Kush eshte feja Hyjnore?

klevis2000

Primus registratum
Kush eshte feja Hyjnore?

Të dashur lexues ky shkrim nuk ka qëllim përcarje ose ofendim.Tematika e tij është informimi dhe afrimi i njerëzve tek e vërteta.
Shpesh herë juve ju lind pyetja, pse ka shumë fe në botë ose ju vjen mendimi se fetë janë si partitë.Në realitet këto pyetje dhe mendime nuk lindin pa shkak.E ndërsa partitë formohen dhe ideohen nga njerzit, e njëjta gjë ndodh dhe me shumicën e feve.Pothuajse të gjitha fetë, përvec fesë hyjnore, janë emërtuar dhe ideuar nga njerzit.Këtë e vërtëton dhe fakti se meqenëse Zoti është një dhe feja e vërtetë duhet të jetë një.Ndërsa sot bota ndodhet përballë sfidave të përplasjes së qytetërimeve dhe feve, ne populli paqedashës shqiptar kemi rënë pre e intrigave manipuliste.Megjithëse fetë në shqipëri kanë bashkëjetuar në harmoni dhe tolerancë dhe formula e tyre me dy baza dhë katër kënde nuk i ka evindetuar ndonjëherë shqiptarët si intolerantë. Cuditshëm vjen pyetja pse kjo thirrje sataniste për konvertimin masiv të shqiptarëve nga muslimanë në krishterë nga qarqet politike dhe intelektuale.Nuk mjafton besdisja derë më derë dhe sasia e misionarëve të krishterë të cilët kundërshtojnë vetë biblën.

Tregoni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës dhe jo sipas mësimeve të Jezusit". (Kolosianëve 2/8)

E quajta thirrje sataniste duke iu referuar biblës në historinë midis Jezusit dhe djallit ku ky i fundit e thërret Jezusin për adhurim e "krijesës" në këmbim të pasurive dhe mbretërive të kësaj bote .

Djalli e coi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre. 9. Dhe i tha: Unë do të ti japë të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron. 10. Atëherë Jezusi i tha: "Shporru Satan", sepse është shkruar: Adhuro Zotin, Perëndinë tënde dhe shërbeji vetëm Atij. 11. Atëherë djalli e la dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin." (Mateu 4/ 8-11)
Po kështu bibla e hudh poshtë teorinë tradita mbi fenë.

"Kështu ju e keni bërë të pavleshme Fjalën e Perëndisë për shkak të traditës suaj" !.(Mateu 15/6)

Kështu përgjigjuni atyre që thonë ndërroni fenë për materien, traditën,$ & Є, për hyrjen në Europë apo për ndonjë nder për fitimin e ndonjë çmimi nobël në letërsi ose për ndonjë kthim mbrapa në kohën e ateizmit laik ose krishtërimit të përzier me mitologjinë greke-romake.

Zoti kur e krijoi njeriun i mësoi dhe mynyrën e të jetuarit në të gjithë aspektet e jetës.I mësoi normat , moralin, ligjet me të cilat duhet të udhëhiqet në jetë.Të gjitha këto ia mësoi njerzimit më anë të pejgamberëve dhe librave hyjnorë.I emëroi dhe emrin e fesë për të gjithë pejgamberët.U quajtën të nështruar ndaj Zotit (muslimanë) dhe lidhja e tyre me Zotin, rregullat, ligjet,normat e moralit u përmblodhën nën emrin e fesë, "Paqe me Zotin"(Islam) duke iu bindur dhe nënshtruar Atij. Ndërsa njerzit filluan të devijojnë nga shpalljet hyjnore dhe u treguan arrogantë ndaj urdhërave të Zotit, filluan të krijojnë idhuj dhe hyjni të cilat nuk e meritojnë të adhurohen dhe i emërtuan besimet dhe rregullat e tyre me emra fesh të ndryshme.Ndërkohë që disa ishin të devijuar që në origjinë, disa të tjerë devijuan në parimet e besimit.Krishtërimi si fe u krijua dhe u emërtua nga njerzit të cilët me shumë pasion e deshën Jezusin. Dashuria e tepërt ndaj tij dhe konceptimi i tyre për Zotin sipas diturive të tyre të mëparshme pagane, u bënë shkak për hyjnizimin e Jezusit dhe e quajtën atë Zot, bir të Zotit ose pjesë të trinitetit, të cilat bien në kundërshtim me llogjikën e shëndoshë dhe biblën. (Luken 4:41)
Kjo ndodhi jo për shkak të mësimeve që la Jezusi por për shkak të devijimeve dhe moszbatimeve të veprimeve dhe urdhëresave të tij dhe ndryshimeve të nocioneve, koncepteve dhe parimeve të cilat i kryen Pali dhe më vonë Konstandini në këshillin e Nikesë.

E ndërsa vetë Jezusi adhuronte Zotin në sexhde (me fytyrë në tokë) dhe i lutej Atij (Mateu26/39), krishterët sot bëjnë të kundërtën, adhurojnë Jezusin dhe i luten atij duke e kundërshtuar biblën.

(Shih (Romaket 1/25) {Ata e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe <u>adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit</u>, që është i bekuar përjetë. Amen.}

Po kështu në asnjë vend në bibël Jezusi nuk e përmend emrin e fesë krishtere, ndërsa ajo merret si emërtim shumë kohë më vonë nga njerzit të cilët me vullnetin e tyre ia vendosën këtë emër në kundërshtim me mësimet e Zotit për të cilat thuhet në bibël.

"Dhe me kot më adhurojne duke mësuar doktrina qe janë urdherime nga njerzit(Mateu 15/9)"

Emri Krishterë asnjëherë nuk u përmend nga Jezusi megjithëse ju e dini që edhe emri Jezus dhe bibël janë emërtime greke të vendosura shumë kohë më vonë.

Emri i krishter përmendet në bibël shumë vite më vonë mbas largimit të Jezusit

Këtu ne antioki nxenesit <u>për herë të parë u quajtën te krishtere</u>"( Veprat e apostujve) 11-26 );(Veprat e Apostujve 26:28);(Letra e I e Pjetrit 4:16)

Faktikisht njerzit e shpikën këtë emër në kundërshtim me fenë që la Jezusi.Të njëjta shpikje janë bërë tek të gjithë fetë të cilat emrat e tyre i kanë marrë nga predikuesit përveç fesë Islame.
Budizmi e mori emrin nga Buda, Konficizmi nga Konfucio, Bektashizmi nga Haxhi Bektashi,dhe Krishtërimi nga fjala Krisht (greqisht) Mesia (hebraisht) i Vajosur (shqip).
Megjithëse Islamin dëshirojnë ndonjëherë ta quajnë feja Muhamedane kjo nuk është e vleshme për arsye se emri Islam u emërua nga Zoti si fe për të gjithë profetët (Esh-shuara 13}.

Jezusi nuk e quajti fenë e Tij Krishtërim por e quajti "Paqe me Zotin" që në kuptimin teologjik do të ishte Islam.Pra Islami, Paqa me Zotin duke iu nënshtruar Atij ishte feja e gjithë profetëve për të cilën gjejmë shumë citime në dhiatën e vjetër dhe të re.

Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë.O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua.(Psalmet 119/120;165-166)

Do të ishte më mirë që dikush të mbështetej te forca ime për të bërë Paqe me Mua, po, për të bërë Paqe me Mua(Zotin)".(Isai 27/5)

Do të lidh me ta një besëlidhje Paqeje; do të jetë një besëlidhje e përjetshme me ta; do t`i bëj të qëndrueshëm, do t`i shumoj dhe do të vë shenjtëroren time në mes tyre përjetë.( Ezekieli 37/26) ose (Ezeikel 34/25)

Edhe sikur malet të zhvendoseshin dhe kodrat të luanin nga vendi, dashuria ime nuk do të largohet prej teje as <u>besëlidhja e Paqes </u>nuk do të hiqet, thotë Zoti, që ka dhëmbshuri për ty.(Isaia 54/10)

..dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e <u>ungjillit të Paqes</u>, (Efesianëve - 6/15)

Sa të bukura janë mbi malet këmbët e lajmëtarit që sjell lajme të mira që njofton Paqen (Isai 52/7) .(Nahum 1/15). (Romaket 10/15)

Feja e Jezusit ishte "Islami = Paqa me Zotin".


Unë(Jezusi) po ju lë Paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.(&amp;#8595;Gjoni 14/27)

Sipas fjalës që ai u ka dhënë bijve të Izraelit, duke u shpallur Paqen me anë të Jezu Krishtit, (Veprat e apostujve 10-36)

Dhe ai (Jezusi) erdhi për t`ju shpallur Paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër,(Efesianëve 2/17)

Pra Islami,feja e Paqes me Zotin do të triumfojë mbi thirrjen sataniste.
Tani Perëndia e Paqes do ta dërmojë së shpejti Satananë nën këmbët tuaja.(Romaket 16/20)

Të gjitha kuptimet e fjalës Paqe në citimet e mësipërme janë për emrin e fesë dhe jo për atë që quhet paqe midis njerzve në gjendje mos lufte.Pikërisht argumenti që kjo fjalë do të thotë për fenë islame është verseti biblik (&amp;#8593;Gjoni 14/27).

Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet,sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht.Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet. I Korintesave 13/8-10)

Bibla kishte te meta dhe duhej të shfuqizohej.

sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një të dytë.13 Ajo që vjetërohet dhe plaket është afër zhdukjes(Hebrejnjve 8/7,13)

Pra Përsosmëria vjen për të shfuqizuar.Dhe Jezusi nuk erdhi për të përsosur dhe shfuqizuar ai erdhi për të plotësuar sipas biblës.
(Mateu 5:17)" Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar."
Përsosmëria Islame erdhi për shfuqizmin e besimeve të shpikura si thotë Zoti në kuran.

"Dhe sot Përsosa per ju dhuntitë e Mija dhe zgjodha per ju Islamin fe" (Maide 3)

Prandaj dhe bibla e profetizon Mekën e madhështore dhe ardhjen e profetit Muhamed a.s

Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira....Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme (Mekës)...(Galatsve 4/22-25)

E për profetin Muhamed a.s thotë Jezusi.

7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj. Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim. (Gjoni15/7-9)

Ngushulluesi në Shqip, Ahmadi në hebraisht.

E ky ngushullues që do të vinte mbas ikjes së Jezusit është pikërisht profeti Muhamed a.s me fenë Islame sipas biblës .(Shiko dhe Maide 19)

(Jeremia 28-9) Profeti qe profetizon Paqen kur fjala e tij te behet realitet do te njihet si profet i vertete i derguar prej Zotit

E Allahui madhëruar thotë në kuran famëlartë.

"Feja e pranueshme tek Zoti është Islami"(Ali Imran 19).
"E kush kerkon fe tjetër përvec fesë islame atij kurrsesi nuk i pranohet (prej Zotit ) dhe ai ne boten tjeter eshte prej te deshperuarve"(Ali Imran 85)


Ai ju percaktoi juve qarte ate fe (Islame) qe ia përcaktojë Nuhut dhe ate qe Ne ta shpallëm ty dhe me atë me të cilën e patëm porositur Ibrahimin ,Musain,dhe Isain(Jezusin)(Esh-Shuara 13}
 

Ali_DemsI

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Nuk Besoj Ne Gjerat Qe Nuk I Shof Nuk I Prek Ose Qe Nuk Me Flasin E I Flas.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Ne fakt ky shkrim nuk ka per qellim as te ofendoje as te perçaje, ky shkrim ka per qellim te fundose njeren fe per te nxjerre nga llumi tjetren. Dhe kjo tjetra (hyjnorja)na qenka feja islamiste sepse e perkthyer fjala paqe ne arabisht do te thote islam. (me sa duket ky merhum i isalmizmit, kerkon qe te gjithe popujt e botes ta ndryshojne fjalen paqe nga fjalori i tyre dhe ta zevendesojne me islam!!! - hapi i pare drejt hegjemonise se enderuar me sy hapur dhe barkun e kthyer nga meka per ta ngohur nen rrezet e diellit tropikal dhe reren e arabise ku shume shume kafeja mund te zjehet)
Thirrja per kthim ne mase te shqiptareve ketij gjysmehoxhe i duket sataniste dhe harron ketu diçka shume te rendesishme se shqiptaret ne fene islame jane kthyer me dy rruge: me forcen e armeve (ardhja fatkeqe e hordhive pushtuese turke dhe e koleres fetare qe sollen pas) si dhe nepermjet reformes se Tanzimatit (3 Nentor 1839)kur sulltan Abdyl Mexhiti shpalli dekretin e quajtur HAT-I SHERIF I GJYLHANESE (dekreti i shenjte i salles se trendafilave, ne te popullsia shqiptare e krishtere ende ne mase shume te ndjeshme vihej indirekt nen pozita shtypese dhe diskriminuese. Sa per kuriozitet, te krishteret paguanin nje takse te veçante per te gjithe meshkujt mbi moshen 12 vjeç.
E habiteshme edhe alergjia qe ndjen nga veprimi i emisareve dhe i njerzve qe duan fene e krishtere, duke shkuar porte me porte. Jemi nje vend demokratik dhe jo nje vend i arabise(per fat), ku çdo njeri ka te drejte te beje ate qe e gjykon te arsyeshme per fene e tij. (harroni qe zeri i hoxhes na çan veshet qe ne oren pese te mengjesit me ato perçartjet e tij ne arabisht)Frika tuaj eshte e shpjegueshme, sepse jini mbartes te nje feje qe shpirterisht nuk ka mundur kurre te behet shqiptare, jo vetem per faktet e mesiperme, por edhe sepse ajo kerkon te zevendesoje pershembull zakonet dhe kostumet e mrekullueshme te shqiptarit, (ato kostume kane shprehur ne jete te jeteve, per mijera vjet shpirtin e bukur te popullit, larmine e natyres shqiptare), me veshjet e stilit arab, qe nuk jane gje tjeter veç rera e shkretetirave, thatesira vdekjeprurese, nen te cilen flene akrepet dhe gjarprinjte helmues. Kerkoni te mbuloni fytyren e femrave duke dale keshtu jashte te gjitha atyre normave qe kane diktuar jeten e popullit ne mijera vjet, ku te paret tane jane njohur si respektues te femres, gruas, madje ne lashtesi ka qene i vetmi popull qe e mbante gruan ne tavoline, edhe si udheheqese (Teuta)nderkohe qe ju e percillni ne ndonje qoshe gjysme te erret te shtepise, si ndonje mermange.
Sikur te ballafaqoheshit me bektashinjte shqiptare te fundshekullit te 18 -te, qe perqafuan idete e rilindjes europiane, do te kishit mesaur sepaku se ishin armiq te dogmave sunite dhe shtetit turk si perfaqesues i tyre dhe se bene perpjekje te medha per te perdorur gjuhen amtare ne sherbesat fetare, ju nuk jini gje tjeter veç te shitur qe perpiqeni njesoj si diku, ne kohen e luftes per pavaresi te mbani me deshperim pozitat te cilat dalngadale do t'u shpetojne nga duart.
- Ishte e natyreshme qe Krishti te moe e quante fene e tij te krishtere, sikurse ishte e natyreshme (sa per shembull)qe Marksi nuk e quajti teorine e tij marksiste, keto jane gjera qe ndodhin me vone, ne menyre te natyreshme.
- Zoti u mesoi popujve si te jetonin e etj etj, dhe e beri nepermjet ppejgambereve, e meqenese ne perdorim fjalen pejgamber, atehere ky zot patjeter eshte Allahu dhe natyrisht kjo fe eshte islami...eshte pak te perdoresh vetem fjalen spekullim ketu, sepse e thene vetem spekullim do te ishte njefare vleresimi, i duhet bashkangjitur spekullimit edhe çoroditje ne logjike.
- Ndoshta jam i dobet ne gjeografi, por kam pershtypjen qe Jeruzalemi i sotem nuk eshte Meka. ...(përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme (Mekës)...(Galatsve 4/22-25)Ke bere operacione te tilla ne gjithe shkrimin tend (duke shkeputur citate)per te sajuar ndonje hibrid qe te kenaqe ndjenja estetike te varfera si dhe nje bote shpirterore te pushtuar nga Asgjeja.
Natyrisht Jezusi nuk erdhi per te persosur dhe diçka e tille eshte me normalja e gjerave, sepse persosmeria do te thote fund i ekzistences, nuk ka me levizje, diçka e persosur nenkupton diçka qe e ka kryer misionin e vet dhe duhet te shkoje, por meqenese eshte Islami i persosur, ben mire te shkoje andej nga ka ardhur.
"E kush kerkon fe tjetër përvec fesë islame atij kurrsesi nuk i pranohet (prej Zotit ) dhe ai ne boten tjeter eshte prej te deshperuarve"(Ali Imran 85)
Ky po, eshte gogol qe i tremb njerzit, s'kane per te kerkuar fe tjeter sepse do te jene te deshperuar...une si ateist kushedi se ku do te jem sepse nuk kam vend asgjekundi as ne parajsen me ato virgjereshat tuaja, as edhe ne ferr, sepse zoti s'ka asnje te drejte ligjore mbi mua...
Vdekja po, zoti i vertete i universit...
 

Ali_DemsI

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Ejjjjjjjjj Here Tjeter Kur Te Flisni Mbyllni Kuranin Dhe Shprehuni Ketu Se Ca Thote Kurani Mund Ta Lexojme Dhe Vete Se Dime Shqip Te Lexojme.
Na Thoni Na I Gje Tjeter Qe Se Dime Na i Gje Te Re.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

fe hyjnore nuk ka per faktin se mungon hyji /pf/images/graemlins/shrug.gif por ka grupe abuzivistesh te cilet shfrytezojne injorancen dhe friken e nje grupi njerezish per te ngritur ne piedestal ate qe nuk eshte per efekte krejtesisht pragmatiste.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Kot sa per kuriozitet dua ti bej nje pyetje hapesit te temes...

Klevis2000 gjithe ai shkrimi aty lart "miell" nga thesi yt eshte???
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Qe te shtrosh pyetjen kush eshte feja Hyjnore me duket absurde, pasi ne radhe te pare ne lidhje me ç'fare eshte hyjnore, cila eshte referenca, kriteret qe duhet te permbushi nje fe per tu quajtur hyjnore?!
Qe ti pergjigjesh kesaj pyetje, ne rradhe te pare duhet te njohesh te gjitha fete qe egzistojne ne bote, ne menyre qe ti krahasosh per te nxjerre nje konkluzion.
Njifni ndonje qe i ka studiuar te gjitha fete qe egzistojne ketu nga pjesemarresit?
Ose te pakten ndonje qe te shkruaj sa fe egzistojne ne bote, e te fillojme te bejme klasifikimin /pf/images/graemlins/booki.gif
Se mos na nxirrni ndonje lige kampionesh per fete tani /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

The_Meditator

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

filluan qente te lehin sa u hap tema he?

atman behu ishte shume e qarte perdorimi i fjales paqe ne aramisht dhe perdorimi i saj ne shume vende ne bibel.me sa pashe un ishte thjesht nje analize e shkurter rreth fakteve biblike perreth ksaj fjale. tani ti cke pse hidhesh perpjete re derman.edhe ateist edhe gam gam kot.pse irritohesh per faktin e ksaj fjale dhe rendesise se saj te perkushtuar ne bibel.apo harrove ti merum historie qe aramishtja esht nje nga dialektet e vjetra te arabishtes dhe nuk kerkon aspak qe cdo shtet ta perktheje fjalen paqe ne islam-selam-shalom-salem.mos u ngut se lehja e tepert te le pa ushqim.ti nqs je ateist ,ateher mund ta di un pjesemarrjen tende ne kete teme,kur kjo teme obviously esht hap per njerez te besimeve te ndryshme ,duke kerkuar nje debat sa me paqesor.ti shume mire ne ndonje teme majmun-njeri mund te na sjellesh neve fakte se si nje homo sapiens si puna jote u shnderrua nga majmun-njeri dhe ec debatojme rreth ksaj gjeje po te duash [gjithmon ne menyre paqesore].kurse sa per kete teme nuk te duket vetja cik si i tepert?????
kjo vlen edhe per ateistet e tjere te irrituar nga fakti pse feja predikon qe ju njeri qenie te krjuara e jo te kafshezuara.

ata qe kan deshire te mesojne ,bujrum po pa blah blah blah shume mundesisht.

milk zakonisht fete monoteiste dihen ne kete bote dhe orrigjina e tyre.dhe keto jan tre vetem,edhe pse brenda tyre ka qindra sekte dhe culte.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
filluan qente te lehin sa u hap tema he?

atman behu ishte shume e qarte perdorimi i fjales paqe ne aramisht dhe perdorimi i saj ne shume vende ne bibel.me sa pashe un ishte thjesht nje analize e shkurter rreth fakteve biblike perreth ksaj fjale. tani ti cke pse hidhesh perpjete re derman.edhe ateist edhe gam gam kot.pse irritohesh per faktin e ksaj fjale dhe rendesise se saj te perkushtuar ne bibel.apo harrove ti merum historie qe aramishtja esht nje nga dialektet e vjetra te arabishtes dhe nuk kerkon aspak qe cdo shtet ta perktheje fjalen paqe ne islam-selam-shalom-salem.mos u ngut se lehja e tepert te le pa ushqim.ti nqs je ateist ,ateher mund ta di un pjesemarrjen tende ne kete teme,kur kjo teme obviously esht hap per njerez te besimeve te ndryshme ,duke kerkuar nje debat sa me paqesor.ti shume mire ne ndonje teme majmun-njeri mund te na sjellesh neve fakte se si nje homo sapiens si puna jote u shnderrua nga majmun-njeri dhe ec debatojme rreth ksaj gjeje po te duash [gjithmon ne menyre paqesore].kurse sa per kete teme nuk te duket vetja cik si i tepert?????
kjo vlen edhe per ateistet e tjere te irrituar nga fakti pse feja predikon qe ju njeri qenie te krjuara e jo te kafshezuara.

ata qe kan deshire te mesojne ,bujrum po pa blah blah blah shume mundesisht.

milk zakonisht fete monoteiste dihen ne kete bote dhe orrigjina e tyre.dhe keto jan tre vetem,edhe pse brenda tyre ka qindra sekte dhe culte.

[/ QUOTE ]


KU TREGOHET SE SA THJESHT ESHTE TE JESH INFERIOR.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Nuk me duket Inferioritet te thuash qe per te nxjerre nje te pare duhen krahasuar te gjitha ... Ajo qe ka thene MLK eshte e drejte si do qe ta rrotullosh /pf/images/graemlins/shrug.gif

Ne qofte se kjo teme do perfundoje si gjithe te tjerat ketu te Teologjia me fyerje personale dhe denigrime ne mase te njerezve te tjere atehere "Ju lença Zotin..." se nuk ja vlen me be debat me njerez te tille /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Ne fakt kemi nje sharje ne ne shqip qe nuk eshte tamam ashtu sic e ke thene ti Bunny. /pf/images/graemlins/devil.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
filluan qente te lehin sa u hap tema he?

atman behu ishte shume e qarte perdorimi i fjales paqe ne aramisht dhe perdorimi i saj ne shume vende ne bibel.me sa pashe un ishte thjesht nje analize e shkurter rreth fakteve biblike perreth ksaj fjale. tani ti cke pse hidhesh perpjete re derman.edhe ateist edhe gam gam kot.pse irritohesh per faktin e ksaj fjale dhe rendesise se saj te perkushtuar ne bibel.apo harrove ti merum historie qe aramishtja esht nje nga dialektet e vjetra te arabishtes dhe nuk kerkon aspak qe cdo shtet ta perktheje fjalen paqe ne islam-selam-shalom-salem.mos u ngut se lehja e tepert te le pa ushqim.ti nqs je ateist ,ateher mund ta di un pjesemarrjen tende ne kete teme,kur kjo teme obviously esht hap per njerez te besimeve te ndryshme ,duke kerkuar nje debat sa me paqesor.ti shume mire ne ndonje teme majmun-njeri mund te na sjellesh neve fakte se si nje homo sapiens si puna jote u shnderrua nga majmun-njeri dhe ec debatojme rreth ksaj gjeje po te duash [gjithmon ne menyre paqesore].kurse sa per kete teme nuk te duket vetja cik si i tepert?????
kjo vlen edhe per ateistet e tjere te irrituar nga fakti pse feja predikon qe ju njeri qenie te krjuara e jo te kafshezuara.

ata qe kan deshire te mesojne ,bujrum po pa blah blah blah shume mundesisht.

milk zakonisht fete monoteiste dihen ne kete bote dhe orrigjina e tyre.dhe keto jan tre vetem,edhe pse brenda tyre ka qindra sekte dhe culte.

[/ QUOTE ]

Kur njeriu ska me argumenta te pergjigjet, fillon ofendimet, dhe devijon temen /pf/images/graemlins/wink.gif
Nuk njof ndonje te zgjuar apo inteligjent, te autoshpallet i ditur /pf/images/graemlins/wink.gif

Meqe ti konsideron se ka 3 fe, do te doja te dija diçka rreth budizmit qe e konsideron si sekt /pf/images/graemlins/wink.gif
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

...ajo toksore!

Njeriu duhet te njohi vetveten ,
dhe nen kerkim te identitetit te shoqeroj te tjeret ne te njejtin drejtim horizontal,dhe JO vertikal.
Nuk shikohen gjerat qe jan te qarta,para syve ...por zgjasin kokat per t'kap ajrin bosh,lodhin qafen dhe largohen nga njeriu.

Njeriu ka nevoj per Njeriun!
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Ku ishte pjesa qe kishte lidhjen me temen ketu /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

The_Meditator

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Meqe ti konsideron se ka 3 fe, do te doja te dija diçka rreth budizmit qe e konsideron si sekt /pf/images/graemlins/wink.gif

[/ QUOTE ]

me keqkuptove ketu. thashe qe vetem 3 kane orrigjine monoteiste .dhe keto jan judaizmi,kristianizmi dhe islami.edhe pse [citova me poshte] brenda ketyre 3 feve ka shume sekte dhe culte ,qe ne nje fare menyre ato i ben politeiste.

sa per budizmin di qe seshte fe monoteiste.por nuk thashe qe esht sekt ama.
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Titulli i temes nuk eshte "Kush eshte feja monotoiste hyjnore" mos gaboj, keshtu qe perse duhet perjashtuar budizmi nga krahasimi ne kete rast?!
 

policia

Forumium maestatis
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

si ka mundesi qe sa here flitet per fene, njerezit do zihen dhe do shahen?!
nuk e kuptoj pse te gjitha fete (aq sa jane ) te mos shkojne dakort mes tyre, por vetem na corodisin edhe ate pak besim qe e fituam pas 90' ...
mendimi im per fete eshte ky!
une mendoj se ne periudha ta ndryshme kohore, ne kohra krizash ne toke Zoti ka derguar profete per te udhehequr njerzimin. mendoj sic eshte nje klase me nxenes te cilet ne fillore kane nje mesues me pas ne klase te peste mesuesi i fillores nuk shkon me tej se deri aty e kishte misionin, klasa merr nje mesues tjeter. sepse une nuk e shpjegoj dot ndryshe ardhjen e disa profeteve ne periudha te ndryshme ne bote. po te ishte se nje profet sjell vetem fjalen e zotit mendoj se zoti do te mjaftohej vetem me nje. njerezimi zhvillohet dhe ka nevoje per instruksione te tjera...
hajde meri vesh gjithe keto sekte qe buburrojne rrugeve se kush ka ardhur nga zoti dhe kush jo...
gjithandej nga hedh syte mashtrim i madh, partite politike na mashtrojne, bankat nuk jane te sigurta 100%, dyqanet na mashtrojne gjoja me mallra firmato, por qe vijne nga kina, te fete ku duhej te gjenim paqe ndodhemi pa pritur pa kuptuar ne mes te nje sherri te madh, ku do gjejme paqe nuk e di...
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Ne burg e kan venin te gjithe /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ne burg e kan venin te gjithe /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]
te lumte ajo goje
tani qe po e mendoj nuk besojj se do kene vend burgjet per kaq shume mashtrues, kam qef qe te behet ndonjeri shembull...
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Nuk ja vlen te besh njeri shembull...
Te fundit qe njerezit provuan te bejne shembull, ketu e nja 2006 vjet perpara, vazhdojne ta adhurojne edhe sot miliona njerez ane e mbane globit ne mijra sekte te ndryshem /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
Top