Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.
Te gjitha kenget jane pjese e nje arti te vertete muzikor me nuanca te pastra shqiptare. Per fat te keq per 10 vitet e fundit hiti shqiptar ishte kenga evgjite shiki-shiki-java.
Ja edhe ca kenge te tjera.
Grure dhe kenge
Oj erdhi bilbili oj erdhi në lëmë
tak ma bëri zemra kur i ndjeva zënë
dhe shoqet më panë o me bisht të syrit
ç'u përzje me grurin kënga e bilbilit
Oj erdhi bilbili oj erdhi në lëmë
shoqet shinin grurë unë mblidhja këngë
dhe nuk di ç'më gjeti dhe nuk di ç'më zuri
oh sa shpejt u bëra kuq o si purpuri
Lëmi plot me grurë
grurë edhe këngë
oh bilbil pse erdhe
o pse erdhe në lëmë
tani vajzat sytë tek unë shpesh i kthejnë
oh sikur ta dija ku e ke folenë
Në zemër folenë e ke thurur vetë
o bilbil i dashur o pse s'më le të qetë
apo ç'dasëm do bëjmë oh ç'dasëm në lëmëe
shoqet mbledhin grurë, grurë edhe këngë
Valsi i Lumturise
Sa knaqsi kur dëgjoj
Valsin tonë në kët pranverë;
Ai përs'ri po na fton
të vallzojm' si atëherë.
Bashk' me pranverën dhe ti lul'zon;
lule plot erë që në shpirt më gjallëron...
(refreni)
Vals o vals, ti jeho
mbi të bukurin atdhe;
Fushat tona i përshkon,
ku shpërthen jet' e re...
------------
Ne nji vals na bashkoi e na fali lumturin';
tingujt sot më kujtojnë prap rinin'.
Bashk' me pranverën dhe ti lulzon;
lule plot erë që në shpirt më gjallëron...
Ja dhe kenga ime me e preferuar
Kur perendon dielli
Meta gjith diten hijeve
Se m'than ne hije rri
Etjen e shova krojeve
Krojeve ku pin ti
E mira u raft-o hijeve
Qi mujten me m'fresku
I kjart' ardht' uji krojeve
Se etjen ma kan' shu
KORI

o t'jeni bashk' ju te dy
Do t'ju shikjojn' me zili
E do ju flasin nër sy
Sa duheni ju te dy.
SOLISTAT

o t'jemi bashk' na te dy
Do t'na shikjojn me zili
E do t'na flasin nër sy
Sa duhemi un e ti
KORI:Sa here bjen dielli majave
E muzgut rrug' i l'shon
Sa kandshëm ju thrret' deleve
Kur zanin nis e i l'shon
Besa u k'naqa hijeve
Gjith diten kep më kep
Kur zanin ja l'shoj deleve
E ti përgjigje m'jep
SOLISTAT

o t'jemi bashk' na të dy
Do t'na shikjojn me zili
E do t'na flasin nër sy
Sa duhemi un e ti
KORI

o t'jeni bashk ju të dy
Do t'ju shikjojn me zili
E do t'ju flasin nër sy
Sa duheni ju të dy
Aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
SOLISTAT

o t'jemi bashk' na të dy
Do t'na shikjojne me zili
E do t'na flasin nër sy
Sa duhemi un e ti