Re: Lajme ekonomike!
Ferguson: Qeveria "Berisha" të ratifikojë AMBO-n
"Shqipëria do të përfitojë 30 milionë USD në vit nga naftësjellësi gjigant
Ndërtimi i tubacionit naftësjellës AMBO duket se nuk do të fillojë vitin që vjen. Ted Ferguson, president i AMBO-s, gjatë një interviste ekskluzive për "Shqip" pohon se projekti do të nis fazën e vëzhgimit gjatë muajve në vazhdim dhe jo ndërtimi tubacionit. Një javë më parë, në mediat bullgare u raportua rreth fillimit të ndërtimit të tubacionit 850 kilometra të gjatë, por kreu i AMBO-s, thekson se kanë qenë mediat bullgare që e kanë interpretuar. Në intervistën e tij për gazetën "Shqip", Ferguson ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të ratifikojë marrëveshjen e nënshkruar me AMBO-n. Biznesmeni i fuqishëm amerikan deklaron gjithashtu se Shqipëria nga ky projekt do të përfitojë minimumi 30 milionë dollarë në vit dhe se përfitimet e popullsisë lokale do të jenë në fushën e punësimit në mënyrë direkt dhe indirekte. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, pitet që ky projekt të fillojë së funksionuari në vitit 2012.
Deklarata juaj e disa ditëve më parë për fillimin nga puna të ndërtimit këtë vit të projektit AMBO u bë vetëm dy ditë përpara nënshkrimit të marrëveshjes midis Presidentit Putin, Bullgarisë dhe Greqisë për ndërtimin e naftësjellësit Burgas- Alexandropolus. Është kjo thjesht një koincidencë apo AMBO kërkon të jetë një hap përpara me këtë projekt?
Është një koincidencë. Unë nuk e kam thënë që punimet do të fillojnë këtë vit kjo nuk është e mundur. Unë kam deklaruar se mund të fillojmë punën për një vëzhgim rreth impaktit social dhe ambiental. Gjithashtu për vëzhgimin rreth shtrirjes së tubacionit po drejt një rruge më të mire. AMBO është mundur që të fillojë këto vëzhgime disa kohë më parë, por i është dashur të presë për nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe.
Përse ju desh kaq kohë e gjatë AMBO-s për të nisur këto vëzhgime pasi projekti juaj ka nisur që në vitin 1994?
Të njëjtat arsye që kanë zgjatur kaq gjatë, për të gjitha linjat e propozuara për anijet cisterna ku do të kalojnë. Ka ardhur koha që vetëm tani e shikojmë të nevojshme.
Sa kofident jeni ju zoti Ferguson që në prill apo maj do të nisë puna për ndërtimin e këtij naftësjellësi?
Jam kofident që në maj ne do të fillojmë punën vëzhguese që përmenda më sipër. Nëse përfundimet e këtyre vëzhgimeve do të jenë të suksesshme ato do të vendosin se kur ne do të fillojmë punën ndërtuese të këtij naftësjellësi.
Si po shkojnë negociatat me inxhinierët dhe kompanitë e ndërtimit të interesuara në këtë projekt?
Ky aspekt po shkon mirë. Ne i përfundojmë këto çështje në prill.
Kush janë investitorët kryesorë në këtë projekt?
Për momentin kjo është konfidenciale. Ne do të deklarojmë identitetin e investitorëve në një kohë të përshtatshme. Mbase kur ne do të jemi në një fazë të avancuar të projektit.
Në fillim u tha se projekti AMBO do të kushtonte 1,2 miliardë dollarë. Tani me rritjen e çmimit të çelikut në tregjet botërore kostoja e projektit është rritur me 500 milionë dollarë më shumë.
Ku do t‘i gjeni këto 500 milionë dollarë ekstra, pasi vlen për t‘u përmendur që në fillim projekti juaj pati vështirësi
të gjente investitorë?
Po, është e vërtetë që kjo rritje në koston e ndërtimit vjen si pasojë e shtrenjtimit të çelikut në botë. Neve na duhet të demonstrojmë që ky projekt vazhdon të jetë një investim i mirë dhe sjell përfitime të mira financiare.
A keni dijeni përse Parlamenti shqiptar nuk e ka ratifikuar ende konventën e nënshkruar për këtë projekt?
Më është treguar se shkaku kanë qenë zgjedhjet lokale. Tani që ato kanë përfunduar, unë pres që kjo konventë të ratifikohet së shpejti.
Sipas jush, cilat janë detyrat e shtëpisë që duhen bërë nga Qeveria shqiptare, e cila ka rolin e saj në këtë projekt?
Të ratifikojë marrëveshjen. Veprimet e tjera ose hapat e mëtejshëm i përkasin AMBO-s.
A jeni të kënaqur më përkushtimin e Ministrisë së Financave deri tani në zbatimin e marrëveshje që keni me to?
Ministria në të cilën ne raportojmë është ajo e Ekonomisë dhe Energjetikës. Jemi shumë të kënaqur me përkushtimin e ministrit Ruli.
Në vitin 2006, Qeverisa Shqiptare shpresoi se AMBO duhet të bëjë studime më të thella për projektin, dhe gjetjen e një porti tjetër për t‘u përdorur, jo atë të Vlorës. Çfarë bëri që Qeveria shqiptare?
Ne e siguruam Qeverinë shqiptare se AMBO do të adresojë të gjitha këto çështje gjatë punës për studimin e ambientit.
Kur dihet që grupet ambientaliste dhe një pjesë e konsiderueshme e vlonjatëve nuk e kanë mirëpritur këtë projekt, në çfarë mënyre planifikoni t‘i sheshoni këto probleme?
Me bisedime dhe studime duke prezantuar fakte te banorët, ndryshe nga perceptimi që ata kanë sot.
Sa milionë dollarë në vit do të përfitojë Shqipëria nga projekti AMBO dhe cilat janë përfitimet për popullsinë lokale?
Një minimum prej 30 milionë dollarësh në vit. Përfitimet e popullsisë lokale do të jenë në fushën e punësimit në mënyrë direkt dhe indirekte. Zhvillimi i zonës, energji të garantuar dhe lidhje direkt me Evropën përmes zinxhirit energjetik të shpërndarjes.