Re: Regimet nderkombetare arrijne ne kercenime
Zgjedhjet, PS nuk regjistrohet në KQZ
Denion Ndrenika
11-12-2006
kryetari i PS-së, Edi Rama
TIRANË- Partia Socialiste vendosi të mos regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt, për procesin e ardhshëm të shpallur prej Presidentit të Republikës për t’u mbajtur në 20 janar, ndërsa është e prirur për negociata dhe bashkëbisedim. Partia Socialiste, ritheksoi vlerësimin si të panegociueshme të dy çështjeve themelore, listat dhe certifikatat. PS, kërkon nga kryeministri Sali Berisha dhe shumica në pushtet, plotësimin e kërkesave mbi to, për të garantuar proces të drejtë e të rregullt zgjedhor, që nxitet të shkojë drejt shtyrjes. “Le të nderojmë bashkarisht Shqipërinë e shqiptarët, në sytë e njëri-tjetrit e të botës së lirë, duke hapur menjëherë dialogun për të ndërtuar konsensusin e domosdoshëm dhe garantuar standarde për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri, në një afat sa më të arsyeshëm për të gjithë”,- tha kryetari Edi Rama, pas mbledhjes së kryesisë. PS vendosi dje, po ashtu në kryesi, që të thërrasë sot në orën 17.00, Asamblenë Kombëtare, për të ratifikuar vendimin për mosregjistrim, rrjedhimisht që shkon kah mospjesëmarrja në zgjedhje, gjithnjë nëse nuk do të ketë ndonjë arritje në minutat e fundit përpara mbylljes së afatit të përcaktuar ligjërisht, për regjistrimin. Më pas, kryetari Rama saktësoi qëndrimin e kryesisë, se “procesi është në rreth vicioz” dhe se “zgjedhje në kushtet e sotme, nuk mund të ketë”. Zyrtarë të lartë të PS-së, i thanë “Shekullit” mbrëmë shkurtimisht, se “nuk do të regjistrohemi nesër (sot) në KQZ) dhe se “s’ka as zgjedhje, s’ka as regjistrim në KQZ”. Zyrtarët shtuan gjithashtu se, njëzëri, anëtarët e kryesisë u pajtuan për të mos u regjistruar, kuptuar këtu, për të vënë përpara përgjegjësisë për shkatërrimin e procesit, Kryeministrin. Rama më pas paraqiti argumentet, se përse nuk do të mund të ketë zgjedhje me këtë gjendje, duke parashtruar fillimisht, se “është ligjërisht e pamundur sot, për çdo njësi administrative në mbarë vendin, të përgatisë lista të sakta votuesish në një periudhe kaq të shkurtër dhe pa asnjë afat që garanton të drejtën e kontrollit të listës nga ana e qytetarit” dhe se “është ligjërisht e pamundur sot, të garantohet barazia e shtetasve në votim, me certifikata të damkosura si jashtë standardeve dhe lehtësisht të trafikueshme nga organet shtetërore”. Sipas Ramës, “Partia Demokratike dhe lidershipi i saj, i di mirë këto, ne i dimë mirë këto, por edhe populli shqiptar i di mirë këto”. Sakaq, në kryesi, sipas burimeve, Sekretari i Përgjithshëm, Pandeli Majko dhe Namik Dokle, mbajtën diskutimet e para në mbështetje të mosregjistrimit, duke bërë po kështu propozimet respektive mbi këtë. Burimet shtuan gjithashtu, se duke qenë në vlerësimet partiake dhe të strukturave, Arta Dade dhe Erion Braçe, propozuan që qëndrimi i kryesisë për mosregjistrimin, përfshi çështjet themelore të padiskutueshme për procesin zgjedhor, të kalonin për ratifikim në Asamblenë Kombëtare. Të pyetur më pas, Blendi Klosi, Sekretar i Burimeve Njerëzore dhe Erion Braçe, thanë se Asambleja Kombëtare do të mblidhet për këtë çështje, duke qartësuar mosregjistrimin. Në kryesi gjithçka ka qenë e mbështetur në linjat parësore, s’ka zgjedhje, certifikatat janë të panegociueshme. Mandej, Braçe theksoi se “afati i regjistrimit, është afati më i parëndësishëm për standardet zgjedhore” dhe se “zgjedhjet e 20 janarit u vranë përfundimisht sot (dje)”. Po kështu, ai shtoi se tashmë Kryeministri i ka në dorë propozimet e PS-së, që saktësojnë kohëzgjatjen 85-ditore për procesin e listave, hartim, verifikim, shpallje për të plotësuar standardet, si dhe se “certifikata është e panegociueshme”.
Pas kryesisë, deklarimi i kryetarit Rama u mbështet në momentin se “këto zgjedhje më shumë se kurrë, më shumë se çdo herë tjetër në historinë e shkurtër të demokracisë sonë, do të vëzhgohen nga afër e me shqetësim të posaçëm, prej botës së lirë”, duke shtuar se “padyshim, nuk është rezultati ai që do të vëzhgohet, por është procesi prej nga do të dalë rezultati”. PS i bëri thirrje kryetarit të qeverisë, Berisha, sikurse aleatëve të tij politikë, që “të lënë mënjanë ambiciet e tyre dhe të bëjnë bashkë me ne, atë që është më e mira për vendin e për popullin shqiptar”. Kryetari socialist, vijoi: “Në respekt të vetëdijes demokratike të shqiptarëve, e në bazë të nevojës objektive për të pasur lista e dokumente identifikimi të besueshëm, ne kërkojmë standarde për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, një proces që ta nderojë vendin e kombin tonë, në sytë e Familjes Evropiane dhe jo të na lerë një tjetër njollë, duke na humbur tjetër kohë të çmuar për ta shlyer”.
www.shekulli.com.al