Re: Kruje,o qytet i bekuar!
fatkeqsisht nuk kam munsi me shkrujt n'm'nyr shum t'detajume per punen e dasmave, po do boj cmos t'jap informacion t'mjaftushem... n'fun t'funit jane emocione e sensacione e dikush duhet ti provoj vete e ti shofe me sy - LUM AI/AJO Qì KA PER T?PAS FATIN ME E BO DASMEN M'KRO!!!!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
dasmat m'krò, per fat'n e keq t'gjith qejflijve si pune ime, kan erdh, gradualisht, tu u komerçializu gjithnji e ma shum, tu mor forma moderne e perendimore. megjithate ma merr menja se ka hala njerz qì munohen me rikthy m'identitet e me i bo ceremonite si iher e i kohe.
dasmat n'krò, zakonisht fillojne diten e hone. per tre dite rrjesht ka valle. n'njì ambjent te hapur, munsisht n'oborrin e shpise mlidhet krejt farefisnia, shoqnia, komshia, burrnia, grunia,... shkurt muhabeti mlidhen t'gjith, pa dallim rrace e fisi (me perjashtim te noj gjaksori). orkestra e vonme n'kondin me akustik t'oborrit knon e bertet pa pushu. zakonisht ne tre netet e valles orkestra ndrrohet pernate, jo per gjo po nuk ka orkester qì mund ti boj qejfin krutonve per tre net me rradh. nejse, pa problem: fush kruja ka gabel muzikanta me dhje m'ta(shprehje tradicionale krutane qe shpreh tepricen e dickaje), mjafto me dale deri m'ure t'gjoles me i furgon e per 10 minuta bo orkester sinfonike e jo mo orkester dasme. n'hyrje t'oborrit presin gjithmon disa persona, t'cilet shperndajne cigaret, karramelat, llokumet, amaretat e gjona t'tilla. vallet sic e thashe edhe me siper jane festa t'hapme per te gjithe. t'gjithe mund t'vijn e t'bojn qejfin e vet. ne valle rregulli i rradhes egziston, por ne nje form shume me te reduktume se neper ceremonit "zyrtare" te diteve te djela. mun t'jesh tu kercy me komshien si ke 2 muj tu ja lujt e tu ja lyp, e mas 5 minutash gjinesh ballperball me jevgun ma t'shemtut si t'kan zon najher syte. nejse ma mire jevg se shullazjon apo penils (banor i zones afer liqeneve me mbiemer pengili) , e per me teper shume shum her ma mire sesa abazjon. vallet kalojne me nje hare te papare, shpeshhere edhe me shume sesa vete dasmat, per arsyen se asnji nuk pin (e detyrimisht sherret reduktohen ne minimum - pasi eshte absurde te thuash se nuk ka sherre), por qe t'gjith kercejn e bojn qejf. per shum ky mund te mos quhet qejf, po per rob qejfli si puna jon nuk ka gjo ma funi. mun t'kercwejsh si t'dush, m'dac me kom zbath e m'daç me bizhome, e çar t'dush, mjafto ti kerkojsh orkestres, e ska gjo si sta bojn - sidomos nqs n'kry t'orkestres ò Ismet Taga. vallet zgjasin per disa ore me rradhe, qysh kur erret e t'pakten deri m'tre t'nates.
p.s. shum shpejt do rikthehemi me diten e enjte, diten e rrobese, diten e premte - diten e shkumes m'xhumo e diten e shoqnise, diten e shtune - dasma ke nusja, e ma n'fun diten e djele. /pf/images/graemlins/laugh.gif