Re: Lajme ekonomike!
Albtelekom, turqit dhe 2 muaj afat
Ngecin negociatat me Calik. Turqit rrezikojnë ta humbasin Albtelekomin
Altin Xhikneli
Turqit e Calik Enerji do të kenë dhe 2 muaj afat për të vendosur nëse do të blejnë Albtelekom me kërkesat e qeverisë apo jo. Burime të sigurta pranë qeverisë, bëjnë të ditur për gazetën ABC se marrëveshja për shitjen e Albtelekom ka ngecur një pikë pa zgjidhje. Kështu, negociatorët e qeverisë do të ndërmarrin një hap përfundimtar duke vendosur një afat prej dy muajsh për zgjidhjen e kësaj marrëveshje. Sipas burimeve nëse brenda 2 muajve të ardhshëm, Calik nëse nuk do të pranojnë kushtet e qeverisë atëherë kontrata e cila është një proces ligjor do të ndërpritet dhe mund të dërgohet në parlament për tu rrëzuar. Duket se dy pikat të cilat janë vendosur nga qeveria shqiptare, për shitjen e Albtelekom turqit nuk kanë ndërmend apo mundësi ti plotësojnë. Pika e parë të cilët e ka përmendur para 2 ditësh ministri i Ekonomisë Ruli, është Nga njëra anë ata duhet të heqin dorë eskluziviteti i shërbimit Roaming, gjë e cila në kontratën e parë ishte në favor të turqve. Por mesa duket pika më e nxehtë dhe e cila turqit e Calik nuk kanë mundësi t’a plotësojnë është paraqitja e një konsiorciumi me pjesëmarrjen e një kompanie me eksperiencë në fushën e telekomunikacioneve. Duke qenë se bizneset e Ahmet Calik nuk kanë asnjë lidhje me fushën e telekomunikacionit, i duhet që të gjejë një partner tjetër me eksperiencë në këtë fushë. Kur u bë tenderi ndërkombëtar për shitjen e Albtelekom, nga qeveria socialiste, turqit proklamuan se kishin një konsorcium me Turk Telekom, por më pas në hapjen e dokumenteve të tenderit, Calik doli fitues por pa këtë konsorcium. Ndërkohë, që në atë periudhë vetë Turk Telekom ishte në procese privatizimi, dhe ndërroi pronësi. Kështu, nuk dihet nëse pengesa është që turqit e Calik Enerji nuk mund të marrin këtë licencë nga pronarët e rinj të Turk Telekom. Nga ana tjetër ditën kur pritej që kryeministri turk Erdogan të vizitonte Shqipërinë, ministri i Ekonomisë Ruli u shpreh se pikat që ka vendosur qeveria për shitjen e Albtelekom janë të panegociueshme. "Ne presim që firma turke "Calik Energji" të plotësojë kushtet e kontratës, sidomos ato, që për ne janë të panegociueshme". Kështu, sipas tij, kushtet e panegociueshme për qeverinë shqiptare janë paraqitja e një konsorciumi me pjesëmarrjen e një kompanie me eksperiencë në fushën e telekomunikacioneve së bashku me "Calik Enerji" si dhe atë për shërbimin Roaming.
E Enjte, 15 Mars 2007