Re: Korca,nje Paris i vogel.
Korca e serenatave, "Parisi i vogel", qyteti ku nuk gjen plehra as prane kazaneve te mbeturinave.
Cfaredo qe te shtoj per nje mburrje aristokratike te Korces, banoret e saj do te qeshnin nen buze. Me te vjetrit, ata qe njihen si korcare per breza me radhe, sidomos ata qe jane nder me te respektuarit por edhe me te menjanuarit e ketij qyteti me tradita kulturore do vazhdonin rrugen te heshtur. Mesues te nderuar, intelektuale te mirefillte, artiste te paqte si femije, me nje fjale ajka e kultures korcare ne qarkullim. I shikoj mbremjeve, "kur kafenete mbushen plot" teksa shetisin vec e vec te menduar ose ne shoqerine e ndonje miku, dhe e di mire se nga ata frekuentues te kafeneve plot tym e theshetheme qesendisen me shprehjen "ja keta qe matin trotuaret dhe nuk hyjne ne lokal se mos e prishin ndonje lek". Ky takem i njerezve te kultures korcare nuk ecen ne bulevardin e gjere te makinave luksoze, dhe nuk ben jete nate tek lokali "Panda" ku bira e Korces nuk eshte me ajo qe lavderon me kenge serenatisti Mihallaq Andrea, por ka zgjedhur trotuaret. E njoh qytetin ku jetoj perderisa kam arritur te njoh taksistet e tij, por ende nuk ia di vleren atyre qe mbartin ne te gjalle kulturen korcare te vjeter e te re. "Dua te bej nje portret per ty" i them fotografit Guri Koti, apo gjykatesit Gjergji Koco qe te dielave shkon e punon token si nje bujk i thjeshte, por keta shmangen me modesti. Te ishte per te tjere "artiste" duhet te lutesh qe te te lene te qete ne punen tende.
Te ashtuquajturit serenatiste te tanishem, nuk dihet se si publikohen tre here ne muaj me intervista ne gazeta te ndryshme, si per te reklamuar veten ne sezonin e dasmave. Nje serenatist te vjeter korcar qe keputi nje nate telin e kitares duke kenduar me shpirt midis te njohurish te rastesishem, nuk eshte e nevojshme ta reklamoj ne gazete sepse e gjithe Korca e respekton. "Kam shume pune tani dhe nuk mund te takohemi" u pergjigj filatelisti i njohur, ish-mesuesi im Kristaq Jorgji, i cili, ne fakt, me provokoi edhe idene e ketij shkrimi per njerezit e kultures korcare qe ecin trotuareve. Ai po pergatit te paren ekspozite filatelike per zhvillimin e Lojerave Olimpike qe nga viti 1896, se bashku me koleksionistin teter Igli Gjanci. Keta jane dy nga intelektualet korcare qe mbremjeve preferojne shetitjen tradicionale ne trotuare. Ashtu si perkthyesi i palodhur i letersise ruse Aleko Ballauri, qe ka botur me dhjetra libra e kur i kerkon nje interviste pranon kokeulur "po mire, bisedojme ndonje dite". Keta njerez te kultures korcare e te tjere si ata, cuditerisht nuk i shikon neper takime ceremoniale, ne tryeza gjithfaresh apo ne lokale hotelesh nga me te mirat e qytetit, ku "artistet" drejtore apo ne mode i ndesh me shumice teksa i buzeqeshin me perulesi apo nxitojne te dalin ne fotografi me aksh te ardhur nga Tirana. "Korca po vdes, kultura korcare po humbet traditat" - keto jane disa nga ankesat prej te semuri me te kaluar qe vuan qyteti juglindor. Dhe si nje terapi ironike vazhdojne ballot me maska, qe nuk ngrihen as ne nivelin e karikaturave me aktivitetet qe jane organizuar ne vitet 30, organizohet nje festival ballkanik i komedise ku mungojne pjeset shqiptare dhe pakenaqesive jo te pakta u shtohet edhe pretendimi per tenderat e hoteleve... " Kisha degjuar per Korcen si nje Paris i vogel, por ne arkitekture nuk e hasa gjekund, vecse tek shpirti i njerezve te saj" u shpreh pak kohe me pare nje vizitore pariziene. Ndoshta kjo vizitore e huaj e pa kete shpirt qytetar tek kultura korcare e trotuareve
G.Ashimi