Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Guest
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

...Dhe eshte nate, teksa ne ngarkojme perendimin e diellit mbi krye sepse vete ne - femije te erresires i quajme qeniet tona. Ashtu te lodhur prej kapitalizmit, apo prej forces ngjeshese te germva kapitale "AMERIKE & BE", drejtohemi te terre drejt nje klubi te ri imagjinar - diku!...
...Tavolina eshte teper e madhe, por s'do te thote se stolat e shtruar me aq shkujdesje rreth perimetrit te saj te drunjte do te plotesohen te terre me figurat tona te cunguara, pa pelhuren e hijeve, te cilat porsi camarroke ne pubertitetet e tyre mondane, bredhin shkujdesshem nen hijen e dendur te blireve, pergjate bulevard "Republikes"; apo neper rrugicat e ngushta te parkut "Rinia", neper varret e ish klubeve ku kalonim ditet te ashtuquajtura monotone, apo duke ndezur nga nje qiri per ne, dikur mbarevejtesit e tyre, poshte te kishka e "Shen Merise" - hijet tona diletante ... na braktisen, dhe ... te gjithe ne, po te mbajme vesh pertej oqeaneve apo deteve, do te mund te pergjojme, ah te emblat, nostalgji ndjelleset plluq-plluqe te kembeve te hijezuara te emrave tane, gropave me uje te Korces ne nje nga ato nete kur peligrinazhi i tejdukshem i shiut na zinte padashur, te shoqeruar, nen ato strehat e avllive te Korces, dhe ... kur fytyrat ua merrnim nder duar "perendive" te castit, dhe ...
...Po le t'i kthehemi perseri lokalit tone diku!
Askush prej nesh s'guxon te ulet ne krye te tavolines - thua ai stol te jete privatizuar prej Hijes mbreterore te Qytetit tone?!
Ulem une - Neurosis, vjen ti - Majestic, afrohet ai - Entoni & ajo - Albana, ata - nder te cilet dalloj Andin dhe ... Sailorin, Juir dhe Not set [in Love], Iness, dhe ... gjithe te tjeret ende s'u jane pergjigjur dollive tona.
Te gjithe - nje qytet - KORCE!!!
Kamarieri, nje krijese e cuditshme, na afrohet porsi nje mekanizem s'e ka ndjere lodhjen kurre. ...Afer - me afer - dhe ja ... Dionisi, perendia e veres, dora vete. Te gjithe pothuajse te asfiksuar nga supriza hedhim veshtrimin drejt banakut - Zeusi dhe Hera, perjashta dritares Hermesi ne fluturim mbi shkembin ku Prometeu eshte mberthyer, korbat tek gudulisin melcine e tij - por ... ne s'ndjehemi aspak te trembur ne kete ambient, Perandoria e Olimpit eshte ulur mbi Morave, dhe ne - te perkedhelurit e perendive, padashur krekosemi, ndonse ende te hutuar, krenare rreth prejardhjes sone - KORCARE!!!
...Dora e pare i takon djalkes ketu, d.m.th. mua!
Te gjithe porosisin c'ju deshirojne zemrat e tyre, sepse per sot, pija konsiderohet jete, gjak per ne, damaret e qytetit tone te paharueshem.
Kur porosia na vjen, une bej te ngre dolline i pari:
"...Do ta ngre kete dolli per kalldremet rrugicat e Korces, ku sa here jemi rrezuar dhe kemi vrare bryllat e gjunjte, tek loznim me kukamfshehtazi, apo me talashka. ...Per rrushte e shtepise, beheshin vere per mua dhe raki per te rriturit, per qershine vetmuar, ku kacaviresha cdo qershor porsi nje macok plak, per shiun, boren apo rrezet e diellit na puthnin fytyrat kur shkelnim mbi rruget e korces, per te gjitha ato zemra ... prehen ne ate qytet, dhe ... me nostalgji rruajne kujtime granteske prej ekzistences sone. ...Per konjakun e Okes dhe ...per ekspresin e Shapes (Tikes), per serenatat shokeve te mi dhe ... per ato korcarkat nazemedha. Per milingone me te vogel dhe ... per Gurin e Cjapit. ...Per shoqerine time dhe ... per te paharrueshmet shoqerite tuaja, per prinderit e mi, dhe ... per te pazvendesueshmit prinderit tuaj, per byrazerin tim, dhe ... per te dashurit byrazeret/byrazerkat tuaja, per veten time, dhe ... per te gjithe ju, duke ju urruar nga thellesia e gjemimeve te zemres sime: Gezuar dhe u mbledhshim sa me shpesh keshtu!!! U realizofshin gjithe enderrat tuaja, dhe ... asnje prej tyre mos avullofte nga lodhja e oreve te gjata te punes apo te studimit!!!"
Ja Bromp!!!
Dhe ... nisen kenga:
"... O moj korcare sa e bukur je,
Me ato nazet porsi nuse e re,
Dhe kur me shkon ti ne buklevard,
Zemrat tona ndizen flake e zjarr!..."
...Atje per atje kercen Sailori, nga froni, hap krahet dhe ja nisen:
"...Po mire o ja t´a ngreme e nje per lulesurratkat ne bacja e Themos, per ftonjte ne bacja e Valit, per kernackat e pazarit, per ajrin e paster te "Stefanise" ne maje te Moraves, per nikoqirkat qe mbajne sokaket paster, per plakat me karfice te perkulur ne gjoksi i trikove te erreta, qe thurrin corapet e leshit per niperine e mbeserine, per Irfanin e plehrave qe nuk la kazan pa boshatisur, per pleqte qe losnin poker me fasulka, per rinine qe mbushte me jete rrugickat e gurta te Korces nuse, per cupkat qe losnin me pllocka e djemkat qe losnin me cingla. Ja ta ngreme nje per kengen qe buron nga zemra e vallen qe dell nga shpirti. Nje per mandolinken e Taqos e zerin e Toles (qe u prehte ne paqe sic prehet shpirti im kur ia degjoj kengen), nje per te gjithe ata te rinj qe bredhin bulevardeve te botes me endrra shume e me me shume mall akoma. Nje per ate te ve te gjore qe s´ka kush t´ia fshije lotet e heshtur. Ja nje per Korcen e plakur e te rreshkur, qe pret t´i kthehen bijat e bijte, pa te vere buzen ne gaz.
Ja gezuar bre bashkeqytetare jabanxhinj.
Kthejeni me fund per Korcen lule.
Bromp e ne dasma."
Te gjithe nga shpirti "ulerijme": Gezuar!!!, dhe ... kur gotat afrohen afer buzeve tona, te gjithe belbezojme si te flisnim me vetveten:
"AMIN!!!"
... Te gjithe e kthejme me eks!!!
Dore e dyte, e trete , e katert, ...................................................................................................................., dora e n-1-te, dora e n-te!!! Cdo dore shoqerohet me nga nje dolli, dhe ... cdo dolli me nga nje te magjishme serenate:
"...Perendeshe e bukurise me je,
une per ty moj do t' pelcas,
Dashurine qe kam shtene me ty,
obobo si do t'ja bej!

Fleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!
Dhe ... ne enderr te shikoj,
Dhe s'te harroj,
Mos me mundo o yll,
O xhan, o zemer ooooooooo!!!

Jak o yll, e jak o shpirt,
Jak kjo zemra ime,
eja te rrojme qe te dy,
Ne kete bote!!!"

Ajde ju kendofte zemra sahere si sot. Nje pafundesi serenatash hedhim pas pelhures se nates, si dikur i flakerinim te ngjirurit zerat tane pas mantelit te muzgut.
...Erdhi ora per tu larguar! Fus doren ne xhep, dhe perkedhel "kokat e blerta te presidenteve", tani kam me shume se kurre, por s'mund te ma ngrohin shpirtin sikurse kjo mbledhke korcare, mes korcaresh.
U mbledhshim sa here si sot!!! Jo de ce pe korce kemi per te mbetur terre jeten neve!!!

me respekt,
Neurosis

P.S.: Sailor me fal e hodha ne kete krijim "dolline tende" pa te kerkuar leje me pare, po gjithesesi perseri ti je pronari i atyre fjaleve, e bera thjesht per ta bere me te kendshme kete "mbledhke Korcaresh ne albforum".
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

oh, c'jam perlotur gezueshem e me krenari.
ndonese nuk jam nga korca,me duket sikur jam edhe nga korca.
vertete flm dhe urime per gjithe korcaret dollingrites ketu, per te gjithe korcaret prites atje, dhe kudo qe jane.
...
me dashuri per qytetin e serenatave, dhe per kendonjesit e tyre. Gjithe korces dashuri nga dashuria ime i fal!
 

Lit

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

TYT race llafazanesh!!! pismilet!!!
mire mire po e pi dhe une nje...Neurosis meqe e ke ti doren e pare, e kam une te dyten. Kete dolli e ngre per Hektorin si shok te ngushte qe e kam pasur (lereni rehat Filin se eshte grua plake). E ngre dhe per Neurosis si shok te ngushte, te ndare e te pandare; e ngre dhe per thashethemistet me me nam te historise njerezore - Ne te gjithe. TE RROJME!!!
e do dhe Themistoliu nje dolli si burre plak me nje pashe mustaqe, megjithese mua ajo shkolle gjithmone me eshte dukur e gjinise femerore...dhe ishte vertet.
tyt dhe njehere se lame nam.
 

andi

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga Majestic:
[qb] Ore po kemi harruar Thimaqin? /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Per cilin Thimaq e ke llafin ? Te birin e Filit ?
Apo te birin e Raqit ? Jo Raqin, te shoqin e Filit.
Meqe ja nisem biografine Hektor qimekackavallit ajde t'ja bitisim.

Meqe ra fjala per Thimaqin, vjet bisedova me te ne telefon. Mire qe me kujtove, tani po kerkoj numrin ti bej nje tel.
 

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga andi:
[qb]
Fillimisht postuar nga Majestic:
[qb] Ore po kemi harruar Thimaqin? /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Per cilin Thimaq e ke llafin ? Te birin e Filit ?
Apo te birin e Raqit ? Jo Raqin, te shoqin e Filit.
Meqe ja nisem biografine Hektor qimekackavallit ajde t'ja bitisim.

Meqe ra fjala per Thimaqin, vjet bisedova me te ne telefon. Mire qe me kujtove, tani po kerkoj numrin ti bej nje tel. [/qb]
Pse mo njhere ne vit flet me shoket ti mo? Ta gjej une nr e tij po deshe, se kam nr e te motres (Sofias).
 

Lit

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Majestic ma hidh njecik mua ate numrin e Hektorit
 

Juir

Forumium maestatis
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga Blue:
[qb] shkodrane, por kam shum simpati per qytetin edhe traditat korcare... [/qb]
Une jam rrit ne Shkoder,kam shume sipmati,me ka marre malli shume.Ciao.
 

Juir

Forumium maestatis
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Per cilin Thimaq e kini fjalen se eshte nje ketej nga Roma???
 

enton

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Lit che passa muchachos, come te va la vida.
Keto dite do nxjerim nje album me foto te koheve te fundit i kemi bere scan vetem ceshtje kohe per tu hedhur on line.
 

Juir

Forumium maestatis
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Ajde si e kam komshiun,njesh eshte njesh.Per ju mundohe e per te miren e Korçes. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Cassandra

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga Juir:
[qb] Ajde si e kam komshiun,njesh eshte njesh.Per ju mundohe e per te miren e Korçes. /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
Juir duhet te te takoj pak neser te te pyes per ca gjera (pune dokumentash) me dergo nje sms kur te jesh andej nga ekonomiku! Urgjent! Cassy
 

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga Lit:
[qb] Majestic ma hidh njecik mua ate numrin e Hektorit [/qb]
aty me siper behej fjale per nr e Thimaqit ne fakt

nejse me sqaro njecike ne pm kush je, se nuk jam e autorizuar te jap nr keshtu kujt ti dale ok?
 

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Hihihihihi

po ata viktimat qe kane ngelur andej si zuri njeri ne goje e?

Deni (kunati) (ai qe ndante sokakun me ty Andi)
Ledi (krushku) ($$$$$$)
Josi (kur ika une ky shiste rroba per bebe)
Tomi (degjova qe ky po behet cope qe te vije)
Pupi /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kush tjeter.... hmmm s'ja vlend t'i ze ne goje keta moshataret e mi se juve nuk ju kujtohen mire...

prit prit

Aida + te motrat
Antonela (kjo nuk ngaterrohej)
Elda + Genci
Odeta, Arsena (greckat)

/pf/images/graemlins/laugh.gif pse vetem djem :rolleyes:

shiko ca materiali qe ju dhashe, hajde filloni thashethemet tani...

lol, se qekur kemi filluar te flasim per Filin, me eshte shtene nepsi per "pispili", e qante. Njehere mbaj mend po hanim pispili gjithe qejf me Shirlin, edhe keshtu duker rremuar, fare pa-dashje, gabimisht neper ca vrima, gjetem nje VCR te Hektorit... (po e le me kaq, se edhe pispilia po na shijonte, edhe te pafajshme ishim (10 vjet hesapi), edhe ne toilet bowl e kemi mbajtur frymen... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif )
 

Guest
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

majestic jepja numrin e hektorit Lit-it se vertet kane qene shoke te ngushte, te betohem une.
Une njihesha me Hektorin, po jo dhe aq shume; po ama Liti ka ngrene e ka pire me Hektorin te shtepia e Filit.
 

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

katedralja.jpg
Wonderful Shaun Rivera put this here for me, THANKS SHAUN!!!!!! YOU ARE THE BEST!
 

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

ok finally, ate nuk e shkrojta une, por ai shoku qe me ndihmoi dmth wonderful shaun etc...

ja nje tjeter:

bonboneria.jpg
 

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

bashta themistokli pushimi i madh, oret bosh... /pf/images/graemlins/laugh.gif

bashta_themistokli.jpg
 

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

ja edhe qe lart, nga varrezat, kur ngjiteshim me edukatorene dhe mundoheshim te gjenim shtepite tona; /pf/images/graemlins/laugh.gif

qelart.jpg
 

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

neruosis, ti me frymezove per fotografite ne fakt, me gurin e cjapit

guri_i_cjapit.jpg
 
Top