Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Gjithmone muzika e Kurtit me ka ngjare me efekte narkotike. Po ta veresh me kujdes kenge te tilla si smells like teen spirit, kane nje hyrje ku ndjehet qartesisht shqetesimi, turbullia, impulset qe ndizen dhe tendosen gradualisht deri sa vjen ne shperthim, qe zakonisht vjen ne refren. Madje ne nje shperthim te tille n klipin e nje qe s'po me kujtohet tani titulli (kam mjaft kohe qe nuk i degjoj nirvanat), kurti fillon e perplas veglat, kitarren, baterine deri sa ti prishe. Me pas vjen renia, vakumi, dhe ne mbyllje kurti gati sa nuk bie pertoke.
Muzika e Kurtit percillte nje vijimsi e atij modeli jetese te perqafuar nga hipi-te. Ky ishte nje model proteste, ndaj shoqerise se kohes, ndaj materializimit te gjithckaje, ndaj hipokrizise dhe llustres se genjershtert te shoqerise. Nje proteste ndaj kollareve dhe jakave te bardha, ndaj luftes ne pergjithesi dhe luftes ne Vietnam konkretisht, ndaj "perdorjes" se njerezve si vegla pune. Ishte nje lloj strehe, per t'u larguar nga gjithe kjo shemti, dhe per tu strehuar ne nje skute, larg rendomtesise se perditshme. Ne nje skute, ku megjithese, nuk mund ta ndertoje dot jeten, te pakten thjesht sfidoje jeten e shtirur te propozuar nga politikat e mbrapshta te superfuqive qe e shperfillnin njeriun si qenie me vete unike. Pra kemi te bejme me vazhdimesine e nje modeli antikonformist.
Ky model, i cili shfaqet pergjithesisht tek rroku, por qe rrenjet i ka me te hershme dhe shfaqet dukshem tek blue's-i, pop-i, e me pas mund te thuash se kaloi tek grenxhi (qe luanin Nirvanat) dhe metali, megjithese tek kjo e fundit sikur e humbi ate shprehjen artistike dhe u kthye gati ne nje qellim ne vetvete. Tek metali duket se ky lloj antikonformizmi, e ka humbur origjinen, dhe eshte kthyer ne nje lloj konformizmi me vete. Vec kesaj tek metali duket se shpesh kemi nje prirje per teknizim te skajshem te muzikes, ku i lihet mjaft peshe thjeshte "gjimnastikes" se gishtave mbi tastieren e kitarres pergjate variacioneve, se sa nje menyre shprehese te gjendjes sociale ku artisti jeton. Pra ky model, modeli i antikonfromistit u pasua ne formen e vet edhe tek Kurti i cili mund te thuash se e trashegoi me denjesisht. Por ne ndryshim nga hipi-te tek kurt, pervec deshperimit, dallohet edhe nje shqetesim qe te duket here-here edhe depresiv. Ndoshta gjendja e nirvanes (kujtojme, ne fene budiste nirvana ishte gjendje supreme e shpirtit ne te cilin njeriu fillon dhe shikon gjera joreale, te cilat sipas budisteve ishin me reale se realiteti ku jetojme), pra kjo gjendje tek Kurti shkrihet me shqetesimin psikologjik. Dhe ndoshta nukmund ta kuptosh, nese kemi te bejme me nje nirvane, apo menje shperthim nervor. Nirvana e kurtit, ndryshe nga qetesia absolute e budisteve, ishte agresive, shperthyese, dhe madje edhe depresive.
Kjo ishte menyra se si Kurti dinte te reagonte, te mospranonte realitetin ne te cilin jetoi, dhe qe pse jo edhe sot vazhdojme te jetojme. Thjesht nje mospajtim agresiv, me force. Nje gje e dime sipas kesaj keshtu nuk duhen gjerat. Se si duhet nuk e dime. Pikerish prandaj dhe reagimi eshte i deshperuar, dhe artistikisht i shprehur ne nje menyre te drejtperdrejte.
Fundi tragjik ishte deshmia me domethenese per te gjithe kete.