Re: KUSHTETUTA E RE E EUROPES
Tema eshte shume interesante dhe per mendimin tim nje gjykim objektiv mund te jape ai qe e ka lexuar kete kushtetute europiane, qe e ka kuptuar ate dhe mbi te gjitha ai qe e perjeton cdo dite te qenurit ne Bashkimin Europian. E them kete se kam vene re qe ne shume tema qe prekin Bashkimin Europian ne kete forum dhe ne forume te tjera, ata qe nxitojne te japin mendimin e tyre mbi Bashkimin Europian dhe aq me teper, qe argumentojne me zjarr perse Shqiperia nuk duhet te behet pjese e ketij Bashkimi, jane bashkeatdhetaret tane qe jetojne ne SHBA, qe megjithe respektin e sinqerte, nuk e kane idene e BE. Pikesepari BE nuk synon drejt federalizmit, por drejt asaj shoqerie multikulturale, ku secili ka vendin e vet dhe te gjithe kane te drejta te barabarta. Gjithashtu BE eshte dicka me teper se qarkullim i lire njerezish dhe mallrash.
Por dicka qe eshte me interesante dhe shqetesuese njekohesisht eshte ripozicionimi i ri i shqiptareve ndaj BE. Dhe kjo ka, per mendimin tim arsyet e veta.
Shume interesant eshte shkrimi i Blendi Fevziut ne revisten "Klan" dhe me shume interesante eshte problemi qe ndjek ai ne kete shkrim. Dhe eshte pikerisht ajo, qe ne gjate ketyre 12 vjeteve "hapje" akoma nuk kemi kuptuar se cfare eshte BE dhe akoma nuk e dime perse dhe si Shqiperia do te futet ne BE. Ashtu sic Shkruan Fevziu ne fatkeqesisht flasim nje "gjuhe" tjeter nga europianet. Kjo ndoshta vjen ngaqe pas nje mbylljeje gjysemshekullore, asnjehere nuk i beme nje analize te sakte atyre ngjarjeve qe ndodhen gjate ketyre 50 vjeteve te "mungeses" sone ne familjen europiane. Megjithese eshte per te dyshuar nese kemi qene ndonjehere ne familjen europiane. Dhe pas hapjes sone filluam ti perceptojme gjerat ne menyra sa interesante po aq foshnjarake. Sido qe te jete mentaliteti yne dhe ai i europianeve ndryshon si dita me naten, dhe sa me teper qe vonohemi ta kuptojme kete dhe ta ndryshojme, aq me i thelle behet hendeku qe na ndan ne me europianet dhe Shqiperine me BE. Kjo vihet re shume qarte nga ngjarjet e muajve te fundit. Po per te mos folur ne ere, ku ndryshon mentaliteti yne nga ai europian? Cili eshte vizioni yne dhe cili eshte vizioni europian per Europen e bashkuar?
Nje nga deshirat dhe parullat e fillimviteve ´90 ishte "Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa". Se si do e realizonim kete pak veta ose me sakt asnje nuk e dinte ose te pakten nuk dinte te pergjigjej. Ne kohen kur gjithe Europa Lindore, perjashto Rusine, iu vu punes per te ndryshuar kursin drejt nje ekonomie kapitaliste e drejtuar drejt tregut te lire dhe vlerave demokratike, Shqiperia me parulla ne goje dhe ne njeren dore kazmen dhe ne tjetren pishtarin iu vume punes per te shkaterruar e per te djegur ate pak industri dhe bujqesi qe na kishte mbetur. Kjo sepse dikushi kishte pare ne enderr qe "terapia shok" ishte zgjidhja per shqiptaret dhe se sapo te shkaterronim vendin tone dhe ti zgjidhnim ata ne krye te vendit neve do na akordohej nje "cek i bardhe", ku ne vetem do te hapnim gojen duke thene shifren dhe me miliarda dollare do te vershonin neper xhepat tane dhe atehere ne me te vertete qe do te "hanim me luge floriri". Kjo biles pa punuar fare, sepse ne ishim te cfilitur nga komunizmi dhe Europa e Amerika duhet na mbaje ne pellembe te dores, se fundja ata na lane ne mjerimin tone.
Por e pame se pasi i shkaterruam te gjitha nuk erdhi njeri te na ndertonte kapitalizmin dhe ceku i bardhe vetem sa u be objekt anekdotash. :shrug: . Atehere politikaneve tane "te ndritur" u lindi ideja po aq "e ndritur": "Do i bejme presion Europes qe te na pranoje". Dhe keshtu do u themi europianeve ose te na pranojne ne Europe ose ne do i fusim amerikanet te rrine kembekryq ne Shqiperi dhe nqs edhe atehere nuk na pranon, atehere bejne mire ta mendojne ndryshe, perndryshe u ndersejme amerikanet qe ne na kane xhan dhe dihet se c´te gjen po tu versul amerikani. Asnjehere nuk e kuptuam se vetem puna jone do te na sillte mireqenien.
Nderkohe Europa ngren supet e cuditur nga veprimet tona dhe i ben pyetjen vetes: Po keta, duan apo nuk duan te behen pjesetare te familjes europiane?
Dhe Europa vazhdon punen e saj duke u marre me ato shtete qe e kane seriozisht punen e anetaresimit dhe duke i lene shtetet si puna e Shqiperise ne medyshjen e tyre. Sepse Europa nuk ben asnjerin me zor anetar te saj. Ky eshte edhe qellimi i vete BE: nje bashkesi shtetesh europiane te bashkuara me vullnetin e lire. Por nuk mjafton vetem vullneti dhe deshira e mire. Qe te pranohesh ne BE duhet te permbushesh disa standarte si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana politike.
Por problemi eshte se nga njera ane ankohemi se politikanet tane po e rrjepin kete popull deri atje ku nuk arrin me dhe askush nuk nderhyn, nga ana tjeter nuk na pelqen qe BE te fuse hundet ne politiken tone, sepse ne jemi popull "sovran" (te cilet meritojme udheheqjen qe ka). Shkurt duam te kercejme ne mes te shiut, por nuk duam te lagemi.
Edhe sot e kesaj dite ne bertasim e ankohemi perse Europa na len jashte deres. Sepse po te futemi ne ne BE, atehere marrin fund te gjitha hallet tona. Europa na mban me buke dhe me Euro dhe ne ja shperblejme duke i shtuar popullsine, sepse popullsia europiane po shkon drejt tharjes. Fundja per cfare tjeter duam te futemi ne Europe? Po te jete ndryshe rrime aty ku jemi, se jemi mire. Ky eshte pak a shume mentaliteti qe mbizoteron tek shqiptaret.
Ndryshe eshte per europianet. Per ata nuk ka vend ne BE shtete ku mbizoteron tregu informal, ku politika eshte e lidhur ngushte me krimin, ku shkelen te drejtat e njeriut, ku korrupsioni ka fituar qytetarine dhe eshte bere pjese normale e jetes se atij kombi, ku mbizoteron racizmi, ku akoma nevojiten vezhgues zgjedhjesh, sepse perndryshe plas lufta civile.
Neve nuk na pelqen kjo gje dhe i mbushim mendjen vetes se Europa nuk na do sepse jemi myslimane, se Europa kurre nuk na ka dashur, por harrojme qe kur shqiptaret nuk ishin te zote te mbronin kufijte e tyre Europa dergonte trupa hollandeze, ose kur nuk ishim ne gjendje te mbroheshim nga njeri tjetri, Europa perseri dergonte bijte e saj, per te ruajtur qetesine dhe per te na ruajtur nga anarkia dhe kaosi.
A mos valle duhet te presim qe Europa te lodhet perfundimisht prej nesh dhe te na ktheje krahet apo duhet te kthejme timonin dhe te marrim kursin drejt demokracise se vertete dhe vlerave te verteta njerezore?
Atehere do te kuptojme qe rruga drejt Europes nuk kalon as nga Beogradi, as nga Athina, as nga Roma dhe as nga Uashingtoni, por vetem nga qendra e Tiranes. Gjithmone nqs duam me te vertete te integrohemi ne Europe.