Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

zog

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

ta kisha lexu nuk do kisha pse ti beja pyetje, s'jam kuestor policije.

kerkoj vetem te mesoj me shume sa majtas djathtas ngaqe nuk kam kohe me per libra bile as per filma.

meqe ti dukesh qe ke dijeni nje pyetje edhe per ty :

a mendon ti se sikur ngjarja e romanit te mos kishte lidhje me : jezusin, da vinçin, vatikanin, libri tij do te ishte bere kaq i famshem saqe pa mbush mire vitin te behej edhe film ?
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Zog po te pergjigjem une qe librin e kam lexuar dhe po te mos me kishte pelqyer aq sa me pelqeu nuk do ta kisha hapur kete teme per filmin ....
Ti ndoshta ke te drejte kur gjykon z.Brown per fitimet e tij, ne fund te fundit a nuk po e bejne te gjithe kete???
Libri ne fjale dhe filmi besoj qe nuk kane "shpikur" rroten apo kuren e rinise se perjeteshme, thejsht merren me nje gje pa te cilen, me sa duket, njerezimi nuk jetoka dot, Doktrinat (cilat do keto qofshin)...
keshtuqe mua me habit fakti qe nje institucion aq jetegjate sac eshte Krishterimi te kete frike nga Best-Seller i rradhes; sepse per kete ceshtje nuk eshte Dan Brown i pari qe shkroi nuk dua ta besoj qe do jete i fundit...

Atehere me thuaj ti Zog "Why should they do a storm in a tea cup???"
 

zog

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

as i gjo kuptova, une s'di anglisht /pf/images/graemlins/blush.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

"Why should they do a storm in a tea cup???"
do me thane
"Pse e bejne qimen tra???"
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Ajo qe te duket ty qime dikujt mund t'i duket tra.
Ka dicka, ne nje bote qe vlerat i ka fund e krye "POP" nuk mund te mos marresh parasysh nje liber qe me ato qe citon sikur FAKTE jane per doktrinen e Krishtere sikur nje thike ne zemer.
Cili ka qene perceptimi per shtrigat ne brezin tone? Besoj i keni imagjinuar magjistaret si te erret e misterjoze, qe u bejne njerzve keq.
Por cfare ndodhi pas Harry Potter? Magjistaret tani jane "cool", jane te mire. Femijet e sotem do jepnin gjithcka per te studjuar ne "Hogwarts School of Witchcraft". te behem magjistare dhe magjistrica!!! /pf/images/graemlins/eek.gif

pra mos nenvlefteso gabimisht, as librin as filmin.
Sepse ne rast se Jezusi ishte "I martuar, me femije" si Al Bundy, atehere nuk ka kuptim asgje qe besojme. E gjithe doktrina shumezohet me zero "= 0".

Nuk vlen asgje qe kane besuar baballaret, gjyshrit, stergjyshrit. Te gjithe ata qe mbajten besimin. "Faktet" e Dan Brown nuk ofendojne vetem Kishen Katolike por te gjithe ata qe i thone Krishtit Zot. ortodoksia = 0 gjithashtu, dhe protestantet kot besojne. /pf/images/graemlins/pickellonja.gif
 

oneo

Forumium praecox
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Ore, pse duhet me ba se sben polemika. Mua me ngjan se mund te shihet dhe thjesht si nje film, dhe goxha i realizuar mire. 150 minuta ku ste le me u merzit s'eshte keq fort besa.
 

mostro

Putraku
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

a mendon ti se sikur ngjarja e romanit te mos kishte lidhje me : jezusin, da vinçin, vatikanin, libri tij do te ishte bere kaq i famshem saqe pa mbush mire vitin te behej edhe film ?

[/ QUOTE ]
jo po nqs halla do kishte k..e do quhej xhaxha...
librat dhe filmat e kane nje arsye perse behen te njohur...filmi ishte shume i bukur.fillimi i filmit eshte nje mister per te cilet ata nuk e kane lexuar librin.
tani kush e paska lexuar librin dhe vajti me vrap me pa filmin ateher nuk cuditem fare pse filmi nuk u ka pelqyer.e njejta gje ndodhi dhe me harry potter.kam degjuar se ne harry potter dhe goblet of fire,valdemort vret nji personazh ne shqiperi(ne liber kjo).ne film ky moment as nuk permendet fare.hajde pra themi se harry potter filmi eshte kot fare dhe pa kuptim dhe pa emocione,nuk eshte e vertet.
fakti qe da filmi davinci code ka si aktor kryesor tom hanks dhe jo tom cruise apo ben afleck do te thote shume.kete film me mire se tom hanks and co..nuk muan ta luante as edhe njeri...ambientet,atmosfera dhe misteri i kodeve eshte shume interesant.
quheni policesk apo thriller apo si te doni,filmi ishte shume interesant,dhe kur eshte interesant as theksi i dobet ne anglisht i aktoreve as opinioni juaj nuk ja ul vlerat.........
 

blabla

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Libri ska as edhe i lloj vlere letrare. Vlere shock-u, po patjeter. Faktikisht, sic esht thene edhe me pare, sex sells (shitet). Dhe duke i dhene Zotit (apo birit te zotit) vlera njerezore, neve na duket si justifikim i akteve te tona. Fakti esht qe njerezit tani kan jete monotone, pa kuptim, dhe kerkoje te dramatizojne gjithcka. Dan Brown esht me shum nje economist qe i dha marketit ate qe ky i fundit kerkonte.
"Best-sellerve" esht shum qarte qe jane humje kohe. Ka veti argetuese, munded te thote njeri...
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Blendi une di fare mire qe gjithcka sot eshte kthyer ne nje konsumizem masiv dhe qe shume shpejt statuset ndryshojne nga nje personazh i urryer ne nje personazh Cool (Blair Which Project - Harry Poter)...
fakti eshte dhe mos gabofsha e the ti qe Brown nuk ishte i pari qe shkroi per kete teme, ai thjeshte perdori burimin Plantar per te nxjerre ne treg nje fiction te arrire...
une di fare mire ndikimin shkaterrues qe kane 2 veprat e para te Brown ne mendesine e besimtareve por nese i merr me pak filozofi e mendje te hapur dhe mbi te gjitha me nje besim te forte jane thjesht rromane si gjithe te tjeret pak a shume si "Njeriu me Top" apo "Harku i triumfit"....
/pf/images/graemlins/booki.gif /pf/images/graemlins/booki.gif /pf/images/graemlins/booki.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Putrak, ajo francezja edhe ne film luan nje franceze, pra ne ka aksent te forte francez, nuk shoh ndonje te keqe, eshte prap brenda personazhit. Jam me ty ketu.

Bunny
Une nuk shqetesohem per veten. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Une ia kam lexuar librat, dhe do ia lexoj ne te ardhmen. Thjesht dua te them qe reagimi i te Krishtereve nuk duhet t'ju habise, gjithmone ne kontekstin e botes qe kontrollohet nga media. Thone: Vrimat e vogla mbysin anije te medha. Prandaj per mendimin tim ky nuk eshte sulm, por mbrojtje.
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Hmmmm! Me çfare kuti e mat ti vleren letrare? Behem kurioze sa here degjoj dike qe flet me kompetence te plote!

Me duket qesharake kur njerzit luftojne dhe me numrat! Nje "best seller" eshte nje "best seller" dhe vetem nje "best seller" sepse mated me numrin e shitjeve! Pra kur masa e ketij globi e "perpiu" nga raftet kete liber, dhe filmi ishte "sold out" per disa dite, ka shume pak vend per kritika diletante. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Hmmmm! Me se matet vlera letrare?


[/ QUOTE ]

matet me MESAZHIN qe i sjell shoqerise njerezore, limitet ose caqet ne te cilat e shpie mendien ose shpirtin njerezor.

e kjo nuk besoj te jene numrat e shitjes. sepse .......njerezit hane me shume buke nga biskota, por kjo dukuri nuk tregon qe buka eshte me e mire, me e domosdoshme, ose ka me vlera nga biskotat vetem pse njerezit e blejne me shumice ate.

tashti, biskotes nuk ja jep vleren perberja (me miell si buka behet edhe ajo), por NJOHURIJA ose DIJA e akumuluar per vite e shekuj me rradhe per pergatitjen e saj.
ti japesh te haje biskota nje indigjeni, i cili ha vetem buke, ai patjeter do ti konsideroj keto "nje lloj tjeter buke". e ndryshme nga e tija, por pa qene ne gjendje ta vleresoje si duhet a me e mire apo me e keqe.

per ti vleresuar biskotat, duhet patjeter dikush qe e ka zakon ushqimin me to. vetem ai do te jete ne gjendje ti marre atyre te gjithe lezetin qe nje ushqim i tille perçon dhe vetem ai do te jete edhe ne gjendje te dalloje kualitetin e tyre.


pra nuk besoj, te jete numri shitjes, tregues per cilesine e nje libri ose filmi apo gjithçfare lloji tjeter fabrikimi njerezor.
 

capuni

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Pash filmin mbreme, s'e njof veten per kritik filmash, po ato 20 minutat e fundit te filmit m'kapi gjumi n'kinema. Dialogu ishte pa lidhje fare ne ca pjese. Disa nga "twists and turns" ishin te teperta.

/pf/images/graemlins/sleep.gif
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Zogu - Kjo dynja ka me shume rob qe hane buke apo biskota, (pa u futur ne te thellat e llojeve te bukeve dhe biskotave...)? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Zog
Libri do te tregoje:
1. Qe Jezusi nuk ka qene perendi por profeti kryesor.
2.La Maria Magdalenen (gruan e tij) si themeluese dhe kreun e Kishes dhe jo Shen Pjetrin.
3.Kisha e beri Zot Jezusin dhe fshiu nga Historia Magdalenen duke e quajtur prostitute.
4.Da Vinci i dinte te gjitha keto dhe i "kamufloi" ne pikturat e tij.

Tani duam apo s`duam ne do dalim prape te libri se aty eshte zanafilla (te me falin mod dhe hapesi i temes).
Libri nuk ka ASNJE vlere artistike.Eshte liber alla 007(si ngjarje) POR ka dicka jo fort te vockel.Libri mbeshtet ne libra te STUDIUESVE te tjere. Ajo puna e "pemes se pasardhesve" te Krishtit dhe sidomos ajo puna e Prioriatit te Sionit faktikisht nuk kane asnje prove pervec deklaratave te nje njeriu te dyshimte (e bukura ishte se ky tipi e nxirrte veten ster-nip te Krishtit /pf/images/graemlins/laugh.gif) . Ndoshta mund te jene te verteta por me duket e zorshme. Kurse faktet e tjera psh "martesa e Krishtit", apo qe "hedhja ne vote nese Krishti eshte Zot apo jo" (dhe qe fitoi "po"-ja me nje vote me teper) keto jane gjera qe nuk i shpiku Dani. Keto jane hipoteza (dhe ndoshta FAKTE )qe jane hedhur nga STUDIUES te cilet permendin edhe disa rrotulla pergamene te cilat supozohet te jene Ungjij gnostike te shpallur heretike nga kisha (me sakte nga Keshilli i Nikeas).Biles edhe Dan Brown eshte treguar kopil. Nga nje ane thote eshte sajim dhe imagjinar (aman mos thoni me "fiction" se eshte acaruese /pf/images/graemlins/laugh.gif )dhe nga ana thote "disa nga keto gjera jane fakte te verteta".
Qellimi i D.Brown? Mbase komercializmi por kam pershtypjen qe fshihet dicka me e madhe mbas gjithe kesaj "gurguleje". S`ma ha mendja qe te jete thjesht Dani por kam pershtypjen qe fshihet dikush mbas Danit.Nuk eshte vetem Dan Brown qe po hedh idera te tilla por sic thashe te tilla gjera thuhen nga shume burime. Se ku e ka hallin nuk e di.Mbas ca vjetesh...do ja shohim "tymin" por nuk besoj se do coje uje ne mullirin e Kishes. Megjithese ne liber dhe ne film vihet shenimi qe jane imagjinate perseri shumica e njerezve (sidomos andej nga Amerika) hane "kallup" gjera shume idioteske e jo me Kodin. Personalisht me ka pelqyer pikerisht per idete qe hedh dhe jo per "aventurat e Langdonit...Robert Langdonit" /pf/images/graemlins/laugh.gif
P.S Me vjen keq qe dikush kur flet per Kodin (per ta quajtur imagjinare) permend "Njeriu me top" apo "Harku i Triumfit". "Njeriu me top" nuk eshte imagjinate e tere po eshte nje liber qe percjell nje problem teper delikat dhe nje ide shume te madhe per kohen: Vazhdimi i gjakmarrjes? apo lufta per clirim? Dhe nuk hyn ne tipin e romanit "fantazi". Aq me keq Harku qe eshte nje kryeveper artistike dhe perseri nuk hyn ne llojin FANTAZI. Mos ngaterro mor njeri "Njeriun merimange" apo "Harri Poterin" me libra shume here me lart dhe krejt te ndryshem nga stili.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

P.S.2 E kisha nje dyshim qe filmi do ishte kot. Po mendova ta shihja. Do le vellain te shkoje (se ai e ka ndare mendjen) dhe pastaj do e pyes. Nuk para me pelqen te jem "peshku" i komercialisteve. Biles edhe per librin vellai e bleu se une ja kisha friken /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

zog

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

qe jezusi nuk eshte Zot, kjo dihet. qe leonardo e dinte kete edhe kjo dihet, pasi kur "ne", njerez te zakonshem arrijme sot tek ky perfundim, patjeter ai si njeri i mbizakonshem kishte arritur padyshim me pare.

por qe leonardo vepren ta lidhte me simbolizimin e kesaj gjeje (duke futur ne pikturat e tij te porositura nga vatikani, shenja misterioze prove ose te dyshimit te tij), a thua nuk kishte tjeter pune te merrej, kjo le per te deshiruar.

ngaqe vepra e leonardos nuk ka nevoje per zotin, aq sa çka nevoje zoti nga vepra e tij. si dhe leonardo (si çdo njeri i zgjuar sot) kete e dinte qe ne kohe te vet.
bota nje dite do te arrije ne nje pike ku te krishteret do te jene MINORITET, siç ishin aristokratet qe kishin per perendi, ato te romes klasike, ne kohen e lindjes se jezusit, pra 2000 vjet perpara. kjo dite edhe do te sjelle lindjen e zotit te ri, ose besimit te ri. per jezusin s'do te flitet me, perveçse specialistet, po aq sa flasim sot per perendite e olimpit ose romes.

ndersa per leonardon do te flitet ne vazhdimesi, deri sa jeta te shuhet mbi kete planet. pra leonardo eshte ZOTI i vertete.
ai e dinte kete qe ne kohe te vet, prandaj them s'kishte PSE te mundohej te akuzonte kishen, ose jezusin, ose ku e di un cilin, nepermjet simbolesh te "paqarte" te pikturave te tij.
 

capuni

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Megjithese ne liber dhe ne film vihet shenimi qe jane imagjinate perseri shumica e njerezve (sidomos andej nga Amerika) hane "kallup" gjera shume idioteske e jo me Kodin.

[/ QUOTE ]

Ky eshte problemi me serioz per momentin, qe popullata ne pergjithesi do marri si te verteta ato cfare thuhen ne film rreth krishterimit sesa te vertetat historike. Sidoqofte mos i merrni ato qe thuhen ne film si te verteta. Ne fund te fundit, nuk ka asnje dokument nga koha e Krishtit (vitet 10 para eres sone - 30 pas eres sone) qe verteton ekszistencen e tij. Cdo gje eshte shkruar dekada pas vdekjes se tij. Kur akoma nuk dihet me saktesi ekzistenca e Jezusit, le me pastaj ne ishte Mari Magdalena shtatzan apo jo.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Hmmmm! Me se matet vlera letrare?


[/ QUOTE ]

matet me MESAZHIN qe i sjell shoqerise njerezore, limitet ose caqet ne te cilat e shpie mendien ose shpirtin njerezor.

[/ QUOTE ]

nuk e di pse por jam dakort me Indulgence ne kete pike...
dhe ty i dashur Zog po te permend vetem 2 autore qe ne kohen e tyre kane qene best-seller pa i vene shume rendesi mesazhit qe i transmetonin njerezimit apo vlerave te teorive te tyre, dhe keto jane ...
Xhaxhi Enver me tufen e veprave qe botonte ne seri dhe Adolf Hitlet me "Maine Kaunph" (me falni per shkrimin e kesaj te fundit se nuk di gjermanisht)...

Mendo pak per kete..... /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
Top