Re: kenga popullore shqiptare
... 3 fiksimet e mia....
TE DESHTA ME HAKIKATE
Të desha me hakikat-e
Të çmova mikeshë të shtrenjtë
Mirëpo paskam qenë pa fat
Ej amon ç'ma punove pa të drejtë
Me gjithë zemër unë të desha
Si njeri me mirësi
Disa herë unë të buzëqeshA
Ej amon me mallin e djalit t'ri
Nji kujtim që ma ke dhan-e
Po e ruj me dashuni
Do ta kujtosh fukaranë
Ej amon megjithëse m'ke marr mëni
S'PASKE PAS NJI PIK MESHIRE
S'paske pas nji pik mëshire,
qysh mësova une ksisoj,
xhanem amon,
qysh mësova une ksisoj
S'pres prej teje, far te mirë,
veç më fol o nji her me goj,
xhanem amon,
veç më fol o nji her me goj,
Pse m'ke morr kaqe mënie,
s'shkohet jeta me inot,
xhanem amon,
s'shkohet jeta me inot
Fol me goj o syu i zi,
mos ki frike se bon mykat,
xhanem amon,
mos ki frike se bon mykat
Paske pas moj zemren hekur,
qysh durove mori xhan,
xhanem amon,
qysh durove mori xhan
Jam betu se nuk du tjeter,
trandofile në Elbasan,
xhanem amon,
trandofile n'Elbasan.
SA MAS DORE ME KE LON
[me vdes versioni i Myslym Leles (gjet rrahmet) se e kno me gjith shpirt]
Sa mas dore me ke lone,
si nuk ke meshire,
moj e bukura si hone,
ndrin si xhevahir
tranofillin kur ta dhashe,
ta dhashe per kujtim,
masanej mo nuk te pashe,
ty o shpirti im...
Kalojne vitet dalngadale,
po rri ne vetmi,
e sa her t'kujtoj me mall,
se mke mor meni,
deri kur ma do te pres,
te t'shikoj me sy,
apo kot po rroj me shpresa,
s'kam me t'pa ma ty
amon, s'kam me t'pa ma ty
Kur te mora t'pata thon,
un jam arapçi,
ty t'erdh menja shume vone,
ike m'le n'vetmi,
mos harro pra se do plakesh,
mos maj shpresa kot,
pa meshire ka me i mor haqet,
noshta i modhi Zot,
amon, noshta i modhi Zot.
Nuk kerkoj nonji meshire,
dua t'me shikosh,
te me moresh me te mire,
jo t'me dashurosh,
po i kendoj me mallengjim,
nurit t'bukurise,
tash po rroj me nji kujtim,
o yll'i dashunise...