Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

sonora

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Djepi!
Me gjej te lutem vargjet e 3dhe te 4 te kenges qe me ke plotesuar ti;
s'te harroj mesues i pare
.............etj.
te lutem!
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Fillimisht postuar nga Dajaku:
[qb] Mka marre madhi shume per at kongen e ati zymbylit "Lulet ne dritare"... [/qb]
Sa here kaloj tek nje dritare
qe me saksi eshte mbushur plot,
gjithmone fare si pa dashur
nje lule cel, e nje perde lot.

Sa here kaloj tek nje dritare
qe me saksi eshte mbushur plot,
gjithmone fare si pa dashur
nje lule cel, e nje perde lot.

Sa here andej une i hedh syte
i ndjej dy sy qe me ngacmojne,
e nje nga nje, e dite per dite
te gjitha lulet oh sec lulezojne.

--------
Nje dite pranvere aty prane
kalova une plot mall.
Nder floke me hodhe nje petal
nga lulja me e rralle.

Nje dite pranvere aty prane
kalova une plot mall.
Nder floke me hodhe nje petal
nga lulja me e rralle...

I dua lulet ne dritare
se jam i ri e mi do zemra.
Por shume me fort se ato lule
une dua vajzen-lule qe rri brenda.

Mos me ngacmo ti me veshtrime
se une jam djale e s'duroj dot.
Por syte nga dritarja tende
jo asnjehere jo s'i hodha kot.

Kete e ka kenduar Gezim Cela, me duket ne '87.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Kozma Dushi & Kori

Eja o shoku yne te kemi pritur
ti paske qene lehen se kemi ditur

Kush e ka tekstin le ta shkruaje
 

ujku81

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

O djepi e di ate " nje gjethe dafine " te Gaqo Cakos, se ka nja 2 dite qe e degjoj dhe s'ja marr vesh fjalet!!

Une mbaj mend vetem copera kengesh

Si e ka titullin kjo ?

Fishekzjarre n'qiellin blu
po ndricojne sonte kudo
qesh voglushi i vogel qesh
qesh ti sonte mos pusho
sa gaz ndjej ne shpirtin tim
kur 2 dockat lart i ngre
dhe buzeqesh voglushi im
si nje qiell pa re
Fytyra t'qesh o voglushi im
sa gaz ndjej per ty
Po kur te rritesh ti
o bashke me ne o bir
Per Shqiperrrrrri

e ka kenduar Tonin Tershana

Ja dhe kjo

Si sot nje vit me pare jam martuar
dhe te lumtur rrojme ne
capken dikur kam qene tani jam shtruar
-- se mbaj mend ----

Dua te kendoj gjithe njerezit une ti lajmeroj
o miqte e mi, me lindi nje femije
---- kaq se s'mbaj mend me --


kur te me kujtohen te tjera do ti shkruaj
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Femija i Pare. (e ka kenduar Vace Zela, dhe nje tjeter, qe nuk ia di emrin)

Si sot një vit më parë jam martuar,
dhe të lumtur rrojmë ne.
Dikur isha çapkën, por sot jam shtruar,
nisa në familje un nji jetë të re.

Kam qenë në rini shpesh i gëzuar,
ëmbël qeshën syt' e mi
Por sot me nji gëzim të madh jam zgjuar,
ndjeva ndoshta më të shtrejtën lumturi.

(refren)
Dua të këndoj,
gjith botën un' ta lajmëroj:
-O miqt' e mi,
më lindi një fëmijë.
Unë ëndërroj,
mëzi pres që ta shikoj,
ta përkëdhel,
ta puth me dashuri.

Dua të vallzoj,
Gjith' botën un' ta lajmëroj;
Trashëgimtari im jeton.
Tra-la-la-la,
më t'lumtur s'ka..
kur mua "Babi" të më thotë.
Me lulëzim, dhe me shkëlqim..
edhe natyra më uron.
-----------------------------

Fëmija është shpresa e shtëpisë,
t'ardhmen tonë e përshëndet,
dhe vjen me gaz ky fryt i dashurisë
ëndrra e çdo zemre që me mall e pret.

Prandaj dhe un' e dua aqë shumë,
porsi drit'n e syve t'mi.
Ndoshta do më lerë dhe pa gjumë
por do ta puth, ta marr në krahë më dashuri...

(refren)
Dua të këndoj,
gjith botën un' ta lajmëroj:
-O miqt' e mi,
më lindi një fëmijë.
Unë ëndërroj,
mëzi pres që ta shikoj,
ta përkëdhel,
ta puth me dashuri.

Dua të vallzoj,
Gjith' botën un' ta lajmëroj;
Trashëgimtari im jeton.
Tra-la-la-la,
më t'lumtur s'ka..
kur mua "Babi" të më thotë.
Me lulëzim, dhe me shkëlqim..
edhe natyra më uron.
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

GJETHJA E DAFINES. (Gaqo Cako)

Degen e dafines e lekundi
krahu i nje zogu ne agim;
me nje gjeth ne buze une vershellenja
kenget qe i zgjonte vet' pranevera.

Nen qiellin tone, prej gjakut tone, bleron ti;
jo nuk bleron por lulezon sot ti.
Ne deshem vetem te lulezonte kudo jeta;
te kater stinet ti kish gjithmone ajo te blerta.

Ne si dhurate dafina ne jeten tone s'kerkuam;
nga gjaku i luftes, nga djers' e ballit ato lulezuan.
Ne dite me diell, me bore, kur vetetin;
ti rritesh, rritesh, lulezon ti.

Blerimi yt, blerimi per nje tjeter histori;
dafine e bukur o buron e bukur per liri!
E veshur me blerime kjo toke;
agime pret, agimet i zgjon.

--------- ----------- ---------

Degen e dafines e lekundi
flladi i veriut //---//---//;
ditet i perciellin njera-tjetres
diellin e praneverave te jetes.

Nen qiellin tone, prej gjakut tone, bleron ti;
jo nuk bleron por lulezon sot ti.
Ne deshem vetem te lulezonte kudo jeta;
te kater stinet ti kish gjithmone ajo te blerta.

Ne si dhurate dafina ne jeten tone s'kerkuam;
nga gjaku i luftes, nga djers' e ballit ato lulezuan.
Ne dite me diell, me bore, kur vetetin;
ti rritesh, rritesh, lulezon ti.

Blerimi yt, blerimi per nje tjeter histori;
dafine e bukur o buron e bukur per liri!
E veshur me blerime kjo toke;
agime pret, agimet i zgjon.
E veshur meblerime kjo toke;
agimet ti i zgjon.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Te gjitha kenget jane pjese e nje arti te vertete muzikor me nuanca te pastra shqiptare. Per fat te keq per 10 vitet e fundit hiti shqiptar ishte kenga evgjite shiki-shiki-java.

Ja edhe ca kenge te tjera.

Grure dhe kenge

Oj erdhi bilbili oj erdhi në lëmë
tak ma bëri zemra kur i ndjeva zënë
dhe shoqet më panë o me bisht të syrit
ç'u përzje me grurin kënga e bilbilit

Oj erdhi bilbili oj erdhi në lëmë
shoqet shinin grurë unë mblidhja këngë
dhe nuk di ç'më gjeti dhe nuk di ç'më zuri
oh sa shpejt u bëra kuq o si purpuri

Lëmi plot me grurë
grurë edhe këngë
oh bilbil pse erdhe
o pse erdhe në lëmë
tani vajzat sytë tek unë shpesh i kthejnë
oh sikur ta dija ku e ke folenë

Në zemër folenë e ke thurur vetë
o bilbil i dashur o pse s'më le të qetë
apo ç'dasëm do bëjmë oh ç'dasëm në lëmëe
shoqet mbledhin grurë, grurë edhe këngë


Valsi i Lumturise

Sa knaqsi kur dëgjoj
Valsin tonë në kët pranverë;
Ai përs'ri po na fton
të vallzojm' si atëherë.

Bashk' me pranverën dhe ti lul'zon;
lule plot erë që në shpirt më gjallëron...

(refreni)
Vals o vals, ti jeho
mbi të bukurin atdhe;
Fushat tona i përshkon,
ku shpërthen jet' e re...
------------

Ne nji vals na bashkoi e na fali lumturin';
tingujt sot më kujtojnë prap rinin'.

Bashk' me pranverën dhe ti lulzon;
lule plot erë që në shpirt më gjallëron...


Ja dhe kenga ime me e preferuar

Kur perendon dielli

Meta gjith diten hijeve
Se m'than ne hije rri
Etjen e shova krojeve
Krojeve ku pin ti
E mira u raft-o hijeve
Qi mujten me m'fresku
I kjart' ardht' uji krojeve
Se etjen ma kan' shu
KORI:po t'jeni bashk' ju te dy
Do t'ju shikjojn' me zili
E do ju flasin nër sy
Sa duheni ju te dy.
SOLISTAT:po t'jemi bashk' na te dy
Do t'na shikjojn me zili
E do t'na flasin nër sy
Sa duhemi un e ti
KORI:Sa here bjen dielli majave
E muzgut rrug' i l'shon
Sa kandshëm ju thrret' deleve
Kur zanin nis e i l'shon

Besa u k'naqa hijeve
Gjith diten kep më kep
Kur zanin ja l'shoj deleve
E ti përgjigje m'jep
SOLISTAT:po t'jemi bashk' na të dy
Do t'na shikjojn me zili
E do t'na flasin nër sy
Sa duhemi un e ti
KORI:po t'jeni bashk ju të dy
Do t'ju shikjojn me zili
E do t'ju flasin nër sy
Sa duheni ju të dy
Aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
SOLISTAT:po t'jemi bashk' na të dy
Do t'na shikjojne me zili
E do t'na flasin nër sy
Sa duhemi un e ti
 

Tironsja-Si-Shpirt

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Eshte nje vajze qe e dua shume
E ku ka me bukur
Por largohet, sa afrohem une
S'qenka vajze por flutur
Ajo ma prishi gjumin zgjoi enderrat e mia
Mos u ndaj mor djalo, s'harron dot dashuria
Se trendafili jo nuk i cel
Jo nuk i cel
Te gjitha fletet menjehere
Ashtu dhe pema e dashurise do te lulzoje si cdo pranver
Ndaj erdha perseri ty te kerkova
kur dole ne ballokon sa s'fluturova
me mua ne nje stol erdhe u ule
une te kendoja kenge ti mblidhje lule
E cele buzen si trendafil me syn e kalter ....
mir me than shoket
ti qenke flutur
ma bene rinine edhe me te bukur


Ah ca kujtimesh me kete kenge. Ne autobuz duke shkuar ne vlore me klasen ne gjimnaz. Nje cun i klases bente pjesen e Kozmait, gjith korri i galave:) /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif , kendonte pjesen tjeter.
Good Old Times
Ec aty Fultzyyyyy
(Kozmain e bente Emiljano, nqs eshte nonje nga Fultzy ketu)
 

pema

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Dua te gjej fjalet e nje kenge qe eshte kenduar ne nje festivalne vitet 90 por nuk ia di titullin dhe nuk me kujtohet emri i kengetares,me kujtohet pak refreni;

Nese naten vi te futem ne shtrat ,
ti mos u frikeso, vi e iki prape, vi e iki prape.
_ _ _ _ _ _ __ _

Mos me ler te shkoj se naten ben ftohte
 

mostro

Putraku
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Fillimisht postuar nga gili:
[qb] Dua te gjej fjalet e nje kenge qe eshte kenduar ne nje festivalne vitet 90 por nuk ia di titullin dhe nuk me kujtohet emri i kengetares,me kujtohet pak refreni;

Nese naten vi te futem ne shtrat ,
ti mos u frikeso, vi e iki prape, vi e iki prape.
_ _ _ _ _ _ __ _

Mos me ler te shkoj se naten ben ftohte [/qb]
rovena dilo /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TwEeTy

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Parashqevi Simaku

"Me The Te Dua"

Me the të dua
por nuk mu besua
mos folën zogjtë, apo pemët
mos ishte zhurma e erës

Unë ty tu luta
qe mua të më thuash
"Të dua pra unë ty të dua"

Mos folën ujrat e pranveres
mos folën udhët plot…
mos folën udhët plot njerëz

Prapë unë ty t'u luta
që mua të më thuash
të dua pra unë ty të dua

Mos foli kush
Natë, natë prush

Natë gusht e natë prush
nata mos foli apo tjetër kush

Mos foli hëna përmes degësh
a gonxhet që do çelin
gonxhet që do të çelin nesër

Prapë unë ty tu luta
që mua të më thuash
të dua pra unë ty të dua

Natë gusht e natë prush
nata mos foli apo tjetër kush

Kokën lart e vure
e vure ti tek mua
"Të dua pra unë ty të dua"

Më unë ty s'tu luta
që mua të më thuash
të dua pra unë ty të dua.

Natë gusht e natë prush
nata mos foli apo tjetër kush
Kokën lart e vure,
e vure ti tek mua,
të dua pra unë ty të dua!
Më unë ty s'tu luta
që mua të më thuash
të dua pra unë ty të dua

:wink:
 

ALimani

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

A ka kush qe e din tekstin e kenges "Per ty Atdhe" te Mentor Xhemalit.
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

UDHET E ATDHEUT ME THERRASIN. - (Anita Take)

UDHA MË THËRRET SHTIGJEVE TË REJA,
VALA E NJË LUMI PO MË THOTË EJA.

TOKA JONË E BUKUR HAPET VALË, VALË,
ZËRAT MË UROJNË: BIRO,ARDHSH I BARDHË.

QIELLI ËSHT' I KTHJELLËT SI NJË SY FËMIJE,
TOKA RRIT PËR NE FJALË DASHURIE.

SYRI I UDHËTARIT ZOG QË S'DI TË ULET,
PIKË E DJERSËS SONË RA E U BË LULE.

QIELLI ËSHT' I KTHJELLËT SI NJË SY FËMIJE,
TOKA RRIT PËR NE FJALË DASHURIE.

(Refren)
E KU KA MË T'BUKUR SI KJO TOK'E ARTË,
DIELLI NËPËR PEMË SI FOLE E ZJARRTË.

MOSHËN E RINISË TI JETON ATDHE,
TI JE DASHURIA ZEMRA JON' TI JE.
--------------

TOKA JON' E BUKUR HAPET VALË, VALË,
ZËRAT MË UROJNË: "BIRO ARDHSH I BARDHË!"

TOKA ËSHT' E LUMTUR KUR NDJEN HAPA NJERËZISH,
JETA KËRKON KËNGËN SIÇ DO ZOGU QIELLIN.

UDHËTOJ NË FUSHA UDHËTOJ NË SHKREPA,
NJERËZVE QË S’I NJOH U THEM “TUNGJATJETA!”

MBUSHUR PLOT ME RITME NGJYRA GJITHASHTU,
DASHURINË PËR JETËN E PËRCJELL TEK JU.

UDHËTOJ NË FUSHA, UDHËTOJ NË SHKREPA,
NJERËZVE QË SI NJOH U THEM TUNGJATJETA.

(Refren)
 

Marimba

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Pershendes Djepin me kengen e Maturantit, kenduar nga Kozma Dushi.

Une jam maturant dhe eshte kjo nje moshe
Gjoksin ke plot enderra :idea: , do te dashurosh /pf/images/graemlins/tongue.gif
Nje jete valle, dritare mes nesh, mes nesh
Emrin do te me dhuroje, student, student... :book: :book:

:wave:
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Ndersa une Marimba (dhe gjithe fansat e kesaj teme) te pershendes me kete foto:

Untitled_25.jpg
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Djepo je i modh per zotin....njish je plako /pf/images/graemlins/wink.gif
VF.LP
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Fillimisht postuar nga Preshevari:
[qb] A ka kush qe e din tekstin e kenges "Per ty Atdhe" te Mentor Xhemalit. [/qb]
PER TY ATDHE - Mentor Xhemali

Per ty atdhe
ma te buk'ren kange
me fuqine e k'saj zemre do t'kendoj,

Per k'to male
per k'to fusha degjome
per ket' vend ku sot i lumtur jetoj.

I bukur je
ngrihesh madheshtor
si nje k'shjelle e pamposhtur ti qendron,

Ne mes dallgesh
shkemb graniti vigan
s'u perkule nga cdo stuhi e tufan.
 

klevis_k.h.o

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

DUA ME SHUME SHQİPERİNE

Dua mëngjez-ë e Majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur

Dua lulet-ë të fushësë
Në mëngjez kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha te çupës-ë
Vete me vrap që ti presë

(refren)
Po nga gjithë ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë
------------ (dy herë)

Dua natën në verë
Kur të ndritin yjtë e artë
Kur fryn zefiri me erë
Dhe dëfrenj këtë zemrën e zjarrtë

Zogjt' që ëmbël ligjerojnë
Nëpër lisa mbushur me fletë
O sa gaz që mua më bëjnë
Për natyrën e vërtetë

(refreni)
Grupi "Lira"
 

TEO

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

kjo duhet te te pelqeje ty Djepo. Po dhe s'po te pelqeu pune e madhe.

O yll i bukur

O yll i bukur, o yll i bukur
o yll i bukur që nuk gjëndesh
o yll të thonë, o yll të thonë
o yll të thonë, diell ti je

S'e ka njeri, s'e ka njeri
s'e ka njeri bukurinë tënde
me asnjeri, me asnjeri
me asnjeri të ngjarë ke

Refreni------------
Edhe dimrin do ta bëja verë
vetem për një verë të të jetoj
dhe kur ti të jesh larg meje
me kujtimin e një vere
me kujtimin e një vere
do të rroj ------------

Ti manushaqe, ti manushaqe
ti manushaqe erë mirë
më vjen aroma, më vjen aroma
më vjen aroma duke shkuar

Po ku je ti, po ku je ti
po ku je ti më bëhet dritë
o zëmra ime, o zëmra ime
o zëmra ime je ti vetë

refreni........
 

RaVeR

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

pershendetje rraces time ....

sa kohe kam pa degjuar kenge shqiptare nuk kujtohet ... por ajo kenga e Kozma Dushit qe ka kerkuar dikush me siper me ka ngelur ne koke per vite me rradhe ...

"Lot me ty o djalë" - Kozma Dushi

***Eja o shoku ynë,
të kemi pritur..
Ti ç'ke që rri mënjanë
kaq i mërzitur?***

Ësht' një vajzë
që e dua shumë;
***E ku ka më bukur..***

Por largohet
sa afrohem unë;
***S'qenka vajz' por flutur..***

Sot prapë nga dora ime
s'e mori zambakun;
***Lot me ty or djalo, se ta di merakun..***

Ajo ma prishi gjumin,
zgjoi ëndrrat e mia;
***Mos ju ndaj or djalo,
s'të lodh kjo dashuria..***

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë...
Të lulëzojë ndonjë pranverë!

(refreni)
Ndaj, erdha përsëri,
ty të kërkova.
Kur dole në ballkon,
sa s'fluturova.
Me mua në një stol
erdhe u ule.
Unë të këndoja këngë,
ti mblidhje lule.

E çele buzën
si trëndafil.
Me synë e kaltër
shkrepe një yll..
-Mirë, -më thanë shokët,
ti qënke flutur,
ma bënë rininë
dhe më të bukur.
---------------

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë...
Të lulëzojë ndonjë pranverë!
Të lulëzojë ndonjë pranverë!
Të lulëzojë ndonjë pranverë!
 
Top