KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË MEJDAN

"Dr.Dituria"

Primus registratum
KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË MEJDAN

KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË MEJDAN?

Prof.Dr.Hysamedin Feraj


Debati i sotëm për Skëndertbeun nuk ka asnjë lidhje me Skënderbeun real, por me përdorimin dhe përdoruesit e tij. Skënderbeu real mund të përdoret dhe është përdorë për politika shumë të ndryshme dhe të kundërta. Skënderbeu ka bërë luftë kundër fuqisë më të madhe të kohës, kundër superfuqisë botërore. Prandaj ai mund të përdoret si shembull i luftës kundër superfuqive dhe të bëhet thirrje “hajde t’i shpallim luftë fuqisë më të madhe të kohës tonë, SHBA-ave, si Skënderbeu fuqisë më të madhe të kohës së tij. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut!’. Kështu u përdor, për shembull, nga Enver Hoxha për t’iu shpallë luftë dy superfuqive. Skënderbu u bashku me papatin kundër rilindjes europiane dhe Europës moderne. Prandaj ai mund të përdoret si shembull për luftën kundër modernitetit europian dhe të bëhet thirrje ‘hajde t’i bashkohemi reaksionit europian kundër rrymave moderne e modernizuese europiane si Skënderbeu që u bashkua me Papën në luftën kunër përpjekjeve europiane për ndarjen e kishës nga shteti, sekularizimin, rilindjen, humanizimin, iluminimin dhe sot pasmodernizimin!’. Kështu mund të përdoret sot në luftën ndaj filozofive europiane pasmoderne, për shtrirjen e të drejtave dhe lirive njerëzore në grupet sociale, kulturore etj., të shtypura nga modernja. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut. Skënderbeu ka vrarë masivisht shqiptarët që ishin kthyer në fenë islame. Prandaj Skënderbeu mund të përdoret për të bërë thirrje që të masakrohen masivisht pakicat fetare siç masakroi Skënderbeut fshatarët mysliman të rrethit të Krujës. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut! Skënderbeu e ka ndërruar fenë disa herë dhe mund të bëhet thirrje ta ndërrojmë fenë përditë ‘si Skënderbeu!’. Kush është kundër kësaj sjelljeje ndaj fesë është kundër Skënderbeut! Skëndërbeu ka luftuar për lirinë e atdheut kundër islamikëve dhe të krishterëve. Prandaj sot mund të bëhet thirrje të luftohet për lirinë e atdheut pavarësisht nga feja. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut! Skënderbeu u përpoqë të krijojë e forcojë shtetin shqiptar. Prandaj sot duhet të përpiqemi për krijimin dhe forcimin e shtetit shqiptar. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut!


Skënderbeu...

Siç shihet mundësitë e instrumentalizimit dhe përdorimit të Skënderbeut për politikën e ditës janë të shumëta, gati të pafundme. Prandaj debati i sotëm për Skëndërbeun nuk ka asnjë lidhje me vlerësimin ose përshkrimin e Skënderbut real, por me vlerësimin e përdoruesve të sotëm të Skënderbut. Debati për Skënderbeun nuk ka lidhje me Skënderbeun por me dy politika që u propopzohen sot shqiptarëve: njëra, shqiptarocentrike, që vë në qendër shqiptarët dhe gjithçka tjetër e sheh në shërbim të kombit shqiptar; tjetra, katolikocentrike, që vë në qendër fenë katolike ndërsa kombin shqiptar e sheh në shërbim të katolicizmit botëror. Rryma katolikocentrike u propozon shqiptarëve të kthehen në katolik. Kaq është programi i tyre politik. Ky është qëllim normal i kishës katolike kudo në botë dhe Vatikanit: të kthej sa më shumë njerëz në këtë botë në fenë katolike. Të tjerat pastaj janë mjete për arritjen e këtij qëllimi. Skënderbeu për ta është mjet, vegël: Skënderbeu përdoret për t’ua mbushë mendjen shqiptarëve të kthehen në katolik. Ndjenjat kombëtare të shqiptarëve preken si mjet për t’i shty të kthehen në katolik. Dijet manipulohen që t’i shtyjnë të kthehen në katolik. Situata politike e shqiptarëve manipulohet për t’i shty të kthehen në katolik. P.sh. bëhen përpjekje ta kuptojnë situatën e vet sikur janë para alternativës të zgjedhin: ose katolik dhe bashkim kombëtar, ose jokatolik dhe as bashkim kombëtar. Kështu ndjenja kombëtare përdoret në shërbim të kthimit në katolik pavarësisht vullnetit, dëshirës dhe zgjedhjes së tyre të lirë. Pavarësiht edhe se nuk ndodhen në këtë situatë. Gjithë këto aspekte, mjete kur shkruhen, kur shkruhet për secilën duket sikur ka një debat të madh, interesant, të larmishëm etj. Në fakt është fare e thjeshtë, vetëm një kërkesë: kthehuni në katolik. Kombi, pavarësia, bashkimi, Skënderbeu, Nënë Tereza për ta s’kanë asnjë rëndësi veçse si vegla. Rryma katolikocentrike nuk interesohet as për ndjenjat dhe mendimet e katolikëve shqiptar. Qendra e saj është kthimi i shqiptarëve jokatolik në katolik, ndërsa vetë katolikët nuk vlerësohen ndryshe vetëm se si vegla për kthimin në katolik të të tjerëve. Kjo rrymëë bën qartë dallimin ndërmjet dy grupeve katolikësh shqiptar: katolikët që kanë vënë fenë mbi kombin osa kundër kombit - të cilët i vlerëson lartë; dhe katolikët që kanë vënë kombin mbi fenë - të cilët i urren. Në këtë të fundit përfshihen katolik të tillë si Pashko Vasa, Fishta, Mjeda etj. Deri tani vlerësohej Bajraktari i Mirditës, por nuk është çudi të filloi të urrehet sapo të bëhet gjërësisht e ditur se edhe ai ka luftuar krah Sulltanit dhe ka pasë titullin pasha me tre tuje. Ndjenjat e popullsisë shqiptare katolike po ashtu nuk kanë rëndësi. Kështu p.sh. katoliku Skënderbe vlerësohet lartë nga rryma masonike, por nuk është vlerësuar kështu nga shqiptarët katolik si popullsi. Katoliku Dukagjin nuk vlersohet nga masonikët edhe pse është vlerësuar nga popullsia shqiptare katolike (dhe jokatolike). Ku shihet kjo? Në faktin se të dy kanë lënë nga një Kanun. Në popullsinë katolike shqiptare Kanuni i Skëndërbeut nuk ka pasë asnjë respekt a ndikim. Ndërsa Kanuni i Lekës ka qenë gjithë jeta e tyre (juridike, morale, kulturore, civile etj.). Por ndjenjat e popullsisë katolike shqiptare, autoriteti i padikutueshëm i shprehjes ‘Kështu e ka lënë Leka’ etj., nuk kanë rëndësi për katolikcentrikët sepse qëllimi nuk janë katolikët shqiptar, por kthimi i sa më shumë njerëzve në katolik (si statistikë, si shifra jo si njerëz me ndjenja, me shpirtë, me histori etj., - sepse këto janë kombëtare). Mirëpo dihet se Skënderbeu dhe Dukagjinët nuk kanë shkuar aq mirë - se p.sh. Skënderbeu iu nënshtrua Vatikanit pa marrë parasysh rrjedhojat për vendin dhe popullin e vet, ndërsa Dukagjinasit menduan për vendin e popullin shqiptar pavarësisht ambicieve të Vatikanit, Skëndërbeu kish miqësi familjare e politike me serbët, dërsa Dukagjinasit jo etj., – aq sa Vatikani gati i shkishëroi pse kundërshtonin politikën shkatrrimtare të Skënderbeut. Pra, dukagjinasit nuk i ka dashtë shumë Vatikani dhe i ka dashtë populli; Skënderbeun nuk e ka dashtë aq shumë populli por e ka dashtë Vatikani. Rryma e sotme katolike do të harroj Dulagjinasit dhe të glorifikoj Skënderbeun krejt pavarësisht ndjenjave të popullsisë katolike shqiptare.


Rryma katolikocentrike është bërë vegël e nacionalshovinizmav e serb e grekë. Pavarësisht se qëllimi kryesor i katolikocentrikëve mund të jetë kthimi i sa më shumë njerëzve në katolik, në kontekstin e sotëm rajonal e shqiptar, më shumë se këtij qëllimi i shërben nacionalizmit serb. Sot nacionalizmi serb e quan të humbur Kosovën pavarësinë e së cilës nuk mund ta ndaloj. Nacionalizmi i sotëm serb është nacionalizmi pasvarësisë së Kosovës. Mbas pavarësisë së Kosovës nacionalizmi serb dëshiron dhe punon për konfliktimin brenda shqiptarëve. Me këtë pengon bashkimin kombëtar dhe krijimin e një shteti e kombi seriozisht rival e konkurues, ruan mundësinë e futjes në konflikt të dy shteteve të vogla shqiptare dhe sundimin mbi të dyja, argumenton aftësinë e vet parashikuese se pavarësia e Kosovës shton pasigurinë e grindjet në rajon, se shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë nuk shkojnë mirë as me njëri-tjetrin, se ndoshta Serbia duhet rikthyer në Kosovë. Tani, rryma katolikocentrike e di se gjasat për rikthimin masiv të shqiptarëve në katolik janë zero, duke e ditë se shqiptarët katolikë janë një pakicë fetare e parëndësishme dhe mbi të gjitha kur edhe brenda katolikëve shqiptar masonët katolikocentrikë janë një pakicë e vogël. Çka synohet prej tyre është krijimi i një klime acarimi, stresi në radhët e shqiptarëve dhe, aq së të munden, të nxisin vija konflikti ndërmjet shqiptarëve siç kërkohet nga nacionalizmi serb. P.sh. një prej veglave të masonerisë katolikocentrike, K. Myftaraj, i referohet drejtpërdrejtë udhëzimit të Koshtunicës për kthimin e konfliktit nga serbo-shqiptar në brenda-shqiptar dhe menjhërë mbas kësaj vetë Myftaraj kërkon fillimin e luftës Gegni-Toskni. Propaganda që filloi në këtë drejtim është shpifje dhe logjikisht kontradiktore gati deri në humoristike. Kështu p.sh. vetë e vë fenë mbi kombin, pastaj kërkon që në emër të kombit shqiptarët të kthehen në katolik! Myftaraj lavdëron Skënderbeun katolik dhe kërkon që shqiptarët të kthehen në protestan sipas shembullit ...të Skendërbeut e Nënë Terezës! Me kthimin në katolik shqiptarëve u premtohen shumë të mira, ndërsa shqiptarët shohin se kjo rrymëë nuk ka asnjë ndjenjë respekti për ndjenjat e katolikëve që janë! etj. Por propaganda e nacional-shovinizmit serb për periudhën post-pavarësi e Kosovës nuk shqetësohet për saktësinë faktike apo logjike, sa për arritjen e qëllimit: tensionin, acarimin, stresin dhe konfliktin brenda-shqiptar. Të tjerat e dinë vetë serbët. Kjo veprimtari u shtua në prag të vitit 2005 sepse mendohet se Kosova mund të marrë pavarësinë. Fakti se u shtua është mobilizimi i dy gazetave më të mëdha të afërta me PD-në: ‘TemA’ e Mero Bazes dhe ‘55’ e Fahri Balliut. Deri tani rryma katolikocentrike ka qenë propagandar kreysisht në gazeta lokale, ndërsa tani janë mobilizuar gazetat kryesore dhe propagandistët kryesor të PD-së, Mero Bazse dhe Fahri Balliu. Kësaj rrymëë serbofile katolikocentrike iu kundërvu, si gjithnjë, që në fillim Abdi Baleta. Mero i nxori në mejdan... Skënderbeun! Kështu, rikthimi tek skënderbeu s’kishte ndonjë lidhje konfliktin e sotëm që është ndërmjet nacionalizmit shqiptar, përfaqësuar nga Baleta, dhe nacionalshovinizmit serb përfaqësuar nga PD dhe Mero Baze e Fahri Balliu. Por Skënderbeu mund të përdoret për gjithçka dhe Mero vendosi ta përdorë në shërbim të nacionalshovinizmit serb. Edhe diskutimi i Baletës nuk ka asnjëlidhje me Sekdënrbeun real por me përdorimin e tij nga Baze dhe të tjerët në shërbim të nacionalshovinizmit serb kundër të cilit del Baleta. Se si mund të përdore dhe është përdorë Skënderbeu është një çështje e gjatë, e cila është trajtuar para pesë vitesh në artikullin “Mbi debatin për Skënderbeun” botuar në “Rimëkëmbja” janar-shkurt 2000. Ky artikull do të ribotohet këtu si përgjigje në çështjet e debatit të rikthyer për të. Artikulli do të jepet pa ndryshime, ndonëse shumë aspekte të prekura në të ndërkohë janë vërtetuar e rivërtetuar nga shkrime shkencore, dhe asnjë nuk është cënuar shkencërisht. Do të ribotohet ashtu, pa ndryshime, edhe sepse shumë vetë e kërkojnë, ose ankoheshin se nuk e gjejnë. Ky do të jetë një rast edhe për ta.


Paraqet.Sabri Selmani
Gjermani
 

OROSHI

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË MEJDAN

Analize me negative se kjo e H.Ferajt nuk kam hasur keto kohet e fundit.
Nuk po kam shum kohe qe "bithperpjetesit" Hysamedin,tja nxjerri laknat ne shesh,duke u bazuar vetem tek shkrimet e Rilindasve tane te te gjitha feve.
Aferim bre "Abdullah" Feraj.
 

xixa1956

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË MEJDAN

Të kqyrësh figurën e Skënderbeut nëpërmjet filtrave katolikocentrike, islamo-nacionaliste, sllavofile apo Vatikanofobe..
Kjo është me të vêrtetê punim shkencor, i denjë për një Profesor-Doktor!
Ju lumtë, z. FERAJ, shyqyr që morët mundimin dhe dolët në mejdan.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Ec aty Hysamedini /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif Nga Lidhja Myslymane e Prizrenit, po merresh dhe me Skenderbeun tani... Kush ta ka dhene doktoraten ty more? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

"Dr.Dituria"

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Vepër Sintetike Me Vlera Të Paçmuara


Në vijim të shkrimeve për librin e Hysamedin Ferajt “Skicë mendimit politik shqiptar"



Shkruan: Shqiptar Oseku


Dy fjalë me rastin e promovimit të veprës “Skicë e mendimit politik shqiptar”, botuar në Tiranë, në tetor, 1998 nga autori dr. Hysamedin Feraj.

(Ky punim u lexua edhe në Radio Malme, në Suedi, dt. 10.11.1998 në orën 20 e 30 minuta, në emisionin ABC, i cili hartohet nga zoti Ramadan Rexhepi, shkrimtar dhe nga zoti Zeqir Rama, publicist).



Vepra “Skicë e mendimit politik shqiptar” e politologut Hysamedin Feraj u bë, mu ashtu si thotë edhe autori në hyrje të botimit të parë, temë e dueleve intelektuale e politike që në lindje.

Mbaj mend që më ka rënë rasti të lexoj nja dy kritika të terthorta kundër tezave të këtij punimi në shtypin tonë, në kufinjtë e së padenjshmes e të propagandës, përpara se të më ofrohet mundësia ta lexoj punimin.

“Skicë e mendimit politik shqiptar” më ra në dorë përmes kujdesit të zotit Sabri Novosella në vjeshtën e vitit 1997 në formën e vet burimore, si temë disertacioni e politologut Hysamedin Feraj. Emri i autorit, i cili doli në dritë më në fund, ngjallte respekt. Shkrimet publicistike të zotit Feraj në revistën “Republika” dhe te gazeta “Albania” më kishin krijuar një respekt të shëndoshë për autorin, si punime të forta, me arsyetim të kthelltë dhe të qëndrueshëm.

Pas leximit të “Skicë e mendimit politik shqiptar”, ky respekt më është forcuar edhe më. E them me plot gojën që “Skicë e mendimit politik shqiptar” është njëra ndër punimet më sfiduese dhe më interesante që është shkruar ndonjëherë në lëmin e politologjisë shqiptare.

Tri syresh janë vlerat parësore të “Skicë e mendimit politik shqiptar” të zotit H. Feraj.

Së pari, përmbajtja; me ndërtimin e vet impozant teorik dhe përmes përdorimit mjeshtëror të perspektivave gjeostrategjike, historike dhe sociologjike, zoti Feraj i lë pas shumicën dërmuese të bashkëkohësve shqiptarë që janë lëshuar , ftuar e paftuar, në lëmitë e vështira të historisë së idesë si dhe të analizës së mendimit politik shqiptar.

Së dyti, gjuha: formulimi konciz i zotit Feraj te “Skicë e mendimit politik shqiptar” i ka qëruar gjithandej me konsekuencë të gjitha ngarkesat ideologjike, krahinore e religjioze, e besa edhe ato kuazipatriotike e folklorike, që shfaqen ende, si sëmundje e përzgjatur foshnjërie, te politologjia shqiptare.

Së treti, guximi dhe qasja shkencore pa kompromis. Te Hysamedin Feraj nuk ka mëshirë për lopët e shenjta, gjatë ndërtimit të modelit të vet kuptimor, i cili shkon diametralisht kundër të gjitha përsiatjeve të derisotshme zyrtare dhe gjysëm zyrtare të shqiptarëve rreth vetvetes zoti Feraj nuk zbrapset as para tabuve më të paprekshme të shoqërisë shqiptare.

Këto tri vlera, në kombinim, e kthejnë “Skicën e mendimit politik shqiptar” në domosdoshmëri kategorike për këdo që synon të formojë mendim të plotë për historinë e idesë politike te shqiptarët.

Te lexuesi shqiptar, i shkolluar në frymën e konvenancave të imponuara a të vetzgjedhura historike, efekti i parë që e krijon “Skica e mendimit politik shqiptar” është stepja, çmëria. Apo ç’të thuhet për këto citate: “Shembulli që e qartëson me kthjelltësinë më të madhe këtë kuptim të termit serbofil është Isa Boletini..... Isa Boletini është rasti më i dokumentuar i zbatimit të programeve politike serbe e malazeze ndaj shqiptarëve si vegël e lojtar i lojës politike të qeverive serbe e malazeze ndaj shqiptarëve.... (fusnota, fq. 124).

Ose: “Skëndërbeu, Pjetër Bogdani etj., u ndodhën jo thjeshtë krahas Perëndimit, por krahas sllavëve, krahas serbëve e rusëve, krahas armiqve kryesorë sipas konceptit nacionalist shqiptar, në luftë kundër Perandorisë osmane” (fusnota, fq. 83).

Ose, ca më mirë: “..... Skëndërbeu....., nuk ishte luftëtar i vëërtetë për liri kundër të gjithë pushtuesve, por përkundrazi, ishte i prirë për bashkëpunim me pushtuesit më të rrezikshëm, pushtuesit sllavë, kundër një pushtuesi tjetër, pushtuesit osman....” (fusnota, fq. 84).

Teza kaq provokative nuk janë thënë kurrë nga ndonjë studjues shqiptar. Stepja e parë kthehet në lëmsh të plotë, pasi këto vërejtje dhe një varg të tjerash autori i bën pandërprerë nga perspektiva nacionaliste. Kjo shkon në kundërshtim, si të thuash, me të gjitha rregullat e pranuara të lojës; lexuesi detyrohet të qëndrojë në një botë krejt tjetërfare, ku nuk vlejnë më shpjegimet e rëndomta, i mbërthyer kundërvullnetshëm për vendin vetëm nga lidhshmëria logjike e tezave të autorit.

Pikënisja e autorit është perspektiva e deduksionit gjeostrategjik dhe historik, e cila, në fakt, nuk është diskutabile dhe pranohet si konsenzus nga numri i madh i studjuesve shqiptarë dhe të huaj. Ajo vie përafërsisht kështu: etniteti shqiptar nga Veriu dhe Jugu kufizohet gjeografikisht i eksponuar në mes, ai, në krahasim me fqinjët e vet, i eksponohet një efekti të dyfishtë. Në histori, ky efekt është shfaqur në formë të trysnisë kulturore, religjioze, politike, ekonomike dhe ushtarake, deri në tendenca të asimilimit e zhbërjes.

Por, këtu edhe mbarojnë ngjashmëritë e Skicës me shumicën dërmuese të veprave në këtë lëmi. Ajo që e dallon Hysamedin Ferajn pakthyeshëm nga shumica e autorëve të tjerë është konsekuenca e rreptë logjike gjatë nxjerrjes së përfundimeve të mëtejshme.

Si pasojë, thotë Feraj, mbijetimi i kombit shqiptar ka qenë i varur gati krejtësisht nga ekzistenca e faktorit të tretë, atij jashtëballkanik, që e ka prishur herë pas here këtë raport të “senduviçit” antishqiptar.

Kjo është njëherit edhe pjesa më brilante Skicës. Sipas Ferajt, bazuar gjithnjë në perspektivën historike, trysnia e paprerë e etniteteve fqinje kundër shqiptarëve nuk u ka lënë shqiptarëve kurrë rast që të zgjedhin ndërmjet të mirës a të keqes, d.m.th ndërmjet lirisë si kategori absolute dhe pushtimit, por vetëm në mes të së keqes së vogël dhe të keqes së madhe; në mes të pushtimit nga fuqi të largëta e pa efekte shkombëtarizuese apo pushtimit nga etnitetet fqinje me ambicje direkt shkombëtarizuese.

Në këtë hapësirë të kufizuar, nacionalizmi shqiptar, si shfaqje kulmore e vetëdijes kombëtare te shqiptarët, në rrafshin e praktikave konkrete nuk ka patur rast ndonjëherë që të profilohet duke zgjedhur ndërmjet lirisë a pushtimit, por vetëm ndërmjet mbijetimit ekzistencial, sadoqë ndoshta jo aq heroik sa do të donim ne, dhe shkatërrimit e zhbërjes totale.

Ky përfundim i ftillon edhe citatet “çmeritëse” të përmendur më herët. Historinë e idesë politike shqiptare autori e sheh të ndarë në dy vija, në vijën e urtë që e pranon të keqen e largët, si dhe në vijën që, për shkaqe të nduarduarshme, e lufton atë, duke e disfavorizuar në planin afatgjatë orvajtjen e kombit shqiptar për mbijetim.

Feraj ndalet p.sh. gjerë e gjatë te periudha e pushtimit turk, që ai e sheh si fenomen tejet domethënës për fatin historik të kombit shqiptar. Për të, pushtimi turk qe e keqja e vogël, momenti që e ndaloi triumfin e plotë e të papenguar të së keqes së madhe dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve nga mbretëritë e forta serbe e greke.

Rrjedhimisht dhe logjikisht, shpëtimtare e Shqipërisë nuk qe “vija skëndërbegase” për luftë kundër Perandorisë Osmane po përkundrazi, vija që e infiltroi perandorinë, duke ia stopuar tkurrjen territoriale etnitetit të ndrydhur shqiptar.

Në mënyrë konsekuente, Feraj i gjurmon dhe i gjenë trashëgimtarët ideorë të këtyre dy vijave përgjatë tërë historisë shqiptare, njërën të nxitur prej joshjeve të etniteteve fqinje, tjetrën të mbështetur te interesi vetjak shqiptar; vija e kaçakëve kundrejt vijës së më se 45 kryeministrave shqiptarë të perandorisë (qëndresë e armatosur kundër Perandorisë Osmane, apo integrim në të); vija frontale antiturke e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kundrejt vijës moderate (me serbët e grekët kundër turqve apo me turqit kundër serbëve e grekëve); vija zogiste, noliste e komuniste kundrejt vijës irridentiste (zhvillim brenda kufinjve politikë, apo luftë për bashkim kombëtar).

Për hir të objektivitetit duhet thënë që shumë nga këto teza kanë qënë të njohura edhe më parë, madje shumica e tyre janë avokatuar pakashumë shkoqurazi edhe nga elita e historiografisë shqiptare. Punimet, librat dhe artikujt shkencorë të Prof. Dr. Skënder Anamalit. Dr. Pëllumb Xhufit, Prof. Dr. Jahja Drançollit, Prof. Dr. Skënder Rizajt, Akademik Mark Krasniqit, Dr. Zekeria Canës, Prof. Dr. Kristaq Priftit, Dr. Muhamet Pirrakut, Prof. Viron Kokës e shumë të tjerëve kanë rrahur shpesh herë anë të ndryshme të problemit origjinal shkencor me të cilin ka vendosur të merret Hysamedin Feraj, doemos, në mënyrë fragmentare dhe nga këndvështrimi puro historik.

Rëndësia e madhe e Skicës, e cila lirisht mund të quhet edhe teoria e parë e mirëfilltë e historisë së idesë së mendimit politik shqiptar, qëndron fakti se ajo i përmbledhë vendosmërisht kontributet e mëparshme në një sintezë stabile, i kompleton ato me rezonime të natyrës gjeostrategjike dhe sociologjike dhe, për rezultat, na ofron një mënyrë të re të soditjes, një perspektivë të kthjelltë e pa fërkime të mëdha logjike, e cila i qëndron mirë vështrimit kritik.

Vepra e Dr. Ferajt është, pa asnjë dyshim, një ndër kontributet më esenciale që është shkruar ndonjëherë në këtë lëmi në gjuhën shqipe. Ndër botimet e ngjashme shqiptare, Skica i kapërcen me pashë të gjitha veprat e botuara më parë dhe, të paktën deri sot, të gjitha që janë botuar pas saj.

Bibliografia impozante në fund të veprës zbulon që autori është mbështetur në radhë të parë te burimet e autorëve shqiptarë, pastaj kryesisht te botimet klasike anglosaksione dhe gjermane rreth fenomenit të nacionalizmit, si dhe te botimet rreth fenomenit të nacionalizmit, si dhe te botimet rreth shqiptarëve te po e njëjta fushë gjuhësore.

Ndoshta veprës do t’i shërbente në fillim një prezantim ca më i thuktë i teorive ekzistuese të nacionalizmit, për hir të lexuesit që ndoshta nuk e preferon këtë literaturë si ushqim të përditshëm . Ndonëse autori e bën një përpjekje të mirësjellshme në këtë drejtim në fq. 1935, krijohet përshtypja që ai këtë e bën shkarazi dhe detyrimisht, dhe druaj që rezultati, mjerisht, e pasqyron këtë qasje.

Me rastin e shtjellimit e shtjellimit të nacionalizmit, sado shkurtazi, u ndjehet mungesa e klasikëve, p.sh. mungon perspektiva sociobiologjike e Pjer Van Der Bergut (1978), ashtu sikur edhe referenca e shkëlqyeshme e Pal Brasit (1979) rreth garës së elitave dhe ndikimit të tyre në formimin e një kombi; mungesa e kësaj të fundit të habit, aq më tepër pasi vështrimi i Dr. Ferajt është bukur i fokusuar mu te proçeset kombformuese dhe kombruajtëse te radhët e elitave.

Një tjetër cen të Skicës e shkakton pikërisht ai që e bën atë më interesant, stili qëllimisht provokues. Autori është vërtet i çliruar krejt nga vërshimet e neologjizmave banale të tipit “neosllavokomunistët rusobizantinë”, të cilat po e rëndojnë pa masë literaturën më të re shqiptare në këtë lëmi e në lëmitë e përafërta, por stili i tij sfidues e shtynë atë drejt përdorimit të termave të tjerë po aq problematikë, përdorimi i të cilëve ka konotacion më tepër politik se sa shkencor, si p.sh. “serbofil”, “grekoman” etj., ndonëse ma ha mendja edhe mua që ato mund të përdoren lirisht në amfiteatrin shqiptar, më duket që përdorimi i tyre në një nivel çfarë aspiron Skica kërkon megjithatë arsyetime ca më të shkoqitura.

Do të ndalem tashti te ajo që më duket e meta më e madhe e Skicës, te paraqitja statistike që i bëhet atykëtu proçeseve dinamike të historisë. Më që duket se kjo e metë e ka burimin e vet të natyrshëm te zelli i autorit për ta fiskuar një model të qëndrueshëm skematik të të dy traditave të supozuara.

Kjo e metë vërehet që në fillim, kur autori e operacionalizon kategorinë komb në periudha kur ai nuk aplikohet dot shkencërisht. Skica si vepër më duket që çalon më së shumti atëhere kur Dr. Feraj përpiqet t’i klasifikojë nëpër sirtarë e sotëm aktorët historikë; kjo është sikur të përpiqesh me çdo kusht ta trusësh një cilindër në një vrimë katrore.

Me kriteret e sotme kombëtare, Skëndërbeu, Dushani dhe henriku i VIII do ta kishin të vështirë ta nxjerrin pasaportën, pasi secili prej tyre ose ish i martuar me tjetër kombësi, ose e kish të paktën njërin prind të huaj.

Edhe më problematik del p.sh. etiketimi i aktorëve të përveçëm si pjestarë të kësaj a të asaj vije. Kështu p.sh. është e vërtetë historike se Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si prijës i epopesë antiosmane, por është po aq e vërtetë historike se ai ka lidhur edhe paqe me Sulltanin, për ta siguruar pikërisht atë që Ferajt i duket se e ka vënë vazhdimisht në rrezik Shqipërinë.

Pra, aktorët dinin edhe ta ndërronin pllakën; ndoshta jo aq shpesh sa duhej, por, më duket, mjaft sa për t’i sjellë ca kokëçarja modelit të Dr. Ferajt. Ndërkohë, për të na ngatërruar edhe më keq, shumë nga ata që iu vërsulën egërsisht Shqipërisë me jataganin perandorak në dorë qenë, si psh Ballaban Badhera, pikërisht nga dyert e konvertuara shqiptare, nga rradhët e vijës që Feraj na udhëzon ta vështrojmë si nacionaliste.

Nëse vemë edhe një hap më tej, do të vërejmë që krerët e kryengritjeve shqiptare shpesh herë niseshin nga pandehma se, me thyerjen e Turqisë, ata do ta sundonin mbarë Siujdhesën Ilirike; mjafton t’i përmendim synimet e të birit të Kastriotit dhe të nipit, apo mburrjet e pater Pjetër Bogdanit para gjeneral Piklominit për “ushtrinë e tij” me “30 mijë vetë”, për t’i marrur me mend ambiciet e tyre të pathëna. Me faktet në dorë, vërtetë mund të konstatojmë se idetë e tyre nuk ishin gjithaq të realizueshme. Mundet që qëndron edhe fakti se efektet konkrete të kryengritjeve vajtën në dëm të popullit. Por, a mjafton kjo për t’i vënë në dyshim pa një, pa dy, si tradhëtarë edhe njerëzit prapa tyre, edhe qëllimet e motivet e tyre?

Skënderbeu, me rastin e blickrigut për rikthim të pronave atërore, i theu një numër të hordhive turke. Nëqoftëse ai nga kjo e nxorri përfundimin, vërtetë fundekrye të gabuar, se s’qenka gjë puna e turkut, se me ndihmën e Romës do të bëhem sundimtar i Ballkanit, se sapo të zbarkojnë ushtritë e premtuara të kryqëzatës, me mua si mbret të kurorëzuar nga dora e Papës, atëhere unë qebesa do të çliroj edhe Jerusalemin –a mjaftoka kjo për ta kualifikuar atë sot si “sllavofil”?

Nëqoftëse përgjegja është po, atëhere e kemi damkosur që më parë çdo veprim që është me rrezik; në fund të fundit, ky lloj mendimi e ul tiraninë këmbëkryq në fron, pasi askush nuk do të guxonte ta sfidojë atë nga droja e çekiçit moral të së ardhmes. Në përgjithësi, problemi me këtë lloj rezonimi është se bazohet mbi kualifikime posteriori. Në një botë të formuar sipas parimeve të tilla, kushdo që humbet rrezikon të kualifikohet pashmangshëm si tradhëtar nga pasardhësit.

Nëse e pasojmë me konseguencë deri në fund, ky rezonim na shpien deri te rezultatit absurd që çdo fitimtar ta bëjmë të drejtë, e çdo të mundur tradhëtar. Sikur të fitonte Kastrioti, ai do ta bënte superfuqi kombin shqiptar, ashtu si dikur Leka i Madh, dhe do të ishte “luftëtar i vërtetë i lirisë”; pasi humbi, vija e tij paska qenë “sllavofile”.

Qysh tani po e dëgjoj kundërshtimin, prandaj le të them menjëherë: edhe e kundërta e kësaj, trajtimi vetëm dhe vetëm i motiveve prapa një dukurie, shpien po ashtu në qorrsokak. Hitleri kish ambicie t’ia shtronte botën nën këmbë popullit gjerman, por e ktheu vendin në gërmadha.

Përkundër përshtashmërisë së vet ideopolitike përsa i përket motivit, Hitlerin mund ta quajmë lirisht nacionalistin më dështak gjerman të gjithë kohërave. Vlerësimi i drejtë për çdo historian, pra edhe për historianin e idesë, bëhet duke e studiuar “trininë e shenjtë”: kontekstin dhe dinamikën e kohës, motivet dhe ambiciet prapa lëvixjeve të ndryshme, si dhe rezultatin konkret.

Në përfundim, dua të shpreh edhe një herë befasinë time me faktin që Skica nuk e ka gjetur, për mendimin tim, atë pritje të bujshme e triumfale që është dashur patjetër ta gjejë një vepër sintetike e përmasave të këtilla.

Skica është origjinal, në kuptimin burimor të fjalës. Trajtimi i periudhës së Rilindjes, dhe shumica e pasazheve për enverizmin, përbëjnë vlera të paçmueshme për shkencën shqiptare, por edhe për secilin që aspiron të ketë mendim të shkolluar për historinë dhe politikën shqiptare.

Nëqoftëse mësimi për dy vijat nuk aplikohet dot në periudhën parakombëtare, ai mund të aplikohet fare lehtë në periudhën që prej Rilindjes e deri te shoqëria e sotme shqiptare.

Shumë nga pandehmat e Dr. Ferajt po i vërteton koha me saktësi rrënqethëse. Lufta në Kosovë na e ka përkujtuar edhe një herë rëndësinë kyçe të faktorit jashtëballkanik. Trazirat në Shqipëri, zgjatjet tashmë rituale të lejës së qëndrimit për kontigjentin ushtarak grek në Tiranë dhe kumtesat e qeverisë së re për gjoja rishikimin e rolit të Shqipërisë në Konferencën Islamike po e vërtetojnë – sërisht! – si profeci biblike ekzistencën e rrymës panballkanike ndër shqiptarët, të mbarsur me rreziqe të reja.

Shpresoj që heshtja e padrejtë dhe e padenjë që e ka mbështjellur këtë vepër dhe autorin e saj, Dr. Hysamedin Feraj ka të bëjë me botimin rishtazi të veprës; por druaj që ajo varet nga fakti se shumë vetë mund të jenë ndjerë të provokuar nga ajo, nga naiviteti, keqkuptimi ose ngase e kanë mizën nën kapele.

Kur çuni i përrallës bërtet që “mbreti qenka lakuriq”, të tjerët reagojnë dhe mbreti ikën. Në botën e vërtetë çunin do ta izolonte heshtja.

Ja, si kjo heshtja rreth veprës së zotit Feraj.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Pikepamje interesante mbi vepren dhe ideologjine e Hysamedin Ferrajt, te cilin te them te drejten nuk e njoh (as ate dhe as vepren e tij), ndaj shoh se jam nxituar kur e paskam gjykuar pak me siper. Por dikush ketu ne kete forum, bazohej te idete e Hysamedin Ferajt per te mbrojtur idene se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lidhje panmyslymane dhe jo mbare kombetare. Por si duket Hysamedini ne kete rast eshte keq perdorur. Ndoshta dhe kur krahasohej me Aleks Buden.

Per te mos gabuar ne gjykimet ndaj Dr. Hysamedinit (nuk e di ne cfare fushe eshte ai ma aktiv) kerkova ne goole mbi aktivitetin e tij dhe ne shume raste flitej per perkthyesin Hysamedin Ferraj dhe ne fund gjeta nje rast ku permendej si politolog...ndoshta kane harruar ta permendin si historian. Dr. Dituria te lutem, na sill pak informacion te njohim me mire dr. Hysamedinin dhe po pati mundesi na shtjello dhe idene sipas te ciles Hysamedin Ferraj, e rradhit Nolizmin, ne librin e tij Skice e mendimit politik shqiptar, ne rradhet e rrymave ANTI-nacionaliste. Pasi, Skenderbeu u perdorka per te mbeshtetur katoliczmit dhe Noli na dilka anti-shqiptar...dy ide shume te forta keto per historine e Shqiperise.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Go Hysamedini Goooo.
Shume fantastike pyetja "Pse del sot Skenderbeu?". Mos ka dy Skendera dhe nuk e dime ore se njerin kemi nja 100 vjet qe e kemi Hero Kombetar po duhet te jete tjeter ky. Ky qe kemi Hero ne ka qene vllam me sulltanin. (Benin plane me Sulltanin si t`a benin papen synet).
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Kot sa per kurjozitet, qe te mos mendoj se ky Hysamedini dhe ata qe i vene nga prapa jane te rrjedhur (fjala me me edukate qe mund te perdor ne kete rast) mund te me citoje njeri ndonje historian, politikan, njeri te fese apo ku di qe se fundmi ka nxjerre tezen katolikicentriste te ciles i kundervihet Hysua?

Jimmy, e kam degjuar dhe une kete punen e synetllikut te Papes :). Skenderbeu thoshte qe ishte katolik, por kohet e fundit keta doktorat e rinj kane zbuluar se ne shpirt ishte myslyman dhe qe e donte shume sulltanin.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Pra, pas kaq kohe asnje pergjigje se kush e ka permendur Skenderbeun si hero te krishtere. I bie, qe kete konspiracion ndaj Skenderbeut e ka krijuar Hysmadini me shoket e tij mjekroshe per te goditur figuren me te madhe anti-turke qe ka patur historia jone.
 

mitka

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

skenderi ishte iluminanti...ishte cifut..ishte mysluman...ishte i krishter ..grek...serp..komunist....jevg...e cdo na nxjerrin tjeter qe ishte....skan me se merren kta te zgjuarit e sotem...le te permiresojne te tashmen qe kur mbas 20 vjetesh te kujtohemi te shohim historine te gjejme ndo nje njeri me vlerat e nje heroi..por ne kohet e sotme zor te gjesh heroj...
 

Gysi

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Bëhu i ditur të jesh i lirë


(Mbi debatin për Skënderbeun)



Nga Fatos Lubonja (Korrieri, 30 nentor 2008)





"Të çmitizosh figurën e Gjergj Kastriotit do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë." Ky titull gazetash që i atribuhej shkrimtarit Ismail Kadare, lexuar në pasqyrën e shtypit të mëngjesit, më tërhoqi vëmendjen sepse më prekte edhe në punën time. Kam mëse dhjetë vjet që botoj një revistë (Përpjekja) synimi i së cilës është futja e frymës kritike në kulturën shqiptare, e, në këtë kontekst, edhe çmitizmi (dekonstruktimi) i shumë miteve të nacional - komunizmit në emër të diturisë dhe lirisë. "Fac sapiens liber eris" (bëhu i ditur që të jesh i lirë) është edhe motoja e revistës. Kurse Kadareja na thotë se të çmitizosh do të thotë të jesh kundër lirisë për robërinë. Dhe kjo nuk përbën një diferencë të vogël, por është bash e kundërta.

Kur hapa gazetën pashë se teksti ishte edhe më agresiv: "Çmitizimi i figurës së Gjergj Kastriotit është një nga turpet e kombit shqiptar. Ka disa autorë që janë përpjekur ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të pafytyrë. Te jesh kundër kësaj figure do të thotë të jesh kundër lirisë për robërinë." Me një të rënë goje çmitizimi bëhet "të jesh kundër" mitit dhe të jesh kundër tij bëhet "të jesh për robërinë". Ca më poshtë del se kjo do të thotë edhe të bësh një turp që nuk e paska bërë kush në Evropë. Edhe ky pohim është bash e kundërta e asaj që di për Evropën.

Duke shfletuar shtypin pashë se debati qënka ndezur pas botimit të monografisë së Skënderbeut të Oliver Schmitt përkthyer nga Ardian Klosi. Në fakt për mua dhe revistën Përpjekja ky është një debat i vjetër dhe i marrë e rimarrë në argumenta gjithashtu. Mjaft të lexosh Përpjekja 15 -16 (Mbi rolin e miteve në historinë e Shqipërisë, Tiranë, dhjetor 1999) që përmbledh materialet e një konference me të njëjtin titull që u mbajt në Londër me studiuesit më në zë ndërkombëtarë të historisë së shqiptarëve (ndër të cilët Natalie Calyer, Berndt Fischer, Noel Malcolm), që është botuar edhe në Angli nën titullin "Albanian Identities". Po ashtu polemizime ndaj veprës së Kadaresë, si një prej farkuesve kryesorë të miteve të nacional - komunizmit, gjenden që në numrin e dytë të Përpjekjes. Megjithatë është për tu trishtuar kur sheh se me kalimin e viteve në vend se të shfaqen historianë, studiues e pedagogë të rinj me frymën e studiuesve të sipërpërmendur shoqëria jonë, duke filluar nga shkollat apo akademitë, ka prirjen të ngurtësohet në klishetë nacional - komuniste, çka reflektohet pastaj në formën më banale në mediat. Duke parë këtë realitet një studiues i huaj më tha një ditë me të qeshur se intelektualisht ju duket se nuk jetoni në shekulin XXI, por në mesin e shekullit XIX. Edhe Oliver Schmitt, një nga mendjet e ndritura të shkencës austriake, që kam pasur rastin ta takoj personalisht para disa muajsh me rastin e një konference shkencore në Vienë, me të qeshur do t'i marrë sulmet që i bëhen. Por ajo e qeshur ne duhet të na ndihmojë të kuptojmë se ka ardhur koha të rritemi, se në botën e dijes e të qytetërimit nuk mund të hyjmë si fëmijë mbi kalin e Skënderbeut, por si të rritur me punë e studim serioz. Nuk mund të vazhdojmë të jemi ilustrim i thënies së Shtadmylerit të afro një shekulli më parë se ballkanasit nuk janë pjekur ende të shkruajnë historinë e tyre.



Miti i Skënderbeut dhe e sotmja



Le ta marrim pak më shtuar. Nëse do të kërkonim të ishim mirëkuptues me nacional - komunistët tanë të shndrruar në nacional- romantikë të vonuar do të thoshim se thelbi i idesë së tyre konsiston në atë se Skënderbeu është simbol i luftës së shqiptarëve për liri (dhe për bashkim me Evropën thotë Kadareja) dhe, si i tillë, nuk ka pse preket. Ka nga ata që thonë se edhe nëse është përrallë "le ta mbajmë si përrallë" apo se "na duhen heronjtë". (Pëllumb Kulla, Franko Egro, Shekulli, 18 nentor 2008). Me fjalë të tjera, sipas tyre, po të fillosh të shkruash apo të botosh një histori shkencore të Skënderbeut sipas së cilës del se Skënderbeu mund edhe të mos ketë qenë shqiptar, se ai nuk na paska ndërtuar ndonjë shtet të pavarur shqiptar, se ai nuk është bashkuar për të luftuar vetëm me shqiptarë për interesa shqiptarie, por se është bashkuar edhe me sllavë etj. për interesa fetare dhe pronësie, se ka qenë vasal i mbretit të Napolit dhe, si i tillë, ka bërë edhe ndoca masakra në Puglia, se ka marë Krujën jo me ndonjë luftë nacional - çlirimtare, por me një ferman të rremë, kjo do të thotë që njerëzit të humbasin dashurinë për të. Dhe kjo humbje dashurie për Skënderbeun do t'u shkaktoka thyerjen e shtyllës kurrizore apo helmimin e palcës së saj dhe rënien përtokë. Pra edhe humbjen e heroizmit e të ndjenjës së lirisë e me rradhë. Po a është kështu? Aspak. E ka provuar koha e Enver Hoxhës këtë dhe po e provon edhe kjo e sotmja. Ju siguroj unë, sikur të gjithë shqiptarët të marrin vesh e të binden se Skënderbeu paska qenë thjesht një maskara asgjë nuk do të ndodhë. Ne do të mbetemi po kaq përtokë sa ç'jemi sepse robëria më e madhe është ajo e paditurisë. Sepse sot problemi nuk është ai i shekullit XIX kur u ngjiz miti i Skënderbeut: të bëhej Shqipëria si shtet dhe shqiptarët të kishin një ndjenjë kombëtare. Sot problemi është të bëhen shqiptarët e shekullit XXI, shqiptarët me një ndjenjë qytetare të kohës që jetojmë sepse Shqipëria, për mirë a për keq të shqiptarëve, është bërë dhe shqiptarët, për mirë a për keq, një ndjenjë kombëtare e kanë. Dhe për këtë nuk na ndihmon dot miti i Skënderbeut, por duhen të tjera instrumente intelektuale e shpirtërore. Poende, sot (ashtu si edhe në kohën e diktuturës) jetojmë në një kohë kur shqiptarët nuk kërkojnë të çlirohen nga ndonjë armik i jashtëm, por nga armiku i brendshëm që janë shqiptarët vetë - në thelb padituria e tyre, - armik ky i njëjtë me Enver Hoxhën i cili, megjithëse e mbushi Shqipërinë anekënd me buste dhe statuja të Skënderbeut, i masakroi shqiptarët në atë farë feje sa ikën nga sytë këmbët nga Shqipëria e tij dhe vazhdojnë të ikin edhe sot e kësaj dite megjithëse Skënderbeun nuk e ka lëvizur njeri nga kali. (Dikush do të më përmendë shqiptarët e Kosovës, por në thelb mendoj se e njëjta gjë mund të thuhet edhe për ta dhe çështjen e tyre: se armiku i tyre më i madh është padituria. Dhe është kulmi i paditurisë në mos marrëzi të mendosh se evropianët si Schmitt shkruajnë ashtu për Skënderbeun sepse kanë hall që të diskreditojnë çështjen e shqiptarëve të Kosovës. Pikërisht një mendim i tillë i diskrediton më shumë se çdo gjë ata sepse i tregon të papjekur kulturalisht për tu bërë pjesë e komunitetit evropian). Në fakt Skënderbeu nuk luan dot nga kali për të na ngritur në këmbët e dijes, përkundrazi ai ka kohë që përdoret nga nacional - komunistët e ricikluar për të mbajtur në këmbë ata që na mbajnë ne përtokë. Dhe vetë ai i gjori ka nevojë të çlirohet nga kali ku e kanë mbërthyer për ta keqpërdorur dhe të dalë në dritë me gjithë vërtetësinë e tij.



Të bëhen shqiptarët e shekulli XXI



Dhe tek problemi "të bëhen shqiptarët e shekullit XXI" hyn edhe debati i fundit mbi nevojën apo jo të dekonstruktimit të miteve nacional - komuniste.

Sipas meje mjafton të lexosh shumicën e debatuesve për të parë se sa i nevojshëm është dekonstruktimi i miteve. Le të rradhis disa argumente.

Së pari, duhet thënë se të dekonstruktosh një mit nuk do të thotë thjesht të jesh kundër tij, apo ta hedhësh poshtë atë (ndonëse edhe kjo mund të jetë), por të kuptosh se si e pse është ndërtuar ai. Në këtë kontekst edhe dekonstruktimi i mitit të Skënderbeut nuk ka lidhje me njohjen e historisë së shekulit XV, por me njohjen e historisë së shekulit XIX pra me tërë atë proces identitet ndërtues në shekullin XIX që e nxorri Skënderbeun nga historia nëpërmjet një procesi selektiviteti dhe e ktheu në mit e simbol. E, në këtë kuptim, vetë fakti që shqiptarët, ndonëse me vonesë, kanë filluar të ndajnë mitin nga historia përbën një hap përpara drejt njohjes. Vetë fakti që historia e Skënderbeut pranohet se mund të jetë e ndryshme nga ajo çka u është mësuar në kohën e Enver Hoxhës është një hap edhe drejt dekonstruktimit, çka do të thotë një hap drejt njohjes së historisë shkencore të kohës së Skënderbeut dhe, po ashtu, të historisë së ngjizjes së mitit të tij në kohën e Rilindjes. Një hap drejt vetëdijësimit se tjetër është historia e tjetër është miti i nacionalizmit shqiptar; se për tjetër gjë na duhet e historia (për të njohur më mirë vetveten) e për tjetër gjë na ka shërbyer apo na shërben miti historik e prandaj njerëzit e ditur e të pjekur këto i ndajnë.



Së dyti: dihet se mitet shërbejnë si fillesa përbashkuese frymëzuese, se ato i japin kuptim jetës së një komuniteti, i japin edhe identitet. Por, nga ana tjetër, edhe ky përbashkim në një identitet kolektiv ka rreziqet e veta që i ka provuar dhe vazhdon t'i provojë historia. Rreziku më i madh është se, duke u bërë pjesë e një komuniteti që ndan disa simbole identitare, njeriu rrezikon të humbasë lirinë e vet si individ. Shpesh njerëzit e kanë më të lehtë të strehoen tek identitete kolektive se sa të zhvillojnë individualitetin e tyre. Por kjo i bën shumë të vegjël si individë përpara kolektivitetit dhe heronjve që i simbolizojnë ata, krijon një ndarje të tillë saqë individi nuk bëhet dot më shpëtimtar i vetvetes, por e pret shpëtimin nga heronjtë imagjinarë që në jetën reale shpesh nuk i gjen kërkund, ose i gjen në trajta aventurierësh paranojakë e delirantë. Ky është një nga rreziqet, por jo i vetmi.

Sikurse thotë një antropolog i njohur italian "identiteti, i cilit çdo lloji qoftë (etnik, nacional, personal etj.) është një varfërim, një heqje e diçkaje, një reduktim i mundësive si për pupujt edhe për individët" (Francesco Remotti "Contro l'identita" 1996). Veçarisht është e vërtetë kjo kur identiteti shihet sipas një qasjeje esencialiste, si gjetje dhe ruajtje e një bërthame të pandryshueshme. Mjaf të kesh parasysh se si ne kërkojmë të heqim e harrojmë historinë e gjatë të bashkjetesës me sllavë, turq, grekë vllehë, maqedonas në emër të identitetit tonë për të kuptuar këtë varfërim.

Jo vetëm kaq, por çështja shtrohet edhe se çfarë mund të ndodhë me ata individë apo grupe që nuk i ndajnë simbolet apo ritet e një komuniteti. Mund të ndodhë deri ajo që u ndodhi çifutëve që, duke u konsioderuar si mish i huaj, dikush pati idenë makabre t'i asgjësojë edhe fizikisht. Dhe ideologjija që shkoi deri këtu ishte e ndërtuar bash mbi mite nacionaliste. Dikush mund të thotë se kam shkuar larg në krahasim, por lexoni se ç'shkruan një nga skënderbejanët e shekullit XXI në debatin e fundit: "kombi, atdheu imponohet me të gjithë madhështinë e së shenjtës. Dekretet e tij janë imperative. Bindja ndaj tyre është pa kushte. Ai imponon tabutë e tij, ritet, ceremonitë, heronjtë dhe simbolet e tij – shkelja apo rrëzimi i tyre (qoftë dhe në tentativë) është thjesht tradhti ndaj kombit". (Mira Meksi, Shekulli, 18 nëntor 2008). Këto fjalë, për besë, nuk do të guxonte t'i thoshte kaq hapur edhe Hitleri kur proklamonte madhështinë e kombit gjerman dhe përgatiste zhdukjen e çifutëve, social - demokratëve, priftërinjve në emër të simboleve e riteve të tij. Personalisht m'u ngjethën mishtë duke i lexuar sepse mu kujtuan tërë ata bashkëvuajtës që për një tentativë arratisjeje dënoheshin nga dhjetë deri në 25 vjet burg deri edhe me vdekje për "tradhëti" ndaj atdheut.

Prandaj nuk duhet harruar asnjëherë se mitet e atdheut, ata që pretendojn se janë mbrojtësit e tyre/tij, i kanë përdorur jo rrallë si instrumente pushteti për të shtypur lirinë e individëve dhe grupimeve që mendojnë ndryshe. Sikurse thotë Durrenmatti: "shteti e quan gjithmonë veten atdhe kur përgatit një vrasje"..



Së treti, aftësimi i njeriut për të dalluar mitin nga e vërteta shkencore ka të bëjë pikërisht me diturimin e tij, me fjalë të tjera me rritjen e pjekurinë e tij prandaj edhe të lirisë së tij. Çështja që ngrihet është: a duhet apo nuk duhet që shqiptarët ta lexojmë një libër si ai i histirianit Oliver Schmitt? A duhet që tekste të tilla të hyjnë në programet tona shkollore? Apo duhet të bëjmë sikur libra të tilla nuk ekzistojnë?

Disa mbrojtës më të sofistikuar të mosdekonstruktimit të mitit kanë hedhur idenë që të vërtetën shencore le tua lemë akademikëve, pa e ngatërruar punën e tyre me punën e shkollave: "e vetmja mënyrë që akademia t’i shkoqitë me urtësi mitet kombëtariste totalitare të trashëguara nga Rilindja dhe periudha komuniste, është që të lihet ta bëjë këtë në pavarësi të plotë nga shkolla, kultura popullore, simbolet kombëtare dhe përdorimi i rrëfenjave historike si instrumente të edukimit etik dhe qytetar të shtetasve." "historia e Shqipërisë, ashtu siç është përpunuar në formë mitologjike, është pjesë e misionit të shkollës për t’u dhënë fëmijëve një identitet qytetar modern. (Ardian Vehbiu Shekulli, 18 nëntor 2008) Po a është vërtet kështu? A formojmë vëret një identitet qytetar modern duke i ushqyer fëmijët me mite nacionaliste ashtu siç janë farkuar ata një shekull e gjysëm më parë dhe përforcuar me frymë totalitare nga diktatura komuniste? Mjafton të shoshësh klishetë nacional - komuniste me të cilat trajtojnë këto argumente gazetat shqiptare apo reagimet në internet të shumicës së atyre që kanë qenë fëmijë në kohën diktaturës për të kuptuar se nuk është kështu. Mjafton të shohësh se deklaratat absurde e njëherësh paternaliste e delirante të Kadaresë, që janë një turp për një intelektual të kohës sonë, shihen prej tyre si fjalë të shenjta, për të kuptuar se nuk është kështu. Nëse fëmijëve tanë do t'u trgojmë gënjeshtra, edhe ata do të vazhdojnë të tregojnë gënjeshtra e ne do të vazhdojmë të kultivojmë kulturën e rrenës dhe manipulimit. Jo vetëm, po cila qenka mosha në të cilën fëmijëve u duhet thënë e vërteta duke patur parasysh se fëmijëria vazhdon deri në moshën 18 vjeç? Si u duhet thënë kjo e vërtetë, mos duke përdorur edhe ca gënjeshtra më të ngrënëshme që të mos traumatizohen. Poende, ky argument të bën të lindë edhe pyetja: pse na duhen akademikët dhe shkenca në përgjithësi? Pse vetëm akademikët u dashka ta kenë gurin e dijes (ndonëse kur ke parasysh këtë klimë bëhet edhe më e kuptueshme se pse nuk dalin dot studiues të rinj seriozë në këtë vend). Pse populli sëbashku me fëmijët paska nevojë të mbetet në padije? Për tu sunduar më mirë nga elitat dhe akademikët e tyre, apo pse ai nuk e di se çfarë të bëj me diturinë e tij dhe me lirinë e tij? Edhe në kohën e Hoxhës vetëm udhëheqja kishte mundësi të shihte filmat e ndaluar për pupullin, të lexonte librat e ndaluar për popullin apo të mësonte lajmet e ndaluara për popullin. Poende, në cilin nivel arsimimi mbarokan akademikët dhe filloka populli sepse kjo përmban edhe një rrezik tjetër të madh: të të bëjnë "popull". Ta bëjnë "popull" edhe Vehbiun vetë.





Së katërti, mitet duhen dekonstruktuar edhe në emër të frymës së kohës kur jetojmë. Miti i Skënderbeu është një konstrukt historik i ndërtuar në një kohë të caktuar dhe në një kontekst të caktuar luftrash dhe urrejtjesh nacionale. Pra, kur ai trajtohet si mit, çështja nuk duhet shtruar se si "ka qenë" Skënderbeu por "si dhe në ç'kontekst është konstruktuar" miti i Skënderbeut. Sikurse e kam shkruar edhe herë tjetër ai është një mit i rimarrë i rikonstruktuar mëse një herë. Ai është konstruktuar së pari si mit në emër të krishtërimit, kur u mbiquajt "kalorës i krishtërimit" , kurse dy tre shekuj më vonë u rimorr në emër të nacionalizmit. Madje, kur bëhet fjalë për nacionalizmin, ai është konstruktuar e rikonstruktuar në një proces të gjatë që meriton një studim më vete. Dihet se ka pasur pretendime për "ta marrë" Sënderbeun nga nacionalizmat e vendeve fqinje ku nuk mungon edhe ndonjë projekt që ai të jetë një simbol shqiptaro/sllav. Për këtë "çudi" na flet një historiane tjetër e njohur Nathalie Clayer. Ajo vëren se ndjenja e shqiptarisë ngjyroset me antisllavizëm (pasi ishte ngjyrosur me antiturqizëm dhe antigreqizëm) në fillim të shekullit të XX nga veprimtarët patriotë katolikë të krahinës së Shkodrës. Ndërkaq, sipas saj, në periudhat e mëparshme, ishin bërë përpjekje të ndryshme, sidomos nga ana e mirditorëve, për të bashkëpunuar me fqinjët malazezë ose serbë, kundër “turqve”. Po ashtu disa qarqe italiane vazhdonin të mendonin për një afrim midis Malit të Zi ortodoks dhe veriut shqiptar katolik, nën ombrellën e tyre. Kurse Austro-Hungaria, që kërkonte të pengonte përparimin serb dhe malazez në drejtim të Adriatikut, kishte si interes të përforconte dallimet “shqiptar” kundrejt “sllav” dhe “katolik” kundrejt “ortodoks”. Në këtë kontekst një nga promotorët e planit austro-hungarez të veprimit në Shqipëri, Ludwig von Thalloczy, pohonte se duhej vepruar kundër projektit italian dhe sillte shembullin e letërsisë popullore serbe e cila “po përparonte” në malësitë e veriut, në rajonet e Shpuzës dhe të Podgoricës dhe po përhapte një lloj besimi shqiptaro-sllav përmes figurës së Skënderbeut që paraqitej si luftëtar sllav duke përmendur veprën e priftit françeskan kroat Andrija Kačić- Miošić (Razgovor ugodni naroda slovinskoga, Venise, 1756) e cila i këndonte bëmave të Skënderbeut dhe që ishte bërë shumë popullore. (Natalie Clayer, "Aus origines du nationalisme albanais" Paris 2007)

Që ky projekt shqiptaro sllav të mos realizohet, siç e shjegon më tej Clayer, ndikuan shumë gjëra, përveç të tjerash edhe nacionalizmat e sllavëve. Por me çka thashë më sipër desha të ilustroj se kemi të bëjmë me projekte konstruksionesh identitare të shekullit XIX - XX dhe se, sikur disa rrethana që lidhen me lojën e forcave në shekullin e XIX - XX të kishin qenë ndryshe, do të kishte qenë ndryshe edhe konstrukti i mitit Skënderbe.

Problemi është se ne kemi patur fatin e keq që dorën e fundit dhe më të gjatë ky konstrukt nacionalist e ka marrë në simbiozë me ideologjinë komuniste të Enver Hoxhës që e përdori për interesat e veta të pushtetit, veçanërisht pas prishjes me BS kur Skënderbeu zëvendësoi Stalinin në sheshin qendror të Tiranës. Në sajë të këtij manipulimi me frymë tejet totalitare që edhe shkencën e vinte në funksion të ideologjisë, sikurse e thotë edhe Oliver Schmitt, Skënderbeu do të merrte përmasat e veta "më irreale", si projeksion në Mesjetë i vetizolimit të Shqipërisë/kështjellë që u bën ballë sulmeve të imperializmit dhe revizionizmit. E kjo pjesë sigurisht i djeg më shumë edhe Kadaresë si farkues i kësaj mitologjine nacional - komuniste me librat e tij të shumta për mesjetën shqiptare të trajtuara me këtë simbolikë. Edhe figurativisht imazhi i Skënderbeut i ndërtuar nëpërmjet skulpturës dhe bustit të Paskalit, e shumë veprave të tjera të asaj kohe, është ai i një luftëtari të egër mbi kalë, shumë i ndryshëm nga imazhi që ka qarkulluar në vendet evropiane: ai i një plaku të urtë e të ditur, njeri i armëve sigurisht, por edhe i qytetëruar dhe i formuar.

Në këtë kontekst le të them edhe dy fjalë për mitin si përrallë që u tregohet fëmijëve. Sigurisht fëmijëve të vegjël ne do t'u flasim për Skënderbeun dhe për kalin e tij. Në mos për gjë sepse ata e shohin kudo në sheshet e qyteteve. Por, sipas meje, assesi nuk duhet t'u flasim ashtu sikurse u është folur gjatë izolimit/dimrit të madh. Kjo nuk ndikon aspak për formimin e tyre me një identitet qytetar të modern. Sot edhe përrallat/përralla me njerëz apo me kafshë që u tregohen fëmijëve janë ndryshuar me synimin që të transmetojnë një tjetër kulturë. Ato janë ndryshuar psh. për të edukuar fëmijët me një tjetër frymë përsa i përket raportit të burrit me gruan. Ato janë ndryshuar për të ndryshuar qëndrimin e fëmijëve ndaj kafshëve. Ato janë ndryshuar për të ndryshuar qëndrimin e fëmijëve ndaj luftës dhe paqes. Edhe mitet ndryshohen apo harrohen apo ndërtohen të tjera në funksion të kohës që jetojmë dhe aspiratave të tjera që kemi. Pra nëse Kadareja shkruante në vitet e komunizmit se shpata e shqiptarëve të Skënderbeut ishte e drejtë, pasi shqiptarët ishin të mirë, kurse shpata e turqve (jatagani) ishte e shtrembër sepse ata ishin të këqij (Shih poemën për fëmijë "Në muzeun e armëve" Tiranë 1989) nuk është me vend që sot, në kohën e aspiratës për të hyrë në Evropë sëbashku me turqit, të krijohet tek fëmijët i njëjti imazh për ta si ai i kohëve të luftrave nacionaliste apo të izolimeve nacional - komuniste. Skënderbeu si mit ashtu si është ndërtuar në mitologjinë nacional - komuniste nuk mund të përdoret në kohën e sotme edhe tek fëmijët. Ai nuk mund të jetë njëherësh edhe frymëzues i armiqësisë edhe inspirues i miqësisë dhe bashkimit me turqit, grekët, serbët, maqedonët etj. në Evropë. Jo vetëm, por kjo krijon edhe një skicofreni të rëndë. Tu thuash sot shqiptarëve se Skënderbeu është pararendës i NATO - siç thotë Kadareja duke iu referuar luftrave të tij me perandorinë osmane - ndërkohë që Turqia ka hyrë në NATO para nesh e është kandidate para nesh për të hyrë në Evropë kjo krijon skicofreni. Koha e sotme kërkon mite e heronj të rinj edhe për fëmijët, por edhe shikimin e miteve të vjetra sa nën filtrin e dijes shkencore aq edhe në fuksion të frymës së kohës dhe aspiratave të kohës.

Nga sa di unë e gjithë Evropa e ka rishkruar historinë e saj në këtë kontekst. Ka pasur gjithashtu edhe projekte për të rishkruar historinë e Ballkanit po në këtë kntekst ku kanë marrë pjesë edhe historianë shqiptarë. Duke parë reagimin ndaj librit të Oliver Schmiditt, mund të thuhet se është bërë shumë pak. Dhe i vetmi shpjegimi në thebin e vet, sipas meje, është se ata që e kanë në dorë këtë punë kanë frikë nga diturimi i njerëzve sepse kjo do t'i bëjë të lirë ndaj pushtetit të tyre, të cilin e kanë keqpërdorur dhe keqpërdorin në formën më dramatike për atdheun e kuptuar si shoqëri shqiptare. Ja pse ngulmoj se përgjigja më e mirë ndaj histerisë së ngritur kundër librit të Schmittit është: "bëhu i ditur të jesh i lirë".
 

Al-Punk

Still here
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Shume interesante qe te gjithe si shkrime dhe me vjen keq qe nuk i kisha lexuar ma pare.

Une e kuptoj Lubonjen (cfare mbiemri eshte ky meqe ra fjala? Mos eshte pak sllav!?). Me bindje them se teorite e tij jane anti-konformiste dhe jane te zhveshura nga nacionalizmi... Dhe e rrespektoj shume si nje nder intelektualet qe nuk kane frike te thone JO, e te kene integritet mendimi.

Pastrimi i identiteteve qe eshte bere tek Lubonja ne kohet e kaluara i ka dhene kthjelltesine per te pare boten nga nje tjeter kendvershtrim. Eshte e veshtire te hapesh nje rruge te re kendveshtrimesh, e me e veshtire te gjesh njerez qe te te ndjekin. Megjithate Lubonja eshte ne nje rruge te tille dhe personalisht jam nje nder ata qe e lexon me andje e qe rrespekton cdo shkrim qe ai publikon.

Ajo qe harron Lubonja (ose ajo qe nuk mund te vëj re!?) eshte se problemi i identiteteve eshte si polet e njejta te nje magneti Sa me prane te vendosesh dy pole te njejta, aq me fort do te shtyhen. Kuptohet qe gjithmone njeri nga magnetet eshte iniciator i ketij reaksioni te vogel.
Per t'u kthyer tek tema e nacionalizimit tek i cili perqendrohet Lubonja, identiteti nacional shfaqet tek te gjithe ne në dy raste:
1. Kur jemi te kercenuar nga humbja e ketij identitetit tone kombetar nga nje tjeter identitet
2. Kur ethnocentrizmi yne(!) eshte gati te gllaberoje nje identitet me te vogel, bazuar sigurisht ne mite (kadareske e te ngjashem qe i gjen ne cdo shtet).

Ketu mendimi mund te degezohet ne dy drejtime. I pari mendim eshte te diskutoj nese identitetet jane te nevojshem apo jo. Mendimi i dyte do me dergonte ne shtjellimin e mirefillte te tezes se z. Ferraj, perdorimit te figures se Skenderbeut dhe te vetmit argument qe nje politolog dhe nje kriticist mohojne te permendin.

Shpeshhere jepemi me aq shpirt ndaj anti-konformizmit, ndaj mendimit ndryshe sa harrojme te gjykojme nese ky perafrim qe po bejme ka baza apo jo.

Te jesh kunder cdo identiteti do te thote te kesh veteperjashtuar veten ndaj cdo lloj pergjegjesie humane e shoqerore. Kjo fjali mund te duket pak e rende, por jam i sigurt qe Lubonja pershembull nuk do mund te humbase kurre identitetin e te qenit prind(!?). Ose nuk e imagjinoj dot Lubonjen perballe nje beqari te stazhionuar qe i shan konceptin e prindit, qarravitjet e nje femije e te tjera perceptime te ngjashme dhe Lubonja te rrije indiferent, ne emer te lirise qe i jep mosperkatesia ne nje identitet. Besoj se nje fjale do e thote. Ne fund te fundit dhe pozicioni kriticist qe Lubonja merr persiper, perben nje identitet me vete, te cilin ai nuk do e humbase kurre, dhe per te cilin ai lufton shume fort neper mediat tona. (Shpeshhere ne menyre te ekzagjeruar, por serisht simpatike.)

Pra identitet jane te nevojshme per qenien tone njerezore i dashur Lubonja. Tani te kalojme tek identiteti im i te qenit shqiptar dhe mitet e mia.

Disa dite me pare bera nje prezantim per Shqiperine ne ambientin ku po jetoj, dicka qe ma kishin kerkuar 2 vjet me pare e per 2 vjet e mohova. Nuk po ndalem tek arsyet 2 vjecare te mohimit, qe ndoshta kane te bejne pak me nje percaktim lubovian, por po vazhdoj me tej ...

Cdo dite ketu ku jam me pyesin cfare gjuhe flasim ne Shqiperi. - Buzeqesh dhe them Shqip.

Ndoshta kjo injorance (pa negativitetin e kesaj fjale) qe te tjeret kishin per identitetin tim me nxiti qe te tregoj se cfare i ben shqiptaret te quhen Shqiptare. Quaje nacionalizem, une e quaj identitet.

E cfare me ben mua te jem Shqiptar? (... me tej do i pergjigjem dhe a eshte e nevojshme te jem shqiptar)

Duke marre parasysh eklipsimin e bujqerve Ilire nga Perandoria kulturore Greke dhe ajo ushtarake Romake, mua me ngelet shume pak per te treguar cili eshte identiteti im. Kohet e erreta te Evropes jane shume te erreta per tu marre me to keshtuqe na ngelet te kercejme ne Perandorine Otomane. Territorin ku ndodhet Shqiperia e sotme, kjo perandori e quante Rumeli. E vetmja pike orientimi e historise se kombit tone eshte nje katolik-musliman-katolik i quajtur Gjergj Kastriot Skenderbeu.
Per hir te materializmit te tij personal, per hir te egos apo per nje sere nocionesh te tjera qe per mua nuk kane rendesi, ky njeri krijoi ate qe quhej Mbreteria Shqiptare. Te tjera mbreteri shqiptare paten ekzistuar si ajo e Prognit, por qe u shuan pa jehone. Skenderbeu, ishte nje politikan i mirefillte. Beri qe te njihej si Mbret i Shqiptareve tek te gjithe qarqet qe kishin nje fare peshe ne ato kohe, tek Sllavet, tek Vatikani, Napoli e Venediku dhe sigurisht tek Otomanet. Mbreteria e tij, edhe pse jo jetegjate la jehone ne histori dhe kjo eshte mjaftueshem per mua per ta permendur dhe per ta nxjerre ne Mejdan.
Skenderbeu vertetoi qe Shqiptaret ishin faktor ne mesjete, qe ekzistuan dhe qe u distancuan nga identitetet e tjera si sllavet, turqit apo greket. Identiteti katolik qe iu mvesh Skenderbeut nga shume kush e qe akoma i thur poezi Kadare eshte pa interes per mua. Nga ana politologe do ishte shume e rendesisshme te studiohej se si nje Mbret i nje Mbreterie te vogel, kreu 28 beteja dhe humbi vetem 1 dhe sigurisht i duheshin aleanca e marreveshje.

Cdo fjale e thene me tej per Skenderbeun eshte e pavlere. Nese dikush do ta reklamoje si mbrojtes te Katolicizmit, mund ta beje, ne kontruktin politik, para nje audience teokratike, figura e tij fiton shume pike.

Per tu kthyer tek identiteti im si Shqiptar dhe domosdoshmeria e tij. A eshte e nevojshme qe une te jem shqiptar?
Ne shekullin ku ne po jetojme e ku identitete te reja do zevendesojne gradualisht identitetin tim kombetar, cdo ndienje nacionaliste eshte nje humbje kohe. Ne fund te fundit nacionalizmi vertetoi qe eshte nje disipline e eger dhe shpeshhere johumane.
E megjithate une jam shqiptar. Jam shqiptar sepse percjell nje identitet kulturor qe akoma ka integritetin e tij. Populli im akoma eshte i pa studiuar mire ne tradite, ne gjuhe, etnologji etj. Lidhjet gjuhesore me Indine e sotme(disa qindra fjale si qypa, pi (uje) etj), lidhjet simbolike me Hititet e lashte (lahuta, shqiponja bicepale etj), veshjet e gjyshes sime te veriut, vajtimet e dukagjinasve qe te kujtojne vajtimin e Akilit, e shume gjera te tjera perbejne copeza te identitetit tim kulturor e shqiptar. Ky eshte nje identitet i cili nuk do doja te zhdukej. Eshte nje pasuri kulturore per te cilin Lubonja do luftonte shume po ta kishte. Shqiptar i shek. XXI per mua eshte gjithmone njesoj. Eshte nje rrespekt per kulturen qe une trashegoj dhe qe nuk do doja te zhdukej me shume nxitim ...
 

Gysi

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Problemet e shtruara prej teje Mandi jane shume te drejta. Personalisht, une nuk jam teresisht dakort me tezat e Lubonjes, megjithate mendoj se ato jane me vlere dhe mendoj se Lubonja eshte nga te paktet njerez qe eshte krejtesisht konseguent nga aspekti teorik dhe qe i qendron me te njejten konseguence teorike cdo qasjeje te tij ne realitetin aktual apo historik shqiptar.
Lubonja ka nje ndikim te madh nga pipamjet postmoderniste dhe natyrisht qe eshte i kritikueshem, per aq sa c'eshte i kritikueshem vete postmodernizmi. Gjithsesi, pertej kritikave postmodernizmi eshte rryme serioze mendimi dhe shfaq vlera po kaq serioze ne debatin publik, te cilat duhen marre ne konsiderate. Problemi eshte qe ne Shqiperi, ashtu si edhe per cdo gje tjeter, gjerat vijne me mjaft vonese (perjashto vetem produktet e konsumizmit qe jane fenomenet me negative te botes se sotme). Ne kete menyre debati publik ne Shqiperi, gjendet i ngerthyer ne skemat, mitet, tabute, ngercet e pikpamjeve te fillim shekullit XX, gje qe sjell ndrydhje te mendimit, pa gjetur aftesine per t'ju pergjigjur kerkesave te reja te zhvillimeve shoqerore. Nga ky aspekt, Lubonja dhe ndonje tjeter si p.sh. Feraj, jane te destinuar te mbeten te vetmuar, duke qene disa hapa perpara te tjereve, gje qe i ben shpesh te pandjekshem, te pakuptuar dhe rrjedhimisht edhe te paragjykuar.
Persa i perket problemeve, jam dakort me pikepamjet qe shtron Lubonja lidhur me dekonstruktimin shkencor te miteve, por gjithsesi, ka vend per te kritikuar dhe per te diskutuar lidhur me vendin qe ai i jep nacionalizmit. Me nacionalizem, Lubonja ka para sysh kuptimin me te ndrydhur te kesaj fjale, gje qe e mban mendimin te mberthyer ne skema ideologjike qe pengojne zhvillimin. Une mendoj se ka nevoje ti gjejme nje tjeter perkufizim nacionalizmit, per ta bere ate produktiv, duke marre ne konsiderate edhe problemet e reja qe shfaqin dukuri te tilla si globalizimi apo konsumerizmi.
Gjithashtu nuk jam shume dakort me pikpamjet postmoderniste lidhur me identitetin, i cili perceptohet si nje frenim i individualitetit. Citimi i Lubonjes per identitetin, e shikon ate si nje subjekt i cili prodhon (frenon apo zhvillon sipas skemave te tij) individualitetin. Nderkohe qe une mendoj qe identiteti nuk eshte prodhues por produkt i individualitetit. Pra identiteti nxirret nga teresia e individualiteteve ku individi ben pjese, apo ndjen perkatesine. Me pas, procesi i formesimit te individualitetit prej ketij identiteti eshte nje faze e dyte e domosdoshme per ti bere njerezit pjestare te nje shoqerie dhe solidare ne te. Gjithsesi, identitetet nuk duhen marre te ngurta dhe te palevizshme, por ato jane dinamike dhe shkojne ne funksion te kristalizimit te individualiteteve funksionale dhe te vlefshme.
Gjithsesi, edhe vete Lubonja nuk shprehet kunder identifikimit me kombin, pavaresisht ideve qe ai shpreh kunder nacionalizmit te ngurte qe shfaqin shpesh ballkanasit.
 

toronaga

Forumium praecox
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Nuk me duket em shume mend te vesh Hysamedin Ferrajn dhe Fatos Lubonjen ne te njejten tenxhere, por meqe eshte lehtesisht te ngaterohet ideja e Lubonjes me ate te Ferrajt, duhet theksuar se Hysamedini e shtjellon e idene e tij duke u nisur nga mitizimi katolik qe i behet figures se Skenderbeut(gje qe eshte shume t'u diskutuar). Madje ai e quan anti-shqiptare ekzistencen e Skenderbeut ne te njejten ane me serbet e malzezet. Te jesh me serbet e malazezet kundra turkut nuk eshte aspak gje e keqe dhe me siguri Lubonja dhe Ferraj ketu me siguri qe nuk jane dakord me njeri-tjetrin. Kur them Ferraj i referohem vetem artikullit qe eshte ketu dhe jo punes se tij ne pergjithesi, pasi nuk e njoh. Por, te thuash qe Isa Boletini, nje nga ata qe griti flamurin e pavarsise ne Prizren ishte vegla e serbeve dhe malazezeve, e ben krahasimin mes Lubonjes dhe Ferrajt shume qesharak. Se fundi, Lubonja e trajton problemin e Skenderbeut si nje fryrje historike, ndersa Ferraj trembet nga mitizimi i Skenderbeut duke e trajtuar ate si nje figure e perdorur nga shqiptaret per tu ri-konvertuar ne katolike. BS! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Mund te hapet nje teme e re mbi pikapemjet e historianeve mbi Skenderbeun, pasi nuk mund te perfshihen mendimet e socialogeve, shkrimatereve apo historianeve shqiptare nen kete artikull ne shkruar nga Hysamedin ferra.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

E bukura e shpifjes eshte qe kur ekspozohet shpesh sikur fillon dhe embelsohesh me te.
Vertet si po vini po thuajse nje barazim mes Lubonjes dhe Ferrajt? (E kam fjalen per idete e tyre kuptohet).
Lubonja kur nis e u futet teorive sec ka nje dell qe te fluturoje ne boten e vet. Por kjo "prirje fluturuese" nuk ka asnje lidhje apo perafersi me Ferrajn.
Ai tipi aty nuk le me vrer pa vjelle kunder Skenderbeut dhe cdo lloj gjeje jo-arabe sa te perzien zorret dhe ju e beni perkrah me "cmitizimin" qe kerkon ndonjeri.
Cmitizimi eshte nje gomarllek. Per kedo qe nuk ha bar dhe nuk ben "bee" s`ka hic mitizim.
Qe ishte strateg e vertetojne betejat.
Qe ishte politikan e vertetojne kontratat, marreveshjet dhe korrespondenca qe ka lene.
Qe ishte Burre Shteti mjafton qe mblodhi 5 shqiptare ne nje tryeze dhe qe ne fund i beri nje mendje.
Vleresimin nuk ka lene me historia vend per diskutim perderisa fama e tij e vertetuar ka dale pertej oqeanit, dhe i kendoi edhe nje nga poetet me te mire amerikane te te gjitha koherave. (Pa vene ne kandar nje tufe figurash franceze dhe europiane).
Ku ka mitizim ketu?

Tani nqs ndonjeri ka ndonje dyshim qe eshte metafore apo e vertete qe Skenderbeu cau nje dem me dysh me nje te rene te shpates apo qe fluturoi me kale nga kalaja e Krujes
ne mal te Skenderbeut atehere....me mire te mendoje se eshte e vertete...ose te shkoje te vizitohet njehere se mbase ja gjejne dermanin.

Po ky eshte tipar i njerezve qe kane mungese kalciumi dhe si rrjedhim kane mungese te shtylles kurrizore (e kam fjalen per keta qe na dalin me shpate ne dore per "cmitizime").Qejfi apo pasioni i jetes se ketyre njerezve eshte te "cmitizojne" Malet dhe te mitizojne plehun. Ore brumbulli topin e mutit njeh si Himalaje. Shembulli me i qarte eshte Hysamedini ne fjale.
Pak a shume Hysamedini thote qe kur te vjen pushtuesi ktheji sumen se do jesh me rehat. Sigurisht qe sot secili ka preferencat e tij po ja qe une psh se pse dreqin kam lindur "tradicional" dhe s`me pelqen kjo ideja "bashkekohore".

Ne Angli kane heronj nja dy personazhe perrallash. Jo Artura e jo Robin Huda. Kurse ne Zvicer jane nje shkalle me lart se kane hero nje personazh te pjese teatrale.

Dy sulltanet me te fuqishem te historise se P.Turke nuk i ben dot gje Skenderbeut, por kete ka marre persiper ta beje marka "Ferra" me ushte ne dore. Nuk i ve faj, kolegu i tij luftoi me mullinjte e eres, mos ta provoje edhe Ferraj te luftoje kunder Monumenteve? C`kishte me shume ai spanjolli?
 

Gysi

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Interviste e Schmitt-it per debatin mbi librin e tij

Schmitt
dhe shqiptarët...

Z.Schmitt, mund të na flisni pak për lidhjen tuaj me Shqipërinë dhe shqiptarët?
Interesimi im për kulturën shqiptare ka filluar herët, gjatë një udhëtimi që bëra në kufirin greko-shqiptar në vitin 1991. Më 1996 kam ardhur në Shqipëri për herë të parë, vizitova sidomos jugun midis Korçës, Gjirokastrës dhe Sarandës. Qysh shpejt lindi plani për të shkruar një disertacion me temë shqiptare, që do t’i kushtohej “Arbërisë venedike” në fund të shekullit 14 dhe në shekullin 15. Shqipen e kam mësuar me një mik e koleg shqiptar në Vjenë dhe kam mundur ta përmirësoj vitet e fundit në një numër udhëtimesh në hapësirën shqipfolëse. Kam patur kontakte të ngushta me kolegë shqiptarë qysh gjatë studimeve në Vjenë – aso kohe studionin këtu shqiptarë që sot japin mësim në Prishtinë dhe Tetovë; më i njohuri është pa dyshim ministri i sotëm i arsimit të Kosovës Enver Hoxhaj. Kam patur gjithmonë kontakte të mira me studentë shqiptarë gjatë mësimdhënies në universitetet e Mynihut dhe të Vjenës, mes tyre edhe me asish që kanë vetë sot punime hulumtuese. Gjatë viteve të fundit kam udhëtuar disa herë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, jam takuar këtu me kolegë të shumtë, me disa kam patur edhe diskutime shumë intensive, mes të tjerash në konferencat për Skënderbeun që u organizuan në vjeshtë 2005. Instituti universitar ku unë punoj mban kontakte me institucione analoge në hapësirën shqipfolëse, e unë i zhvilloj më tej këto kontakte edhe nëpërmjet veprimtarisë sime në Komisionin Ballkanik të Akademisë Austriake. Akademia Austrike në janar 2008 nënshkroi një marrëveshje me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në vitet e fundit, me përkrahjen e rektoratit të Universitetit të Vjenës arrita të ngre edhe një program bursash për historianë të rinj shqiptarë (nga Shqipëria dhe Kosova). Së fundi Instituti im ka marrë në gjirin e vet bibliotekën e Institutit Shqiptar të Mynihut, një nga koleksionet më të rëndësishme albanologjike të Europës perëndimore.

Cilat janë fushat e studimeve shqiptare që përbëjnë interes për ju?
Merrem sidomos me historinë mesjetare, por kiam shkruar edhe një studim për Faik Konicën, së fundi edhe një histori të Kosovës. Më 2006 dhe 2008 u zhvilluan në Vjenë dy konferenca albanologjike, njëra për kritikën e historiografisë , tjetra për historinë e fesë, në këto morën pjesë kolegë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Përfundimet do të botohen vitin e ardhshëm.

Vizitat tuaja në këtë vend?
Midis viteve 1996 dhe 2008 kam ardhur shumë herë në Shqipëri, por më kanë lënë mbresa sidomos udhëtimet e viteve 2006 e 2007 në viset e Skënderbeut (Mat, Dibër) e në Shqipëri të veriut. Kujtoj me dëshirë mikpritjen, sidomos në zonat e thella.

Cilat kanë qenë kontaktet e para të njohjes me Skënderbeun, dhe çfarë ju joshi për të hulumtuar rreth tij? Tek e fundit pse një libër për Skënderbeun?
Që në gjimnaz pata lexuar klasikët e albanolgjisë historike (sidomos Šufflay-n dhe Jireèeku-n). Kështu plani për të kryer vetë hulumtime arkivore për Skënderbeun ka lindur shpejt. Munda ta realizoj këtë plan midis viteve 1999 dhe 2007, ndërsa vepra “Arbëria venedike” dhe një numër shkrimesh e botimesh dokumentare ishin paraprijëse të to.

Libri dhe reagimet…

Ndalojmë pak tek libri juaj i ri, “Skënderbeu”. Sa është i pranishëm elementi artistik në veprën tuaj?
Biografia është, në kuadrin e historiografisë , një zhanër me rregullat e veta, të cilat lejojnë që të lidhet puna shkencore edhe me mëtimin artistik. Vitet e fundit në dije është zhvilluar një diskutim intensiv lidhur me teorinë e biografisë, ndër të tjera edhe mbi mundësinë e lidhjes së modeleve narrative me ato analitike. Jam përpjekur të shkruaj një libër, i cili përdor edhe metodat e shkencës historike, por lexohet mirë.

A e morët me mend që do të kishte një reagim të tillë kur po e shkruanit?
Jo.

Si mendoni, çfarë e lëndoi sedrën e shqiptarëve në këtë rast?
Diskutimi mbi librin ndjek mekanizma mediale, të cilat njihen edhe nga raste analoge. Këtu libri vetë shërben si sipërfaqe projektimi për stereotipe, ideologji dhe me sa duket, edhe frikëra. Shumica e pjesëmarrësve shprehin sidomos mendime të parapërgatitura. Përmbajtja e vetë librit nuk luan ndonjë rol. Më të shumtët e librave që janë kontestuar ashpër, nuk janë lexuar prej kritikëve të tyre më të rreptë. Në rastin konkret ata që e kanë lexuar librin janë shprehur në mënyrë të diferencuar ose pozitive (Fatos Lubonja, Beqir Meta, Artan Lame), të tjerë, që nuk e kishin në dorë, nuk kishin nevojë ta lexonin, pasi “e dinin” paraprakisht çfarë përmbante ai. Ndaj debati dhe rrjedha e tij nuk të habit fort.. Më 2007 në Bullgari ndodhi një debat edhe më i ashpër: një koleg gjerman dhe një kolege bullgare, të cilët kishin punuar mbi ikonografinë e masakrës së Batakut (1876) u akuzuan nga nacionalistë bullgarë se po e mohonin masakrën. Këtë gjë të dy këta studiues në të vërtetë nuk e kishin bërë, megjithatë opinioni publik bullgar, ndër ta edhe presidenti i shtetit ishin të bindur se të huajt po sulmonin nderin kombëtar të bullgarëve. Sapo që aktivohet ky lloj stereotipi, është gati e pamundur të argumentosh kundër tij në mënyrë racionale. Këto stereotipe nacionaliste dhe ksenofobe u përdorën nga sistemet komuniste si mjete pushteti, ato në Shqipëri janë edhe më të forta se në Bullgari. E meqë në të dyja këto shtete nuk është zhvilluar, ose veç sapo ka filluar të zhvillohet një diskutim publik mbi pasojat e politikës izolacioniste komuniste, paragjykime të tilla mund të aktivohen fare lehtë.
Në mbyllje dua të nënvizoj se temat kryesore të diskutimit nuk kanë të bëjnë aspak me librin:
1. Në libër nuk thuhet se Ivan Kastrioti paskej qenë serb.
2. Në libër nuk thuhet se gjakmarrja paskej qenë motivi i kryengritjes; fjala është në të vërtetë për të vetmin motiv personal, të shfaqur qartë në dokumentet, të Skënderbeut, si renegat i vetëm dhe oficer i suksesshëm osman që filloi një kryengritje kundër sulltanit. Vetë kryengritja kishte arsye shumë më komplekse, të cilat analizohen me hollësi në libër.
3. Libri nuk ka për qëllim “të demitologjizojë” Skënderbeun – kjo gjë thuhet që në parathënie.
Krejt debati në të vërtetë nuk ka objekt, siç e shprehu Ardian Klosi.
Shumë shqiptarë mendojnë se figura e Skënderbeut është e studiuar mjaftueshëm dhe s’ka vend për ndonjë të re entuziaste që mund të ndryshojë imazhin tonë mbi këtë figurë. Të tjerë thonë se studimet e shumta shqiptare mbi Skënderbeun nuk lënë ndonjë vend që një studiues i huaj të ngrihet e të mbulojë boshllëqet. Ka nota xhelozie këtu? Nga se shkaktohet?
Këtë të fundit unë nuk mund ta gjykoj. Në tërësi duhet vërejtur se çdo hulumtim do parë si një proces: materiali i ri dhe shtrimi i ri i pyetjeve të çojnë në rezultate të reja. Ndërsa trajtimi që u bën shoqëria këtyre hulumtimeve është diçka tjetër. Mes diskursit shkencor dhe atij shoqëror shpesh nuk ka përputhje, sidomos në ato raste kur përfundimet e hulumtimit, për shkaqe të ndryshme, mund të ndjehen si të sekëlldisshme ose negative nga një shoqëri. Vetëm se kjo nuk është diçka tipike shqiptare, por mund të vërehet edhe në shumë raste të tjera – një shembull këtu është roli i Zvicrës në Luftën e dytë Botërore, i cili në paraqitjet zyrtare del shumë më pozitiv sesa në hulumtimet e historianëve. Mirëpo një debat i gjerë i krejt shoqërisë solli në situatën që tani shoqëria e ka kapërcyer këtë mit kombëtar, konkretisht ngaqë nuk diskutoi vetëm në mënyrë emocionale, por edhe racionale, dmth. duke vënë në themel të diskutimit materialin dokumentar, nga arkivat, e jo mendimet e parapërgatitura. Natyrisht që jo të gjitha pjesët e popullsisë pranuan në të njëjtën masë, megjithatë është arritur një konsensus i ri mbi këtë pjesë të historisë nëpërmjet një diskutimi të hapur, zakonisht me nivel të mirë. Por nuk ka qenë aspak proces i lehtë.

Ekziston një mendim i përgjithshëm, se librat që në një farë mënyre thyejnë mitet kombëtare janë më interesantë, rrjedhimisht më të shitshëm. Hyn libri juaj në këtë kategori?
Jo. Në të vërtetë mjafton të lexosh hyrjen. Qëllim i librit nuk është “shkatërrimi i një miti”, por rindërtimi historik mbi bazën e gjithë burimeve të shfrytëzueshme e me peshë. Në pjesën përmbyllëse analizohet dhe shpjegohet receptimi i Skënderbeut në Europë dhe në Ballkan, si lindi imazhi i sotëm i Skënderbeut. Debati mbi “demitologjizimin” i shkon tangent qëllimit të librit – ashtu siç nuk kanë të bëjnë me librin edhe elementet e tjera të debatit. Veç kësaj mendoj se për të arritur mirëqenien ka rrugë më të mira nga hartimi i librave shkencorë.

Emrat sllavë…

Emërtimet në librin tuaj janë kryesisht në gjuhën sllave. Nisur prej tyre janë nxjerrë edhe konkluzione të shpejtuara të tipit: Schmitt e cilëson Skënderbeun serb, edhe pse në tekst nuk ka cilësime të tilla të drejtpërdrejta. Pse janë përdorur këto emra në gjuhën sllave? P.sh, pse Ivan dhe jo Gjon?
Bëhet fjalë për një keqkuptim thelbësor. Një emër nuk është në gjendje të tregojë për përkatësinë gjuhësore ose etnike të një personi. Një shqiptar që quhet Ali bëhet arab prej këtij emri po aq pak sa bëhet vetiu serb një person që quhet Ivan. Në libër nuk thuhet se Ivan Kastrioti paskej qenë serb. Nuk e di se kush e hapi këtë farë debati për herë të parë – porse ai pohim vuri në veprim mekanizmin medial. Ndaj reagimi emocional negativ nuk ka asnjë bazë. Kushdo që e lexon librin ka për ta vërejtur këtë gjë; kurse ai që nuk e ka lexuar do të vazhdojë të ndjekë mendimin e tij të parapërgatitur.

Meqë jemi në këtë temë, çfarë përkatësie do t’i jepnit Skënderbeut?
Kjo pyetje niset prej hipotezës se etnia ka vazhdimësi dhe mbetet e pandryshuar, diçka me të cilën dija ndërkombëtare nuk pajtohet. Përkatësia etnike në Mesjetë nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe. Njerëzit patjetër që ishin të vetëdijshëm për ndryshimet gjuhësore; mirëpo përkatësia fetare, pozicioni shoqëror, dallimet midis shoqërive të qytetit dhe të fshatit, mënyrat e ndryshme të jetesës në malësi dhe në ultësira kishin peshë më të madhe. Sidomos në rastin e fisnikëve kategoria etnike nuk ndihmon shumë: sa më e rëndësishme të ishte një familje, aq më ndërkombëtare ishte ajo. Kjo vlente edhe për Kastriotët, të cilët ishin të lidhur me familje serbe dhe greko-bizantine dhe ishin krenarë për këtë. Në ndryshim nga identiteti etnik, kishte rëndësi identiteti politik dhe kulturor: Skënderbeu e shihte veten si „zot të Arbërisë”. Në lëmin kulturor humanizmi, të cilin e kishte prurë në Arbëri kisha katolike, luajti aty nga fundi i jetës së Skënderbeut një rol të rëndësishëm – kështu duhet kuptuar lidhja e tij me epirotët e antikitetit ose imitimi i kurorës mbretërore të Maqedonisë (njëra pjesë e së ashtuquajturë s përkrenare e Skënderbeut në Vjenë).

A kanë lidhje këto emërtime me faktin se ju keni dashur t’i qëndroni besnik dokumenteve të cilave u jeni referuar?
Po. Emri Gjon u përdor nga intelektualët e Rilindjes shqiptare. Në shumicën e shoqërive europiane emrat e princave përkthehen në gjuhën përkatëse: Henri IV në librat gjermanë shfaqet si Heinrich IV. Në këtë pikëpamje studimet shqiptare ndjekin një praktikë të zakonshme. Por unë, ngaqë librin e kam shkruar në radhë të parë për lexuesin gjerman dhe jo atë shqiptar, kam ruajtur atë formë që gjendet në burimet dokumentare të kohës së tij; e këto si latinishte ashtu edhe greqishte japin trajtën Ivan, ndërsa në burimet osmane Jovan. Kështu babai i Skënderbeut shfaqet në gjuhë të ndryshme nën këtë emër, kurse forma Gjon nuk dëshmohet. Ndaj duhet menduar që ai kështu e ka quajtur vetveten, prandaj edhe u njoh si në Ballkan ashtu, edhe në Itali nën këtë emër. Një kancelar që shkruante latinisht nuk kishte ndonjë arsye të përdorte një trajtë sllave të emrit, një historiograf bizantin si Halkokondili do mund ta kishte quajtur edhe “Ioanis”: mirëpo ai nuk e bëri këtë gjë, por përdori atë trajtë emri me të cilën njihej përgjithësisht Ivan Kastrioti. E pra këtu ndjek thjesht gjuhët burimore. Kjo zgjidhje sigurisht që ka më pak ngarkesë ideologjike sesa emërkrijimi i ri “Gjon”. Më tej dua të theksoj sërish se një emër nuk të jep çelësin për gjuhën e aq më pak për identitetin.

Portretizimi i Skënderbeut…

Figura e Skënderbeut është ezauruar thuajse në të gjithë fushat e artit, në letërsi, muzikë dhe artet pamore, në pikturë e skulpturë. Për aq sa njihni, si e komentoni portretizimin që i është bërë Skënderbeut deri më sot, sidomos në Shqipëri? Veprat më të rëndësishme u krijuan vetëm pas vitit 1945 dhe ato i përgjigjen konceptit të realizmit socialist përkatësisht të stalinizmit kombëtar, siç e modeloi Enver Hoxha. Ndërkaq nuk ekziston ndonjë ikonografi e gjerë parakomuniste, e cila do mund të bëhej një alternativë ndaj mënyrës komuniste të të lexuarit. Monumentet në Prishtinë dhe Çair/Shkup qenë një shans për t’i ftuar artistët që të jepnin forma të reja të paraqitjes; por ky shans u dogj. Diçka e ngjashme vlen edhe për letërsinë artistike: letërsia për Skënderbeun kishte nën diktaturën e Hoxhës një karakter stabilizues për sistemin. Ajo kontribuoi që Skënderbeu të bëhet feja civile e një shteti ateist, siç e ka formuluar në një ese Egin Ceka.

A kanë artistët shqiptarë një koncept të qartë për këtë figurë?
Në kuptimin e përgjigjes së mësipërme, po.

Kadare në debat...

Në vazhdën e debateve të fundit, më shumë vëmendje tërhoqën deklaratat e shkrimtarit Ismail Kadare. Do të donim të komentit disa prej tyre. P.sh, Kadare thotë: 1) “Çfarë ka bërë ky Skënderbeu të keqe që ne shqiptarët duhet ta vëmë në diskutim? Dhe del një gjerman në mënyrë të papritur, kur ka nja njëmijë e pesëqind libra për të, dhe ne duhet si servilë të ulim kokën të gjithë dhe të shohim ç’thotë ky gjerman, kur kemi qindra e qindra libra dhe vlerësime të padiskutueshme të Skënderbeut…”
2) Në fillim u gjet që babai i Skënderbeut paska pasur një grua sllave. Kjo mund të jetë e vërtetë. Tërë feudalët, tërë princat e Europës merrnin gra të huaja dhe asnjëherë gruaja e huaj nuk kthente identitetin e vendit. Tani i gjetën edhe babanë, na e paska serb... Ky është kuptimi i shëmtuar i kësaj, d.m.th që nëse kjo figurë do të mbahet, do të mbahet si figurë më zanafillë sllave, që nuk është e vërtetë fare. D.m.th, që Kosova do të kthehet përsëri në statusin e provincës serbe, dhe normalisht kryezotin e saj, heroin e saj do ta ketë serb.

Këto deklarata në të vërtetë thonë më shumë për personin që i lëshon, sesa për atë për të cilin bëhet fjalë. Sa për të tjerat ato janë po aq të sakta sa dhe pohimi që unë qenkam gjerman, kur në të vërtetë jam zviceran.

Dhe në fund…

Shumë prej debatuesve, për të mos thënë të gjithë, nuk e kanë lexuar ende deri në fund librin tuaj. E megjithatë, diskutojnë. A ka vend për debate në këto kushte mosnjohjeje?
Ecurisë së debatit nuk mund t’i ndryshosh më gjë. Por meqë në vitet e ardhshme kanë për t’u përkthyer herë pas here në shqip libra historianësh të huaj albanologë, do të ishte mirë që në diskutimin e ardhshëm pjesëmarrësit të njohin më së pari librin e të mos e përdorin atë thjesht si sipërfaqe projektimi për diçka tjetër. Do të ishte gjithashtu e dëshirueshme që të vihet njëherë në pikëpyetje skema mik-armik që përdoret kundrejt studiuesve joshqiptarë. E ç’kuptim kanë këto nocione? Çfarë kushtetsh duhet të plotësojë dikush që dëshiron të bëhet “mik i shqiptarëve”? Kush e përkufizon se çfarë është “shqiptare”? Debatet kulturore të viteve të fundit kanë treguar së paku një gjë: që në këtë pikë në shoqëritë shqiptare të Europës Juglindore dhe të diasporës nuk ka konsensus. Librat zyrtarë të shkollave dhe të historisë vazhdojnë të ndjekin modele të periudhës komuniste – veçse nga debatet kuptohet që ata nuk pranohen më përgjithësisht.
Hulumtimi shkencor duhet të ndjekë metodat dhe parashtrimet shkencore të pyetjeve, ai duhet t’u qëndrojë larg klasifikimeve të thjeshta politike pro ose kundra.
Përfundimet shkencore paraqiten në mënyrë të rrokshme, dmth. historianët japin burimet që kanë përdorur, në mënyrë që lexuesi të mund t’i shqyrtojë ato.
Së fundi, ajo që më bën të jem disi optimist është fakti që janë të shumtë shqiptarët e rinj që studiojnë jashtë vendit dhe që nuk ndihen më të detyruar ndaj një diturie të administruar dhe të kontrolluar prej një elite të vogël. Revista si “Përpjekja” dhe “Hylli i dritës” janë shembujt më të mirë të potencialit intelektual që ekziston në Shqipëri. Natyrisht që shoqëritë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni duhet të jenë edhe të gatshme që ta shfrytëzojnë këtë potencial dhe ta zëvendësojnë në shkencë klientelizmin me cilësinë dhe kompetencën. Atëherë nuk kanë për të ndodhur më debate të tilla: pasi shkenca dhe hulumtimi shkencor janë ndërkombëtarë dhe të hapur ndaj kujtdo që punon sipas metodash shkencore. E këtë janë duke bërë ndërkaq disa intelektualë dhe studiues shqiptarë. Vetëm se zëri i tyre duhet dëgjuar më shumë e atyre u duhet dhënë shansi që të ndjekin një karrierë shkencore.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Kur “Skënderbeu”
nuk asht historia
e Skënderbeut
Ardian Ndreca

Kohët e fundit të përditshmet shqiptare vluen prej qëndrimesh,ma së shumti polemike, ndaj
kësaj vepre të historianit të rizviceran Oliver Jens Schmitt.Me të drejtë autori i veprës dhe përkthyesi I saj A. Klosi, ftuen polemistat me e lexue ma parë veprën dhe mandej me ba debat. Na
duket nji këshillë me mend, edhe pse u duk
se përkthyesi në zjarrminë që kap shpeshherë
opinionin publik në kësi rastesh, e ndiente
veten paksa bashkëautor të veprës, kajherë
tue e tërhjekë autorin e vërtetë në gjinin
e polemikave, dhe tue paraqitë tezat e tija
- ndoshta thjesht për arsye marketingu - në
mënyrë të diskutueshme.
Po përpiqemi me rreshtue dy fjalë rreth
kësaj vepre tue e pasë lexue ma parë, dhe tue
u pasë mundue me kuptue me ndihmën e arsyes
thelbin e saj, objektivat dhe rrugën që
mton me çilë në lamijen e studimeve skanderbegiane.
***
Historiani i ri Schmitt nuk e msheh se
qëllimi i veprës së tij asht me çmitizue figurën
e Skënderbeut dhe e me çlirue kështu
përfytyrimin e gjanë popullor prej përrallash
e dokrrash që janë rranjosë kahmot. Nji objektiv
i lavdërueshëm ky, mbasi shkenca historike
punon mbi fakte e mbi dokumente dhe
përjashton kategorikisht vlerësimet metahistorike,
emocionale, patriotike dhe gjykimet
e bazueme në hamendje. Në ketë objektiv ban
pjesë edhe orvatja e tij me interpretue arsyet
e kryengritjes së Gjergj Kastriotit tue u nisë
prej shkaqesh thjesht personale.
Ma së pari autori mundohet qysh në faqet
e para me paraqitë “unitetin” skanderbegian
si diçka të rrejshme, të paqëndrueshme, si
fryt të nji përceptimi të mavonshëm të historianëve.
Në këtë kuadër ai nuk ngurron me e
quejt thjesht “pamflet” traktatin latinisht të
Frang Bardhit, ku leksikografi i parë shqiptar,
kundërshton tezat e Tomko Marnaviqit,
simbas të cilit Skëndërbeu kishte qenë
boshnjak. Schmitt ven në dukje me të drejtë,
por pa nevojë, se asokohe konceptet etni/kombësi
ishin mjaft të ngatërrueme dhe nuk
kishte kufij të caktuem etnik, fetar. Ma së
shumti - por këtë gja Schmitt-i s’e ven oroe -
mund të flasim në mënyrë statike vetëm për
kufijt fisnorë. Pjesa tjetër e përcaktimeve
luhatet në natën e errtë ku të gjitha lopët
duken të zeza, siç shkruente dikur nji filozof
gjerman. Në fakt edhe pse historianit të ri
shumë gjana i duken të errta, ai nuk ngurron
me i ndriçue herë mbas here me nji dritë
subjektive, të pazakontë për nji shkencatar,
sidomos atëherë kur elementet i përshtaten
teoremave të tija. Pra kemi nji ndërthurje
aksiomash dhe teoremash. Për shembull nji
aksiomë e Schmitt-it asht identifikimi i të
jatit të Gjergj Kastriotit me nji sundimtar të
arealit sllav dhe ortodoks. Pa hije dyshimit
ai e quen atë: Ivan Kastrioti.
Le të bajmë nji hap mbrapa. Tek vepra
“Arbëria venedike”, përkthyesi Klosi shenjonte
paraprakisht: “I jemi shmangur prirjes
për të shqiptarizuar emra mesjetarë si Juan
(sic!) ose Andrea, që sot mund të jenë bërë
Gjon ose Ndre; nuk dimë si kanë tingëlluar
ata emra në atë kohë” (fq. 6). Si rrjedhojë e
këtij arsyetimi në teksin në fjalë gjejmë për
shembull: Joan Kastrioti, por ndeshim edhe
në Pal e Lekë Dukagjini.
Çështja e emnave historikë në nji tekst
shkencor nuk mund të jetë prerogativë e
thjeshtë e përkthyesit, pse vetë natyra e librit
përjashton gjykime të pathemelta si ato
të masipërmet.
Ne sutor supra crepidam!
Në këtë rast autori mund ta kishte ndriçue
përkthyesin e vet tue i kujtue se nji historian
i mirëfilltë si Milan Šufflay dëshmon se qysh
në vitin 1281 ndeshim në dokumente emna
me trajta shqiptare: «ducam Gjinium Tanuschum
Albanensem» (Milan Šufflay, Srbi i
Arbanasi, Beograd 1925, f. 123) e kjo traditë
vijon me «U doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut»
në 1555 e deri në ditët tona.
Fakti që në vitin 1281 ekzistonte emni
“Gjin” (shih edhe: Acta et Diplomata), kurse
në 1400 nuk ekzistonte emni “Gjon”, nuk përputhet
me ligjet historike të gjuhës shqipe.
Do të ishte qesharake me pohue gjana të këtilla,
mbasi në të dyja rastet vepron i njëjti ligj
gjuhsor.
Por edhe po të pranojmë kushtin paraprak
të logjikës së Schmitt-it, pra tue u nis thjesht
prej dokumenteve serbe për me përfundue se
i jati i Gjergj Kastriotit përmendet vetëm si
Ivan dhe si rrjedhojë ishte sllav - prapseprap
ky silogjizëm nuk asht i rregullt, mbasi Šufflay
na njofton se asokohe emni Ivan përdorej
dendun edhe prej shqiptarëve.
Pra, sido që ta marrim gjykimi i Schmittit
s’ka bazë logjike dhe shpërdoron pa kujdes
ato pak të dhana që ka në dispozicion.
Siç shihet tek vepra e maparshme e
Schmitt-it, Klosi përdor nji palë argumente e
tek kjo e fundit përdoren argumente të tjera.
Përfundimi asht se si autori si përkthyesi
përdorin o formën Joan ose Ivan Kastrioti,
por nuk pranojnë kurrsesi “për arsye shkencore”
me e shkrue emnin e të jatit të Skënderbeut,
në formën Gjon Kastrioti.
Lexuesi e kupton mirë se po të shihet në
mënyrë thjesht abstrakte çështja, forma
“Ivan” apo “Gjon” nuk do ta ndërronte thelbin
e gjanave dhe nuk do të tjetërsonte
qëllimin e luftës së Skënderbeut. Por në këtë
libër përdorimi i trajtës “Ivan” rreket me e
nxjerrë të jatin e Skënderbeut si pjesë organike
e universit sllavo-ortodoks.
Šufflay na dëshmon që trajtën “Ivan Kastrioti”
e gjejmë kryesisht në dokumentet
sllave, e në fakt historiani zviceran nuk
paraqet dokumente tjera, përposë atyne
sllave për me mbështet tezën e tij.
Dyshimi i ligjshëm që lind asht ky: - a mjaftojnë
dokumentet serbe për me vendosë përkatsinë
etnike të babës së Skënderbeut?
Çështja e dytë asht feja. Schmitt-i thekson,
sa herë që ka rastin me folë për të, se Ivani
ishte ortodoks. Nuk paraqet dokumente historike
për me mbështet ketë tezë, por niset
prej pellgut hapsinor prej nga vjen Gjon Kastrioti,
prej emnave të njerzve që banonin n’ato
treva, prej përziemjes etnike dhe kulturore.
Sigurisht Schmitt-i s’e ka fjalën për Krujën,
ai flet për nji vend të pacaktuem me saktësi
(mbasi hipotezat janë disa) dikund mes Dibrës
dhe pjesës perëndimore të Maqedonisë
së sotme. Pra, ai gjykon Gjon Kastriotin sundimtar
të Krujës në bazë të disa të dhanave
të vagullta fetare, kulturore dhe etnike të nji
zone të shtrime që ndodhet mjaft larg prej
Krujës në kohë dhe në hapsinë.
Milan Šufflay shkruen se në Krujë, me
ardhjen e Anzhuinëve në Arbní në vitin 1272,
merr fund ndikimi grek dhe dekretet e Papës
qysh në vitin 1319 quejnë prijsat e familjeve
princnore të Muzakajve, Matarangvet,
Arianitve, Blinishtëve, Jonimëve “dilecti
filii” (bij të dashun) e “viri catholici” (burra
katolikë). (Milan Šufflay, Srbi i Arbanasi, ff.
94, 95).
Qysh në 1167 Kruja kishte qenë me ndërpremje
ipeshkvi katolike (Milan Šufflay, Srbi
i Arbanasi, f. 88). Në vitin 1279 Kruja ka ipeshkvin
e vet katolik, në vitin 1319 kryeipeshkvi
i saj Andrea ban përpjekje paqtuese mes
fisnikëve shqiptarë dhe Papës dhe titulli episcopus
Croensis o Croyacensis dokumentohet
dendun në këtë periudhë. Kurse historiani i
ri Schmitt, tue u nisë prej dokumenteve serbe
dhe atyne që janë filtrue nëpërmjet historiografisë
serbe, përpiqet me argumentue se
Ivan Kastrioti ishte sllav dhe ortodoks!
Mundet që i jati i Skënderbeut të ketë qenë
edhe ateist, por për me mbështetë nji tezë të
tillë duhen dokumente, e Schmitt-i nuk na
ofron dokumente objektive historike për të
pranue përkatësinë ortodokse të Gjon Kastriotit.
Ai thekson se prejardhja etnike s’kishte
randësi, se nuk kemi burime të sakta (nuk
mund të quhet burim historik përceptimi
psikologjik i Arbër Muzakës, shih ff. 37-38),
se kohnat ishin të turbullta, e megjithëketë
pasiguri objektive ai zgjedh prejardhjen sllavo-
ortodokse të Kastriotëve.
Asht, e theksojmë, nji zgjedhje e kryeme
pa kritere shkencore, e lejueshme në nji roman
apo në nji histori serbe për përdorim të
mbrendshëm joshkencorë. Argumente të
tërthorta për me vërtetue qenjën ortodokse
të familjes Kastrioti, si përzgjedhja e emnit
Gjergj për djalin e vogël (“Prindërit i dhanë
një emër të pëlqyer në botën ortodokse” ff.
48-49) janë orvatje meskine, mbasi nji argument
i tillë mund të kishte njifarë vleret joshkencore
për emnat: Kritobulos, Manuel, Niqifor
- por jo për emnin Gjergj, që asht deri
Polemikë Schmitt-in me
Babai ortodoks
Schmitt-i thekson, sa herë
që ka rastin me folë për të,
se Ivani ishte ortodoks. Nuk
paraqet dokumente historike
për me mbështet ketë tezë,
por niset prej pellgut hapsinor
prej nga vjen Gjon
Kastrioti, prej emnave të
njerzve që banonin n’ato
treva, prej përziemjes etnike
dhe kulturore.
Sigurisht Schmitt-i s’e ka
fjalën për Krujën, ai flet për
nji vend të pacaktuem me
saktësi (mbasi hipotezat
janë disa) dikund mes
Dibrës dhe pjesës perëndimore
të Maqedonisë së
sotme.
E diel, 28 Dhjetor 2008 LIBRI I SKENDERBEUT- III
Vijon në faqen 4
edhe shenjt pajtor i Anglisë!
Autori trajton si të vërteta edhe hipotezat
ma t’papërfillshme. Për shembull emni i Gjon
Kastriotit shenjohet në pemën gjenealogjike
të riprodhueme në tekst: Ivan/Hamza - tue
dashtë me nënvizue se në fund të jetës ai ndrroi
rishtas fenë dhe u ba mysliman. Ketë gja
Schmitt-i e jep si te provueme, por kurrkund
nuk na ka dhanë nji copë dokument apo dëshmi
historike që ta mbështesin (shih: f. 217).
Sigurisht, autori nuk ka asnji burim të sigurt
historik, por kjo gja nuk e pengon me e
marrë sikur të ishte e vërtetë.
Ka lajme për shembull që autori i thith
prej autorëve sllavë. Ai përmend se pranë
Ivan Kastriotit silleshin murgj të Malit Atos.
Kjo e dhanë asht e marrun prej Jovan Radoni-
it dhe Foti-it.
Mund të themi se “Skënderbeu” i Schmittit
në gati gjysmën e të dhanave që përmban
bazohet mbi përzgjedhjen e dokumentave të
historianit serb Jovan Radoni, dishepull i
Jireèekut dhe autor botimesh rreth mesjetës
së Ballkanit. Radoni-i asht autor i
përzgjedhjes së dokumenteve serbe, osmane
etj. - që përban vijimin ideal të dy vëllime-ve
të para të Acta et Diplomata.
Dikund Schmitt-i vëren en passant se Radoni
ka qenë edhe “përfaqsues i nacionalizmit
serbo-madh” (f. 490).
Mendojmë se militantizmi ideologjik nuk
duhet ta ketë damtue punën përzgjedhëse të
Radoni-it. Të paktën nji gja të tillë e
shpresojmë, pse kështu edhe studimit të
Schmitt-it s’do t’i kufizohej vlera që i buron
prej bouquet-ës së Radoni-it!
Prej Radoni-it ai citon mjaft dendun në
libër. Mund të themi pa frikë se 40% e citimeve
të librit janë marrë prej Radoni-it dhe
Spremi-it. Ky i fundit - historian jugosllav e
bashkëautor i Historisë së Jugosllavisë gjatë
kohës së komunizmit - ka hjedhë poshtë
akuzat e tradhtisë së Vuk Brankoviqit në
betejën e Fushë Kosovës.
Kudo gjejmë Radoni dhe Spremi, e
Schmitt-i na duket si nji discipulus unius
magistri (dishepull i nji mësuesi të vetëm).
Schmitt përpiqet me të gjitha forcat me e
paraqitë Skënderbeun dhe kryengritjen e tij
në nji ambjent të përziem sllavo-arbnor me
besim ortodoks, për me i heqë karakterin
thjeshtë arbnor kryengritjes së tij. Ndërkaq
citon prej D. Frangut emnat e komandantave
besnikë të Skënderbeut: Moisiu, Muzaka i
Angjelinës, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë
Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi
(ff. 131, 360). Ku janë serbët këtu, po bullgarët?
A po mos ishin thjesht oplitë dhe kuzhinjera
në ushtrinë e Skënderbeut?
Çdo personazh arbnor i nji farë randësie
duket se e shqetson autorin. Nuk ka çka i ban
psh. Pal Engjellit, por Johan Gazuli e Pal Gazuli
(sic) nuk i kujtojnë se në Shqipni ekziston
ende sot nji fshat me emnin Gazull dhe
se ka me qindra mbiemna: Gazulli.
Përkundër, ai shton: “Gazulët mund të
shihen si një familje ballkanike diplomatësh”
(ff. 141, 143).
A mos vallë ky asht çmitizimi i shumëpritun?
Nji projektim i vagullt në kohë e në
hapsinë, në natën e errtë ku të gjitha lopët
duken njilloj të zeza!
Kleri ortodoks, pohon autori, e tradhtoi
Skënderbeun gjatë gjithë kryengritjes;
megjithatë antarë të këtij kleri - vijon ai -
patën randësi politike për luftën e Skënderbeut,
por ai nuk mbërrin me na përmend si
bashkëpuntorë të prijsit kruetan veç nji
murg prej Malit Atos që historia na e ka
përcjellë pa emën deri n’ditët tona (ff. 133-134).
Megjithatë Skënderbeu vijon me u quejt
prej Schmitt-it “i vetmi zot ortodoks i Ballkanit”
a thue se Skënderbeu ishte nji vlladikë!!
(f. 468).
Kah ana tjetër ai pohon se Skënderbeu
bahet katolik kur betejat e tija zhvendosen
në zonat e popullueme me katolikë (ff. 146-
147). Kjo hipotezë do të kishte bazë në qoftë
se Schmitt-i do të ishte i zoti me ndërtue
hartën e përkatsisë fetare të popullsisë arbëreshe.
Por ai ma së pari nuk merr parasysh në
ketë libër veprën e Farlatit dhe sigurisht që
pa nji histori kishtare të rajonit s’mundet me
ba fluturime të këtilla pindarike. Aq ma tepër
nji determinizëm i tillë minimalist, ku
gjeografia përcakton besimin, në nji rrypinë
toke si Arbnia, na duket ma fort fryt i nji fantazie
të plleshme sesa përfundim shkencor.
Megjithëse Skënderbeu asht “i vetmi zot
ortodoks i Ballkanit” - vetëm kleri katolik
nuk e ka tradhtue asnjiherë - pohon autori (f.
220). Spjegimi i Schmitt-it asht ky: mbasi
kleri katolik nuk njihte besnikërinë që
rridhte prej lidhjeve të gjakut, ai i ndejti besnik
Skënderbeut (f. 221). Pra, kleri katolik i
ndejti besnik gjatë gjithë kohës (jo për nji
kohë të caktueme, apo thjesht mbas vitit 1666)
nji princi me të cilin s’e lidhte as feja dhe as
gjaku?!
Por simbas Schmitt-it gjuha dhe përkatësia
etnike nuk kishin randësi, feja ishte nji
motiv dytësor (shih: ff. 251, 477-478), kurse
suksesi në luftë mvarej prej pareve (f. 153).
Simbas këtij arsyetimi Skënderbeu për 25
vjet qe ma i pasuni sundimtar në Ballkan dhe
jo princi i vendit ma të damtuem e ma të shkatrruem
prej luftet!
***
E metë e madhe shkencore na duket fakti
se nji pjesë e madhe e librit të Schmitt-it asht
e ndërtueme mbi hamendje.
Hamendje: Skënderbeu mori nocionet e
islamit prej dervishëve bektashinj, prej këtej
legjenda e Sari Salltikut mund të duket ma
pak përrallore, pohon Schmitt-i. (ff. 50-51).
Hamendje rreth gjuhëve që dinte Skënderbeu:
simbas autorit ai na paska dijtë bullgarishten
perëndimore, ndoshta serbisht, arbërisht,
greqisht, turqisht, arabisht, persisht...(f.
52). Sigurisht që këto janë hipoteza, për të
cilat Schmitt-i nuk na jep burime të sigurta.
Hamendje me nji fjalë, prej të cilave Skënderbeu
na del nji koleg i Pico della Mirandola-ës
dhe jo nji luftëtar.
Hamendje tjetër asht takimi i Skënderbeut
me Huniadin (f. 55).
Hamendje janë lëvizjet e Skënderbeut
drejt veriut të krishtenë, kur ai ishte ende
tek Sulltani, për me thurë fijet e politikës së
tij (f. 58).
Hamendje asht fakti se Skënderbeu i
njihte planet e Huniadit dhe Brankoviqit në
vitin 1443 (f. 68).
Hamendje janë dyshimet e Schmitt-it se
armët që ndodhen në Vjenë nuk kanë qenë
të Skënderbeut.
Ato armë mund të mos kenë qenë të
Skënderbeut, por ai si historian duhet të
prodhonte dokumentet përkatëse me mbështet
ketë hipotezë.
Arsyetimi i Schmitt-it në ketë pikë asht
tepër fëmijnor. Meqë shpata ka nji mbishkrim
arabisht me gabime, dhe tue qenë se
Skënderbeu e njihte mirë arabishten
(hipotezë tjetër kjo) ai s’kishte si të përdorte
nji shpatë me mbishkrime plot gabime (fq.
123).
Pse, mos vallë nji shpatë me gabime shkrimi
do të ishte ma pak e efektshme në
luftën kundër osmanëve?! Po sikur Skënderbeu
të kishte probleme me gramatikën arabe
dhe të mos i kishte vu oroe gabimet e shkrimit
tek shpata e tij?
Hamendja tjetër: rrethi i përkrenares -
simbas Schmitt-it - asht shumë e vështirë që
të jetë prodhue në shek. XV. Por, shton ai,
brenat e dhisë ama janë të vërteta, pse ato
kujtojnë Aleksandrin e Ri. Lexò: provojnë nji
tezë të Schmitt-it të shprehun në nji artikull
të tijin.
Po si ka mundësi që shpata dhe gjysma e
përkrenares të jenë të rrejshme e brenat të
jenë të vërteta!
Këtë gja e din vetëm autori.
Hamendje tjetër: mundet që popët
ortodoksë të katundeve t’Arbnisë të kenë
pasë qëndrim tjetër prej peshkopëve të tyne
(f. 134).
Hamendje tjetër: Skënderbeu duhet të jetë
paraqit (përpara vitit 1443) si mysliman sunit
(f. 471).
Hamendje Schmitt-i paraqet edhe rreth
popullsisë në trevat shqiptare. Qe arsyetimi
i tij: në vitet 1536-1539 në Dibër osmanët numronin
44 mijë banorë.
Hamendje: në këto vite popullsia e Dibrës
mund të ketë arritë nivelin e para pushtimit
osman, pra para pushtimit osman atje banonin
rreth 44 mijë banorë.
Hamendje tjetër: në zonat e Matit dhe ultësinës
mes Adriatikut e Krujës jetonin të
paktën po aq njerëz sa edhe në Dibër.
Historiani i ri Schmitt nuk e msheh se qëllimi i
veprës së tij asht me çmitizue figurën e Skënderbeut
dhe e me çlirue kështu përfytyrimin e gjanë
popullor prej përrallash e dokrrash që janë
rranjosë kahmot. Nji objektiv i lavdërueshëm ky, mbasi
shkenca historike punon mbi fakte e mbi dokumente
dhe përjashton kategorikisht vlerësimet metahistorike,
emocionale, patriotike dhe gjykimet e bazueme në hamendje.
Tendenca
Schmitt përpiqet me të gjitha
forcat me e paraqitë
Skënderbeun dhe kryengritjen
e tij në nji ambjent të
përziem sllavo-arbnor me
besim ortodoks, për me i
heqë karakterin thjeshtë
arbnor kryengritjes së tij.
Ndërkaq citon prej D. Frangut
emnat e komandantave
besnikë të Skënderbeut:
Moisiu, Muzaka i Angjelinës,
Gjin Muzaka, Gjon Perlati,
Nikollë Berisha, Gjergj Kuka
dhe Gjin Maneshi (ff. 131,
360). Ku janë serbët këtu,
po bullgarët? A po mos ishin
thjesht oplitë dhe kuzhinjera
në ushtrinë e Skënderbeut?

Quod erat demonstrandum!
Të gjitha këto hamendje, që marrin
vërtetësi vetëm prej hamendësisë së tyne,
duken si sistemi i parashikimit të motit për
gjithë shekullin XV tue u nisë tek niveli i ujit
në Adriatik.
Duket se historiani ka zbatue teoremën e
dytë të Euklidit për me gjetë numrin e popullsisë
përgjatë katetit dibran dhe matjan të
kandit të drejtë të Krujës! Ky mekanicizëm
mendor e kthen historinë në diçka qesharake,
pa ide dhe pa mendime të mirëfillta.
Por xhevahiri ma i çmueshëm i këtij libri
asht nji dokument i diplomatëve de Curte e
Trivulzio drejtue dukës Sforza të Milanos ku
pohohet se këta dy kanë ndie prej nji ambasadori
të Skënderbeut në Romë se shkaku i
kryengritjes së Skënderbeut kundër sulltanit
ishte vrasja e të jatit të heroit tonë.
Kemi pra dy ambasadorë që ndigjojnë nji
ambasador tjetër që i thotë Papës se ky asht
shkaku i luftës. Asnji dokument papnor i njohun
deri më sot nuk thotë se ai ishte shkaku
i kryengritjes. Madje nuk ka dokumente historike
të besueshme që i jati i Skënderbeut të
jetë vra, aq ma pak tashti që, simbas vetë
Schmitt-it, kishte ndrrue fenë dhe ishte nënshtrue
fizikisht dhe shpirtnisht.
I gjithë libri rreket me çmitizue Skënderbeun
tue u nisë prej kësaj letër. Kështu, hakmarrja,
kjo përbamëse psikologjike e nxjerr
Skënderbeun si nji naiv fatlum që luftoi me
sukses për 25 vjet kundër fuqisë ma të madhe
të kohës!
Asnji historian serioz nuk do ta mbështeste
kurrë nji vepër mbi nji hipotezë kaq të
paqëndrueshme. Por këtu ndoshta ka ndikue
edhe nji narçizizëm i tepruem i autorit ndaj
nji dokumenti që ka zbulue ai vetë, që e ka
shty me u ngutë kaq fort!
Hamendjet e pafundme i rrijnë këtij libri
po aq mirë sa i rrinë xhepat kostumit të nji të
vdekuni. Nuk i shërbejnë për asgja.
Mungesa e logjikës në faqet e këtij libri
asht mbresëlanëse.
Skënderbeu për me u hakmarrë për të jatin,
ka kontribue në mënyrë aktive për me vra
djalin e madh të Muratit II, Aladinin. Jo
vetëm aq, por Skënderbeu shtin me e vra tue
qenë larg prej tij. Pra, nji vrasje me porosi
(shih: f. 58 passim).
Asnji dokument osman nuk akuzon
Skënderbeun si vrasës të Aladinit. Vrasja e
trashigimtarit të fronit do të kishte qenë akuza
e parë për bukëshkalin, kronikat osmane
të mbushuna me shamje kundër Skënderbeut
do ta kishin përmendë pafundsisht!
Pyesim: kush ka fitue historikisht prej
kësaj vrasje? Historia na thotë se ka fitue
Mehmet Fatihu gjenial, djali i Muratit me nji
skllave të krishtenë ose hebreje. Kështu shkruen
F. Babinger-i. Aktorja tjetër asht serbja
Mara Brankoviq, grueja e preferueme e Muratit
e cila do të ruejë nji ndikim të madh tek
Mehmeti edhe kur ajo do të tërhiqej në nji
monastir ortodoks në Thesali. Asht e dijtun
se ka qenë traditë osmane që djali i madh i
Sulltanit të faronte vllaznit tjerë për me sigurue
pushtetin e vet, dhe Mehmeti tue e dijtë
se ishte i gjykuem për vdekje i ka dalë para
punës dhe e ka vra të vllanë. Mandej Mehmeti
njihej si gjakatar i madh dhe i pandalshëm
para asgjaje. Fakti që Mehmeti dhe Mara shkojnë
mirë ma vonë, shtyn me mendue se
mund të ketë qenë ajo që ka kurdisë planet.
Por nuk ka asnji element objektiv historik që
të na bajnë me pohue se Skënderbeu i vret
djalin sulltanit për me u hakmarrë.
E gjithë kjo mesele asht prodhim i nji fantazie
të ndezun, por pa asnji bazë historike
dhe pa asnji themel logjik. Na habit fakti sesi
ka mujtë Schmitt-i me ndërtue nji gja të
këtillë. Absurd asht përfundimi simbas të cilit:
përziemja e Skënderbeut në ketë vrasje
asht e sigurt, kurse ajo e Mehmetit e dyshimtë
(f. 61).
Historiani i ri Schmitt s’e ka kuptue apo
ban sikur s’e ka kuptue, se motivi personal
ishte motivi ma i fundit i ndeshjes mes osmanëve
dhe Skënderbeut. Lufta në Egje, në
More, në Peloponez, në Vllahi, Hungari - dhe
vetë ftesat e herë mbas hershme të sulltanit
drejtue Skënderbeut për pajtim, tregojnë se
politika osmane e ngjadhnjimit shkonte
shumë përtej zhdukjes nga faqja e dheut të
nji rebeli që sundonte mbi male të zhveshuna,
pa pasunina dhe pa tituj që mund t’i jepnin
famë ngadhnjimtarëve.
Me pohue se hakmarrja ka qenë shkaku
kryesor i luftës së nji populli për me qenë i
lirë dhe i nji udhëheqësi për mos me iu nënshtrue
sulltanit, asht si me pohue se të gjitha
funksionet jetike: të trunit, të zemrës, të
mëlçisë, mvaren kryekëput prej ngjyrës së
lëkurës!
Filozofia e historisë (Meinecke, Dilthey, E.
Meyer) na mëson se nji proçes historik, siç
asht për shembull kryengritja 25 vjeçare e
Skënderbeut nuk mund të trajtohen si të ishte
nji “faida”, mbasi efektet e gjestit të
Skënderbeut rrezatohen edhe në shekujt e
mavonshëm deri në vjeshtën e vitit 1912.
Friedrich Meinecke e thotë qartë tek nji
studim i tiji i vitit 1927 me titull: “Kausalitäten
und Werte in der Geschichte”, se konceptimi
antik i historisë, që zgjati deri në prag
të Iluminizmit, shihte tek historia gjurmën e
vendimeve dhe të veprimeve individuale,
kurse konceptimi modern që ndjek hallkat e
lidhjeve shkakore dhe të kavive meta-individuale
të jetës historike, prihet kah nji ekuilibër
i arsyeshëm.
Simbas Meinecke-s, nji interpretim i njianshën
që sheh individualizmin dhe trajton nji
arsye private si qendër të gravitetit të nji
proçesi historik e kthen historianin mbrapa
në kohë tek Tukididi dhe Herodoti. Pra, po të
mendojmë se akejtë me të vërtetë sulmuen
Trojën për me rimarrë Helenën do të kthehemi
tek mendësia historike e Homerit. E
njejta gja po të mendojmë se nji hakmarrje
personale vuni Skënderbeun në krye të nji
lëvizjes së përbotshme kundër osmanëve për
25 vjet!
Por edhe po ta pranojmë si të vërtetë faktin
që i jati i Skënderbeut u vra prej sulltanit,
sa princa dhe fisnikë prej Ballkanit i shërbejshin
sulltanit, mbasi ky u kishte vra etnit!
Ndër ta kishte edhe mjaft serb, prandaj
Skënderbeu tue mos u hakmarrë nuk thyente
asnji taboo.
Schmitt-i ka humbë drejtpeshimin, mbasi
nji dokument i konfeksionuem prej vëzhguesash
të huej pranë nji oborri si ai i Papës, në
mungesë të çdo konfirmimi edhe të tërthortë,
nuk ka ma shumë dinjitet shkencor sesa nji
hipotezë e dobtë. Druhemi se historiani zviceran
Schmitt në ketë rast e ka humbë fillin. I
pezmatuem prej entuziazmit të nji zbulimi
madhor, sëmundje e randomtë kjo e diletantizmit
shqiptar, ai ka përfundue në krahët e
nji gnosis thjeshtëzuese pa baza logjike e historike.
E kështu me nji hop të vetëm ai ka lanë
mbas doret kritikën e saktësisë (anàkrisis) të
cilën na e porositë nxehtësisht J. G. Droysent
tek “Historik” e tija.
Nji tjetër problem asht vetë Skënderbeu.
Schmitt-i e quen atë e shokët e tij që u kthyen
në atdhe: renegatë. Nuk e di nëse historiani
ynë e ka të qartë vlerën e këtij termi dhe nëse
e kupton mirfilli se çka domethanë me u marrë
peng! Pengu nuk asht nji shenj miqsijet apo
krushqijet, madje detyra e nji robi të marrun
peng, qysh se shndritë dielli mbi tokë, asht
me fitue rishtas lirinë. Nuk ka asnji dokument,
përveç hipotezave të Schmitt-it, ku të
pohohet se Skënderbeu ndërroi fenë me vullnetin
dhe me bindjen e tij të thellë shpirtnore.
Gjasa ma e madhe asht që ai të ketë jetue si
nji kriptokristian deri në çastin e ikjes, siç
dëshmojnë edhe biografët e parë.
Mandej, përfytyrimi i Schmitt-it i nji actus
fidei të Skënderbeut mbas kthimit në Arbni
asht krejtsisht holliwoodian.
Vetëm kronikat e sulltanit dhe historiani
Schmitt (pjesa tjetër janë gjithsesi
mbasardhës të kronikanëve të sulltanit), e
quejnë Skënderbeun renegat. Na duket intuitive
se nji njeri që nuk ia kthen shpinën vendit
të vet dhe mendon për tokën amtare, për
pronat dhe për njerzit e vet - simbas normave
të qytetnimit nuk asht nji tradhtar. Edhe konventat
moderne që rregullojnë trajtimin e
robëve të luftës njohin të drejtën e robit me
ikë dhe me fitue rishtas lirinë.

Historia nuk asht thjesht nji rreshtim
datash e ngjarjesh, emnash dhe citatesh, duhet
ma tepër, nevojitet shpirti i historisë, pse
pa të datat e emnat janë gur vorresh që
s’bzajnë.
Në qoftë se Skënderbeu asht renegat,
atëherë pse autori quen renegatë edhe
Hamzain dhe Ballaban Pashën? Ata, simbas
logjikë së tij, duhet të ishin besnikë dhe heronj!
***
Ka nji maní në këtë libër me paraqit emnat,
toponimet, termat e ndryshme në format
e tyne sllave. Folëm ma nalt për emnin Ivan.
Kemi mandej emnin Joan Muzaki. Toponimin
Bila kamin (Guri i Bardhë), Ivan Balšiq (sic!
shih. f. 150), Suva gora (Mali i Thatë), Dolgo
berdo (Mali i Gjanë). Mandej emna të
përveçëm: flitet për Golem Aranit Komninoviqin,
kurse djali i Skënderbeut quhet Ivan
(fq. 213). Prapë: Lukaris/Lukareviq, de Pozza
/Puçiq (për mbaresat sllave të të dyve autori
frymzohet tek Radoni, shih: nota 167, f.
317).
Për me shkrue formën Golem Aranit Komninoviqi,
Schmitt-i frymzohet rishtas prej
Radoni-it (shih: nota 337, f. 196). Edhe pema
gjenealogjike, e riprodhueme në tekst (f. 195)
paraqet format e sllavizueme.
Pse? Vetë përzgjedhja e nji forme gjuhësore/
etnike tregon se autori mban nji qëndrim
të caktuem dhe përçanson historinë jo
si nji shkencatar i paanshëm por si nji aktor
i vendosun me e kthye Skënderbeun sa në nji
udhëheqës ushtarak makiavelik dhe të randomtë
aq edhe në nji satelit shpirtnor të botës
sllave!
Babinger-i, që asht historiani që na ka lanë
gjanat ma t’randësishme për familjen në fjalë
(shih: Das Ende der Arianiten), në studimin
e vet nuk e shton mbaresën sllave -viq ! Asht
interesant madje fakti, se në pemën gjenealogjike
t’Aranitëve, renegatët, pra ata që kanë
tradhtue Arbnín, kanë mbetë pa emën e shenjohen
thjeshtë: renegatë.
Zakonisht në pemët gjenealogjike paraqiten
me emën edhe fëmijët e vdekun në
moshë të mitun, të çmendunit e edhe kopilat,
kurse renegatët shlyhen sepse kanë tradhtue
tokën e vet.
Nji lajthitje (lapsus calami?) tjetër asht
pohimi se Koncili i Firences i dha fund
skizmës 400 vjeçare mes ortodoksve dhe katolikëve
(f. 63). Jepet ideja se skizma mori
fund. Dokumenti i 5 korrikut 1439, që sot ruhet
në Laurenziana, u firmos gati prej të
gjithëve (përjashto pak grekë) dhe vendoste
bashkimin mes grekëve (jo të gjithë
ortodoksve, mbasi ma vonë do të ketë marrveshtje
të veçanta me jakobitët dhe me armenët)
dhe Kishës së Romës. Por fundi i
skizmës nuk qe nji fund i vërtetë, Bessarioni
e Pletoni nuk mjaftonin me bashkue dy kishat,
siç e tregon historia deri në ditët e sotme.
Nji spjegim që s’bind asht çeshtja e titullit
të Skënderbeut. Šufflay dishmon se Gjergj II
Balshaj thirrej Princeps Albanie (sic - pse asht
gjinorja e latinishtes së asaj kohe), Karl Topia
thirrej catholicus princeps Albanie.
Kurse Skënderbeu thirrej Albanie Dominus
(Schmitt, nota 113, f. 139) ose princeps
catholicus (Schmitt, f. 331). Por ai ishte njeri
i luftës - vijon Schmitt, ndryshe prej monarkëve
të tjerë ballkanikë që jetonin në pallate,
me kancelarë e me njerëz të dijtun (sic! shih:
f. 472).
Po e lamë mënjianë këtë përfytyrim romantik,
mbasi as krajl Nikolla në shekullin
XX nuk ka jetue ashtu siç sheh andrra
Schmitt-i për monarkët e Ballkanit gjatë shekullin
XV.
Po kthehemi tek titujt. Simbas Schmitt-it,
Skënderbeu mbetë pa titull pse ai ndihet i
mvarun prej Bizantit dhe tue mos pasë nji titull
prej tij, mbetë pa gja.
Por Bizanti, i cili në vitin 1453 do të shembej
përfundimisht, nuk gëzonte ma as autoritet
moral e as perandorak me i dhanë kujt
tituj. Mandej mes Bizantit dhe Arbnis kishte
hy si pykë fuqija osmane dhe asht absurde që
nji princ praktik dhe i shkathët për me ba
aleanca të priste me marrë titull prej nji perandorije
që ishte në grahmat e fundit! Pse
duhej ta lidhte fatin e vet dhe famën në zenit
me nji realitet që po perëndonte?
A nuk kishte nji burim tjetër titujsh në
Perëndim? Pse nuk mori titull prej Papës, kur
ma vonë ishte ba i randsishëm për gjithë
krishtënimin? Këtë gja nuk e dijmë, mbasi
dokumentet që ka zbulue Schmitt-i për çeshtjet
e randsishme nuk na thonë gja.
Por heshtja dhe padija jonë sot nuk provojnë
se Skënderbeu s’e kishte të qartë se
Papa asokohe ishte i vetmi autoritet që mund
të jepte tituj. Në mars të vitit 1452 në Romë
Papa Eugjeni IV kishte ba kunorzimin perandorak
të Frederikut III.
Bekimi mbi “rota porhyretica” i Perandorit
në mes të bazilikës së shën Pjetrit dhe
dorzimi i drandofilles së artë i kishin tregue
mbarë botës se kush kishte pushtet me kunorzue
nji monark. Prandaj teza e Schmitt-it
mbetë pa bazë dhe mbi të gjitha nuk spjegon
sjelljen e Skënderbeut mbas ramjes së Konstantinopojës.
Në veprën e Schmitt-it gjejmë herë mbas
here interpretime dhe vlerësime tendencioze.
Ai, për shembull, ushtron nji skepsi pirroniane
ndaj Kuvendit të Lezhës (f. 77), gati-gati
i duket e pamundun që arbnorët mbërrijnë
me u mbledhë në kuvend dhe me marrë vendime
politike. Rreket me provue se kuvendi
dështoi, por harron se nji përfundim i tillë e
ban ma të vështirë spjegimin e sukseseve të
Skënderbeut. Asht interesant fakti se kur flet
për dëshirën për liri që nxiti Kuvendin e
Lezhës, autori e ven në thojza fjalën liri (shih
f. 79), sikur kjo të ishte e marrun uha sub
condicione. Sulmet e Skënderbeut kundër
Arbnisë venedikase i duken pa kuptim dhe
gjithçka shumëzohet me zero. (ff. 84-94).
Na vjen me pyet nga e din autori që “trupat
rezerviste nga Dibra e sipërme llahtariseshin
nga pamja e sulltanit” (f. 102), apo
prej ku del se të krishterët jetonin të tmerruar
në malësi ? (f. 135)
Schmitt-in duket se e skandalizon fakti që
Skënderbeu dhe barinjt e tij (nuk e hup rastin
me theksue se ushtarët e tij ishin barinj, a
thue se ushtarët serb apo mercenarët spanjoll
ishin orëndreqës apo kirurgë) banin ekspedita
plaçitëse në tokat e pushtueme prej
turqve dhe digjnin e grabitnin (f. 121). A thue
se në nji kohë kur komandantat e Skënderbeut
të kapun prej Ballaban Pashës ripeshin
së gjalli, ai duhet të vepronte në përputhje me
konventat e Gjenevës?
Mandej nuk na duket se asht thjesht plaçka
e preja motivi pse njerzit e ndiqnin
Skënderbeun, siç don me na ba me besue
Schmitt-i, mbasi ai vetë pohon se po ata njerz
pranonin ma mirë me vra veten sesa me iu
nënshtrue turkut (f. 147).
Autori e quen Ballaban pashën “fshatari
plak” pse ishte me origjine fshatare, në nji
kohë që Ballabani kishte luftue gjithë jetën e
si fshatar s’i kishte mbjellë kurrë dy kokrra
qepë! Asht si me quejt nipin e nji lundërtari
të famshëm, por që s’ka lundrue kurrë: “detar
i famshëm”!
Shpesh autori përdorë “due pesi e due misure”.
Për shembull: për të Barleci asht legjendar,
por nuk ngurron me e citue, tue e nxjerrë
si të besueshëm, kur prifti shkodran thotë
se djemt matjanë rekrutoheshin për plaçkë
(f. 130).
Në nji anë Barleci asht legjendar, në anën
tjetër kronika e Carlo Tocco-s asht e besueshme!
Sidomos kur prej saj citohen shamjet
e poetit ndaj arbnorëve të quejtun “bari
derrash”, a thue se grekët apo serbët ishin
bari gamilesh! (f. 116).
Prej Barlecit merren dhe nënvizohen disa
episode që do ta banin qesharak Skënderbeun.
Psh. kali i tij derdh lot njeriu kur vdes i
zoti, ose Skënderbeu ishte nji njeri gjysëm
hyjnor! (f. 117).
A thue nuk e din autori se në të gjithë
letërsinë kalorsiake perëndimore dhe bizantine
gjejmë episode të këtilla, gja që nuk ia ul
vlerat dëshmive të dorës së parë të Barlecit e
të D. Frangut!
Paralelizmi mes cubit Tocco dhe Skënderbeut,
asht i pa bazë, për vetë faktin se cubit
Tocco i humb nami dhe emni, pse cubnia nuk
asht ideal që përjetsohet në vetëdijen e popujve,
kurse liria po.
Në libër citohet përmbledhja foklorike e
Marin Sirdanit për me i ba nji lloj proçesi
ndërgjegjes kombtare të shqiptarëve që ka
mbart në shekuj idena aq antishkencore e
antihistorike (ff. 119-120). Vetëkuptohet se rigoroziteti
shkencor i Schmitt-it do të dëshironte
që edhe folklori të shprehej në terma ekuacionesh
matematike.
Historiani i ri Schmitt përmend unazën e
Skënderbeut që kishte Leden (Ëçäá) dhe
mjellmën (në tekst shohin përçudnisht të shkrueme:
Leiden). Menjiherë hipoteza absurde:
mos nënkuptonte Skënderbeu Kastorin,
djalin e Zeusit, pra a mos ndoshta kishte
idenë e prejardhjes së vet hyjnore!
Në këtë pikë burimi i Schmitt-it asht rishtas
mentori i tij Radoni (shih f. 128, nota 63).
Nji mendim kaq absurd dhe teveqel, nuk
do të mund t’i kishte lindë Skënderbeut as po
të kishte pasë njikohsisht dijet e Winckelmann-
it dhe marrinë e madhshtisë së Neronit!
Këto janë hipotezat me anë të cilave historiani
Schmitt don me çmitizue figurën e prijsit
arbnor?
Apo çmitizim domethanë me e kthye
Skënderbeun në nji figurë qesharake?
Mund të themi se në këtë rast arma e pazakontë
e historianit tonë asht kthye në nji boomerang
dhe e i ka ra atij vetë.
Janë të pakuptueshme përfundimet e autorit:
“Kështu fati i Gjergjit nuk mund të quhet
aspak i jashtëzakonshëm. Fati i Gjergj
Kastriotit ka mbetur i pashlyeshëm në
kujtesën e brezave të mëpasëm vetëm për shkak
të famës së tij të vonë” (f. 49).
Ne kujtuem se autori don me spjegue
famën e Gjergjit tue nisë prej jetës së tij, pse
për me spjegue famën e tij tue i nisë te vetë
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Kadare: Intrigat që fshihen pas sulmit ndaj Skënderbeut

Shkrimtari i njohur bën thirrje për mbrojtjen e identitetit shqiptar: Përbaltja, rrënim për kombin tonë

Dramaturgjia përbën pjesën më të papërfillshme në letrat shqipe. Nga ana e saj, jeta teatrale nuk ka shkëlqyer kurrë në këtë zonë të Ballkanit. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër. Teatri Kombëtar i sotëm, ish-Teatri Popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur Kinema Kosova, nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj. Për një habi, që në pamje të parë ngjan e pashpjegueshme, faktorët proteatrorë në Shqipëri janë të barabartë me ata kundërteatrorë. Duket sikur nga përplasja e tyre nuk mund të kishim veçse këtë tokë të askujt. Ndër rrethanat që mund t‘i jepnin shtysë të ndjeshme teatrit shqiptar, dallohen tri kryesoret. E para, vendi i shqiptarëve, që prej mijëra vitesh është fqinj me atë të grekëve, trualli ku lindi teatri antik. Për nga gërmadhat e moçme teatrore, Shqipëria është ende sot një nga vendet më të pasura në kontinent. E dyta, doket shqiptare, qoftë të gëzueshmet, qoftë të përzishmet, kanë një ngjyrim të theksuar teatror. E treta, vetë tipologjia e njeriut shqiptar, gjestet, e folura, dëshira për t‘u dukur, etja për lavdi, për publik e për duartrokitje e afrojnë atë më shumë nga teatri se nga realizmi. Faktorët e kundërt me këto nuk kanë qenë as më të paktë e as më të dobët. Në pesë shekujt e sundimit osman, në mos ndalimi i plotë i teatrit, armiqësia e shtetit turk ndaj tij, bëri që shtetasit e perandorisë të largoheshin nga trazimet që jepte skena. Gjysmë i ndaluar, teatri pati një zhvillim fare të druajtur vetëm atëherë kur Turqia ndihej e detyruar t‘i bënte lëshime Europës dhe europianizmit. Vendet nën pushtim zakonisht s‘kanë teatër të zhvilluar. Mungesa e jetës shoqërore, e institucioneve dhe pasioneve partiake, e jetës parlamentare, e tribunave dhe përplasjes së ideve, e fushatave dhe proceseve të mëdha, së fundi, mungesa e shtypit të lirë, të gjitha këto kanë bërë që tundimi teatror të mos këndellej asnjëherë. Koha çerekshekullore e dy mbretërive shqiptare, me një rend republikan midis, ishte e pamjaftueshme për të davaritur përgjumjen e një nate pesëshekullore. Ideja e Fan Nolit, për të përdorur drama të tilla si "Jul Cezari" i Shekspirit, ose "Armiku i popullit" i Ibsenit, si ushqim zëvendësues, në mungesë të dramaturgjisë shqiptare, ishte e fisme si ide, por iluzore në thelbin e saj. Si të mos mjaftonte kjo mbrapshti, pikërisht kur po vinte koha e zgjimit të vërtetë, mbi teatrin shqiptar ra një fatkeqësi e re: faktori komunist. S‘ngjante me përgjumje, përkundrazi shoqërohej me lodërti dhe zhurmë festash e olimpiadash, por, në të vërtetë, ishte më e keqe se gjumi. Ndërsa gjithë letrat shqipe i vuajtën teoritë varfëruese të realizmit socialist, heroin pozitiv zotërues, urrejtjen klasore, klimën e hareshme drejtpeshuese, e të tjera marrëzi të ngjashme, teatri ishte ai që do të rrëzohej përfundimisht prej tyre. I luajtur në skenë përpara sallave të mbushura, të cilat syrit dyshues të shtetit i ngjanin si salla të mundshme mitingjesh kundër tij, teatri iu nënshtrua një censure paranojake. Për të dhënë veç një shembull, mjafton të përmendim teorinë e mungesës së konfliktit, asaj që i hiqte teatrit edhe mundësinë e fundit të ballafaqimit, qoftë edhe në mënyrë fare të druajtur, të mendimeve disi të ndryshme. Një nga marrëzitë më të mëdha, ishte zotërimi i heroit pozitiv, i cili u bë aq i mërzitshëm e i bezdisshëm, saqë në krahasim me të, personazhet negativë, pijanecët, horrat, kumarxhinjtë, borgjezët e rrëzuar plot vese, ngjanin më tërheqës se pozitivët, duke rrezikuar të bëhen model për spektatorët. Nga frika e një gjëje të tillë, u shpik teoria e radhës, që në teatër konflikti midis "të mirit e të ligut" të zëvendësohej me një tjetër, atë të konfliktit midis "të mirit" me "më të mirin"! Ishte një nga shenjat që jo vetëm të ashtuquajturit art socialist, por gjithë rendit, po i vinte fundi. 2. Në fundajën e varfër e të pikëllueshme që u përmend më lart, nuk mund të kishim veç një prodhim të paktë e të varfër teatror. Nuk ishte e rastit që drama e parë shqipe u shkrua jashtë Perandorisë Otomane, nga arbëreshi Françesk Anton Santori, aty nga mesi i shekullit XVIII. Ashtu si nuk qe e rastit që një nga dramat e rralla të mëvonshme, "Izraelitë e filistinë" e Fan Nolit, siç e tregonte titulli, ishte tepër larg jetës shqiptare. Më pas, dy komeditë e Anton Zako Çajupit, "Pas vdekjes" dhe "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër", të vetmet që vazhdojnë të luhen deri në ditët tona, arritën të sjellin në skenë diçka nga jeta shqiptare. Pjesë teatrale patriotike, shpesh sentimentale, disa herë me subjekte antike, si ato të Ethem Haxhiademit, e krahas tyre drama moralizante dhe pjesë teatrale me subjekte edukuese, emancipuese e fetare, si ato të shkrimtarëve katolikë veriorë, ndër të cilat "Juda Makabe" e At Gjergj Fishtës, ishin të pamjaftueshme për të siguruar një klimë të vijueshme të jetës teatrore. Në këtë tablo të paktë e manastirore, është e kuptueshme që kërkesat e ligjshme për një dramaturgji të nivelit të lartë vetvetiu do të zbeheshin. Është kjo një arsye më tepër që t‘i gëzohemi ndoshta më tepër se ç‘duhet zbulimit të dorëshkrimit të një drame, zbulim që në kushte të tjera të një zhvillimi normal të dramës do të kalonte ndoshta jo fort i vërejtshëm. Është fjala për dramën "Foleja kombëtare" e Mithat Frashërit, personalitet i shquar i jetës kulturore dhe politike shqiptare, bir dhe nip i familjes së madhe të Frashërllinjve. Është një rast i qartë kur personazhi e kapërcen dukshëm veprën e vet, në këtë rast dramën e vetme që e ka lënë në dorëshkrim. Kur një shkrimtar kthehet në lider, ose anasjelltas, lideri në shkrimtar, gjithmonë krijohen probleme. Me Mithat Frashërin, alias Lumo Skëndo, çështja është më e ndërlikuar. Prozator me talent të spikatur, shkrimtar fin, autor, ndër të tjera, i librit me tregime dhe novela "Hi dhe shpuzë", si dhe i kujtimeve për një udhëtim të vitit 1915 në Zvicër, pamjet e së cilës i ripërtërijnë ëndrrën e vjetër të rilindësve për ta parë atë vend si model të ardhshëm të Shqipërisë europiane, Mithat Frashëri është zhvendosur disa herë nga letërsia në politikë dhe anasjelltas, derisa e ka lënë këtë botë në moshën gjashtëdhjetenëntëvjeçare. Për vdekjen e tij misterioze, në një hotel të Nju- Jorkut, më 1949-ën, gjithmonë e më tepër shtohen dyshimet se ka qenë vepër e zbulimit të fshehtë sovjetik për llogari të aleatit të tij, Shqipërisë komuniste. Në këtë rast, do të kishim të drejtë të thoshim se nga dy pasionet e tij në jetë, ishte politika ajo që ia mori jetën, në kohën që letërsia i dha një jetë të dytë. Ndërsa vepra e tij letrare në prozë ka zënë vend në fondin e thesarit shqiptar të letrave, drama "Foleja kombëtare" nuk ka qenë veçse një incident, aspak me kuptimin e keq të fjalës. Ai vetë duhet ta ketë gjykuar si të tillë, përderisa nuk e ka botuar, por as asgjësuar. Më tepër se një dramë është drafti i një drame, një synim, një skicim, një ngrehë paraprake për pjesë teatri, e lënë në kantier, siç u ndodh shpesh njerëzve të letrave. Në fund të fundit, mund të merret si një peng a qortim ndaj dramaturgjisë së kursyer shqiptare, e cila gati dy shekuj pas dramës së parë shqipe, ende s‘ka qenë në gjendje të japë një pjesë të madhe teatri, nga ato që skenat e çdo vendi e presin gjithmonë me padurim. "Foleja kombëtare", ndonëse e pakryer si vepër, zgjon interes për një vlerë gjithmonë të çmuar në art: synimin për përmasa të mëdha. S‘është vetëm rrokja e dy trazimeve themelore të jetës shqiptare për gati një shekull, ndriçimi përmes dijes dhe arsimit të kombit në mënyrë paralele, për meshkujt dhe për femrat, as për listën tepër të lartë e të fisme të personazheve, duke nisur nga Naim Frashëri, At Gjergj Fishta, Lef Nosi, Jani Vreto, Pashko Vasa, Sami Frashëri, sulltani turk, motrat Qiriazi, ministri i Jashtëm turk etj., për të përfunduar te pjesa e pafisme, si spiuni shqiptar Halil, që spiunon Naimin te vetë ministri i Brendshëm turk etj. Është fjala për trajtimin dramatik të gjithë kësaj lënde në një horizont të gjerë, të njohur tepër rrallë, për të mos thënë të panjohur për teatrin ballkanik. Është fjala për skenat, si ajo e aktit të parë, ku autori, natyrshëm e pa asnjë kompleks, vendos përpara nesh dy personazhe, që për nga qëllimet janë më të largët se dy planetë: sulltanin turk Abdyl Hamitin dhe poetin shqiptar Naim Frashëri. Dialogu midis tyre është më se befasues e paradoksal. Sulltani e paralajmëron, më saktë, e kërcënon Naim Frashërin, se përgjegjësia për trazimet që mund të sjellë çelja e shkollave shqipe, do t‘i bjerë atij si një nga zyrtarët më të lartë të censurës perandorake! (Diçka aspak e shpikur prej autorit - nip të poetit të madh.) 3. Që Mithat Frashëri e hodhi për herë të parë e, me sa duket, të fundit, këtë dëshirë të tij teatrore, në vitet tridhjetë, dëshmonte se dy çështjet që do të përcaktonin fatin e mëtejshëm të kombit: shkollat shqipe dhe emancipimi i gruas shqiptare (të dyja të zhytura në terr prej osmanllisë) ishin ende probleme të ditës, madje do të vazhdonin të ishin të tilla në të ardhmen. Mithat Frashëri, i fajësuar me gjithë koleksionin e akuzave, të cilat njeriu shqiptar, për fat të keq, i përdor aq bujarisht, i himnizuar me koleksionin tjetër, të kundërtin, si "gjeni i kombit", që njeriu shqiptar, përsëri për fat të keq, i përdor aq koprracisht kur duhet, e aq pa vend kur nuk duhet, ka shfaqur disa herë parashikime me të vërtetë profetike. Sikur ta ndiente nga do t‘i vinte jo vetëm fatkeqësia e re kombit shqiptar, por atij vetë, vdekja, ishte i pari njeri në botë që gjeti një fill bashkues midis ngjarjeve të 1917-ës në Rusi dhe rebelimit proturk të Haxhi Qamilit në Shqipëri, katër vite më parë, më 1913! Si një paralajmërim ndëshkimi për atë profeci, dy vite përpara vrasjes në Nju-Jork, armiku numër një i Frashërit, shefi i komunistëve shqiptarë, shkroi të vetmen sprovë historike, kushtuar Haxhi Qamilit, ku, në kundërshtim të plotë me gjithë mendimin shqiptar, e himnizonte të çmendurin mizor nga Sharra, që nën zhurmën e daulleve dhe ulërimave "Dum Babën!" (lexo Sulltanin) kërkonte kthimin e Shqipërisë nën sundimin osman. Kjo kundërvënie e dy personazheve rrotull psikopatit turkofil ishte kuptimplotë. Ajo dëshmonte se sundimi osman në Shqipëri ishte më keq se një sundim ushtarak. Ajo dëshmonte synimin osman, jo thjesht për ta mbajtur të sunduar Shqipërinë, por për ta zhbërë si të tillë. Turqizmi i popullit shqiptar ishte projekti më i lemerishëm me të cilin atij i ra fati të ndeshet. Për fat të keq, mekanizmat mbrojtës të tij nuk u treguan të aftë për të shmangur plotësisht të keqen. Për vizionin otoman, ndër popujt e Ballkanit, populli shqiptar ishte ai që ndërkaq kishte vdekur. Ai përftohej si turk, trajtohej si i tillë, me fjalë të tjera favorizohej si turk, por, ndërkaq, nëse kërkonte identitetin e vet, ndëshkohej egërsisht si turk i pabesë. Një pjesë e tragjedisë shqiptare ishte pikërisht interpretimi i keq i statusit të tij. Në vjershën e dëgjuar "Jam turk, elham-dulila", poeti Esad Mekuli e shpallte me dëshpërim këtë nyjëtim dramatik ku kishte ngecur ende si në kurth njeriu shqiptar. Shumë njerëz bënin pyetjet: përse Shqipërisë i shkojnë punët mbrapsht? Përse për të tjerët po zbardhte liria, e për Shqipërinë jo? Rilindja shqiptare, bashkë me pararendësit dhe pasrendësit e saj, e kapi hijen e vdekjes që po i vërtitej kombit. Robëria e gjatë po pillte filozofinë e robërisë, ngadhënjimi i së cilës do të ishte shumë herë më fatal se robëria vetë. Shkrimtarët veriorë, Budi, Bardhi, Bogdani, më pas arbëreshët me De Radën në krye, e fill pas tyre vargu i vetë rilindësve, të herët a të vonë, si Naimi, Mjeda, Çajupi, Fishta e deri te Noli, u ranë gjithë kambanave që duhej të zgjonin shqiptarët, për t‘i ngritur kundër robërisë, por sidomos kundër filozofisë së saj. Për aksionin e saj, dëshpërimisht solemn, Rilindja shqiptare solli në Shqipëri fantazmën e dëbuar, Gjergj Kastriotin, të cilin Europa, për fatin tonë, na e ruajti, jo vetëm në sheshet dhe rrugët e pagëzuara me emrin e tij, por edhe në kujtesën e saj. Mithat Frashëri ishte njëri nga rilindësit që i jetoi të tria kohët, atë të sundimit osman, të Shqipërisë së pavarur dhe fillimin e komunizmit, asgjësuesin e tij. Koha e republikës së Nolit dhe ajo e mbretërisë së Zogut, e para mjaft e shkurtër, e dyta jo aq e gjatë sa ç‘do të duhej, ndonëse në kundërshtim me njëra-tjetrën në shumë gjëra, u bashkuan në një pikë themelore, njëmendësimin e ideve të Rilindjes shqiptare, dhe testamentin e Gjergj Kastriotit, thënë ndryshe, nxjerrjen e tyre nga statusi idealist e romantik dhe vënien në themel të institucioneve, të filozofisë, të politikës e të strategjisë shqiptare. Për fat të keq, koha e pavarësisë ishte e shkurtër për t‘ia lënë vendin periudhës groteske të varfërisë, terrorit dhe izolimit komunist. Pyetjet: përse Shqipëria vazhdon të jetë e pafat, përse të tjerët ecin e ajo ngec, bëheshin tani, me të njëjtin pezm fatalist, ndonëse për një tjetër fatkeqësi. Ato pyetje do të përsëriteshin më pas, atëherë ku s‘do të duhej, pas rënies së komunizmit. Ato vazhdojnë të bëhen sot, jo vetëm nga mendjet elitare, por nga shumica e shqiptarëve, gjithkund ku ata ndodhen. Përgjigjet për to janë të ndryshme dhe kjo është e kuptueshme. Pas dy robërive, aq pranë njëra-tjetrës, vizioni shqiptar i botës mbetet ende i turbullt e kaotik. Midis përgjigjeve është njëra që gjithmonë e më shpesh përsëritet, në mënyrë ogurzezë: në Shqipëri punët do të shkojnë gjithmonë e më mbrapsht, përderisa në qendër të Tiranës nuk do të hiqet shtatorja e Skënderbeut për t‘u zëvendësuar me atë të Sulltan Muratit. Ngjan e pabesueshme, por këto fjalë të një rimohuesi nga Shqipëria, hulumtuesit mund t‘i gjejnë jo më larg se tre muaj më parë. Një tjetër rimohues, këtë herë nga Kosova, shkruan, e zezë mbi të bardhë, se "antishqiptari Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është protagonist kryesor i historiografisë komuniste, i futur në tekstet e historisë prej komunistëve". Emri i këtij rimohuesi është H. Ferraj dhe sa ç‘është e madhe habia për mashtrime të tilla, po aq, në mos më shumë, është habia tjetër se ky rimohues paska përkrahje në rrethet universitare e gjysmëzyrtare në Shqipëri. Ky, e të tjerë si ky, duke abuzuar me lirinë kaotike, shpesh karikatureske shqiptare, guxojnë të hedhin mendimin se regjimi i egër komunist shqiptar, ishte i tillë ngaqë u projektua në bazë të orientimit të rilindësve shqiptarë! Për të mos u zgjatur me këtë barbari shembujsh, po e mbyllim me fjalët e një tjetër rimohuesi, prapë nga Kosova, që bën paralajmërimin se të kesh qëndrim mohues ndaj Perandorisë Osmane sot është njëlloj si të sulmosh miqtë tanë amerikanë, që çliruan Kosovën! Ç‘të thuash për këtë nostalgji të ringjallur befas një shekull pas ikjes së osmanëve? Ta quash groteske, tragjike, komike nuk mjafton. Të thuash se po t‘i përmbahej programit të Rilindjes, Shqipëria jo që s‘do të bëhej kurrë komuniste, por do të ishte prej kohësh një shtet model në Bashkimin Europian, është prapë pak. Të thuash se i ashtuquajturi "mit" i Skënderbeut, u ngjiz shekuj më parë kur komunizmi nuk ekzistonte askund, se u sublimua prej Rilindjes dhe pastaj prej kohës së pavarësisë, prej Nolit dhe Zogut, se komunizmi jo vetëm ishte i huaj për të, por në vitet e flirtit me jugosllavët 1946-1947, emri i heroit pothuajse u zhduk nga shtypi shqiptar. Të vazhdosh me kronikën e asaj që mund të quhet "lufta e shtatoreve", kur më 1968, qeveria shqiptare bëri çmos që pagëzimi i sheshit "Skënderbe" në Paris, bashkë me shtatoren midis, të mos lejohej prej qeverisë franceze dhe bashkisë së Parisit? Të vazhdosh me ngritjen e shtatores së shefit të komunistëve shqiptarë, njëzet hapa pranë shtatores së heroit, paralajmërimi i hapur, se Kastrioti do të zhvendosej së shpejti dhe sheshi i parë i Shqipërisë do t‘i përkiste këndej e tutje, patronit të ri komunist? (Brenda tre viteve, historia do të jepte një nga mësimet madhështore të saj, kur princi mesjetar do ta shihte rivalin jetëshkurtër të tij t‘i zvarritej mu përpara syve, krejtësisht në stilin e Mesjetës.) Shumëkujt mund t‘i duket se të ngresh çështje të tilla, pra të polemizosh me të çmendurit, është kohë e humbur. Ndërkaq, të çmendurit (që në këtë rast do t‘i përligjnim po të ishin thjesht të tillë), vazhdojnë veprën shkatërruese mu në sytë tanë. Në kohën që po shkruhen këto radhë, metropoli shqiptar vlon nga polemika: ta ruajmë apo ta rrëzojmë Skënderbeun! Vetë shtrimi i çështjes është njollë e zezë për Shqipërinë. Dihet se kush do ta fitojë këtë polemikë, por vetë fakti që ajo ndodhi, që populli shqiptar, një shekull pas osmanllisë, ende guxoi ta lejojë një pyetje të tillë, është një turp për të. Nën këtë ndriçim të keq, do të zbulohet ndoshta më qartë ai cen që e ka shtyrë disa herë nga gabimi në gabim. Polemika vulgare dhe imorale për rilindësit dhe Skënderbeun është shenja e një sëmundjeje më të thellë, prej së cilës kombi shqiptar, nëse kërkon një të ardhme në këtë botë, duhet të shërohet. Intelektualët që nismëtuan baltën kundër Skënderbeut dhe Rilindjes nuk janë katundarë me shallvare që i bien daulles e klithin "Dum Babën!". E ndërkaq, mund të thuhet se janë jo vetëm më të rrezikshëm, por më vulgarë e më pa moral se ata. Duket fyerje, natyrisht, të merresh me ta. Dhe ashtu është. Por kur ujërat e zeza vërshojnë befas, dikush duhet të merret me to. Të mësuar të nderojmë personazhe të shquar, artistë, politikanë e gra të bukura, në çastin kur ujërat e zeza shpërthejnë, ne kujtohemi për ata që përveshin mëngët e zbresin të punojnë mes tubave, veglave e territ, atje ku nuk guxon të zbresë kush. Duke kujtuar se po ia hedhin publikut, intelektualët gjysmakë, ata që ushqehen kryesisht nga "Google", merren me raportet mit-histori, pa kuptuar asgjë prej tyre. Pa e ditur se nocionet mit, histori, mitizim e çmitizim janë shumë më të ndërlikuara se ç‘i di mendja e tyre e ngushtë. Me nocione të tilla zakonisht, e sidomos me raportet mit-histori, është e lehtë të bëhen spekulime. Përpara se të jenë kundërthënëse, ato janë plotësuese, dy vizione të botës, njëri i dendësuar jashtë mase, e tjetri, po ashtu, jashtë mase i faktuar, që mëtojnë të njëjtën gjë: të rrëfejnë botën dhe njerëzimin. Seriozë nuk janë provokatorët e këtij diskutimi, por serioz është, ndërkaq, problemi. Në kohën kur Shqipërisë së sotme, familja e popujve europianë i kërkon zbardhjen e së vërtetës për regjimin e saj të turpshëm, prej të cilit nuk ka as njëzet vite që ka dalë, një aksion thellësisht çoroditës kërkon ta kthejë energjinë dhe vëmendjen gjashtë shekuj pas, në një hulumtim
krejtësisht të kotë. A ka alibi për këtë çoroditje? A ka vërtet diçka serioze për të qortuar e ndrequr në atë që është quajtur "moti i madh" i shqiptarëve? Ajo epokë, si asnjë tjetër, është zbardhur e dëshmuar në mijëra libra e studime, nga Uashingtoni në Tokio, nga Tirana, Venediku e Roma në Londër, Stokholm e Shën Petërburg. Nga kjo mizëri botimesh e faktesh del një dëshmi përgjithësisht unanime: një luftë për jetë a vdekje e shqiptarëve dhe gjithë ballkanasve kundër Perandorisë Osmane. Një thyerje me pasoja fatale: shkatërrim fizik, kulturor, moral. Për ironi të fatit, populli shqiptar, ai që besoi se po favorizohej, pësoi goditjen më të rëndë. Ajo ishte në logjikën osmane: popullit që iu vu shenjë për t‘u turqizuar, pikërisht ai, në rast kundërshtimi, do të ndëshkohej më rëndë. U shestuan, kështu, dy projekte paralele: shkombëtarizimi, që do të ndodhte në truallin shqiptar, shpërngulja masive, gjenocidi i fshehtë, që do të përfundonte në rrafshinat e Anadollit. Akti i fundit i kësaj shpërnguljeje do të ndodhte në shekullin XX, si rrjedhojë e pakteve të fshehta turko-jugosllave për të zbrazur një pjesë të Kosovës. Ajo që më së shumti vërteton jo favorizimin, por diskriminimin shqiptar, është ndalimi i gjuhës së shkruar shqipe dhe ndalimi i shkollave shqiptare. Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga "Historia e shqiptarëve", e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në "perandorinë tolerante", përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori. Siç u pa më lart, për ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli. Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi! Nga ky këndvështrim, mendimi gjenial i Mithat Frashërit kur e përqasi mizorinë haxhiqamiliste me atë bolshevike, e ruan ende të plotë vlerën e vet. Rrënimi i Skënderbeut, natyrshëm shfaqet këtu si synim i përbashkët i dy armiqve kryesorë të Europës, otomanizmit dhe bolshevizmit. Rrënimi i Skënderbeut është i pandarë nga rrënimi i Shqipërisë. Gjergj Kastrioti është vënë kështu në një rrethim të dyfishtë: nëse përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit, problemi mbyllet thjesht. Nëse mbetet në këmbë, siç ka ndodhur e do të ndodhë përsëri, të mbetet i tillë jo si shqiptar, por me tjetër kombësi. Kjo do të ishte nga njëra anë zbrazja më e madhe e Shqipërisë, e nga ana tjetër mbyllja e një cikli të zi për Kosovën, kur kjo e fundit, provincë e përjetshme serbe dhe djep i Serbisë, siç ëndërrohet prej sllavëve, do ta kishte të natyrshëm, sipas tyre, një kryezot serb. 4 Nostalgjia e kohëve të fundit për osmanizmin, nostalgji që vetë Turqia e sotme, moderne dhe kemaliste do ta dënonte, është më shumë se shqetësuese. Çdo vonesë në zbehjen e pastaj shuarjen e saj e bën më të zezë njollën që ajo po i vë kësaj shoqërie. Raportet e një populli me lirinë janë shenja e parë identifikuese e tij. Ato janë karta e parë kredenciale, e fisme apo e pafisme, me të cilën ai shfaqet përpara familjes së popujve. Flirtet e turbullta me robërinë dëshmojnë, as më pak, as më shumë, raportet e turbullta me lirinë. Një dëshmi e munguar për këtë të fundit, do ta vinte kombin shqiptar në bankën e turpit, si i vetmi popull në kontinent, që, duke shkelur më të epërmin ligj moral të njerëzimit, e modifikoi identitetin e vet, për t‘ia përshtatur atë robërisë. Historia e kthyer në mit (dhe jo miti në histori) e Kastriotit ka qenë dhe mbetet një histori fund e krye pozitive, shqiptare dhe europiane. Është pjella e parë e përbashkët e Shqipërisë me Europën dhe, si e tillë, përveç që na nderon, na jep shpresë.
 

Gysi

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Ky Kadareja ka fillu me nxjerr veretete perla kohet e fundit. Me e forta eshte qe shkrimi i mesiperm eshte nje parathenie per botimin per here te pare te nje drame te Mit'hat Frasherit. Imagjinoni, nje veper historike, e botuar perhere te pare, me nje parathenie te mbushur me vrere absurde te politikes kulturore te dites. Nejse, peqeri hesapi.
Problemi tjeter eshte se Kadareja abuzon keq me injorancen e shqiptareve. Kadareja ose nuk di ose ben sikur nuk di, qe sot ne boten perendimore, ka nje sere pikepamjesh te tilla, mjaft serioze te cilat flasin per c'mitizim dhe dekonstruksion te mendimit dhe historise. Kadareja ben sikur s'ka degjuar ndonjehere per nje prej filozofeve me te medhenj te mendimit te sotem Zhak Derrida, si dhe per teorine e tij te dekonstruktivizmin. Kadareja ben sikur nuk ekziston asnje Mishel Fuko, apo nje Liotard, megjithese te gjithe keta kane shkruar ne te njejten gjuhe ku Kadareja kalon pjesen me te madhe te kohes se tij, frengjisht. Perndryshe, nuk kam se si ta quaj aktin absurd te bombardimit me konspiracione antishqiptare, ndaj pikepamjeve krejtesisht normale qe shtron nje pjese e intelektualeve shqiptare. Ka dy menyra interpretimi ndaj aktit me te fundit te Kadarese: ose injorance, ose ligesi (ose edhe te dyja). Per kete te dyten ka mjaft arsye qe mund te rrjeshtohen per te argumentuar se perse Kadareja mban qendrime te tilla, por, s'ia vlen te merremi ketu.
Problemi i c'mitizimit te historise nuk ka lindur as nga shqiptaret dhe as nga Fatos Lubonja apo Feraj, e aq me pak nga Kolsi (realisht pikepamjet e te treve jane mjaft te ndryshme, ndonese puqen ne faktin qe historia shqitpare eshte nje monster qe duhet te ribehet mbi baze te teorive te reja te mendimit perendimor).
Problemi me i keq ne ate qe ben Kadareja eshte politizimi i kultures, i cili krijon nje mjedis teper te papershtatshem debati, ku gjykimet ngrihen mbi kategorizimin miq/armiq. I gjithe shkrimi i mesiperm i Kadarese eshte nje pamflet, nje trakt ku synohet demaskimi i nje kategorie intelektualesh qe mendojne me koken e tyre dhe jo me verdiktet imponuese te tejkaluara kadareane. Kadareja perpiqet pikerisht te politizoje kulturen shqitpare duke vendosur tela me gjemba qe pengojne cdo mendim te ri dhe te lire. Per kete vihet ne funksionim e gjithe makineria vrerjvjellese si dhe ushtria e tij, doga e pushkatuesve qe nuk lejojne askend ti afrohet "tortes kulturore ne kete vend.
E gjithe kjo eshte e mjerueshme dhe jeteshkurter.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË ME

Une nuk jam kaq i sigurte qe kjo "kryqezata" e cmitizimeve eshte kaq e pafajshme.
Ne cdo vend Identiteti Kombetar eshte i ngritur mbi figura historike, mbi ngjarje historike ose mbi legjenda. Dhe kjo figure/ngjarje/legjende per identitetin kombetar eshte si ai filli i tespijeve (shembull oriental) ose e thene me shqiptarce si Guri i Qoshes. Ashtu sikurse po te hiqet Guri i Qoshes shtepia (kulla) nuk eshte me shtepi (kulle) e njejta gje ndodh me Identitetin Kombetar.
Kuptohet qe ka raste kur "kulla" eshte ngritur "shtrember" atehere duhet ngritur nga e para...por perseri do ngrihet mbi nje GUR tE QOSHES. Pra te zevendesohet.

Atehere te rrime nje moment dhe te mendojme.
Dakort, meqenese kemi nja 2000 vjet qe na kane ecur punet ters le te bejme ate qe bene turqit e Ataturkut (s`po sjell shembullin e ruseve se ka "komplikacione") dhe te shembim "mitet" e "vjeteruara" dhe te ngreme nje KULLE te re, moderne me modele te rinj.
Atehere mire qe do marrim kazmen ne dore dhe do shembim te "vjetren" por ku i kemi lopatat per te ndertuar te rene?
Ku/sh eshte GURI i ri i QOSHES? KU/SH eshte modeli i ri?

Dmth nqs ne `92 shkaterruam uzinat dhe fabrikat se ishin "komuniste" tani hajde t`u futemi themeleve se jane "mitike".

A thua rastesisht doli ajo ideja e "terapise se shok-ut"? A thua rastesisht iu vu zjarri cdo lloj pasurie qe kishim? A thua rastesisht kemi 17 vjet qe po shkaterrohen arsimimi dhe cdo lloj arritjeje tjeter? Atehere a thua rastesisht na "del" pyetja "Kush e nxorri Skenderbeun dhe pse?"

Shikoni pak "logjiken perparimtare" qe kemi:

Akademia e Shkencave eshte e tipit bolshevik. (ky eshte konstatimi, verejtja dmth)
Zgjidhja? Hajde ta shkrijme.
Pra nuk thote askush "ta reformojme" (edhe kur thuhet e njejta gje behet) dhe as si ta zevendesojme.
Mjafton te mos jete ajo qe kemi. Pa do kemi te re a s`do kemi fare kjo s`ngre kandar.

Dhe te mos harrojme qe "nostalgjia e osmanllise" (sic e "pagezon" Kadareja) nuk eshte vetem ne Shqiperi. Kjo eshte bere e dites edhe ne Turqi. Nje nga "pakenaqesite" qe shfaqi Erdogani kur na "poterisi" dhe na erdhi para ca kohesh ishte pikerisht monumenti i Skenderbeut.

Dhe kur interesat turke dhe greke jane puqur kjo s`para ka qene per te na bere ndonje te mire te madhe. Sepse "cuditerisht" P.Osmane nuk pengonte aspak shkollat greke dhe mbi te gjitha nuk e kishte problem te "etiketonte" si greke popullsine e qyteteve te mirefillta shqiptare si puna e Beratit, megjithese popullsia s`dinte nje fjale greqisht.

Mua nuk me pelqen as mbrojtja qe ben Kadareja per dy arsye: E para sepse flet me mllef dhe e dyta sepse fatkeqesisht e ka diskretituar shume veten. Kjo e ben nje mbrojtes te "keq" dhe nje mbrojtes i "keq" eshte po aq i "demshem" sa nje kundershtar i afte.
 
Top