Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

Pse erdhi Geixh ne Tirane?
Me tone te ngjashme me ato qe u perdoren per marreveshjen Nano-Berisha nje pjese e shtypit shqiptar foli per pajtim te Berishes me Nik Geixhin, apo Nikolas Gaxojanis, me ndermjetesimin e ambasadorit amerikan Xhefri. Kjo ishte e reja me pikante e atmosferes se shtypit shqiptar pas takimeve te figures me te shquar te diaspores greke ne Tirane me perfaqesues kryesore te politikes shqiptare.

Kush eshte dhe cfare donte Geixh ne Tirane?

Nderkaq ky njeri mendohet se nuk ka ndryshuar ashtu si protagonistet e politikes sone Nano-Berisha si pasoje e marreveshjes.Geixhi ka te njejtat pikepamje per Shqiperine si ato qe kemi hasur ne homepage-t e shoqatave te lobit grek ne Amerike,, qe flasin per minoritet grek, edhe ne Sicili si ne tere jugun e Italise. Ndoshta per te mos na e treguar kete karakteristike dalluese dhe per te mos prishur keshtu shijen e nje pritjeje protokollare te denje per nje burre shteti, Geixh nuk I eshte afruar shtypit shqiptar. Me perjashtim te takimit me Nanon, qe ka ftuar vete kamerat per te evituar apo reduktuar keqkuptimet e natyrshme ne nje rast te tille, Geixhi erdhi dhe iku si gjithmone, pra si hije. Pra protagonistet e politikes sone, me ndermjetesimin dhe shoqerimin e ambasadorit amerikan, dikur diplomat ne Turqi, u takuan me nje njeri hije qe nuk ka ndryshuar.

Duke thene kete nuk kam ndermend te paragjykoj aktivitetin e Geixhit, si nacionalist grek, perfaqesues I krahut ekstremist te mendimit politik grek, rol qe e ka vendosur sistematikisht kunder interesave shqiptare. As per faktin qe idete e tij per Shqiperine, jane ato te gjysherve te vet, apo me larg se aq. Nuk kam ndermend ta paragjykoj as ne stilin e qeverisjes se Partise demokratike, dhe ish Presidentit Berisha, qe ka ndryshuar shume qendrime te vetat publike dhe nuk ben ndonje pershtypje se po takohet me Geixhin. Nuk kuptohet as se kush eshte merita e ambasadorit amerikan ne organizimin e nje takimi te tille, sic u pretendua nga shtypi afer Berishes. Ambasadoret amerikane kane organizuar edhe here te tjera takime te tilla, madje me keshilltare te Berishes dhe jane brenda misionit te tyre.

Por ajo qe meriton vemendje nga kendveshtrimi yne, pra I Shqiperise, jane pyetjet: pse erdhi ai ne Shqiperi, dhe cila ishte cilesia e pritjes qe ju rezervua atij ne pikepamje te protokollit dhe temave te diskutuara?

Nik Geixh, eshte sipas atyre qe e shoqeruan, nje gazetar dhe shkrimtar I njohur amerikan, dhe teorite se ai ka qene keshilltar I Klintonit dhe I Reganit, jane vetem mistifikime te percuara ne shtyp nga ata qe paten kompleks qe ta takonin. Ne nje artikull te tijin ne International Herald Tribune ,kunder nderhyrjes perendimore ne Kosove, Geixh flet se si I kishte propozuar para konfliktit zonjes Ollbrait, disa ide, qe paten me pas rast t'I diskutonin ne nje takim mes tyre, pra ai vete nuk flet per ndonje rol te pakten prane Klintonit..Ajo qe nderkaq eshte e padiskutueshme, eshte se Geixh, si nje nga figurat me te spikatura te lobit grek ne Amerike ka arritur te influencoje ne administraten amerikane, ne favor te interesave greke, pra edhe kunder atyre shqiptare. Por aktualisht ai nuk perfaqeson politiken zyrtare greke te Simitisit dhe Papandreut, madje ai eshte sipas shume burimeve, I lidhur me krahun konservator te saj. Per me shume besohet se ai eshte kthyer edhe ne perfaqesues te interesave te caktuara ekonomike dhe financiare greke. Sipas nje burimi te besueshem Geixh ka bere kontakte me autoritetet shqiptare per t'I nxitur ne favorizimin e bankave greke ne privatizimin e Bankes se Kursimit dhe ka aresye te besohet se edhe ne kontaktet e tanishme ai ka punuar ne kete drejtim. I vetmi element kunder ketij versioni, megjithese jo I tipit kategorik eshte prania e ambasadorit amerikan ne te gjithe takimet publike me politikanet shqiptare. Eshte veshtire te besohet se ne keto takime publiket te pakten, ai ka folur per interesa ekonomike dhe financiare greke, ndersa do te ishte e udhes qe ne nje rast te tille te ishte I shoqeruar nga ambasadori grek.

Se cfare ka biseduar ai me autoritetet shqiptare ka mister te plote. Zoti Nano u tregua me transparent me thirrjen e kamerave ne takimin e tij, pa koordinuar asgje me ministrin e jashtem, pra qe edhe ai te therriste ose jo kamerat, dhe duket se ky vendim I tiji eshte bere per te treguar se ai e takoi Geixhin ne prani te ambasadorit amerikan. Ndersa te tjeret, Berisha dhe Meta, as nuk dhane njoftim shtypi dhe as nuk thirren kamera, ndoshta se ata nuk dinin se c'do te benin mikpritesit e tjere te Geixhit dhe sepse ata donin te jepnin idene e nje takimi informal. Por perceptimi publik hedh dyshim mbi temat e biseduara ne keto takime, qe sic kuptohet nuk jane bere me ndonje axhende te plote ne dore te te gjitheve. Aq me shume dyshim te krijon ideja se edhe gazeta afer Berishes nuk dhane asnje informacion rreth takimit, ndersa informacioni I dhene nga zyra e zotit Nano, vertitej vetem ne njeren prej temave te mundshme te bisedimit, ajo e te drejtave te minoritetit grek.

Kush eshte vlera e takimeve?

Duke qene se Geixh nuk perfaqeson politiken zyrtare greke, as ate amerikane, atehere kush ishte vlera e takimeve me te? Ajo qe mund te kuptohet eshte se te gjithe kane pranuar ta bejne takimin, sepse ja ka kerkuar ambasadori amerikan, madje dikush don te jape idene se e ka bere kunder deshires. Per Meten mund te thuhet se ai ka vepruar me me finokeri se te gjithe: ai edhe e ka takuar, edhe nuk e ka takuar, pasi nuk ka njoftim zyrtar shtypi, megjithese edhe mund ta kishte bere nje te tille Por edhe nese e ka takuar, ai mund te justifikohet me vleren njohese te takimit. Edhe, homologu I tij, Papandreu u takua me lobin shqiptar ne Amerike, dy vjet me pare. Ndersa per Berishen mund te thuhet se ai e ka pranuar kete takim ne kuader te rikthimit te tij ne pushtet dhe te perpjekjeve per permiresim te imazhit te tij prane administrates amerikane ku lobi grek ka porcionin e vet te influences, megjithe rritjen e influences se lobit proturk me ardhjen e Bushit. Por duke bere kete, ai I ka dhene nje dore edhe Nanos, qe me nje dekor te tille pluralist postmarreveshje, do ta kishte me te lehte ta takonte Geixhin faqe mexhlisit. Megjithate Nano ka humbur paksa politikisht,-dhe ketu ndoshta eshte difekti I keshilltareve te tij- pasi ka dhene idene per publikun se I ka dhene llogari Geixhit per trajtimin e minoritetit grek ne Shqiperi. C' te drejte ka Geixh t'I kerkoje llogari Shqiperise per kete ceshtje? Pse Nano nuk I ka kerkuar pershembull Geixhit qe te ndermjetesoje per heqjen e ligjit te luftes? A mund te imagjinoni p.sh Geri Kokalarin te takohet ne Athine me Simitisin dhe t'I kerkoje llogari per pronat e shqiptareve? Pse kjo dobesi para ketij njeriu qe formalisht nuk perfaqeson asgje, pervec qe nga komuniteti shqiptaro-amerikan konsiderohet si armik I Shqiperise?

Eshte shume e lehte per tu kuptuar se Geixh nuk ka ardhur per te diskutuar vetem per kete ceshtje ne Shqiperi. Ceshtjet e tjera duhet te na I sqarojne zyrtaret tane te larte te pozites dhe te opozites, pasi ne bilanc te fundit, publiku ka te drejte te dije se c'eshte biseduar me nje figure te tille te dyshimte. Ajo qe eshte e qarte pavaresisht temave te diskutuara me njeriun qe nuk ka ndryshuar, Nikolas Gaxojanis, eshte nje mungese e theksuar personaliteti e autoriteteve tona. Ato kane pranuar te bisedojne me nje njeri qe qe ka punuar sistematikisht kunder interesave shqiptare, qe formalisht nuk perfaqeson asgje, dhe nuk I kane thene popullit se c'kane biseduar. Pse ky mister?
 

XimiTr

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

Nuk eshte shume problemi pse Gage erdhi ne Shqiperi , e keqja eshte se ai pritet nga Tirana zyrtare dhe me e keqja nga z. Berisha qe edhe kete here (si shume here kohet e fundit) lepiu ate qe ka peshtyre ne 1994 duke ngjallur nje pakenaqesi dhe mungese dinjiteti nga ana e tij ne komunitetin shqiptar dhe sidomos ate ne Usa. Dihet shume mire se kush eshte politikani famekeq grek dhe antishqiptarizmi i tij , por sot ai i ka i ka dyrt e hapura ne Shqiperi nga politikanet tane kurva. !
 

enton

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

Ish-kongresmeni amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare shqiptare amerikane akuzon kryetarin e PD-së

Dioguardi: Berisha na tradhtoi

“Të takosh Geixh është njëlloj sikur t’i kërkosh avantazh politik Milosheviçit”

TIRANË – Berisha duhet të bëjë publike se çfarë ka folur me Nikolas Geixh. Kështu u shpreh dje në një intervistë për gazetën “Shekulli” ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi, i cili është presidenti i “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dioguardi njihet si një prej mbështetësve kryesorë të Berishës në lobin shqiptar në SHBA, por duket se takimi i para dy ditëve mes Berishës dhe Geixh ka ngjallur revoltën e Dioguardit. “Berisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve Nikolas Geixh”, -u shpreh dje Dioguardi.
Zoti Dioguardi, Nikolas Geixh deri para pak ditësh nuk ka qenë i mirëpritur në Shqipëri për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga qeveria e zotit Berisha më 1994, por ai ka zhvilluar një takim edhe me zotin Berisha, ku nuk dihet se për çfarë është folur, por në një deklaratë të Berishës lihet të kuptohet se Geixhi ka ndryshuar. Cili është komenti juaj për këtë takim?
Jam shumë i shokuar dhe i hidhëruar që zoti Berisha ka takuar zotin Geixh, i cili përfaqëson pjesën më radikale të lobit grek në Amerikë. Dhe dua t’u kujtoj një artikull që ka shkruar Geixh në gazetën “Nju Jork Times” në tetor të vitit 1994 ku ai akuzon Sali Berishën që është përpjekur për të fituar Shqipërinë e Madhe dhe ai sulmon qeverinë demokratike drejtuar në atë kohë nga Sali Berisha, ku shkruan se doktor Berisha fliste shumë keq për minoritetin grek. Ai pretendonte se minoriteti grek përbëhej nga 450 mijë njerëz, kur dihet se janë vetëm 58 mijë banorë sipas statistikave të asaj kohe të OSBE-së. Dua t’ju bëj të ditur që zoti Geixh ka akuzuar qeverinë shqiptare për diskriminim të të drejtave të minoritetit grek, ai ka mbështetur përfaqësuesit e “Omonia”-s në ’94 kur ushtarët shqiptarë u vranë dhe u sulmuan dhe për këtë arsye doktor Berisha kërkoi që Geixh të largohej menjëherë nga Shqipëria duke e quajtur atë një armik të popullit shqiptar dhe i kërkoi që të mos shkelte më këtu derisa të mbarojë mandati i qeverisjes demokratike. Çfarë ka ndodhur për të ndryshuar situatën, Geixh është akoma problem shumë i madh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, përveç Serbisë. Në fakt është lobi grek në kërkim të lobit serb dhe maqedonas në Uashington.
Ne dimë se kush e mbron SHBA-në, janë shqiptarët dhe jo grekët, ne dimë kush i mbron shqiptarët, ata janë amerikanët dhe jo grekët, tani zoti Berisha nuk mund të ndryshojë mendje. Por ai e bëri, nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të Berishës. Shqiptarët në Amerikë mendojnë se ai i ka tradhtuar, por Sali Berisha ka tradhtuar Gjykatën Kombëtare të Shqipërisë dhe atij i duhet të shfajësohet përpara popullit, pasi njihet në historinë shqiptare si njeriu që kritikoi ashpër diktaturën komuniste dhe regjimin grek. Nuk e kuptojmë si e ka bërë këtë ndryshim të madh, prandaj jam shumë i zhgënjyer si president i lobit shqiptar, si ish-kongresmen i SHBA-së, si shqiptaro-amerikan dhe si president i lobit shqiptar “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dhe është e vërtetë që ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe për këtë do të ankohem në Departamentin e Shtetit në Uashington duke kontaktuar kongresmenët e rinj. Kjo nuk duhej të ndodhte dhe duhet të di motivin e këtij takimi. Zoti Geixh ka shkruar letërsinë më negative, më radikale, kundër popullit shqiptar. Do t’iu faktoj artikullin që ai shkroi 1994 dhe përgjigja që iu bë këtij artikulli. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të reja që populli shqiptar të zgjedhë një qeveri që t’i japë siguri, punësim, respekt, një qeveri që të integrojë Shqipërinë në NATO përpara Rumanisë dhe Bullgarisë. Dhe këtë e kishte në dorë edhe zoti Berisha, por nuk ishte i zoti ta bënte.
Mendoni ju se negociatori i këtij takimi ishte ambasadori amerikan në Shqipëri zoti Xhejms Xhefri?
Nuk e di dhe më duhet ta zbuloj. Por mendoj se ai duhet t’i bëjë publike motivet e këtij takimi, sepse zoti Geixh nuk është qeveria greke, ai thjesht përfaqëson lobin grek në Amerikë dhe lobi grek në Amerikë është përpjekur që të ndërpresë Aleancën që çoi drejt luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë nuk i mbështeti sulmet e NATO-s. Geixh nuk do ta pranojë që minoriteti grek nuk është 450 mijë, por kaq janë shqiptarët ortodoksë. Vetëm 58 mijë janë ortodoksë grekë dhe askush nuk ka të drejtë t’i ngatërrojë se çfarë kërkojnë ortodoksët shqiptarë dhe çfarë kërkojnë ortodoksët grekë. Dhe nuk mund të themi që ortodoksët shqiptarë janë minoritet grek, kjo është propaganda e Nikolas Geixh dhe e lobit të tij. U përpoqa t’i përgjigjesha këtu në Amerikë dhe më duhet të investigoj. Berisha nuk duhet të takohej me të përderisa të kuptojmë besueshmërinë e këtij hetimi. Dhe tani duhet të bëjë publike çdo gjë që tha në atë takim për shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Amerikë, që ne të kuptojmë pse ai ndryshoi mendjen. Duhet pyetur se ky takim që ai realizoi ishte për avantazh politik. Por megjithatë, çfarë avatazhi politik mund t’i japë atij Nikolas Geixh, sepse nuk ka avantazh politik që mund të të japë Milosheviçi. Zoti Hollbruk u përpoq të tradhtonte shqiptarët kur u përpoq ta bënte Milosheviçin palë këtu në Amerikë për paqen në Ballkan, përderisa ai kishte vrarë mijëra boshnjakë në Bosnje. Lobi shqiptar së bashku me lobin e herbrejve e ndryshoi këtë ide dhe NATO vendosi të hedhë bombat mbi serbinë e Milosheviçit, rrëzoi regjimi i tij dhe më pas u nxor para drrejtësisë. Zoti Geixh nuk mbështeti luftën në Kosovë. Zoti Berisha tha se ai është për pavarësinë e Kosovës. Pse ka ndryshuar tani zoti Berisha?

Intervistoi Gilmana Bushati
 

nana

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

Me thene te drejten mua nuk me intereson shume se kush vjen dhe kush iken nga shqiperia.Problemi eshte dhe them shume i madh qe kur persona si Gejxhi flasim per te paqena e per te paverteta asnje person politik ne Shqiperi nuk merr guximin te mbaje qendrim.eshte turp vallaj te te vine ne shtepi , te te bejne per nje lek e ti te rrish me goje mbyllur.do ishte minumumi qe mund te bejme duke thene fjalen tone ne kete forum,kur nuk flasim ata qe duhet te pakten te flasi popullii thjeshte.
pershendetje
 

XimiTr

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

Qe pardje Berisha po humbet votuesit e tij !
Nje nder ta jam edhe une qe dhe ne '97 kam votuar per te ! Por takimi i tij me Gage i vuri kapak te gjithave !
 

GENT

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

MIK I FATOS NANOS DHE TANI I SALI BERISHES POR ARMIK I SHQIPERISE.
 

baci

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

gexhi eshte nje nacionalist grek,dhe si i ketille nuk presim gjera te mira per shqiperine.une jetoj ne greqi
me shume se gjysma e shqiptarve kane ndruar emrin
.jo vetem se e kane ndruar ,por dhe kane mare kartat qe ju japin minoritetit grek.nuk akuzoj asnje shqiptar,varferia dhhe mos mbrojtja e shtetit shqiptar ndaj kytyre njerezve,kane bere qe pa dashur te behen preh i nje politike te gexhit
.vetem ketu ku jetoj une ka aq minoritare grek sa qeshim me njerin tjetrin.dhe nuk ju themi vorioepiriote po sipas zones qe jane.keshtunje zone qe eshte ne korce qe quhet opar dhe nuk ka asnje te krishter
ju themi vorioopari etj.Sic duket gexhi ka futur ne numer te gjithe shqiptaret,qe kane ndruar emrin se te krishtere prap nuk besoj te behen 400 mije,pa le te jene kaq minoritare.Sido qe te ndryshojme emrin prap shqiptare jemi dhe e duam shqiperine. PERSHENDETJE NGA VORIOOPARI.
 

altinzaka

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

Si eshte e mundur qe shteti shqipetare dhe mediat ti japin nje rendesi kaqe te madhe atij ZAGARIT,,GAGHE,qe ka vite qe prrallise ne per bote kundra shqiperise dhe shqipetareve , dhe armik i betuar,DUHET TE ISHTE INJORUAR NGA JU O GAZETAREEE.GAZETARE DHE POLITIKANE KINI KUJDESE SE HISTORIA DO TJU DENOJE,,, :rockband:
 

holtienka

Forumium praecox
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

ore se spo e marr vesh po flisni per actorin Nicholas Cage actorin apo what. dhe ca ka i bere ai, by the way bjerini shkurt jo hartim.
 

desaret

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

California^Babe-----Behet fjale per dy Nicholas Gage te ndryshem qe i bashkon vetem emri. Njeri eshte aktori i famshem i Hollywood qe ka luajtur ate filmin "Gone in 60 Seconds"... ndersa tjetri eshte antishqiptari qe e ka pas emrin Nikolas Gaxojanis dhe e ka ndryshuar ne Nicholas Gage pasi shkoi ne USA. Me shume info per kete anti shqiptar te poshter mund te gjeni ketu: http://www.nickgage.com/
 

karim abdul jabar

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

Po nuk eshte cun teze cage me gage? Une e dija se jane te tyret se i kane plakat motra. Kurse femijet cuna halle.
KARIMI
 

desaret

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

dhe.......cila ishte lidhja me temen ketu?????
 

altinzaka

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

O KARIM MUSTAFA JABAR si nuk u merzite duke u tallur mer lalll :rockband: :smash: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

disku

UNI
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

cage eshte antishqiptari me i rrezikshem per momentin....ne nje interviste te dhene gazetes shqiptaro-amerikane illyria aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar ne amerike G.Kokalari sqaron ne pergjithsi se kusheshte Nicolas Gage...per mendimint tim fakti qe ai viziton shqiperine eshte nje thike mbas shpine pas deklaratave te tij antishqiptare.....
por mua me duket dicka e pallogjikshe...fakti qe.:

1-zoti Berisha e kishte deklaruar person non grata ne shqiperi greko-amerikanin por sic dime ai takohet me te ne shqiperi...

2-nqs ka qen nano qe e ka ftuar zyrtarisht...ky degjenerate duhet te pergjigjet para popullit shqiptar edhe atij cam ne vecanti...pse lejoi unjuk te rrije ne mes te kopese se qingjave.......

nuke di creagime ka pasur ne komunitetet shqiptare neper bote por ketu tek komuniteti shqiptaro-amerikan ka shume indinjate dhe urrejta po rritet jo vetem ndaj cage por edhe ndaj filogrekut fatoqis naqis....
 

marko

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

Rrugova u takua me Milloshevicin.
Arafati me Sharonin
Reagani me Gorbacovin

Situatat te detyrojne te ulesh me kedo, prandaj dhe quhet politike, ku lepirja e asaj qe peshtyn te behet zakon i perditshem.
Gaxhe as nuk i prish as nuk i hyn ne pune njeriu.
Ai eshte pjese e diaspores Greke, sic jane dhe ata kokalarnat pjese e diaspores Shqiptare. E kemi pare sa jau varim ne atyre kur vjen puna ke vendimet e qeverive.
Geixhna do kete ngahera, kujt i rruhet, ata jan si puna e atij qenit qe lef po nuk kafsho, jo se nuk do po nuk ka dhom.
Mos i boni gjonat mo te rendesishme sec jane.
E ja do shaj sa do shaj ai, do vdesi do shkoj per lesh, do harrohet.
Me shume shahet Greqia neper forume shqiptare sesa Geixh te kete pare ne enderr.
Cjau q**ini nonat si Geixh, si Nanos, si Berishes.
Atyre me siguri ju tha takohuni, dhe ata u takuan.
E vetmja gje qe me bezdis mua, eshte pse ende kaq buje ne SHqiperi per vizita shtetasish nga me te rendomtet. Kush eshte N Geixh?
Ai eshte nga ata tipat qe rri rri e i shkru letra redaksise, dhe merr ne telefon emisionet e radiove, vetem ne Shqiperi merren seriozisht te tille karaktere, as ne Greqi nuk ma merr mendja se i marrin seriozisht te tille kllufa.
Nuk ja vlen, sa here ja permendni emrin ketu ne Forum, aq me shume i rritet fuqia atij byth qirit, pranej lejeni varjani atij, po thoni si do i bohet kur te kerkoj dhe Cameria flamur tjeter si Kosova. Do shtohen dhe dy shtete ne Ballkan?
 

B

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

Per Marko

Situatat te detyrojne te ulesh me kedo, prandaj dhe quhet politike, ku lepirja e asaj qe peshtyn te behet zakon i perditshem.
Gaxhe as nuk i prish as nuk i hyn ne pune njeriu.
Ai eshte pjese e diaspores Greke, sic jane dhe ata kokalarnat pjese e diaspores Shqiptare. E kemi pare sa jau varim ne atyre kur vjen puna ke vendimet e qeverive.
Geixhna do kete ngahera, kujt i rruhet, ata jan si puna e atij qenit qe lef po nuk kafsho, jo se nuk do po nuk ka dhom.
Mos i boni gjonat mo te rendesishme sec jane.
E ja do shaj sa do shaj ai, do vdesi do shkoj per lesh, do harrohet.
Me shume shahet Greqia neper forume shqiptare sesa Geixh te kete pare ne enderr.
Cjau q**ini nonat si Geixh, si Nanos, si Berishes.
Atyre me siguri ju tha takohuni, dhe ata u takuan.
E vetmja gje qe me bezdis mua, eshte pse ende kaq buje ne SHqiperi per vizita shtetasish nga me te rendomtet. Kush eshte N Geixh?
Ai eshte nga ata tipat qe rri rri e i shkru letra redaksise, dhe merr ne telefon emisionet e radiove, vetem ne Shqiperi merren seriozisht te tille karaktere, as ne Greqi nuk ma merr mendja se i marrin seriozisht te tille kllufa.
Nuk ja vlen, sa here ja permendni emrin ketu ne Forum, aq me shume i rritet fuqia atij byth qirit, pranej lejeni varjani atij, po thoni si do i bohet kur te kerkoj dhe Cameria flamur tjeter si Kosova. Do shtohen dhe dy shtete ne Ballkan?
Te jap shume te drejte per ate cka shkruan biles eshte nje ilac imun, menyra e thelbesore e asaj cka shkruan ti Marko.
Po nuk kemi faj sepse vuajme nga padituria dhe zakonet dhe traditat e lashta shqiptare.
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

Le t'a shikojme Gejxhin si nje patriot grek, dhe mos u trembeni nga ai shume more djema, dhe jovetem nga ai por nga asnje grek. Greket jane si puna e qeneve te nates qe lehin kudo. S'ka dale akoma ndonje trim grek deri me sot. Edhe Herkuli erdhi nga Egjypti, por Egjypti ishte populluar me pare nga para-iliret, edhe Akili i lavdishem ishte molose,Aleksandri s'arriti te flase dot greqisht thote mesusi i tije Aristoteli, edhe herojnte e revolucionit greke ishin suliote.
E keqja e shqiprise eshte se tradhtaret e kombit kujtojne se do ti shpetojne shfarosjes kur kjo none lokja Shqipri e perbaltur te bej nje dush per qejfe te vet e te heqi bajgat e balten nga trupi deri ne pore.
Mos prisni t'e shifni borderote e agjentures greke apo serbe per te pare si jane paguar tradhetaret shpitare.
Kush eshte patriot duket se nuk te le as te dyshoshe per tradheti po lufton tradhetine.
 
Top