Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

hawk

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Ato kane shume rendesi per ate qe trasmetojne.
Por nese filmi trasmeton emocione te forta ne kete rast nepermjet trillimit asht OK. E kush me mire se D.Brawn eshte ne gjendje te udhetoje mes imagjinates,trillimit,realitetit dhe historise !
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pff... sa e dobet eshte bota. Z.Brown sic i eshte referuar Nomad. ngjitur me titullin ka shkruar NOVELE, prandaj qe aty ka trillime, s'eshte ndonje gjetje gjeniu. Po gjithashtu, te pakten ne versionin Amerikan, ne shpjegimin e librit thote "Recomanded for people with hi IQ"


[/ QUOTE ]

Se pari medea mos e quaj veten me te zgjuar se te tjeret. Qe aty je ne rreshkitje. Se dyti, 'recomended for people with high IQ' eshte nje koncept qesharak per nje novele, dhe nuk eshte shkruar asnjehere ne botimin amerikan. S'ka kuptim fare kjo qe thua.

Se treti, dhe se verteti.
Z. Brown vertete ka shkruar nje novele. Por ne faqen e pare te librit njofton lexuesin se ngjarjet kane baza faktuale historike. Nen titullin e madh FACT ai shkruan:
...the Priory of Sion is a real organization. He says that at the Bibliothèque Nationale in Paris — the French National Library — you can find proof that it was founded in Jerusalem at the time of the Crusades. That proof is in some documents known as the Dossiers Secrets or Secret Files.

Por Dan Brown e di fort mire se "Priory of Sion" eshte ne fakt nje organizate imagjinare e fantazistit Pierre Plantard (vdiq me 2000). Plantard, i denuar ne France ndermjet te tjerash edhe per mashtrim, e krijoi organizaten "Priory of Sion" (Manastiri i Sionit) ne vitin 1956. 'Sioni" fillimisht nuk i referohej malit ne Jeruzalem por emrit te nje kodre prane rezidences se Pierre Plantard.
Egziston nje dosje e vjeter ne policine franceze per Plantard qe e pershkruan ate si nje djalosh me mendje te turbullt (fantazist).

Plantard e shpalli veten udheheqes te organizates fiktive. Per t'i dhene besueshmeri fantazmes ai krijoji nje gjeanologji te rreme te organizates ku kryetare paskerkan qene figurat me te ndricuara te historise, nder te cilet dhe Victor Hugo dhe Da Vinci.

i njohur edhe si fallsifikator parash, Pierre Plantard ben nje liste "gjoja autentike" te kryetareve nder vite, te cilen personalisht e depoziton ne Biblioteken Kombetare Franceze ne Paris me 1956. Ky 'origjinal' i bere me doren e plantard eshte e vetmja reference qe kemi per "Priory of Sion", kjo organizate nuk eshte permendur nga asnje historian me pare.
eshte e gjitha imagjinata e nje te cmenduri. C'ka zoti brown e di, ju mesa duket nuk e dini. ketu qendron problemi, Brown ben sikur nuk di gje se kush eshte Pierre Plantardm, ama: TE FSHEHESH TE VERTETEN = GENJESHTER = DA VINCI CODE.

Kush don te dije te verteten mund te lexoje nje hetim nga njeri prej grupeve me prestligjoze te gazetarise ne ShBA "60 Minutes":
http://www.cbsnews.com/stories/2006/04/27/60minutes/main1552009.shtml
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

PS. une i kam lexuar te gjithe librat e Dan Brown para se ky te behej "Dan Brown" me fame qe eshte sot. Kjo per faktin se ketu ku jetoj une Brown eshte nje autor lokal (Boston). Brown nuk shquhet per ndonje levrim te vecante letrar, eshte tama i rendomte. Megjithate, me kete liber duket se gjeti nje miniere Ari, eshte tema (fiktive) ajo qe intrigon njerzit, jo stili i tij ne te shkruar.

Mendoj libri "Angel's and Demons", ku personazh eshte po Robert Langdon (ngjarjet ndodhin nje vit me pare se ngjarjet ne "Da Vinci...") ishte goxha me i arritur. Angels and Demons meret me historine e "Iluminati" dhe ndodh ne Vatikan.
 

disku

UNI
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Filmi ishte...pffff BIG DEAL per asgje. Ne fakt mbeta disi i zhgenjyer megjithate nuk ishte fundi i botes. C'me habiti paksa ishte fakti qe Kisha Katolike kishte organizuar parada me fletushka kunder kodit ne hyrje te kinemave. Patetike te mendosh qe libri ka etiketen FICTION.
Nqs kisha ndihet e ofenduar atehere fajim mos ta kerkoj asgjekundi tjeter por ne brendesi te politikes se saj 'perparimtare' ne fundshekullin e shkuar edhe keto fillim vite te milleniumit te ri.
What goes around will come around.
 

zog

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

fletushkat e kishes ndihmojne kishen po aq sa filmin. ne paris kete vit per krishtlindjet vendosen nje kryq druni nja dhjete meter te larte perpara katedrales notre dame. pra kisha katolike ka filluar te levize e mos qendroje indiferente.

duke pare muslimant qe tu djeg me protesta po muslimanizojne gjithe boten, edhe kisha ka fillu ta kuptoj stilin, pra me protesta te grumbulloje besimtaret e fjetur prej kohesh.

tjeter, kjo veper letrare eshte siç ishte filmi morees, atij berkderrit me xhinse e mjeker te palare qe i filmon bosat amerikane tek dera e zyres ose tu zbrit nga vetura, ngaqe asnje nuk i hap deren, dhe keto i ben filma me pas. a e pate filmin e tij kundra bushit, qe megjithese u shfaq perpara zgjedhjeve i beri amerikanet te votojne per te, pra ta perkrahin kur ne fakt nuk do te duhej.

edhe ky liber pra qe kerkon te çmitizoje kishen katolike ose dogmen kristiane, jo vetem qe s'do ti beje dot keq asaj por perkundazi do te shpjere uje ne mulli te saj.

godari nje regjizor francez filmash, tha per filmin e mores (por sherben edhe per librin e danit) qe veprat e dobeta, e qellim politik ose moral, bejne gjithnje te kunderten e qellimit per te cilin jane fabrikuar.

mendoj se ka te drejte.

duke mos ditur se cili eshte qellimi i vertete i danit, te beje letersi apo moralitet.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Patetike te mendosh qe libri ka etiketen FICTION.

[/ QUOTE ]

Fiction sot eshte Histori neser. POP Culure sot, do jene "legjendat" e brezave pas nesh. Nuk eshte halli tek ata qe studjojne por te injorantet qe cdo film apo liber, e hane si te vertete.

Duhet te kaloje ca kohe qe te kuptohet per se po flasim. PSH:
Pa "google", si mendon ai personazhi i Chamberlain tek "Shogun" eshte faktik apo fiktiv?
 

besim231071

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Nuk mu kujtoka asnje fraze,vetem muzika ishte klas,
ah po,edhe aktoret ishin te famshem,sidomos ai Toma,
eshte dhe punetor i madh.
 

disku

UNI
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk eshte halli tek ata qe studjojne por te injorantet qe cdo film apo liber, e hane si te vertete.


[/ QUOTE ]

Injoranca nuk mundet duke censuruar idete e demshme te katolicizmit or mik po duke ju kunderpergjigjur skenarit qe parashtron shtrembrimi ne fjale me kunderpergjigje te faktuara. Nqs do e censurosh dicka se nuk te duket e drejte(Ose nuk eshte e drejte me sakte) atehere do i mbushesh mendjen mases se i frikesohesh dickaje. Frika tregon pasiguri edhe do ti beje njerzit te besojne se vertet Dan Brawn ka sjelle dicka ne sofer qe mund te kete edhe te verteta brenda. Te njejtin efekt qe te parashtroi zogu ama me perfundim krejt ndryshe sjell edhe censura.
 

Al-Punk

Still here
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Historia nuk eshte nje shkence ekzakte, historia bazohet mbi hipoteza! Kam pershtypjen se ne librin e Dan Brown ka shume hipoteza historike dhe kaq! Askush nuk mund t'i provoje, jane vetem hamendesime qe mund te jene nga 80%-1% te verteta.
Filmin nuk e kam pare po besoj se Dan Brown ishte shume i suksesshem pasi ne te shkruarin e tij u jep te gjitheve nje ndjesi te forte ngjitje pas librit! Sado qe Engjej dhe Djaj ngjan shume ne rrjedh me Kodi i Da Vincit (pra nuk ka fantazi narrative), gjuha qe perdor dhe argumenatat qe pak jane prekur me pare e ben shume interesant!
 

we_dont_play

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Da Vinci Code e pash mbreme dhe te them te drejten me pelqeu aq shume saqe u be nje kohe e gjate qe skam pare i film aq intrig ose interesant! ka shume kritika por mua personalisht me pelqeu shume!:)
 

hawk

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Se pari ketu diskutojme per filmin e jo per librin mbi te cilin eshte diskutuar shume.
Se dyti kisha i beri me shume publicitet filmit duke e "denuar" se sa i kane bere producentet.

Mos te kanalizojme diskutimin mbi filmin ne drejtime fetare e aq me teper ne protestat e muslimaneve dhe "myslimanizimi i botes".

Filmi ishte ideal persa i perket llojit te vet.
Triller plot suspens,emocione,efekte speciale.
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Një nga librat më të shitur të kohëve të fundit në botë, “Kodi i Da Vinçit” me 7.5 milion kopje nga Dan Braun, u prezantua së fundi edhe në Shqipëri në panairin kombëtar të librit të organizuar tek Piramida. “Kodi i Da Vinçit” është një roman policesk, i cili luan me historinë dhe imagjinatën. Personazhet kryesorë të romanit Robert Langdon (simbologjist) dhe Sofie Nuve (detektive) hetojnë së bashku vrasjen misterioze të gjyshit të Sofisë. Ndërsa ndjekin shënimet dhe gjurmët që kishte lënë gjyshi i saj, Sofie dhe Langdon zbulojnë se gjyshi ishte anëtar i një organizate të fshehtë me emrin Parësia e Sionit. Organizata gjoja synon ruajtjen e eshtrave të Maria Magdalenës dhe të dokumenteve të rëndësishme që datonin që në kohën e saj. Sipas librit Maria Magdalena paraqitet si ish gruaja e Jezuit dhe përfaqësuese e shenjtërisë femërore.

Libri flet gjithashtu për Gralin e Shenjtë (sipas legjendave kupa e darkës së fu-ndit) që simbolizonte vetë Maria Magdalenën e cila gjoja mbante në barkun e saj pasardhësit e Jezuit. Kisha sipas autorit të librit e sulmoi “she-njtërinë femërore” dhe anatemoi femrën duke ulur rëndësinë e saj. Adhurimin i Jezuit, po sipas librit, ishte diçka që e shpiku perandori Kostandin në këshillin e Nikesë (Turqia e sotme) në vitin 325 para Krishtit për të forcuar pozitat e veta meqë krishtërimi po bëhej më i “su-ksesshëm” se paganizmi. Këto dhe teori të tjera që dalin nga libri janë krejtësisht në kundërshtim me bazat e besimit të krishterë.

Shumë nga përfundimet në të cilat dalin personazhet, disa prej të cilave i për-mendëm më sipër, janë vërtetë qesharake. Për të dalë në teoritë e tij fantasktiko-"teologjike" autori bazohet në legjenda, ungjij gnostikë (të tipit Ungjilli i Maria Magdalenës), romane pseudo-kërkimor, gjysëm të vërteta, shtrembërime historike etj.

Këtyre autori u bashkangjit besime apo filozofi lindore, egjyptiane, pagane, masonike etj., për të krijuar një ama-lgamë, e cila e shërbyer në një mënyrë të caktuar, të çon në pikëpamjen e gabuar të kohërave të sotme se të gjitha fetë qenkan njëlloj.

Një fakt interesant mbi librin ishte se në fillim, personazhet niseshin për të gjetur të vërtetën. Dhe, kur pas shumë peripecish “e gjejnë” atë, mendojnë se nuk është e rëndësishme që njerëzit ta njohin, por më e rëndësishme ështe që njerëzit të besojnë në ekzistencën e diçkaje që i frymëzon, qoftë kjo dhe një legjendë. Pra, me fjalë të tjera, e vërteta absolute nuk ekziston, e vërtetë është ajo që ti beson, ose më saktë ajo që ti dëshiron. Edhe kjo është një pikëpamje kaq e gabuar në botë sot.

Por libri, sipas New York Times, megjithë shitjet e mëdha ka marrë shumë kritika edhe nga studiues që nuk kanë lidhje me kishën, dhe është cilësuar si i pande-rshëm intelektualisht. Nuk ka as edhe një provë historike që të krishterët e parë të kenë adhuruar Maria Magdalenën, përkundrazi dihet se të krishterët e parë persekutoheshin nga Roma se adhuronin Jezuin dhe jo perandorin. Por edhe nëse ndjek logjikën e librit nuk është e qartë se pse duhet adhuruar Maria dhe jo Jezui. Sipas këtij libri Maria ishte pas-ardhëse e linjës së Davidit e Solomonit dhe mbajti në barkun e saj pas-ardhësit e Jezuit, gjë që e bënte atë hyjnore ndërsa vetë Jezui nuk ishte i tillë. Problemet e një arsyetimi të tillë duken qartë.

“Kodi” gjithsesi ka rezultuar me interes për publikun i cili magjepset pas misterve. Sandra Miesel e revistës “Crisis” thotë se Braun është duke synuar lexuesit postmodernistë për të cilët një realitet është po aq i vlefshëm sa dhe një tjetër dhe që ndërsa lexojnë një roman mësojnë edhe mbi historinë. Ndërsa sipas CNN-it Braun është duke shkruar vazhdimin e librit dhe se një film po përgatitet bazur mbi “Kodin”.

Mu duk me vend që të shkruaja diçka mbi këtë libër, pasi ai tani ëshët në duart e lexuesve edhe në Shqipëri. Megjithëse për një lexues të painformuar mesazhi i këtij libri do të dukej si një risi, ai nuk është gjë tjetër veçse përsëritje e herezive të hershme.
 

Boby

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

grupi libri ka dale ne Shqiperi qe ne 2004 nga shtepia botuese Dudaj.une vete e kam lexuar ne shqip nga fundi 2005
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Mu duk realizim i dobet. Mund te ishte bere shume me mire.

Po qe se nuk e ke lexuar librin eshte e kote ta shohesh se nuk kupton gje. (vezhgim i nje miku ky)
 

blabla

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

si libri, gjithashtu edhe filmi, disappointing. Megjithse, ne liber gjerat u duken me reale (relativisht), sesa supernatyrore qe u duken ne film...aktori me i mire ne kte film per mendimin tim ishte ai albino silas.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

S'me pelqejn njerzit qe tentojn te hedhin posht diçka te "brendshme" per diçka te "ja$htme" , dhe as njerzit qe ju besojn dhe argetohen me to .

Me kte arsye /pf/images/graemlins/laugh.gif po e shkarikoj filmin (sepse FILM esht!)plot inot /pf/images/graemlins/laugh.gif ... /pf/images/graemlins/goofy.gif
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Po shani dhe Librin kot fare. Si liber eshte kryeveper, per ne qe jetojme midis dyshimeve nese ka zot apo UFO. Nje liber i tille kaq intrigues do kohe te dale perseri...
 

zog

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po shani dhe Librin kot fare. Si liber eshte kryeveper, per ne qe jetojme midis dyshimeve nese ka zot apo UFO. Nje liber i tille kaq intrigues do kohe te dale perseri...

[/ QUOTE ]

meqenese ti e paske lexu, kam nje pyetje çfare ka dashur te tregoje dani me kete liber :
1. jezusi nuk ishte zot.
2. leonardo nuk besonte ne zot.
3. kisha eshte institucion i rreme.

4. apo asnjeren nga keto te lartemet, ai e shkrujt librin per sport, per te argetuar njerezit e te fitoj ndonje grusht leke.

por lind pyetja sikur te jete kjo aresyeja e fundit, e verteta e danit, a mund te quhet kamuflimi i nje historije per qellime bisnesi, liber i madh ose kryeveper letrare.
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Asnjeren nga te 4 keto qe thua Zog. /pf/images/graemlins/shrug.gif Thellohu dhe ca. /pf/images/graemlins/booki.gif Ndoshta duhet ta lexosh perseri, dhe s'do jesh i pari. /pf/images/graemlins/idea.gif
 
Top