Re: Ku do ishe ne keto caste,po te ishe ne Shqiperi?
Do te doja te isha ne Shqiperi dhe te hapja porten e madhe duke dal me Ducatin tim. Te beja nje xhiro neper qytet dhe te merrja autostraden Tiran-Durres. Te shkoja buze detit dhe te shtrihesha ne shalen e Ducatit me kembet e kryqezuara siper timonit, duke lene rrezen e diellit te pranveres te me ngroh lehte fytyren.
Te pija nje zigare aty buze detit duke lagur memorien time me kujtimet ne ate plazh qe vijne e ikin ne te qinden e sekondit ashtu sic vijne e ikin dallget duke lagur kembet e mia te zbathura.
Kujtime! Kujtime qe tashme jane bere si nje enderr. Nje enderr me ankthe dhe me emocione. Kujtime qe elektrizojne cdo singel emocion dhe ato emocione duke shperthyer si nje bombe ne brendesin time dhe nje frymemarrje e thelle ne mushkrite e mia tapos gjithcka.
Kujtime, sepse kur je nen efektin e Loreena McKennitt nuk ke rrug-zgjidhje /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Ti hypi Ducatit dhe duke ecur neper rrugen buze detit Teuta-Golem te degjoj nje tjeter muzike. Muziken e Ducatit tim, e cila stimulon cdo veprim te vogel qe vlen si pergjigjia ime ne nje dialog mes meje dhe tij. Dialogu i yne qe shoqerohet nga hijet e pishave buze rruges, dhe rruga buze detit.
Nje dialog i brishte qe nuk mund ta kuptoj cdo njeri. Nje dialog mes njeriut dhe dashurise se tij ndaj motorit.