KOMBETARJA KUQEZI

illyricus

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Loja e mirë ish' po na mungojke nji përfundim efikas. Rraklli e Tare kanë mujtë me kanë heroj. Lojtari i ndeshjes - Murati 100% (me Hasin e Strakoshën mbrapa).

Po s'ka problem more se i kemi edhe zvicranët e gjeorgjianët, që s'kanë shansa me fitu hiç. /pf/images/graemlins/laugh.gif Bëni planet se n'mot po shkojmë n'Portugali. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
B

briiigi

Guest
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Fillimisht postuar nga CHEYENNE:
[qb] Na duheshe kjo fitore mer bur i dheut [/qb]
E cte dashur se...
Me erdhi keq se tifozeria ishte mpref per fitore, sidomos pas ndeshjes me Rusine , por ce do Kombetarja kishte vendosur te barazonte ... /pf/images/graemlins/frown.gif
Do ishte dashur shume kjo fitore, qe mund te na kishte ngjitur ne vend te 2te, dhe me nje goxha mundesi per te kaluar turin!!!
 

McByrek

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Ai Tare perfundimisht ka mbaruar. Sa here preku topin, e beri dëm. M'i ka acaru nervat dje ne stadium qe c'te te them. Me pelqeu titulli i madh i nje gazete sot ne Tirane: Shqiperi 0 - Irlande+Tare 0.
Ia kane bere mire ata te grupit 2 FARM qe e kane sha mbare e prapç. Ai s'di as te gjuaje, as te flase. Dhe golin me Rusine e beri sepse ruset e pane se ishte kot fare dhe e lane te zbuluar. Turp per ne qe i varim shpresat tek ai hu.
Sa per ndeshjen, them se ishte me e mire se ajo me Rusine, por Irlanda ishte ekip me i forte se Rusia. Zvicra barazoi me Gjeorgjine, keshtu qe kemi akoma shpresa te kualifikohemi, sepse vazhdojme te jemi nje pike poshte vendit te dyte, dhe vetem 3 poshte te parit. Hajt ishalla me fat.
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Ndeshje shume nteresante, e pashe me nje grup miqsh ne nje Irish pub ketu ne New York city, te shikoje reagimet e tifozeve sidomos kur u be goli dhe me vone u anullua gati sa sfilloi sherri, megjithate jam habitur me lojen e shqipetareve e paskemi kapur veten... Edhe ju qe kerkoni gola mos kerkoni lugen e florinjt direkte, ngadale behen punet e mira... Megjithate edhe me ate rezultat sdolem keq...
Suksese te metejshme kombetares.. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Alesio

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Maqedonia:Do te mundim shqiptaret

Traineri i ekipit te Maqedonise Kanatllarovski ka thene dje, se ekipi i tij do te fitoje dhe ai do te luaje me nje skeme ndryshe. Ai ka rithirrur ne ekip, disa lojtare te larguar nga paraardhesi i tij. Nderkohe, ka shpallur formacionin nga dita e djeshme, ndersa Brigeli do te njoftoje vetem pak caste, perpara saj. Dje, shqiptaret, kane bere stervitje ne nje fushe te kategorise se ulet

Traineri i Maqedonise Kanatllarovski ka premtuar per median e vendit te tij se ekipi i tij do te fitoje kunder ekipit perfaqesues shqiptar, ne Priljep ne oren 17.00. Ai ka shpallur ekipin e tij perfaqesues, qe dje, ndersa kolegu i tij gjerman qe drejton pankinen kuqezi Hans Peter Briegel nuk e ka lajmeruar ate ende. Sipas burimeve te "futbolli. com " per skuadren kombetare, drejtuesit e federates maqedone, e kane vendosur ne nje fushe me kondicion jo te mire. Ajo i perket skuadres se Allumines ne Shkup. "Ne stervitjen e djeshme ne shikim te pare portieret dukeshin te pakenaqur me kushtet, te cilat ju ofroheshin per pune. Vetem fusha sa do pak ishte jo e nivelit te duhur. Per ata qe e kane pare, thote i njejti burim, kjo fushe eshte e kategorise se dhjete'.

Ndeshja miqesore e Prilepit do te jete test i mire para ndeshjeve kualifikuese per Maqedonine kunder Anglise dhe per Shqiperine kunder Gjeorgjise. Trajneret e ketyre dy kombetareve do t'u japin mundesine e fundit te zgjedhurve te tyre. Nderkohe pas largimit te trajnerit Ilievski dhe ardhjes se Kanatllarovskit, ne krye te perfaqesueses maqedonase, jo vetem qe eshte ndryshuar komplet stafi, por eshte ndryshuar edhe sistemi i lojes.

Kthim ne perfaqesuese kane bere kater futbolliste, qe ne kohen e Ilievskit ishin larguar: Hristov, I.Mitrevski, Gjuzellov dhe Stavrevski. Ndeshja e sotme miqesore me Shqiperine, do t'i jape trainerit maqedonas nje pasqyre te paster, se me cfare force futbollistike disponojne lojtaret e tij edhe ate para ndeshjes se vitit me perfaqesuesen e Anglise. Kanatllarovski ka bere nje sistem te ri te lojes dhe keshtu per here te pare ne sulm do jete dyshi: Hristov - Naumovski. Por, edhe nga kjo, ai ja ka friken perfaqesueses shqiptare dhe gjithsesi edhe zgjedhjes te cilen e ka bere Brigel me 19 futbolliste, qe luajne ne kampionatet e huaja. "Shqiperia krijoi nje kombetare te forte dhe nuk eshte koha kur ne Tetove, kishim shenuar fitore me rezultat 5:1. Nga ajo kohe dhe deri diten e sotme ata kane punuar seriozisht, perderisa ne jemi fundosur gjithnje me shume", ka pohuar Kanatllarovski per "Futbolli.com". Por edhe pas deklaratave te tilla, ai ne anen e kundert thote: "Prap se prap nga perfaqesuesja e jone duhet te presim loje per fitore. Dyshja Hristov-Naumovski, do jene te ngarkuar per shenimin e golave", ka thene ne fund traineri. Keshtu sistemin e lojes dhe formacionin e pare si duket Kanatllarovski e beri publik, dhe ai do te kete nje pamje te tille: Milloshevski, Stavrevski, Sedllovski, I.Mitrevski, Shaqiri, Braga, A.Mitrevski, Shumulikovski, Pandev, Naumovski dhe Hristov. Ky system i lojes te cilin do ta aplikoje seleksionuesi Kanatllarovski, do jete i panjohur per stafin shqiptar, por edhe do t'i jape nje pamje tjeter lojes se perfaqesueses

maqedonase. Nderkaq, nga ana tjeter, traineri i ekipit shqiptar Hans Peter Brigel,

sipas informative, te cilat i siguruam, vazhdon "futbolli.com" nga perfaqesuesit e ekipit shqiptar ne Shkup, formacionin e tij do ta beje publik, vetem pak para fillimit te ndeshjes. Kombetarja shqiptare dje, ne Shkup, para dite kishte nje stervitje te vogel, ku prezente ishin vetem portieret e kombetares. Pasdite ishte planifikuar te mbahej stervitja e fundit. Edhe se pse ishte paralajmeruar se stervitjet e kombetares shqiptare do jene te mbyllura ato ne teresi ishin te hapura dhe u zhvilluan ne stadiumin e skuadres se Allumines, e cila aktivizohet ne kategorine e dyte maqedonase.

Marre nga (KORRIERI)
 

Alesio

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Sot në Prilep, është zhvilluar ndeshja miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në këtë ndeshje kanë ngadhënjyer maqedonët me rezultat 3:1. Në këtë mënyrë pas miqësores me bullgarët "kuqezinjtë" tanë na kanë zhgënjyer edhe një herë. Golat për maqedonët i shënuan Naumovski, në minutën e 9-të, Pandev, në minutën e 36-të dhe Dimitrovski, në minutën e 77-të. Ndërkohë që golin e nderit për kombëtaren shqiptare e shënoi Ervin Skela, në minutën e 74-të.
Marre nga 'Futbolli.com
 

Alesio

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Humbje zhgënjyese e "kuqezinjëve" në Prilep - Maqedoni-Shqipëri 3:1
Përfaqësuesja maqedonase në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Prilep, kundër Shqipërisë, ariti të shënojë fitore, me rezultat 3:1. Loja e përfaqësueses shqiptare në asnjë segment nuk ishte e nivelit, të cilin kishim mundësi të shofim në ndeshjet kualifikuese. Edhe përskaj faktit që bëhej fjalë për një ndeshje miqësore ndërkombëtare, profesionalizmi ishte një term i pa njohur për futbollistët shqiptar.

Me vetëm një goditje drejt portës në 45 minutat e para as që mundej të fitohej ndonjë shpresë se “kuqezinjtë” do të mund të bëjnë diç më tepër. Në krahasim me shqiptarët, futbollistët të cilët mbronin ngjyrat maqedonase ishin shumë më të disiplinuar në lojë dhe dinin se çfarë donin gjatë askioneve të tyre. Falë portierit Strakosha, disfata e Shqipërisë nuk ishte më madhe se kjo që u pësua. Dorën në zemër për dy golat e parë nuk janë aq fajtorë futbollistët shqiptar, sepse dy herë kishte ndërhyrje të palejuar ndaj Strakoshës, por ato nuk u referuan nga gjywtari serbo-malazez. Golat për përaqësuesen maqedonase i shënuan: 1:0 Naumovski në minutën e 9’, kur kishte ndërhyrje të palejuar. Pandev në minutën e 36’ dhe Dimitrovski në minutën e 76’, kur nga e djathta krosoi Braga, përderisa golashënuesi ishte më i lartë me kokë. Nderin e përfaqësues shqiptare e mbrojti Skela në minutën e 73’, kur nga e majta krosoi Mukaj, përderisa Tare me kokë e punësoi Skelën.

Thanë pas ndeshjes
Foto Strakosha: “Nuk mund të flas për gabime teknike, kur ato më tepër u bënë nga ana psikologjike. Vërtet u nervozuam , mirëpo në qoftë se je profesionist nuk duhet ta bësh këtë. Kështu ne ngelëm me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Geri Çipit. Referimi ndikoj negativisht në rezultatin përfundimtar, por duhet ngelur gjakftohtë edhe nuk duhet të ngacmohesh nga referimi i keq”.

Dragan Kanatllarovski: “Prita një lojë shumë më të mirë nga Shqipëria. Para vet ndeshjes kishim shumë frikë, por megjithatë ajo frikë u dëshmua se ishte e pabazë, ose thjesht ne kemi kombëtare më të mirë dhe në një ndeshje mjaft korrekte shënuam fitore. Një fitore absolutikisht e merituar. Të gjithë ne duam që të jemi të suksesshëm, por megjithatë se sa ne mund të jemi të suksesshëm, për këtë ngel që të shohim në të ardhmen. Është shumë herët të flitet për Anglinë, por megjithatë të gjithë këta që ishin të ftuar do jenë edhe për dy ndeshjet e radhës”.


Gjyqtari serbo-malazez e kreu punën shumë herët

Mediat shqiptare në Maqedoni ishin shumë skeptike se do të mund të shohim referim të mirë në këtë ndeshje miqësore dhe ky skepticizëm u arsyetua në minutën e 18-të, të ndeshjes, kur nga loja u largua Geri Çipi. Në fjalë kishte pozitë jasht loje dhe ndërhyrje të palejuar, por referi malazez Mihajleviq, në vend që të referojë ndërhyrje të palejuar ndaj tij ose pozitë jasht loje, ai referon goditje të lirë për maqedonasit. I pa kënaqur me një vendim të tillë Çipi protestoi sikurse edhe Strakosha dhe të dy ndëshkohen me ka rton të verdhë, por Çipi, nuk mundi të pajtohej me kësisoj vendimi dhe vazhdoi të protestojë për çka edhe u ndëshkua me ka rton të kuq. Këtu ishte fundi i një referimi korrekt.

Shqiptarët pa zë në Prilep

Edhe përskaj faktit se në mesin e 3.000 shikuesve në stadiumin ‘Goce Dellçev’ në Prilep, kishte një numër të vogël të shqiptarëve reth 100, ata gjatë shënimit të golit të Skelës, nuk “guxuan” të lëvizin nga vendi, për të festuar shënimin e këtij goli. Ishin me siguri të frikësuar nga fyerjet që
vinin nga publiku, i cili ishte vendosur në tribunën ku ishin edhe shqiptarët. Për sjelljen e publikut maqedonas nuk duhet shkruar shumë, sepse fjalori i tyre është i njohur dhe nuk ka nevojë të përsëritet.

Kamera shqiptare në tribunë ato maqedonaset aut

Përskaj faktit se kjo ndeshje miqësore ndërkombëtare nuk ishte transmetuar
drejtpërdrejt në TV shtetëror maqedonas dhe atë shqiptar, prap se prap në
tribunën e stadiumit kishte kamera shqiptare, të cilat bënë filmimin e
ngjarjeve. Nga ana tjetër të gjitha mediat maqedonase (duke inkuadruar edhe
ato shqiptare në Maqedoni) nuk ishin në tribunë për të shënuar këtë ngjarje
dhe së paku për të emetuar golat e shënuar. Vetëm një TV private nga Prilepi
ishte në tribune dhe xhirojë ndeshjen.


Prilep: Maqedonia – Shqipëria 3:1 (2:0)
Stadiumi:’Goce Dellçev’ në Prilep. Koha dhe tereni të mirë për lojë.
Shikues: 3.000.
Refer kryesor:Goran Mihaljeviç – Serbi/Mali i Zi.
Golashënues: Naumovski 9’, Pandev 36’ dhe Dimitrovski 76’ (Maq) - Skela 73’
(Shqi).
Ka rton të verdhë:Stavrevski, Hristov (Maq.), Strakosha, Çipi, Haxhi, Duro (Sh).
Ka rton të kuq: Geri Çipi (Sh).
MAQEDONIA: Milloshevski, Mitrevski, Sedllovski, Stavrevski, A.Mitrevski, Shumulikovski, Braga, Naumovski, Pandev, Shaqiri, Hristov.
Luajtën edhe: Qumbev, Trajanov, Grozdanovski, Dimitrovski, Gjuzellov.
SHQIPËRIA: Strakosha, Dede, Çipi, Aliaj, Hasi, Bellai, Cana, Haxhi, Skela, Tare, Bushi.
Luajtën edhe: Beqaj, Beqiri, Duro, Dabula, Shkëmbi, Muka dhe Myrtaj.

Safet V. ADEMI [www.futbolli.com]
 

Alesio

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Brigel: U kërkoj ndjesë shqiptarëve

Duket se më shumë se kushdo, peshën e humbjes së miqësores së mbrëmshme me maqedonasit e kanë ndjerë trajneri kuqezi, Hans Peter Brigel. Ky i fundit, duke parë rezultatin e tretë radhazi negativ (miqësore dhe ndeshje zyrtare), duke filluar që nga miqësorja paraardhëse me bullgarët, për t'u pasuar nga humbjet me Irlandën dhe me Zvicrën, i ka kërkuar ndjesë publikut shqiptar. Mirëpo, në të njëjtën kohë, gjermani ka vjellë "vrer" ndaj të besuarve të tij, të cilët, mbrëmë e kanë zhgënjyer më shumë se kurrë, që nga koha që ka ardhur në krye të kombëtares shqiptare. "Kemi zhvilluar ndeshjen më të dobët. Nuk jam në gjendje ta shpjegoj formën mjaft të dobët sportive të lojtarëve në këtë ndeshje. Të gjithë, mezi lëviznin në fushën e lojës e sidomos ata që luajnë në Bundesligë. U mundova të bëj mjaft zëvendësime për të përmirësuar diçka, por, për dreq, të gjithë futbollistët që kisha në dispozicion kishin qenë në një ditë të keqe. Në fakt, që ditën e parë të grumbullimit këtu në Maqedoni, konstatova se pjesa më e madhe e futbollistëve ishin larg formës së tyre të zakonshme. Mirë ata që janë pa skuadër, të cilët nuk e justifikuan besimin tim, por nuk kisha menduar se edhe të tjerët, që tashmë i kanë filluar kampionatet me skuadrat e tyre, do të paraqiteshin kaq dobët. Sinqerisht, nuk arrij ta shpjegoj këtë paraqitje kaq të dobët të skuadrës, sikurse dua të pohoj se kam përjetuar një zhgënjim të rrallë në jetën time. Për gjithë këtë histori jo të këndshme, dua t'u kërkoj ndjesë tifozëve shqiptarë, të cilët, jam i sigurt se kanë pritur më shumë nga ne në këtë miqësore. Sidoqoftë, mirë që e zhvilluam këtë miqësore, edhe pse humbëm, sepse krijova një ide të qartë për të gjithë futbollistët, në prag të ballafaqimit zyrtar me Gjeorgjinë. Shumë prej tyre ishin jashtë forme dhe kjo do të më bëjë të mendoj gjatë për formacionin e dy ndeshjeve të muajit tjetër. Më saktë, ata që nuk u paraqitën mirë në miqësoren me Maqedoninë, do ta kenë mjaft të vështirë të justifikohen para meje. Duhet të ndryshohemi gati rrënjësisht për ndeshjen me Gjeorgjinë, përndryshe do ta pësojmë si sot."


Presidenti i FSHF-së reagon pas humbjes 3-1 me Maqedoninë
Duka: Skuadrën e ndëshkoi euforia e tepërt
Menjëherë pasi kuqezinjtë humbën, presidenti i FSHF-së është shprehur për "Sportin Shqiptar" se skuadra ka luajtur shumë keq. Shkak, sipas tij, ka qenë euforia, e cila duhet të eliminohet në prag të ndeshjeve me Gjeorgjinë, më 6 dhe 10 shtator. Duka nuk ka harruar të mbështesë, edhe pse humbi, trajnerin e kuqezinjve, Bgigelin, që në këtë rast, sipas tij, nuk ka pasur faj.
- Zoti Duka, Shqipëria ka humbur një tjetër miqësore me rezultatin 3-1...
- Eshtë e vërtetë që skuadra jonë ka humbur në këtë miqësore, për të cilët mendonim se mund ta fitonim. Skuadra nuk ka luajtur mirë. Madje, mund të them se ka zhvilluar një ndeshje shumë të keqe. Futbollistët janë dukur jo në formë dhe nuk kanë bërë dot asgjë gjatë 90 minutave. Pësuam gol shumë shpejt, çka ndikoi ndoshta drejtpërdrejt në moralin e skuadrës. Ndaj të njëjtin mendim me Starovën, që thotë se kjo ishte një nga ndeshjet më të këqija jo vetëm të kombëtares së Brigelit, por të të gjitha ndeshjeve që kam parë unë si president i FSHF-së.
- Sipas jush, cili ishte shkaku i humbjes?
- Euforia. I gjithë ekipi ishte euforik para ndeshjes dhe duket se futbollistët e kishin fituar miqësoren pa zbritur në fushë. Pastaj gjatë 90 minutave ngjarjet shkuan keq, pasi Çipi doli me karton të kuq dhe prishi ekuilibret e ekipit. Nuk treguam lojën e vërtetë, madje, në pjesën e dytë, nuk u dukëm fare, në vend që të synonim barazimin e rezultatit. Me pak fjalë, ndeshje negative, ndërkohë që kundërshtarët e kërkuan me ngulm fitoren.
- A pati probleme anësore që ndikuan në rezultatin e ndeshjes?
- Jo, ndeshja ishte shumë korrekte nga maqedonasit. Para, gjatë dhe pas ndeshjes janë treguar shumë korrektë dhe nuk pati asnjë ngjarje që mendohej dhe aludohej para miqësores nga shumë në Shqipëri.
- Përsë vlejti kjo ndeshje me fund jo pozitiv për ekipin tonë?
- Trajneri pa të gjithë formën e futbollistëve, e cila duhet ta them se nuk ishte në lartësinë e duhur. Ndoshta kjo humbje, jo e pëlqyeshme nga të gjithë sportdashësit, do të vlejë për ndeshjet me Gjeorgjinë, për të cilën trajneri Brigel ka mbështetejen time të plotë, deri në përfundimin e kontratës. E theksoj, skuadra duhet të largohet nga euforia e tepërt, pasi mund ta pësojë sërish.
 

Alesio

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Sqarim
lajmi i fundit eshte marre nga SPORTI SHQIPTAR.
Intervistat e BRIGEL dhe te DUKES.
 

Alesio

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Thane pas humbjes në Maqedoni.

Brigel: “Kemi zhvilluar ndeshjen më të dobët. Nuk jam në gjendje ta shpjegoj formën mjaft të dobët sportive të lojtarëve në këtë ndeshje. Të gjithë, mezi lëviznin në fushën e lojës. Por, në futboll nuk duhet të luash mirë me ekipet e mëdha dhe dobët me ekipet e vogla. Në fakt, që ditën e parë të grumbullimit këtu në Maqedoni, konstatova se pjesa më e madhe e futbollistëve ishin larg formës së tyre të zakonshme. Të gjitha ekipet duhet të vlerësohen njësoj. U mundova të bëj mjaft zëvendësime për të përmirësuar diçka, por të gjithë futbollistët që kisha në dispozicion kishin qenë në një ditë të keqe. Për gjithë këtë histori jo të këndshme, dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve shqiptarë, të cilët, jam i sigurt se kanë pritur më shumë nga ne në këtë miqësore. Duhet të ndryshohemi gati rrënjësisht për ndeshjen me Gjeorgjinë, përndryshe do ta pësojmë si sot, që të kënaqim sportëdashësit shqiptar”.

Çipi: “U ndëshkova në momentin kur ekipi kishte nevojë për një fitore. Mora karton të kuq, sepse u nevrikosa me arbitërat, të cilët gjatë gjithë lojës na kanë ndëshkuar”.

Tare: “Të gjitha repartet si sulmi, mbrojtja dhe mesfusha duhet të jenë njësoj. Futemi në fushë për të fituar dhe për të humbur njëkohësisht. Kishte ndryshim të madh midis dy skuadrave. Maqedonasit luajtën shumë mirë, ndërsa ne luajtëm shumë dobët. Në dy ndeshjet për eliminatoret e Euro 2004, kundra Gjeorgjisë do të bëj çdo gjë që të lë mbresa të mira te publiku shqiptar. Pas dy ndeshjeve me gjeorgjinë do të vendos që do të qëndroj apo jo përsëri me Kombëtaren”.

Strakosha: “Nuk mund të flas për gabime teknike, kur ato më tepër u bënë nga ana psikologjike. Vërtet u nervozuam, mirëpo, në qoftë se je profesionist, nuk duhet ta bësh këtë. Kështu, ne ngelëm me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Çipit. Gjykimi ndikoj negativisht në rezultatin përfundimtar, por duhet ngelur gjakftohtë edhe nuk duhet të ngacmohesh nga referimi i keq”.

Bushi: “Eshtë ndeshja më e dobët që kemi zhvilluar, që kur ka ardhur Brigeli në Kombëtare”.
 

Alesio

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

“Futbollistët tanë nuk kanë treguar as impenjimin më të vogël, nuk kanë treguar profesionizëm, megjithë insistimin e trajnerit Brigel, fjalët e të cilit rezultuan se kanë rënë në “vesh të shurdhët”
Starova akuzon kuqezinjtë për humbjen me Maqedoninë

Altin Manallari

Futbollistët e kombëtares tonë nuk kanë treguar as impenjimin më të vogël në ndeshjen e Prilepit, kundër Maqedonisë”. Kjo ka qenë një ndër akuzat që sekretari i përgjithshëm i Federatës shqiptare të futbollit, Sulejman Starova ka lëshuar në drejtim të atyre lojtarëve, që vetëm kanë shëtitur bluzën kuqezi në fushën e stadiumit të qytetit verior maqedons. Eshtë zakonisht shumë serioz, por nëse i drejton një pyetje në lidhje me ndeshjen e të mërkurës në shtetin fqinjë, reagon menjëherë i irrituar: “Jam shumë i zhgënjyer. Nuk kam parë deri më sot një skuadër të atij niveli”, vazhdon më tej Starova, i cili, i dëshpëruar komenton dhe humbjet e mëdha ekonomike që ka sjellë ky dështim i përfaqësueses sonë. Sipas numrit dy të organit më të lartë të futbollit shqiptar, një aktivitet i tillë i ka kushtuar shtrenjtë Shqipërisë, jo vetëm përsa i përket zhgënjimit që i ka bërë të gjithë mbështetësve të vet, por edhe nga ana ekonomike”. Në këtë mënyrë, ai lë të kuptohet se Shqipëria ka humbur një nga rastet më të mira për të vendosur reputacionin e saj në futbollin europian, si një skuadër që është në ngritje. Humbja e të mërkurës e ka zhytur atë drejt fundit, ku renditet skuadra më e dobët e Europës. Sekretari i përgjithshëm nuk harron të rrëfejë përpjekjet e trajnerit gjerman Hans Peter Briegel për të futur në shina skuadrën e tij të çoroditur. “Brigel është munduar të normalizojë gjendjen, duke dhënë detyrat e duhura futbollistëve, por fjalët e tij kanë rënë në vesh të shurdhër”,- pohon Starova. Trajneri i kuqezinjve nuk e kishte menduar në asnjë moment përballjen me Maqedoninë, si një ndeshje miqësore, por gjithënjë theksonte se do të luhej një ndeshje e vërtetë”. Ndërkohë që thekson se paraqitja e futbollistëve shqiptarë ishte shumë larg asaj paraqitjeje, që mund të bëjë një futbollist profesionist. Po ashtu drejtuesi i FSHF-së, nuk ka harruar të përmendë dhe atmosferën e stadiumit apo dhe kushtet hotelit. “Kemi qëndruar në një hotel me kushte të mira, dhe gjithçka e përgatitur më së miri nga federata maqedonase. Gjithashtu edhe në stadium nuk ka patur asnjë incident, madje në ata tre rastet e vetëm që ka pasur kombëtarja jonë, janë dëgjuar duartrokitjet e tifozerisë maqedonase.


Deklarata Foto Strakosha: “Na mungoi profesionizmi”
“Nuk mund të flas për gabime teknike, kur ato më tepër u bënë nga ana psikologjike. Vërtet u nervozuam, mirëpo në qoftë se je profesionist nuk duhet ta bësh këtë”,- ka thënë portieri i kombëtares sonë Foto Strakosha, kur është pyetur në lidhje me paraqitjen e dobët të kombëtares sonë në ndeshjen miqësore me Maqedoninë në Prilep. “Kështu ne ngelëm me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Geri Çipit. Referimi ndikoi negativisht në rezultatin përfundimtar, por duhet ngelur gjakftohtë edhe nuk duhet të ngacmohesh nga referimi i keq”, ka mbyllur numri një i portës shqiptare.
Dragan Kanatllarovski:
“Prita një lojë shumë më të mirë nga Shqipëria”,u shpreh trajneri maqedonas pas fitores. Para ndeshjes kishim shumë frikë, por megjithatë ajo frikë u dëshmua se ishte e pabazë, ose thjesht ne kemi kombëtare më të mirë, e cila në një ndeshje mjaft korrekte arriti të merrte një fitore plotësisht të merituar. Më duhet ta theksoj: një fitore të merituar në mënyrë absolute. Të gjithë ne duam që të jemi të suksesshëm, por megjithatë se sa mund të jemi të suksesshëm, kjo vlen që të shohim drejt së ardhmes. Është shumë herët të flitet për Anglinë, por megjithatë të gjithë këta lojtarë që u aktivizuan në ndeshjen me Shqipërinë, do të jenë baza edhe për dy ndeshjet e radhës”.

Marre nga SHEKULLI.
 
Top