Re: ITALIA FITON BOTERORIN 2006
Po te jete per ate pune, 3 ndeshjet e para Franca luajti cope cope. E mori per dore nje Zidane, nje Vieira dhe nje Thuram qe shkoi deri ne finale, per mua keta mbeten lojtare te medhenj.
Ndersa Italia kete Boteror simbolizohet nga fjalet e Gatuzos: "Siamo una squadra operaia, tosta, con due coglioni grossi cosiiii, e noi italiani sappiamo cosa vuol dirle averle grossi...." /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
Italia gjithmone i ka pat shpresat tek nje lojtar (Baggio, Del Piero, Vieri, Totti, etj) ndersa kete vit nuk kishte nje yll sulmues, mjafton te shikosh qe u shenuan 12 gola nga 10 lojtare te ndryshem (nderkohe qe ne dy boteroret e fundit kishte shenuar 12 gola gjithsej nga te cilat 9 i ka bere Vieri). Merita eshte e gjitha e Marcello Lippit.
Me fal cfare vlerash i ulen futbollit nga kjo fitore!!! Italianet lozen me shpirt dhe e vetmja ndeshje ku u mbyllen ne mbrojtje ishte kjo (dhe 30 minuta me Australine), sepse nuk ishin mire fizikisht. Ju kujtoj qe ishte Zidane qe ja veshi me koke Killerazzit dhe jo e kunderta (qe t'ja kishte vesh nga turinjte e conte direkt ne salle operacioni ta bente hunden nga e para), Zidane ka praktikuar karatene para se te merrej me futboll.
Te njejten loje beri Gjermania me Argjentinen ama nuk tha njeri qe Gjermani ishte per turp, sepse fitoi. Portugezet lane nam me ato ndeshje gjithe faulle e "zhytje ne pishine", ama te gjithe e cilesuan skuader simpatike. Ndersa Italia jooooo, Italia loz loje te piset, me faulla, simulime, etj, etj. /pf/images/graemlins/smirk.gif
Po te ndodhte e kunderta, Italia te dominonte lojen e Franca te fitonte me penallti, te gjithe do thonin "ekipi francez eshte i madh"!!! Dhe te kujtoj qe nese do ti jepej ajo penallti Italise prape te gjithe do hidheshin te thonin NUK ISHTE, se ai francezi u prek kur ishte ne renie. Asgje alarmante nuk ka ketu, dhe mua ne transmetim direkt mu duk penallti, kur e pashe me vone e vura ne dyshim, po kjo nuk ka fare rendesi. Po te duash te gjesh justifikime, gjen sa te duash, behesh dhe qesharak po te duash (po te mos jepte ate rivenien anesore dy minuta para golit nuk kishte per tu bere gol /pf/images/graemlins/laugh.gif)
Duhet me qene pak me shume objektive, aq sa te lejon pozicioni i tifozit, por te thuash qe Italia nuk e meritoi duke u nisur vetem nga nje ndeshje, kjo me duket e tepert. Beckenbauer, Pele e Maradona thane qe nuk kishin pare ndonjehere Italine te luante keshtu me futboll sulmues. 12 gola te shenuar (sulmi i dyte mbas Gjermanise) dhe 2 gola te pesuar (nje autogol dhe nje penallti) flasin vete. Fati te ndihmon ne nje ndeshje, por jo ne 7.
Gjithsesi, urime dhe nje here kampioneve te rinj te botes dhe komplimenta Frances per Boterorin e mire qe zhvilloi. Ishte i vetmi ekip (bashke me Spanjen) per te cilin nuk do me vinte keq po ta mundnin Italine ne finale.