KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

M

Mortal

Guest
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Perseri calon pak. 'Ignorance is bliss.'- thone keta ketu. Te dish si te besh vehten te lumtur dhe te mos kesh mundesite per ta bere lumturine konkrete rezulton me pas ne degradim shpirterisht dhe psikologjikisht te njeriut.
Te marrim femren tipike: Nje pale kepuce te reja e bejne te lumtur. Nderkohe qe buxheti s'ja lejon. Ajo e di qe lumturia e momentin per te varet nga keto kepuce, e mundesia per ta realizuar eshte shume e vogel. C'do te ndodhe me kete femer tani?

Nuk perjashtoj dhe rastin tend...kur deshira dhe mundesia perpuqen, por per masen me te gjere te popullesise kjo nuk ndodh. Lumturia eshte lluks ( dhe jo ne kuptimin qe eshte vetem per te pasurit) dhe personalisht mendoj se eshte shume 'over-rated'. Mua me mjafton kenaqesia ose me mire vet-kenaqesia.

matriksi

Primus registratum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Originally Posted By: Shea

Perseri calon pak.

E di pse calon pak, sepse po flasim per dicka jashte llogjikes.Nese do flasim per "lumturine e pacale" eshte pertej llogjikes, aq me shume pertej fjaleve.

Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Originally Posted By: Shea

Perseri calon pak. 'Ignorance is bliss.'- thone keta ketu. Te dish si te besh vehten te lumtur dhe te mos kesh mundesite per ta bere lumturine konkrete rezulton me pas ne degradim shpirterisht dhe psikologjikisht te njeriut.
Te marrim femren tipike: Nje pale kepuce te reja e bejne te lumtur. Nderkohe qe buxheti s'ja lejon. Ajo e di qe lumturia e momentin per te varet nga keto kepuce, e mundesia per ta realizuar eshte shume e vogel. C'do te ndodhe me kete femer tani?

Nuk perjashtoj dhe rastin tend...kur deshira dhe mundesia perpuqen, por per masen me te gjere te popullesise kjo nuk ndodh. Lumturia eshte lluks ( dhe jo ne kuptimin qe eshte vetem per te pasurit) dhe personalisht mendoj se eshte shume 'over-rated'. Mua me mjafton kenaqesia ose me mire vet-kenaqesia.

Shea ,lumturia nuk eshte ambicie .Nuk eshte as lufte per te arritur ate qe do .Nqs (po marrim shembullin e asaj femres,tipike e quan ti),pra nqs ajo femer nuk mund te kenaqe egon e saj me ato kepuce te reja ,ndoshta mund te telefonoje nje shoqe dhe te ulet te pije dicka ne ajer te paster,te diskutoje me te ,dhe do ta kuptoje qe bota "rrotullohet" dhe pa ato kepuce ,te cilat pas momentit te pare do te harrohen ne dollap.
I lumtur eshte ai qe di te jete i lumtur .Edhe perballimi i veshtiresive ekonomike ,me ato pak te ardhura ,por ama qe i ka fituar vete e ben te ndihet krenar dhe i lumtur /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif

notorious

Primus registratum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

ajde ajde ç'bohet... ndjehet lumturi dhe për 1 palë k'pucë

kot s'thojnë n'fakt... që menia e femrës o gjo e modhe

nejse,

un do thoja që jan koh t'vështira për ta ndjerë veten të lumtur... na vdiqën hallet, kur je Ok, të çajnë trapin dynjoja

njerëz të lumtur un do të thoja që jan pianecët 24 orshë... po gjithashtu dhe femrat që e japin për 1 pale kpucë.

Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Nuk jam dakort me kete .Ato qe e bejne seksin per kenaqesi dhe lumturi ,nuk kane nevoje per 1 pale kepuce .Ndersa ndodh e kunderta ,kur futet shperblimi ekonomik ne mes ,s'behet fjale me per lumturi ,por per tregti.

gurax

Pan ignoramus
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Yes yes, besoj se shumica seksin per kenaqesie bejne /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

minardi

Primus registratum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Pa dashur te bej polemike ee...
Qe femrat dine te kenaqen edhe me gjera kaq te vogla,mire per to,se u shton jeten .Por qe per kenaqesine e nje pale kepuceve ,apo nje fustani te ta japin ne dore kjo nuk eshte normale,sepse po te ishte keshtu cdo dyqan do te kishte prapa kuintave nje krevat per shpeblimet ne natyre. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/goofy.gif

M

Mortal

Guest
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

I am sorry guys. You missed my point, pervec The_Watcher.

Tani une jam e kenaqur sepse mbremjen do e kaloj duke pare Shekspirin ne Central Park- Romeo dhe Juliet.

Lind pyetja nga ndryshon kjo kenaqesi nga ajo e te blerit te kepuceve? Dhe meqenese ishte permendur 'standarti i normalitetit', cila quhet 'lumturi normale'?

matriksi

Primus registratum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Shea, Thank you!!!
E shikon sa te painformuar rreth lumturise jane njerezit :(, duke pasur parasysh qe cdo gje qe po bejne ne jete, po e bejne vetem per te arritur lumturine e tyre.

POR PARADOKSI ESHTE QE NUK E DINE CESHTE LUMTURIA.

notorious

Primus registratum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

maaahh Shea... lumturi normale un do quaja ktë përshembull

mbasi të kemparë ktë tragjedi koti (me ty) Romeon e Xhuljetë në tv e jo ne Central Park

të bojm dhe një djersitje për qef tonë e gjum për 7 palë qefë

kjo përshëmbull është lumtui... po kur hap syt të nesermen e shikon që ti je akoma e shtrirë në krevat me mu... fillojn vujtjet

pak a shum dhash një shembull

Guest
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Mendoj qe i lumtur je, NE PRAG te realizimit te nje deshire qe te ben te lumtur, per aq kohe qe ti beson ne realizimin e saj.

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

atehere kur perdor fantazine apo jo fantazia/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

antip

Primus registratum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Sa pyetje e thjesht...

Kur e ben qe ne mengjes sa pa dale dielli... dushin!

ladouce2005

Primus registratum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

i lumtur mund te jesh kur di te vleresosh cfare ke...mund te jesh cdo here qe ke aftesine t'a lesh veten te shijoje momentin…
chi si accontenta gode...

i lumtur mund te jesh kur duke ecur kapur dore per dore me njeriun qe do, ke dhe dy duar te vogla qe te perkedhelin e afrojne dy kokat tuaja me te veten per te krijuar nje puthje-zinxhir
i lumtur mund te jesh kur zgjohesh ne mengjes me mendjen t'a mbash vrapin te puthesh ate qe ke afer, se te mori malli gjate kohes qe flije
i lumtur mund te jesh kur mbaron nje dite te lodhshme pune dhe e di qe do takosh shoqerine tende te rralle, e do qeshesh pafund me nje gote vere para, duke harruar stresin e dites

zog

Primus registratum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

i lumtur mund te jesh (kete e them me siguri te plote) kur kenaqesh ME PAK, si kjo çika me siper. si çdo ndjenje tjeter edhe lumturia eshte RELATIVE e varet kryesisht prej TRURIT ku ky fenomen krijohet.

te gjithe "shkrimtaret" siper e ngaterrojne lumturine me kenaqsine, gezimin, shlodhjen, rrehatin, etj.

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Ne vitet 1991-93 ose 94 ishe i lumtur nese qellonte qe arrije te blije 2 buke 50-tshe per 2 dite ose ose kulmi fare nese kishe afer nje dyqan buke qe i kishte shitesit e shkathet dhe arrije te blije buke te ngrohte 2 dite rresht. Eshte e papershkrueshme ndjenja qe kishe rreth ores 10-11 te paradites nese e kishe mbyllur kete 'siklet' te dites dhe nderkohe planifikoje mbasditen.
Ishe i lumtur nese familja arrinte te siguronte nje autorizim dhe shkoje ne plazh 2 jave ne vere : pushime qe jo vetem te mbushnin per vitin por qe dhe i kujtoje per vite te tera qe do te vinin.
Ishe i lumtur qe kulmi i varferise ishte varferi kolektive dhe qe minderi dhe bufeja ishin njesoj si te Micos tek kati i 2. Ishe i kenaqur qe njerezit ne nje forme apo tjeter ishin dinjitoze, te perulur dhe te thjeshte : kemisha e mire ishte gjithmone nje... po kjo ishte e lare dhe e hekurosur per merak.. dhe qe per okazionet e kishe ceshtjen e zgjidhur dhe nuk stresoheshe 1 jave para me idene 'cdo vesh kur te shkoj ne filan vend'.
Lumturi ishte qe rriteshe ne nje lagje, apo ne nje qytet ku mund te gjeje hallkat e familjes tende : te kaloje ne nje rruge dhe ti tregoje nipit se gjyshja apo stregjyshja i kishin rrojtur pikerisht aty... ku mami dhe babi ishin shkolluar... ku mund te gjesh nje histori dhe vetveten.
Me nji llaf... ajo qe ishte ishte... dhe vleresohej. Ishte shume shume pak... por ne aspekte humane dhe te perditshme e mjaftueshm.

Shembujt i solla per ilustrim... e verteta eshte qe je i lumtur nese arrin te vleresosh tani per tani... dhe jo pasneser per dje... kur ndodh kjo e fundit te duket se jeta t'hiku prej shalesh... dhe t'la me bisht ne goje :D.

jimmy84

Primus registratum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Diku kam lexuar nje shprehje:
Liria eshte gjendje mendore.
Gandi.

Besoj se e njejta gje mund te thuhet edhe per lumturine: Lumturia eshte gjendje mendore. Nje mendje ne ekstaze.

antip

Primus registratum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Originally Posted By: zog

i lumtur mund te jesh (kete e them me siguri te plote) kur kenaqesh ME PAK, si kjo çika me siper. si çdo ndjenje tjeter edhe lumturia eshte RELATIVE e varet kryesisht prej TRURIT ku ky fenomen krijohet.

te gjithe "shkrimtaret" siper e ngaterrojne lumturine me kenaqsine, gezimin, shlodhjen, rrehatin, etj.

Pershemull zogu esht i lumtur kur i nxjerr t'gjith gabim edhe veten t'sakte ... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

mendoj se ajo qe donte te thoshte isabele eshte se njeriu eshte i kenaqur me ato qe njeh nese ai shikon se komshia ka blere nje makine ai nuk eshte l lumtur pasi ai nuk ka nese ai nuk e shikon komshien eshte i lumtur pasi nuk e di qe ekziston nje e tille,njeriu kerkon te bej ate qe shikon,nese ainshtajni per shembull qe ma merr mendja ishte i lumtur nga vleresimi mbareboteror nese ai do ta krahasonte veten dhe do merrte si trup referimi nje person tjeter qe ishte me i afte por ai nuk e nijhte atehere nuk do ishte i lumtur,deri diku jam dakort me ata qe thone se lumturia eshte iluzion,nuk e di se sa i qarte jam bere

Top