Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????
Pse erdhi Geixh ne Tirane?
Me tone te ngjashme me ato qe u perdoren per marreveshjen Nano-Berisha nje pjese e shtypit shqiptar foli per pajtim te Berishes me Nik Geixhin, apo Nikolas Gaxojanis, me ndermjetesimin e ambasadorit amerikan Xhefri. Kjo ishte e reja me pikante e atmosferes se shtypit shqiptar pas takimeve te figures me te shquar te diaspores greke ne Tirane me perfaqesues kryesore te politikes shqiptare.
Kush eshte dhe cfare donte Geixh ne Tirane?
Nderkaq ky njeri mendohet se nuk ka ndryshuar ashtu si protagonistet e politikes sone Nano-Berisha si pasoje e marreveshjes.Geixhi ka te njejtat pikepamje per Shqiperine si ato qe kemi hasur ne homepage-t e shoqatave te lobit grek ne Amerike,, qe flasin per minoritet grek, edhe ne Sicili si ne tere jugun e Italise. Ndoshta per te mos na e treguar kete karakteristike dalluese dhe per te mos prishur keshtu shijen e nje pritjeje protokollare te denje per nje burre shteti, Geixh nuk I eshte afruar shtypit shqiptar. Me perjashtim te takimit me Nanon, qe ka ftuar vete kamerat per te evituar apo reduktuar keqkuptimet e natyrshme ne nje rast te tille, Geixhi erdhi dhe iku si gjithmone, pra si hije. Pra protagonistet e politikes sone, me ndermjetesimin dhe shoqerimin e ambasadorit amerikan, dikur diplomat ne Turqi, u takuan me nje njeri hije qe nuk ka ndryshuar.
Duke thene kete nuk kam ndermend te paragjykoj aktivitetin e Geixhit, si nacionalist grek, perfaqesues I krahut ekstremist te mendimit politik grek, rol qe e ka vendosur sistematikisht kunder interesave shqiptare. As per faktin qe idete e tij per Shqiperine, jane ato te gjysherve te vet, apo me larg se aq. Nuk kam ndermend ta paragjykoj as ne stilin e qeverisjes se Partise demokratike, dhe ish Presidentit Berisha, qe ka ndryshuar shume qendrime te vetat publike dhe nuk ben ndonje pershtypje se po takohet me Geixhin. Nuk kuptohet as se kush eshte merita e ambasadorit amerikan ne organizimin e nje takimi te tille, sic u pretendua nga shtypi afer Berishes. Ambasadoret amerikane kane organizuar edhe here te tjera takime te tilla, madje me keshilltare te Berishes dhe jane brenda misionit te tyre.
Por ajo qe meriton vemendje nga kendveshtrimi yne, pra I Shqiperise, jane pyetjet: pse erdhi ai ne Shqiperi, dhe cila ishte cilesia e pritjes qe ju rezervua atij ne pikepamje te protokollit dhe temave te diskutuara?
Nik Geixh, eshte sipas atyre qe e shoqeruan, nje gazetar dhe shkrimtar I njohur amerikan, dhe teorite se ai ka qene keshilltar I Klintonit dhe I Reganit, jane vetem mistifikime te percuara ne shtyp nga ata qe paten kompleks qe ta takonin. Ne nje artikull te tijin ne International Herald Tribune ,kunder nderhyrjes perendimore ne Kosove, Geixh flet se si I kishte propozuar para konfliktit zonjes Ollbrait, disa ide, qe paten me pas rast t'I diskutonin ne nje takim mes tyre, pra ai vete nuk flet per ndonje rol te pakten prane Klintonit..Ajo qe nderkaq eshte e padiskutueshme, eshte se Geixh, si nje nga figurat me te spikatura te lobit grek ne Amerike ka arritur te influencoje ne administraten amerikane, ne favor te interesave greke, pra edhe kunder atyre shqiptare. Por aktualisht ai nuk perfaqeson politiken zyrtare greke te Simitisit dhe Papandreut, madje ai eshte sipas shume burimeve, I lidhur me krahun konservator te saj. Per me shume besohet se ai eshte kthyer edhe ne perfaqesues te interesave te caktuara ekonomike dhe financiare greke. Sipas nje burimi te besueshem Geixh ka bere kontakte me autoritetet shqiptare per t'I nxitur ne favorizimin e bankave greke ne privatizimin e Bankes se Kursimit dhe ka aresye te besohet se edhe ne kontaktet e tanishme ai ka punuar ne kete drejtim. I vetmi element kunder ketij versioni, megjithese jo I tipit kategorik eshte prania e ambasadorit amerikan ne te gjithe takimet publike me politikanet shqiptare. Eshte veshtire te besohet se ne keto takime publiket te pakten, ai ka folur per interesa ekonomike dhe financiare greke, ndersa do te ishte e udhes qe ne nje rast te tille te ishte I shoqeruar nga ambasadori grek.
Se cfare ka biseduar ai me autoritetet shqiptare ka mister te plote. Zoti Nano u tregua me transparent me thirrjen e kamerave ne takimin e tij, pa koordinuar asgje me ministrin e jashtem, pra qe edhe ai te therriste ose jo kamerat, dhe duket se ky vendim I tiji eshte bere per te treguar se ai e takoi Geixhin ne prani te ambasadorit amerikan. Ndersa te tjeret, Berisha dhe Meta, as nuk dhane njoftim shtypi dhe as nuk thirren kamera, ndoshta se ata nuk dinin se c'do te benin mikpritesit e tjere te Geixhit dhe sepse ata donin te jepnin idene e nje takimi informal. Por perceptimi publik hedh dyshim mbi temat e biseduara ne keto takime, qe sic kuptohet nuk jane bere me ndonje axhende te plote ne dore te te gjitheve. Aq me shume dyshim te krijon ideja se edhe gazeta afer Berishes nuk dhane asnje informacion rreth takimit, ndersa informacioni I dhene nga zyra e zotit Nano, vertitej vetem ne njeren prej temave te mundshme te bisedimit, ajo e te drejtave te minoritetit grek.
Kush eshte vlera e takimeve?
Duke qene se Geixh nuk perfaqeson politiken zyrtare greke, as ate amerikane, atehere kush ishte vlera e takimeve me te? Ajo qe mund te kuptohet eshte se te gjithe kane pranuar ta bejne takimin, sepse ja ka kerkuar ambasadori amerikan, madje dikush don te jape idene se e ka bere kunder deshires. Per Meten mund te thuhet se ai ka vepruar me me finokeri se te gjithe: ai edhe e ka takuar, edhe nuk e ka takuar, pasi nuk ka njoftim zyrtar shtypi, megjithese edhe mund ta kishte bere nje te tille Por edhe nese e ka takuar, ai mund te justifikohet me vleren njohese te takimit. Edhe, homologu I tij, Papandreu u takua me lobin shqiptar ne Amerike, dy vjet me pare. Ndersa per Berishen mund te thuhet se ai e ka pranuar kete takim ne kuader te rikthimit te tij ne pushtet dhe te perpjekjeve per permiresim te imazhit te tij prane administrates amerikane ku lobi grek ka porcionin e vet te influences, megjithe rritjen e influences se lobit proturk me ardhjen e Bushit. Por duke bere kete, ai I ka dhene nje dore edhe Nanos, qe me nje dekor te tille pluralist postmarreveshje, do ta kishte me te lehte ta takonte Geixhin faqe mexhlisit. Megjithate Nano ka humbur paksa politikisht,-dhe ketu ndoshta eshte difekti I keshilltareve te tij- pasi ka dhene idene per publikun se I ka dhene llogari Geixhit per trajtimin e minoritetit grek ne Shqiperi. C' te drejte ka Geixh t'I kerkoje llogari Shqiperise per kete ceshtje? Pse Nano nuk I ka kerkuar pershembull Geixhit qe te ndermjetesoje per heqjen e ligjit te luftes? A mund te imagjinoni p.sh Geri Kokalarin te takohet ne Athine me Simitisin dhe t'I kerkoje llogari per pronat e shqiptareve? Pse kjo dobesi para ketij njeriu qe formalisht nuk perfaqeson asgje, pervec qe nga komuniteti shqiptaro-amerikan konsiderohet si armik I Shqiperise?
Eshte shume e lehte per tu kuptuar se Geixh nuk ka ardhur per te diskutuar vetem per kete ceshtje ne Shqiperi. Ceshtjet e tjera duhet te na I sqarojne zyrtaret tane te larte te pozites dhe te opozites, pasi ne bilanc te fundit, publiku ka te drejte te dije se c'eshte biseduar me nje figure te tille te dyshimte. Ajo qe eshte e qarte pavaresisht temave te diskutuara me njeriun qe nuk ka ndryshuar, Nikolas Gaxojanis, eshte nje mungese e theksuar personaliteti e autoriteteve tona. Ato kane pranuar te bisedojne me nje njeri qe qe ka punuar sistematikisht kunder interesave shqiptare, qe formalisht nuk perfaqeson asgje, dhe nuk I kane thene popullit se c'kane biseduar. Pse ky mister?