Kur njeriu sillet si i civilizuar

Kur njeriu sillet si i civilizuar

Klevisi, më në fund, mund të kurohet jashtë


Vitore Nela

Kur ai hyri në redaksi dhe na u prezantua, ne u vumë ne mendime, sepse emri i tij diç na thoshte. Me Mahmut Zgurin ne “Shekulli-Kontakt”, ishim njohur dikur nga data 15 gusht. Atëherë ai erdhi personalisht në redaksi dhe tregoi për nipin e tij 7-vjeçar, vogëlushin Klevis, i cili kishte nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Klevisi ka lindur me probleme nga enët e gjakut në këmbë. Që nga ajo kohë prindërit ishin munduar që të merrnin një vizë pranë ambasadës greke, por pa rezultat. Para se t’i drejtoheshin Shekullit ata kishin bërë dhe tentativën e fundit më datë dy gusht. Të sigurt se kësaj here do ta merrnin, sepse plotësonin të gjitha kushtet që nga rekomandimi i doktorit në Tiranë, ata ishin nisur për në ambasadë. Çuditërisht, pasaportat i morën pa vizë. I dëshpëruar, gjyshi i Klevesit erdhi në redaksinë e “Shekulli Kontakt”, ku na shpjegoi situatën dhe kërkoi që nipi i tij të ndihmohej. Të nesërmen ne botuam historinë e Klevisit të vogël dhe apelin e gjyshit tij.
Dje Mahmut Zguri u ul sërish në tavolinën e pritjes në “Shekulli- Kontakt”, por kësaj here fytyra e tij ishte e çelë dhe tregonte gëzim. Më në fund, ishin pajisur me vizë dhe do të niseshin për kurim në Greqi. Me sytë gati në përlotje ai tha: “Dua të falënderoj ministrin Cikuli që dha notën, ambasadën, doktorin e fëmijëve Hysen Heta dhe sigurisht, gazetën tuaj, që ndikoi fuqishim në sensibilizimin e këtyre institucioneve për hallin që kishim”. Shërim të shpejtë, Klevis!
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Që nga ajo kohë prindërit ishin munduar që të merrnin një vizë pranë ambasadës greke, por pa rezultat. Para se t’i drejtoheshin Shekullit ata kishin bërë dhe tentativën e fundit më datë dy gusht. Të sigurt se kësaj here do ta merrnin, sepse plotësonin të gjitha kushtet që nga rekomandimi i doktorit në Tiranë, ata ishin nisur për në ambasadë. Çuditërisht, pasaportat i morën pa vizë.

[/ QUOTE ]

Shume urime klevisit dhe sherim te shpejte!

Nuk kuptoj pse duhet te thuret "lavde" kur problemi nuk duhet te egzistoj!
 

MLK

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Thuhet lavde pasi njerzit apo xhestet humane jane ber teper te rralla ne shoqerine qe jetojme aktualisht.
Ashtu sikurse kritikojme çdo gje qe nuk shkon, duhet dhe te lavderojme nismat qe jane me te vertete per tu lavderuar.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

E rendesishme eshte qe Klevisi ja doli.

Te jap te drejte persa i perket fenomenit "ndihm", kurse persa i perket kontekstit te historis, nuk me duket shenje "civilizimi", me duket me teper "mbijetes"!
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Ne shqiperi keto jane histori dhe njerzit duan ti degjojne si perralla. Mentaliteti i popullit ne pergjithesi eshte qe cdo gje arrihet me lek...madje shpesh here arrijme te themi qe edhe jeten duan ta fitojme me lek.

Per mendimin tim njerzia duhet te perpiqet te ndertoj struktura kuruese ne shqiperi e mos ti cojne me lek grekut e talanit po ti mbajne ne vendin e tyre. Ne kete drejtim duhet te sensibilizohet populli... dhe turkalite te mendojne qe te hapin biznese me semundjet e popullit tone.
 

MLK

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Aq me teper kur nje pjese e madhe e te rinjve po kryejne studimet jashte vendit e do kene kualifikimet e duhura per te kuruar te semuret ne Shqiperi.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

eshte e frikshme te jesh semure ketu ne shqiperi. nuk ka doktore te hajrit nuk ka kushte, duhet nje thes me leke...
une njehere qe kam qene ne spital para dy vjetesh kur linda vajzen bera namin qe te me trajtonin ashtu sic desha vete, i bera presion cfare nuk i thashe derisa u "kujdes" vete drejtori per kete ceshtje. pastaj leket ia bera hallall atyre qe u kujdesen per mua dhe me qendruan te koka.
po sikur une edhe im shoq te mos kishim kete pozite pune qe kemi si do shkonte filli ne ate spital?!
 

bona

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

i/e dashur MLK

ky problem qe u trajtua me siper per mendimin tim esthe me i nderlikuar se sa duket por njekohesisht dhe me i thjeshte.

une vete kam pasur nevoje nje i familjes sime te vinte ne ny per kurim dhe fale zotit erdhi.
u be shume e thjeshte une jetoja vete ketu u drjetova nje spitali me thane sille personin ketu dhe kaq s'po vashdoj me detaje.

problemi esthe ketu vete shteti ose me mire spitali apo fakulteti i mjeksise duhet te lidhet me qendra dhe organizata shteterore qe kane lista spitalesh qe marrin sidomos kurim femijesh falas.

une i uroj femijes shendet te plote por kam me dyshim cfare lloj spitali eshte ai, sa i specializuar esthe per ate semundje.
spitalet jane te profilizuara dhe spo vazhdoj me differencat e spitaleve ne greqi me ato te gjermanise apo te atyre te nje shteti tjeter.

pse thuhet "jashte" s'do te thote magic.

edhe nje here i uroj shendet femijes.
 

bona

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

mlk

me pelqeu ajo pjesa qe the po edukohen njerizit jashte.
une per vete kam mbaruar
bachelor ne infermieri
punoj ne pavionin e semundjeve kritike
kete simester po mbaroj master's
vitin tjeter filloj post master program qe quhet
nurse practitioner -- ketu ne usa ke te drejte qe dhenie ilacesh me recete dhe trajtim semundjesh dhe klientela ime do jete ajo emigrante shqiptare.
dhe kur te kem kualifikimin e duhur dua te jap mesim ne fakultetin e infermierise atje dhe te mundohem me te tjere natyrisht ta sjell ne standarted boterore.
 

bona

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

policia

me vjen keq qe ke patur ate experience qe permende me lart
por nje faktor i sherbimit te ulet atje ne shqiperi eshte organizimi i sherbimit shendetesor.
po te kene njerzit sigurim shendetesor dhe dotorri te beje 200,000 ne vjet dhe infermieret aty afer gjysmes pastaj sherbimi do ishte perrallor.
rrogat atje jane qesharake dhe prandaj sherbimi esthe qesharak.
te jesh doktorr per mua je perendi ne kutpimin qe te shpeton jeten ai/ajo tjetra dhe shteti e trajton si palaco me 500 dollare ne muaj dhe ai patjeter do behet palaco me pacientin.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

une mendoj qe te jesh human ka por edhe nuk ka lidhje me rrogen. pastaj nuk eshte vetem mjeksia qe ka keto rroga, gjithandej keto rroga jane ne shqiperi. po une qe punoj ne polici e di ti sa e kam rrogen, po im shoq qe punon te gjyqesori dhe e ka jeten te pasigurt nuk ka ndonje diference te madhe me mjeket. por te jesh human eshte shume me teper se kaq.
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
eshte e frikshme te jesh semure ketu ne shqiperi. nuk ka doktore te hajrit nuk ka kushte, duhet nje thes me leke...
une njehere qe kam qene ne spital para dy vjetesh kur linda vajzen bera namin qe te me trajtonin ashtu sic desha vete, i bera presion cfare nuk i thashe derisa u "kujdes" vete drejtori per kete ceshtje. pastaj leket ia bera hallall atyre qe u kujdesen per mua dhe me qendruan te koka.
po sikur une edhe im shoq te mos kishim kete pozite pune qe kemi si do shkonte filli ne ate spital?!

[/ QUOTE ]

Nuk eshte e drejte te thuhet qe ne shqiperi ska doktor te hajrit...Ti vete ke pranuar qe ju ke dhene lek dhe jua ke bere hallall...po pse mi lal nuk i denoncove kur nuk e quan te drejte tu japesh lek. Ti ke bere nje lindje...dikur njarzit i benin femijet edhe neper ferra dhe si ka gjet gje.Ndersa sot kur shkohet per te bere nje femije quhet vetja e semure...koncept i gabuar!Si cdo gje ne jete ka rreziqet e veta.Edhe te dalesh ne rruge ka rrezik se te shtyp makina, te bie dielli ne koke o te bie noj rruge.
ty te te rroje goce dhe u bofshit nga 100 vjec e mos vuajtshi kurre nga asnje semundje dhe kalofshi e gezofshi njeri tjetrin!
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Te behesh mjek do te thote te ndjekesh studimet e mjekesise qe do te thote paguash dhe kur nxjerr nga xhepi 100, 200, 300 euro per nje liber dhe cdo lende te kerkon 2 o tre libra. Kur vjen koha e praktikave te kerkohet kemisha e bardhe, stetoskopi, kepucet e jo atletet, pantollonat e jo xhinset... Me vjen keq por te gjitha keto sherbime kerkojne pagesa. Pa llogaritur ndrydhjen morale e fizike qe je e detyruar te perballosh per te mbijetuar ne nje ambjent te tille. Dhe ju siguroj qe nuk eshte ashtu siq e imagjinoni ju pasi keni pare ER or films like that.Prandaj nese mjeket duan edhe te heqin ndonje kapricio... me falni por e meritojne mbasi bejne 12 vjet fakultet!
Mjekesia ne shqiperi... si kudo ne bote eshte nje dege BARONESH, madje ne shqiperi pak me pak nga ceshte jashte. Te ne tani ka filluar trashegemia e profesionit...jashte ka shekuj e shekuj dhe do sdo ti nje cope injoranti do behet drejtor pavioni edhe pse nuk e meriton. Mjeket shqiptare gabojne ne idene qe duan te pasurohen brenda 1 muaji dhe harrojne te dallojne se kujt duhet e kujt nuk duhet ti marrin leket. Kushtet jane pak si cope cope, per faj te kujt nuk di kujt tja ve gishtin. Mendoj qe hapi i pare eshte edukata shoqerore qe duhet te marrin njerzit ne pergjithesi. Pasi kur nuk paguhen taksat nga do i marri shteti leket per te rregulluar nje spital?! Kur ti shtrohesh ne spital , dakort atje nuk ka kushte po ti mor rob i mire pse duhet te hedhesh edhe me shume mbeturina?
Ana ekonomike...ne cdo vend te botes mjekimet kushtojne dhe kushtojne shume... per te mos folur per aparaturat!
Problemi kryesor dhe qe mua me vret me shume eshte mos trashgemia e dijes e mjekeve me eksperience ndaj brezit te ri. Ata sot per sot ndihen te pavdekshem por fatkeqsisht kjo nuk eshte e vertete...nje dite do vdesin dhe kjo eksperience do te vdesi bashke me ta po nuk u trashegua!
 

MLK

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Problemi shqitar i mjekesise eshte pak kompleks e pak njerez kane vullnetin e duhur qe ta ç'kompleksojne.
Mos harojme se 30-50 vite me pare, doktori i familjes ishte dhe keshilltari financiar, edhe jurist...pra njeriu i besuar i familjes (flas ne pergjithesi per qytetet e vogla e fhsatrat).
Sot mjeksia eshte shnderuar ne biznes te mirfillte ku ka pak vend per sentimente, ky eshte realiteti qe jetojme.
Fajin e kan te tere nga pak e as vetem shteti, as vetem mjeku....
Nje gje eshte e papranueshme, kur infermieria apo doktori nuk te mer persiper te operoje nese nuk i jep para ne dore, ne nje kohe qe pazari behet ne Spital te shtetit, pra ku mjeket jane te punesuar e jo pronar.
Ashtu sikurse eshte e papranueshme qe shteti vazhdon i paguan si nenpunesa te thjeshte.
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

E pa mundur qe mos konsiderohet si biznes kur per te ushtruar profesionin ke nevoje per ilace. Ilacet prodhohen nga shtepite farmaceutike qe shpenzojne miliona e miliona euro ne eksperimentet e tyre. Ka nevoje per makineri qe prodhohen nga inxhinier elektrik , elektronik, mekanik, fizikant e astrofizikant, kimist etj etj... te gjithe keta paguhen.
Para 30- 50 mjeku kishte ne dispozicion vetem nje bri dhe me ate arrinte te vizitonte. Mos harroni se sa perpara ka ecur mjekesia keto vitet e fundit dhe si po fluturon.
Amerika eshte vendi qe te jep nje sherbim mjekesor shume avanguard...por per te mbajtur kete nivel investon shume ne kerkime dhe detyrimisht te ben te paguash edhe nje siguracion shendetesor te rendesishem.
Italia te ofron nje kurim jo shume avanguard se shpenzon pak ne kerkime dhe detyrimisht te jep nje sherbim falas.Ne kete kategori hyn pak a shume e gjithe europa.

Problemi shqiptar eshte kompleks sepse eshte nje shoqeri komplekse ne cdo fushe. Gjeja me imediate eshte perkrahja dhe edukimi i brezit te ri. Se per ata qe se dine leket i hane kudo neper bote jo vetem ne shqiperi. Kudo mjeket shperblehen me dhurata e peshqeshe sepse leshuan nje recete dhe pacienti kishte fatin emire ti pergjigjej kures pozitivisht. KA qene dhe do mbetetet e tille situata edhe per shume kohe.
 

MLK

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Doktori eshte komerciali apo tregetari i kompanive farmaceutike /pf/images/graemlins/wink.gif keshtu qe nga momenti qe pranon te beje udhetime falas (te paguara nga kompanite farmaceutike) me sebepin e njohjes se ilaçeve te hedhura ne treg, sistemit fillon i vjen çik ere e keqe /pf/images/graemlins/laugh.gif
Franca ka sistemin me social ne bote per sa i perket fushes se shendetesise, problemi eshte se dhe abuzimet llogariten ne miliarda euro /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nuk e di se si e ka Italia, po nuk kam pare ndonje ndryshim ndermjet klinikave amerikane dhe atyre franceze /pf/images/graemlins/laugh.gif, perveç çmimeve sigurisht /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Prandaj nese mjeket duan edhe te heqin ndonje kapricio... me falni por e meritojne mbasi bejne 12 vjet fakultet!
Mjekesia ne shqiperi... si kudo ne bote eshte nje dege BARONESH, madje ne shqiperi pak me pak nga ceshte jashte.

[/ QUOTE ]

Ne rradhe te pare me fal qe ta cungova shkrimin ne kete citim. Mua nuk me duket aspak e drejte ky lloj arsyetimi qe ben ti ketu se kjo i le shteg gjithe marrezise kolektive qe ka pushtuar Shqiperine sot. Kur po te lexoja Molodia mu kujtua nje monolog i nje komiku italian qe e kam degjuar para ca vitesh dhe nder te tjera thoshte pak a shume keshtu (po e shkruaj shqip se me vjen me kollaj): Faleminderit o Zot, qe na ke krijuar. Faleminderit o Zot, per primarin e pavionit qe kur te sheh ne korsi nuk ka kohe per ty, por ne kliniken e tij private perkujdeset vetem per ty. Falimderit o Zot, per zyretaret qe kalojne para vendit te tyre te punes (zyres) vetem per te te thene qe do kthehen pas pak... dhe ky monolog goxha i gjate qe tani nuk e mbaj mend te gjithin mbyllet me kete fraze: Faleminderit o Zot qe na krijove njerez qe gabojme. Por une po isha Zoti dhe te me thonin qe njeriu eshte bere ne shembelltyre timen, paksa do te acarohesha... /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

nuk e kuptoj lidhjen midis titullit te temes dhe artikullin e gazetes!!! (mund te ma shpjegosh MLK ç'ke dashur te thuash me "sillet si i civilizuar")
Me vjen mire per ate qe ka ndodhur...çdo njeri duhet te jete i lire te mjekohet ku te doje dhe ku te kete mundesi...s'diskutohet paraja eshte shume e rendesishme ne kete mes...nuk eshte e drejte qe ata qe s'kane te ardhura ose mundesi...te vdesin ne shqiperi...

Sa per mjeksine...vertete jane shume vite studimi...por ne rradhe te pare, ai qe deshiron te behet mjek...do jeten, do njerezit...shumica sot duan paret dhe kabinetet private...Nuk eshte e vertete qe eshte shkolle elite ose "baronesh"...eshte e hapur per te gjithe...kush ka koqe e merr...

PS Keto urimet e juaja me duken te gjitha shume fallco...ne lidhje me ate djalin e vogel...
 

MLK

Primus registratum
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

Titullin ske se si e kupto se ti e di qe une i kam teper te thella shkrimet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Kur njeriu sillet si i civilizuar

ti me konsideron aq te ceket sa nuk do me u pergjigj!!!
shume mire...po ju le te gjitheve ne thellesite tuaja...kujdes bombulat e oksigenit...oqeani eshte tmerresisht i thelle...pa fund...mos na mbyteni...
 
Top