Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

ameba

Forumium maestatis
Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Une per vete ende nuk e kam pare, per faktin e thjeshte qe dje eshte shfaqur per here te pare ne festivalin e Kane-s...
Por njesoj si per librin /pf/images/graemlins/booki.gif polemikat e kane paraprire kete film....
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Sepse Z. Brown ka bere nje pacavure duke zgjedh gjysma-faktesh e duke i xhongluar ka servir nje perralle detektive plot e perplot me spekullime...

...pa dashur te futem ne hollesi.
 

la dea

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Pff... sa e dobet eshte bota. Z.Brown sic i eshte referuar Nomad. ngjitur me titullin ka shkruar NOVELE, prandaj qe aty ka trillime, s'eshte ndonje gjetje gjeniu. Po gjithashtu, te pakten ne versionin Amerikan, ne shpjegimin e librit thote "Recomanded for people with hi IQ"
Dhe une mendoj se e ka ven jo per ofendim, po per aftesi ndarjesh te trillimit nga detajet. Une e kam lexuar Biblem dhe shume literature fetare. Ka shume pjese ne histori qe mungojne, dhe Brown i ka plotesuar sipas interpretimit tij. Por ama shume nga emrat dhe vendet qe ai thote une i kam degjuar me pare, gje qe do te thote ose qe c'thote ai jane te verteta ose aftesite e tij per te ber kerkime arrin majat. Gjithsesi per masen e popullit, ai eshte trillim!! Dhe ate e deklaron vete libri!!
Te premnten del filmi, 19 Maj, ta shohim c'do jete!
 

maty

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Brown eshte nje shkrimtar dhe si te gjithe shkrimetaret ka perdorur fantazine e tij duke nderuar ne nje fare menyre realitetin dhe kodi Da vinci eshte nje liber i shkruar si 1000 libra te tjere....e vetmja gje qe cristianeve nuk ju vjen mire ju duket perdorim po per nje qe nuk beson eshte nje liber si nje tjeter ku eshte perdor thjesht fantazia i nje shkrimetari dhe keshtu duhet te konsiderohet e ska perse te lindin polemika....eshte interesant si liber dhe ka vleren e tij ....


Po filmin kush e ka pare?si ka dale?
 

ados

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Libri eshte i vecante per temen qe sjell, packa se eshte nje trillim.Sa per filmin, kritikat ka qene te ashpra.Dje u shfaq ne Canne premiera e filmit dhe mori pike nen mesataren nga kritiket. Sipas nje gazetari te "Boston Tribune", salla plasi ne te qeshura, kur aktori kryesor(Tom Hanks) i thote dedektives(Audrey Taotou) se ishte nip i Jesus Christ..
Megjithate,filmi pritet te bej "bum" ne box office si block buster, premiera ne te gjithe boten eshte sot.
Have fun!!
 

la dea

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Plasi ne te qeshura? Po injoranca s'ka kufij nga1 here...
filmi del te premten ne kinema! Une per vehte i kam biletat, biles ishte keq per vende. Keta "fetaret" kot bejne si te revoltuar, po te ishin te gjitha trillime pse do shqetesoheshin aq shume atehere??!!!!
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Ktu ke ne mbreme ishte premiera e filmit, dhe nje shoqja ime qe e pa tha se nuk ishte aq i arrire sa libri,& Tom Hanks jo ne lartesine e duhur , Medea nese ti e ke pare na jep pershtypjet e tua, pasi libri ka qene shume interesant per mua.
 

ados

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Filmi shfaqet sot si premiere ne te gjithe boten.Keshtu askush nga ne nuk e ka pare.
Ja fusin kot ata qe thojne se e kane pare. Vetem dje ne hapjen e festivalit te Kanes eshte shfaqur, per kritiket dhe jurine..dhe mori pike te ulta..
 

bizi

Forumium praecox
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Personalisht mendoj se megjithese eshte thjesht nje novele dhe duke qene e nenkuptuar qe do kete trillime pa mase te krishteret s'duhej te revoltoheshin e te polemizonin u jap te drejte.
Besoj se ka disa limite qe s'duhen kapercyer dhe s'duhet abuzuar me "lirine".
 

althea

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Ne pergjithesi librat interesante nuk dalin filma te arrirre.Le te marrim "kujtimet e e nje geishe". As nuk krahasohet me ndjesine qe te le libri. Pa dashur te pergjithesoj nuk ma merr mendja qe " Kodi..." film do kete te njejtin efekt si libri.
Si krishtere qe jam e lexeova "Kodin.." s liber artistik dhe as nuk e mendova se duhet te ndryshoja ato qe dija per fene e krishtere.As nuk ma merr mendja qe filmi/libri do te trondisin themelet e krishterimit. Nuk kuptoj perse i japin kaq rendesi dhe Vatikani dhe kishat e tjera. Arma me e mire te luftosh tjetrin eshte mosperfillja. Tani qe ka kaq reaction nga ana e kishes po "shqetesohem" per ato qe thote libri.
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Une e kam lexuar librin ne nje plazh te vogel, rrethuar cdo dite nga pothuajse i njejti grup njerezish, dhe vija re qe kishte dhe nga ata "te tmerruarit" qe me shihnin me ca sy sikur te isha Galileo. /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

Mezi pres filmin! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Kete te premte /pf/images/graemlins/laugh.gif
Po i count down oret /pf/images/graemlins/laugh.gif
Indu /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

atehere duhet te kishte shperther nja 200 here lufta e trete boterore.sa filma jane ber per ruset terroriste,per kineze,japoneze,sa libra e artikuj gazetash jane shkruar,sa filma kane bere mbi terrorizmin ^islamik^....nuk jemi me ne kohen e kryqezatave,dhe kisha nuk komandon me boten si dikur e si donte.
eshte nje liber dreqi e mori,merreni jeten me pak filozofi...liber.qe e bene film sepse eshte i bukur,arrin te terheqe vemendjen e lexuesit,dhe shpresoj dhe te shikuesit neser.
kujt nuk i pelqen te ngreje doren,per te provuar te gjitheve qe ka mbetur ke kohen e Savonaroles.nje kohe e mbytur nga injoranca kulturale.
 

Fioralbina

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Un filmin nuk e kom pa akoma, por libri me ka pelqyer shum, shpresoj qe filmi te jet ne te njejten lartesi. Zakonisht ndodh qe kush ka lexu librin ngelet i zhgenjyer nga filmi gati gjithmon, mbase ksaj radhe do jet ndryshe /pf/images/graemlins/grin.gif
 

disku

UNI
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Fioralbe filmin nuk ke si ta kesh pa honey se s'ka dal ala ne kinemo. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Can't wait.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

une nuk e di por ne nje fare menyre e prisja qe kjo teme do te ngjallte nje fare mish-mashi ne forum, por nuk e prisja qe populli ketu te fillonte te fliste per librin e D.Brown... idea nuk ishte per nje diskutim per librin se do ishte budallallek ta hapje tek Kinemaja dhe Teatri kete teme, keshtuqe ju lutemi shume kalamaja kush e shef filmin i pari te vije te na thote si ju duk ne krahasim me librin???

P.S: Uni welcome back (ene duku nga fundi i forumit)
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Kush deshiron nje prezantim faktual mbushmendes (powerpoint) rreth pretendimeve trilluese te librit te me lere e-mailin ne MP. (ne anglisht)

Shendet.
 

Hushh

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Po mos te ishte artistikisht i arrire nuk do te kishte shkaktuar kaq shume polemika (libri). Pamvaresisht se sa jane te vertuara ato qe i shkruan aty, llogjika dhe menyra e te servirurit jane te nje niveli shume te larte. Jane shkruar me dhjetra libra te kesaj natyre por asnje me kaq buje. Dhe derisa Kisha u drodh, dmth se llogjika e tij eshte shume e afte. Great Book! E lexoj me shume endje. Nese Filmi nuk eshte po kaq i arrire dmth se regjisori dhe kasti i tij nuk jane po aq te afte. Asnje problem, mbetet nje liber per tu rilexuar.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Besoj muajin tjeter do ta shfaqin dhe ne Tirane tek MIllenium, shume kurioz per te pare Tom Hanks ne rolin e Langdonit.
 

lumidrin1

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Se kuptoj pse D.Brown eshte bere "tabel" qitjeje nje kohe ku ai bazohet te libri "Santo Gral", kush e ka lexuar kete liber besoj se edhe ai i ka bere pyetjen vetes, ma se eshte e vertet ku mund te jete "thesari i Prioriatit te Sionit"?
D.Brawn i mahnitur nga libri ka trillu ngjarjen qe ndodh ne Paris por jo logjiken, ate e ka marre te gatshme nga libri.
 
Top