Kultura jone dhe ajo e huaj.

Diavolessa

Valoris scriptorum
Kultura jone dhe ajo e huaj.

Shume flasin se din shume. Shume te tjere, bejne sikur din..kur ne fakt nuk dijne asgje.

C'eshte Kultura? E sa ndryshon kjo e jona me te huajt?

Termi kultur............ = ?
Kultura dhe natyra
Kultura popullore
Kultura e artit
Kultura shoqerore
Kultura e Civilizimit
Kultura Mbizoteruese


Kush po na i elaboro icik?
 

Guest
Re: Kultura jone dhe ajo e huaj.

Do te deshiroja tju pergjigjja kesaj pyetje.

Po perse? a kemi kultur ne SHqipetaret?
 

abs

nuk e di...
Re: Kultura jone dhe ajo e huaj.

..., e jona nga e(te) huaja(t) jane te NDRYSHME...tek te secilat ka per te marr me vehte (pra te bukur) dhe per te seleksionuar...
...po te ishin te gjitha njesoj...s do ishin aq interesante(plot variacione)...
...psh: kultura e zvicres indentifikohet me kulturen e punes...
...kultura shqiptare identifikohet nga zemerngrohtesia dhe ndihmese....por,per momentin eshte jo e mjaftueshme e njohur si kulture, prandaj identifikohet disi "speciale"...psh: nga nje turme, kush "gerthet" me shume, bie ne sy, "gerthitja", kjo s duhet te pergjithsoje kulturen e nje populli, por ky pergjithsim eshte i rehatshme )... :wink: e kjo ka te miren e te keqen e vet...

...,personalisht jam e bindur, se kultura jone asht ashtu sic ne e njohim dhe sic ne e prezantojme.
Kam degjuar nga sociologe dhe njerez te fushave te ndryshme se: nje njeri eshte i sukseshem dhe ndiehet mire ne nje kulture tjeter, vetem kur ai njeri njeh e vleron kulturen e vet.

Personalisht jam e bindur, se kur nje kulture shkon drejt asimilimit, ajo bahet virusi me i keq i shkaterrimit te nje shoqerie...ne kte kontekst dua te them se dhe, ato kultura ekonomikisht te zhvilluara, qe bejne perpjekjen e asimilimit nepermjet fjales "Integrimi " duke mos i dhene shance nje kulture tjeter te mbarti me vehte rrenjet e kulturen e saj...ajo do `mbytet` nga `i mbyturi` nje dite!!!

Dicka nga kultura jone...nga nje pikkendveshtrimi: sikur te nihnim kostumet popullore te cdo fshati,krahine te vendit tone, do shikonit nje larmi aq te pasur, nepermjet te ciles do nifshim lashtesine e pasurine e kultures tone!
te leme me nje ane strukturen e kengeve/valleve te cdo fshati te vogel, te cdo pellembe te vendit tone...

me vertete na mungojne kushtet per ta prezantuar dukshem kulturen tone ne bote (si dhe ne rradhe te pare ta njohim dhe ne vete /pf/images/graemlins/wink.gif ),
gjithashtu na mungon te dime SE SI TE PREZANTOJME PASURINE E KULTURES TONE...(por dhe kjo mesohet, si cdo gje tjeter)...

"s ka gje me jezuite se Deshira" thote balzaku...


-----------------------
para pak ditesh, ne nje emision me humor gjerman. flitej per : kriminaliteti dhe homoseksualiteti po rriten me nje rritem shume te shpejte... (cdo te thote kjo?) :rolleyes:
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Kultura jone dhe ajo e huaj.

ç'teme e ngatarrushme!

te nisesh nga plani historik, na mungon vazhdimesia qe i nevojitet nji kombi per zhvillim kulturor. per nji arsye ose nje tjeter, gjithnji mundesite per te shpalosur aftesite njerezore i kemi patur te ndrydhura egersisht. kultura zonale, me zakonet e veta gjithperfshirese te jetes zonale eshte shume pak per te bere nje krahasim me kulturat e huaja. po me pyeste profesori i gjermanishtes nje dite, se kush jane njerezit qe merren me art te njohur shqiptare. perveç Kadarese, mund ti thoja emra te tjere, por qe jashte nuk njihen...ose njihen vetem ne qarqe te caktuara profesjonistesh ne fushen e tyre perkatese.
pytjes "a kemi ne kulture?" i pergjigjem me shume veshtiresi...gje qe me vjen ca nga injoranca ime per kulturen shqiptare ne pergjithsi, po ca edhe nga fakti qe me aq sa kam pare nuk eshte se kemi ndertesa, biblioteka te pasura me vepra, muzeume ose edhe brum politik te rrenjosur. dallohemi pak ne rend ballkanik per gjithçka....ne mos per larmine botanike. me duket ky realiteti i kultures tone pak a shume....kulture qe duhet te shprehet ne te ardhmen.
 

xhoni

Primus registratum
Re: Kultura jone dhe ajo e huaj.

Pse s'te duket kulture kallashi ty?
Ose me mire,gomonia.
Kulture eshte dhe kjo, edhe pse bythemrapsh.
 

abs

nuk e di...
Re: Kultura jone dhe ajo e huaj.

e keni vu re ne ca kultura te kultivume...ta zbukurojne tavolinen...ne cdo detail...kamarieri(a)mban nje qendrim trupi, ka nje buzeqeshje dhe ze te ushtruar/mesuar...e te sjell nje pjate te madhe me ca gjera te vockla ne mes...

ndersa tek ne... :shrug:

Pra ndryshimi eshte tek FORMA e prezantimit...

ne drejtim te ushqimit kultura zvicriane identifikohet me djathrat e llojeve te ndryshme dhe cokollatat...
Shoqeria zvicriane thote vete, se kulturat e tjera i kane dhene nje larmi aq te madhe jetes ne kte kulture, dhe kto vete kan perfitu nga kulturat e tjera... ( dhe ne duhet te bejme te njejten gje)!

kur me pyesin mua per kulturen tone, pergjigja ime e deri tanishme ka qene: prodhimet e detit...kici i pjekur ne hedh...si dhe rakia e dellinjave e voji i ullirit i bere vete... /pf/images/graemlins/wink.gif
per kto tri te parat thane s kemi degjuar...per vojin e ullirit kemi degju se eshte me ushqyesi dhe origjinali tani per tani...
... ne s kemi kushte ekonomike per te prezantu dhe shume e shume PJESE ne drejtime te tjera te kultures tone...

megjithse kur shoh ktu ne ndonje aktivitet kulturor shqiptarokosovar, vej re se, ajo qe i mungon kultures tone ne radhe te pare eshte FORMA se si e prezanton (permbajtjen)...ajo len shume per te deshiru...
bota ban kurse e shkolla vec per prezantimin e tyre...


sa per vlera te tjera te vendit tone...natyrisht qe si njeh vete rinia jone sot...
imagjinoni kur s ka kompjuter ne institutet akademite tona...e shume e shume te tjera...kushtet.mundesia per ta njoft, prezantu, kualifiku kulturen tone eshte ne moment e vogel...

por kjo s do te thote se s kemi material kulturor per te tregu...

sa per kuriozitet...
nje shqiptare pegadoge matematike kishte organizu me nje zviceriane nje projekt integrimi nepermjet valleve popullore te te dy kulturave.

strukturat e valleve popullore shqiptare dhe zvicriane , kishin ne nje drejtim shume ngjashmri...psh: tek vallet ne varg, rreth, dyshe, biles ato u cuditen se kultura shqiptare ka valle dyshe (vajze djale), si dhe tematikat e permbajtjes te valleve te tyre e tonat(ato te punes psh)...
e vecanta tek disa valle tonat ishin vallet e improvizuara e te pamvarura nga grupi : psh (e napolonit e shume valle te tjera nga veriu)si dhe vallet homoristike...analiza e tyre lidhet me karakterin e popullit, kjo i beri shume pershtypje kultures tjeter...eshte hera e pare qe nihemi nje hap me afer me kulturen tuaj thane ato te befasuar pozitivisht...


ndersa mua qe me eshte dhene rasti me pa ne nje festival folklorik (ne kohen e monos), kostume te panumerta popullore, si dhe me jane prezantuar kostumet popullore te zvicres...thjesht vetem nepermjet kostumeve eshte nje kontrast i madh...qe cdo shqiptar do lumturohej me prezantimin e tyre...
por a lidhesh me institutin e folklorit? e pamundur, pc ska etj etj... /pf/images/graemlins/frown.gif

ose, kush nuk do ishte kurioz me pa amfiteatrot tane? dhe ato jane pjese e kultures dhe historise tone...ne c gjendje jane ato? dhe ne c kushte dhe ne c forme mund ti prezantojme sot?


ndoshta ju duken kto pjesez te kultures tone te vogla por sic thote ajo fjale popullore "gur gur bahet mur"....


---------------------
deshir...
solidarität...
 

albavina

Primus registratum
Re: Kultura jone dhe ajo e huaj.

Fillimisht postuar nga INDIANO-XHONS:
[qb] Do te deshiroja tju pergjigjja kesaj pyetje.

Po perse? a kemi kultur ne SHqipetaret? [/qb]
jo te gjithe por si te tjeret edhe ne!
se mos kane te huajte?!
 
Top