Lajme ekonomike!

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Sarandë, nis projekti i ndërtimit të jahteve dhe mallrave

Është organizuar në qytetin e Sarandës takimi për konsultimin publik lidhur me impaktin mjedisor të ndërtimit të portit të ri të jahteve dhe trageteve si dhe transferimin e portit të mallrave në Gjirin e Limionit pranë Sarandës. Në këtë takim të zgjeruar me specialistë të mjedisit, porteve, peshkimit dhe vendimmarrës lokalë, përfaqësues të kompanisë daneze COËI fituese e tenderit për pjesën e projektit që lidhet me impaktin mjedisor, komunikuan të dhënat mbi përfundimet e studimit mjedisor e kulturor në mjedisin ujor detar të Gjirit të Sarandës, financuar nga Banka Botërore. Sipas specialistëve danezë, ndërtimi i kalatës së jahteve pranë portit detar të Sarandës parasheh ankorimin e 150 -200 jahte të huaj dhe vendas, në kushtet kur aktiviteti i përpunimit të mallrave që aktualisht realizohet në të njëjtin port do të transferohet gjatë 2008 –ës në gjirin e Limionit në periferi të qytetit. Koordinatori i projektit për menaxhimin e integruar dhe pastrimin e zonës bregdetare , Jamarbër Malltezi tha për ABC se “konsultimi me publikun është pjesë e rëndësishme e vlerësimit të ndikimit në mjedis lidhur ngushtë me punimet për zgjerimin e portit te Sarandës, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve dhe transferimin e portit të mallrave. Çështja e vendosjes së portit të ri të jahteve, zhvendosja e tregut popullor në afërsi të portit , ishin në vëmendje të këtyre konsultimeve. Sipas Malltezit, vlera e projektit për ndërtimin këtyre investimeve përfshin projektin dhe punimet që nisin brenda 2008-ës dhe arrijnë në rreth 5 milionë dollarë”. Investimi i mësipërm financim I Bankës Botërore inkuadrohet në projektin më të madh të Bankës Botërore ku përfshihet masterplanin i menaxhimit të integruar të zonës bregdetare,pjesë të së cilës janë edhe investimet për ujësjellës, përpunimin teknologjik të ujerave të zeza, mirëmbajtjen e objekteve arkeologjike dhe atyre të kultit, etj.
Sh.Hajno

E Premte, 09 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

BSH: kriza e dritave, KESH 5-fishoi importet

Kriza e energjisë elektrike ka dhënë efekte edhe në përkeqësimin e bilancit të eksporteve dhe importeve. Sipas të dhënave të Bankës së Shqiërisë për vitin 2006 importi i energjisë elektrike ka thyer të gjitha rekordet duke u 5-fishuar. “Plotësimi i nevojave të brendshme me energji elektrike, si dhe rritja e çmimit të energjisë- duke pasuar zhvillimet e çmimeve të naftës, kanë pesëfishuar shpenzimet në importe të kësaj kategorie, ndërkohë që sasia e importuar u rrit gjithashtu ndjeshëm, me rreth 3,5 herë krahasuar me një vit më parë”- shkruhet në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë të publikuar dje. “Rritja e pazakontë e çmimeve të naftës, importet e larta në energji elektrike si dhe rritja e çmimeve të metaleve në tregjet botërore, e shoqëruar kjo me kërkesën e lartë për mallra konsumi, përbëjnë faktorët kryesorë në rritjen e importeve, gjatë vitit 2006”. Kështu në bilancin e llogarisë korente të Bankës së Shqipërisë vlerësohet se deficiti tregtar është përkeqësuar kryesisht si pasojë e krizës energjetike. Një tjetër faktor i cili ka dominuar në rriten e importeve në vlerë, duke i bërë ato me të shtrenjta për konsumatorët shqiptarë ka qenë rritja e çmimit të naftës. Gjatë muajit gusht 2006 nafta në tregjet botërore pësoi një rritje historike ku pasojat e saj u ndjenë dhe në tregun vendës. Madje, edhe pas ritmeve të uljes së çmimit të karburanteve në bursë, në fund të vitit 2006, grosistët shqiptare mbajtën çmime të larta dhe nuk reflektuan uljen e çmimit ndërkombëtar. Ndërkohë që sipas BSH-së, importi i karburanteve rezultoi 22 përqind më i lartë se në vitin 2005. Kontributi i energjisë elektrike dhe karburanteve në rritjen totale të importit, vlerësohet respektivisht 8 për qind dhe 12 për qind.

E Premte, 09 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Inflacioni 2.9 %, energjia dhe zarzavatet rritën çmimet

Shtrenjtohet energjia, cigaret dhe zarzavatet. Ulen çmimet e ushqimeve dhe transportit

Çmimet e mallrave të konsumit të gjerë po rriten nga muaji në muaj. Shkurti ka shënuar dhe rritjen më të madhe të çmimeve për 15 muajt e fundit duke kërcënuar xhepin e konsumatorëve në vlera të konsiderueshme. Lëndët djegëse dhe zarzavatet janë tregtuar më shtrenjtë krahasuar me një vit më parë, duke kontribuar dhe në rritjen e inflacionit. Ndryshimi vjetor në muajin i inflacionit në muajit shkurt ishte 2.9 përqind dhe kjo është rritja më e madhe që nga muaji janar 2006. Kjo rritje e çmimeve që në muajin shkurt është e pazakontë. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.3 përqind.

Kriza energjisë rriti çmimet
Efektin më të madh në shtrenjtimin e jetesës gjatë muajit të kaluar e ka patur energjia. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se çmimet e lëndëve djegëse janë rritur me 12 për qind ku rritja më e madhe ka qenë te gazi i lëngshëm që është përdorur për ngrohjen dhe gatimin në mungesë të energjisë.

Shtrenjtohen zarzavatet
Një kilogram barbunja në Tiranë kushton 550 lekë duke thyer ndoshta rekord për këtë produkt. Edhe të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimet e zarzavatece janë rritur ndjeshëm. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të kastravecave me 22.6 përqind, specave me 10.7 përqind, domateve me 7.4 përqind, etj. Çmimet e disa artikujve të tjerë të këtij nëngrupi gjatë këtij muaji shënuan një ulje si çmimet e lule lakrës, spinaqit sallatës jeshile etj.
Edhe frutat në muajit shkurt janë shitur më shtrenjtë se një vit më parë ku mund të përmendim rritjen e çmimit të manderinave me 9.4 përqind, bananeve me 2.8 përqind, mollëve me 1.7 përqind etj. Çmimet e disa artikujve të tjerë të këtij nëngrupi gjatë këtij muaji shënuan një ulje si çmimet e portokalleve 2.0 përqind, kivit 1.5 përqind, limonave me 0.8 përqind, etj.

Lirohen ushqimet
Gjatë muajit Shkurt çmimet në disa nëngrupe të tjera të këtij grupi janë ulur, ku mund të përmendim uljet në nëngrupin, “qumësht djathë e vezë”, nëngrupin “ sheqer, reçel, mjaltë, çokollata e ëmbëlsira” etj. etj. Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.1 përqind. Brenda këtij grupi indeksi i nëngrupit “veshje” shënoi një ulje prej 0.1 përqind, ndërsa indeksi i nëngrupit “këpucë” shënoi një ulje prej 0.3 përqind. Indeksi i grupit “Pije alkolike dhe duhan” shënoi një rritje 0.1 përqind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të cigareve me 0.1 përqind. Indeksi i grupit “Transporti” shënoi një ulje prej 0.1 përqind. Kjo ulje ka ardhur si rezultat i uljes së çmimit të biletave të transportit ajror me 3.9 përqind dhe çmimit të karburantit me 2.2 përqind. Por nga ana tjetër çmimet e biletave të transportit ujor gjatë këtij muaji u rriten me 9.6 përqind.

E Premte, 09 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kontrabanda e cigareve, Mali i Zi bllokon “Duty Free shops”

Malazezët bllokojnë rrugët e kontrabandës për në Shkodër e Malësia të Madhe

Qeveria malazeze ka marrë masa të menjëhershme për të ndaluar kontrabandën e cigareve me Shqipërinë. Në një aksion të gjerë të drejtuar nga vetë ministri i Financave Igor Lukshiq po merren masa të rrepta për kontrabandistët e cigareve në kufi me Shqipërinë.
Ky është aksioni më i madh i marrë ndonjëherë nga qeveria malazeze në lidhje me këtë problem. Veprimet e para që janë bërë nga ministria malazeze e financës është heqja e licencës së punës "duty free shop"-eve, në vendkalimin kufitar të Bozhajt, në pronësi të ndërmarrjes "Stigma Impex". "Ky veprim pritet të ndërmerret edhe për njësi të tjera të tilla në vendkalimin kufitar kodra e Ilinos", bënë të ditur burmet zyrtare të qeverisë malazeze. Ministria e Financave Lukshiq, e ka cilësuar mbylljen e tyre si "sukses të luftës kundër trafikut të cigareve", për të cilin ka kontribuuar formimi i një ekipi të ri qeveritar për punën operative. Ekipin qeveritar malazez për ndalimin e tregtisë ilegale të cigareve e drejton ministri malazez i Financave Lukshiq, ndërsa në përbërje të tij janë edhe drejtues të doganave, taksave, policisë, Agjencisë për Duhanin, inspektimit të tregut dhe policisë komunale në Podgoricë. Secili prej këtyre strukturave do të ndërmarrë masa dhe veprime sipas kompetencave që u jep ligji "deri në vënien në vend të tregut të cigareve". Autoritetet malazeze kanë bllokuar edhe rrugët e trafikimit të cigareve nga Shqipëria, kryesisht nga Shkodra dhe Malësia e Madhe, ku gjatë ditëve të fundit janë kapur sasi cigaresh kontrabandë dhe janë arrestuar disa persona. Ndërkohë që masat e rrepta të ndërmarra nga qeveria malazeze nuk po pasohen nga autoritetet shqiptare. Edhe pse që nga fillimi i vitit, ri filloi lulëzimi kontrabandës së cigareve, policia ka bërë disa ndalesa sporadike duke kapur autorët në flagrancë. Madje, dje me të marrë vesh lajmin autoritetet vendëse filluar të lëvizin dhe kanë kapur përsëri cigare kontrabandë që vijnë nga Mali i Zi.

E Premte, 09 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Danezët pengojnë punimet në port, kthehet mbrapsh anija panameze

Një anije me kapacitet 60 mijë ton refuzon ankorimin në port. Shteti në gjyq me danezët

Mila Ballhysa

Një anije panameze ka çuditur drejtuesit e portit të Durrësit për nga përmasat dhe kapaciteti por ç’është më e rëndësishme nuk ka arritur të ankorohet në velat e këtij porti. Bllokimi i punimeve për thellimin e bazenit nga firma daneze “Rohde Nielsen” ka dhënë pasojat e para duke krijuar një imazh negativ për kapacitetin e porteve shqiptare. Qeveria shqiptare ka hedhur në proces gjygjësor në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris por ndërkohë projekti ka mbetur pezull.

Anija gjigande
Anija “Hyi Fu Star” me kapacitet maksimal 60 mijë ton ka hyrë në portin e Durrësit për t’u ngarkuar me mineralin e kromit. Në anijen me flamur panamez me gjatësi, e cila është anija më e madhe e mbërritur në portin e Durrësit, pritet të ngarkohet me 17 mijë ton krom për llogari të firmës “Darfo”. Pasi të lërë portin e Durrësit destinacioni i mëtejshëm i anijes do të jetë një nga portet e shtetit më të madh aziatik, Kinës. Mbërritja e një anijeje të përmasave të tilla në portin e Durrësit është vlerësuar nga nën drejtori i portit të Durrësit, Mentor Bunguri si një arritje e rëndësishme. Investimet që janë kryer vitet e fundit në të po fillojnë të japin rezultatet e pritura.

S’hapet porta e korridorit 8
“Ne synojmë ta kthejmë portin e Durrësit në një nga portet më të rëndësishme në rajon, pasi ai është një nyje kryesore për projektin gjigand të korridorit të tetë”,- tha Bunguri. Anija nuk ka pasur ngarkesë, kur u ankorua në kalatë dhe nuk mund të ngarkohet aq sa mban kapaciteti maksimal i saj për shkak se në të kundërt do të mbetej e bllokuar në portin e Durrësit. Ndërprerja e thellimit të basenit dhe kanalit hyrës të portit, investim që qe marrë përsipër nga firma daneze Rohde Nielsen ka krijuar një vakum në port. Projekti i hartuar nga qeveria shqiptare konsistonte në thellimin e portit të Durrësit në 10,5 metra nga 7,5 metra, që ishte pak vite më parë. Lënia në mes e punimeve ka krijuar një problem më shumë për drejtorinë e portit të Durrësit dhe autoritetin portual, sepse askush nuk mund të thotë se sa është thellësia aktuale e basenit.

Projekti
Projekti në mbarim të tij do të mundësonte ankorimin në kalatat e portit të anijeve të mëdha me kapacitet mbi 20 mijë ton. Aktualisht kontradiktat mes qeverisë shqiptare dhe firmës daneze “Rohde Nielsen” do të zgjidhen në një proces gjygjësor ndërkombëtar. Krahas investimeve që po realizohen në disa nga kalatat e portit të Durrësit, drejtoria e portit më të madh në vend ka filluar të aplikojë masa të shumta për të përshpejtuar ritmet e procesit të ngarkim shkarkimit, për të mos shkaktuar pakënaqësi tek pronarët e anijeve tregtare që presin në radhë për të shkarkuar ngarkesën që transportojnë.

E Premte, 09 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Abuzimet me tenderat, pritet shkarkimi i drejtorëve

Bojaxhiu do të publikojë kontrollin financiar. Priten shkarkime masive të abuzuesve

Altin Xhikneli

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare Gjergj Bojaxhi, ka filluar punën e tij me kontrolle të imta financiare të tenderëve të KESH. Para se të prezantohet zyrtarisht Bojaxhi, ka ngritur katër grupe hetimi në korporatë ku janë evidentuar shkelje të mëdha financiare sidomos në tenderët e blerjes së energjisë, dhe investimeve. Madje ka qenë vetë ai i cili i ka kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit që të hetojë mbi gjendjen e korporatës gjatë periudhës qershor 2005 e deri tani. Kështu, drejtori i ri ka kërkuar të bëjë një reformë të thellë në administratën e KESH, ku pritet që drejtori aktual i prokurimeve Sokol Spahiu të largohet nga ajo detyrë duke shndërruar drejtorinë e juridike dhe të prokurimeve në një sektor më vete. Ideja e Bojaxhi është që të ndahen prokurimet e tenderëve nga përgjegjësia e tij direkte për të ndarë si kompetencat ashtu dhe përgjegjësitë.
Kontrollet
Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi ka nisur punën me vlerësimin e situatës aktuale të institucionit që sapo ka marrë në drejtim. Në këtë kuadër në KESH, janë ngritur katër grupe të KLSH të cilat po kontrollojnë dokumentacionin e prokurimeve, zyrave qendrore te KESH si dhe investimeve, që nga Qershori 2005. Burime jo zyrtare, bëjnë me dije se abuzime që kapin vlerën e miliona euro janë vërejtur në procedurat e prokurimeve dhe që do të bëhen publike me daljen e raportit.
Situata e KESH
Drejtori i ri do të bëjë një raportim mbi gjendjen financiare të KESH, ku vetëm për tri muajt e parë është importuar mbi 100 milionë euro energji elektrike. Këto shpenzime përbëjnë fitimin e tre viteve bashkë të korporatës duke e rënduar gjendjen financiare të saj. Qeveria është përpjekur duke e ndihmuar korporatën me financime, duke ricikluar fondet e borxheve të institucioneve të tjera në arkën e KESH. Por importet të cilat janë mesatarisht 1 milionë euro në ditë për këto tre muajt e parë të këtij viti duan një më shumë se një ndihmë të tillë. Gjithsesi, Bojaxhi mbahet si krahu i besuar i kryeministrit Berisha, i cili përflitet ti ketë ofruar postin e Ministrit të Ekonomisë, por që nuk u pranua.

box

“Të rinj që punojnë në grup të vijnë në KESH”
Motoja e re e drejtorit të sapo emëruar Gjegji Bojaxhi për reformimin e administratës së KESH është që në stafet e tij të ketë sa më shumë të rinj të cilët janë shkolluar jashtë. Sapo erdhi në këtë detyrë, KESH me urdhrin e drejtori të ri, bëri kërkesa për njoftime pune për të rinj që janë shkolluar jashtë vendit. Ndërkohë, në njoftimet e KESH bëhet e ditur se “në kuadrin e ristrukturimit për një menaxhim më të mirë dhe rritjen e performancës në punë Gjergj Bojaxhi po mirëpret kandidatura të rinjsh, njerëz dinamikë, me integritet në punë dhe te orientuar nga rezultatet, për krijuar një ekip, që të realizojë vizionin e ri të korporatës, vizion që do të shpaloset ditët në vijim kur edhe do të bëhet prezantimi zyrtar i drejtorit Bojaxhi”. Madje për aplikantët e rinj Korporata ka krijuar rrugë komunikimi si emali dhe numra telefonikë.

E Premte, 09 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Banka Botërore “komandoi” Bojaxhiun

Nadir Mohamed ka inkurajuar drejtorin e ri të KESH-it për shkarkimet


Në shkarkimin e ish-drejtorit të përgjithshëm të KESH-it Andi Beli duket se ka patur ndikim edhe “përplasja” me Bankën Botërore. Dje përfaqësuesi rezident i Bankës në Tiranë Nadir Mohamed ka inkurajuar drejtorin e ri Gjergj Bojaxhi se “është shpejt për të gjykuar punën e drejtorit të ri të KESH por ne presim rezultate pozitive”. Në fakt në Shqipëri në vendosjen e menaxherëve të korporatave kanë një rol të rëndësishëm edhe ndërkombëtarët e në rastin konkret Banka Botërore, e cila prej vitesh ka “në patronazh” KESH-in. Banka kishte përcaktuar disa kritere për arkëtimet të cilat nuk u realizuan në kohën e drejtimit të Andi Belit dhe për këtë problem pati dhe shkëmbime deklaratash. Në një prononcim publik ishte kryeministri Berisha që tha se kishte urdhëruar furnizimin me energji elektrike për 24 orë të popullatës duke prishur kështu një rregull të pashkruar të KESH-it. Korporata nuk furnizonte me energji për të reduktuar në mënyrë fiktive humbjet në rrjet dhe me ndryshimin e orëve me drita u rritën dhe humbjet në rrjet. Por për urdhrin e kryeministrit shigjetat e kritikës së Bankës Botërore u drejtuan te Andi Beli për menaxhim të dobët të korporatës. Edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike në gjysmën e dytë të vitit dha efekt negativ në të ardhurat e korporatës pasi te konsumatorët u krijua ideja se kush paguan energjinë, tani do e paguaj më shtrenjtë ndërsa pjesa tjetër nuk e paguan fare.

E Shtune, 10 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Bankat nxjerin jashtë depozitat

Rritet me 157 milionë euro depozitat e bankave jashtë Shqipërisë


Bankat kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë rreth 1.2 miliardë dollarë depozita. Të dhënat zyrtare flasin për shifra në rritje të “eksportit” të valutës që bankat mbledhin nga shqiptarët dhe i investojnë në banka jashtë Shqipërisë. Shifra totale e kursimeve të dala jashtë sistemit tonë bankar, po vjen gjithnjë në rritje. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, mjetet valutore të zotëruara nga sistemi bankar në formën e depozitave jashtë, të cilat zënë peshën kryesore të kësaj rritjeje, vlerësohen me rritje me rreth 157 milionë kundrejt rënies së vitit të kaluar. Valuta që ka dalë jashtë Shqipërisë është kryesisht në dollarë, 55 për qind, , ndërsa pjesa tjetër është në euro (39 për qind) dhe stërlina angleze (6 për qind). Rritja e këtyre mjeteve, ka ardhur si pasojë e rritjes së depozitave të rezidentëve dhe jorezidentëve në sistemin tonë bankar, i cili i ka investuar këto në institucionet financiare jashtë. Njëkohësisht është vënë re edhe një ndryshim i raportit të mjeteve të investimit. Sistemi bankar këtë vit, ka preferuar zhvendosjen e mjeteve nga investime portofoli në depozita me jashtë. Kështu, mjetet financiare në formën e investimeve të portofolit, regjistrojnë shumën 84.3 milionë euro, duke shënuar një rënie vjetore prej rreth 27 milionë eurosh. Në përbërjen strukturore sipas monedhave, investimet e portofolit gjatë këtij viti mbizotërohen nga ato në dollarë rreth 77 për qind, në euro 16 për qind dhe në stërlinën angleze 7 për qind.


Njëkohësisht edhe këtë vit, ekonomia shqiptare ka pritur flukse hyrëse të kapitaleve të huaja, duke rritur detyrimet e saj me rreth 546 milionë euro. Kjo rritje, e cila vlerësohet rreth 51 qind më e lartë se në vitin 2005, vjen kryesisht nga investimet direkte, huamarrja afatgjatë me terma të zbutur si dhe detyrime të krijuara nga depozita të vendosura në sistemin tonë bankar nga jorezidentë.

E Shtune, 10 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Arratisen 2.3 miliardë euro

Importojmë 2.3 miliardë euro mallra dhe eksporton vetëm 631 milionë euro. Rëndohet deficiti tregtar

Gerti Osmani

Një ekonomi që nuk prodhon as gjysmën e Produktit të Brendshëm Bruto, e varur tërësisht nga importet dhe pa shenja të qarta të rritjes së mundshme të eksporteve. Një në çdo tre lek të ekonomisë shqiptare vjen nga importi dhe kjo nënkupton një ekonomi që po kthehet në vegjetuese duke konsumuar të ardhurat nga emigrantët dhe burime të tjera informale. Ky mund të ishte përkufizimi i stadit ku ndodhet ekonomia shqiptare ku rreth 50 për qind e asaj që konsumojmë si produkt apo shërbim na vjen nga jashtë vendit. Viti 2006 ka rritur vëllimin e transaksioneve tregtare në 2.9 miliardë eurosh. Sigurisht që pjesën më të madhe e zënë shpenzimet për import mallrash, 2.3 miliardë euro ose 309 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2005. Ndërsa të ardhurat nga eksporti i mallrave vlerësohen në rreth 631 milionë euro, me një rritje nominale prej rreth 100 milionë eurosh. Megjithëse norma vjetore e rritjes të eksporteve (19 për qind) ishte më e lartë se ajo e importeve (15 për qind), vëllimi i lartë i këtyre të fundit bëri që deficiti tregtar të rritej me rreth 209 milionë euro ose me 14 për qind.

BE na rriti eksportet
Megjithatë, një zhvillim pozitiv vërehet në përmirësimin e raportit të mbulimit të importeve nga eksportet, i cili për këtë vit shënoi 27 për qind, me një rritje prej 1 pikë përqindjeje ndaj vitit 2005. Ngadalësimi i eksporteve, i vërejtur gjatë vitit 2005 - pasojë e rritjes së presioneve konkurrenciale në industritë kyçe të eksporteve shqiptare (tekstile dhe këpucë), nga hapja e tregjeve evropiane drejt vendeve të Lindjes së Largët (Kina, India) dhe Turqisë, shoqëruar kjo edhe me ngadalësimin e rritjes ekonomike në vendet partnere, si dhe me situatën e përkeqësuar në furnizim me energji elektrike në vend - është rekuperuar ndjeshëm gjatë këtij viti.
Masat anti-dumping të marra nga BE, Gjatë vitit 2006, një komision investikativ anti-dumping i BE zbuloi suvencionime të shtetit në industrinë e këpucëve në Kinë dhe Vietnam. BE vendosi një taksë ekstra doganore prej rreth 19 për qind për importet nga këto vende. ndikuan ndjeshëm në përmirësimin e situatës së industrisë përpunuese në vend (tekstile dhe këpucë). Pikërisht suficiti tregtar që erdhi nga kjo industri, gjatë këtij viti, rezultoi 45 për qind më i lartë se ai i një viti më parë.
Industria e tekstileve dhe këpucëve përbën thelbin e industrisë eksportuese në vend, duke kontribuar në rreth 55 për qind, në të ardhurat vjetore nga eksporti i mallrave. Gjithashtu, zhvillime pozitive ka shfaqur eksporti i brendshëm (eksporte në bakër, në
minerale dhe në lëndë djegëse mineralesh), duke kontribuar ndjeshëm në rritje të të ardhurave të eksportit për vitin 2006.

Importet, ushqime e materiale ndërtimi
Cikli i ekonomisë shqiptare fillon nga jashtë dhe mbyllet po atje. Mbi 800 mijë emigrantë shqiptarë sjellin të ardhura në mënyrë të qëndrueshme në Shqipëri të cilat përdoren për mbulimin e shpenzimeve për konsum por kryesisht për blerje shtëpish duke i dhënë një zhvillim të madh sektorit të ndërtimit. Po të shohësh variacionin në grupmallra dhe vëllimi i madh i importeve (31.8 për qind e PBB-së) pasqyrojnë rritmet e rritjes ekonomike të vendit me përshpejtim të sektorit të ndërtimeve dhe investime në infrastrukturë, të cilat kërkojnë importe në mallra dhe makineri. Ai, gjithashtu, reflekton një shkallë të lartë të importeve në mallra për konsum, kërkesa për të cilat, sikurse edhe ajo në ndërtime, ushqehet edhe nga dërgesat e emigrantëve.

E Shtune, 10 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Karteli i sigurimeve, ASA drejt shkrirjes

ASA përfundon misionin. Kompanitë e sigurimeve fillojnë shitjen e policave vetë

Altin Xhikneli

Agjencia e Sigurimit të Automjeteve, krijuar si një kartel i përbashkët i shtatë kompanive private të sigurimeve, është drejt shkrirjes. Pas vendimit të Ministrit të Financave për shtijen e policave të sigurimit të detyrueshëm online, kompanitë e sigurimeve u bashkuan dhe nënshkruan një marrëveshje për t shtitur të gjitë në pika të përbashkëta. Por jeta e “monopolit” të shërbimit në shitjen e policave nuk ka zgjatur shumë, pasi nga njëra anë kompanitë kanë mos marrëveshje me njëra tjetrën përsa i përket mbulimit të territorit, përqindjeve dhe planeve të zgjerimit dhe nga ana tjetër kompania e cila ka shtrirjen më të gjerë në vend dhe nuk iu bashkua kësaj marrëveshje ka fituar terren gjatë kësaj kohe. Kështu, kompanitë më të mëdha të sigurimeve si Sigal, Sigma etj., kanë filluar të zgjerojnë pikat e shitjes së policave të sigurimit në rrethe me kohë. Ndërkohë që së fundmi, këto kompani kanë filluar të shesin policat e tyre dhe të kryeqytetit nëpër pikat e veta. Realisht, grumbullimi i kompanive të sigurimeve në një agjenci të vetme për shitjen e policave nuk ishte detyrim i qeverisë, por duke qenë se Ministria e Financave kishte vendosur që këto polica të shiteshin online për të patur mbikëqyrje, atëherë kompanitë u bashkuan vullnetarisht. Qëllimi kryesor i ministrisë ishte që policat e sigurimit të shiteshin në formë të kontrolluar duke zbatuar udhëzimin për vendosjen e çmimeve dysheme dhe tavan. Por kompanitë private të sigurimeve nuk investuan për sistemin “online” siç bëri INSIG por krijuan një agjent të përbashkët dhe të ardhurat e krijuara vendosin t’i ndajnë sipas pjesës së tregut që kishin një vit më parë.
Me krijimin në fillim e Agjecis së Sigurimit të Automjeteve, u veprua duke instaluar një program kompjuterik ku në bazë të përqindjes së kompania zë në treg, do të shitej dhe polica e sigurimit. Kjo krijoi një ngatërresë me klientët pasi nëse dikush kërontë të siguronte automjetin e tij, tek x kompani, qëllonte që ajo në atë moment nuk ishte e listuar për shtije. Gjithëse, në bazë të marrëveshjes të ardhurat i shkonin për llogari ASA-s dhe do të ndaheshin midis kompanive sipas përqindjes që zë në treg. Kjo skemë deshtoi shumë shpejt dhe i dha goditjen e parë “bashkimit” të vullnetshëm dhe antiligjor të kompanive të sigurimeve. Për këtë fakt, asokohe, Autoriteti i Konkurencës hapi një hetim pasi 7 kompanitë fiksuan çmimet e shitjes së policës dhe detyruan konsumatorët të shkonin vetëm në sportelet e ASA-s që ishin vetëm në 3 zyra në Tiranë.
Marrëveshja
Shitja e policave duhet të bëhet në kufijtë minimal dhe maksimal dhe përcaktohen nga udhëzimi i ministrit të Financave, sipas fuqisë motorike, llojit të makinës dhe vitit të prodhimit. Me urdhrin e majit 2006, i cili ka fuqi deri në maj të këtij viti, ministri i Financave rriti primin e pastër të sigurimeve me rreth 20 për qind. Njëkohësisht me vendim qeverie nr. 192, datë 25.03.2005 “Për kriteret dhe procedurat e licensimit të agjenteve në sigurime dhe rregullat për mbikëqyrjen e tyre”, u kërkua që shoqëritë e sigurimit të ngrinin sistemin online për shitje në kohë reale të policave të sigurimit. Por urdhri i ministri lë dhe një tolerancë të çmimit duke përcaktuar komisionin që merr kompania nga 20 në 25 për qind të vlerës së primit të pastër.
INSIG rimerr tregun
Kompania e vetme e cila është ende në pronësi shtetërore nuk mori pjesë në marrëveshjen e kompanive private të sigurimeve. Kjo e ndihmoi këtë kompani të marrë një pjesë të tregut për vitin 2006, kur hyri në fuqi kjo marrëveshje si rezultat i shitjes së policave të sigurimet nga vetë kompania. Pas publikimit të rezultateve të tregut të sigurimeve nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Sigurimeve, Insig, rezultoi se zuri 18.6%, duke zënë vendin e dytë dhe duke i marrë vendin kompanisë Sigma.

E Shtune, 10 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kur diplomacia punon për ekonominë

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka shtyrë pa afat të përcaktuar vizitën zyrtare në Athinë dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Helene është detyruar të sqarojë mediet se asgjë e veçantë nuk ka ndodhur dhe negocimet janë në rrugë të mbarë. Në fakt duket se tensionimi i marrëdhënieve me turqit ka qenë më i fortë për grekët pas publikimit të një vidio ku ushtarët grekë “ngrinin moralin” me këngë lufte ku armiku ishte shqiptar dhe/ose turk. Por ndryshe nga diplomacia turke, qeveria e Tiranës tregoi dhe një herë se është indiferente me fqinjin jugor dhe një herë tjetër duke mos mbajtur premtimin se do të ishte një diplomaci aktive.
***
Rasti i privatizimit të AMC-së, marrja e tregut të karburanteve, materialeve të ndërtimit, ushqimeve dhe frutave tregon më së miri se grekët kanë qenë agresivë në planet e tyre të investimeve në Shqipëri. Krejt ndryshe turqit që jetë e mot janë konsideruar si miqtë më të sinqertë të shqiptarëve në rajon. Kanë pritur gjatë për të bërë investimin e parë në sektorin strategjik nëpërmjet blerjes së Albtelekom, kanë dështuar herën e parë me blerjen e bankës së dytë në vend dhe po ashtu janë kujtuar shumë vonë për tregun e karburanteve ku përsëri kanë vetëm një kompani. Grekët kanë vënë në funksion të gjithë politikën shtetërore për tregje në Ballkan dhe tregu shqiptar është një një pikë nevralgjike. Më kujtohet sesi qeveria shqiptare brenda 24 orëve mohoi një borxh prej më shumë se 15 milionë euro që AMC i ka tatimeve për faktin e vetëm se kryeministri Berisha ishte në Athinë dhe një “borxh” i tillë u quajt “gafë” e zv/drejtorit të tatimeve. Në fakt letrat flasin ndryshe. AMC ka shumë gjoba pa paguar por po të njohësh nga afër drejtuesit e saj kupton se mënyra e funksionimit të tyre lidhet me llogjikën e kompanisë-shtet, ashtu si funksionon kompania mëmë e saj në Greqi. Por ky është një rast i pakët për të treguar se grekët po bëjnë çfarë të duan në këtë vend ndërsa diplomacia shqiptare vazhdon të jetë më së pakti pasive.

***

“Thembra e Akilit” e suksesit të Greqisë në zaptimin e tregut shqiptar sigurisht që është nëpërmjet një diplomacie politike agresive që merr thuajse gjithë çkërkon. Sigurisht që janë të shumtë faktorët që hynë në analizë për të parë peshën e investimeve direkte të secilit vend por shifrat flasin vetë. Greqia ka rreth 24 për qind të investimeve të huaja në Shqipëri ndërsa Turqia 6 herë më pak.

E Hene, 12 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

GREQI-TURQI, BETEJA PËR TREGUN SHQIPTAR

Si u shndërrua konkurrenca për influencë politike në garë për privatizime dhe tregje në Shqipëri

Gert Osmani

Në zyrat e “Eagle Mobile” asnjeri nuk të flet për planet e investimit të kompanisë që ka licensën e tretë të telefonisë celulare në Shqipëri. Ndryshe nga kompania mëmë Albtelekom, e cila është përfshirë në një valë tenderash për ofrimin me kosto të lirë të shërbimit internet, te “shqiponja e celularëve” gjithçka është si më parë. Në pritje të privatizimit të Albtelekomit që pritet të mbyllet me vizitën në mesjavë të kryeministrit turk Taip Erdogan, drejtuesit dhe punonjësit e pakët të kompanisë janë dhe më të shqetësuarit se çfarë do të ndodhë. Licenca e Eagle Mobile është rinovuar tre herë por e ka patur të pamundur të hyjë në tregun e telefonisë që dominohet nga një kompani greke si Cosmote dhe një ish-kompani greke si Panafon por që tashmë i përket grupit më të madh të telefonisë celulare në botë, Vodafone.
Tregu i telefonisë mban rreth 6 për qind të produktit të brendshëm bruto dhe qarkullon mbi 500 milionë dollarë në vit. Nëse i referohemi vetëm një fakti që fitimi i vitit 2006 i AMC ishte 50 milionë euro ose diçka më shumë se fitimi i të gjitha bankave të marra së bashku. Ndaj dhe konkurrenca në këtë pikë pritet të jetë shumë e fortë pas hyrjes së Çalik grup që ka privatizuar 76 për qind të Albtelekomit. Ndryshe nga turqit që hasën ca pengesa me ndryshimin e qeverive, grekët e kanë marrë shumë më lehtë tregun dhe kanë arritur të shënojnë fitime rekord në pak kohë.
Bankat
Por telefonia nuk është tregu i vetëm ku konkurrojnë fqinjët tanë jugorë me vendin mik turk. Bankat janë një sektor tjetër ku për fat të mirë grekët nuk kanë pozitë dominuese por përsëri kanë më shumë se turqit pjesë të tregut. Janë katër banka greke(një prej të cilave Emporiki së fundmi kaloi në duart e francezëve të Credit Agricole) që luajnë kanë një pjesë të mirë të tregut bankar shqiptar. Për vite me rradhë, kur ish-bankës së kursimeve nuk i lejohej kreditimi ato jepnin 40 për qind të kredisë, kishin 15 % të depozitave dhe ndanin 25 për qind të fitimit total të sistemit bankar. Nga ana tjetër turqit përsëri kanë lëvizur në ujra jo të qeta. Pasi privatizuan në vitin 2001 për çmimin simbolik 1 dollar Bankën Kombëtare Tregtare, blerësit e Kent Bank falimentuan. Vetëm vitin e kaluar u arrit të gjendej një blerës tjetër si Çalik-Seker Consortium që tashmë zotëron 60 % të aseteve. Pavarësisht krizës financiare në Turqi, Banka ka arritur të ruajë vendin e dytë në treg porsa i përket aseteve ndërsa mbetet më pas për depozitat e sidomos për vëllimin e kredive.
Karburantet
Në importin e karburanteve grekët kanë fuqinë kryesore në treg pasi nga ky vend importohet 1 në çdo ton naftë që vjen në Shqipëri. Kompanitë greke kanë kapur që në vitet e para të tranzicionit tregun shqiptar ndërsa turqit janë kujtuar vetëm para dy vitesh për këtë treg. Gjigandi Hellenic Petrolium mbetet ende i pakonkurrueshëm në fushën e importit me shumicë ndërsa turqit janë fokusuar më së shumti në tregun e pakicës duke blerë shumë pika karburanti anembanë vendit.
Investimet në total
Ekziston një Plan grek për rindërtimin e Ballkanit ku filozofia drejtuese e tij është kapja e sa më shumë tregjeve në ekonomitë e pazhvilluara të rajonit. Interesat e diplomacisë aktive greke janë të gërshetuara më së miri me ato të ekonomisë dhe biznesit duke u vënën në funksion të këtyre të fundit. Ndërsa turqit janë kujtuar me vonesë për tregje të zaptuara më parë nga “rivalët” e tyre historikë, grekët. Grekët kanë një rol të madh në importet e karburanteve dhe gaz, si materialet e ndërtimit(hekur, çelik, çimento, alumin), ushqime(rreth 55 milionë dollarë), cigare(15 milionë dollarë), paisje elektrike e elektronike etj. Investimet direkte të Greqisë vlerësohen mbi 400 milionë euro në Shqipëri deri te licenca më e fundit ekskluzive(monopol) të një kazinoje në qendër të Tiranës.
Në Shqipëri 51% të investimeve të huaja direkte në ndërmarrjet me pjesëmarrjen e kapitalit të huaj, e zënë ato italiane, 24 % ato greke, 4% investimet turke, 3 % amerikanet, etj.

E Hene, 12 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Importet, Turqia i merr treg Greqisë

Për 5 vitet e fundit një pjesë e importeve nga Greqia janë zëvendësuar me mallra turke

Altin Xhikneli

Beteja tregtare midis Turqisë dhe Greqisë, ka filluar të marrë përmasa të mëdha. Ndërkohë, që Greqia është investitori më i madh në vendin tonë, prezenca e investimeve turke po rritet dita ditës. Greqia, përfaqëson partnerin e dytë tregtar me Shqipërinë pas Italisë, ndërkohë që Turqia zë vendin e tretë. Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Greqi për vitin 2006, janë 587.3 milionë dollarë, nga të cilat 512 milionë janë importe. Ndërkohë që shkëmbimet tregtare me Turqinë janë sa gjysma e atyre me Greqinë. Ato përfaqësojnë 253 milionë dollarë. Por ndryshe nga Greqia, rritja e shkëmbimeve tregtare me Turqinë ka patur një rritje mesatare të qëndrueshme këto 7 vitet e fundit. Turqia që në vitin 2001, përfaqësonte 6.2% të totalit të shkëmbimeve tregtare, tashmë zë rreth 8%. Ndërkohë që për të njëjtën periudhë, Greqia ka pësuar rënie. Nga 28.8% të totalit që zinte tregtia me Greqinë në vitin 2001, tashmë është reduktuar në 16.8% duke shënuar një rënie prej 10 pikë përqindje.
Greqia mban vendin e dytë
Greqia është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Sipas shifrave të tregtisë së jashtme, importet nga shteti Helen për vitin 2006 kapin vlerën e 512 milionë dollarë ose 16.78% të totalit. Ndërkohë që eksportet, me Greqinë për vitin që kaluam, kapin vlerën e 75.2 milionë USD, ose 9.5% të totalit. Mallrat që zënë peshën më të madhe në shkëmbimet tregtare me këtë vend, janë karburantet dhe gazi për konsum që kapin vlerën e 113.5 milionë USD për vitin 2006. Pas karburanteve, është përsëri industria e ndërtimit e cila zë një peshë kryesore në tregtinë e jashtme. Importi i hekurit për ndërtim, profilet e aluminit, si dhe çimentoja janë grupmalli me vlerën më të madhe pas karburanteve. Importet e tyre për vitin 2006, janë 64 milionë USD. Gjithashtu, importi i ushqimeve nga fqinji helen është përsëri në nivelet të larta shkëmbimesh, ku për vitin 2006 vlera e tyre është 55 milionë USD. Gjithashtu, nga Greqia importohen në një vlerë të lartë monetare dhe materialet e ndërtimit, si ato elektrike etj.
Turqia, rriten importet
Turqia ka ringritur prezencën e saj në tregun shqiptar kohët e fundit. Zëri më i fuqishëm i importeve nga ky vend mbeten produktet e para si hekuri, çeliku dhe alumini, të cilat kapin vlerën e rreth 62.6 milionë dollarë për vitin 2006. Kështu, për këtë periudhë, nga Turqia janë importuar 37 milionë dollarë hekur për ndërtim, ndërkohë po në këtë periudhë janë importuar 17.4 milionë dollarë profile alumini që përdoren përsëri nga kjo industri. Zëri tjetër i cili ka peshë të madhe në shkëmbimet me Turqinë është ai i ushqimeve. Ushqimet e importuara nga ky vend kapin vlerën e rreth 36.5 milionë dollarë për vitin 2006, dhe 50% e tyre përfaqësohen nga ushqime të përgatitura, kryesisht brumëra. Përveç ushqimeve në strukturën e importeve një zë të rëndësishëm përbëjnë produktet minerale me një vlerë totale prej 30 milionë dollarë për vitin 2006, ku vetëm çimentoja kap vlerën e 23 milionë USD. Tekstilet kanë ende një peshë të madhe në shkëmbimet me Turqinë. Për vitin 2006, importet e tekstileve arritën në 29.8 milionë dollarë. Megjithatë, Turqia po e humbet dita ditës këtë avantazh pasi importi i tyre tashmë është drejtuar drejt Kinës, ku si partnerë tregtarë ndërmjetës janë Italia dhe Greqia. Ndërkohë që eksportet drejt Turqisë janë në nivele të dhe përfaqësojnë vetëm 1.26% të totalit, me një vlerë prej rreth 10 milionë USD për vitin 2006.

E Hene, 12 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Beteja Greqi-Turqi për influencë në Shqipëri

Turqit tregojnë muskujt me investime dhe eksporte, pas blerjes së Albtelekom, do fusin nën kontroll edhe sektorë strategjik


BKT, banka e dytë në Shqipëri
Banka Kombëtare Tregtare banka e dytë për nga asetet në Shqipëri me një total asetesh prej 860 milion dollarë. Ajo operon me një rrjet prej 33 degësh dhe agjencish në gjashtëmbëdhjete qytete të Shqipërisë. E themeluar si një bankë shtetërore në vitin 1993, BKT përfundoi procesin e privatizimit në vitin 2000. Turqit kanë paketën kontrolluese të bankës me 60 per qind të aksioneve që zotërohen nga Çalik-Seker Consortium. Pjesa tjetër i takon Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Korporatës Ndërkombetare Financiare të cilat kanë nga 20 % të aksioneve.

Bankat greke konsolidojnë tregun
Katër banka greke janë në mes të liderëve të sistemin bankar shqiptar. Tirana Bank, një degë e Bankës së Pireut, Alfa Bank, Banka Kombëtare e Greqisë dhe Emporiki Bank kanë tërhequr 15.05 për qind të totalit të depozitave në Shqipëri dhe mbulojnë 39.82 për qind të totalit të kredisë së dhënë në Shqipëri, duke përfituar njëkohësisht 26.44 për qind të fitimit të sistemit financiar të vendit. Tirana Bank zotëron 7,34 për qind të depozitave e ndjekur nga Alpha Bank me 5.02 për qind të tyre, NBG me 2.10 për qind dhe Emporiki 0.68 për qind.


AMC-Vodafone, milionat e celularëve
Dy kompanitë e telefonisë celulare AMC dhe Vodafone ndajnë tregun e celulareve në 51 me 49 %. AMC, pjesë e grupit Cosmote i takon grekëve që në maj 2001 nëpërmjet privatizimit nga Cosmote-Telenor të 85% të aksioneve për 85.6 milionë dollarë. Më pas, me 3 gusht 2001 Panafon-Vodafone do të merrte licencën e dytë të shërbimit celular në Shqipëri për 35.1 milionë dollarë. Tashmë Vodafone Albania është pjesë e grupit Vodafone. Të ardhurat e AMC për vitin 2006 kanë shkuar në 151 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me vitin 2005. Fitimi neto për të gjithë vitin 2006 i AMC është 49.9 milionë euro. Kjo shifër është 8.4 milionë euro ose 20.3% më e lartë se sa për vitin 2005. Ndërkohë që norma e fitimit neto të kompanisë për vitin 2006 është 33 % kundrejt 30.1 përqind që ishte në vitin 2005. Sipas përllogaritjeve del se të ardhurat e Vodafone për vitin 2006 llogariten të jenë mbi 200 milionë USD. Sipas të dhënave të Vodafone, të ardhurat mesatare mujore për abonentët me parapagesë kanë pësuar një rënie krahasuar me 31 dhjetorin e vitit 2005, prej 5.6% por të ardhurat totale kanë pësuar rritje. AMC shënoi klientin e1 milionë para pak ditësh dhe afër kësa shifre është dhe Vodafone.

Albtelekom dhe Eagle, në duar të turqve
Drejtori i Çalik Group Ahmet Çalik duhet të jetë i mërzitur me shqiptarët që po ja vonojnë kaq shumë çelësat e Albtelekomit. Por një arsye më e fortë duhet të jetë dhe një tjetër pronësi që pritet të fitojë kompania e tij në Shqipëri, ajo mbi licensën e tretë të telefonisë celulare. Turqit e kanë marrë si “pajë” kompaninë “Eagle Mobile” e cila është licencuar deri më tani tre herë për shërbimin e telefonisë celulare por nuk e ka zhvilluar aktivitetin në pritje të privatizimit të Altelekom. Në tregun e telekomunikacioneve eksperienca e turqve të Çalik është e brishtë dhe arritja më e madhe e tyre ishte privatizimi i Albtelekomit. Dega e Çalik për telefoninë është CETEL e cila së bashku me Etisalat ka privatizuar 55 % të TurkTelekom, në të njëjtën kohë kur fitoi dhe tenderin për Albtelekomin përfshirë dhe licencën e tretë celulare. Më 23 qershor 2005 qeveria shqiptare nënshkroi kontratën me konsorciumin turk për shitjen e 76 % të aksioneve të Albtelekomit për 120 milionë euro. Sipas burimeve të pakonfirmuara me rishikimin e kontratës mund të rishikohet edhe vlera e shitjes që mund të rritet me rreth 50 milionë euro.Në kohën para privatizimit, 3 muaj para tenderit, Albtelekom ishte vlerësuar me 145 milionë euro.

****************************************************************

Nafta, grekët të parët në treg
Greqia vazhdon të jetë vendi prej nga importohet sasia më e madhe e naftës me 36% të vlerës totale të saj. Importet e naftës nga Greqia zinin të njëjtën peshë në bilancin e vitit 2005. Megjithëse vendet e Detit të Zi po fitojnë terren në eksportet e naftës drejt Shqipërisë, sërish Greqia ruan pozita të forta në treg. Sipas z.Viktor Nushi, kjo ndodh sepse disa shoqëri të importit të naftës u takojnë pronarëve grekë, ose të paktën kanë lidhje të forta me Greqinë, ndaj përfitojnë çmime preferenciale. Përveç tyre, nga Greqia importojnë edhe importuesit e vegjël, që nuk kanë mundësi ta marrin nga vende gjeografikisht të largëta. Në Shqipëri ka rreth 10 % të tregut gjigandi grek i naftës, me të ardhura prej 5 miliardë eurosh Hellenic Petrolium(në vitin 1999 bleu 75% të Global S.A) dhe Mamid Oil një tjetër kompani që merret gjithashtu me importin e karburanteve.


Alpet, kap 17 % të tregut të pakicës
Kompani turke e karburanteve ALPET po blen një pjesë të kosnderueshme të pikave të tregtisë me pakicë në të gjithë vendin. Në Shoqatën e Grosistëve nuk kanë shumë qejf të të flasin për këtë kompani por duket se rrjeti i saj i zgjeruar gjeografik ka rritur konkurrencën te importuesit e mëdhenj të cilët po hapin vetë pika të furnizimit me karburante. Alpet është treguar agresiv dhe ka siguruar 17% të tregut shqiptar të karburanteve dhe brenda vitit 2006 pritet të mbulojë gati një të tretën e tij. Kompania turke Alpet hyri në tregun shqiptar duke blerë 50 % të aksioneve të kompanisë shqiptare Vil Oil. Në vitin e parë të aktivitetit, konsorciumi realizoi një xhiro prej 44 milion dollarësh dhe arriti të zinte rreth 17% të tregut të brendshëm të karburanteve. Megjithëse nuk kanë dalë të dhënat e vitit 2006 Alpet pretendon se ka 30% të tregut vendas.

E Hene, 12 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ringjallet eksporti i mineraleve


Mila Ballhysa

Eksportet shqiptare po rriten me ritme të shpejta duke shënuar shifra 3- fish më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas të dhënave të servirura nga autoriteti portual i Durrësit në 2 muajt e parë të vitit 2007 volumi i mallrave të përpunuara për eksport ka arritur në 165 mijë ton. 20% e kësaj sasie është transportuar me tragete drejt vendit fqinjë, që përbën një nga destinacionet kryesore të mallrave të eksportuara. Vendet e rajonit me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie të qëndrueshme tregtare janë dhe shtetet drejt të cilave drejtohet pjesa më e madhe e eksporteve tona. Sipas statistikave të autoritetit portual të Durrësit mbetet sërish kromi minerali më i kërkuar nga tregjet e huaja dhe është ai që zë pjesën më të madhe të volumit të mallrave “Made in Albania”. Kështu vetëm gjatë kësaj periudhe janë transportuar nga porti i Durrësit drejt porteve të huaja 97 mijë ton krom dhe derivate të tij si dhe mallra të tjerë si klinker, pllaka gipsi etj. Ekonomia e brishtë shqiptare duket se nuk është ende në gjendje të konkurojë në tregjet ndërkombëtare me produktet e tjera që prodhohen në vend, çka reflektohet mjaft qartë në eksportet shqiptare, ku dominon eksporti i kromit apo skrapit.
Rriten importet
Po sipas të dhënave të servirura nga autoritetet e portit të Durrësit importet gjatë kësaj periudhe kanë shënuar një rritje të lehtë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithsesi pavarësisht shifrave mjaft premtuese që servir Autoriteti Portual prej disa muajsh në port dhe kryesisht në sektorin e ngarkim shkarkimit ka rënë ndjeshëm volumi i punës. Anijet e ankoruara në kalatë apo që presin në radë, për tu ngarkuar apo shkarkuar janë të pakta. Nga 14 elektrovinxha që zotëron porti i Durrësit vetëm pak prej tyre janë në punë, ndërsa pjesa tjetër është në pritje të mbërritjes së anijeve të tjera. Shqetësimi i pakësimit të punës në portin më të madh në vend është ngritur kohë më parë edhe nga pronarët e trajlerave, fitimet e të cilëve kanë rënë ndjeshëm për shkak të situatës së krijuar në port. Gjatë 2 muajve të parë të këtij viti në port janë përpunuar gjithsej 194 anije tregtare dhe 221 tragete, të cilët kanë transportuar afërsisht 550 mijë ton mallra gjithsej. Kërkesën më të madhe për mallrat e importuara vazhdojnë ta zënë materialet e ndërtimit, karburantet dhe çimentoja. Kërkesa për karburante ka qenë më e madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, gjë të cilën e reflektojnë edhe shifrat e regjistruara gjatë 2 muajve të parë të 2007. Kështu gjatë periudhës janar – shkurt 2007 janë importuar në total 73 mijë ton karburante ose thënë ndryshe 15 mijë ton më shumë se e njëjta periudhë e 2006-ës. Përsa i përket sasisë së çimentos dhe materialeve të ndërtimit shifrat e tyre ndalen në 93 mijë dhe 45 mijë ton gjithsej. Fabrika e çimentos në Fushë – Krujë nuk arrin ende të përmbushë të gjitha kërkesat e tregut vendas për këtë material, gjë që detyron kryesisht ndërtuesit të porosisin në vendet fqinje sasi të konsiderueshme të saj. Sektori i ndërtimit vazhdon ta plotësojë pjesën më të madhe të kërkesave për materiale të kësaj fushe nga importet që vijnë nga vendet prodhuese.

E Merkure, 14 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

“Statkraft” në Shqipëri për energji BIO

Kompania norvegjeze shpreh interes për privatizimin e shpërndarjes së KESH


Drejtues të kompanisë norvegjeze “Statkraft” patën një takim me kryeministrin Berisha për investime në energjinë e rinovueshme. Kjo kompani është, e specializuar në fushën e energjisë hidrike, impianteve të gazit dhe të erës dhe interkonjeksionet. Sipas njoftimit të qeverisë, takimi u përqendrua në mundësitë e investimeve në fushën energjetike në Shqipëri në kuadrin e politikës së zgjerimit të biznesit të kësaj kompanie në Ballkan. Drejtuesit e kompanisë vlerësuan se e gjejnë të ngjashme hidrologjinë dhe topologjinë e Shqipërisë me atë të vendit të tyre, ndërsa klima e biznesit dh progresi i Shqipërisë i ka bërë ata ta konsiderojnë Shqipërinë me prioritet për investimet e tyre në Ballkan. Ata, gjithashtu, shprehën interes edhe për privatizimin e sektorit të shpërndarjes së KESH-it. Qeveria shqiptare me reformat e ndërmarra, theksoi Kryeministri, ka krijuar një klimë të favorshme mbështetëse për investimet, ku prioritet mbetet sektori energjetik. Në këtë drejtim, Kryeministri shprehu mbështetjen e qeverisë në lidhje me investimet e këtij lloji në Shqipëri, veçanërisht të investimeve norvegjeze. “Shqipëria, - u shpreh ai, - është një vend shumë i pasur në ujëra, por që vetëm 1/3 e kapacitetit hidrik të vendit shfrytëzohet. Interesi i investitorëve të huaj në fushën e energjisë ka qenë shumë i madh dhe janë paraqitur një sërë projektesh për shfrytëzimin e energjisë ujore, të gazit të lëngët dhe erës. Në këtë kuadër, kompania Statkraft është e ftuar të konsiderojë investimet e saj në të gjitha këto fusha.”

Kompania Statkraft operon në 154 HEC-e në Norvegji, Holandë, Suedi, Gjermani dhe vende të tjera. Statkraft është kompania e dytë në botë për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Ajo është formuar në vitin 1992 si kompani shtetërore dhe tashmë dhe ka 2 mijë punonjës.

E Merkure, 14 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Turqit nuk janë gati për Albtelekom

Kompania Çalik Energie nuk plotëson kushtet për eksperiencën dhe për Roaming


Shtyrja e vizitës së kryeministrit turk mund të ketë shumë arsye që lidhen ose jo me Albtelekomin, por një gjë është e sigurtë. Kompania turke Çalik Energie nuk ka plotësuar kriteret për të marrë në dorë monopolin e telefonisë fikse Albtelekom. Ka qenë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, që tha dje për medien se "ne presim që firma turke "Calik Enerji" të plotësojë kushtet e kontratës, sidomos ato, që për ne janë të panegociueshme". Kushtet e panegociueshme për qeverinë shqiptare janë paraqitja e një konsorciumi me pjesëmarrjen e një kompanie me eksperiencë në fushën e telekomunikacioneve së bashku me "Calik Enerji" si dhe atë për shërbimin Roaming. Ndërkohë mnistri Ruli, tha gjithashtu se " shtyrja e futjes në treg të "Eagle Mobile", lidhet me veçantinë e investigimit, që j'u bë privatizimit të kompanisë "Albtelekom" me kompaninë "Calik Enerji". Sipas Rulit, u kërkua nga ERT që të shtyjë 1 vit hyrjen në treg të kompanisë së tretë celulare "Eagle Mobile" në treg, me qëllim, që kjo të ndodhë pas privatizimit të "Albtelekom”.

Kushtet për Çalik
Eksperienca e mangët e grupit Çalik në fushën e telekomunikacioneve duket një arsye e fortë për qeverinë shqiptare në kushtet për rinegocimin e kontratës. Transferimi i monopolit të telefonisë fikse së bashku me një licensë të tretë të shërbimit celular pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në tregun e pazhvilluar të telefonisë në Shqipëri. Ky treg qarkullon mbi 520 milionë dollarë në vit dhe kompanitë celulare AMC e Vodafone kanë fituar treg në kurriz të Albtelkekom si për shkak të penetrimit të ulët të telefonisë fikse ashtu dhe për kontratat në disfavor të Albtelekomit për telefonatat nga fiksi te celulari dhe anasjelltas. Por shtyrja e privatizimit të Albtelekomit për rreth një vit është një “thikë me dy presa”. Nga njëra anë moshyrja e operatorit të tretë të telefonisë “Eagle Mobile” u ka krijuar pozita komode AMC e Vodafonit dhe nga ana tjetër kompania turke nuk ka eksperiencën e duhur për të menaxhuar eksluzivitete si ai i licensës së vetme për telefoninë publike fikse dhe licensën e tretë të celularëve.

Profili i Çalik
Çalik, si kompani e ka fillesën në biznesin e pambukut dhe më pas grupi i drejtuar nga Ahmet Çalik e ka zgjeruar veprimtarinë në një sërë fushash ndër të cilat edhe në sektorin bankar ku në Shqipëri ka 100 % të aksioneve të bankës së dytë për nga asetet, BKT. Në tregun e telekomunikacioneve eksperienca e turqve të Çalik është e brishtë dhe arritja më e madhe e tyre ishte privatizimi i Albtelekomit. Dega e Çalik për telefoninë është CETEL e cila së bashku me Etisalat ka privatizuar 55 % të TurkTelekom, në të njëjtën kohë kur fitoi dhe tenderin për Albtelekomin përfshirë dhe licencën e tretë celulare. Më 23 qershor 2005 qeveria shqiptare nënshkroi kontratën me konsorciumin turk për shitjen e 76 % të aksioneve të Albtelekomit për 120 milionë euro. Calik Enerji ishte kompania e vetme ndërkombëtare që dha një ofertë për aksionet e Albtelekomit. 10 kompani të tjera-nga Sllovenia, Koreja e Jugut, SHBA, Kuvajti dhe Irlanda kishin shfaqur interes por nuk paraqitën oferta. Gazeta nënvizonte se Albtelekom ishte vlerësuar me 145 milionë euro në muajin janar, 3 muaj para tenderit, dhe se kontrata pritej të nënshkruaj pas zgjedhjeve të korrikut 2005.

E Merkure, 14 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Vizita e Erdogan mban peng “Albtelekomin”

Kryeministri turk anulon vizitën. Versioni zyrtar: ka dhimbje shpine. Ruli: kushtet për Albtelekom

Gert Osmani

Vizita e kryeministrit turk Taip Erdogan është shtyrë për një kohë tjetër ndërsa komentet nga agjenci të ndryshme lajmesh japin versione të ndryshme për anulimin në momentin e fundit. Një nga pikat më nevralgjike të agjendës së Erdogan në Tiranë, i cili sipas medies turke do të shoqërohej nga një grup i madh biznesmenësh, ishte dhe përfundimi i kontratës për blerjen e 76 për qind të aksioneve të kompanisë Albteleklom. Por pas anulimit të vizitës së Erdogan në Tiranë fshihen një sërë pikëpyetjesh që lidhen që me arsyet shëndetësore, te mosekstradimi i Aldo Bares dhe deri te kontrata e papërfunduar e shitjes për herë të dytë te Çalik Group e Albtelekomit.

Anulimi i vizitës
Agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar dje se kryeministri turk Erdogan ka anuluar një vizitë të parashikuar në Tiranë për probleme të dhimbjes së shpinës. Reuters i referohej zyrës së kreut të qeverisë turke. Sipas lajmit, Erdogan, i cili ka patur probleme shëndetësore të ngjashme gjatë viteve të fundit, anuloi gjithashtu edhe angazhimet që kishte për të martën, duke përfshirë një udhëtim të parashikuar në juglindje të Turqisë. Ai ndërpreu ushtrimin e funksioneve të kreut të qeverisë pas urdhrit të doktorit. Edhe qeveria shqiptare ka sqaruar dje anulimin e viztës së kryeministrit turk. Zëdhënësi i Kryeministrit Dritan Mishto bëri të ditur dje se, për arsye shëndetësore, Kryeministri i Republikës së Turqisë, zoti Recep Tayyip Erdogan, nuk do të zhvillojë vizitën e tij zyrtare dyditore në Tiranë, të parashikuar në datat 13-14 mars 2007. sipas Mishtës, kjo vizitë, e detyruar të shtyhej në momentet e fundit për arsyet shëndetësore që ka pasur Kryeministri Erdogan, do të zhvillohet në një datë tjetër.
Çështja “Aldo Bare”
Ambasadori shqiptar në Turqi ka reaguar fort për komentet e medias se një vendim I gjykatës së Apelit në Turqi për mosekstradimin e një prej kriminelëve më të njohur shqiptar do të krijonte një atmosferë negative gjatë vizitës së Erdogan në Tiranë. Sipas të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Turqi, Neritan Kolgjini "një çështje thjesht kriminale nuk duhet politizuar". Sipas medies turke, Zaman, Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, drejtuesi i një bande të njohur u arrestua në kryeqytetin turk në mars 2006 dhe po vuan dënimin në burgjet turke. Gjykata e Apelit anuloi me 7 shkurt vendimin e ekstradimit mbështetur në justifikime teknike të dosjes dhe urdhëroi një hetim tjetër të çështjes. Por avokati i Aldo Bares Cemil Can i tha dje Associated Press se ende nuk ka një rishikim të çështjes. Po dje e përditshmja turke Hürriyet njoftoi se qeveria shqiptare mund të riparaqesë kërkesën e ekstradimit gjatyë vizitës së Erdogan në Shqipëri. Neritan Kolgjini, i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Turqi tha dje se "Vizita e z.Erdogan është një konfirmim i faktit se marrëdhëniet dypalëshe janë në një nivel të shkëlqyer dhe është e pamundur që këto marrëdhënie të prishen për shkak të një hetimi të një krimineli," tha Kolgjini."Çështja e ekstradimit të Shkurtit, njohur si Aldo Bare, është një çështje për juristësh dhe është larg të qënit një çështje me impakte në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve," tha ai.

E Merkure, 14 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Banka Botërore përgënjeshtron Berishën

"Oppenheimer nuk e ka mbështetjen tonë, ne besojmë te tenderi, jo te prokurimi


Banka Botërore përgënjeshtron kryeministrin në lidhje me investimet e përbashkëta të kompanisë “Oppenheimer”. Para disa ditësh, kryeministri Berisha u takua me përfaqësues të kompanisë “Oppenheimer” e cila premtoi që do të investonte miliarda dollarë në fushën e turizmit. Berisha, gjatë takimit me drejtorin e kompanisë “Oppenheimer”, Samuel Grossmann tha “ky projekt do të zbatohet në disa faza dhe për realizimin e tij do të përfshihen kompani të mëdha ndërkombëtare të tregut financiar dhe investitorë të tjerë. Realizimi i këtij projekti do të ketë gjithashtu mbështetjen e institucioneve financiare ndërkombëtare,si IFC, Banka Botërore, etj”.
Por Banka Botërore ka reaguar direkt pas këtij njoftimi të qeverisë duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje midis kompanisë “Oppenheimer” dhe investimeve që bën BB në Shqipëri. “Banka Botërore dëshiron të bëjë një sqarim në lidhje me raportimet e kohëve të fundit në shtyp sipas të cilave Banka Botërore po mbështet një investim të ri të sektorit privat në bregdetin shqiptar. Banka Botërore punon drejtpërsëdrejti me sektorin publik dhe nuk sponsorizon iniciativa të sektorit privat, si edhe as nuk përfshihet në mbështetjen e tyre”-thuhet në njoftimin zyrtar të BB-së.
Në takimin e kryeministrit me përfaqësuesit e kompanisë, ata shprehën gatishmërinë për të nënshkruar së shpejti me palën shqiptare një kontratë për investime me vlerë disa miliardë dollarë në fushën e turizmit për zhvillimin e infrastrukturës turistike dhe ndërtimin e fshatrave turistikë, në fushën e energjisë dhe të industrisë, në ndërtimin e një porti të ri dhe një rafinerie. Madje në njoftimin e Këshillit të Ministrave thuhet se “Kjo kompani ka përfunduar studimin paraprak për hartimin e një masterplani për zhvillimin e gjithë bregdetit shqiptar”. Ndërkohë që masterplani është gati, Banka Botërore e cila sipas qeverisë, është mbështetëse e këtij projekti mohon totalisht lidhjen me të.
BB: Turizmi me koncesion pas projektit
Nga ana tjetër Banka Botërore shpreh se pasi të përfundojë projekti i saj për menaxhimin e bregdetin do t’i hapet rruga koncesioneve në fushën e turizmit. Kjo lë të kuptohet se jo çdo kompani që vjen në Shqipëri për të investuar mund të marrë licencën tek kryeministri, pasi duhet më parë të zhvillohet një garë, ose tender. BB, duke shpjeguar projektin shprehet se “një aktivitet i rëndësishëm që po zbatohet aktualisht në kuadrin e këtij Projekti është edhe hartimi i Planit për Zhvillimin e Bregdetit Jugor, që mbulon zonën nga Orikumi deri në kufirin grek. Pas miratimit të këtij Plani nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, ai do të përfaqësojë instrumentin zyrtar të qeverisë shqiptare që do të udhëheqë zhvillimin e zonës. Ndonëse në lidhje me këtë aktivitet ka pasur një farë vonese, tashmë gjërat janë në rrugën e duhur dhe data 15 shtator 2007 është përcaktuar si afati i ri i përfundimit të tij”. Kështu, sipas BB-së më prill 2005, qeveria shqiptare vendosi të vinte një moratorium deri në miratimin e Planit për Zhvillimin e Bregdetit Jugor në lidhje me lejet e ndërtimit dhe miratimin e studimeve pjesore të planifikimit urban për bregdetin jugor (p.sh. toka në zona rezidenciale dhe urbane jashtë zonave të urbanizuara dhe ku mund të kishte akses për shërbime). Por në lidhje me planin e qeverisë ky kompania në fjalë ka gati një projekt investimi për bregdetin BB shprehet se “Ne mendojmë që në lidhje me zbatimin e këtij Plani, dhe në veçanti me zhvillimin e zonave turistike, për qeverinë do të ishte e udhës që pas përfundimit të Planit të lartpërmendur, ajo të ndiqte një proces konkurrues dhe transparent ku të ftohej sektori privat të kryente investime në bregdet sipas ligjit të miratuar së fundmi për Koncesionet.” Qartësisht, BB shprehet se kryeministri duhet që jo vetëm të mos marrë iniciativa investuese në turizëm pa mbaruar Plani Kombëtar por duhet që të ftojë investitorët për një garë të hapur dhe konkurruese e jo me prokurim të drejtpërdrejtë.

E Merkure, 14 Mars 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Rreth Jonit me hidroplan Sarandë-Korfuz-Bari

Saranda, qyteti jonian pranë Kanalit të Korfuzit do të ketë një shërbim transporti ajror me hidroplanë. Kompania ajrore italiane “Akua Airline” në ditën e parë të kongresit të saj për promovimin e fluturimeve nga prefekturën e Barit në Itali ka bërë të ditur se gjatë muajve të verës do të fillojë fluturimet në linjën Sarandë -Korfuz - Bari. Përfaqësues të kompanisë vunë në dukje se fluturimet në këtë linjë do të organizohen ccdo fundjave nga fillimi deri në fund të sezonit turistik 2007. Sipas tyre një udhëtim me hidroplan nga Saranda në Bari zgjat vetëm 30 minuta kundrejt orëve të tëra dhe linjave të ngatërruara me humbje kohe aktualisht. Sipas Agim Matos, njërit prej nismëtarëve dhe bashkëpunëtorët italianë të këtij transporti në Sarandë, promovimi i këtij transporti me 6-9 persona për një kohë vetë 30 minuta, do të mundësojë për herë të parë këtë transport duke lidhur brigjet shqiptare në Sarandë me ato të dy vendeve anëtare të BE si Greqia dhe Italia. Ky lloj transporti vlerësohet edhe si një forme e turizmit alternativ në hapësirën e detit Jon dhe brigjeve mesdhetare të tij që shtrihen në tri shtetet e mësipërme. Udhëtimet me hidroplan në Itali u aplikuan për herë të arë në vitin 1926.
Sh. Hajno

E Enjte, 15 Mars 2007
 
Top