Re: Lëvizja e Armatosur ANTI-GREKE ???
:book: :book: :book:
Shitësi i kombit
Prof. Dr. Apollon Baçe
Kur nuk ndihesh fare mirë
(sepse shpirtin e ke plot)
Zë këndon në vetësirë
Pa të derdhen pika lot.
Pika lot si pika dylli
Që të derdhen aqë shpesh.
Kush qepallat nuk i mbylli
Nuku mund t’i marrë vesh.
(Lasgush Poradeci, nga Kënga Mendimtare)
Kush të tall me verb të kotë,
Nuku mund ti ndjejë gjiri.
Ç’dritë e bardhë djeg në botë
Me çdo pikë prej qiriri.

E nesërmja pa të djeshme
Komenti i ministres greke të Arsimit Janaku në stacionin televiziv grek Net se “Grupi grek do të shkojë në Shqipëri për të diskutuar heqjen nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësi dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe” tradhtoi praninë e një protokolli sekret midis Qeverisë Greke dhe Qeverisë Nano të nënshkruar më 3 prill të vitit të shkuar. Këtë protokoll që implementon dhe thellon skajshëm protokollin po sekret të vitit ‘98, ashtu si edhe gjërat e tjera të prapa në kurriz të kombit, Nano e mbajti të fshehur. Deri edhe nga autorët e librave të historisë që do të saktësohen, a më saktë që do sakatohen. Dhe, sikur të mos kishte qenë ekzibicionizmi, dëshira për t’u mburrur, e ministres Janaku, prania e tij protokolli as kishte për t’u marrë vesh ndonjë herë.
Dihet se Nano mund të tregtojë gjithçka: plehra, dinjitet, jetë njerëzish. Dihet se ai mund të shesë edhe të sotmen, edhe të nesërmen e Kombit; edhe vlerat e tija materiale, edhe vlerat e tija shpirtërore. Por askujt nuk mund t’i shkonte ndërmend se ai do t’ia shiste atij edhe të shkuarën. Që nga Pirroja i Epirit, tek Dëshmorët e Peshkëpisë së Sipërme.
Dhe kjo të krijon një makabritet makabër ku ulërimat e foshnjeve çame të djegura në djep, përzihen me hijet e ushtarëve të therur në mes të natës. Krijon atë atmosferën fantastiko- moralizuese të “Historisë së Pafund” të Michael Ende-s ku Mbretëresha e së Ligës e shtyn heroin e historisë të pafund që të shesë copë pas cope kujtimet duke u bërë copë pas cope më i egër dhe më i padinjitet. Deri në vrasjen e shokut të tij.
“Nëse një Kombi i merr gjuhën dhe kujtimet, ai Komb nuk ekziston më. Ai shndërrohet në një turmë skllevërish” tha Hitleri pasi e rrafshoi Varshavën me tokën, kur Varshava ngriti krye kundër tij.
Dhe kishte plotësisht të drejtë, pasi Kombi nuk jeton vetëm me të sotmen. Kombi nuk jeton as vetëm me të nesërmen. Kombi jeton me të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen. Në një unitet shpirtëror dhe material të tyrin. Dhe pikërisht ata elementë që përbëjnë esencën, domethënien shpirtërore të një kombi, gjuhën dhe historinë e tij, Nano ja paskesh shitur grekërve. Si ajo mbretëresha e së Ligës. Për të shlyer faturat e jahteve, hoteleve dhe moteleve.
Trupi pa shpirt
Sipas protokollit të Nanos “Palët do të krijojnë kushte të nevojshme për mësimin e gjuhës amtare për minoritetin grek”. Po sipas protokollit të Nanos pala greke do të shqyrtojë mundësinë e mësimit të gjuhës amtare nga fëmijët shqiptarë që ndodhen në Greqi për arsye ekonomike”.
Ndërkohë “do të shqyrtojë” nuk të detyron për kurrfarëgjëje. Përgjigjen “u shqyrtua, por nuk mund të zbatohet” nuk mund ta kundërshtosh, pasi protokolli të detyron ta shqyrtosh, por jo ta zbatosh. Në të kundërt “do të krijojnë” është forma taksative, detyrimore, që nuk lë asnjë shteg për diskutim. Kjo dhe është njëra anë e “reciprocitetit”.
Protokolli i ‘98 parashikonte mësimdhënien shqip në universitetet e Athinës dhe Janinës dhe mësimdhënien greqisht në Tiranë dhe Gjirokastër. Në universitetet e Tiranës dhe Gjirokastrës jepet mësim greqisht, në universitetet e Athinës dhe Janinës nuk jepet mësim shqip. Kjo dhe është ana tjetër e reciprocitetit.
Ndërkohë që minoriteti i grekërve në Shqipëri është sa 1/80 e shqiptarëve në Greqi, me arvanitas, çamër ortodoksë dhe emigrantë ekonomikë bashkë dhe, megjithë rekomandimet e KE-së, askush nuk i përmend të 2-3 milionë arvanitasit që vazhdojnë të flasin shqipen e Buzukut, as çamët ortodoksë që flasin shqip vetëm kur sigurohen se përreth nuk ka ndonjë grek që mund t’u bëjë hatanë.
Së fundi protokolli shënjon “përfshirjen e gjuhës greke ndër gjuhët fakultative në shkollat mesme” duke shënjuar rastin e parë në botë ku greqishtja quhet gjuhë ndërkombëtare. Step by step, hap pas hapi, dhe në hapin e fundit do ta shohim veten jashtë: Në fillim greqishtja fakultative dhe shqipja e detyruar, pastaj greqishtja dhe shqipja e detyruar, pastaj andej nga Vorio Epiri greqishtja e detyruar dhe shqipja fakultative, pastaj kthimi i Vorioepirotasve vlonjatë, a përmetarë, a gjirokastritë në një turmë argatësh greqishtfolës. Ashtu siç donte të bënte me polakët Hitleri. Po i more mendtë, gjuhën dhe shpirtin trupit, trupi bën atë që i thonë. Dhe kjo është ana e fundit e reciprocitetit.
Faji i palës së helmuar
Po i njëjti fakt dhe po e njëjta ngjarje, mund të kundrohen nga këndvështrime të ndryshme. Sipas optikave të ndryshme. Por vetë fakti dhe vetë ngjarja janë të patjetërsueshëm. Fakti dhe ngjarja as mund të “saktësohen” as mund të “zhbëhen“.
Vrasja e ushtarakëve shqiptarë në Peshkëpi të Sipërme nga paraushtarakët e Mavi-t mund të kundrohet edhe si krim ndërkombëtar, edhe si trimëri kombëtare. Por fakti se paraushtarakët e Mavi-t masakruan me 10 prill 1994 ushtarakët e repartit në Peshkëpi të Sipërme nuk zhbëhet dot. Ai mbetet fakt. Sipas parimit të Kanunit të Lekës “Gjaku nuk ndryshket”.
Nuk mund të zhbëhet as fraza e Ta Nea-s së 22 marsit 1995 “Kreu i organizatës Mavi duhet të jetë greko-amerikani Nikollas Gage, i cili ka vizituar rregullisht Shqipërinë dhe ka pranuar se i njeh dhe ka folur në telefon me shtatë të akuzuarit për vrasje”. Dhe, nëse fakte të tillë “helmojnë marrëdhëniet dypalëshe”, faji nuk është i palës së helmuar, por i palës helmuese.
Por nëse palës greke i është shkrepur medoemos ta rishkruajë të shkuarën dhe të thotë ndër të tjera se Çamëria nuk është dhe nuk ka qenë Shqipëri, ajo duhet t’ia nisë me ato librat e vjetra të sajat. Me regjistrat e Aravantinoit, i cili pasi numëron si llogaritar dioqezat, shtëpitë dhe banorët e Epirit, thotë se raporti shqiptaro- grek në Epir është 9 shqiptarë me 1 grek (Chronografia Tis Epirou, Athine, 1856, II, 320- 338). Pastaj t’ia hyjë faqeve të Geographia Albanais kai Epeirou të bashkëkombasit Psalidhas, sipas të cilit “deri në Artë flitet vetëm shqip”. Pastaj të grisë edhe faqet e librave të udhëtarëve dhe etnografëve me famë, francezit Ami Boue, kolonelit anglez Martin Leake dhe etnografit gjerman Mendelson Bartholdi se “treva shqiptare shtrihet deri në Prevezë”.
Pastaj të nisë e të shkulë ato poezitë e Hygoit që i këndon heroit të revolucionit grek të 1821 Marko Boçarit dhe të shprishë origjinën e kapedanëve të mëdhenj të këtij revolucioni: Karaiskaqit, Miaulit, Kollokotronit, Bubulinës e shumë të tjerëve.
Palës greke i duhet të fshijë edhe ato “kujtimet e hidhura” të oficerit të saj Fessopullos për bëmat e shkurtit 1913 të kapiten Muxakas. Për ato gjerdanët me veshë burrash çamë dhe themtha gjinjsh grash çame që mbanin në qafë Trypogeorgi, Manosi, Montaka dhe Granica.
Kolaboracionistët
“Zervas i dëboi Çamët me 1944… Dëbimi i tyre u bë me një gjakderdhje të madhe… u vranë 2300 çamë dhe 450 vdiqën gjatë torturave... Kjo u pasua ne mars të ‘1945 nga masakra e madhe e Çamëve të Filatit që është e pafalshme” raporton Koloneli Woodhouse, Shefi i Misionit Ushtarak Britanik ne Greqi.
"Në mars 1945 njësi të Zervasit kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe praktikisht e spastruan atë nga shqiptarët. Autoritetet e Greqisë VP kryen goditje të egra, duke dëbuar rreth 25.000 banorë të Çamërisë nga shtëpitë e tyre. Ata u ndoqën deri në kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona” e plotëson atë Shefi i Misionit Amerikan në Shqipëri.
5800 shtëpi të djegura, një çerek milioni kuintal grurë dhe 150 mijë bagëti të grabitura, 200.000 ha tokë e zaptuar, 3 miliardë dollarë që sot, bashkë me përqindjet, janë mbi 10 miliardë dollarë. Ky dhe është bilanci. Por të tëra këto duhen hequr sipas shprehjes delikate greke “kopsi qefali”, prijani kokën, zhdukini edhe këto, pasi edhe këto helmojnë marrëdhëniet miqësore afendiko- argat.
Nuk ka problem çam. Çamët ishin kolaboracionistë dhe u dëbuan thotë kryetari derviçianas i shtetit grek. Ashtu si edhe ZP-ja, e cila i mëson pinjollët e çamëve që të “luftojnë që të mos trajtohen sipas parimeve komuniste biri kolaboracionistit është kolaboracionist”.
“Konsiderimi i një komuniteti të tërë si kriminel, mjaft pjesëtarë të të cilit vdiqën në luftë për çlirimin e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore, ështe një krim politik dhe historik kundër Çamëve” u kundërpërgjigjet grekëve dhe ZP-së Ministria e Jashtme. Pa dyshim Turke dhe jo Shqiptare.
Dhe në të vërtetë emërtimi toptan i çamëve si kolaboracionistë kërkon fshirjen nga dokumentet të atyre batalioneve çame që luftuan përkrah EAM-it kundër Çollakogllusë. Kundër kryeministrit kolaboracionist grek Çollakogllu, i cili veç çamëve, dhe këtë herë për hesap të gjemanëve, pati grirë edhe nja 10.000 grekër.
Ky emërtim kërkon edhe fshirjen e dokumenteve të bashkëpunimit me nazistët të të përndershmit Kryepeshkop të Greqisë dhe thuaj tërë peshkopërve të tjerë. Si dhe të tërë policëve dhe xhandarëve grekë, me policë qyteti dhe xhandarë katundi, të cilët Ministri i Brendshëm Taularis i kishte vënë në “dispozicion të Komandës Gjermane”.
Pa dyshim kjo është punë e palës greke, por ama kjo biçim pale nuk ka të drejtë morale t’ua tundë dhe përshkundë flamurin e kolaboracionizmit çamëve, ndërkohë që kolaboracionistët i kishte në bash të vendit dhe shumë çamër u vranë në luftë kundër nazistëve.
Por më e bukura është se këto gjëra pala shqiptare nuk i heq dot nga tekstet, pasi nuk i ka shkruar kurrë. Se çfarë “pasaktësi dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe” do të “heqë nga librat e historisë pala shqiptare”, këtë e di Nano, shitësi i palës shqiptare.
Heshtja
“Nanos po t’i shkrepet luan në ruletë edhe Sahatin e Tiranës dhe askush nuk e ndalon dot” thotë me trishtim Fatos Lubonja. Dhe pikërisht kjo, fakti se nuk e ndalon dot kush Nanon që të shesë Sahatin e Tiranës, Historinë e Kombit, Gjuhën e Kombit, Kombin është ana më e dhimbshme e së tërës.
Për viviseksionimin, prerjen në mish të gjallë të Historisë së Kombit, përveç lajmeve të Shekullit, reagimeve ende pa shumë puls të historianëve dhe zërave vetmitarë të lexuesve kryesisht emigrantë, nuk ndihet kush.
Nuk ndihet zëri i intelektualit nga që media shumë e zënë me ato problemet e rëndësishme e vrau, u vra, e vranë; e helmoi, u helmua, e helmuan; e vari, u var, e varën nuk ka kohë për t’u marrë me problemin e dorës së tretë, a të pestë, a të asnjë dore fare, se Nano po shet Kombin. Problem po, është Kafazi i Artë, pavarësisht se kafazi u përket kafshëve dhe jo njerëzve.
“Po media? Nuk ka asnjë përgjegjësi media?” m’u kundërvu kolegu gjerman kur po mundohesha që barrën e prapësive shqiptare ta shkarkoja në kurrizin e politikanëve shqiptarë.
Hesht vox populi - vox Dei, i cili dufet e subkoshiencës së frustruar i nxjerr vetëm stadiumeve, të cilat e shndërrojnë nga individ apatik, në turmë sportivo- nacionaliste.
Hesht opozita e kompleksuar nga katrahura që pësoi nga Greku dhe pozita e sotme kur i doli zot çështjes kombëtare.
Heshtin edhe analistët e pavarur të medias, të cilët egërsohen dhe kreshpërohen për çështjen nacionale vetëm kur urdhërohen se duhet të egërsohen dhe kreshpërohen për çështjen nacionale ose për ndonjë çështje tjetër.
Dhe kjo të shtyn të mendosh se si do të reagonte media greke, intelektuali grek dhe njeriu i rëndomtë grek, nëse do merrte vesh se shqiptarët do t’ua rishkruanin grekërve historinë e Greqisë duke prerë prej saj “pasaktësitë dhe ngjarjet helmuese” dhe në shkollat e tyre në vend të anglishtes a frengjishtes do të mësohej shqip?
Objektivisht-subjektivisht, më herët subjektivisht sesa objektivisht, ky dhe është mizerabiliteti shpirtëror në të cilin zhgërryhemi sot. Nuk është kurrsesi nacionalizmi kundër të cilit ngrihen penat e analistëve të “pavarur”, por denacionalizmi.
Nuk të trishton fakti se Nano shiti sërishmi diçka nga bota dhe ndërgjegjja shpirtërore shqiptare. Pasi “zogut të lirë” Nano historia do t’i vijë dikur pas bishtit, dhëntë zoti e bashkëshoqëruar me të tjera gjëra. Por ajo që të shqetëson dhe trishton është mizerabilteti ynë shpirtëror. Qetësia me të cilën sodisim sesi Nano u vë fshehurazi në dorë grekëve gërshërët për të prerë vetëflijimin e Papa Kristo Negovanit, britmat e foshnjeve çame të djegura së gjalli, ushtarakët e therur në gjumë nga Mavi i mikut të tij Gaxojanis dhe tërë “ngjarjet“ e tjera që helmokëshin marrëdhëniet miqësore argat- afendiko.
“Jo mor zotni” thoshte Faik Konica. “Armiku më i madh i Shqiptarëve janë Shqiptarët”.
Çudi e madhe. Nga e pati njohur Faik Konica Fatos Nanon?
*Marrë nga gazeta “Tema”
05/11/2004
KATEGORIA: Analiza