Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Agon

Primus registratum
Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ketu mund te shkruni te gjitha qe dini per Kurt Cobain, kenget e tija, vdekjen e tije...
 

Mono

Forumium praecox
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Me i madhi i te gjithe koherave!
 

Agon

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Kurt Cobain ishte dhe do te mbetet legjenda e muzikes ROCK.
 

mostro

Putraku
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

edhe une jam big fan i kurt cobain..kam gati 12 vjet qe e degjoj...
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

un per vedi e vlersoj si "shum te veçant" por asht pak slow per gustot te mia /pf/images/graemlins/shrug.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Agon

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

A e ka lexuar ndokush librin "Nirvana: Teen Spirit: The Stories Behind Every Song"
te Chuck Crisafulli
 

ujku81

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Smells like teen spirit u votua kenga e shekullit ne vitin 2000.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

OK flasim per muzike.

Nirvanat ishin grupi qe bene revolucion ne muziken e viteve 90. Bashke me R.E.M qene te paret e rrymes alternative, per fat te keq mbs vdekjes se Cobain u shperbene. Dave Grohl (bateristi) eshte lider i grupit Foo Fighters tani (ku eshte kitarist dhe solist) dhe muzika e tyre ngjan shume me ate te Nirvana.

Nirvana ishte banda e pare qe realizuan koncert Unplugged, nje album fantastik. Per mua me i miri mbetet "In Utero", ndonese ai qe njihet me shume eshte "Nevermind" me kenget me te degjuara, "Smells like teen spirit", "Come as you are", "Lithium", "In Bloom", "Somethng in the way", etj.

Meqe ra fjala ne 20 shkurt Cobain me duket se ka ditelindjen (do te mbushte 39 vjec).
 

ados

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Kurt cobain..heh. talent si ai nuk nxjerre bota.head master of grounge+garage wave
jo per gje por ndoshta jam shqiptari i vetem qe i kam pare live: Berlin 23 april 1993 21:00 club SO 36..
 

Agon

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

e si te u duke live, kurt cobain eshte me i mire ne live performanse se neper albumet e tija
 

ados

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

ne koncertet live ishte paranoik,ndoshta nga droga qe merrte..
nje kenge e niste 2 here...me nje ze te ngjirur..vetem musika hard core ishte ajo qe te bente mbante koncertin.gjithmone ne koncertet live ne vitin e fundit mori edhe nje kitarist tjeter si support ... pra 4 veta ne bande..
 

Agon

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Aj krejt karieren e vet e ka kaluar me droge, noshta edhe me heret, edhe vajza e tije i ka le e mvarur prej droges
 

StEeL_ToRMeNtOR

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Nuk diskutohet qe Kurt Cobain ka qene 1sh ne fushen e tij. po nqs po flasim per muzike atehere duhet te permendim dhe Michael Kiske, Chris Caffery, İan Gillan, Alex Skolnick, Glenn Tipton, Slash, Michael Weikath etj. etj.
 

Argi

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Eshte nje nder kengetaret me te medhenj,pas Jim Morrison. /pf/images/graemlins/rockband.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Gjithmone muzika e Kurtit me ka ngjare me efekte narkotike. Po ta veresh me kujdes kenge te tilla si smells like teen spirit, kane nje hyrje ku ndjehet qartesisht shqetesimi, turbullia, impulset qe ndizen dhe tendosen gradualisht deri sa vjen ne shperthim, qe zakonisht vjen ne refren. Madje ne nje shperthim te tille n klipin e nje qe s'po me kujtohet tani titulli (kam mjaft kohe qe nuk i degjoj nirvanat), kurti fillon e perplas veglat, kitarren, baterine deri sa ti prishe. Me pas vjen renia, vakumi, dhe ne mbyllje kurti gati sa nuk bie pertoke.

Muzika e Kurtit percillte nje vijimsi e atij modeli jetese te perqafuar nga hipi-te. Ky ishte nje model proteste, ndaj shoqerise se kohes, ndaj materializimit te gjithckaje, ndaj hipokrizise dhe llustres se genjershtert te shoqerise. Nje proteste ndaj kollareve dhe jakave te bardha, ndaj luftes ne pergjithesi dhe luftes ne Vietnam konkretisht, ndaj "perdorjes" se njerezve si vegla pune. Ishte nje lloj strehe, per t'u larguar nga gjithe kjo shemti, dhe per tu strehuar ne nje skute, larg rendomtesise se perditshme. Ne nje skute, ku megjithese, nuk mund ta ndertoje dot jeten, te pakten thjesht sfidoje jeten e shtirur te propozuar nga politikat e mbrapshta te superfuqive qe e shperfillnin njeriun si qenie me vete unike. Pra kemi te bejme me vazhdimesine e nje modeli antikonformist.

Ky model, i cili shfaqet pergjithesisht tek rroku, por qe rrenjet i ka me te hershme dhe shfaqet dukshem tek blue's-i, pop-i, e me pas mund te thuash se kaloi tek grenxhi (qe luanin Nirvanat) dhe metali, megjithese tek kjo e fundit sikur e humbi ate shprehjen artistike dhe u kthye gati ne nje qellim ne vetvete. Tek metali duket se ky lloj antikonformizmi, e ka humbur origjinen, dhe eshte kthyer ne nje lloj konformizmi me vete. Vec kesaj tek metali duket se shpesh kemi nje prirje per teknizim te skajshem te muzikes, ku i lihet mjaft peshe thjeshte "gjimnastikes" se gishtave mbi tastieren e kitarres pergjate variacioneve, se sa nje menyre shprehese te gjendjes sociale ku artisti jeton. Pra ky model, modeli i antikonfromistit u pasua ne formen e vet edhe tek Kurti i cili mund te thuash se e trashegoi me denjesisht. Por ne ndryshim nga hipi-te tek kurt, pervec deshperimit, dallohet edhe nje shqetesim qe te duket here-here edhe depresiv. Ndoshta gjendja e nirvanes (kujtojme, ne fene budiste nirvana ishte gjendje supreme e shpirtit ne te cilin njeriu fillon dhe shikon gjera joreale, te cilat sipas budisteve ishin me reale se realiteti ku jetojme), pra kjo gjendje tek Kurti shkrihet me shqetesimin psikologjik. Dhe ndoshta nukmund ta kuptosh, nese kemi te bejme me nje nirvane, apo menje shperthim nervor. Nirvana e kurtit, ndryshe nga qetesia absolute e budisteve, ishte agresive, shperthyese, dhe madje edhe depresive.
Kjo ishte menyra se si Kurti dinte te reagonte, te mospranonte realitetin ne te cilin jetoi, dhe qe pse jo edhe sot vazhdojme te jetojme. Thjesht nje mospajtim agresiv, me force. Nje gje e dime sipas kesaj keshtu nuk duhen gjerat. Se si duhet nuk e dime. Pikerish prandaj dhe reagimi eshte i deshperuar, dhe artistikisht i shprehur ne nje menyre te drejtperdrejte.
Fundi tragjik ishte deshmia me domethenese per te gjithe kete.
 

Agon

Primus registratum
Re: Kurt Cobain!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

shum bukur gysi, une meqe jam nje fan i madh i nirvanes dhe kurt cobainit normalisht, me pelqeu shum ky texti yt megjithese se kam lexuar te tere, pritoj me lexu shum...
 
Top