Keni frike nga vdekja?

labi90

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

Vdekja kjo fjale hyjnore, kjo fjale qe me se shumti e dua, menjehere kur ta ndegjoj kete fjale me kapin emocionet e gezimit, ah po te kisha fuqi menjehere do te vdisja.

Zoti e krijoi vdekjen qe njerzit t'e denoheshin per ato te keqija qe ata bene ne toke.

Po te pyetesha une jeta nuk do te egsistonte fare. por do te eksistonte VDEKJA.

Jeten nuk e dua sepse ajo nuk me krijoi asnje te mire. nga ato materiale e deri ato shoqerore.
 

neta

Forumium praecox
Re: Keni frike nga vdekja?

jo frike e gja, po tmerr. Jo vetem vdekjen time, po me tmerron edhe ideja qe ato qe dua do te vdesin gjithashtu /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif .
E du shum jeten ...
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

Fillimisht postuar nga labi90:
[qb] Vdekja kjo fjale hyjnore, kjo fjale qe me se shumti e dua, menjehere kur ta ndegjoj kete fjale me kapin emocionet e gezimit, ah po te kisha fuqi menjehere do te vdisja.

Zoti e krijoi vdekjen qe njerzit t'e denoheshin per ato te keqija qe ata bene ne toke.

Po te pyetesha une jeta nuk do te egsistonte fare. por do te eksistonte VDEKJA.

Jeten nuk e dua sepse ajo nuk me krijoi asnje te mire. nga ato materiale e deri ato shoqerore. [/qb]
Ja te te jap nje dore une ty si fillim :smash:
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Keni frike nga vdekja?

Ca eshte kjo bisede idiote more!!! Kur vdekja eshte nuk je ti dhe kur ti je vdekja nuk eshte.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

Jo, nuk kam frike nga vdekja. E njoh personalisht ate qe e mundi vdekjen, prandaj s'kam frike! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

labi90

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

JEZUSI: Une jam jeta, e verteta...

Po ku tutet shqiptari s'jena tut pi shkieve e po tutem prej vdekjes po mos u bo axhami...
 

neruda

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

Besoj qe kam frike nga vdekja.besoj qe vdekja eshte njerezore po ashtu edhe frika nga vdekja eshte njerezore.Mendoj qe frika nga vdekja ekziston per faktin qe nuk eshte frika qe po ndahemi nga ky rreth i jetes por c'do gjejme pas vdekjes.kush nga ju eshte perballur me vdekjen dhe nuk eshte dredhur perpare saj,apo kush e ka pare vdekjen ne sy dhe nuk ka ndryshuar?po flas me ju heronj te koheve moderne! vdekja na ndryshon te gjitheve.Vdekja nuk eshte fundi por vetem fillimi i nje ekzistence te re.Une kam frike nga vdekja por e marr me filozofi:DUHET TE JETE ME MIRE PAS VDEKJES PASI TE GJITHE ATA QE KANE SHKUAR NUK JANE KTHYER ME MBRAPSHT!
 

peson

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

nga Hugo:
--------------------------------------------------------------------------------
"Të vdesësh s'ështe gjë, të mos rrosh është e tmerrshme"
 

epiphany

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

te keshe frike nga vdekja eshte njerezore.fundja jeta eshte instikti me i forte qe ekziston.sdq eshte dhe e gabuar te jestosh cdo cast te jetes me frike, jo vetem nga vdekja po nga cdo gje.do i humbte cdo shije dhe duke pritur fundin do humbnim edhe castet e bukura.
 

anny

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

te gjithe kane frike nga vdekja,edhe ata qe thone qe nuk kane (nese thot ndonjeri)ja ka fut kot se edhe ai ka frike,mua personalishte me dridhen leqet e kembeve /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bob

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

vdes i cik per te vdekur /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

WiLd^-_-^BoY

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

pse jetoni me frik more ju mart dreqi /pf/images/graemlins/laugh.gif po ec aty mor se ju se keni ditur qe do te lindni keshtuqe nuk keni per ta ditur as kur do vdisni /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zecovina

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

Nuk e di ceshte vdekja...qe ta kem frike ..si puna e zjarrit u dogje..ke frike mos digjesh..keshtu qe per veten time nuk mund te them qe kam frike per dicka qe nuk e njoh...tani per vdekjen e dikujt tjetri po...shyqyr deri tani nuk me ka ndodhur ta jetoj qe nje njeri i aferm timi te ike nga jeta...dhe nuk e kam jetuar as edhe kete aspekt...dhe nuk dua kurrrrrrrrrrrreeeee....(do ndodhe dikur..po i lutem zotit te jem gati)
 

arun

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

Vdekja - trillimi më i madhë





Një njeri - po vdiste një njeri; ishte mjaft plak, e kishte jetuar të vetën dhe as që kishte nevojë të brengosej për vdekjen. Ishte koha e perëndimit të diellit. Nata lëshohej ngadalë anëkënd. Njeriu hapi sytë dhe e pyeti gruan, e cila i qëndronte pranë, nga ana e djathtë e krevatit: "Ku është djali i madh?"
"Ai është ulur pranë teje. Mos u brengos për të, mos u brengos për asgjë. Ti vetëm qetësohu dhe lutu!"
Mirëpo njeriu sërish pyet: "E ku është djali i dytë?"
Ai është afër të madhit" - ia kthen ajo. Plaku, i cili ishte buzë vdekjes, provon që të ngritet nga shtrati. Gruaja e pyet: "Çbën ashtu?". Ai i përgjigjet: "Shikoje ku e kam djalin e tretë". Gruaja dhe djemtë për një çast menduan se sa dashuri ndien ai për ta. "Edhe unë jam këtu, baba. Ti, vetëm qetësohu, të gjithë ne jemi këtu". Plaku vazhdon pa e zgjatur: "Të gjithë rrini këtu dhe kërkoni nga unë të qetësohem! E kush punon në dyçanin tonë?"

Në momentin e vdekjes ai brengoset për dyçanin e tij. Vdekja sjell në sipërfaqe të gjitha vetit tua themelore.
Një njeri po ashtu vdiste, ishte mjaft i pasur. E gjithë familja i qëndronte pranë. Befasisht djali i madh e pyet: "Ç'do të bëjmë kur të vdes? Duhet ta gjejmë një veturë që ta dërgojmë në varr". Djali i ri tha: "Ai gjithmonë ëndërronte "Rols Rojsin" ose "Fordin". I madhi ia ktheu me të shpejtë: "ti ende je i ri dhe nuk i kupton mirë këto gjëra. Trupi i vdekur nuk mund të bartet dosido. Unë e njoh një njeri që ka traktor dhe me të do të ishte më lehtë e më lirë." I riu nuk mund të përmbahet: "Unë nuk mund t'i toleroj gjitha këto marrëzira. Nuk është e nevojshme që të brengosemi për "Rols Rojs", "Ford" apo traktor. Mos e dërgojmë në kurorëzim? Ai duhet të varroset. Ne do ta gjuajm nga shtëpia në vendin ku hidhen mbeturinat. Shërbimi komunal mbi transportin e mbeturinave do ta merr menjëherë, dhe ne nuk do të kemi kurrëfar shpenzimesh." Në atë çast plaku i hapë sytë dhe shpërthen: "Ku i kam këpucët?" Ata e pyesin me habi: "Ç'të duhen këpucët, ti vetëm qetësohu!" Mirëpo plaku ngul këmbë. Djalit të madh nuk i durohet: "Ai është kokëfortë. Ndoshta dëshiron të vdesë me këpucë? Silljani këpucët!" Pasi ia mbathën ato, plaku thotë: "S'duhet të brengoseni për shpenzimet përderisa më ka mbetur edhe pak jetë. Do të shkoj vet deri te varri. Shihemi atje! Do të vdes pikërisht në varr. Më lëndon ekstravaganca e juaj. Unë vetëm kam ëndërruar "ROJS ROJSIN". Të ëndërrosh nuk kushton shtrenjtë". E thënë e bërë, dhe plaku shkoi te varezat. Pas tij shkuan edhe djemtë, të afërmit dhe shokët. Dhe saktësisht me të mbërrirë në vareza, plaku vdiq: Kështu i kurseu paratë.
Ideja e fundit e njeriut, që manifestohet në momentin e vdekjes, është karakteristikë për tërë jetën e tij, religjionin e tij. Djaloshi shkoi me të atin në kopshtin zoologji, ku e panë një luan të tërbuar në kafaz. Djali u frkua së tepërmi. Ai s'kishte më shumë se nëntë vjet. Sakaq e pyeti të atin: "Baba, nëse rastësisht ky luan del nga kafazi dhe të vërsulet ty, a mund të më tregosh se me cilin autobus mund të kthehem në shtëpi?" Në gjendje të tillë ai parashtroi një pyetje relevante. Ai asq ë mund të marr me m3end se nëse diçka e tmerrshme i ngjet t'etmund t'i ngjaj edhe atij poashtu; mirëpo nëse i ngkjet vetëm t'et dhe ai mbetet gjallë, atëherë ai duhet të dij numrin e autobusit që të kthehet në shtëpi. Njohuria mbi vdekjen befasisht heq të gjitha maskat, hipokrizitë, dhe ti për një çast bëhesh i vetëdijshëm se je vetëm dhe se raportet tua me të tjerët janë vetëm një mashtrim, një mënyrë që të harrosh vetminë tënde -nganjëherë madje edhe krijon familje vetëm që të mos ndihesh i vetmuar. Por, ja që vdekja zbulon çdo gjë. Ti do të vdesësh vetëm, si i huaj, pa emër, pa autoritet, pa respekt, pa fuqi, i zhveshur i tëri.
Koha është diçka që nuk mund të ngdalet, diçka që nuk mund të mbrohet, që nuk mund të kthehet. Ajo është njëdimenzionale. Nujë ditë e gjithë rëra do të bie në orën e rërës dhe ti bëhesh i zbrazur. Për këtë dhe vdes. Interesohu më tepër për vdekjen (kohën). Ajo ndodh pikërisht tash dhe këtu. Kur njëherë fillon të mirresh me të, atëherë edhe vetëdijësohesh për vdekjen.
Ta duash jetën është epsh i thellë, ndërsa të jesh i gatshëm për vdekje, me domosdo është jo e natyrshme. Dhe vërtet vdekja është gjëja më e natyrshme në botë. Ajo është shumë më e rëndësishme se jeta. Jeta, thjeshtë është sipërfaqësore. Vdekja është shumë e thellë. Përmes vdekjes ti arin në jetën e vërtetë... përderisa përmes jetës ti arrin vetëm deri në vdekje dhe asgjë më shumë.

Nga "Vdekja -trillimi më i madhë"
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Keni frike nga vdekja?

Para tre ditesh e ulur ne gjunje para nenes time i thoja duke qare :Te lutem o nene,ti qe me solle ne kete jete,bej qe te mos vdes kurre!kam frike te vdes,kam frike nga ajo qe mund te me ndodhi,bej te lutem te mos vuaj kaq shume nga ky panik qe me ka pushtuar.--dhe nena me pa ne sy e me tha :mos ki frike zemra ime,ne do jemi gjithmone bashke ne jete apo vdekje,do jemi gjithmone bashke!
nuk mendoj me per vdekjen pas kesaj ndodhie,kam vuajtur vertete por ama nuk e mendoj me tani.edhe kur erdha ne jete mbase skam dashur te vija sepse se dija cme priste,ndaj tani i pres gjerat thjesht te ndodhin dhe jetoj jeten time njesoj sikur do te ishte dita ime e fundit,pa thene me kurre -c'dite koti kjo qe kalova.tashme me nenen ,babain dhe motren time prane mund te kaloje cdo frike qe me percjell trupin.kur je dyshe njeriu perballon gjithcka ,gjithcka.mos filozofoni me kot,vdekjen sdo ta gjeni kurre cfare eshte...
 

sham-rock79

Primus registratum
Re: Keni frike nga vdekja?

vdekja eshte e tmerrshme sepse cdo gje do mbaroje sa te mbyllesh syte. nuk do kete me asgje pasi te mbyllesh syte. nuk do shohesh se si do jene brezat pasardhes, njerezit do fillojne dalengadale te harrojne qe ti dikur ke qene pjese e jetes se tyre, nuk do shohesh me njerezit qe dikur ke dashur...vdekja eshte e trishtueshme, e dhimbshme dhe mbi te gjitha e tmerrshme. prandaj njerezit, per te lehtesuar dhimbjen e tyre, shpiken filozofi te ndryshme dhe engjejt...te gjithe kane frike nga vdekja po nuk duan ta mendojne deri sa ajo te vije sepse sa me teper e mendon aq me teper ia ke friken. madje frika nga vdekja i ben njerezit ta cmojne me teper jeten e tyre dhe ta jetojne pa patur kurre pendime dhe pengje...
te gjithe kane frike nga vdekja edhe pse e mohojne.
 
Top