Kur njeriu sillet si i civilizuar

Kur njeriu sillet si i civilizuar

Klevisi, më në fund, mund të kurohet jashtë


Vitore Nela

Kur ai hyri në redaksi dhe na u prezantua, ne u vumë ne mendime, sepse emri i tij diç na thoshte. Me Mahmut Zgurin ne “Shekulli-Kontakt”, ishim njohur dikur nga data 15 gusht. Atëherë ai erdhi personalisht në redaksi dhe tregoi për nipin e tij 7-vjeçar, vogëlushin Klevis, i cili kishte nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Klevisi ka lindur me probleme nga enët e gjakut në këmbë. Që nga ajo kohë prindërit ishin munduar që të merrnin një vizë pranë ambasadës greke, por pa rezultat. Para se t’i drejtoheshin Shekullit ata kishin bërë dhe tentativën e fundit më datë dy gusht. Të sigurt se kësaj here do ta merrnin, sepse plotësonin të gjitha kushtet që nga rekomandimi i doktorit në Tiranë, ata ishin nisur për në ambasadë. Çuditërisht, pasaportat i morën pa vizë. I dëshpëruar, gjyshi i Klevesit erdhi në redaksinë e “Shekulli Kontakt”, ku na shpjegoi situatën dhe kërkoi që nipi i tij të ndihmohej. Të nesërmen ne botuam historinë e Klevisit të vogël dhe apelin e gjyshit tij.
Dje Mahmut Zguri u ul sërish në tavolinën e pritjes në “Shekulli- Kontakt”, por kësaj here fytyra e tij ishte e çelë dhe tregonte gëzim. Më në fund, ishin pajisur me vizë dhe do të niseshin për kurim në Greqi. Me sytë gati në përlotje ai tha: “Dua të falënderoj ministrin Cikuli që dha notën, ambasadën, doktorin e fëmijëve Hysen Heta dhe sigurisht, gazetën tuaj, që ndikoi fuqishim në sensibilizimin e këtyre institucioneve për hallin që kishim”. Shërim të shpejtë, Klevis!
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Jeni qe jeni kapuni prej flokesh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Jo por do me pelqente tju shihja tek grindeshit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

s'ke per te pa gjo se jam paqesore dhe tuj ik ne pune...jo per gje po me pelqen te paguj vete mjekun nuk du te bej pjese te personat qe mjekohen falas thjesht per ego personale...hajt tung te gjitheve
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

MOj me thuj lagjen ku jeton se po vij dhe une aty...po marr me vete edhe ca rob qe ketu duhet ti pagujne vete mjekimet meqe shteti rimburson je pjese te tyre.
E nderuar qytetare.... ti i jep shtetit rreth 40 % te rroges tende mujore. pra ilacet qe ty te duken falas i ke paguar edhe kur ke qene shendosh e mire si kokrra e molles( vazhdofsh gjate keshtu ishalla). Kur vje puna te kemioterapia shteti te paguan nje lloj kemioterapie qe eshte per ka vene re qe popullata vuan goxha nga ajo patologji...por kur behet fjale per nje patologji te rralle i nxjerr ato lek ti te farmacia mi lal. E mos i rafte kujt me e provu me ngel ne dore te shtetit tend e timin me pagujt ilacet. Se kur ti vuan nga ndonje patologji kronike se diabeti mjeku te jep ne recete nje kuti me rripa(strisce, ato ku vendoset gjaku dhe matet glicemia) ne muaj qe ka 25 cope perplas koken ne mure ti qe perdor 2 ne dite e ato ste dalin as per 2 jave. pa llogarit qe per te arritur ne fazen qe ti paguan shteti ti ke lene lesht e kokes tu i pagu vete. te permenda diabetin qe eshte nje nga semundjet me frekuente kohet e fundit.
Llogarit kardiopatiket apo pensionistet me alzaimer qe kane mjekime shuuuume te shtrejta dhe i paguajne vete nje pjese te ilaceve sepse shteti nuk merr parasysh kur semundja arrin ne nje fare faze finale.
Vajze e mbare shteti nuk mbron te vobektin por te fortin. Po ty shyqyr qe ste ka rene te perfundosh dyerve te spitaleve, dhe mos te rafte kurre, se do flisje ndryshe...

Sa per mjek te mire njoh me shume se cmund te mendosh ti...njoh nga ata qe kane nxjerr nga xhepi i tyre e kane paguar per 8 vjet me rradhe kurimin e nje vajze 15 vjecare deri sot qe eshte 23. Dhe jo vetem kurimet por edhe vareset dhe byrzylyket. Jo vetem mjeket por edhe infermieret qe i sillnin parukieren ne spital qe ajo te behej e bukur. Vajze e mbare shembuj te tille te sjelle plot...por prape kjo ishte nje dhe mjeku ishte nje...kjo sme jep te drejten te them qe te gjithe jane shpirtmire e humanitar. Sepse ne fund te fundit edhe ky mjeku e beri sepse e mori perzemer kete cupen ne menyre njerzore e jo hyjnore se po te ishte ashtu do i ndihmote ne tere femijet e botes.
Une sjam bere per te me qare hallin njeri...por u perpoqa te te sillja nje vizion me komplet te situates neper spitale dhe qendra universitare. Edhe nese jam zgenjyer perderisa kam arritur ne kete pike do te thote qe kam ditur ti bej balle cdo lloj situate qe me eshte krijuar dhe meqe kam arritur te flas per kete situate do te thote qe jam e kam perballuar me shume pjekuri.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Une si fukara, dua qe shteti te mi paguaje mjekimet, ti Dahlia nqs deshiron te me paguash nje operacion plastik per te heq nja dy tatuazhe, nuk ta kthej prapsht /pf/images/graemlins/wink.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
eshte e frikshme te jesh semure ketu ne shqiperi. nuk ka doktore te hajrit nuk ka kushte, duhet nje thes me leke...
une njehere qe kam qene ne spital para dy vjetesh kur linda vajzen bera namin qe te me trajtonin ashtu sic desha vete, i bera presion cfare nuk i thashe derisa u "kujdes" vete drejtori per kete ceshtje. pastaj leket ia bera hallall atyre qe u kujdesen per mua dhe me qendruan te koka.
po sikur une edhe im shoq te mos kishim kete pozite pune qe kemi si do shkonte filli ne ate spital?!

[/ QUOTE ]

Nuk eshte e drejte te thuhet qe ne shqiperi ska doktor te hajrit...Ti vete ke pranuar qe ju ke dhene lek dhe jua ke bere hallall...po pse mi lal nuk i denoncove kur nuk e quan te drejte tu japesh lek. Ti ke bere nje lindje...dikur njarzit i benin femijet edhe neper ferra dhe si ka gjet gje.Ndersa sot kur shkohet per te bere nje femije quhet vetja e semure...koncept i gabuar!Si cdo gje ne jete ka rreziqet e veta.Edhe te dalesh ne rruge ka rrezik se te shtyp makina, te bie dielli ne koke o te bie noj rruge.
ty te te rroje goce dhe u bofshit nga 100 vjec e mos vuajtshi kurre nga asnje semundje dhe kalofshi e gezofshi njeri tjetrin!

[/ QUOTE ]
flm per urimet . dua te te bej nje pyetje? ti ke bere ndonje lindje?
e di te cdo te thote kur ti ke dhimbje, ke stres se do sjellesh nje njeri ne jete, ke frike se per ty eshte nje eksperience e re dhe te te vije nje infermiere dhe te te bertasi...une i kerkoja uje dhe ato as qe e vinin ujin ne zjarr.. dhe une pastaj e zgjidha ndryshe...
pastaj cfare ndryshimi me cuan ne nje dhome te vecante, me nderruan carcafet, me rrinte nje infermiere te koka qe me fshinte djerset. dhe ne fund leket ia dhashe me shume kenaqesi pasi me sherbyen te koka jo se mi kerkuan. po e di ti se si i qepnin ato qe nuk kishin perkrahje (me falni per kete shprehje qe perdora)te gjalla pa anestezi, qe kur degjoja ulerimat ne dhomen time me rrenqethej mishi. i trajtonin ato grate e shkreta qe vinin nga zonat rurale si kafshe, ato nuk guxonin te qanin nga dhimbjet. dhe duhet te them se spitali kishte kushte, kishte edhe zile te koka e krevatit por varej kush e shtypte ate buton, po te ishte ndonje "i rendesishem" vinin me vrap per te tjeret nuk i behej vone. ja ky eshte spitali shqiptar. ti nuk e merr me mend sa femije e nena kane vdekur prej neglizhences se atyre pseudomjekeve dhe me pas i zhkukej kartela
 

Dolores

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Ceshtja nuk qendron vetem tek leket qe harxhon per mjekun...nuk me dhimbsen ato...por nuk ekziston besimi qe duhet te krijoj mjeku me pacientin e semure.....kjo nuk arrihet kurre ne Shqiperi....une kisha maman time shume te semure teper e re per te qene aq e semure....edhe dihej nga te gjith mjeket qe u morren me te ne ate kohe te shkurter qe ajo kishte shume pak shpresa....duke mos konsideruar leket qe harxhuam...ne asnje moment....ndonjeri nga mjeket nuk mori famijen vecante tu shprehnin sinqerrisht e hapur medimin e tyre mjeksor rreth gjendjes se saj ....nuk e kuptoj kete mentalitet ne Shqiperi...perse nuk duhet mbajtur familja ne dijeni te situates....?...normalisht qe do marresh analizat edhe do kerkosh keshille mjekesore jashte vendit ku ta thone cope se cfare po ndodh me ty!!....eshte e dhimbshme kur dihet qe i afermi juaj s ka shpresa edhe ti e mundon me ilacet me te shtrenjta e te renda qe i ke marre sepse shpreson qe do behet me mire, sepse mjeket nuk ta kan shprehur qe ka marre fund......shume e dhimbshme!
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Une s'e kuptoj se ku do te dale _Nemo_ nga tere keto gjera qe ka thene. Nese po perpiqet te justifikoje sharlatanizmin e mjekeve ne Shqiperi, veshtire do e kete. Kushte te veshtira, te behemi koshiente se sa shume lodhen mjeket e bla bla... llafe! Me zor s'beri njeri mjek askund askend. Eshte profesion qe ka shume te ardhura sepse njerezit jeten e kane te shtrenjte dhe jane gati te paguajne cdo gje per ta ruajtur! Mjekesia dhe farmaceutika eshte biznesi me fitimprures sot ne planet dhe ky eshte fakt!
Ngaqe solle Ameriken si model se pse e ka mjekesine aq te zhvilluar ne krahasim me Italine apo tjeterkund, duhet te dish qe ne UK ka nje barcalete qe ne fakt s'eshte barcalete qe thote "In the USA, the ambulance clerk will check your purse first and your pulse second." Shpenzimet per research, eksperimentet, laboratoret etj faktore te permendur si arsye te nevojes se shpenzimit te parave ne kete fushe, jane argumenta qe i jepen ndonje derdimeni qe nuk di te dalloje niseshtene nga mielli. Parate e nevojshme per research jane nje fraksion i parase qe xhiron ne sferen mjeksore/farmaceutike, research nuk e kane nevojen e harxheve apo rezultatet te magnitutes "industrial quantity". dhe nuk jane me te veshtira apo te kushtueshme sesa research ne fizike, meterologji, sizmologji, astrofizike, energjitike me lloj lloj laboratoresh, pershpejtues, ambiente superpercjellse apo me radioaktivitet, germime te thella ne siperfaqen e tokes, etj etj, mund te numeroj pafund edhe une. Nderkohe, prodhimi i ilaceve mbulon vetveten me koeficiente marramendes qe jane thjesht pertej kufijve te industrive perkatese te fushave te tjera shembull qe permenda.


Dolores, te kam marre shume inat /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Ajo që në Shqipëri është e pafalshme është mungesa totale e humanizmit në shumë mjekë. Dy raste me të cilat jam përballur vetë në Shqipëri si dhe dëshmi të shumta ma kanë krijuar këtë bindje. I pari, një shok i imi, plagoset me thikë dhe kur mbërrin në spital kishte humbur shumë gjak. Mjeku (kirurgu) pasi bëri diagnozën, nuk e fuste në sallë të operacionit pa i dhënë 300 000 lek (në 95-ën). E njëjta gjë ndodhi edhe me një shok tjetër i cili u aksidentua.

Ku shkoi urgjenca e situatës? Sikur personi mos të ketë para ç'mbetet për tu bërë? T'i vendoset pistoleta në ballë mjekut siç bëri vllai i shokut tim?

Nemo, ky nuk hyn tek humanizmi por tek detyra që ti ke marrë përsipër të kryesh. Ti ke zënë një vend e duhet të kryesh detyrën që të ngarkon ai vend (pozitë) përndryshe duhet t'ja lirosh vendin dikujt tjetër që e kryen atë detyrë.

Sa pËr faktin që mjekët nuk ja thonë diagnozat negative pacientëve apo familjeve të tyre ka të bëjë me kulturën shqiptare në përgjithësi. Ka mjekë shqiptarë të cilët ta thonë troç se ç'ka pacienti.
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Dolores problemi qe ngre ti eshte shume i rendesishem ...dhe une gjithashtu e mendoj si ti qe dua ta di ate cfare kam. se ne fund te fundit dua te organizoj jeten time.
ps. me vjen shume keq sepse e di cka hequr mamaja jote dhe ju gjithashtu....im sorry!

Gurax... po te shkosh ne nje laborator biokimie do shikosh qe per te bere nje elektrofores me gel ... nje ng substance kushton 3 -4 mije euro.dhe duke ndjekur cdo gje sipas protokollit mund te behen gabime dhe keto lek hidhen ne plehra.nje shembull idjot ky. pa llogaritur qe nje analize ft3 ft4( hormonet e tiroides) kushtojne 45 mije lek ne tr dhe 100 euro ne itali. kur nje analize gjaku eshte 7 mije lek. pra ajo cfare kushtojne jane enzimat. Dhe eshte fakt qe amerika eshte shume me perpara se shtetet e tjera nga ana kerkimore ne fushen e mjekesise...madje merr kokat me te mira neper te gjithe europen. Mos harro djale i mbare qe kerkimet e fushen e mjekesise nuk zgjatin 2 dite por me 10tra e 10tra vjet.

Kondre une vallaj them me i vu pistoleten se nuk e quaj aspak te drejte me i dhene kokerr leku po sme lindi ne zemer me e bo.

Ore ne shqiperi spitalet jane pleh, mjeket jane njerez qe skane studjuar me pasion mjekesi por sepse shteti i ka cuar atje. rrugezgjidhja...kush eshte?!
 

MLK

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Jam plotesisht dakort me ato qe thote "policia" e ky ishte dhe qellimi qe e tituloova ne kete menyre.
Ti sherbesh te semurit ne spital kur je infermiere dhe mer rroge per punen qe duhet te kryhesh, quhet civilizim, te pretendosh ti besh shantazh me mossherbim me qellim qe ti rrjepesh para quhet mos-civilizim.
Te perdoresh nje hapesire te gazetes, jo per te shkruajtur nje krim te rendomte (i cili te sjell me teper shitje tirazhes ne pergjithesi) po per te shkruajtur per nje histori anonime e cila duhet te sensibilizoje opinionin, institucionet perkatese dhe kjo sherben per shpetimin e jetes se nje femije, quhet civilieim.
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Katër mjekë, në ndjekje penale për mitëmarrje e falsifikim

Prokuroria bën gati dosjet për një pediatër, një gjinekologe dhe dy ortopedë

Matilda Troka

Katër mjekë të specialiteteve të ndryshme nga qyteti i Lushnjës janë vënë në ndjekje penale për mitëmarrje, falsifikim dhe shkelje kompetencash. Fakti tronditës konfirmohet nga Këshilli i Urdhrit të Mjekut në Fier, si dhe nga sektori i krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së këtij qarku.

Drejtori i Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut, Henerik Hamitaj, thotë se "Edhe vitin e kaluar, si dhe këtë vit nga analizat e kryera nga Këshilli i Urdhrit të Mjekut për Qarkun e Fierit ka dalë se bluzat e bardha lushnjare preken më shumë prej mitëmarrjes. Ndërkohë që pritej që problemet më të mëdha të ishin në Fier, si një qytet në zhvillim, kemi konstatuar se është Lushnja vendi me më shumë probleme."

Hamitaj tregon se për vitin 2006, janë regjistruar tetë raste ankesash nga qytetarët, por se numri i rasteve të ryshfetit është realisht më i madh. "Në shumë raste, denoncimi nuk drejtohet te ne, por direkt në polici apo në drejtoritë e spitaleve", thotë kreu rajonal i Urdhrit të Mjekut.

Ndërkohë që në seksionin e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Fierit, numri i ankesave për mitëmarrje nga ana e mjekëve e kapërcen tetën, që raportohet nga Urdhri i Mjekut. Burime nga ky seksion pohojnë se vetëm gjatë tri javëve të fundit janë paraqitur gjashtë denoncime ndaj mjekëve, por pas plotësimit të dokumentacionit vetë denoncuesit janë tërhequr, duke mos dashur të përballen më tej me organet e drejtësisë.

Denoncimi më i fundit që ka shkuar edhe në Prokurorinë e Fierit është ai ndaj mjekes Olimbi Bregasi, e cila është kapur në flagrancë, duke marrë para prej një pacienti. Për prokurorinë, ky rast korrupsioni mund të dënohet me gjobë, ose nga 3 deri në 7 vjet burg.

Përveç mjekes Olimbi Bregasi, në ndjekje penale janë aktualisht dhe tre mjekë të tjerë të spitalit të Lushnjës. Rasti më pikant i korrupsionit në mjekësi është ai i mjekut pediatër, Genci Shore. Sekretarja e Këshillit të Urdhrit të Mjekut në Fier, Rovena Kolici tregon se: "Mjeku Genci Shore po ndiqet penalisht, ndërkohë që ndaj tij është marrë edhe një masë administrative prej Urdhrit të Mjekut". Sipas akuzës, pediatri Shore përdorte vula false për t‘u lëshuar pacientëve receta dhe rekomandime. Kështu ai ka kryer edhe shërbimet e ekografisë, gjinekologjisë, të mjekut kardiak, alergologut, si dhe të pneumatologut. Por Shore vazhdon të punojë në spitalin e Lushnjës, pasi masa e marrë ndaj tij nga autoritetet e shëndetësisë është vetëm disiplinore.

Ndërkohë, një javë më parë ka nisur ndjekja penale për dy mjekë të tjerë të spitalit të Lushnjës. Ka qenë rasti i një aksidentimi të rëndë, i cili është cilësuar prej mjekëve ortoped, Dervish Myftari dhe Astrit Xheka, si "plagosje e lehtë". Ankesa e të dëmtuarit Dalip Kullafi, i cili në ballafaqimin e marrë përsipër nga urdhri i mjekut ka ardhur me paterica, ka bërë që edhe ndaj dy ortopedëve nga Lushnja të hapet proces gjyqësor.

Në spitalet e Fierit dhe Lushnjës, pacientët ankohen gjithashtu, edhe për mosplotësimin e të gjitha shërbimeve. Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në spitalet e këtyre dy qyteteve, mjekët rekomandojnë laboratorët apo klinikat private për kryerjen e analizave dhe ekzaminimeve të ndryshme. Prej të shtruarve të parë me sëmundje gjaku në repartin e patologjisë Fier, denoncohet detyrimi që u bëhet për t‘i kryer analizat në laboratorë privatë.

"Sapo jam shtruar, më kanë thënë se analizat e mia duhet t‘i kryej na laborator privat. Jam pensioniste dhe gjithë jetën time kam paguar sigurimet shëndetësore. Nuk kam përse të paguaj tani analizat dhe tarifat e laboratorëve privatë", thotë Urani Bixha, e shtruar në këtë repart. Ndërkohë, edhe të afërt të pacientëve tregojnë se janë detyruar të kryejnë analizat në laboratorë privatë. "Kam shtruar babanë që prej 6 ditësh dhe vetë mjekja më ka thënë që analizat duhet të bëhen në laborator privat. Babai im është pensionist dhe gjithë jetën ka paguar detyrimet e sigurimeve shoqërore, ndërsa spitali është shtetëror, atëherë ai duhet të jetë koordinatori i kryerjes së analizave ku të dojë ai në shtet apo privat", tha për "Shqip", Ilia Gjini, i biri i pacientit Tonci Gjini, i cili vuan prej një sëmundje kronike gjaku që quhet leucemipoliciedem.
 

bona

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

per mendimin time doc shqiptare jane heronj.

nqs do te mendohej qe jashte mjeksia esthe me e mire esthe sepse organizimi shendetesor esthe me i mire.
jane shkencetaret qe design aparate
jane kimistet neper laboratore
jane kompanite e sigurimeve shendetesore
jane kompanite qe punesojne puntoret dhe i a paguajne keto

so esthe nje system shoqeror qe duhet te rregullohet ne shqiperi.

lidhja esthe
pacient- shtet dhe jo pacient- doc
 

bona

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

mlk

mos sherbim ndodh sepse atje akoma nuk esthe stabilizuar nje mentalitet qe nqs i behet nje padrejtesi te semuri , i semuri te marre avocat dhe te hedhi ne gjyq spitalin sic behet ketu ku jetoj une. pastaj e shef ti se si spitalit ia heq veshin inf apo doc.

ti permende qe nuk studiojne me pasion mjeksine, une nuk e di ate por kam pare qe doc atje marrin nje diplome dhe neser jane doc, s'ka provime cdo vit apo cdo tre vjete te shikohet a i ka ne toc ato qe dueht me dite

so mund te vazhdoj me faqe te tera so brezi im dhe i joti nuk do ti shohim keto per ndoshta ato qe vijne.
 

zog

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
per mendimin time doc shqiptare jane heronj.

nqs do te mendohej qe jashte mjeksia esthe me e mire esthe sepse organizimi shendetesor esthe me i mire.


[/ QUOTE ]

doctori behet me libra, tu mesu permendesh. prandaj te duken te mire shqiptaret e jo me poshte nga te huajt. nje liber e meson njesoj si ne shqiperi si ne amerike.

problemi eshte qe doktore te tille nuk te sherojne si ne amerike te jesh, si ne shqiperi. eshte pikerisht ORGANIZIMI ai qe te sheron. ne shqiperi vdes ne rruge po pate aksident makine, nuk te shpie njeri ne spital se duhen ore deri sa te te vije urgjenca. spitali nuk ka shtreter e çarçafe, doktoret e infiermieret jane MATRAPAZE qe vetem leku per te bere piushimet ne turqi ose shkup u intereson.
e kjo nuk te sheron. ajo qe te sheron ne spitale kudo te jesh eshte BESIMI tek sherimi. e kete ta jep me shume APARENCA e spitalit sesa ZOTEZIA e doktoreve ose shkencetareve atje.
 
Top