Konkurenca!!!!!!!!!!!

b.k.

Primus registratum
Konkurenca!!!!!!!!!!!

Kam kohe qe ve re se ne nje loje me letra, midis miqve te ngushte, kthehemi ne armiq te betuar.

Konkurenca, ndenja e "kompeticionit" = Konkurence (me ndihmoni me nje term me te sakte), deshira per te fituar, dhe adrenalina qe valon kur je brenda lojes...

Kush jane eksperiencat tuaja, shpjegimet, idete, gjithcka rreth ketij fenomeni :shrug:
 

moonlight

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Mua nuk me shijon loja pa njecik konkurence. Me duket sikur te tjeret ose me marrin per te lehte ne loje ose s'kane interes ne te.

Per me teper, mendoj deshira per te fituar shoqerohet me ndjenjen e mire qe marrim prej fitores. Pra, id-it tone i ndrin fytyra e i rrjedhin jarget kur mendon rreth asaj ndenje triumfale e kerkon ta beje te tijen. Keshtu lind konkurenca, shpirti i luftetarit. Super-egoja i trembet konsekuencave jo te deshirueshme; ah morali shkret! Keshtu egoja e sfilitur se qeni ne mes, i kap prej krahu te dyja dhe e ndan mollen ne mes. Po ja qe mbase edhe brenda id-it me super-egon mund te kete konkurence per nje cope modhe me te madhe, prandaj edhe njerezit ndryshojne... dikush eshte menefregist, dikush ne yin-yen, dikush s'ndalon se vrapuari se ne maratonen e gjate hyne edhe shume njerez.
 

Odea

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Kurse une nuk jam shume ambicioze ne loje, dmth nuk jam shume e dhene mbas fitimit se sa mbas shijimit te lojes. Per mua loja eshte me e bukur kur te gjithe pjesemarresit se kane menjen vetem per te fituar por per te kaluar nje kohe sa me te kendshme me njeri-tjetrin. Nqs te gjithe ne tani fillojme e interesohemi me shume per fitoren se sa per shijimin e lojes, atehere te gjithe do kthehemi ne armiq sic e kishte thene Triny dhe bukuria e lojes do iki se do futet cmira qe pse ai fitoi e une jo. Jo, kjo me duket e papranueshme pasi njerez te tille nuk jane shoke te vertete atehere.

Mgjth, dicka duhet te them per konkurencen qe arrin kulmet midis gocave. Jam shume e sigurte (pasi e kam vene re edhe tek vetja) qe vajzat me shume vishen bukur per gocat se sa per djemte.
E kam llafin qe vajzat ndjehen shume xheloze kur shohin nje femer tjeter me te bukur se ajo dhe e veshur me mire pasi ajo merr te gjithe vemendjen e cunave, si dhe merr statusin si me e bukura ne vendin qe ndodhet personi momentalisht.

Nuk e di por mendja e vajzave (edhe e imja dmth /pf/images/graemlins/wink.gif ) funksionon ne menyre te ketille qe vetem ajo te jete e para dhe me e mira. Per kete, ajo do te vishet me bukur se te tjerat qe edhe te kete vemendjen te gjitheve por edhe ziline e vajzave te tjera. A nuk eshte keshtu apo jo?

Une psh, spara vishem bukur se jam tip menefregisteje. Por nganjehere ndjehem kaq keq se them shife ca zhulseje qe jam, smbahem fare dhe kjo me nxit qe te nesermen te vishem icik me bukur si dhe te venos pak tualet se perndryshe do marr titullin si...lene mo, venosini vete ju metaforat lol


P.S. Nice teme Triny! :thumbsup: :thumbsup:

Odea :wave:
 

b.k.

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Une ne fakt deri tani i kam vene fajin te qenit mesdhetare /pf/images/graemlins/laugh.gif , po kemi nje spanjoll ketu qe nuk leviz hic prej vendi. :rolleyes:

PErflitet shume se djemte jane tmerresisht kompetitiv ne lojra, kurse per vajza Odea ke dhene nje shembull fantastik.

Ajo qe me ka habitur me shume eshte dhe transformimi i personave (perfshire dhe veten time). Cdo gje e marr seriozisht ne loje dhe mundohem te jap maksimumin.


p.s. tani kemi mberritur ne fazen qe "ti behet ban lojes me letra per ca kohe". Kemi dhe nje cift ketu qe une se di si jane akoma bashke, pasi cfare nuk i thone njeri tjeterit gjate lojes :eek: /pf/images/graemlins/smile.gif
 

^_^

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Njeriu qe ne krijimin e tij ka vrapuar, lind dhe gjithe jetes vrapon duke u shmangur here pas here, duke goditur me berryla , e duke u perplasur sa andej kendej , dhe e gjitha kjo eshte nje konkurrence perkundrejt atij tjetrit qe vrapon ne krah me ty, problemi eshte se ne jete koha eshte shume gjate, fitorja vjen shume vone, pas shume mundimesh ose nuk vjen fare por gjithsesi perpjekja eshte shume e madhe ne nje kohe shume te gjate.

Loja eshte kompeticioni me i shpejte , dhe aty njeriu merr frytet e arritjeve te tij ne pak minuta.
Kjo eshte arsyeja qe loja shpesh here behet me eger se vete jeta, shpejtesia e marrjes se fitores.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Cfare paragoni!!

Hmmm, loja ka dy komponente : Taktiken dhe shansin. Po e njohe lojen mire, di te mireperdoresh taktikat sa here te vjen shansi. Une perfshihem aq shume ne loje saqe harroj qe perballe meje ka EDHE kundershtare te tille qe perfitojne nga perqendrimi ime per te bere HILE :eek: dhe megjithese kam qene duke fituar deri ne ato momente, shancet jane po te njejtat te mira, rezultati nis e ndryshon :confused: dhe me kap syri hilene e radhes :eek: aty me pas nuk e njoh as une veten time :eek: dhe s'di c'nxjerr me nga goja.
E tille eshte edhe konkurrenca ne jete.
Kujdes nga HILET ato e bejne konkurencen te pandershme dhe te veshtire.
Eshte ironike te thuash qe jeta ne vetvete eshte nje loje me shance ku duhet te dish te perdoresh taktikat dhe te jesh gjithnje ne satus "ALERT" per taktikat e dyshimta te kundershtarit.
 

^_^

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga Gishteza:
[qb] Cfare paragoni!!

Hmmm, loja ka dy komponente : Taktiken dhe shansin. Po e njohe lojen mire, di te mireperdoresh taktikat sa here te vjen shansi. Une perfshihem aq shume ne loje saqe harroj qe perballe meje ka EDHE kundershtare te tille qe perfitojne nga perqendrimi ime per te bere HILE :eek: dhe megjithese kam qene duke fituar deri ne ato momente, shancet jane po te njejtat te mira, rezultati nis e ndryshon :confused: dhe me kap syri hilene e radhes :eek: aty me pas nuk e njoh as une veten time :eek: dhe s'di c'nxjerr me nga goja.
E tille eshte edhe konkurrenca ne jete.
Kujdes nga HILET ato e bejne konkurencen te pandershme dhe te veshtire.


Eshte ironike te thuash qe jeta ne vetvete eshte nje loje me shance ku duhet te dish te perdoresh taktikat dhe te jesh gjithnje ne satus "ALERT" per taktikat e dyshimta te kundershtarit. [/qb]
Me lind pyetja vetiu, cfare ka jeta me pak se loja, taktike nuk besoj se ka nevoje per taktike, shanc absolutisht nuk behet fjale per shanc, atehere si behen gjerat ne jete, dil balle jetes, ulu ne nje gure edhe rri kur te vije vete??? minimalja qe do marresh o eshte plevit ose nje tulle kokes.

Pra jeta eshte nje loje aq e madhe dhe aq e vjeter saqe eshte padronja e kazinose se te gjitha lojrave, pikerisht jeta ka shpikur lojerat e vogla qe ti te mos kuptosh ose te mos rendohesh nga loja e madhe qe fsheh ajo vete, e ta gjesh veten nje dite duke luajtur te gjitha lojrat e vogla jo fitues ne lojen e madhe.

Nuk eshte aspak ironike te perdoresh taktika e te shfrytezosh raste ne jete ashtu si edhe ne loje, perkundrazi po nuk i bere je i djegur.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Me pelqen pergjithesimi qe ke bere.

Nderkohe ajo qe me habit me shume eshte transformimi i njerezve. Loja (jo me ngjarje te verteta) mund te bej nje person te ndryshoje shume. Mund te zgjelli veprime dhe taktika qe nuk do ti perdorte ne jeten reale. :shrug:
 

^_^

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Normale !!!

Loja eshte loje , ne fund te fundit njeriu edhe mund te transformohet por mbas transformimit thelle ne subkoshience ngelet ajo qe quhet psikologji e lojes "loje", joke,.
Loja me jeten une do ta krahasoja me te pakrahasueshmen ne fakt por per te dhene idene.

Nje ndeshje K.boteror me nje ndeshje miqesore,
pergjegjesi e madhe , stress i madh , kujdes i madh , taktika me te rrafinuara , mos harroni ketu edhe faktin qe ne nje loje personi qe perdor taktika ose hile po themi shfryteson ne 50% te rasteve neglizhencen e tjetrit, pra pregatit veten qe eshte loje, nje hile eshte e pademshme, ne jete eshte ndryshe po u kape duke bere hile te ikin shume gjera /pf/images/graemlins/wink.gif .
Prandaj shume taktika qe perdoren ne lojra jane te paperdorshme ne jete.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Sedra eshte erza nr 1 e nji konkurence te forte. Po s pate seder te madhe s te ben pershtypje qe s fitove nji loje letrash apo se nuk veshe kepuce jeshile e roze te ndezur si shoqeria verdalle. Ceshtja eshte sa e brumosur eshte sedra brenda teje dhe kjo merret qe ne femijeri. P.sh femrat qe ne femijeri tek lozin me kukulla qe i veshin e i zbukurojne ato, i martojne ato, jane te mesuara te vishen bukur dhe te jene sa me te paraqitshme per ti arritur qellimit " te perfitojne nji mashkull te mire" ne jete ...edhe kjo na eshte vene si detyre jetesore duke menduar se nuk ka shume meshkuj te tille ne shoqeri, vetvetiu kjo kthehet ne seder qe sjell nji konkurrence te semure. Ka femra qe ngelen pa martuar per ti arritur majen e konkurences" marrjen e nji mashkulli superman".
Meshkujeve shoqeria ua ka brumosur sedren e te qenit te sukseshem e berjen e parave...................e keshtu me rradhe.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga Dolores:
[qb] Sedra eshte erza nr 1 e nji konkurence te forte. Po s pate seder te madhe s te ben pershtypje qe s fitove nji loje letrash apo se nuk veshe kepuce jeshile e roze te ndezur si shoqeria verdalle. Ceshtja eshte sa e brumosur eshte sedra brenda teje dhe kjo merret qe ne femijeri. P.sh femrat qe ne femijeri tek lozin me kukulla qe i veshin e i zbukurojne ato, i martojne ato, jane te mesuara te vishen bukur dhe te jene sa me te paraqitshme per ti arritur qellimit " te perfitojne nji mashkull te mire" ne jete ...edhe kjo na eshte vene si detyre jetesore duke menduar se nuk ka shume meshkuj te tille ne shoqeri, vetvetiu kjo kthehet ne seder qe sjell nji konkurrence te semure. Ka femra qe ngelen pa martuar per ti arritur majen e konkurences" marrjen e nji mashkulli superman".
Meshkujeve shoqeria ua ka brumosur sedren e te qenit te sukseshem e berjen e parave...................e keshtu me rradhe. [/qb]
Mose po flet per shoqeri te caktuara :rolleyes:
 

b.k.

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Nuk e di, po te pyes thjesht qe te te kuptoj me mire /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Nuk eshte e thene te me kuptosh , kjo eshte thjesht perceptimi im mbi kte teme, qe ndoshta mund te ngelet i kuptuar vetem nga une /pf/images/graemlins/smile.gif
 

b.k.

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Une kam qejf te mesoj nga te tjeret, mos ma merr keq qe te pyeta /pf/images/graemlins/smile.gif
 

abs

nuk e di...
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

titulli i temes me kujtoj menjehere fjalet e nje profesori...imagjinoni tha te ndertoni nje theater...nje nga vemendjet kyce pervec te tjerash duhej te ishte qe ne vendin ku do ndertohej theatri te merret parasysh/te informoheshim mire qe te mos ngjallim ndienjen e konkurences por te plotsimit te nevojes te ketij vendi/qyteze/qyteti...

mendoj se po te trajtohen shume tema ne kte prizem, jeta merr kuptim tjeter...
psh: cunat jane kshtu, gocat jane ashtu...ne vend qe te mendojme se jemi plotsim i njeri tjetrit... /pf/images/graemlins/wink.gif


ne fakt i konkuruar ndiehet ai/ajo qe ka me pak idee, dhe ne vend qe te perdori aftesine e tjerit ne dobi te vehtes, pra te bashkpunoje, aktivon intrigen dhe...


--------------------------

Bota eshte Skena, Jeta jone eshte Loja qe luhet mbi te...(jemi`aktore`te rinj, dobet, te mire, profi,und...)
 

Dolores

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Triny absolutisht jo /pf/images/graemlins/smile.gif

Ja nji shembull konkret konkurence ne kete teme
 

^_^

Primus registratum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Te besh psikologjine e konkurences, ose te lojes nuk do te thote te thuresh intriga ose te krijosh situata ku sedra eshte e para qe vihet ne pune , ne konkurence nuk nevojitet sedra nese Dolores me seder ka dashur te shprehi ambicjen kjo eshte tjete gje , ndersa kuptimi isedres eshte dicka tjeter e cila tejkalon permasat e psikologjise normale dhe fillon e prek semundjen.
Eshte folur shpesh per sedren ne terma , seder e semure, seder e thjeshte , shqipja te pakten keto nenkupton pra kur sedra orientohen ne kahun pozitiv te ngjarjeve quhet thjeshte seder (asnjehere seder e mire ) por thjesht seder, kur kjo seder kalon ne kahun e ngjarjeve qe nje perqindje e mire i quajne te keqia , une do e percaktoja kur kjo seder ne vetvete prodhon fenomene vartesie te psikikes nga sedra, atehere ne ship ne e themi seder e semure.
Ne asnje nga rastet nuk perben pjese ne konkurence sedra, dhe pikerisht eshte njeriu pa seder ai qe perben ne shumicen e rasteve konkurencen me te eger dhe kompeticionin me gjigand.

Nga ana tjeter jam dakort me Dolores kur thote qe e kuptoj une e nuk ka rendsi nese e kuptojne njelloj si une edhe te tjeret, ka nje rryme ne psikollogji qe mbeshtet mbi ket fakt, indipendenca e te kuptuarit do ta quaja pra cdo njeri eshte i lire sipas llogjikes se tij te interpretoje nje ngjarje por kjo nuk do te thote qe ngjarja eshte e drejte te intrepretohet ne ate menyre.

Sedra per mua eshte nje dukuri negative gjithmone ne psikiken e qenieve njerzore ( nuk behen dallime ne femra ose meshkuj).
Sedra eshte nje semundje ose me sakte te themi ne gjuhen popullore eshte nje "kapsllek" i sistemit nervor, njeriu me kalimin e kohes sa me shume te zhvillohet si fenomen sedra aq me shume ngelet skllav i saj sa vjen nje moment qe kjo seder qe deri para pak kohesh i dukej e domosdoshme per te ecur perpara biles do te thoja ishte motori qe ve ne levizje jeten e tij kthehet ne nje pengese tashme te pakalueshme nga vete personi - personi eshte i semure, psiqika e tij nuk eshte e rregullt, pra ky njeri ka fenomene crregullsie ne te gjithe elementet qe perbejne sistemin nervor.
Pergjithesisht sedra eshte karakteristike e njerezve me horizont shume te ngushte e me sasi inteligjence poshte mesatares, njerezit me sasi inteligjence mesatare e mbi mesataren arrijne fare mire me ane te llogjikes te c'sederzohen ne kuptimin e mire te fjales.

Ambicja do te ishte dicka tjeter e cila e con njeriun te ece dhe krijon vertet situat kompetitive shume te larmishme dhe te fuqishme, kjo eshte vertet nje mekanizem i cili ne vend qe te vere sistemin llogjik ne gjume sic ben sedra e mban ate ne gjendje alerte dhe te gatshem per te kryer kalkulimet e nevojshme.

U zgjata pas si shume te me falni por vura re qe po tjetersohej koncepti i konkurences.
 

abs

nuk e di...
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga ^_^:
...U zgjata pas si shume te me falni por vura re qe po tjetersohej koncepti i konkurences.
per mu hic su zgjate...biles asht knaqsi me lexu...por do thoshja, per ne qe s jemi profi ne kte drejtim, do ishte ndoshta me ndihmese qe cdo teori te shoqerohet me nje shembull praktik...

dmth edhe ma... /pf/images/graemlins/smile.gif


--------------------

heute ist es kalt...
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Konkurenca!!!!!!!!!!!

konkurrenca eshte pergjigja qe ti i jep vetes ne raportim me te tjeret. konkurimi behet paralel, ai me te tjeret, dhe ai me veten. gjeja me e rendesishme jane stimujt per mendimin tim. njeriu konkuron ne baze te stimujve qe percepton. energjite e harxhuara ne konkurim jane ne perpjestim te drejte me stimujt.
 
Top