Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

genci

Primus registratum
Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Ketu mund te shkruani dhe lexoni per personalitete dhe intelektual te Shkoders neper shekuj

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Kardinalit Mikel Koliqi

Kardinali, shenjtori i krishterimit dhe kombit shqiptar

Një portret të veçantë ia kemi kushtuar sot Kardinalit te parë shqiptar Mikel Koliqit. Ky njeri i madh i kombit, ai që u bë shenjtor i gjallë i krishtërimit dhe i vendit të vet, që Shqipëria të reflektonte vetëm paqe, dritë e mirësi e kulturë, ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm për krishtërimin, por edhe për artin, në fushën e muzikës dhe kluturën shqiptare.

Mikel Koliqi u lind në Shkodër në 29 shtator 1902 në një familje të pasur e të nderuar. Babai i tij, Marku, ose Shani siç e thërrsinin, ishte një tregëtar i zoti dhe njeri me influencë në Shkodër. Mikeli ishte fëmija i dytë nga 8 fëmijët e kësaj familjeje (Ernesti ishte fëmija i parë dhe pas Mikelit Guljemi, Leci, Margarita, Antonieta, Viktori, Terezina. Sot jetojnë vetëm Margarita në Shkodër dhe Terezina në Romë).

Në vitin 1911 u regjistrua në Kolegjin Saverian të etërve jezuitë në Shkodër dhe në vitin 1912 së bashku me të vëllanë Ernestin nisen për studime në Itali, pranë dajës së vet. Në Itali kreu me radhë Kolegjin Arecia dy vjet, kolegjin Vilorez në Monxa në vitet 1919 -1924, në Breshia qëndroi një vit shkollor, në Bari mori maturën, një vit në Firence e më pas në Milano, ku studjoi dy vjet në Universitetin Politeknik, për inxhinier e më pas teologji. Mikeli gjatë këtyre viteve dallohej për një kulturë të gjërë dhe si i apasionuar pas muzikës. I binte pianos që në moshën 17 vjeç dhe harmonisë. Ndiqte shfaqjet e ndryshme në Itali, së bashku me miqtë e shokët e tij studentë. Njëri ndër ta ishte edhe pianisti i shquar Tonin Guraziu. Në vitin 1931 në kulmin e studimeve i vetoi hiri i Zotit për t'u bërë prift e për t'i shërbyer me zemër popullit. Në 30 maj u shugurua meshtar nga arkipeshkvi i shquar i Shkodrës Imzot Lazër Mjeda.

Në atë kohëm, në vitet 30 -të, Shkodra ishte në lulëzim të plotë artistik. Emra të nderuar të qytetit kishin afruar rreth vetes djelmurinë shkodrane. Pa frikë thuhet se Shkodra ishte kryeqyteti i kulturës shqiptare. Pader Martin Gjoka, i pari profesionist në muzikën shqiptare kishte krijuar me kohë rrethin e tij artistik.

Njohuritë që kishte Mikeli në muzikë ishin autodidakte ndaj ai i kërkoi Monsinjor Lugj Bumçit një bursë, ose një kurs për muzikë. Me gjithë përpjekjet e tij për të gjetur një bursë në Francë, gjë që nuk u arrit, Monsinjor Bumçi arriti që t'i gjejë një specializim një vjeçar Mikelit pranë një kori të famshëm austriak, ku Mikeli u specializua për dirigjent koral, që do t'i vlente më vonë në krijimtarinë e tij artistike dhe në punën e tij si meshtar e më vonë si famulltar. Në prill të 1936-s u caktua famulltar i Shkodrës, kur më parë kishte shërbyer edhe si zv/famulltar i arkidioqezës së Shkodrës. Gjatë kësaj periudhe u shqua edhe si muzikolog. Kjo është edhe periudha e artë e krijimtarisë së tij muzikore. Gjatë 10 vjetëve të tij si famulltar, krahas punës së tij si njeri i Zotit, luajti një rol të rëndësishëm në kulturën dhe muzikën shqiptare. Në vitin 1932 Mikel Koliqi krijoi një grup koral me emrin latin "Scuola Cantorum", me kërkesa të mëdha profesionale, edhe pse ishte vetëm një kor amator. Me këtë kor që këndonte edhe në shërbesat fetare të katedrales së Shkodrës don Mikel Koliqi u bë nismëtar i gjallërimit të aktiviteteve korale me vepra të autorëve të njohur të muzikës botërore, duke hedhur kështu bazat e muzikës së kultivuar shqiptare. Gjithashti Ai themeloi "Veprimin katolik shqiptar", dhe themeloi e drejtoi revistën "Kumona e së djelës" (1janar 1938 - nëntor 1944), një revistë kulturore, fetare pa harruar edhe problemet sociale, u muar me edukimin e rinisë shkodrane në mënyrë të një emancipimi të moralshëm e të natyrshëm, mbi bazat e doktrinës kristiane. Krijoi një studoi ky shfaqte edhe filmat e kohës, krahas aktivitetit të tij si krijues në muzikën kishtare. Ai krijoi reth 30-40 pjesë për korin e Kishës. Këto pjesë tashmë kanë humbur, kur iu sekuestrua biblioteka dhe u zhduk gjithçka e tij.

Pjesa më e rëndësishme dhe kulminante e karrierës së tij artistike është krijimtaria si kompozitor dhe pikërisht tre melodrama të tij. Ai vuri bazat e melodramës shqiptare.

Mikel Koliqi krijoi tre melodrama të shkruara nga poeti dhe dramaturgu i njohur Dom Ndre Zadeja. Këto ishin "Rozafa", "Rrethimi i Shkodrës", "Ruba e kuqe", të cilat janë trasmetuar tek ne si dorëshkrime. Por edhe ato kanë ardhur deri sot falë një muzikantit të talentuar, njëri nga nxënësit e Tij, Tonin Harapi, i cili i ruajti këto dorshkrime për mëse 45 vjet rresht, një akt i guximshëm e që shpreh një ndërgjegje të lartë patrioptike e kulturore të tij.

(Në nëntor 1998 nga kori i ringritur mbi emrin "Scuola Cantorum" që në vitin 1991 nga kompozitori Gjon Kapidani dhe që sot drejtohet nga kompozitori Zef Çoba, u ekzekutuan pjesë nga tre melodramat e tij. Këto melodrama i studioi dhe përpunoi nipi i tij kompozitori i nderuar që sot nuk jeton më, Gjon Simoni)

"Kur u bëra meshtar i ri, e dinin se merresha me muzikë, -ka thënë dikur në një nitervistë të Tij Mikel Koliqi, para se të mbyllte sytë. Kështu që shkrojta do pjesë fetare. Një ditë vjen në qelë në Shtëpinë e Famullisë Dom Ndre Zadeja e më hedh mbi tavolinë pjesën e shkruar letrare "Rozafa". Deri në atë kohë fjalët shqip i shoqëronim me muzikë të huaj. Nuk mu duk e pëlqyeshme që këtë histori të vjetër shqiptare ta shoqërojë një muzikë e huaj. Kështu që fillova me punue shqip. Dua të them që motivet e Rozafës janë bazuar mbi pjesët kombëtare, kështuqë edhe dy melodramat e tjera nuk kanë karakter fetar."

Këto vepra ishin pikënisja e parë e muzikës sonë skenike. Fillimisht kjo qe për të mbajtur gjallë tek pjestarët e "Scuola Cantarum" interesin e frekuentimit të korit e njëkohësisht argëtimin e popullit.

Muzika e melodramës së parë "Rozafa" u muzikua gjatë muajve shkurt - mars 1936 dhe shfaqja u dha në 26 prill 1936 në Teatrin e Jezuit. Shfaqja drejtohej nga vetë Dom Mikel Koliqi, që luante edhe në piano. Kjo shfaqje u dha edhe më 3 dhe 10 maj. Melodrama përbëhej nga tre akte me tetë numra muzikorë të gjinive të ndryshme si arie, duete, korale, këngë dhe ansamble me solistë e kor. Shfaqja zgjaste rreth dy orë, recitime plus muzikë. "Me thanë të drejtën, pjesë nga kujtimet e Tij, këto pjesë i kam bërë shpejt e shpejt si i kam ekzekutuar vetë në pjano dhe nuk kisha kohë t'i orkestroja. Salla ka qënë e mbushur plot, kryesisht me të rinj."

Në këto melodramë interpretuan Loro Bytyçi në rolin e Rozafës, e më pas Nikollë Çuni, Tef Gjonej, Gjon Kujxhia, Joz Jakova, Pjetër Gjoka, Ndoc Jakova Kolë Naraçi, Cin Lufi, Pac Luli, etj.

Melodrama "Rrethimi i Shkodrës" u muzikua mbi dramën me të njëjtin titul të Dom Ndre Zadesë dhe u shfaq në 26 prill 1937, një vit pas të parës. Edhe kjo melodramë përbëhej nga tre akte me gjashtë numura muzikorë dhe u interpretua nga "Scuola Contarum".

Melodrama "Ruba e kuqe" u shkruajt dhe u shfaq brenda vitit 1937 në 19 dhjetor. Të trija melodramat kanë karakter patriotik dhe evokojnë luftën e popullit tonë për pavarsi.

Gjatë pushtimit fashist Dom Mikel Koliqi nuk u përzie me luftën, as me njërin krah. Vazhdoi punën e tij si famulltar dhe njëkohësisht edhe në gazetën e tij deri në 1944.

Ndërkohë kujtojmë se i vëllai i tij, Ernesti, ka një tjetër aktivitet të dendur letrar e politik.

Ai bënte pjesë në kabinetin e Shefqet Vërlcit si Ministër i Arsimit (prill 1939 - dhjetor 1842). Një nga iniciativat e tij më të mëdha është thirrja që u bëri mësuesve shqiptarë për të shkuar mësues në Kosovë, thirrje që ju përgjigjën shumë mësues patriotë. Në vitin 1942 shkon ambasador në Romë dhe nuk u kthye më në Shqipëri.

Por Mikeli gëzonte një respekt të madh, një njeri me influencë në Shkodër dhe kjo si dhe vëllai i tij ka qënë një nga arsyet që Ai më 2 shkurt 1945 u burgos nga regjimi komunist. Iu sekuestrua gjithçka, iu shkatërrua biblioteka dhe u zhdukën dorshkrimet e tij. Për dom Mikelin do të fillonte rruga e gjatë e kalvarit, një rrugë e frikshme, shumë e egër. Në vitet 1952-52 u lirua për një kohë të shkurtër dhe më pas u riburgos sërish për të kaluar 38 vjet në burgjet komuniste.

dënimin e tij e ka vuajtur në të gjitha burgjet e vendit dhe është trajtuar i veçantë, pasi jo çdo kush mund të bisedonte me të. Mbikqyrej vazhdimisht. Shpresa tek Zoti, e mbajti gjallë në atë ferr komunist. Ndërkohë i vëllai Ernesti ishte njeri i nderuar, personalitet në kulturën shqiptare, themelues i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Romës. Ai mbajti ushqeu gjuhën shqipe tek arbereshët, në programet e tij figuronin edhe emrat e shkirmtarëve që në Shqipëri e shanin, si "bashkëpuntor" të fashizimit.

Një nga arsyet që Mikelin e kanë mbajtur peng në burg është edhe i vëllai i tij, të cilit i bënin presion vazhdimisht se "e ekzektuam", "do ta ekzekutojmë", etj, në mënyrë që ky të mos fliste kundër regjimit dhe të mos zhvillonte veprimtari politike. Në të kundër kujdeseshin që Mikeli të mbetej gjallë me çdo kusht. Me vdekjen e të vëllait në 1975, edhe trajtimi i tij ndryshoi. Nëpër kampe izolohej të mos lëviste. Gjatë gjithë viteve të burgut ka ardhur vetëm një herë në Tiranë, kur do të vizitohej nga fundi i viteve 70-të dhe fillimi i viteve 80- të. Gjatë viteve të burgimit pjestarët e familjes i shkonin rrallë, pasi një persektim më i egër i priste ata. Ajo që e vizitonte shpesh ishte e mbesa ....

Me vdekjen e diktatorit Hoxha, presioni mbi pushtetin ishte i madh. Si mbahej në burg një plak 84 vjeç?! Pushteti e liroi në 1986 -n. Me zemër e frikë njëkohësisht e pritën në shtëpinë e motrës Margarita e të nipit Albert Kurti, djali i muzikanit të npjhur Palokë Kurti, i cili u kjudes për të deri në çastet e fundit të jetës, duke sakrifikuar e marrë parasysh gjithçka.

Dhe erdhi Demokracia! Nata e egër komuniste mori fund. U hapën kishat dhe xhamiat. Dom Mikeli ishte në prag të 90-ave. Gjithmonë kokulur, zemërbardhë e i buzëqeshur.

Në nëtor të 1990-s, prifti guximtar Dom simon jubani celebroi publikisht meshën e parë pas 23 vjetësh në kishëzën e varrezave të vjetra të Shkodrës.

Qeveria shqiptare vendosi marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe Dom Mikeli u bë personifikimi i përndjekjeve gjysmëshekullore që pësuan në vitet e diktaturës feja në përgjithësi dhe sidomos bashkësia katolike që ai përfaëqsonte.

Edhe pse në moshën 91 vjeøare, Dom Mikeli ushtronte detyrën e familltarit të Shkodrës, të cilën nuk e kishte braktisuar asnjëherë por u lirua, me kërkesën e tij, nga kjo detyrë për arsye të moshës.

Në janar 1992 Ati i Shenjtë e emëroi ipeshkv.

Dom mikeli dhe Nënë Tereza ishin dy figura të mëdha të krishtërimit dhe njëkohësisht të kombit shqiptar. U takuan në prill të vitit 1993, në një dhomë të errët të Shkodrës. Nën Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: "Më jep bekimin tënd sepse ti je martir!". Me modesti dom Mikeli u përpoq t'i shmangje kësaj øështjeje, por më pas bekoi dorën me dorën e vet shqiptaren më të madhe të të gjitha kohrave.

Takimi tjetër me Papën ndodhi në prill 1993 në Arqipeshkvinë e Shkodrës.

i në Selia e Shenjtë fillimisht i dha titullin "Monsinjor", ndërsa në 28 nëntor 1994 Papa Gjon Pali II e shuguroi Kardinal. Në sallën plot dritë në Vatikan, me plot njerëz, kur u thirr emri i tij, Ai u ngrit në këmbë. Ashtu i lodhur, kockë e lëkurë, i plakur jashtët mase, por me fytyrë fisnike.´Përpara mediave të ndryshme Kardinali Mikel koliqi shprehej me thjeshtësinë më të madhe: "Papa më ka zgjedhur mua për kardinal se isha më i moshuari " dhe "... titullin kardinal e ka marrë Shqipria".

Kësisoj dom Mikel Koliqi u bë kardinali i parë shqiptar. Kjo shënoi kulmin e karrierës së tij fetare.

Në fillim të vitit 1994 erdhi nga Amerika i vëllai Guljemi, gati 90 vjeøar. Për pak kohë të dy vëllezërit jetuan bashkë deri në mars të vitit 1996, kur Guljemi vdiq, duke e lënë përsëri vetëm Kardinalin Mikel.

Në vjeshtën e vitit 1995 pësoi një aksident. E dërguan me urgjencë në Itali për kurim. Me gjithë kujdesin e lartë, ndërhyrja kirurgjikale nuk pati sukses. Tani ai nuk mund të ngrihej më nga shtrati.

Më 25 dhjetor 1996, Presidenti i Republikës, shkoi personalisht në shtëpinë e tij, për t'i dorëzuar dekoratën e lartë "Nderi i kombit". Ishte nderimi i fundit që i bëhej. Vdiq pas dy muajsh në Shkodër më 28 janar 1996 në moshën 94- vjeçare. Vdiq i rrethuar nga kujdesi i lartë i motrës Margaritë, e nipit Albert e gruas së tij Xhina.

Varrimi i tij u bë në qytetin e lindjes në 30 janar, ndërsa meshën me këtë rast e udhëhoqi i dërguari i Papa Gjon Palit II, Nunsi Apostolik në Shqipëri, Ivan Dias.

Kardinali Mikel koliqi ishte një nga njerëzit e veøantë që, falë kulturës së gjërë dhe punës sistematike, arrijnë të bëjnë vepra të mëdha dhe të rëndësishme për kombin. Ishte një nga klerikët që kuptuan shpejt kohën, realitetin, mjedisin dhe mendësinë që i rrethonin dhe zgjodhi natyrshëm stilin e punës, harmonizimin e fesë me shkencën të përjetësisë me vdekjen.

"Jeta e Mikel Koliqit, ka thënë Imzot Rrok Mirdita, është simbol i gjallë i fesë në Shqipëri. Ajo shfaqet edhe në zhvillimin e saj të natyrshëm, edhe gjatë përpjekjes së egër, edhe në ringjalljen e saj."

Flori Slatina
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Zyliha Miloti, aktorja e të gjitha roleve
Shkodra është quajtur dhe e quajnë ende "Djep i kulturës dhe i qytetërimit", ky djep që ka përkundur kaq e kaq emra kolosësh. Një ndër këto emra është edhe aktorja e mirënjohur e humorit, Zyliha Miloti.


M. Garuja: Si spektatore, gjithmonë kam vënë re se artdashësit kërkojnë të dinë diçka nga ju?
Zyliha Miloti: Nuk ka shumë kohë që jam kthyer nga një turne në Amerikë, së bashku me Sandër Ruçin, nje partner i denjë, ku kam qenë e ftuar nga komuniteti i shqiptarëve të Miçiganit në Amerike dhe në Kanada. Kemi patur një pritje të jashtëzakonshme nga shoqata "At Gjergj Fishta", nga shkodranët dhe artistët. Emocionet kanë qenë të mëdha, sidomos gjatë shfaqjes së parë, ne Kishën e Shën Palit. Aty takova shumë shkodranë, që vetëm nga emri më njihnin, por që më ndenjën shumë afër. Ata i kishte marrë malli për humorin shkodran, biles më folën si shkodranë.

- Sa është mirëpritur humori shkodran në ato ambiente?
Në fakt, kudo që shkuam i njihnin materialet tona. Sa më shihnin, thonin: Paska ardhë Hana! Apo paska ardhe Lokja! Më thërrisnin me emrat e roleve te mia.

- Si u ndjetë pas kthimit nga Amerika në qytetin e Shkodrës?
Në turne e kam ndjerë shumë mungesën e spektatorit tim, që nuk e ndërroj me asnjë tjetër dhe jo vetëm spektatorin, por edhe Shkodrën. Asnjë vend s`është më i bukur se Shkodra, megjithë problemet e saj të shumta. Është vendlindja ime e dashur...
Ajo që më bën përshtypje kur kthehem, është kur shoh kalanë e Shkodrës. Atëherë them me vete, se asgjë nuk e zëvëndëson qytetin e vendin tim.

- Keni realizuar role të shumta. Çfarë apo kush ju ka ndihmuar për këtë?
Rolet e mia kanë qenë shumëplanëshe, në një karrierë 35-vjeçare. Ata që më kanë ndihmuar në realizimin e roleve të tilla, qenë i ndjeri Tano Banushi, me të cilin kemi patur një cikël parodish, që më vonë është pasuar me kohën e Gjosho Vasisë, apo së fundi, me Zef Dedën, në mbrëmjet e Vitit të Ri.

- Çfarë mendoni për gjendjen e kulturës në Shkodër dhe cilat janë, sipas jush, shkaqet e këtij kolapsi kulturor?
Humorin e duan kudo, ai largon streset dhe mendimet e ditës, por arti nuk ndihmohet, as dhe në Shkodër, ku ka lindur. Më shumë sponsorizohen miss-et apo koncertet shou, sesa arti i vërtete dhe me vlera.

- Jeni vlerësuar me çmimin "Gruaja e vitit 2000-2001" nga Instituti i Biografive ne Kembrixh te Anglise, duke u zgjedhur mes 2000 personaliteteve botërore. Çfarë ndjeni?
Për mua ishte një ngjarje e madhe dhe vlerësuese. Është një kënaqësi e madhe, megjithëse nuk kam qenë e pranishme në këtë ceremoni. Pllakën e mermerit e kam gjetur në shtëpi dhe u stepa për momentin, por i falenderoj për vlerësimin

- Ndoshta do të merrni dhe tituj të tjerë?...
Në fakt, që në 40-vjetorin e estradës të Shkodrës, së bashku me Paulin Prekën, na është bër propozimi nga bashkia per titullin "Mjeshtre e skenës", por për çudi edhe pas 3 vjetësh për neglizhencën, e nuk di se të kujt, ajo dosje është e papostuar për presidencë. Në të vërtetë, nuk e di në do të aprovohet apo jo. Mjafton që më do populli dhe unë e dua shumë! Kjo ka rëndësi për mua

- Programet tuaja të afërta?...
Me datë 27, do të jemi në Tiranë ne Pallatin e Kongreseve për recitalin e Sandër Ruçit. Do të ketë materiale të reja, por edhe ndonje kujtim ne vite. Të ftuar do të jenë pjesëtarët e Estrades se Shkodrës, si Paulin Preka, Bep Shiroka, Gezim Kruja, Drande Xhai.

Ndërsa kengëtarë të ftuar do të jenë Florinda Gjergji, Bujar Qamili, Myfarete Laze, Ledina Çelo, Eduard Jubani dhe Mimoza Selimi. Do të jetë një program i bukur dhe i arritur, mendoj. Në tetor, Estrada e Shkodrës ka një plan të bëjë një turne në Londër, mes bashkatdhetareve tane atje.
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

TIRANE (16 Nëntor)

- Në orët e para të ditës së sotme ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare, dramaturgu, poeti dhe romancieri, Kolë Jakova.
I lindur në Shkodër në vitin 1916, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, Kolë Jakova mori pjesë gjallërisht në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Në këto vite ai bëri hapat e para në letërsi me vjershat "Kënga e tre heronjve" dhe "Shqiponja partizane", të cilat u kënduan si këngë kudo.
Pas Çlirimit ai shkroi vepra poetike, nga të cilat shquhen "Heronjtë e Vigut" në vitin 1953, ku, sipas poetikës së folkorit, i këndoi heroizmit të partizanëve.
Fusha kryesore e letrave shqipe, të cilës ai iu përkushtua më tepër, është dramaturgjia, me dramat; "Toka jonë" 1954, "Perkolgjinajt" 1965, "Lulet e shegës" 1970, "Bashkë me agimin" 1975, "Lugajanët" 1977, etj.
Kolë Jakova u bë i njohur me dramën "Halili dhe Hajria", shkruar në vitin 1949, ku pasqyrohet trimëria e luftëtarëve të Malësisë së Madhe në ndeshje me pushtuesit turq, në shekullin XVIII-të.
Sipas kritikës, dramaturgjia e Kolë Jakovës karakterizohet nga psikologjizmi, fryma e mprehtë dramatike, veprimi i ngjeshur, dialogu i shkathët dhe i goditur.
Ai është gjithashtu autor i romaneve "Fshati midis ujërave", "Përballë hekurave të kryqëzuara", "Kullë buzë liqenit". Homazhet në nderim të këtij personaliteti të letrave shqipe, do të bëhen në ambientet e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, ndërsa ceremonia e varrimit të të ndjerit do të bëhet nesër në orën 12:00.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Jo me ju be qefin. Po Shkodra sado e varfer ne e rrenume me qen ka nji Fisnikeri te vecante qe nuk fshihet. Nji "Zoj" me vjen ne mend kur nigjoj fjalen Shkodra.
 

J_isufi

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

ne faqen tjeter titulli i ksaj faqe thote te eshte "pictura nga qyteti i shkodres" (something like that) por une spo shof asnje picture, por vetem do tema te coti.......
si do ja bejme???????????????
reply when posible
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Teatri, dashuria ime e madhe


SHKODER, 24 Nëntor/ATSH-M.Malja/.- Ramiz Rama ka plot 30 vite që jeton me skenën është rritur me të, madje atij i duket se është lindur aty. Çdo moment te jetes se tij, çdo ngjarje e rëndësisshme është e lidhur me skenen dhe spektatorët. Për aktorin e njohur shkodran, nuk është e lehtë të mumërojë rolet e luajtura dhe pamundësinë e veprave të autorëve shqiptar dhe të huaj që ai ka interpretuar. Ai i përket atij brezi artistësh që është lauruar në vitet 60 duke sjellë një frymë të re moderne në mënyrën e interpretimit por në të njëjtën kohë dhe një konceptim realist të dramës në veçanti. Mes një sërë bashkëmoshatarëve të tij sot, aktorë të shquar të skenës shqiptare si Tinka Kurti, Bep Shiroka, Mirush Kabashi etj dhe nën regjisurën e Pirro Manit apo te Kujtim Spahivoglit sudenti Rama, tërhoqi vëmendjen e publikut që në rolet e para te tij. "Në karrieren time mbi 30-vjeçare numërohen mbi 65 role në gjininë time të dashur, thote aktori, nder te cilet do te veçoja rolet e luajtura te dramat "Cuca e Maleve", "Baca i Gjetajve", "Fisheku në paje", "Çështja e bletës" etj. Role këto, që kanë mbetur në kujtesën e të gjithë shikuesve si imazhe të papërsëritshme për lojën e sinqertë dhe të arrirë të autorit. Për me shumë se tre dekada me rradhe figura dhe interpretimet e tij nuk ka munguar për asnje çast nga skena shkodrane. "Por ajo çka mbetet e pazëvendesueshme për mua është dëshira për të recituar veprat e autoreve te medhenj, si Fishta, Frasheri, Kadare, Agolli etj", vazhdon të tregojë Ramizi. "Veprat e tyre me mbushin plot emcion, më japin jetë dhe me duket sikur ato vargje janë pjesë e jetës sime", thotë Ramizi. Por, jo vetëm kaq. Kritiket e dramës e kanë vlerësuar Ramën si nje mjeshter të plastikes dhe pantomimes. Për të, teatri dhe skena jane si ajri qe ka te domosdoshem të thithë çdo sekondë të jetës. Janë frymëmarrje, pa te cilen "mbytet" e nuk mund te jetoje. Në jetën e tij, aktori ka dëshirat, preferencat dhe gjykimet. "Une e dua shumë teatrin. Në teatër lind rritet dhe vdes brenda një nate", thekson Ramiz Rama.


p.s toni18 fotot e shkoders mund ti shikosh tek

www.shkodraonline.com/foto.html
 

bebi

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

MIGJENI (1911-1938) - life and work.
Born in Shkodra (Scutari) on Oct. 13, 1911, Migjeni became a teacher in Vrake, a village few miles from Shkodra, and began to write verse and short stories. Having contracted tuberculosis, he went for treatment in 1937 to Turin in northern Italy, where his sister Olga was studying at the university. After some time in the sanatorium there, he was transferred to the Waldensian Hospital in Torre Pellice, where he died on August 26, 1938 at the age of twenty-six.
Migjeni was one of the first poets to abandon the tradition of romantic nationalism, which lasted for a long time in Albanian literature. The contemporary poetry of Albania begins with Migjeni's poetry, which was characterized by a strong social ethic, not of pity for the poor, but of outrage against injustice and oppression. His volume of poetry entitled Free Verse ("Vargjet e lira") went to press in 1936, but was confiscated by authorities. His work in verse and in prose, came out only after his death.
Song of Youth

Sing, youth, the loveliest song you know!
Sing the song that seethes within your breast,
Let your joy burst forth in passion...
Don't hold back your song! Let it soar.

Sing your song, youth. I beg you sing...
Let it seize you, kiss you, inspire you to love
With youthful ardour... Let the foaming wave of feelings
Which your song arouses surge over us.

Sing your song, youth, and laugh like children!
Let the sound of your voice rise to the heavens
And echo back to us again, from the envious stars.

For we adore you, as we adore the sun.
Sing, youth! Sing your joyful song!
Laugh, youth, laugh! The world is yours.
...........................

Broken Melody

Broken melody -- tear sparkling in the eye
Of a woman loved...
Please past,
Jewel lost,
A trampled dream
Lips unkissed
In the broken melody.

With silent sobs the naked shoulders shake,
Their whiteness dazzling...
Stabbed, stabbed with remorse
For the moments of mindlessness,
For her ruined fate,
For the happiness lost
In the broken melody.

Face hidden in her hands in shame,
Remorsefully the woman weeps,
With heart despairing
(A broken guitar,
A voice stifled
On lips kissed by pain
In the broken melody).

Silent he stands beside the woman weeping
Scolding tears of shame
That dim her eyes.
Some money on the table quickly lays
And goes away,
Leaving the woman lost
In the broken melody.

But when another comes, lust mounts again,
The heated blood
Pounds furiously through the veins,
Benumbing mind
... and only gasps
And grants are heard
In the horrid melody.
 

bebi

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Filip SHIROKA

BIOGRAPHY

Filip Shiroka (1859-1935) is a classical Rilindja poet whose verse was first to become known in later years. He was born and raised in Shkodra and educated there by the Franciscans. Among his teachers was poet Leonardo De Martino (1830-1923), whose influence is omnipresent in Shiroka's verse. His earliest verse publication, All'Albania, all'armi, all'armi! (To Albania, to arms, to arms!), was a rather weak nationalist poem on the defence of Ulcinj, which was written in Italian and printed in the Osservatore Cattolico (Catholic Observer) of Milan in 1878. Like many Albanian intellectuals of the late nineteenth century, Filip Shiroka spent much of his life in exile. In 1880, after the defeat of the League of Prizren, he emigrated to the Middle East, and settled in Egypt and Lebanon where he worked as an engineer in railway construction.

Shiroka's nationalist, satirical and meditative verse in Albanian was written mostly from 1896 to 1903. It appeared in journals such as Faik Konitza's Albania, the Albanian periodicals published in Egypt, and the Shkodra religious monthly Elçija i Zemers t'Jezu Krisctit (The Messenger of the Sacred Heart). Shiroka, who also used the pseudonyms Geg Postrippa and Ulqinaku, is the author of at least sixty poems, three short stories, articles and several translations, in particular of religious works for Catholic liturgy. His verse collection, Zâni i zêmrës, Tiranë 1933 (The voice of the heart), which was composed at the turn of the century, was published by Ndoc Nikaj two years before Shiroka's death in Beirut.

Filip Shiroka's verse, inspired by early nineteenth-century French and Italian romantic poets such as Alfred de Musset (1810-1857), Alfonse de Lamartine (1790-1869) and Tommaso Grossi (1790-1853) whom he had read as a young man in Shkodra, does not cover any unusual thematic or lexical range, nor is it all of literary quality, though the latter assertion is no doubt valid for most Rilindja poets. Shiroka is remembered as a deeply emotional lyricist, and as one of linguistic purity, who was obsessed with his own fate and that of his distant homeland. Recurrent in his work is the theme of nostalgia for the country of his birth.
 

bebi

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Kush është vajza, që iu kushtua "Lule Bora"?
Është një histori e çuditshme, të cilën e kanë marrë përsipër shumë vajza të asaj kohe. Shumë prej tyre kanë thënë se janë pikërisht ato , të cilave u është kushtuar "Lule Bora. Por vajza e vërtetë, nga lindi ky frymëzim, tani ndodhet në Amerikë. Në një koncert, që muzikantët shqiptarë kishin organizuar në Nju Jork, ku mes të cilave ishte edhe gruaja e Simon Gjonit, ata kanë kënduar edhe këngën "Lule Borë""E kanë prezantuar këtë këngë si të Pjetër Gacit, të Prenk Jakovës, apo këngë popullore. Megjithatë, kjo këngë është e Simonit",- thotë me bindje gruaja e tij Hermira Gjoni.. "Mbaj mend- thotë ajo, - që këtë këngë e kemi kënduar shpesh në Nju Jork, në shumë koncerte. Dhe kur e kemi kënduar në një koncert, erdhën e na uruan shumë njerëz. Mes tyre vjen njëra dhe na thotë "Unë jam Lule Bora". U habitëm dhe u mblodhëm të gjithë përreth duke e pyetur. Ajo na tregoi historinë e krijimit të kësaj kënge. Dhe na rrëfeu."Unë atëherë kam qenë gazetare dhe punoja në gazetën "Bashkimi. Isha vajzë e re 19- vjeçe. Shkova në Shkodër me një shërbim. Dikush më kishte dhënë një pako për Zef Palin. Atje ku shkova ta takoja në Shtëpinë e Kulturës, ishte një kopsht i bukur dhe u ulëm të pinim një kafe. Ndërsa unë i flisja për letërsinë, për gazetarinë, etj, ai nxori një letër nga xhepi dhe ndërsa unë vazhdoja të flisja ai çuditërisht shkruante. Kur kishte mbaruar, ma drejton letrën mua dhe më thotë: këtë e kam për ty. Pastaj këputi një tufë lule bore dhe m'i zgjati mua. U ngritëm për të ikur (unë duhej të kthehesha në Tiranë). Por unë nuk e dija që fati kishte caktuar që unë të jetoja atje dhe të takoja bashkëshortin tim atë ditë. I thashë, po këto lulet ku t'i çoj? - Hajde më tha- tek ime më se është e sëmurë dhe jepja asaj lulet. Shkova dhe lulet ia fala nënës së tij. Unë më pas u ktheva në Tiranë, dhe vazhdova me të përditshmen time. Ndërsa pas katër ditëve dëgjoj në altoparlantin e gazetës "Bashkimi" : " Nga Radio Shkodra do të dëgjoni këngën "Lule Bore". Kështu rrëfeu vajza ( Florenca Pali) historinë e vargjeve të "Lule Borës". Më tej frymëzimi kishte kaluar tek kompozitori. Gruaja e kompozitorit, Mira, rrëfen se si autori i vargjeve, Zef Pali, sa ishte nisur Florenca për në Tiranë ia kishte dhënë vargjet Simonit. "Nëse të frymëzojnë këto vargje, merri dhe muzikoi"- i kishte thënë poeti. Ndërsa Simoni, menjëherë kishte hedhur muzikën dhe grupi, i miqve të tyre Tish Daija, Zef Gruda, Tonin Rrota,etj, që kishin kompleksin e vogël muzikor në radio Shkodra e kishin incizuar "Lule Borën". Ndërsa Florenca e kishte dëgjuar pas katër ditësh në radio. "Asnjëra nga ato vajza që thonë se unë jam "Lule Bora" nuk thotë të vërtetën. Në të vërtetë unë jam ajo që frymëzova ato vargje, e më pas atë muzikë - kishte rrëfyer Florenca, atë ditë pas koncertit në Nju Jork.

……………………………..
Ajo vjen çdo vit në Shqipëri, që nga Nju Jorku, ku jeton e punon prej vitesh. Dhe sa çmallet me miqtë e të afërmit që ka këtu, rend me vrap drejt arkivave, bibliotekave e sirtarëve, ku mund të gjeje, ndonjë pentagram të shkruar nga Simon Gjoni. Dhe vit pas viti, ajo pa se mblodhi vërtet shumë, këngë, balada, poema simfonike, pjesë orkestrale, etj. Hermira Gjoni, i kishte vënë qëllim vetes që t'i gjente të gjitha ato çka kishte shkruar bashkëshorti i saj, kompozitori i shquar Simon Gjoni. Tani duket se ka arritur shumë. "Kam mbledhur 80 % të veprës së tij- thotë Mira, teksa rrëfen gjatë një bisede në bar "Pizza". Duket se është shumë e lodhur. Një ditë më parë ka takuar e ka folur me qindra njerëz. Mbrëmjen e së shtunës, ajo ka rrëfyer e ka dëgjuar shumë histori e vlerësime për kompozitorin e njohur. Ka prezantuar veprën e tij, e ka mbledhur me shumë mund të cilën arriti ta botojë në dy albume. Pastaj e dëgjoi këngë e romanca që nuk ishin ekzekutuar kurrë më parë, dëgjoi edhe pjesë shumë të njohura, madje edhe ato që gabimisht për shumë vite janë cilësuar si të kompozitorëve të tjerë. Por si për ta nxjerrë në krye të vërtetën pinistja Hermira Gjoni, hetoi për shumë kohë dhe arriti më në fund që t'i mblidhte dhe t'i botonte të plota veprat e tij.
Shumë herë është lodhur në këtë kërkim, madje edhe është zhgënjyer e zemëruar. Ka parë që notat e hedhura në pentagrame, me laps plumbi nga kompozitori, në shumë partitura ishin fshirë, pjesë të tjera s'i gjente dot se ishin zhdukur… Por edhe e kanë ndihmuar. Kryesisht, kanë qenë instrumentistë, dirigjentë, soprano, apo tenorë, të cilët i kishin ekzekutuar në vite këngët dhe muzikën e Simon Gjonit. Ata ia kanë kthyer dhe ajo ka bërë çmos t'i kthejë në gjendjen e mëparshme.
Këtë odise kërkimesh e ka nisur që në vitin 1996. E që prej atij viti ajo sa herë vinte e gjente materiale, i merrte me vete në Amerikë, e atje i punonte në qetësi, i redaktonte dhe vetëm kur ishin gati për botim, i linte mënjanë. "Pas botimit të dy albumeve të para "Album me romanca" dhe "Album për piano", po punoj për një tjetër përmbledhje të krijimtarisë së tij. Në muajin maj do të dalë një album me këngë lirike të Shkodrës",- thotë Mira, duke rrëfyer se janë të gjitha krijime, që Simon Gjoni i hodhi në letër në vitet e rinisë së tij. "Ka mbi 200 këngë, por jam munduar të zgjedh më të mirat e kam përmbledhur vetëm 30 prej tyre në këtë album",- thotë ajo.
Ndërsa në një album tjetër për të cilin po punon ende, Mira ka ndërmend të mbledhë të gjithë këngët korale. Këtë album do ta botojë vitin e ardhshëm. Pastaj ka në plan të botojë më vete gjithë veprat instrumentale, për flaut, për violinë, klarinetë, etj., e në një album tjetër pjesët simfonike.
Mira ka qenë edhe kritikja e parë, apo vlerësuesja e parë e veprës së tij. Madje shumë vepra, ( ato për piano), i ekzekutonte ajo e para. Si e tillë, ajo ka pasur fatin ta ndjekë shumë nga afër krijimtarinë e tij. Dhe kujton shumë nga vepra e tij. Kujton momentet, e krijimit, historitë, datat, dhe miqtë, që ai ua kushtonte, burimet e frymëzimit dhe bashkëpunëtorët e tij. Nisur nga kjo histori, ajo edhe gjen shumë prej veprave të Simon Gjonit. Kjo më ka ndihmuar mjaft në kërkimet e mia",- thotë Mira, duke rrëfyer edhe histori të veçanta të shumë prej notave të hedhura në pentagrame. Por ka ende për të gjetur. Kanë mbetur edhe ca histori që ajo kujton që prej kohës kur ai kompozonte. Veçse atyre historive ajo nuk ua ka gjetur ende partiturat.

Pak për Simon Gjonin
Ka lindur në qytetin e Shkodrës, ku u edukua në një familje të thjeshtë qytetare dhe u arsimua në gjimnazin Illyricum" të këtij qyteti. Shumë shpejt mësoi kitarën, trompën pianon dhe me entuziazëm e me pasion iu kushtua artit të muzikës. Në vitet e rinisë së tij, kompozoi mbi 200 këngë origjinale, që shumë shpejt u përhapën në gjithë Shqipërinë si "Lule- Borë", "Syt' e tu si drita"" End o vash", etj.
Studimet e larta i kreu në vitet 1952-1958 në Akademinë e lartë muzikore të Pragës ( Çekosllovaki). Në 1956-1958 në qytetin e Pragës dirigjoi Shubert "Rozamunda" "Grieg "Peer Gynt", i Benda "Pygmalion" F.List "Le preludes". Në vitin 1958 kthehet në Shqipëri dhe punon në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, ku dirigjoi shumë vepra botërore, të cilat gjetën interpretimin e parë si operat "Donixeti "Don paskuale", "Kavallo", "Paliaçot" "Rossini "Berberi i Seviljes" Tish Daija "Pranvera" dhe baletet Vasiljenko "Lola", " Laurencia?", etj. Nën kujddesin dhe paisonin e tij incizoi shumë vepra të kopozitorëve shqiptarë: Zadeja, Gaci, Nova, Daija, Harapi, Dungu, Grimci, Zoraqi, Kono, etj. Si dhe muzikën e disa filmave shqiptarë. Në vitin 2967 dirigjon në Kinë veprat e kompozitorëve shqiptarë. Simon Gjoni është një nga themeluesit e orkestrës simfonike të RTSH, me këmbëngulje dhe disiplinë punoi për rritjen, individualitetin dhe zhvillimin e kësaj orkestre. Nga kompozitorë te parë shqiptarë, ekzekutoi për herë të parë në Shqipëri: Bethovenin, "Simfoninë nr.7" dhe "Simfoninë nr.8", Mendelson "Ëndërr e një nate vere". K.M. Veber "Gjahtari magjik". Belini "Norma", "Bethoven "Leonora", Grieg "Peer Gynt" etj. Aktivitetin pedagogjik e filloi në vitin 1958 në liceun artistik "Jordan Misja" dhe më vonë në 1967 është një ndër pedagogët e parë në themelimin e Konservatorit Shtetëror të Tiranës, sot Akademia e Arteve. Si kompozitor krijimtaria e tij ka kaluar në të gjitha gjinitë që nga kënga, romanca, kantata, suita, balada, pjesë për piano, klarinetë dhe violinë, si dhe vepra të mëdha orkestrale, 8 valle simfonike, poema simfonike, suita simfonike e deri në simfonia në Mi b. mazhor. Në fushën e kritikës muzikore ka lënë punime të shumta teorike në lidhje me temën arritjet e artit muzikor shqiptar, dhe veprën e tij, "Instrumenti dhe arti i orkestrimit. Për S. Gjonin Çesk Zadeja, do të thoshte "Emri i Simon Gjonit do të mbetet i skalitur në pentagramin e muzikës shqiptare.
 

bebi

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Idromeno, Kol [Nikollë]
(b Shkodër, 15 Aug 1860; d Shkodër, 12 Dec 1939). Albanian painter, architect, sculptor and photographer. His grandfather Andrea Idromeno was a painter and a doctor of theology; his father, Arsen Idromeno, was a furniture designer and painter. Kol Idromeno took private lessons in painting (1871–5) at the studio of the photographer and painter Pietro Marubi (1834–1903). In 1875 he won a competition and began studies at the Accademia di Belle Arti, Venice. However, due to arguments with his teacher, he abandoned the school and continued his studies in one of the large studios in Venice (1876–8).
 

bebi

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

The legacy left by Marubi Dynasty is one of the best-known in the field of European photography in the second half of the 19th century and the first half of the 20th century.
The Marubi Dynasty begins with Pjetër Marubi, born in Piacenza (1834, Italy) and forced to arrive in Shkodër in 1856 after persecutions by Austro-Hungarian occupiers. In Shkodër Marubi begins his artistic activity at several fields simultaneously as a photographer, architect, painter and sculptor.
With his "magic box" of photography (1858) he set off photographing real life outside his studio including political events of the time such as "The Uprising of Mirdita" (1876-77), the Albanian League of Prizren (1878-81) which remained imprinted even on the pages of some renowned European magazines of the time such as "La guerra d'Oriente", "The Illustrade London News", "L'lustration", etc.

"Marubi" Studio was bright and shining in accordance with European parameters, with a vast illuminated space and the most modern equipment (1885-1900). At that time, Pjetër Marubi chose the sons of Rrok Kodheli from Kodheli i Kodrimës to have the work continued in the studio -- to begin with Mati (who had a short life (1862-1881)), succeeded by Mikel, nicknamed Kel (Marubi), bearing this new surname in honour of the great master.
Kel (Mikel Kodheli) Marubi (1870-1940) began to work at "Marubi" studio in 1885 at the age of 15. After master P. Marubi's death, Kel Marubi became the legitimate inheritor of the studio, transforming it into a true art atelier. He enriched the photograph library with best-known figures of the time such as Fishta, Migjeni, Koliqi, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu, etc., as well as with photos from common people with characteristic national costumes, sights from town and country life, landscapes and other aspects from Albania of the late 19th and the early 20th centuries becoming, in this way, one of the main European figures in both public and chronicle photography of the time because he succeeded in following all of the most important Albanian events for nearly 55 years. Kel was also an ardent patriot and became involved in the movement for the independence of Albania by taking part in founding many societies, such as The Albanian Language in 1908, etc., and in publishing the newspaper Zëri i Shkodrës (The Voice of Shkodër). Kel Marubi was also known beyond Albania's borders and was often invited to the Court of Montenegrin King for various works in photography.

After Kel's death, Geg took his place. He had studied in Paris in the first cinematographic and photographic Lumière brothers’ school in France.
In 1970, the entire fund of 150.000 negatives passed to the state. "Marubi Photograph Library" has also been serving for various publications and albums published in France and Italy.
Part of Marubi's photographs has been published in the album "Traces of National History in the Shkodër Photograph Library" (1982), while selected photos, accompanied with a preface by I. Kadare, had a high-quality publication in an album entitled "Ecrit d'Lumière".

But the Albanian cultural patrimony in the art of photography has been built by a pleiad of talented photographers and is going on in our times. The most renowned of them are summarized in following account:
Kol Idromeno, born in Shkodër in 1860 and dead in December 12 1939. He was a versatile artist, who learned photography with old Marubi and translated it into passion, and who, in addition, committed himself to painting. He was outstanding particularly in portraits. In 1922 he was known as the first person that developed motion pictures in Albania or the first steps of cinema.
 

bebi

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Marin Barleti (... - ...) - Skënderbeu...
Në bibliografinë I, "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" gjejmë materiale të ndryshme që lidhen me Skënderbeun, dhe sidomos me librat e Marin Barletit, i cili është edhe historiani dhe kronisti më i saktë i figurës së heroit kombëtar të shqiptarëve. Vepra 'Historia de vita et gestis Skanderbegi, epirotarvm principis (1508-10)' (Historia për jetën dhe bëmat e Skënderbeut, princit të epirotëve) është përveç 'Rrethimi i Shkodrës' (De Obsidione Scodrensi, 1504) një prej veprave mbi të cilën janë referuar shpeshherë historianët. Lidhur me autorin, jetën dhe veprën e tij, nuk kemi mundur akoma të grumbullojmë materiale sinjifikative, por në pritje të një kompletimi të të dhënave për të, dhe citimit të veprave të tij, qoftë lidhur me veprën "Rrethimi i Shkodrës" apo vepra të tjera, po publikojmë këtu shkrimin "Skënderbeu" nga vëllimi "Historia e heronjve" të baronit danez Ludvig Holberg (1684-1754). Ludvig Holberg kujtohet për veprat e tij komike e teatrale, por edhe si historian e filozof iluminist. Është një personalitet i letrave daneze, shkrimtar danez i lindur në Norvegji, në kohën kur Norvegjia i përkiste mbretërisë së Danimarkës. Ai e mbyll shkrimin e tij me fjalët: "Me një fjalë mund të thuhet: Skënderbeu ishte luftëtari, prijësi dhe njëkohësisht heroi më i madh në histori."

Skënderbeu - nga Ludvig Holberg
[Përshtatur në shqip prej një danishteje të vjetër nga Arben Çokaj]

Dikur para pushtimit të Konstandinopolit dhe rënies së principatave lindore, qeveriste në Epir një prijës me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katër djem, ku më i riu quhej Gjergj, heroi, jetën e të cilit do përshkruaj...
Kur Sulltan Murati turk pushtoi thuajse të gjitha vendet rreth Greqisë, iu desh edhe Gjon Kastriotit të nënshtrohej dhe të japë peng birin e tij Gjergjin së bashku me vëllezërit e tij. Murati i bëri ata synet sipas mënyrës turke dhe Gjergjit i dha menjëherë një emër tjetër, pikërisht Skënderbeg, që do të thotë Aleksandri i madh, ku tregohet, se çfarë përshtypjeje kishte krijuar ai për këtë epiriot të ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji mësoi në fëmijërinë e tij me një shpejtësi të admirueshme shkenca dhe gjuhë të ndryshme, çuditërisht turqisht, arabisht, greqisht, italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak më tepër në moshë la të kuptojë se s'kishte dëshirë më të vogël për të nxënë ushtrimet ushtarake, kështu që i dha Sulltanit sinjale të tilla dhe ai e bëri atë menjëherë Sanxhak, që ka vlerë thuajse të barabartë me një Pasha. Në moshën 19-vjeçare ai ndoqi luftën në Azi, dhe pas një kohe të shkurtër atij iu dha komanda e një ushtrie; nga ku ai provoi të tregonte një guxim e kurajo të tillë, saqë emri i tij u bë i njohur gjithkund.
Kur ai pas shumë fitoreve u kthye përsëri në Adrianopol, ku ishtë selia e Sulltanit turk, u bë një dyluftim krenarie nga një shqiptar, i cili për t'i lënë njerëzit të shihnin fuqinë dhe burrërinë e tij, sfidoi një nga njerëzit e Sulltanit. Por askush s'kishte dëshirë të kishte të bënte me këtë shqiptar të egër, përjashto Skënderbeun, i cili guxoi të shkonte, dhe me lehtësi fitoi në këtë beteje të madhe.

...(pas dezertimit të Skënderbeut dhe dështimit të osmanëve herë pas here)...

E gjithë bota po çuditej për fuqinë e Turqisë, që kaq shpesh e kishte tronditur Evropën dhe Azinë, të thyhej nga një provincë e vogël; një shembull i çuditshëm se si cilësitë dhe zotësitë e një njeriu, të një vendi të vetëm mund të bënin. Murati e vuri re tani se çfarë rëndësie kishte fakti që Skënderbeu ishte armiku i tij, ndaj dhe vendosi ta drejtonte luftën në një mënyrë tjetër, që s'e kishte bërë më parë, dhe krijoi idenë se në personin e Skënderbeut ai kishte të bënte me të gjithë krishtërimin dhe njëkohësisht Persinë, në mënyrë që të mos ishte vetëm e nevojshme të krijonte një ushtri të madhe, por edhe ta drejtonte atë vetë.

... Kur Skënderbeu ishte pranë vdekjes, shtrirë dhe me temperaturë të lartë, ndodhi një sulm i ri turk. U hodh përpjetë nga krevati dhe deshi të armatosej përsëri sipas zakonit, por pafuqia s'e la ta bënte diçka të tillë, prandaj dhe u shtri në krevat dhe vdiq pak kohë më pas. Mund të thuhet për këtë burrë, se ai ishte heroi më i madh, dhe askush, as në historinë e vjetër dhe as në atë të re nuk mund të krahasohet me të. Pasi asgjë nuk është më e çuditshme se sa të shohësh një princ të vogël me një grusht njerëzisht të drejtojë luftën kundër dy monarkëve, nga të cilët Persia, Egjipti dhe e gjithë Evropa u dridhën dhe u tmerruan. Ai i shkatërroi plotësisht 20 ushtri të fuqishme, vetë shumicën e komandantëve dhe luftëtarëve, që e sfiduan atë, me dorën e vet. Dhe shkruesit e kohës dëshmojnë, se në këto konflikte ai ka vrarë rreth 3000 vetë me shpatën e tij, gjë që është më shumë se ç'mund të thuhet për çdo njeri tjetër mbi tokë. Zotësia dhe burrëria e tij u shoqërua nga mëshira dhe butësia. Ai kishte një zell të veçantë për besimin kristian dhe kjo duket nga të gjithe letrat e tij, se ai i dha vetes titullin: Gjergj Kastrioti, Luftëtari i Krishtit. Historia e tij është përshkruar nga shumë, por e përkryer është historia e një epirioti, Marin Barletit, në 13 vëllime, të cilët unë i kam ndjekur nga afër. I njëjti Barlet dëshmon se qëkur turqit e pushtuan atë qytet, ku ai ishte i varrosur, nxorrën eshtrat e tij nga varri e i ndanë copa-copa dhe i përdorën ato si relike të shenjta duke i varur rreth qafës e duke kujtuar se fati dhe bekimi do i ndiqte më pas.
Me një fjalë mund të thuhet: Skënderbeu ishte luftëtari, prijësi dhe njëkohësisht heroi më i madh në histori.
 

bebi

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

At Pjetër Meshkalla, pishtar i demokracisë

«Rinia do të shofin se nuk ka me shkue gjatë e edhe një herë kanë me u ndërtue Kishat e kumbonaret, bile prej këtyne që po i prishin» ka thanë në vitin 1967 At Pjetër Meshkalla.

Lindi në Shkodër me 26.9.1901.
Kreu mësunet në vendltndje, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në Linc (Austri) deri më 1919. Vazhdoi studimet në Goricë të SUovenisë dhe fakultetin e filozofisë në Napoli (Itali). Me 1931 u shugurue meshtar i S.J. në Shkodër. Më 1934 themeloi rrethin (Shën Gjon Bosco) për edukimin e rinisë e vazhdoi në Tiranë më 1937 në rrethin e «Sh.Pjetrit». Në vitin 1945 i kërkohet bashkëpunim nga regjimi komunist i Tiranës. Ai jo vetëm që nuk e pranon, por në predkun me rastin e vdekjes sëlmzot Bumçit, demaskon haptas rregjimin e diktaturen komuniste. Për ketë më 1946 arrestohet dhe dënohet me 15 yjet burg, dërgohet në kampet epunës, dhe në Burrel, ku lirohet ne vitin 1960, shkon në Shkodër, por pa të drejtë me shërbye si meshtar.

Kur në Shkodër po zhvillohej «Revolucioni kultural», Pater Meshkalla në 1967 i shkruan nje leter krimiiielit Mehmet Shehu, dhe kërkon me i ndalue dorën e përgjakun që po vepronte aq egërsisht U arrestue me 29 prill 1967, dënohet me 10 yjet burg gjoja për «agjitacion e propagandë». Ai u tha: «Ju më dënoni sa të doni, se nnë prap se prap do të dal, mbasi ju shoqishojnë keni me hangër. Aty asht fundi i juej! «Doli në moshën 78-vjeçare dhe jetoi si misionar i vërtetë i Krishtit, deri sa vdiq me 28 korrik 1988.

Asht kleriku i parë që u dekorue më 1992 si «Pishtar i Demokracisë». Ai pat thanë në gjyq; «Po të shprehë lirisht mendimet e tij populli, ky pushtet nuk ka për të zgjatë shumë».
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Nentor 27, 2002


Sponsor Bashkia, "pasi fondet e Ministrisë u zhdukën"

Mukades Çanga, 4 vjet përpjekje për një recital


--------------------------------------------------------------------------------

SHKODER

Kënga popullore shkodrane është kthyer për qytetarët e saj mes traditës dhe magjisë, duke treguar se ajo vazhdon të jetë e bukur, se vazhdon të mbijetojë, pavarësisht deformimeve jo në pak raste. Për të treguar këtë është dashur pikërisht zëri i mrekullueshëm i këngëtares së njohur popullore Mukades Çanga.

27 vjet bashkëjetesë midis Çangës dhe këngës shkodrane kanë mjaftuar që ato tinguj mjaft të njohur e të ëmbël të përcillen me sukses fundjavën që shkoi. Për dy net radhazi, recitali i këngëtares Çanga, "Shkodrës, zemrës teme", ka risjellë në teatrin "Migjeni" madhështinë e munguar prej kohësh të këngës së mirëfilltë popullore shkodrane. Përmes emocionesh të mëdha, këngëtarja e njohur ka korrur sukses të plotë. 24 këngë janë kënduar "live" prej saj nën drejtimin muzikor të Ilir Zogës. Për herë të parë teatri "Migjeni" kishte një skenografi e cila u kthye në një nga pikat-kyçe të shfaqjes. Gjashtëdhjetë ndriçues janë vënë në shërbim të skenografisë së përgatitur nga Muhamet Ganjolla dhe Mikel Vuksani. Tejet e prekur, Çanga ka falënderuar Mark Kaftallin, muzikantin e njohur shkodran, pasi pikërisht ai e ngjiti atë në skenë, kur ishte ende fëmijë. Që 13-vjeç nis karrierën e saj në skenën e teatrit "Migjeni" me estradën profesioniste, për ta vazhduar suksesshëm për 27 vite me rreth 2500 shfaqje në të gjithë vendin. Të panumërta dhe koncertet jashtë vendit, përfshi këtu dhe tre festivale ndërkombëtare në Turqi. Dhe pas kaq vitesh një rikthim i suksesshëm në qytetin që i dha emër. "Të bësh një koncert recital në Shkodër është një sakrificë", kështu janë shprehur organizatorët e aktivitetit, duke shtuar se ishte dëshira e këngëtares që ta realizojë atë pikërisht në qytetin që i dha emër. "Që para katër vitesh doja që ta realizoja një koncert recital me muzikantin e njohur Luan Borova, i cili nuk jeton më. U realizua tani pas një pafundësi pengesash", tregon Mukades Çanga. Arti dhe artistët shkodranë ndihen të braktisur nga të gjithë. Këtë e vulosi së fundmi Ministria e Kulturës, e cila e mohoi fondin që ishte premtuar për këtë koncert. Një vit më parë Ministria e Kulturës miratoi shumën prej 1.3 milionë lekësh për të financuar koncertin e këngëtares shkodrane. Çuditërisht nuk dihet se ku ka përfunduar ky fond. Letra të shumta i janë dërguar ministres Arta Dade, por përgjigjet kanë ngelur pa përgjigje. Gjithsesi, Mukades Çanga i ngrohu me tingujt e ëmbël të zërit të saj qytetarët artdashës shkodranë. Për recitalin ndihmoi Bashkia e Shkodrës dhe teatri "Migjeni".
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Tano Banushi, aktori i 1000 roleve


SHKODER, 1 Dhjetor/ATSH-M.Malja/.- Artisti i Popullit, aktori brilant i humorit shqiptar, Tano Banushi, ka interpretuar mbi 1000 role në jetën e tij të gjatë skenike. Leo, Pashuku, Fotografi, Dulla, .. do të duhet një kohë e gjatë për t'u përmenduar mbi 1000 rolet e tij në skenë, mbi 1000 fytyrat e papërsëritshme të interpretuara prej tij në rreth 45 vjet jetë në skenën e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës, ku nisi jetën e tij artistike. Fillimet.. "Në dramën "Armiku i popullit" të Ibsenit në 1945, në mes shumë roleve, tërhoqi vëmendjen edhe figura e të dehurit, e cila bashkë me personazhin ibsenian, prezantoi aktorin komik Tano Banushi", do të thoshte për të në një shkrim portret kritiku Miho Gjini. Për të vijuar më pas në komedinë "Pashuku" të F. Ndocajt 1946, në rolin e një shërbetori komik. Elegant, i shkathët, me një humor befasues, me ngjyra shkodrane e i gërshetuar me traditën, improvizues dhe ekspresiv, do të shfaqet Tano si prezantues i shfaqjeve të grupit amator te klubit të punëtorëve "Vasil Shanto". ...dhe me pas.. Në rolin e marinarit në "Një tragjedi optimiste" të Vishnjevskit; në rolin e kapterit në komedinë "Prefekti" të B.Levonjes; në rolin e Llomovit te "Fejesa" e Çehovit; në rolin e Mazllumit te komedia "Hej moj babë" të J.Vojushit; në rolin e Leos te komedia "Këshilli i ndrikullave", të Sh.Mitës. ...në vazhdim të plotësimit të portretit Në vitin 1958 krijohet estrada profesioniste e qytetit të Shkodrës. Tano Banushi, aktor komik interpreton me qindra role nga të ndryshmet si brigadier, nëpunës, shef, bojaxhi, fotograf etj, të cilat edhe sot e kësaj dite kanë mbetur të paharuara në mendjet e artdashësve të humorit. Tano Banushi është një figure komplekse. Realist. Brenda nje shfaqjeje e shihje në role të ndryshme. Te secili rol gjente veshjen e vecante artistike. Tanoja ishte nje aktor shumeplanesh. Brilant. Dinte te luante tragjedinë, komedinë, skecin, paradine, vodevilin, intermexon, etj. Ishte mjeshter për të përjetuar brenda një materiali letrar gjithë dridhjet e shpirtit të një personazhi. E personazhi që krijonte Tanoja nuk ishte as klloun, as palaço, por kishte humor të brendshëm, theres, kishte dramë. Nje kujtim nga aktori, Artisti i Merituar, Bep Shiroka Tanoja ishte aktori zëmadh i humorit shkodran dhe atij shqiptar. Vazhdues i denjë i humoristëve shkodran Kolë Tivari, Osos se Falltores, Hilë Gegës etj. Ai shkelqeu në të gjitha zhanret e humorit. Aktor melodioz, i binte kitares. I vëmendshëm ndaj çdo roli per ta luajtur sa me mire. Me planet e bukura që ka interpretuar vonë ka për t'i ardhur Shkodrës një Tano. Tano Banushi ka tete vite që nuk jeton më, por rolet e tij dhe humori i tij janë të pranishëm në sofren e humorit shkodran.
 

Jetoni

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

to Blendi

vetem deshta me t'than BRRAVO TQOFTE. Ashtu duhem me qene. Ti je Patiot i vertete.
:thumbsup: :thumbsup: :thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:
p.s. GZUAR FESTAT
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Në humor bani epokë Tano Banushi

Ësht kënaqsi të shkruash për shokë
me e kujtue se asht dikushi
në humor bani epokë
“I Madhi Tano Banushi”
Ai në skenë ishte i parë
si ma i miri zinte vend
ky kollos i humorit shqiptar
sigurisht do të mbesë legjendë.
I madh ishte biri i botës
dhe për të pyeste gjithkushi
kudo shkoj Estrada e Shkodrës
a ka ardhë Tano Banushi?
Në çdo spektakël interesant
ai të ngjallte gjithmon gëzim
kur mungonte ky brilant
salla shfaqte shqetësim.
Gazi i Tanos s’kishte masë
t’ka shkue goja deri nër veshë
dhe hall t’madh dikush me pasë
ai me zor t’ka ba me qeshë.
Tano Banushi për humor
kush se njofti në Shqipëri
besa por dhe n’Diasporë
fëmija n’djep ka qeshë prej tij.
Kurr për jetë nuk do t’harrohet
sa i njohur është Pitkini
dhe gjithmonë ai do t’kujtohet
siç kujtohet sot Ben Hilli.
Nuk harrohet ky artist
ky gjigandi i humorit
kompletist e parodist
me shumë vlera “Artist i Popullit”.

Ty sa shum të shkoi humori
rrolet tuaja në mend kan mbetë
shum të deshti spektatori
“Ka hypë Dulla në biçikletë”
Na kujtohesh me mustaqe
edhe kryet mbështjellë me ruba
dhe tuj qesh popullin e kënaqe
me atë rolin “Maksut Kaçiruba”
I mirpritur në çdo vend
kudo n’skenat shqiptare
duke ba humor me shpend
me atë pulën cikalare
Për hygjenën e qytetit
na kujtohet humori i sajë
në këtë premjerë, ti kulmi i lezetit
lajë e shplajë qit n’diell e thajë
Në ambëlcina përgjegjës repartit
ti si mjeshtër humorist
spektatori u shkri gazit
kur ti thojshe llokumist.
Te Këshilli i Ndrikullave n’Komedi
një sukses shpërtheu n’humor
inerpretoj me shum mjeshtri
Leo plak, Leo dashnorë.

Si fotograf tuj qeshë u shkrinë
kush prej qefit e kush prej mallit
kur ti ndrove fotografin
klientit Cen Durimadhit.
Këto pak role ti rreshtova
humoristit mjeshtër aktor
ai ka shumë që si kujtova
ky artist ky profesor
Tash po flas çka kam në zemër
bashk me Tanon dhe shum aktor
Estradës Shkodrës i dhan emër
Paulin Sejku Regjisor
Më kujtohet qëndrimi i tij
para shfaqjes shumë korrekt
dhe në skenë kur ai ka hi
bashkë me rolin ishin perfekt.
Me kulturë dhe burrë zotni
sa i kohës dhe i shoqnisë
në humor ai ka lavdi
ishte njishi i Shqipënisë.
Ti në skenë kurr s’dole kot
për humor qëndron në kry
jo atëherë por edhe sot
as kërkush s’matet me ty.
Një artist me shum vlerë
ishte i madh ndër të mëdhaj
Shkodër locja e ka për nderë
që ti ishte biri i saj
Ndaj po shkruaj për humorist
dhe e kam për krenari
për Tanon t’madhin artist
që isha bashkohës itij.
Mendoj se duhet ngritë n’Altar
në këto vargje për t’u kujtuar
humoristin legjendar
në mes nesh i pa harruar
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Dinastia e Marubeve

Pjetër Marubi në fundin e shek. 19-të ishte i pari nga familja Marubi, që solli artin e fotografisë në Shqipëri. Në fototekën Marubi u ruajtën rreth 150 000 negativë dhe fotografi nga luftërat e ndryshme të shqiptarëve për liri e pavarësi. Portrete të ndryshme të kohës, si dëshmi historike, u bënë nga fillimisht Pietro Marubi, një emigrant italian që vendosi të jetojë në Shkodër në familjen Kodheli nga Zadrima. Zanatin e artit të fotografisë e mësoi më pas Kel Kodheli (1870-1940), i cili pas vdekjes së Pjetrit, mori mbiemrin e tij, Marubi.

Studioja Marubi u krijua mes viteve 1885-1890. Ajo përfshinte hapësira me përmasa 5 x 7 m., brenda shtëpisë së marubëve në Shkodër. Fototeka Marubi në vitin 1970 u bë pjesë e Muzeut të Shkodrës. Aty ruhen më shumë se 20 000 xhama e filma. Një pjesë e mirë e fototekës që vjen pas vitit 1919, ndodhet e regjistruar në rend alfabetik, sipas emrave të të fotografuarve

Fotografi i fundit i familjes Marubi është Gegë Marubi.Ai e ruan artin e fotografisë si traditë të familjes deri më 1984, megjithëse në Shqipëri ekzistonte një sistem, i cili e çoi njeriun drejt mungesës së pronës dhe trashëgimisë.

Pas luftës së dytë botërore, Gegë Marubi nuk pati fatin të linte trashëgimtarë, të cilët do mund ta vazhdonin artin e fotografimit.

Per fotografi nga fototeka Marubi mund te vizitoni http://www.shkodraonline.com/foto.html
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Monsinjor Mikel Koliqi; Kardinali i parë shqiptar


TIRANE, 27 Janar/ATSH/- Gjashtë vjet më parë, u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare Monsinjor Mikel Koliqi, Kardinali i parë shqiptar, qytetar i nderuar dhe meshtar me vlerë, figura e të cilit u rrit në heshtje pa asnjë krenari të vetëdijshme. Ai ishte njeriu që megjithë peshën e rëndë të vuajtjeve fizike dhe shpirtërore bëri për vete botën me buzëqeshjen e tij të ëmbël si të një fisniku mbi ndërgjegjen e të cilit nuk rëndon pesha e mëkatit, por është në paqe me Zotin dhe me veten, sic shprehet për të Kryepeshkopi i Durrësit dhe i Tiranes , Rrok Mirdita. * * * Monsinjor Mikel Koliqi lindi në Shkodër në shtator të vitit 1902. Pasi kreu studimet e para në Shkodër shkoi për studime të mesme dhe të larta në Itali. Pasi kreu studimet për teologji në Milano të Italisë, ai kthehet në Shqipëri dhe shugurohet meshtar ne moshën 29 vjeçare. Banimi në Itali për disa vjet nuk do bënte që të harronte vendin e tij, përkundrazi ai do të ishte edhe më i lidhur me tokën e të parëve. Ne vitin 1936 Dom. Mikel Koliqi emërohet famulltar i Shkodrës dhe më pas Vikar i Përgjithshem:bir i sigurtë i Selisë së Shenjtë. Duke patur talentin me vlerë të muzikës Dom Mikeli formon një kor të vogël modern të Katadrales ne Shkodër. Me notat e tij të përmallshme dhe të fuqishme në skenat e salloneve të atëhershme do të përtëriheshin zemrat e kombit për "fe dhe për atdhe" sic shprehet vete Koliqi. Po në katedralen e Shkodrës ai themelon Veprimin Katolik për rininë , bëhet drejtor i parë i revistës "Kumbona e së dielës", një reviste fetare dhe kulturore në të cilën shkruajtën pena të zgjedhura deri në mbylljen e saj në dhjetor të vitit 1944. Me ardhjen e regjimit komunist Dom Mikel Koliqi arrestohet dhe dënohet me 4 vjet burg. Në vitin 1953 internohet dhe më pas dënohet përsëri me 15 vjet burg. Ai kalon kështu 38 vjet të jetes së tij në burg dhe në internime, në kampe, në pune me lodhje te rënda, por megjithate ai do të perfeksionojë veten përmes vuajtjeve , duke duruar dhe duke falur. * * * Me ardhjen e demokracisë në Shqiperi Mikel Koliqi merr titullin "Monsinjor", dekorohet me titullin "Pishtar i demokracise" nga Kuvendi Popullor dhe mban detyrën e famulltarit te Shkodrës deri në vitin 1992. Në dhjetor të vitit 1994 Papa Gjon Pali II i jep titullin Kardinal Imzot Mikel Koliqit, si një dëshmi që të kujton të kaluarën e lavdishme fetare të popullit shqiptar dhe simbolin e rilindjes së besimit tek Zoti në zemrat e shumë shqiptarëve, siç shprehet për të, Nunci Apostolk Ivan Dias. I ngazëllyer nga ky emërim Koliqi shprehet:"Tani emërimi im si kardinal bën që sytë e botës të drejtohen mbi atdheun tonë të harruar." Dom Mikel Koliqi hyn në radhën e njerëzve më të kulturuar që ka nxjerre populli i Shkodrës , me një veprimtari fetare -shoqërore-artistike e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme.Papa Gjon Pali II në një letër ngushëllimi drejtuar familjes së Mikel Koliqit me rastin e vdekjes së tij shkruan "...Kujtoj me mirnjohje ndaj Zotit dëshminë e gjatë evangjelike, aq të guximshme dhe plot vuajtje të Kardinalit të merituar dhe mundimet e tij si bari shembullor...". /a.t/f.n/
2003-01-27
 

genci

Primus registratum
Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda).
Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.
Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.
Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari
Interes të veçantë paraqet libri "Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.
Edhe si publiçist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet.
L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.
 
Top