Re: KOMBETARJA KUQEZI
Humbje zhgënjyese e "kuqezinjëve" në Prilep - Maqedoni-Shqipëri 3:1
Përfaqësuesja maqedonase në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Prilep, kundër Shqipërisë, ariti të shënojë fitore, me rezultat 3:1. Loja e përfaqësueses shqiptare në asnjë segment nuk ishte e nivelit, të cilin kishim mundësi të shofim në ndeshjet kualifikuese. Edhe përskaj faktit që bëhej fjalë për një ndeshje miqësore ndërkombëtare, profesionalizmi ishte një term i pa njohur për futbollistët shqiptar.
Me vetëm një goditje drejt portës në 45 minutat e para as që mundej të fitohej ndonjë shpresë se “kuqezinjtë” do të mund të bëjnë diç më tepër. Në krahasim me shqiptarët, futbollistët të cilët mbronin ngjyrat maqedonase ishin shumë më të disiplinuar në lojë dhe dinin se çfarë donin gjatë askioneve të tyre. Falë portierit Strakosha, disfata e Shqipërisë nuk ishte më madhe se kjo që u pësua. Dorën në zemër për dy golat e parë nuk janë aq fajtorë futbollistët shqiptar, sepse dy herë kishte ndërhyrje të palejuar ndaj Strakoshës, por ato nuk u referuan nga gjywtari serbo-malazez. Golat për përaqësuesen maqedonase i shënuan: 1:0 Naumovski në minutën e 9’, kur kishte ndërhyrje të palejuar. Pandev në minutën e 36’ dhe Dimitrovski në minutën e 76’, kur nga e djathta krosoi Braga, përderisa golashënuesi ishte më i lartë me kokë. Nderin e përfaqësues shqiptare e mbrojti Skela në minutën e 73’, kur nga e majta krosoi Mukaj, përderisa Tare me kokë e punësoi Skelën.
Thanë pas ndeshjes
Foto Strakosha: “Nuk mund të flas për gabime teknike, kur ato më tepër u bënë nga ana psikologjike. Vërtet u nervozuam , mirëpo në qoftë se je profesionist nuk duhet ta bësh këtë. Kështu ne ngelëm me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Geri Çipit. Referimi ndikoj negativisht në rezultatin përfundimtar, por duhet ngelur gjakftohtë edhe nuk duhet të ngacmohesh nga referimi i keq”.
Dragan Kanatllarovski: “Prita një lojë shumë më të mirë nga Shqipëria. Para vet ndeshjes kishim shumë frikë, por megjithatë ajo frikë u dëshmua se ishte e pabazë, ose thjesht ne kemi kombëtare më të mirë dhe në një ndeshje mjaft korrekte shënuam fitore. Një fitore absolutikisht e merituar. Të gjithë ne duam që të jemi të suksesshëm, por megjithatë se sa ne mund të jemi të suksesshëm, për këtë ngel që të shohim në të ardhmen. Është shumë herët të flitet për Anglinë, por megjithatë të gjithë këta që ishin të ftuar do jenë edhe për dy ndeshjet e radhës”.
Gjyqtari serbo-malazez e kreu punën shumë herët
Mediat shqiptare në Maqedoni ishin shumë skeptike se do të mund të shohim referim të mirë në këtë ndeshje miqësore dhe ky skepticizëm u arsyetua në minutën e 18-të, të ndeshjes, kur nga loja u largua Geri Çipi. Në fjalë kishte pozitë jasht loje dhe ndërhyrje të palejuar, por referi malazez Mihajleviq, në vend që të referojë ndërhyrje të palejuar ndaj tij ose pozitë jasht loje, ai referon goditje të lirë për maqedonasit. I pa kënaqur me një vendim të tillë Çipi protestoi sikurse edhe Strakosha dhe të dy ndëshkohen me ka rton të verdhë, por Çipi, nuk mundi të pajtohej me kësisoj vendimi dhe vazhdoi të protestojë për çka edhe u ndëshkua me ka rton të kuq. Këtu ishte fundi i një referimi korrekt.
Shqiptarët pa zë në Prilep
Edhe përskaj faktit se në mesin e 3.000 shikuesve në stadiumin ‘Goce Dellçev’ në Prilep, kishte një numër të vogël të shqiptarëve reth 100, ata gjatë shënimit të golit të Skelës, nuk “guxuan” të lëvizin nga vendi, për të festuar shënimin e këtij goli. Ishin me siguri të frikësuar nga fyerjet që
vinin nga publiku, i cili ishte vendosur në tribunën ku ishin edhe shqiptarët. Për sjelljen e publikut maqedonas nuk duhet shkruar shumë, sepse fjalori i tyre është i njohur dhe nuk ka nevojë të përsëritet.
Kamera shqiptare në tribunë ato maqedonaset aut
Përskaj faktit se kjo ndeshje miqësore ndërkombëtare nuk ishte transmetuar
drejtpërdrejt në TV shtetëror maqedonas dhe atë shqiptar, prap se prap në
tribunën e stadiumit kishte kamera shqiptare, të cilat bënë filmimin e
ngjarjeve. Nga ana tjetër të gjitha mediat maqedonase (duke inkuadruar edhe
ato shqiptare në Maqedoni) nuk ishin në tribunë për të shënuar këtë ngjarje
dhe së paku për të emetuar golat e shënuar. Vetëm një TV private nga Prilepi
ishte në tribune dhe xhirojë ndeshjen.
Prilep: Maqedonia – Shqipëria 3:1 (2:0)
Stadiumi:’Goce Dellçev’ në Prilep. Koha dhe tereni të mirë për lojë.
Shikues: 3.000.
Refer kryesor:Goran Mihaljeviç – Serbi/Mali i Zi.
Golashënues: Naumovski 9’, Pandev 36’ dhe Dimitrovski 76’ (Maq) - Skela 73’
(Shqi).
Ka rton të verdhë:Stavrevski, Hristov (Maq.), Strakosha, Çipi, Haxhi, Duro (Sh).
Ka rton të kuq: Geri Çipi (Sh).
MAQEDONIA: Milloshevski, Mitrevski, Sedllovski, Stavrevski, A.Mitrevski, Shumulikovski, Braga, Naumovski, Pandev, Shaqiri, Hristov.
Luajtën edhe: Qumbev, Trajanov, Grozdanovski, Dimitrovski, Gjuzellov.
SHQIPËRIA: Strakosha, Dede, Çipi, Aliaj, Hasi, Bellai, Cana, Haxhi, Skela, Tare, Bushi.
Luajtën edhe: Beqaj, Beqiri, Duro, Dabula, Shkëmbi, Muka dhe Myrtaj.
Safet V. ADEMI [
www.futbolli.com]