Kush e lufton korrupsionin?

MLK

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Per 2 muaj fillon dimri, prisni ne pak se me kufizimet e dritave do fillojn te dalin ne pislliqet e KESH-it /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

foli nostradamus /pf/images/graemlins/laugh.gif

ka ron boll shira kte vit... s'do ket kufizime /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Ti kujto se kufizimet vijn nga mungesa e ujit? E ke gabim. Kufizimet vijnë nga sabotimet e të korruptuarve /pf/images/graemlins/laugh.gif.

MLK, po pse kaq gjatë ore? Un fillova të bëj gati valixhet /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mos e thuj dy here se te mori e te boni direkt ministre Sala /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

po ska gje... le te me bej!

he se ja marim kalane nga berda pastaj /pf/images/graemlins/laugh.gif

ty do te kem ne krahe te majte! apo do ne te djathtin? /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

po mendova qe te me rrije dhe nga mbrapa... si pune bodiguardi behet fjale /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

/pf/images/graemlins/lol.gif

kte nusen do e morim partizone /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
po mendova qe te me rrije dhe nga mbrapa... si pune bodiguardi behet fjale /pf/images/graemlins/tonguee.gif

[/ QUOTE ]

Dukesh qe je elbasonllije ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

questo era un colpo basso... non vale! /pf/images/graemlins/mad.gif

e po cka dal ky nam i keq re ti...
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Ku di une /pf/images/graemlins/laugh.gif me te degjuar e kam /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Pone: Kerkojme ngritjen e nje komisioni hetimor per Edi Ramen
E Diele, 17 Shtator 2006
Grupi i Keshilltareve te Partise Demokratike ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, kerkon ngritjen e nje komisioni hetimor per kryetarin e bashkise, Edi Rama, lidhur me prokurimet dhe shpronesimet publike. "Tendere te fituar pa u shpallur, zaptime apo prishje te pasurive private pa u dhene shperblimin ne perputhje me ligjin, para te paguara nen dore per te fituar prokurimin imagjinar, fonde te perdorura per retushime individuale ne dem te institucioneve publike, mosrespektim i procedurave te kerkuara nga ligji. Keto e te tjera, jane denoncimet qe ngarkojne Ramen me akuzat per shkelje te ligjit, korrupsion dhe abuzim me parate publike", ka deklaruar zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Pone, gjate nje konference per shtyp, me cilesine e kryetarit te keshilltareve te PD-se ne bashkine e Tiranes. Sipas tij, grupi i keshilltareve te PD-se ne bashkine e Tiranes, me date 27 korrik te viti, ne perputhje me ligjin "Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" dhe te rregullores se Keshillit Bashkiak, ka kerkuar ngritjen e nje komisioni te perkohshem per hetimin e prokurimeve publike te ketij viti ne bashkine e Tiranes. Por sipas Pones, kryetari Rama urdheroi njerezit e tij ne keshillin e bashkise, qe te mos miratonin ngritjen e ketij komisioni nga Keshilli Bashkiak. Ai ka deklaruar se, nga frika se mos e verteta me prokurimet dhe shpronesimet publike del ne drite, Rama qellimisht e ka penguar ngritjen e ketij komisioni, per te cilin tani eshte e domosdoshme te ngrihet nje komision hetimor. E.P
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Nese kemi gomere te cilet i vem zevendesminitra nuk ka se si te luftohet korrupsioni!
Se pari ligji shqiptar parashikon ngritjen e nje komisioni nga bashkia e per kete duhet shumice votash ne keshillin bashkiak.
Shumicen e votave nuk kane arritur ta marrin dot keshtu qe ska se si te ngrihet komisioni!
Asnje nuk e pengon Pone-n te padisi si qytetar i thjeshte Kryetarin e bashkise per korrupsion.
Nese ka prova kaq flagrante, ti çoje ne gjykate e te hapi gjyqin pasi Edi Rama nuk eshte deputet e nuk ka imunitet qe nuk e lejon gjykimin e tij dhe nga nje gjykates i thjeshte.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Ndërsa kanë përkrahur ngritjen e komisionit në parim, shumë nga krerët e lartë të PD-së dhe ministri Olldashi kanë votuar kundër shtrirjes së hetimit nga viti &amp;#8217;92

Hetimi i zyrtarëve nga &amp;#8217;92-shi përçan qeverinë dhe shumicën


Anila Rama

TIRANË- Maxhoranca e djathtë u shfaq e përçarë gjatë seancës plenare në votimin e një propozimi të deputetit socialist Erjon Braçe, për të shtrirë hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë, që nga viti 1992. Konfuzioni ka ndodhur, në mënyrë krejt të papritur, kur parimisht ishte votuar për ngritjen e komisionit hetimor, dhe pritej kalimi në votimin në tërësi të kërkesës së ardhur nga shumica e djathtë. Në këtë kohë, deputeti Braçe ka propozuar që hetimi i komisionit parlamentar të shtrihej që nga viti 1992, pra të hetoheshin të gjithë zyrtarët që kanë pasur poste që nga ajo kohë. Kjo do të thoshte që hetimit të komisionit parlamentar do t&amp;#8217;i nënshtrohen edhe ish-zyrtarët e lartë të PD-së që kanë qeverisur në periudhën &amp;#8217;92-&amp;#8217;97. Ndërkaq, kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij, është shprehur dakord që hetimi i Parlamentit, të shtrihej që nga 1992-shi, e duke votuar më pas në mbështetje të propozimit të Braçes. Por ndërsa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka hedhur në votim propozimin e socialistit Braçe, deputetët e opozitës kanë qëndruar indiferentë duke mos votuar. Në këtë kohë është krijuar edhe konfuzioni që solli devijimin e disa votave të maxhorancës, të cilat ishin kundër hetimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë që nga vitit 1992. Përkatësisht, kryetarja Topalli, ndërsa u kërkonte deputetëve të opozitës që të merrnin pjesë në votim, pasi po votohej propozimi i deputetit të tyre, ka deklaruar se ajo do të votonte kundër shtrirjes së hetimit që nga viti 1992. Po kundër propozimit në fjalë votoi edhe ish- kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Blerim Çela, ish-ministër i Bujqësisë, Rexhep Uka, dhe deputeti Ndriçim Babasi. Ndërkohë kanë abstenuar nënkryetari i Parlamentit, Fatos Beja dhe deputeti Ilir Bano. Ndërsa kreu i grupit të demokratëve, Bamir Topi, ndërsa ishte duke kërkuar fjalën për procedurë, nuk ka marrë pjesë në votim së bashku me ministrin e Brendshëm, Sokol Olldashi dhe zëdhënësin e PD-së, Gazmend Oketa. Konfuzë kanë qenë edhe vetë socialistët në votimin për propozimin e ardhur nga deputeti Braçe. Kështu, deputetet Marko bello, Petro Koçi, Pëllumb Xhufi, Fatmir Xhafaj, Musa Ulqini, Ndre Legisi, Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi nuk kanë votuar pro hetimit që nga viti 1992, në kundërshtim me pjesën tjetër të deputetëve të majtë.




21/09/2006
KATEGORIA: Politike

www.shekulli.com.al
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Kryeministri Berisha nuk “shet” drejtorin e tij


"Ju duhet të kini durim të jepet verdikti nga gjykata dhe unë zotërinj do të mbaj të gjitha qëndrimet ligjore. Do të bëj hetimin e plotë të kërkesës së bërë nga kompania Albatros dhe do të zbatoj vendimet e gjykatës"

Nuk ju duket komplet kontradiktore qe Berisha kur vjen puna per Sollakun, Ramen.....dmth te gjithe ata qe nuk jane ushtar te tij, i akuzon hapur si kriminele, te lidhur me krimin, lavatriçe te pastimit te parave, hajduta, te korruptuar, ne nje kohe qe nuk ka asnje vendim gjykate qe nuk eshte hapur per keto çeshtje, e jo me te ket vendim gjykate, e ne te njeten kohe, kur thuajse gjithe shqiptaret kane degjuar biseden e bere ndermjet drejtorit te aviacionit e drejtorit te Albatros, Berisha jo vetem se shkarkon Dibren (i cili ka nje proçes te hapur nga prokuroria per korrupsion) po e emeron me nje post ne Ministrine e Transporteve /pf/images/graemlins/laugh.gif

Besoni vertet se ky njeri po lufton korrupsionin /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

PS: &amp;#8220;Albatros&amp;#8221;, Berisha-Basha-Dibra, një organizim kriminal

Berisha: Dibra, s'kam kaseten, pres përgjigje

Opozita ka shfrytëzuar interpelancën e djeshme për të numëruar të gjitha skandalet sipas saj ekonomiko-poltikeb të qeverisë Berisha

Anila Rama

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha, është përballur dje në Parlament me sulmin më të ashpër politik të artikuluar nga opozita parlamentare, që nga koha kur ai u rikthye në pushtet. Gjatë interpelancës me kryeministrin Berisha, të kërkuar nga grupi parlamentar i PS-së, për të dhënë sqarime lidhur me çështjen &amp;#8220;Albatros&amp;#8221;, opozita e përqendroi goditjen e saj politike, në aspektet kryesore të punës së qeverisë, duke i cilësuar ato një dështim total, e në veçanti të gjitha premtimet e Berishës, një mashtrim i papërmbushur, i mbetur thjesht në kuadrin e demagogjisë. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Petro Koçi, ka bërë një rezyme, të qeverisjes nën drejtimin e Berishës, duke e konsideruar këtë vit të mbushur me skandale politike të pista, me të cilat janë ndotur aq shumë edhe duart e kryeministrit. &amp;#8220;Është viti i shndërrimit të Parlamentit në plenum të komunitetit qendror të PD-së! Është koha për të shpëtuar nga skandalet, jo duke bërë koka turku, por duke dhënë llogari. Prandaj z. Berisha, të paktën rrëfehu! Se si mund të luftohet korrupsioni me korrupsion, me bashkëfshatarë, nepotizëm dhe me monopolet e tua n&amp;#279; krye? Rrëfe sesi i ka vënë pasuritë familja jote dhe pse u tremb kaq turpshëm nga hetimi parlamentar i kërkuar nga opozita e u përqendruar mbi ty dhe urdhërove hetimin kolektiv? Trego pse e ngrive dhe si e shkrive privatizimin e Albtelekomit nga turqit e Calik? Na thuaj pse krimi është rritur 15 %, rrëfe sa humbet Telekomi nga kompania pa asnjë abonent e këshilltarit tënd dhe pse e fshehët akt- kontrollin e parë të kryeministrisë në Albtelekom? Si ndodhi që KESH-i nën qeverisjen tënde iu rikthye për blerje energjie kompanisë EFT që e pate mallkuar aq shumë në kohën e qeverisë socialiste, tashmë blerje me prokurim të drejtpërdrejtë dhe me krenari dhe a ka lidhje ndryshimi i ligjit për shkëmbimin pa prokurim të energjisë me financimin e fushatës së ardhme elektorale t&amp;#279; PD së?&amp;#8221;, - tha Koçi duke i kujtuar shefit të ekzekutivit se edhe me çështjen e kazinosë nuk e kishte mbajtur premtimin për mbylljen e saj. Përsa i përket, përfshirjes së Berishës në skandalin e përgjimeve për çështjen &amp;#8220;Albatros&amp;#8221;, ai tha se kryeministri në bashkëpunim me ministrin e Transporteve, Lulëzim Basha e me drejtorin e DPAC-së Gazmend Dibra, ishin përpjekur të vinin nën kërcënim presidentin Moisiu, duke vënë nën presion familjarët e tij, me qëllim që ky i fundit të firmoste shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Madje sipas PS-së, bashkëpunimi i tre zyrtarëve në fjalë, mund të klasifikohej si një organizim kriminal, pasi ishte një përpjekje për të ndaluar Presidentin të ushtronte i lirë të drejtat për të dekretuar ose jo shkarkimin e Prokurorit të P&amp;#279;rgjithsh&amp;#279;m. &amp;#8220;Histori çimkash dhe borxhesh, ka thënë z.Berisha. Si mund të flasë për çimka Berisha kur ka mbushur doganat, tatimet, hipotekat me çimkat dykëmbëshe të ish SHIK-ut famëkeq 92-97 dhe po ngre një SHISH paralel në ministrinë e Brendshme? A nuk je në kundërshtim me ligjin që hartove dhe miratove vetë që çdo qytetar të krahasohej me çimkën? A nuk janë më transparente dhe të kontrollueshme shkresat apo biletat e presidencës tek Albatros sesa bisedat kërcënuese jo publike të mercenarëve të qeveris&amp;#279; me përfaqësuesit e biznesit, politikës, medias? Si i ra shorti &amp;#8220;Albatros&amp;#8221; ndër borxhlinjtë e shumtë të kompanive ajrore për t&amp;#8217;ia pezulluar veprimtarinë? Çimkat dhe borxhet mbeten alibi të pamjaftueshme për të mbuluar skandalin e organizimit të kërcënimit shtetëror mbi Presidentin e Republikës. Ju mendoni se duke demonstruar të kompromentuar kompaninë &amp;#8220;Albatros&amp;#8221; do mund të pastroheni nga provat që vërtetojnë kërcënimin tuaj mafioz mbi Presidentin ? Gabim fatal!&amp;#8221;, - tha Koçi më tej duke renditur një varg pyetjesh të tjera. Deputeti i PS-së i kujtoi shefit të qeverisë, se vetëm çarteri që kishte udhëtuar drejt Ankarasë së fundi ishte faturuar 48 mijë euro., gjë që më pas Berisha e hodhi poshtë duke thënë se ai çarter kishte dhe 80 pasagjerë të tjerë.


www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Zv.Presidenti i Bankës Botërore, në Tiranë për skandalin e tenderit për Rreshen-Kalimash

Tirane- Zëvëndësp-residenti i Bankës Botërore Shigeo Katsu ka konfirmuar vizitën e tij javën e ardhshme Tiranën në krye të një delegacioni të BB-së për të shqyrtuar skandalin e tenderit për ndërtimin e segmentit rrugor Rreshen Kalimash. Në momentin që Ministri i Financave Ridvan Bode ka kërkuar mbështetjen e Bankës Botërore për rrugën Durrës- Kukës, duke theksuar rëndësinë që ka realizimi i këtij projekti jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin në tërësi, Katsu i tha se për këtë temë do të diskutohet edhe gjatë qëndrimit të tij në Tiranë javën e ardhshme, ndërsa theksoi rëndësinë e realizimit me transparencë të të gjitha projekteve

www.zeripopullit.com

----------------------------------

kush e beson te ngreje doren

Nuk ishte ky ai tenderi qe iu dha amerikaneve vetem NJE DITE pas caktimit dhe trumbetimit te madh te JURISE NDERKOMBETARE??????????????

Duket qe jane te shkathet "nderkobetaret"!
Prandaj ne shqipetaret jemi "prapa botes"!
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Dhe pse per vete nuk i hap me gazetat ZP apo RD pasi jane organe propogande partiake e jo media qe transmetojne informacion, pra nuk kane asnje lloj etike profesionale, me duket mese e qarte se ne nje vit qeverisje, qeveria e Berishes eshte e deshtuar ne pjesen me te madhe te premtimeve mbi te cilat ajo u zgjodh.
Korrupsioni nuk luftohet me llafe apo parrulla populiste, po me vepra, duke zbatuar ligjin e jo duke e shkelur, duke dhene shembullin personal e duke fshire nga mendja e çdo shqiptari çdo lloj suspicioni, e kjo nuk behet duke emeruar njerz qe kane dosje e proçese te hapura ne prokurori, ne poste te rendesishme te amdinistrates publike.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Shumica ka votuar dje kundër hetimit të pasurisë së kryeministrit, por vetëm me 67 vota. Tetë deputetë nga aleatët votojnë pro, abstenojnë ose nuk marrin pjesë në votim

Mazhoranca rrëzon hetimin e Berishës, i ikin 8 deputetë


Anila Rama

TIRANË- Kompaktësia e votave të maxhorancës ka pësuar dje një tjetër goditje në seancën plenare, kur u votua kërkesa e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor që do të hetonte pasurinë e kryeministri Sali Berisha dhe të familjarëve të tij. Të djathtët kanë arritur të kenë unike vetëm 67 vota, pra një numër i ulët ky krahasuar me numrat që duhet të ketë realisht koalicioni i djathtë, duke rrëzuar nëpërmjet tyre kërkesën e socialistëve për të hetuar kryeministrin Berisha. Ndërkaq, vetëm 2 vota ishin në mbështetje të ngritjes së komisionit në fjalë, vota e Nard Ndokës, pra edhe ky deputet i koalicionit e kryetar i PDK-së, si dhe i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Pandeli Majko, i vetmi nga deputetët e majtë që mori pjesë në procesin e votimit. Nga maxhoranca dje kanë &amp;#8220;firuar&amp;#8221; plot tetë deputetë, të cilët nuk qenë rreshtuar me shumicën për të kundërshtuar hetimin e pasurisë së Berishës. Kështu, kanë abstenuar gjatë votimit katër përfaqësues të tjerë nga radhët e maxhorancës, Vangjel Dule, Spiro Peçi, Tritan Shehu dhe Ymer Tola. Përkatësisht, 50 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan, përfshirë edhe tre deputetët e shumicës, Spartak Ngjela, Leonard Solis dhe Nikollaq Neranxi. Ngjela, gjatë debateve që u zhvilluan para votimit, tha se, nëse do të rrëzohej kërkesa e opozitës për hetimin e kryeministrit, ky parlament nuk vlente më e nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë liberale. Ndërsa Nard Ndoka, duke shpjeguar votën e tij pro ngritjes së komisionit, tha se maxhoranca po shkelte Kushtetutën, duke hedhur poshtë një kërkesë të ligjshme të opozitës. Kreu i ligjvënësve të PS-së, Majko, gjatë diskutimeve për miratimin e kalendarit të punimeve, duke iu drejtuar të gjithë deputetëve të shumicës, u kërkoi të votonin këtë kërkesë, pasi ishte një kërkesë e ardhur nga ¼ e deputetëve të kësaj salle. Nga ana tjetër, kryetarja Topalli, duke u kujtuar deputetëve të maxhorancës se debati për këtë çështje ishte mbyllur, tha se tashmë ishte ngritur një komision hetimor që do të hetojë për pasuritë e të gjithë zyrtarëve. Por kreu i deputetëve të LSI-së, Sabit Brokaj, e konsideroi qëndrimin e Topallit agresiv e të njëanshëm. Sipas tij, një parlament që shkel Kushtetutën nuk mund të jetojë gjatë. &amp;#8220;Dikur kam dëgjuar një ish-të burgosur që thoshte se regjimin nga demokracia e ndan urdhri. Ngrijeni komisionin sepse këtë jua kërkojnë 35 deputetë, ¼ e Kuvendit, siç e kërkon rregullorja e Kushtetuta. Unë e ftoj opozitën të vijë këtu në podium se po shkelet hapur Kushtetuta edhe rregullorja. Ty, kryetare, po të japim një libër, Kushtetutën, se nuk e di mirë&amp;#8221;, - tha Majko, ndërsa kryetarja Topalli po vazhdonte procesin e votimit që u mbyll me mosmiratimin e kërkesës së socialistëve. Pas votimit, të gjithë deputetët e opozitës janë ngritur nga vendet e tyre, duke qëndruar në këmbë pranë podiumit parlamentar, në shenjë proteste për vendimin e marrë nga maxhoranca nëpërmjet votave. Radha e gardistëve, e vendosur midis deputetëve të opozitës dhe vendeve ku qëndrojnë ministrat e qeverisë, ka mbajtur situatën nën kontroll që duhet thënë se ndryshe nga ndonjë rast tjetër nuk është agravuar në veprime të tjera, përveç qëndrimit në këmbë. Nënkryetari i grupit të PS-së, Petro Koçi, tha se votimi i maxhorancës ishte mbrojtje e hapur për korrupsionin.

Rezultati i votimit:
67 kundër
2 pro
4 abstenime
50 nuk morën pjesë

Abstenuan nga maxhoranca:
Spiro Peçi
Tritan Shehu
Vangjel Dule
Ymer Tola

Nuk morën pjesë nga e djathta
Spartak Ngjela
Leonard Solis
Nikollaq Neranxi

Votoi pro komisionit
Nard Ndoka




28/09/2006
KATEGORIA: Politike


www.shekulli.com.al

----------------------------------
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Miratohet projektligji për prokurimet publike





--------------------------------------------------------------------------------

Komisioni parlamentar i ekonomisë dhe financave ka miratuar dje në parim projektligjin “Për prokurimin publik”. Në këtë ligj është parashikuar edhe krijimi i institucionit të Avokatit të Prokurimit për shqyrtimin e ankesave të subjekteve, kryerjen e hetimit administrativ ndaj subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore, dhënien e informacionit dhe të rekomandimeve ndaj APP-së për shkeljet ligjore të konstatuara, kryerjen e kallëzimit penal në rastet e konstatimit të veprave penale, me qëllim rritjen e kontrollit për zbatimin e procedurave ligjore. Ndërkohë, në bazë të projektligjit të ri të hartuar, bëhet e mundur edhe stimulimi i biznesit të mesëm dhe të vogël për të marrë pjesë në tenderat publike.


www.gazetashqiptare.com
 
Top