Konkurenca!!!!!!!!!!!

abs

nuk e di...
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

... kam vu re, se,ne nje team ku nje pjestar i saj me talentin e tij, ka sukses, njekohesisht ky person behet konkurent i madh per pjestaret e tjere te kesaj team, per kte arsye luftohet ai keq, c`tipps mund te jepni per te...c strategi duhet te ndjeki ai qe mos te ngjalli ndienjen e konkurences tek te tjeret...?


---------------------

per kultur t pergjithshme...
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
[qb] Njeriu konkuron ne baze te stimujve qe percepton. Energjite e harxhuara ne konkurim jane ne perpjestim te drejte me stimujt. [/qb]
Stimujve u duhet shtuar ndoshta edhe 'objektivi' ose pika ku kerkon te arrish, qellimi qe i ke vene vetes.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

e vertete Ana, objektivi eshte rrjedhoje gati e natyrshme e stimujve qe nxisin konkurrencen. ndoshta eshte pika kulminante qe nxit individin, ajo qe i jep shtysen vendimtare ne rast lekundjeje.

shume prej nesh i futen nje aventure ose nje rrjedhe te caktuar thjesht per deshiren e madhe per te provuar diçka te re, per te pare reagimin e vet, ose siç quhet ndryshe per te bere eksperience. ndoshta objektivi final mund te mos jete i ditur qe ne fillim, ndoshta terheq fakti qe ke elemente te tjere perballe me te cilet do perplasesh, pengesa te ndryshme qe te ngacmojne deshiren per veprim.

kam vene re diçka te lezetshme ne lojrat elektronike. kur je ti kunder kompjuterit dhe kur je ti kunder lojtareve te tjere (lojrat multiplayer), reagimi ndaj lojes ndryshon shume. ne multiplayer perqendrimi dhe fantazia arrijen shkalle te larte veprimi. kjo per faktin qe ne multiplayer vlen ai rregulli "s'te fal njeri", nderkohe qe kompjuteri ka nje program te caktuar, me te cilin te sfidon. ti pasi i ke msuar kto programe, pasi e ke pesuar dy tre here, nuk gabon me. por fakti qe ne multiplayer ke te besh me njerez si vetja, te cilet jane te paparashikueshem aq sa je dhe ti, e veshtireson shume punen.

kam lexuar nje shprehje te tille: "edhe Bill Gates, me gjenialitetin qe ka, here pas here do te fshikullohet mos bjere ne pertaci". ishte e shkruar ne nje liber mbi antitrust-in dhe konkurrencen rrjedhimisht.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga *:
[qb] ... kam vu re, se,ne nje team ku nje pjestar i saj me talentin e tij, ka sukses, njekohesisht ky person behet konkurent i madh per pjestaret e tjere te kesaj team, per kte arsye luftohet ai keq, c`tipps mund te jepni per te...c strategi duhet te ndjeki ai qe mos te ngjalli ndienjen e konkurences tek te tjeret...?


---------------------

per kultur t pergjithshme... [/qb]
...jane kta njerez qe i japin shtytje te madhe konkurrences me aftesine e tyre per te dale nga turma. fakti qe seicili nga ne do te çaje ne nje fushe te caktuar, ben qe te ndjekim shembullin e "asit" ne fjale, i cili shpik nje mode te re, nje stil te ri per te bere diçka qe quhet e vlefshme. dhe kjo sjellje imitohet dhe pse jo tejçohet nga persona te tjere me futjet e ideve personale te reja.

strategjia qe personi ne fjale mund te ndjeke nuk eshte vetem nje; ka disa: ajo e fshehjes se informacjonit ndaj te gjithve (gje e veshtire, ne mos e pamundur); ajo e "nenshtrimit" te konkurrenteve me gjenialitet te vazhdueshem; ajo e krijimit te respektit ne rrethin ku vepron, dhe rrjedhimisht e krijimit te nje statusi personal te nivelit te larte; ajo e krijimit te aleancave.....
....mund te jepen shembuj nga ekonomia, politika, jeta e perditshme ne shoqeri e ne dashuri.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga *:
[qb] Ne fakt i konkuruar ndjehet ai/ajo qe ka me pak ide, dhe ne vend qe te perdori aftesine e tjerit ne dobi te vetes, pra te bashkpunoje, aktivon intrigen dhe...[/qb]
Une si njeri pa shume ambicje e ndjenja konkurence (per mungese vullneti e pak dembeli kuptohet /pf/images/graemlins/laugh.gif ), duke mos pasur as qellime hilacake neper lojra, po vleresoj kete shprehjen me lart si shume te pershtatshme per te perkufizuar konkurencen ne pamundesi per te dhene nje perkufizim origjinal /pf/images/graemlins/blush.gif (me mire mos perzjehem me ndjenja te panjohura /pf/images/graemlins/wink.gif ).

Megjithate 'intriga' me duket pak si rast ekstrem, mendoj se mund te zevendesohet me 'hile' nese e kam kuptuar sakte :confused:

Gjithsesi kam vene re qe ndjenjen e konkurences e kane shume te theksuar njerezit ambicioze, ata qe jane shume te vemendshem ndaj detajeve, qe jane gjithmone 'te zgjuar' ne kuptimin figurativ te fjales, dmth ata qe populli i quan 'me 4 sy e 4 veshe'.
 

i'll_wait_4_U_in_Heaven

Forumium praecox
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Nuk i lexova te gjitha ato qe kane shkruajtur me lart por do te thosha se nganjeher jam kundra konkurences kur behet ne menyre agresive.

Jam dakort te kem shpirt konkurimi sepse me ndihmon te arrij qellimet e mija. Por ne asnje menyre, as edhe nje here s'do te guxoja te vija ne rrezik jeten e dikujt per qellime personale.

Jam person me principe dhe ne thelb te qenies time kam miresi dhe besim ne zot. Dhe besoj se mund ta ndryshoj boten vetem me miresi. Edhe ne qofte se dua dicka nga jeta eshte sepse dua te arrij ose te angazhohem ne aktivitete qe me bejne te lumtur dhe te arrir si person.

Nje rast i fundit me kunaten time qe eshte teper agresive dhe te me falni pak si e c'akorduar ne koke per mendimin tim, beson ne konkurence por nuk luan FAIR. Per te stabilizuar superioritetin mbi mua me ven poshte dhe sidomos mi vendos prinderit kundra. Nejse, konkuron psh kur bej punet e shtepise do te duket me e mire dhe me e paster.

Nje dite i thashe se u fryva.
You're F*** crazy, I am not doing No F*** competion for chores.

Nejse, nga kjo histori mu dha edhe nje mesim i vlefshem edhe pse i hidhur. Qe persona te tille agresive dhe shkaterrimtar kan problem te veta personale dhe nuk kane ku ta nxjerrin dhe shfryhen ne te tjeret.

Jam kundra konkurences per arsyet qe permenda me lart. Kur nje person eshte me mire se mua i buzeqesh ose e uroj per vetite por asnjeher nuk ia lejoj vetes ta nencmoj ose ti bej ndonje gje te hidhur.

Kam konkuruese ne momentet kur e drejta ime eshte ne rrezik. Me fjale te tjera luaj drejt dhe pa hile.
 

koppertoni

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

I-aspire te fala kunates. Do fitoje simpatine e nenes tende. Simpati e fituar me pune. Ti e quan konkurrim. I jep ngjyra padrejtesie/arrogance/zemerimi ketij konkurrimi. Ska meshire ne kete bote e mos shpreso se do krijohet nje simpati per ty ne kete rast. Ti po konkurron me jeten qe ta besh sa me te mire. Pa jepi puno. Eshte krijuar nje ide tek shqiptaret se konkurrenca eshte ves i ndyre. JO eshte ves magnificient. I jep domethenie qellimit te jetes. Pune e madhe se ne kete rruge disa demtohen. Konkurrenca e ka sjelle ketu boten perendimore. E ka bere kete bote me superiore.
 

zog

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

me duket se i jeni fut detit ne kome, si jezusi ne koh te vet.

konkurenca NUK ESHTE ves, as fenomen psikollogjik (pra shkak, pranej s'ka lidhje me psikollogjine), por PASOJE. ngaqe nuk lindim te gjithe njesoj, femrat nuk jane te gjitha te bukura, buke s'ka per te gjithe, as deshira, edhe ne loje ka vetem NJE fitus.

termi konkurence dhe konkurent, perdoret vetem ne EKONOMI.

nuk di sa u sqarut, por kjo su pengon te vazhdoni akoma te rrihni uje. :cool:
 

b.k.

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
konkurenca NUK ESHTE ves, as fenomen psikollogjik (pra shkak, pranej s'ka lidhje me psikollogjine), por PASOJE. ngaqe nuk lindim te gjithe njesoj, femrat nuk jane te gjitha te bukura, buke s'ka per te gjithe, as deshira, edhe ne loje ka vetem NJE fitus.

:cool: [/qb]
Per sa kohe qe egziston si sjellje, ne prani te te tjereve (qofte SHKAK apo PASOJE) atehere eshte fenomen psikologjik. Ka te beje me mardheniet nderpersonale me te tjeret (po bazohem ne shembullin tuaj vertet interesant- buke s'ka per te gjithe-) dhe ne momente dhe kushte te caktuara reagimi yne eshte i ndryshem.

Si terminologji mund te egzostoje vetem ne Ekonomi, (pranoj se nuk jam eksperte terminologjie) por si fenoment studjohet dhe ne Psikologji. :wave:
 

Odea

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Zog, ca shpirt rebeli qe ke mer vlla. Papapa, si nuk nejte pa e hudh poshte nji teme... :smash:

Anyway, sa per konkurencen, studiohet ne psikologji pasi eshte sic e tha dhe Triny, nje seri sjelljesh te njeriut qe rezulton ne pasojen e termit te quajtur konkurence. Kur njeri shtyn veten te arrij me shume (per arsye te ndryshme te cilat mund te jene negative e pozitive) se personi qe ka perkrah apo po konkuron me te, atehere quhet konkurence.

Konkurenca si fenomen eshte tek cdo person pasi ka lidhje me cdo pjese te karakterit te njeriut dhe merr ushqim nga burime te ndryshme. Psh, dikush eshte konkurues me te tjeret pasi do gjithmone te jete me i mire, dmth nxitet nga deshira qe te marri vemendje dhe komplimenta nga njerezit perreth dhe ti japi nje duartrokitje egos se tij. Kjo, nuk eshte necessarily gje negative por tek disa mund te behet kur menyra se si konkurohet behet e pamoralshme dhe nga konkurence, kthehet ne sundim e hedhje te vlerave te atyre me te cilet po konkurohet.

Rast konkret do merrnim ate kunaten e I-aspire, e cila nga deshira qe te shihet si e mire, e paster dhe te admirohet nga te gjithe ne shtepi, mundohet me te gjitha menyrat qe te ia arrije qellimit por ja qe, rruga e cila perdor nuk i ka hije fare dhe perfundimisht e pengon per te arritur objektiven e saj.

Konkurenca si natyre eshte prezente tek cdo individ dhe na e ka dhene vete natyra per mendimin tim pasi do qe ti japim me shume mundesi veten qe te mbijetojme ne kete bote. Them mbijetojme pasi qellimi primar i cdo gjallese ne bote eshte mbijetesa, me vone vijne arritjet dhe mburrjet. Atehere, natyra i jep deshiren per te arritur me mire se te tjeret gjalleses ne menyre qe ai/ajo gjithmone te stimulohet qe te fitoje sa me shume per veten, te kete sa me shume per te ngrene, te arrije nje sens sigurije sa me shume per veten dhe rrjedhimisth per ata rreth tij/saj.
Mgjth, si ne te gjitha perberjet, edhe ky tipar qe na ka dhene natyra eshte pak pervers dhe patjeter qe do marri ngjyra te padeshiruara, por kjo sdo te thote qe po te aplikohet ne menyre te drejte te mos jete efektiv apo edhe i drejte ne arritje.

Kam kohe pa e shfletuar ate librin e psikologjise por me duket se ka ardhur koha ti bej nje vizite te shkurter /pf/images/graemlins/smile.gif


Odea :wave: :book:
 

zog

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

na mushet menien per ner.

konkurenca nuk eshte SJELLJE (ju e ngaterroni me EGOIZMIN). fjala KONKURENCE vjen nga fjala latine CONCURSUS dhe do te thote BASHK (con) VRAPIM (cursus) ose gare atletike ku shume atlete vrapojne prane njeri-tjetrit per te percaktuar nje fitues.

konkurenca nuk limitohet nga paragjykime, emocione, apo ndjenja prandaj s'lidhet me psikollogjine njerezore, por nga rregulla TE PERCAKTUARA me kujdes e paanshmeri prandaj ajo çfaqet si fenomen shoqeror kryesisht ne ekonomi.

shembull; ne nje gare sportive nuk mund te garojne sportiste te peshave te ndryshme, as ekipe te sekseve te ndryshme, ose permasave te ndryshme. kushtet per te gjithe JANE TE BARABARTA dhe te NDERSHME. pa kushte te tilla, konkurenca nuk ekziston, me i forti e mund me te dobtin.
psh; ne nje shoqeri komuniste, ku te mirat materiale shperndahen jo si pas aftesise por sipas nevojes, konkurenca (ajo per te cilen ju flitni, pra egoja personale per pasurim) nuk ekziston. bile ne shoqeri te tille (comune=bashkesi) as familja (nje nga shkaktaret e lindjes se egos, pasoje e se ciles eshte konkurenca) nuk ekziston.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

tek libri qe po lexoj keto dite (cesare o nulla) sherbetorja pyet machiavellin:

"perché darsi così tanto da fare se non si gioca a soldi?"
"Per vincere"
 

zog

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga rambla:
[qb] tek libri qe po lexoj keto dite (cesare o nulla) sherbetorja pyet machiavellin:

"perché darsi così tanto da fare se non si gioca a soldi?"
"Per vincere" [/qb]
po masnej, nuk shoh lidhje me temen, as me ça po flasim. shtjelloju te lutem, mgjth e di qe eshte shume e veshtire.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

ironike ajo fjalia fundit zog :shrug: ?

kur kane hap temen ajo goca ka shkruajtur qe ka konkurrence te madhe kur luajme, mu kujtua kjo pjesa. nejse, mendoja se mund tu vet-interpretonte ajo qe kisha shkruar une. pra ajo qe na nxit eshte deshira per te fituar , une keshtu e shoh
 

zog

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga rambla:
[qb] ironike ajo fjalia fundit zog :shrug: ?

kur kane hap temen ajo goca ka shkruajtur qe ka konkurrence te madhe kur luajme, mu kujtua kjo pjesa. nejse, mendoja se mund tu vet-interpretonte ajo qe kisha shkruar une. pra ajo qe na nxit eshte deshira per te fituar , une keshtu e shoh [/qb]
aspak, per vete ajo qe me mundon me shume kur shkruaj, eshte te jem SA ME I QARTE, me i kuptushem, me i thjeshte ne shpjegim, me i drejt e me PAK i gjate e i lodhshem se shumekush. kjo eshte dhe veshtiresia me e madhe imja, por mendoj edhe e te gjitheve, pra jo posaçerisht vetem tendja.

por kam vene re qe megjithe perpjekjet e mia te vazdueshme per te qene sa me i qarte, shoh qe pak ose aspak me kuptojne, e kjo mendoj vjen nga MANIA e shumekujt per te pare me thelle se duhet, per te gjetur kuptimet e dyta, te treta ose trembedhjeta edhe aty ku s'ekzistojne, e pasaçerisht ne shkrimet e mia.

tani le ti kthehm temes, ajo goca mendoj qe eshte shpreh gabim. nuk eshte ajo qe e ka konkurencen, por eshte LOJA ose KOMPETICIONI (fjale nga e njejta prejardhje) qe e permban kete FENOMEN. ndersa ajo ne vetvete ka vetem EGON (deshiren me çdo kusht) per fitim.
siç e kam dhe une, edhe ti, por mund ta ket edhe nje tjeter.

pra shtoj qe; KONKURENCA s'eshte tjeter veçse rregullat qe ne i vendosim per te PERMBAJTUR EGON, per ta kanalizuar ate, orientuar per nje qellim jo shkaterrues, jo gerrues e falimentues se LOJES ose gares. ka konkurence deri ne momentin qe ka baraspeshim, drejtesi ne kushte e rregulla per te gjithe pjesetaret, kur vjen momenti e kjo zhduket, bashke me te zhduket dhe loja ose gara, mbetet veç DOMINIMI, ose ZGJEDHA.

ps; alinos :wave:
 

b.k.

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga Triny:
[qb] Kam kohe qe ve re se ne nje loje me letra, midis miqve te ngushte, kthehemi ne armiq te betuar.

Konkurenca, ndenja e "kompeticionit" = Konkurence (me ndihmoni me nje term me te sakte), deshira per te fituar, dhe adrenalina qe valon kur je brenda lojes...

Kush jane eksperiencat tuaja, shpjegimet, idete, gjithcka rreth ketij fenomeni :shrug: [/qb]
Zog shikoni pak arsyen pse eshte hapur tema.

Mos u kapni tek temronologjia por tek fenomeni (qe une e vecova si sjellje per te dhene nje shembull te vogel qe ilustronte idene).
Nqs nuk arrini te shikoni temen me prespektiven e hapesit te temes, dhe keni deshire ta diskutoni nga kendeveshtrimi i ekonomise (ndonese shembulli nuk i perket kryesisht ekonomise :confused: ) mund te hapni nje teme te vecante tek ekonomia.
Me vjen keq qe zhvillimet e Psikologjise mbi kete fenomen nuk jua mbushin mendjen :shrug: (por jemi duke diskutuar per qejf).
 

zog

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga Triny:
[qb] Mos u kapni tek temronologjia por tek fenomeni . [/qb]
problemi eshte qe PSIKOLLOGJIA nuk merret me studimin e FENOMENEVE, por te sjelljeve.

me fenomenet merret SOCIOLLOGJIA ose FILOZOFIA. e une ket desha te prek.

te fala.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Cdo individ perjeton fenomenet ne menyra te ndryshme. Pikerisht kete studjon Psikologjia (nder te tjera). Menyren se si nje individ apo grup i caktuar perjeton, intepreton, mendon, reagon ndaj fenomeneve te caktuara.

Nderkohe qe jam shume dakort me ju mbi faktin se kufijte e shkencave shoqerore nuk jane aspak te qarta, dhe me behet qejfi qe diskutuam nje shmebull konkret mbi kete ide. :thumbsup:

p.s. Ajo qe po merr me shume rendesi ne kerkimet moderne eshte nderthurja e kendeveshtrimeve dhe shpjegimeve qe fusha te ndryshme japin mbi te njejtat fenomene. Studimet nderdisiplinore jane jo vetem shume interesante por dhe me te "drejtat" ne shpejgimin e botes qe na rrethon. /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top