Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

np ok, ishte kenaqesia ime.

Dua te falenderoj Durrs@kun (byrazerin) qe m'i fshiu te gjitha ato mesazhet e kota qe na e shemtuan temen.

Rrofsh lalke. :thumbsup:
 

Guest
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

dhe ... une po mendoja kush na kishte ngrene faqen 8, dhe ... ca mesazhe!!!
ajde kooperim ajde!!!
C'KA TE BEJE INFORMATIKA!!!
jo po ... ta mesoni ju vogelushe, edhe une bashke me ju, c'do te thote SHKENCE!!!
 

Guest
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Ja dhe nje dolli per ata pak albforumista korcare te "Themistokliut".
PO e ngre me konjak Courvesiser, se ky na ka mbetur tani, dhe ... eshte me i miri:
" Dalshi faqebardhe kudo ... te jini, te tregoni, se nga c'dyer me kangjella jemi arratisur, kur s'deshironim te benim mesim, se nga c'dritare jemi hedhur kur deshironim te ngjiteshim te Shen Konstandini dhe Shen Helena, kur presoret s'na linin te iknim nga mesimi, se ne c'klube pinim kafene kur iknim ndonje ore, se ne c'shesh benim muhabet e ne c'qoshe te klases pinim fshehur cigaret e konjakun. Ajde gezuar!!! Gjak e dhjame!!!"

P.S.: jo se ne e gedhime duke pire!!!
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Te lumshin duart majestic , na le pa pune se mbeta duke parre fotot por me kenaqe shpirtin . Ne dasme .
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Me eshte thene dikur qe meshkujt korcare i trajtojne shume mire grate e tyre. Pa doza te theksuara vetemburrjeje dhe me sa me shume objektivitet, e vertete eshte ajo qe thone? se po t'jete ashtu, nje vrap pele e do sos ne korce te kaloj pleqerine /pf/images/graemlins/laugh.gif
blush.gif
 

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Nyc vazhdo punen ti, se fotot aty do jene.

Erule, kush te ka genjyer kaq bukur me korbe!!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ku i dihet mbase edhe eshte e vertete, s'jam martuar ndonjehere, pastaj djemkat i kemi si shpirt. :wub:
 

Guest
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

moj Erule, pse c'i di korcaret ti humbameno?!
Je mi ca ne ... mos te rrencin ne mehalle, sidomos po te mos jesh pe Korce, dhe shiko ndrysho stilin e vrapit se... pelat s'para i kemi pasur shume qejf me mire me vrap pe sorkadheje - direkt e ne martenitet!!!
 

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Eh Enton, me kete rast e ka bere dhe reklamen Foto Xhimi, ose me sakte KorcaKolor apo FotoKorca se ku di une ja kam harruar edhe emrin. Njese se
Xhimi me Eljanon kuneter jane ata po he... /pf/images/graemlins/laugh.gif
NO COMERCIALS HERE!!!
excl.gif
Mos fillojme neve pastaj edhe...(never mind po kuptojeni vete, I can't stand this) Emo e se nje shaka aleatce bera po he...
biggrin-.gif


Me kenaqe se kisha kaq kohe pa pare Boulevard "Republika" + Lord Extra.
Ore po aty ne Themistokliu i kishit kapur ne flagrance e? Ajo i theshe s'dua, ky e kapte per menge :wub: eh pazarlliqet...
wacko.gif
Bukur, bukur me nxorre mallin edhe per bashkine, edhe per kusurin (se harrova: arrita te njihja edhe Marian + Shpetken). RRofsh!
Shendet.
Signed off
Majestic. :thumbsup:
 

topciu76

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

do vemi sdo vemi
ne mes te pyllit
do vemi atje ku
djelli dhe bota
nuk na she atje
do ngreme folene dhe ne
 

Guest
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

zgjohuni more trima, se na teproi rrakia, kemi per te ngritur terre ato dolli.
 

Juir

Forumium maestatis
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Hihihi Majestic,te pashe ne foto,koplimentet e mija.Mos i beso ca te ka thene Ardi.
Se kemi qene me provime dhe nuk kemi patur shume kohet te rrinim me internet.Gjithesesi ju pershendes te gjitheve.
 

T[]

Forumium praecox
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Juir o flodist /pf/images/graemlins/smile.gif gjalle akoma ti e /pf/images/graemlins/blush.gif kleoni nga behet me?
 

T[]

Forumium praecox
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

se harrova ta ndezim nji zjarr si dite vere qe eshte me?
 

Juir

Forumium maestatis
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Une flodist,papapa si te akuzojne pa bere gje,le te merresh.Rrutull jemi qe te dy,mire eshte dhe Kleoni.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Pershdetje "serenatave" te AF-se /pf/images/graemlins/smile.gif
 

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga Juir:
[qb] Hihihi Majestic,te pashe ne foto,koplimentet e mija.Mos i beso ca te ka thene Ardi.
Se kemi qene me provime dhe nuk kemi patur shume kohet te rrinim me internet.Gjithesesi ju pershendes te gjitheve. [/qb]
Ca jane ato qe s'duhet te besoj, ne fakt se s'jau kam vene veshin? /pf/images/graemlins/laugh.gif Ca m'tha Ardi?
 

mostro

Putraku
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

edhe una e kom pa foton ene me ka ik truni vedit besaaaa!!! /pf/images/graemlins/wink.gif majestic eshte 1njish :eek:
 

butterfly

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Rrofshi per komplimentat, keshtu vazhdoni se s'merzitem une /pf/images/graemlins/laugh.gif .

Putrako mos me thuaj qe s'ta var pastaj /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Shoferi fillon e shton shpejtesine e makines " E bre nipce kjo eshte zona jone " me thote " sikur te ishte si ketej ne tere Shqiperine ..." . Kemi lene pas qafen e Thanes , ne te majte duket liqeni i Pogradecit dhe pertej mali i thate qe i ben roje . Nuk e di nqs me ndodh vetem mua keshtu por papritur tani ajri behet shume me i paster , rruga me e mire , nuk i djej me tronditjet e makines dhe zemra shpejton rahjet . Shoferi qe i kishte kthyer nja tre a kater dopjo rraki kumblle ne te dale te Elbasit nuk mbahet me . Kendon me ze te laste bashke me kasetofonin :
Kur nata Korcen e mbulon
dhe kafenete mbushen plot
atje qan zemra ime dhe vajton
dhe rraki kerkon .
"Po pive dhe nje ti o derbardhe na hodhe ne Dunavec "i them une me te qeshur .
" Po ci ke kto o nipce , une te kam si djalin tim , vetem ty s te hedh o ty mbyllte " dhe pastaj vazhdon e me tregon se kur punonte shofer per gjyshin tim ( ndjese paste ), kur ishte ushtar i ngjitnin zisat dhe skodat plot me ushtare deri ne maje te Moraves ose ne mal te Thate. " Ajo po bre djalke , ajo ishte pune me koke ne torbe , po kte veturen o per koke te gruas kjo me duket si biciklete " thote duke qeshur dhe vazhdon ti mbaje ison Elit .
Do t'vi , do t'vi moj xhan
Me lot moj do te qaj
zjarrin e zemres sime
ta shuaj moj me duhan .
"Me i gezuar duket ky qe ka ikur dhe po kthehet ne Korce qe sot ne mengjes , se sa une qe kam tre vjet e kusur pa u kthyer " them me vete dhe per nje cast ndjehem fajtor . Por papritur , ne horizont shikoj Moraven dhe shquaj piken e bardhe te nderteses te pikes turistike . E ndjej se jemi afruar shume dhe trupi me mbushet me mornica , zemra do te qaje po lotet nuk pikojne . E hap xhamin se dua te ndjej ne fytyre ate flladin e lehte qe fryn neteve te majit ne Korce . Me duket sikur asgje nuk ka ndryshuar ja pazari i boshatisur ne krah , gjimnazi i Themistokliut ne anen tjeter , ish komiteti ekzekutiv dhe pasi makine vazhdon rrugen duken 5 dyqanet rruga e Kolonjes dhe me ne fund perpara shtepise . Shoferi jo qe me shpurri deri para shtepise e nuk me la aty ku te lene zakonisht taksite , mi ngjiti valixhet siper por per cudi nuk deshte te me merte as lek . "Po jo bre bir " me thoshte megjithese nuk qe me shume se dhjet vjet me madh se une " Une gjyshin tend e kam pasur si baba ,me dajen tend shoke femirije kam hyre e kam dale ne shtepine tuaj si ne timen , s dua lek se do me behen haram " . Nuk kisha c te beja por ju luta te me shpinte prape ne Tirane pas ndonja 3 javeve dhe ram dakort , kshuqe mendova po ja jap atehere leket . Pa mbaruar mire muhabetin me shoferin gjyshja kishte zbritur poshte dhe filloi " U te keqen nena , erdhe tu befte nena , qenke bere si pellumb " ....
Asgje nuk kishte ndryshuar , aty ishte "fusha"( sic i theshim kur ishim femije ) ose bashta e ushtrise vetem futboll nuk luante me njeri , aty ishte shkolla e muzikes po nuk gumezhinte si dikur kur une isha nxenes atje , ja posta ,agimi apo bela vita a ku di une si ja kane vene emrin tani , valbona dhe me ne fund parku . Kujtimet ringjallen , sa mbasdite kaluar ketyre bordurave te ketij parku , sa mengjesa ndjetur ne keto stola dhe pastaj me vrap se mos mbyllej dera e shkolles . Vazhdoj rrugen , kaloj mekaniken dhe hyj ne shkolle . E cuditshme asgje nuk ka ndryshuar vetem qe une nuk njof me njeri as me njofin . Kane ikur te gjithe ..... . Dal nga shkolla dhe ulem tek Maria duke pritur nje te njohur per nje kafe . Asgje nuk ka ndryshuar vetem njerezit jane larguar . Dhe pa papritur une filloj dhe kendoj me vete.
Kur nata Korcen e mbulon ......
 
Top