Re: KUSHTETUTA E RE E EUROPES
Elton nuk ma merr mendja se do te kete United States of Europe dhe pse Konventa e rradhes, ku jane te ftuar te marrin pjese 27 vende duke futur ketu te gjithe kandidatet per anetaresi, po perpiqet te ofroje nje dokument te tipit kushtetues, i cili do te synoje te riformuloje hierarkine ne BE, si edhe te percaktoje strukturen qeverisese.
BE ka kuptuar se pa nje reforme te thelle ne struktura dhe institucione nuk do te jete ne gjendje te mbijetoje si organizem nderkombetar.
Nje nga arsyet kryesore qe do te paraqisja per pengesen e nje forme federale qeverisese si United States of Europe [federalism] eshte sepse kjo do te thote t'i japesh pushtet parlamentit evropian, duke e kaluar pushtetin real vendoses nga Keshilli i Evropes (i perbere nga ministrat e jashtem te vendeve anetare) te MEP (Deputet e Parlamentit Evropian), dmth nga intergovermentalism ne federalism.
Persa kohe komb-shteti do te jete i fuqishem dhe interesat e komb-shtetit do te vine mbi ato te Evropes, federalizmi nuk do te jete i mundur se asnje shtet sovran nuk do t'ja kalonte pushtetin vendim-marres nje grupi njerezish qe nuk arrijne t'i kontrollojne dot.
Nje element tjeter qe me ben te dyshoj mbi arritjet e konventes eshte pikerisht se procesi i formimit te BE eshte nje proces nga lart-poshte, dmth top-down process, dhe evropianet pavaresisht se kane perfituar mjaft nga levizja e lire [pa viza] brenda 15, si edhe monedha e perbashket [EMU] ne 9 shtete (edhe pse bashkimi monetar vihet ne pikepyetje), ende nuk ndjehen aq shume evropiane kundrejt ose me sakte bashkangjitur te qenit angleze, italiane, franceze etj sa te marrin pjese aktive ne qeverisjen e nje strukture te tille. Kjo ndodh sepse ende nuk e kuptojne se si funksionon, por edhe sepse e kuptojne se i vetmi institucion per te cilin mund te votojne drejtpersedrejti nuk eshte me shume se nje forum ku debatohen ceshtje te ndryshme pa rezultate konkrete e te ndjeshme nga masat.
...