Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

jack owar II

Primus registratum
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

ej bre, vangjelisi n'blade runner e rreh komsh enio morikonen tane diten e naten...
 

Odoakri

Primus registratum
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

madheshtia e morricones eshte te fakti qe ai eshte pjese e pandashme e filmit ku punon, dmth muzika nuk eshte pjesa qe shoqeron ne forme klipi nje gare me makina apo nje skene dashurie, muzika eshte fondamentale.merr te "il buono, il bruto, il cattivo" skenen finale, eshte ne antollogjite e kinemase, skena mbahet nga 3 plane te para (fytyra dhe duar) nje skenografi e madhe, 2 element qe veshtire se e dallojne nga duelet e tjere, por nese marrim parasysh montazhin e leones me muziken ateher behet kryeveper.
Madheshtia e morricones, piovanit dhe rrotes (sic e sheh cinecitta over the top) qendon qe muzika egziston sepse egziston filmi( sot dalin cd dhe behen koncerte me to por ne ato kane lindur per filmin)
soundtrack i top gun, gangs of new york, higlander, young guns egziston edhe pa filmin. çdo kush mund te degjoj blaze of glory pa menduar per billy the kid
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

Fillimisht postuar nga Odoakri:
[qb] madheshtia e morricones eshte te fakti qe ai eshte pjese e pandashme e filmit ku punon.[/qb]
Nuk mund ta thoja vete me mire. Ne postimin tim te mesiperm kam permendur gjithashtu "Once Upon Time in the West", sepse rralle jane filma te tille ku muzika shoqeron dhe tregon se çfare ndodh ne menyre te perkryer...
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

mire pra,nese ka nje skene filmi ku muzika shkrihet me skenen,eshte tek beteja e skenderbeut me turqit...mjaft ta degjosh edhe tu qene ne krevat te duket sikur je ne maje te kalit me shpate ne dore!
per mu metet e pazevendesushme!
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

Fillimisht postuar nga Fallen...:
[qb] mire pra,nese ka nje skene filmi ku muzika shkrihet me skenen,eshte tek beteja e skenderbeut me turqit...mjaft ta degjosh edhe tu qene ne krevat te duket sikur je ne maje te kalit me shpate ne dore!
per mu metet e pazevendesushme! [/qb]
mu per vete me pelqen ai momenti kur del ne skene Koço Devole.... me ate muzike asht yll fare... /pf/images/graemlins/tongue.gif

P.S: Nurçe :smash: shif te na begenisesh nga pak... ?!?! :wave:
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

ja se je kput n'myth ti!

ka edhe mail,edhe pm!barbo of the llare! :smash: :smash: :smash:
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

Une nuk dua te flas per kolone zanore filmi qe ta kem ne CD dhe ta degjoj. Dua ta shikoj kolonen zanore si nje element te trupezuar te filmit.

Per mua, momenti i fillimit te filmit "Pacienti anglez" me muziken e mrekullueshme dhe vokalin e paperseritshem te nje kengetareje (hungareze me duket) shoqeruar me kercitjet ne dicka si papirus te nje pende qe vizaton hieroglife, eshte preludi i nje magjie te madhe.

Ashtu sikurse, tek filmi "Piano" muzika e mrekullueshme e luajtur ne piano nga Nyman, bashkohet me natyren aq afer "natyres" te Zelandes se Re.

Mire, tani po me kujtohet edhe "Floket"... jane jashtezakonisht shume... ne fakt.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

Kolone sonore, per mua mbetet gjithnje "Histori dashurie"
 
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

The mission enio morricone fantastik
breaking the waves, te gjitha kenget sidoms suzanne e l.cohen dhe child in time e deep purple.
Trois couleurs, Bleu -Zbigniew Preisner, nuk ngopem.
Women on the verge of a nervous breakdown, nje nga kenget e mia te preferuara eshte Puro Teatro e La lupe
Dirty dancing -Hungry eyes kjo me ka ngel fiksim qe femi /pf/images/graemlins/wink.gif
te Great Expectation -Besame mucho, nga cesaria evora (she is a genius) dhe life in mono-mono

ka plot po kush mban mend...
 

Diddy19

Su@mi
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

Pothuaj gjithe kolona zonore e filmit "Vanilla Sky" ...ne veçante kenga 'What if God was one of us?' :thumbsup:
 

Guest
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

liaisons.jpg
dangerous_liaisons.jpg

liaisons.gif


dangerous liasons /pf/images/graemlins/wink.gif
CIN01167_C136.jpg
 

Diddy19

Su@mi
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

Po flasim per kolonen zanore ,jo per filmin!Ke ndonje gje per te thene rreth temes rreth se ciles po diskutojme??
 

Guest
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

se kupton zotrote qe muzika e ketij filmi me ka pelqyer shume
 

merian

Primus registratum
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

Kordele,ajo kenge qe te pelqen ty nga I fundit i Mohikaneve kendohet nga Enya dhe titullohet I will find you,ke te drejte,eshte nje melodi vertet prekese.Kompozitoret me te mire per mua vec Enio Morricones jane:Michael Nyman(Lezioni di Piano),Trevor Jones(Last of Mohicans),Hans Zimmer(Gladiator)
Por une do tju thoja per nje pjese te marre nga Legjenda e pianistit mbi oqean,pjesen kur protagonistit i kerkojne qe te incizoje nje pjese per publikim.900-ta luan nje pjese te cilen e improvizon duke pare te kaloje perpara dritares se tij vajzen qe ai dashuron,i mjaftojne shume pak caste shikim qe te beje qe notat te rrjedhin ne tastiere me nje melodicitet jashtezakonisht prekes.Ne ato caste kuptova se cdo te thote:te dashurosh vetem per nje cast.......
 

moonlight

Primus registratum
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

Mu m'kan pas pelqy kolonat zanore te Oktapodi dhe ai filmi...Marko ne kerkim te nenes. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

I feel pretty & Maria - nga West Side Story
Singing in the rain - Orange Clockwork
- Cabaret
- Beauty and the Beast.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

'..Parla più piano e vieni più vicino a me...' :rockband: .PADRINO :thumbsup:
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Kolonat zanore qe ju kane ngelur ne mendje!

Braveheart , ka kolone zanore te mrekullueshme
 
Top