të siguruara. Komisioni i Konkurrencës kishte vendosur ndalimin e akt-marrëveshjes së datës 05.04.2005 “Mbi themelimin e Pool-it të Sigurimit Kufitar të Përgjegjësive ndaj palëve të treta të mbajtësit të mjetit motorrik”, e lidhur nga 8 (tetë) shoqëri sigurimi, që ushtrojnë veprimtari në tregun e sigurimeve dhe konkretisht: Sigma Sh.a, Sigal Sh.a, Atlantik Sh.a, Intersig Sh.a, Interalbanian Sh.a, Albsig Sh.a, Eurosig sh.a (ish Dukagjini Sh.a), si dhe Insig Sh.a, si marrëveshje e ndaluar me pasoja kufizuese për konkurrencën, mbasi fikson çmimin dhe ndan tregun.
Gjobat
Po ashtu Komisoni i Konkurrencës kishte marrë vendimin për vendosjen e gjobës në masën 2% të xhiros të vitit 2005, ndaj shoqërive pjesëmarrëse në marrëveshjen e datës 05.04.2005 dhe konkretisht: Shoqërisë Sigma Sh.a,; Shoqërisë Sigal Sh.a, Shoqërisë Atlantik Sh.a, Shoqërisë Intersig Sh.a, Shoqërisë Interalbania Sh.a, Shoqërisë Albsig Sh.a, Shoqërisë Insig Sh.a, Shoqërisë Eurosig Sh.a,. Sipas llogaritjeve të ABC-së në total gjoba kap shumën e 800 mijë eurove. Policia tatimore kryen ekzekutimin e gjobës të përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi dhe bazuar në nenin 80 të ligjit nr 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Por me vendimin e djeshëm gjyqtari Bendo ka ndaluar edhe hetimin e mëtejshëm të tregut të sigurimeve për sigurimin e detyrueshëm dhe shitjen e kartonit jeshil, dhe TPL ku Sekretariati ka vërejtur se është cënuar konkurrenca.Autoriteti i Konkurrencës e ka apeluar vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë për vendimin e paprecedent të gjyqtarit Bendoi, i cili pezullon në thelb funksionimin e institucionit të pavarur të Autoritetit të Konkurrencës.
E Merkure, 18 Prill 2007