Re: Kyoto!
Kinemaja e botes dhe mbrojtja e mjedisit
Disa kohe me pare, qindra dijetare nga e gjithe bota kane keshilluar me ane te nje raporti mbi ndikimin shkaterrues te aktivitetit te njeriut mbi jeten ne bote. Ky raport eshte firmosur nga 1360 dijetare nga 95 vende te botes dhe eshte publikuar nga shoqata sunduese e dijes ne Angli. Nder ceshtjet me te rendesishme te parashtruara ne kete raport, jane rreziku i zhdukjes se 10 milion gjallesave ne natyre, demet e shumta mbi pyjet dhe bimet si dhe perdorimi pakufi i ujrave si ato te lumenjeve. Ky raport eshte publikuar me emrin “Studimi i mjedisit ne krye te mijevjecarit” dhe ne te thuhet se jeta e 6 miliard njerezve ne bote eshte e lidhur ngushte me natyren. Keshtu qe cdo lloj indiference ndaj natyres do te kete pasoja te rrezikshme.
Festivali i 4 i filmit te gjelbert, eshte mabjtur ne Iran me pjesmarrjen e 51 vendeve me 613 filma, me qellim shfaqejn e vlerave te mjedisit. Ne kete festival kane marre pjese nje numer i madh i filmave te brendshem dhe te huaj lidhur me mjedisin jetesore. Ky festival zhvillohet nje here ne dy vjet dhe ne te parashtrohen tema te tilla si mjedisi, zhvillimi i qendrueshem, ngrohja e tokes, etj. Kete vit, jane shfaqur filma te shkurter nga 2 minuta deri ne filmat e gjate deri ne 120 minuta. Ne keto filma jane shfaqur pamje nga Teherani dhe qendra te ndryshme te qyteteve dhe vende te largeta te Iranit, si dhe pamje nga fshatrat. Sekretari i ketij festivali, gjate nje konference thekson: nje e treta e veprave te festivalit kane qene te huaja dhe jane ranguar ne tre kategori, ate te femijeve dhe adoleshenteve, per te rritur si per eksperte. Forma e perdorur ne keto filmave ka qene animacioni, tregimi, kinemaja, kukllat dhe dokumentare. Ne pergjithsi, qellimi i realizimit te festivalit te gjelbert eshte paraqitja e vlerave te mjedisit ne Iran dhe per te rritur dijen e pergjithshme duke perfituar nga arti. Ne kete menyre, organizata e ruajtjes se mjedisit ne Iran i keshillon dhe fton artistet qe te bejne vepra artistike lidhur me natyren dhe ruajtjen e saj. Kryetari i kesaj organizate, ne ceremonin e hapjes se ketij festivali nderkombetare te filmit te gjelbert tha: sot artistet e kinemase duke bere vepra me vlere mund te kene ndikim te gjere ne shfaqjen e kultures se mire te jeteses dhe ruajtjes se natyres. Znj. Masume Ebtekar, kinemane e konsideron si nje nga mjetet me te rendesishme mesimdhenese dhe te ndryshimit te pikpamjes se shoqerise ne lidhje me ruajtjen e mjedisit. Ajo thote se larmia dhe veshtrimi profesionalist i skenaristeve jane nder vecorite e festivalit te katert te filmit te gjelebert. Ajo vecorine me te rendesishme te ketij festivali e ka konsideruar kombetarizimin e ceshtjes se ruajtjes se mjedisit dhe si shkak per kete ka vene theksin mbi shfaqjen e filmit ne fshatra. Ajo thote: me mundin e artisteve kemi mundur te kalojme filmat e mjedisit nga shkalla profesionale ne ate te popullit te thjeshte dhe sot veme re ndikimin e ketyre filmave ne shoqeri. Irani eshte nje nder dhjete vendet e botes i cili ka terren te pershtatshem per te terrhequr turizmin. Studiuesit e mjedisit, jane te mendimit se se menyra me e mire per te terrhequr turizmin eshte posedimi i veprave kulturore, bimesia dhe larmia e mjedisit. Per kete arsye, per te zhvilluar turizmin ne Iran duhet ti kushtohet vemendje e vecante ketyre ceshtjeve. Ne baze te raporteve nderkombetare, thuhet se turizmi i natyres apo ekoturizmi, perben 70 % te te gjithe te ardhurave te turizmit ne bote, dhe shkalla e rritjes se ketij turizmi eshte nga 10-30 %. Ne Iran, gjithahstu me qellim zhvillimin e ekoturizmit, jane hartuar programe te vecanta. Nje vecori e ketyre programeve eshte ruajtja e mjedisit dhe shendetshmeria e burimeve natyrore. Kinemaja iraniane eshte kthyer shume shpejt drejte ceshtjes se mjedisit dhe ka krijuar vepra terrheqese mbi natyren dhe ruajtjen e saj. Sigurisht qe ne kete mes filmi (kinemaja) dokumentare ka patur aktivitetin me te gjere. Kjo kinema qe nga vitet e kaluara deri tani i ka kushtuar vemendje te vecante mjedsit dhe ruajtjes se tij, perkundrejte veprimeve shkatrrimtare te njeriut. Psh. filmi i pare dokumentar i bere ne vitet 60-ta ka parashtruar pikerisht kete ceshjte. Pas revolucinit islamik, me krijimin e shoqates se skenaristeve te rinj dhe krijuesve te filmave dokumtare, ne Iran jane shfaqur regjisore te shumte te cilet kane realizuar mjaft filma me vlere. Psh. disa nga regjisoret me te shquar bashkohore iranian ne fillim kane realizuar filma mbi burimet natyrore, dhe me pas kane vazhduar me filma historik. Nder keto persona mund te permendim Ferhad Mehranfer, Khosro Ma’asumi, Alireza Amini etj. Mehranfar, veprat e te cilit jane te gjitha lidhur me veriun e Iranit, ka dhene pamje nga bukuria e pyjeve dhe te detit dhe per kete ai mund te quhet artisiti me i mire. Ai ne fillim ka bere filma te shkruter dhe me pas u fut ne krijimin e filmave kinematografik. Filmi “Pema e gjalle” eshte nje nder veprat me te mira e cila eshte realizuar me qellim ruajtjen e natyres dhe rrespektimit te saj. Ne kete film dhe tregimet mjaft te bukura ne te, veme re se mosrrespektimi dhe shkaterrimi i natyres ne te ardhmen behet shkak i shkaterrimit te njeriut. Nje forme tjeter e kinemase per dashamiresit e mjedisit eshte edhe forma e animacionit dhe e kukullave. Femijet ne cdo shoqeri jane e ardhmja dhe rezervat e shoqerise dhe edukimi tyre eshte investimi me me vlere. Kinemaja iraniane, lidhur me kete shtrese ka hartuar programe te vecanta. Per kete shtrese ajo ka bere vepra historike dhe me tregime te cilat i ka shfaqur me Animacion dhe kukulla, forme kjo e cila eshte mjaft e preferuar nga femijet. Ne veprat e krijuara lidhur me mjedisin jetesore, jane bere perpjekje per edukimin e femijeve me poezi, muzike dhe personazhe imagjinative duke i lidhur ato me natyren dhe kafshet. Mund te thuhet se arti i cili krijon boten industriale dhe moderne, i ka kushtuar vemendje te vecante ruajtjes se burimeve natyrore per brezat e ardhshem ne menyre qe te kete nje zhvillim te qendrueshem. Ne kete menyre artistet mund te luajne nje rol te vecante dhe te rendeishem per shpetimin e tokes nga shkaterrimi si dhe ne raujtjen e burimeve natyrore.