KORPORATA - INSTITUCION SOCIAL?
Tradicionalisht modeli i drejtimit dhe qellimi kryesor i kompanive ne boten anglo-amerikane ka qene maksimalizimi i fitimive dhe veprimi i drejtoreve te tyre ne interes te aksinonereve. Megjithate ne ditet tona eshte vene re se rritja e vazhdueshme e kompanive kerkon jo vetem perqendrim ne rritjen e te ardhurat te aksionereve, por kjo ka krijuar dhe kerkon zhvillimin e ndervaresirave midis nje grupi me te madh njerezisht si psh, punonjesit e saj, klientet, furnizuesit, komunitetet ne te cilat operon kompania, konsideratat ambjentaliste te tyre etj. Ky lloj drejtimi kompanie ku grupe te tjera pervec aksionereve kane nje interes "legjitim" mbi kompanine perben ne nje fare mase strukturen dominante ne Gjermani , Japoni dhe te nje fare mase France.
Megjithate ky riorientim i kultures, qellimit dhe struktures se korporatave eshte pare ne menyre skeptike dhe nga kendveshtrime te ndryshme. Per disa ky lloj modeli perben nje mjet per te justifikuar pushtetin e korporatave dhe te manaxhereve te tyre; per te tjere sherben si mjet per te rritur konkurrencen, kurse per nje grup tjeter si nje mekanizem me potencial radikal te majte qe kerkon te promovoje korporaten si nje institucion demokratik apo biznes shoqeror.
Duke qene se korporata eshte nje person juridik i vecante nga aksioneret e saj dhe se pronesia e saj eshte e ndare nga manexhimi i saj atehere ne pamje te pare nuk ka aresye pse manaxheret te veprojne vetem ne interes te aksionereve te tyre. Kjo vihet re dhe ne nje fare tendencie per socializimin e korporatave pra per t'ju dhene atyre pergjegjesi sociale dhe jo vetem pergjegjesi kundrejt aksionereve.
Ajo qe perben nje fakt te rendesishem ne favor te ketij riorientimi te kultures te kompanive eshte vete pushteti i ketyre kompanive. Pasuria, influenca, efeket mbi tregun dhe ambjentin ja kalon dhe fuqise se shteteve te vecanta. Pra pushteti i manaxhereve te saj mbi je number kaq te madh njerezish dhe papergjegjshmeria e tyre kundrejt tyre perben nje deficit demokratik. Eshte pikerisht ky riorientim i struktures se kompanive, pra berja pergjegjes jo vetem ndaj aksionereve, qe zvogelon disi kete deficit demokratik dhe i shnderron drejtuesit e saj, si te thuash ne punonjes publik. Ka dhe statistika ne fakt (qe mund te interpretohen dhe ndryshe) qe tregojne se demokratizimi i kompanise sjell perfitime afatgjata dhe per askioneret e saj.
Mirepo demokratizimi i kompanive shkakton probleme te ndryshme dhe ve ne dukje kontradita jo te vogla.
E para dhe me kryesorja, si mundet qe te drejtat e pronesise te aksionereve (i vetmi elektorat qe rrezikon parate tyre), pra vecorite themelore e kompanise, te injorohen ne kete menyre dhe prona e tyre te komandohet nga interesa te tjera te papercaktuara dhe potencialisht te panumert? - gje qe do sjelle ulje te vleres se aksioneve dhe investimeve te tjera. Po ashtu, berja e manaxhereve pergjegjes para nje numri te pafund "aksioneresh" a nuk i ben ata ne fakt pergjegjes perpara askujt??, qe me keq akoma nga te zgjedhurit e popullit do drejtojne kompanite sipas bindjeve te tyre morale apo politike. A nuk do jete e pamundur te masesh punen e tyre dhe ne baze te cfare shifrash?
Pra a mendoni se riorientimi i qellimit te korporates qe shkaktom deficit demokratik, shikimi i saj si nje institucion politik dhe shoqeror, dhenia e mundesive grupeve te ndryshme joaksionere ne vendimmarrje qe ndikojne ne jeten e tyre eshte nje fenomen qe duhet te ndodh, apo ndodh ne kushtet e globalizmit, apo eshte thjesht nje flluske ne ere pasi historia e kapitalizmit ka treguar se puna dhe kapitali ka mbetur gjithmone jashte kontrollit demokratik?
A mendoni sistemi gjermano-japonez eshte me efektiv se ai anglo-amerikan dhe se korporatat duhen bere te pergjegjeshme nga ana sociale per gjerat qe qeverite nuk jane ne gjendje te kryejne?
Am I talking socialism /pf/images/graemlins/laugh.gif ?